Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Li

  1. #1
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088

    Li

    I pres thonjte sepse me dhembin.

    (…sic bej me cdo teprice tjeter.)

    Dhimbja nuk ndjehet para ndarjes pasi te dhimbset ndarja (vete fjala “teprice” duket ironike ketu). T'i lesh te rriten te lire vecse perforcon bindjen.

  2. #2
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Ai eshte aq naiv sa te me tregoje per gjerat me intime te jetes se tij. Pra, fare duke ditur qe une jam genjeshtare patologjike. Eshte e lehte t'i rrefehesh nje genjeshtareje, aq me teper nje sistematikeje si une, sepse rregullisht do genjeje per thuajse cdo gje tek gati cdo njeri. Pse historia e tij duhet te beje perjashtim? Kjo do t'ia rriste vlerat arificialisht, gje te cilen une e luftoj furishem. Pra, shanset qe ndodhite e tij te rishiten pa paketim jane nen zero per te vetmen arsye se une synoj te bej biznes. Ambalazhimi, fjongot, me the te thashe, vijne falas duke qene fryte te mendjes sime. Do ishte hipokrizi, pa permendur humbje, po te mos i sh-frytezoja ne maksimum.

    Mirepo ai nuk e di te verteten- qe une jam genjeshtare. S'ka se si. Largesia e pengon kete dituri, ne rastin tone aspak te rrezikshme, perkundrazi! Imagjinoje sa do t'ia qetesonte nervat siguria qe mund te zbrazej tek une pa friken e "mbushjes" se dikujt tjeter nepermjet meje, aq me teper te nje te njohuri te perbashket. Nderkohe qe une vizatoj drejteza paralele midis perditshmerise sime (te panjohur per te, gje qe e rrit paranojen e tij) dhe asaj te banoreve te sferes se tij, ai flet me prapamendimin qe une do percoj gjithshka ne formen me te paperpunuar. Cfare vetengrenie! E ben edhe naiv, per me teper.

    Sinqeriteti ne pergjithesi, aq me teper ai qe merr formen e rrefimit, eshte i barabarte me vjelljen. Dhe vjellja si proces mekanik me ngjall neveri. Lere pastaj qe une rralle e pastroj dysheme.

    Sot i nxorri zorret. Me hoqi deshiren per te ngrene kukurrec pas shume vitesh.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 14-05-2005 mė 23:53

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Rebele,

    E sheh se sinqeriteti shpeshėherė na sjell nė vetėflijim, na mbyllė tė gjitha rrugėt e jetės. Kur dikujt ia themi tė vėrtetėn pa modofikime, pa maska, pa zbukurime, atėherė ne hasim nė konflikt me te, sepse nė pėrgjithėsi njerėzia kanė dėshirė tė ndėgjojnė vetėm fjalė tė bukura, tė iu prezantohetn vetėm anėt e bukura tė jetės…Por megjithate unė e preferoj sinqeritetin por jo edhe gėnjeshtrėn (mendim artistik dhe thėnie artistike, pa pasur qėllime tė tjera). E di se do tė mirėkuptohem …
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •