Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 33 prej 33
  1. #21
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Nuk mundem... Nga Mina

    Po yjet mua s`me ndihmuan
    > edhe kur mali me mal u pane
    > edhe ate zjarr ende pa shuar
    > ndonse kaq prane, fare prane...
    > Vec nje e puthur me kujtohet
    > e nxehte si dielli pervelim
    > ajo e puthur s`mund te harrohet
    > ka "humbur" thelle ne shpirtin tim
    > Koken ne kraheror me more
    > me dhe kaq jete, kaq dashuri
    > me ate prekje mashkullore
    > une para teje si nje femije
    > rrekem ty te te dua
    > Jam e pazonja, nuk kam fuqi

  2. #22
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    Nese ka nje gje te mire kjo teme, une them se eshte rileximi i poezive.

    Shyqyr ...
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  3. #23
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Eagle
    me thon t'drejten fajin e ka Korasoni .................................................. .................................................. ............................................

    Tė kam thėnė, mos mė dėgjo mua...Ja, e sheh ē'tė gjeti?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #24
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Poezite mund tė rilexohen edhe duke shfletuar temat e hapura nga anetaret krijues. E gjithe tema mė duket si "tejngjeshje", ku numri i postimeve pashmangerisht merr rendesine mė tė madhe. Specifikimi i nje numri (100 ne kete rast) e perforcon kete.

    "100 poezite me te mira te anetarve te forumit" (titulli i temes).

    Me te mira per ke? Cfare i ben me te mira? I vetmi kriter vleresimi/perzgjedhjeje eshte shija individuale.

    Per te mos dale nga tema, po rifreskoj dhe une nje poezi nga Dreri.

    * * *
    Per te vrare nje metamorfoze
    pesimizmi
    ............
    nuk eshte edhe aq dimer
    sa te mos kete zogj
    nuk eshte edhe aq pranvere
    sa te kete lule
    rrime me zogjte
    cukasim dramca te vogla
    kujtimesh
    ku te mbijne lulet
    te pakten te na gjejne gjalle
    * * *

    S'do te thote qe eshte me e mira. Madje dhe vete autori mund te thote qe s'eshte me e bukura qe ka shkruar. Por mua personalisht me pelqen, ndaj dhe e solla ketu. Ju vete e shikoni subjektivitetin e kesaj.

  5. #25
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar mė parė nga Sokoli
    Shyqyr ...
    Shyqyr pac! desha te shtoj dhe ekspozimin e poezive "te harruara" per lexuesit e rinj.

    Nuk kam nge per te lexuar apo vene ne peshore te gjitha poezite e forumit. Them se me te mirat jane ato qe me kane ngelur ne mendje, qe si te thuash me kane stimuluar nje mendim.
    (shyqyr zotit, nuk jemi ne komisionin e nobelit)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 18-05-2005 mė 01:13
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #26
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Jargavane te kuq - E.S.J.V

    Jargavane te kuq, bore kanelle,
    pluhur ylberi, geshtenja rebele,
    lendine yjesh, arome kengrash,
    jehone drite dhe krahe endrash.

    Floket lekunden, ere tetori,
    lisharse bosh, qetesi obori,
    histori muresh, qeshje pafajsie,
    jargavan te kuq mbi var femijerie.

    Gjoksi bucet, arome djali,
    peme pa emer, renkime mali,
    kitare memce, kujtime cmendurie,
    jargavane te kuq mbi var dashurie.

    Jeta kekron, joshje qellimi,
    frike fundi, shprese fillimi,
    s'lekunden floket, gjoksin s'degjoj
    kam lindir e humbur dhe do te kekroj…

    Jargavane te kuq, bore kanelle,
    pluhur ylberi, geshtenja rebele,
    lendine yjesh, arome kengrash
    jehone drite dhe krahe endrash...
    Summertime, and the livin' is easy...

  7. #27
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Me te mira per ke? Cfare i ben me te mira? I vetmi kriter vleresimi/perzgjedhjeje eshte shija individuale.
    Dhe, ne fund te fundit, shumica e postimeve qe bejm ne forum mund te quhen nje shprehje vlerash qe ne besojm individualisht....

    _____________________

    Mesnata

    Kush...?!

    Kush - ma dogji shkollėn?!
    Kush - ma dogj qarshinė?!
    kush - ma dogji zemrėn?!
    morra arratinė...

    Kush - mi vrau shokėt?!
    kush - mi dogji ėndėrrat?!
    kush - mė thyu motrėn?!
    kush - mi lėndoj nėnat?!

    Vallė - kush mė pėrzuri?!
    vallė - kush mė dėboj?!
    vallė - kush diellin zuri?!
    vallė - mund ta harroj...?!

    Mė thoni kush ishte?!
    mė thoni ku shkoj?!
    pse mė dogjė sėrbishte?!
    unė prap mbijetoj!

    Askush nuk pėrgjigjet kush!
    shpirti plasur plot ėshtė mbush!
    kam Prizrenin si askush
    trėndafilat petale prush

  8. #28
    NUK E DI- nga Mesnata

    NUK E DI - pse jam nė dhé tė huaj
    NUK E DI - kur kthehem nė qytetin tim
    NUK E DI - do tė shoh nepėr arat buaj
    NUK E DI - si ika nga Prizreni im

    NUK E DI - pse gjumi mė del nė mesnatė
    NUK E DI - do shkoj sa tė puth pak prakun
    NUK E DI - qershia a ka ēelur prapė?
    NUK E DI - do shkoj e t'a puth "kaēakun"...

    NUK E DI - ēfar kėnge kėndon Pagarusha
    NUK E DI - do e gjej folen e dallndyshes
    NUK E DI - kanė ēelur lulet nepėr fusha
    NUK E DI - kush shkon mu tek varri i Gjyshes.

    NUK E DI - a bije shiu nė ēarshi
    NUK E DI - a dalin prap vajza dhe djem
    NUK E DI - ēdo ditė...a lindė njė dashuri
    NUK E DI - ēfar bėhet mbrėmjes nė Prizren....

    NUK E DI - kalldrėmet a janė si kanė qenė
    NUK E DI - a dalin shoqet krah pėr krah
    NUK E DI - njė letėr se ku e kam lėnė
    NUK E DI - tek Ura, kalimtarė a ka?

    NUK E DI - ndaj pyes, kush pėrgjigjet vallė?!
    NUK E DI - mė thoni, se ju dua shumė
    NUK E DI - digjem pak nga pak...kam mallė
    NUK E DI - Mesnata prap mė gjen pa gjumė!


    E bukur shume!....
    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #29
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Mund te mos jete nga me te mirat, ose dhe mund te jete, por me ka mbetur ne mendje ama.

    D.D.

    Mbas mesnate shesin lule

    Sa mirė, mbas mesnate shesin lule
    Mbuluar nė tendėn me qese sere,
    Kur akujt rrugėve janė kapule,
    Dhe hėna veēse njė kristal bore.

    I ngrohin me njė tel tė zjarrtė
    Qė fryn mbi lulet fllade vere;
    Ngroh dorėn kinezi me njė gotė,
    Prej nga dhe gjerb herė pas here.

    Se ja, mendo tė ngriheshe ti,
    Nga e dashura shtriqur nė dysheme,
    A s’do ti hidhje petale trėndafili
    Pa vrarė mendjen, pa pyetur “Pse?”

    A s’do tė zbrisje si njė i marrė,
    Zbathur, vetėm me pallto, deri atje
    Ku i qeshuri kinez dhjetra ka parė,
    Njėrin prej tyre – mua, kur bleu dje.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #30
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Mua keto poezi me kan mbetur ne mendje

    Hydajet Bajri

    Uje blu


    Ujė blu pi kali nė lumin hėnor,
    Ju vinit tė fshehur nė shpatin e malit
    Unė endja ngadalė pėlhurėn e zjarrtė
    Dhe djersėt i fshija nė jelėn e kalit

    Pastaj nė faqe atė grykėn e ftohtė
    Dhe sytė i picėrruat pa pikėn e turpit.
    Mbi gjoksin lulėkuq tė vajzės sė gjorė.
    Mė hodhėt tė mekur si zogun e fatit.

    Ju ikėt tė fshehur nė faqen e malit
    Tė dehur me trupin e vajzės sė gjorė
    Nė jelėn e kalit u dogj pėlhura
    Ujė blu pi kali nė lumin hėnor...


    nga B. Ndoji

    Ne veri

    Sa i panjohur shembellimi im ne ujerat e trazuara te Drinit
    qe iken gjith inate duke ushetire mbi njeriun qe rrugen i ka prere
    sa te stergjata hapat e mija qe me shpiejn drejt veri-perendimit
    duke shuar etjen mbi rrekete e shiut
    e duke pushuar permbi trungje te prere

    Sa kacavjerese pjergullat mbi frengjite e kullave te lashta
    ku ererat fershellejne duke i rrahur si kamzhike
    sa te palevizura imazhet e malesoreve me qeleshe te bardha
    qe ngjajne anes rruges kembesore si gure te bardhe kilometrike

    Dhe ndiej pak trishtim tek kaloj neper nje gryke te rrepire
    dhe ndiej pake frike nga rrufete qe percellojne pishat shtatelarta
    dhe ndofta me vjen keq per qeleshet qe lagen akoma ne shi
    dhe ndofta me vjen keq per grykat qe gelltisin shtellungat e zjarrta

    Dhe humbas neper shtigjet qe shtrihen ne preherin e bjeshkeve
    aty ku vetem shqiponjat dhe rete mund te fluturojne
    ca tufa kthehen duke blegerire ne kullotat e larta
    e ca te tjera ikin pergjithnje poshte neper fusha,mergojne


    Crazy old baby


    C’KERKON ME KOT HIJET…?

    Mos e kerko me kot hijen e Diellit.
    E mori buzeqeshja e femijeve.
    Mos e kerko me kot hijen e Henes.
    U tret ne lotet e te dashuruarve.
    Mos e kerko me kot hijen e yjeve.
    E vodhen guret e cmuar te nje unaze.
    Mos e kerko me kot hijen e dashurise.
    E mban peng harrimi.
    Mos e kerko me kot hijen e marteses.
    E mori tej tymi i nje cigareje
    me copeza dielli,
    hene,
    yjesh
    e dashurish dredhur
    mbi letren e bardhe te nje enderrimi


    e kalter

    S'i ndjej
    Qerpiket renduar, kristale debore
    As eren e hidhur te dimrit
    S'e ndjej
    Gjethet e fundit
    Zbukuruar si per vdekje
    Rrotull me sillen.
    Te luajne me mua duan dhe ato
    ne mungese te ndonje lodre tjeter.
    Kush ne listen e tyre te me kete
    Zihen te gjallet me te vdekurit.
    Disa nga lista me fshijne
    Ende pa vdekur.
    Re te dendura ne qiell
    Mbulojne diellin e shpreses
    Une gjethet me duar perze,
    Dhe vrapj vrapoj vrapoj
    Ti shpetoj dimrit
    Te Harreses.

    ka edhe shume poezi te tjera qe me pelqejne nga autore te tjere, por per momentin nuk kam kohe t'i postoj.

    mbreta
    What goes around, comes around

  11. #31
    Poezia "Malli" nga INDRITI

    Te dua te thashe si edhe ti
    dhe shpirti u sherua
    por mallin e ndezur ne gji
    s'ka det ne bote qe e shuan.

    Ca pika shiu rane nga qielli
    edhe une ndjeva si akulli ftohte
    ky mall i madh zemren ma therri
    i madh malli sa kjo bote.

    Syte shkendija rrufeje leshojne
    ashtu sic leshon qielli
    jane verbuar dhe thone
    ah, ky mall i zi na therri

    Rruges eci me plot mall
    i heshtur e i menduar rri
    nga vetvetja dot nuk dal
    ky mall i zi me merr per ty.
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  12. #32
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    booo..e tepruat tani
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  13. #33
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    ok, u bera pishman per ato qe thashe.
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Grupmoshat e anetareve te forumit
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 29-11-2023, 06:04
  2. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  3. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •