Intervistė e "Spiegelit"me yllin francez
Zinedin Zidane, heroi modern i futbollit francez
Skeda personale
Emri: Zinedine Yazid Zidane
Ditėlindja: 23 qershor 1972
Vendlindja: Marsejė (Francė)
Kombėsia: Franceze
Gjatėsia: 185 cm
Pesha: 80 kg
Pozicioni: Mesfushor
Skuadrat ku ka luajtur:
Cannes (Francė, 1987 - 1992)
Girondins de Bordeaux (Francė, 1992-1996)
Juventus (Itali, 1996-2001)
Real Madrid (Spanjė, 2001 e nė vazhdim)
Pėr njė intervistė me Zinedin Zidan ėndėrron ēdo gazetar sportiv.
Reporteri i "SPIEGEL-it", Ullrich Fichtner ia ka arritur ta bėjė dhe ka marrė me kėtė njė audiencė nė mediat franceze. Tre muaj punė pėr njėmbėdhjetė minuta emocionuese. Kjo ėshtė historia e njė rastėsie tė vėrtetė, njė takimi tė vėrtetė. Dhe kjo duhet tė nėnvizohet trashė (dyfish), sepse janė aq shumė ata qė e ėndėrrojnė njė gjė tė tillė, pra, qė ta takojnė Zinedine Zidane nė njė farė mėnyre "personalisht". Gazetat janė tė mbushura me to, sidomos tani, nė prag tė fillimit tė Kampionatit Evropian. Artikujt thonė se gjithsesi, Zidane mė ka thėnė se ., apo Zidane mė premtoi se . Por kolegėt rrinin nė grupe prej, tė paktėn, 150 ose 300 njerėzish nė radha tė ngushta stolash dhe drejtonin pyetje nė drejtim tė Zidane. Ėshtė vėrtetė e vėshtirė ta kapėsh njė tė tillė. Historia e kėtij takimi fillon para katėr muajsh. Tė gjitha rrugėt pėr te Zidane tė ēojnė nė njė farė mėnyre tek Alain Migliaccio. Ky ėshtė zėri qė pėrgjigjet te sekretaria telefonike, qė tė thotė nė spanjisht e frėngjisht se Alain Migliaccio nuk mund tė arrihet. Migliaccio ėshtė njė biēim manaxheri pėr Zidane. Ai e ka ēelėsin. Zidane ka besim tek ai. Atij mund t'i dėrgosh fakse, me lutjen pėr ta takuar. Mund t'i dėrgosh shumė mesazhe nė sekretarinė telefonike. Pastaj, ėshtė sikur tė ketė ndodhur njė shok, nėse atė rastis ta kapėsh direkt nė telefon. "Monsieur? Alain Migliaccio kėtu. Pra, javėn tjetėr, nė kampin stėrvitor tė francezėve nė Clairefontaine" - "Oh, kėshtu ėshtė shumė bukur! Kur ėshtė takimi?" - "Nuk ka asnjė takim. Ju do ta merrni sigurisht njė tė tillė atje nė stėrvitje" "Por a e di ai nėse unė do tė vij atje, apo jo?" "Ah, po, do t'ia arrij-mė...mirupafshim, pra". Aty nga mesdita stėrvitja mbaron. Lojtarėt, pėrfshirė edhe Zidane, e lėnė fushėn dhe shkojnė nė dush. Gazetarėt shkojnė drejt njė ēadre apo kabine tė bardhė tė ngritur pranė kampit stėrvitor, nė tė cilėn qėndrojnė tavolina tė tapetuara me shishe uji dhe termuse kafeje. Vjen dhe ai. Drejtohet pėr tek ekipi i "Canal Plus". Pastaj i pėrgjigjet shumė pyetjeve tė gazetarėve e mė pas ngrihet nė kėmbė. "O sot, o kurrė", - thashė. Rrugės nga dhoma, pėr nė ēadėr, i flas. Por nė ē“mėnyrė? Zizu? Monsieur Zidane? Zinedine? Nuk i drejtohem fare me emėr. I them: "Mė falni, unė kam folur me Alain Migliaccio. Ai mė tha se ka lėnė tė zhvillojmė njė intervistė bashkė". Zidane shkon para edhe me mė shumė nxitim. "Unė jam njėri nga 500 tė tjerėt". Ai qėndron. "Gjermani, po. Mirė, sa ėshtė ora? Atėherė, vetėm njė ēerek ore". Unė dua tė di se si e keni kaluar fėmijėrinė tuaj nė Marseille. Sa i rėndėsishėm ishte pėr ju vendi i gurtė, mbi tė cilin ju keni luajtur futboll. Zidane miraton me kokė. "Ai vend pėr mua donte tė thoshte shumė. Por jo gjithēka," thotė ai. "Ju jeni krahasuar shpesh me njė murg. Apo nuk ėshtė kėshtu, qė ju nė Cannes, nė konviktin e futbollit, rrinit larg shokėve dhe familjes, dhe keni jetuar tamam si nė njė manastir?". "Nuk e di nėse mund ta them njė gjė tė tillė. Ashtu ėshtė, (qėndron), unė isha i ri, larg shtėpisė, punoja shumė atje. Por nė Cannes ne ishim edhe njė grup i mirė. Unė nuk ndjehesha aq i izoluar sa ē“duket; kur thuhet murg apo manastir". Kush e kishte menduar mė parė nė bisedėn me Zidane se ai do tė ishte njė djalė i mirė, mund tė bindej plotėsisht pas intervistės. I rruar keq, ashtu siē ėshtė, nė njė pjesė tė fushės sė stėrvitjes, njė hero modern. Duhet t'i japim fund bisedės. Ēohemi. I japim dorėn njėri-tjetrit dhe ai niset drejt ēadrės. Kolegėt mė shikojnė, sikur tė vija nga Marsi.
Zidane: Ndaj anglezėve do tė na pėlqente njė barazim
"Ėshtė gjithnjė e rėndėsishme tė evitosh humbjen nė ndeshjen debutuese, sepse mė pas gjithēka bėhet mė e vėshtirė". Mesfushori i Francės, Zinedine Zidane, do tė parapėlqente njė barazim nė ndeshjen e parė tė Evropianit, qė tė dielėn do tė vėrė pėrballė kampionėve nė fuqi, Anglinė. "Njė fitore do tė ishte ideale, - ka thėnė Zidane, - por kundėr njė skuadre tė fortė si Anglia, barazimi mund tė konsiderohej njė rezultat i mirė. Nuk dua tė them se nuk do tė synojmė fitoren, - ka shtuar ai, - por ndeshja e parė ėshtė ajo qė do tė kushtėzojė turneun".
Francė-Angli, beteja e pėrqėndruar nė mesfushė
Disa nga mesfushorėt mė tė mirė nė botė do tė pėrballen tė dielėn nė takimin Francė-Angli. Edhe pse tė dyja skuadrat kanė golashėnues tė klasit botėror si Tierri Henri dhe Majkėll Ouen, ndeshja e Grupit B do tė dominohet nga skuadra qė arrin tė vendosė autoritetin nė qendėr tė fushės. Njė pėrplasje interesante do tė jetė ajo midis Stiven Xherrard dhe Patrik Vieirasė, ndėrkohė qė shumė kolegė nėpėr klube do tė vihen pėrballė njėri-tjetrit nė stadiumin e Lisbonės "Estadio da Luz". Pėrballja midis kapitenit tė Anglisė, Dejvid Bekam dhe Zinedine Zidane do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes, pasi tė dy futbollistėt kaluan njė sezon zhgėnjyes me Realin e Madridit. Bekam ėshtė njė admirues i madh i francezit qė ka fituar tri herė ēmimin "Lojtari mė i Mirė i Vitit". "Zidane ėshtė njė nga lojtarėt mė tė mirė, pėr tė mos thėnė mė i miri nė botė", - thotė Bekam. Pėrveē kėtyre, do tė kemi edhe duele si Lampard-Makalele apo Skols-Pirez.
PS:
Nje interviste e ZIDANET, e vjeter por e vlefshme...
Krijoni Kontakt