Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17
    Qe Iliria ka qene pagane (shekujt 1-4), ket ta thote CDO Historian, qe nga Illyricum Sacrum e deri tek me i fundit (psh Kristo frasheri).
    Une Kristo Frasherin, nuk e citoj as per historine shqiptare, e ca me pak per historine kishtare. Vetem pinjolle komunistash si puna tende, kane respekt per Kristo Frasherin, veglen qorre te rregjimit komunist, qe manipuloi historine shqiptare dhe shkruajti gjithe veprat e Enver Hoxhes, sic i shkonte per shtat Partise e shokut Enver.

    Asnje historian nuk ta thote dot me siguri se kush ishte realiteti fetar i trojeve ilire ne ato vite, pasi mungojne dokumentat historike te kohes. Dhe te gjithe ata pseudohistoriane qe japin mendim per kete periudhe, nuk jane duke bere gje tjeter vecse hamendesuar dhe nxjerre konkluzione qe me shume justifikojne botekuptimet e tyre, se sa te verteten historike, sic ben ti me lart.

    Te vetmet dokumenta historike qe ne trashegojme per ate periudhe, jane pikerisht, ate qe na meson Tradita e Kishes. Mirepo capacule si puna tende, duke ecur ne hapat e baballareve ateisto-komuniste, nuk i merrni per baze rrefimet e tradites se Kishes per "prova historike". Prandaj kembengul me lart si gomari qe Shen Lefteri nuk eshte "Peshkpop i Ilirise" edhe pse tradita e ben kete mese te qarte, dhe jo vetem tradita shqiptare, por edhe ajo greke, edhe ajo ruse, edhe ajo romake. Pra eshte i pranishem si fakt ne Traditen e Kishes.

    Ta shpjegova me lart por ti nuk kupton, se nuk ha pyka. Ne mendjen tende, duhet qe te gjithe banoret e nje province te jene te krishtere, ne menyre qe te mund te pranojme qe ajo krahine eshte e krishtere. Asnje historian, e ca me pak theolog nuk ndjek kete parim, pasi ne shekullin e II, asnje qytet apo province e Perandorise Romake nuk ishte 100% e krishtere. As Roma, as Jeruzalemi vete. Por sic ta shpjegova me lart, fakti qe Papa i Romes emeroi Lefterin si "Peshkop te Ilirise", eshte nje prove historike qe ne trojet shqiptare ne shekullin e II krishterimi jo vetem qe ishte i pranishem, por kish arritur ate shkalle sa kerkonte pranine baritore te nje peshkopi. Pra kjo me meson mua e kushdo qe ka dy fara mend ne koke, qe kemi te bejme me disa komunitete te krishtera te perhapura ne gjithe territorin e vendit, dhe jo vetem me nje komunitet te tille.

    Nuk ka pasur kurre Krishterim me kulture ilire. Edhe me vone kur iliret, pas shek.4, u bene te krishtere ne teresi, si gjithe perandoria, krishterimi vazhdoi te mbarte elementin kulturor grek apo latin, sipas rastit, dhe e shumta ishte se traditat pagane lokale (ilire a jo) i bashkangjiteshin krishterimit roman apo grek dhe formonin nje ngjizje lokale
    O Seminarist i padiplomuar qe merresh me theologji. Ne ato shekuj e ne ato vite, gati te gjithe Papat e Romes ishin me origjine greke, Ungjilli lexohej ne Greqisht ne Rome dhe gjithe doreshkrimet fetare te Kishes se hershme ishin ne greqisht. A mos duhet te nxjerr edhe une konkluzionin amatoresk, sic e nxjerr ti, qe meqenese gjithcka ishte greke, ne kete kohe nuk ka ekzistuar "Krishterimi roman" sic e quan ti, so me bukur "Krishterimi me kulture romake nuk ka ekzistuar"? Sigurisht qe jo, pasi une nuk jam nje studiues i rendomte si puna tende. Une dhe te gjithe theologet qe une kam lexuar, nuk e vene theksin aspak tek "kultura" apo "gjuha" ne te cilen u shkrua e perhap, por e vene theksin tek Orthodhoksia e ketij besimi e tradite: ishte besim orthodhoks, apo ishte nje herezi.

    Dhe si ne Rome edhe ne Iliri, besimi e tradite ishte ORTHODHOKSE! Dhe nuk ka se si te jete ndryshe, pasi shenjtoret qe dolen nga Illyricum Sacrum, dhane nje kontribut te jashtezakonshem ne levrimin e kesaj tradite ne Rome. Te kujtoj qe ungjilli i pare i perkthyer nga greqishtja e lashte ne latinisht u be nga Shen Jeronimi i Ilirise.

    Lefteri eshte nje shenjtor, I CILI NUK KA ASNJE kishe ne Shqiperi, jo vetem ne Vlore, por ASKUND, nderkohe qe Greqia eshte mbushur me Shen Leftera.
    Pra, ai eshte nje shenjt qe i takon nje bote te DYZUAR Greke dhe Romane-latine.
    Mos do te thuash, qe asnje kishe orthodhokse qe mban emrin e Shen Lefterit, nuk i ka rezistuar kohes deri ne ditet tona ne Shqiperi? Kjo nuk do te thote asgje, pasi sic ta bera te qarte me lart, kujtimi e nderimi i shenjtorit eshte i perjetesuar ne emrat e kujtesen e atij populli. Po burra e gra me emrin e shenjtorit a gjen ne Shqiperi?

    Shen Lefteri ka kisha plot jo vetem ne Greqi por edhe ne Itali. Bej nje kerkim ne Internet qe lexosh e mesosh.

    Greket e duan se i takon arealit etnik-kulturor grek, kurse nga ana tjeter Latinet e deftojne se si nje grek i tille ka qene mundur te jete i krishtere roman-katolik njekohesisht.
    Prandaj s'eshte aspak cudi qe latinet pretendojne nje Legaci sot te quajtur Uniate ne Vlore.
    Shen Lefteri nuk ka qene uniat, por ka qene orthodhoks, sic ishte Papa i Romes qe e emeroi ne Vlore. Dhe te qenit orthodhoks te tyre nuk ka lidhje me origjinen e tyre, por me ate qe ata besonin dhe traditen orthodhokse qe praktikonin. Vetem njerezit me besim te vdekur qe kane rene ne herezi e mekat i shohin gjerat ngushte me syte e botes se rene: Roma perballe Bizantit, Krishterimi Roman perballe Krishterimit Grek. Ne fakt, e verteta eshte Nje dhe e Vetme. Ka vetem nje Besim Orthodhoks, ka vetem nje Kishe Orthodhokse, ka vetem nje Tradite Orthodhokse, ka vetem nje Krishterim. Ose i perket atij Krishterimit te vertete, ose nuk i perket. Nuk ka rruge te mesme, or tunxh.

    Sa per ato perallet me mbret mbi uniatizmin, shko e pyeti propagandistet uniate te Romes ne Shqiperi, perse valle nuk gjejme asnje gjurme te kujtimit te ketij shenjtori brenda tradites se komunitetit romano-katolik shqiptar ne Veri te vendit?

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-12-2010 më 15:00

  2. #22
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet në Bllog
    1
    Urime ne kete dite te gjithe sa quhen Lefter, Lefteri, ..dhe u prefshin ne paqe sa kane fjetur ne kete emer.
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Lefteri, Peshkop i Ilirisë - 15 dhjetor

    15 Dhjetor - Shën Elefteri hieromartiri, episkop i Vlorës

    Njoftimet e Sinaksaristëve nuk sinkronizohen. Ka shumë mundësi që Elefteri të ketë lindur brenda shekullit të 2-të në Romë nga krahinari i krishterë i saj dhe nga Anthija (greqisht = lule; ose Evanthia, greqisht = lule e mirë) e të njëjtit besim, e cila kur mbeti vejushë para kohe ia besoi episkopit për ta studiuar. Ai vlerësoi më vonë virtytet dhe urtësinë e tij dhe e bëri dhjak në moshën 15 - vjeçare, 17 (ose 18) vjeç presviter dhe 20 vjeç episkop i Ilirisë - nuk kishte akoma rregulla në lidhje me moshën e të hirotonisurve.
    Pagëzoi turma dhe bënte mrekullira, kështu që perandori dërgoi një oficer me ushtarë për ta arrestuar. Por ai sapo mësyu në kishë u çarmatos dhe u gozhdua nga hijeshia e hyjshme dhe elokuenca predikative e tij, dhe besoi. Ndërkaq e çoi tek mbreti ashtu siç iu lut shenjti. Rrugës oficeri u pagëzua.
    Në kryeqytet Elefteri mbeti i pathyer pavarësisht nga premtimet djallëzore te monarkut, i cili fillimisht ishte befasuar nga fizionomia e tij.
    E shtrinë pra në një krevat të skuqur dhe më pas në një skarë me flakë edhe pse spektatorët e simpatizuan pasi mbeti i padëmtuar. E skuqën në një kazan me dhjamë, dyllë dhe zift.
    Krahinari Koremon mendoi një dënim të dyfishtë: Një furrë bronxi të veshur me gozhdë… Shenjti u lut dhe Koremoni si të zgjohej nga gjumi, pyeti se ç’faj kishte bërë Elefteri! Mbreti u habit por nuk e konvertoi, dhe e hodhi në po atë furrë të tij, pasi Koremoni kërkoi ndërmjetimet e hieromartirit. Për arsye se doli i paprekur i prenë kokën, ndërsa hodhën brenda klerikun guximtar, veçse nxehtësia ra dhe gozhdët u epën si qirinj të zbutur!
    E burgosën të pangrënë, por e ushqente një pëllumb, derisa e lidhën në një karrocë me kuaj të egër. Por shpejt një engjëll e zgjidhi dhe e hipi mbi të. Arriti në mal ku egërsirat i silleshin si kafshë shtëpiake.
    Më vonë ndoqi me dëshirën e tij ushtarët dhe pagëzoi shumë prej tyre dhe pesëqind të tjerë derisa mbërriti në Romë. Atje më kot e hodhën tek luanët. Kështu i prenë kokën. Anthija gjithashtu u godit me shpatë, ndërsa puthte trupin …
    Hierarkut i luten shtatzënat për t’u çliruar, d.m.th. që të lindin me lehtësi (Elefter greqisht = i lirë).

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Shën Lefteri, Peshkop i Ilirisë - 15 dhjetor



    Lipsan i martireve te shenjte te Shen Lefterit dhe nenes se tij (Korfuz)

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Shën Lefteri, Peshkop i Ilirisë - 15 dhjetor



    Lipsani i Shen Lefterit (Dora e tij)

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Lefteri, Peshkop i Ilirisë - 15 dhjetor


  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Lefteri, Peshkop i Ilirisë - 15 dhjetor


  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Lefteri, Peshkop i Ilirisë - 15 dhjetor


Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  3. Theofan (Fan) S. Noli
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-04-2006, 16:54
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2004, 15:23
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •