Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Shqipëria pajtohet t'i normalizojë marrëdhëniet me Jugosllavinë e mbetur

    KRYEPARLAMENTARIT TË SHQIPËRISË DUHET T`IA NDËRROJMË MBIEMRIN NGA SERVET PËLLUMBI, NË DY S.S.: Servet Servili- Servet Spiuni- Servet Sorra!?!


    --------------------------------------------------------------------------------

    26 gusht 2002 / Shkruan: Kadri Osmani

    Shqipëria pajtohet t'i normalizojë marrëdhëniet me Jugosllavinë e mbetur

    Tiranë, 24 gusht 2002 - Shqipëria dhe Jugosllavia janë pajtuar që ti normalizojnë marëdhëniet diplomatike, që ishin ndërprerë para tri vitesh, nga ish presdienti jugosllav, Sllobodan Millosheviq, ka bërë të ditur qeveria. Vendimi për t'i këmbyer ambasadorët u mor nga ministri i jashtëm i Shqipërisë, Meta dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën jugosllave në Tiranë, Cafo Kapetanoviq. Pritet që ngritja në nivel ambasadorësh në marëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë e Jugosllavisë të bëhet më 2 shtator të këtij viti.

    --------------------------------------------------------------------------------


    Pikërisht kështu: Servili-Spiuni-Sorra!!!- sepse më kot quhet- Pëllmbi, kur sillet si servil, kur sillet si spiun dhe kur krrokat si sorrë apo si laraskë!!!

    Sikur të ishte fjala edhe për një vend tjetër e për një popull tjetër, personi e shteti me dy D.D.-(drejtësi-dinjitet), do duhej të mbante një qëndrim njerëzor, e lëremë kur kemi të bëjmë me një shtet e me një popull të ndarë e të copëtuar midis fqinjësh shovenistë-fashistë.

    Dhe merreni me mend, këto marrëdhënie i pati ndërpre Millosheviçi!!!- se për Shtetin Shqiptar nuk do të ndërpriteshin as para luftës e as pas luftës!!!

    Dhe kjo nuk bëhet nga mosdia, sepse është fare i freskët rasti i Kroacisë, kur për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë paraqet dy kushte:

    1.Që Sebia t`i kërkojë falje popullit kroat për luftën e shpallur dhe për masakrat e bëra atje, dhe
    2.Që t`ia paguaj dëmet e luftës.

    Dhe pavarësisht se ishte fare lehtë i kopjueshëm shablloni i gatshëm kroat, shteti shqiptar do të shokojë deri në fund të poshtërsive të veta tradicionale ndaj Kosovës, dhe do t`i përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë fashiste- pa kushte!!!

    Dhe merreni me mend, sërish caktohet data e kobit me datën tonë të festës tonë të 2 Korrikut!!! Që të na e helmojnë edhe zemrat edhe festën- shkiet shqipfolës të Tiranës tiranike!!!

    Popull kosovar: cilido lider i shtetit kuislin të Tiranës që do të guxonte të kapërcente kufirin e shtetit tonë të Kosovës, t`i skuqet surrati me domate e me vezë të prishura. Të gjitha të këqiat i kemi pasur dhe i kemi e do t`i kemi nga Tirana tiranike: aty janë gjarpërinjtë gjakatarë, aty janë dinosaurët e bishat kosovarëngrënës e çamërngrënës. Të ndërpritet çdo marrëdhënie dhe të ndërpritet ndërtimi i rrugës. Të krijohet një Mur Kunez midis Kosovës dhe atij shteti armik.

    E përmendem shembullin kroat, ngase ishte shumë i freskët për mendjet dhe për ndërgjegjet e topitura të shkive shqipfolës, pa çka se ne këtë e kemi pasur të qartë me kohë: që te nr. 3/1999 i revistës tonë "Shqipëria Etnike", f. 2. kemi tekstin:


    S.S-SENATI SUPREM

    -negocues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë-

    Propozojmë që të formohet Senati Suprem- negocues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë fashiste. Ky Senat Suprem, të formohet nga përfaqësuesit e familjeve: Jashari, Popaj, Lladrovci, Deliu, Shehu, Batusha, Duraku... të familejve: Izbicë, Reçak, Korishë, Rahovec, Malishevë, Hajdari, Krasniqi, Maloku, Agani, Ramadani, Çeku, Berisha, Mehmeti, Loku, Sejdiu, Bunjaku, Kastrati, Halimi, Kelmendi, Haxhiu, Kajolli...

    Por, meqë Shteti Shqiptar me këtë akt tradhtie shekeli mbi gjakun e dëshmorëve të Kosovës, duhet të pajtohemi me fatin tonë të pafat, se e paskemi pasur lavire Nënën Shqipëri. Andaj si të tillë e demaskojmë faqe botës dhe nga ajo Nënë lavire distancohemi dhe diferencohemi për disa dekada, derisa nuk shqitën gjithë dobiçët e dosave e të hakoçëve që andej.

    Mallkuar qofsh shtet kuisling denbabaden!


    Durimi është më e madhja trimëri.


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81

    SHQIPERIA PAJTOHET TI NORMALIZOJE MARRDHENJET ME JUGOSLLAVINE

    ZOTI KOSOVA JUPERSHENDES DHE JU UROJ QE JU KINI HAPUR KETE TEME NE FORUM,POR NUK JAM DAKORT ME ANALIZENME TE CILIN PO I BENI KESAJ TEME ME DUKET NE MOS GABOHEM SE PO P
    FLISNI NG A EMOCIONET E CASTIT.PER MENDIMIN TIM NUK KA GJE TE KEQE TE KESH MARRDHENJE TREGETARE APO DHE DIPLOMATIKE ME NJE SHTET QE DJE DREJTOHEJ NGA NJE QEVERI DHE PRESIDENT DIKTATORIAL KURSE SOT JUGOSLLAVIA UDHEHIQET NGA NJE QEVERI DEMOKRATIKE DHE NUK KA GJE TE KEQE TE KESH MARRDHENJE TE MIRA ME TE.UNE NUK TE KUPTOJ FARE TY NJEHERE KRITIKON QEVERINE EKOSOVES E CILA KA DALE NGA NJE PARLAMANT DEMOKRATIK NJE HERE KRITIKON INVALIDET E LUFTES SE KOSOVES TE CILET JANE KRENARIA E KOSOVE PASI LUFTUAN PER NJE KOSOVE TE PA VARUR DHE DEMOKRATIKE. TANI PO SULMUN DHE SHAN SHQIPERIN KJO NUK I SHERBEN ASPAK UNITETIT DHE BASHKIMIT TE KOMBIT SHQIPETAR.MEGJITHATE SHQIPERIA DO BASHKOHET ME KOSOVEN POR KJO ESHTE VETEM CESHTJE KOHE.

    PERSHENDETJE ZOTI KOSOVA.
    nuk ka rendesi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Idmon,

    Unë vetëm e solla këtë shkrim këtu në Forumin Shqiptar, përndryshe nuk jam unë autori. Shikoje mirë se kush e ka shkruar!

    Nuk di ku i paskam sharë invalidët e luftës!!!

    Pra shkrimin e solla unë sa për të hapur një bisedë në forum. Normal edhe unë më vonë do ta jap mendimin tim lidhur me qeverinë "Demokratike" të Beogrdait.

    Pra të mos i ngatërrojmë gjërat.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Postime
    24
    I nderuar kosovar me shkrimin e mesiperm ti ske bere asgje te keqe vetem vetem se i ke paraqitur mijra ose qindra te rinjeve
    ide antishqiptare te terbuara.
    Kosovar i nderuar ti ben pjese ne ate falange njerzish qe ne thelb jane per nje shtet kosovar por kurre per bashkimin kombetar.
    Ti dhe nje takem si i yti ben pjese ne ate grupim qe ben te gjitha perpjekjet per te rritur urrejtjen midis shtetit shqiptar dhe kosovarve.
    Urrejtja per ata qe ben luften eshte e dukshme
    ne shkrimet e tuaja ose ato te te tjereve reklamuar prej teje si moderator.
    Duhet ta kuptoj zoteria juaj qe gjaku i derdhur nuk eshte i majte apo i djathte.
    Dhe ne fund dua tju kujtoj se si naiv i shkolluar (teper e dalluesheme kjo)duke shkruar ne nje menyre te tille ju i bashkoheni pa medyshje asaj rryme nderkombetare e cila punon qe shume shume Kosova te jete nje republike ne nje Jugosllavi te re.Nese e beni kete pa vetedije kthjellohuni nese e beni me vetedije turp per ju se do te deshtoni.

    Per Llapin:
    Ju pershendes nga zemra ju fshateret apo qytetaret e thjeshte te Kosoves qe i nderruat drejtimin historise dhe me vjen mire qe mbroni dhe duhet ta mbroni edhe me fort ate gje te jashtezakonshme qe keni bere.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Anomalie per mendimin tim eshte, te bisedosh me Gjingjiq,Koshtunica apo Svillanoviq dhe te beshe marredhenje diplomatike me ta eshte sikur te konatktosh dhe bisedosh apo beshe marredhenje me vet kriminelin Millosheviq,sepse ne shtetin e tyre asgje deri me tani nuk ka ndryshuar vetem keta njerez kane marre foteljet qe i kishin disa te tjere te te njejtes fare.E anaomalia me e madhe eshte kur Meta i njejte me Svillanoviq bene kontakte dhe bisedon qeshtjen me te e ja cka homologu i Metes thot:

    Svillanoviq thotë se Kosova është jashtë marrëdhënieve ndërmjet Jugosllavisë dhe Shqipërisë

    Londër, 27 gusht - Ministri jugosllav i punëve të jashtme, Goran Svilanoviq, ka përshëndetur angazhimin e homologut të tij shqiptar, Ilir Meta, për ngritjen e marrëdhënive diplomatike midis dy vendeve në nivel ambasadorësh.
    Që nga koha e luftës në Kosovë në vitin 1999, Jugosllavia mbylli për katër vjet selinë e ambasadës në Tiranë duke larguar personelin e saj. Të njëjtën gjë bëri edhe personeli i ambasadës shqiptare në Beograd.
    I pyetur nga BBC se sa mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe moszgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës, Svillanoviq thotë se kjo çështje do të duhej të ishte jashtë këtij diskutimi. "Në këtë moment statusi i Kosovës është i rregulluar me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara numër 12-44, është rregulluar me Kornizën Kushtetuese të Kosovës dhe me Marrëveshjen të cilën e nëshkruan kryeadministratori i atëhershëm civil (Hans) Hakerup dhe zëvendëskryeministri serb (Nebojsha) Çoviq."
    Sipas Svillanoviqit, këto dokumente aktualisht rregullojnë marrëdhëniet në Kosovë dhe se "kjo temë është jashtë marrëdhënieve ndërmjet Jugosllavisë dhe Shqipërisë, duke marrë parasysh statusin kështu të rregulluar të Kosovës dhe faktin se për gjendjen e përgjithshme në Kosovë në këtë moment mbajnë përgjegjësinë para së gjithash KFOR-i dhe UNMIK-u".
    Jam martuar002

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Une si person jam popull pa njohuri nga Diplomacia ..por...
    ..ne se Ilir Metes i ka thene USA ose EUROPA te lidhe maredhenije me SERBINE ose JUGOSLLAVINE athere skemi c'fare diskutojme sepse Te Medhenjte na kan ne dore.
    Deri sa META nuk thote se ashtu me kan thene te medhenjte(zakon i ndyre ky i politikanve Shqiptare qe kurre nuk tregojne se jane Vegla) athere do supozojme se eshte META autori i kesaj "Miqesie Shqiptare-jugosllave"

    Pra ne se eshte keshtu..pra inisiative kjo e Ilir Metes dhe e Shtabit socialist athere me duket kjo lidhje me ambasada veprim i nxituar.
    Pse?
    Gjyqi ndaj Sllobos nuk ka perfunduar.
    Te Arrestuarit e te zhdukurit nga policia Serbe jane akoma ceshtje te pa ndricuara.
    Te vraret e masakrat Serbe ne KOSOVE jane te pa denuara e te pa deshmuara deri tani.
    SERBIA mbahet te rezoluta e OKB e cila sic dihet eshte nji zgjidhje momentale dhe jo e pershtatshme per KOSOVEn dhe qe u mor ne situaten kur politikanet Shqiptare nenshkruan Rambujene.
    Rambujeja ishte "te hash sorren kur ske pulen".
    Rambujeja ishte nji terheqje nga principet tona si rezultat i gjendjes katastrofike qe arriti te na imponoje SERBIJA me ekspediten ushtarake te saje kur i vuri perpara si bagetia 2 milion shqiptaret e KOSOVES kur qyqaret kishin dhe te famshmen "UCK".

    META nuk ka te drejte te marre inisiativa diplomatike me SERBINE pa u marre pelqimi nga RUGOVA.
    RUGOVA eshte personaliteti kryesor i KOSOVES dhe ai eshte i caktuar nga POPULLI KOSOVES te beje Politiken e madhe.

    Maredhenijet ne rang AMBASADE jane shume serioze dhe te shkohet der atje duhej se pari te merrej nji deklarate zyrtare e SERBISE se AJO heq dore nga pretendimi se KOSOVA eshte pjes e saje.

    Valle keto pazarlleqe kane bere ne Sarand e Korfuz dy TIGRAT e PDK-se Thaqi e Rexhepi?

    Nuk e kuptoj pse META tregon shkathtesi ne kte ceshtje.

    Kjo lidhje eshte nji far "kapercim kaluci" ku "kaluci" ne mes eshte KOSOVA.
    Valle SERBIA hoqi dore nga endrra per KOSOVEN si "djep" te Serbise?
    Valle Serbia kerkoj falje zyrtarisht ose shoqerisht per 200 vjet masakra qe ka bere mbi Shqiptaret?

    META po ishte i Zoti le te detyroje SERBINE ta konsideroje ceshtjen e KOSOVES ceshtje te Popullit te KOSOVES..
    athere jo ambasada po dhe mullaqet le ti lidhi me Serbet ky cun Kapterri e hajdut miliardash qe ka ne dore politiken Shqiptare.

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •