Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 148
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796

    Si e kupton që është dashuri??

    E shikon heren e pare dhe mendon qe eshte shume simpatik...as gje me shume.
    Mbas 30 minutash iken dhe e haron fare eksistencen e tij
    Vjen mbas 1 jave dhe te buzeqesh nga larg...mundohesh te kujtosh ku e ke pare...e vetjma e sigurt eshte qe te beri pershtypje dhe kete radhe.
    Vazhdon te vij dite per dite...eshte ber si tip zakoni.
    Mbas pak kohesh fillon te kthesh koken nga dera ter oren me shpresen qe do ta shikosh mbrapa deres xhamit duke u afruar.
    E shikon qe erdhi dhe i ndjen faqet te ngrohta
    Fillon te ndjesh afersisht te njejtin ankth qe ndjen para se te shkruash nje exam shume te rendesishem ne shkolle.
    Afrohet dhe te flet dhe mundohesh mos ta shikosh shume ne sy dhe mos ti flasesh shume.
    Mundohesh te pretendosh qe prezenca e tij nuk ndikon fare tek ty, por nuk mundesh.
    Ulet tek i njejti vend qe ulet gjithmon dhe i ka ngjitur syt tek ty.
    Mundohesh mos tja hedhesh syt fare
    Wow sa fuqi ka shikimi i tij!...si reziston dot..e shikon tepakten 2 here ate 1 ore qe ri i ulur atie...per ty kjo eshte shume sepse ka raste qe si heq dot syt nga ai..kjo te ben te ndihesh e dobet...nuk komandon dot as syt!
    Mundohet here mbas here te hapi muhabet me ty
    Do te di gjithcka qe ka te bej me ty...nefakt di me shume sesa i ke then ti!!
    Te jep telefonin...
    Telefonin e hedh ne kosh qe momentin qe ai kthevi kurizin
    Te jep dhe nje "leter dashurie"...
    ..Menyren e shkrimit e paska interesant...
    Nuk i jep shume rendesi atyre qe shkruante brenda...te kujtohen kartolinat qe ke shkruajtur here mbas here per shoqet e vellait...me emrin e tij posht!!!!..
    Je mesuar mos te "prekesh" shume nga fjalet e bukura te cunave...
    ..Por ky nuk eshte si gjith te tjeret...ky hariti te bej ty pershtypje!!!
    "nuk jam gati per relationship...kam gjera me te rendesishme tani per tani" mban mend qe thua ne situata te tilla!
    Nga ato qe shkruante fillon te ndihesh ne nje menyr fajtore sepse atij i kishte ber pershtypje menyra qe skuqeshe kur te fliste dhe shikimi jot sa here e shikoje "fsheuraz".....
    ..por ato ishin gjera qe nuk komandoje dot!..kshu qe del e pafajshme
    E verteta eshte qe nuk ke ndjer ndo nje here keshtu dhe fillon te mendosh..."mos vall kjo quhet dashuri?"


    --->Kush nga ju ka dashuruar ndo nje here? Sa kohe i mori ta kuptoj qe ishte dashuri dhe jo thjesht nje simpati?



    personalisht akoma se di ca eshte dashuria..."kam gjera me serioze per tu menduar!"

  2. #2
    vlonjate moj ti Maska e bija_e_detit
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    ne zemren tende pa te cilen sjetoj dot
    Postime
    365
    kur per ate ndjen me shume , shume here me shume sec mund te ndjesh per nje shok/shoqe....
    ti gjithmone me thua jeta eshte e bukur ndaj te kam jete

  3. #3
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Per mendimin tim fakti qe s'je ndjere ndonjehere keshtu s'do te thote qe eshte dashuri.
    Mbase asnjehere s'je ndjere keshtu sepse asnje s'ka ditur te sillet ne menyre te tille qe te vetekenaqesh. Dashuria eshte cfare ti ndjen , jo cfare simpatia e tij te ben te ndjesh.

  4. #4
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    e kupton qe eshte dashuri kur rrezikon per ta humbur...
    When in Doubt, Act Stupid!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Sipas mendimit tim, kjo mund të quhet fillim i një dashurie, e cila edhe mund të mos finalizohet…por edhe mundet, përse jo.
    Eh tani: Si e kuptoj unë që është dashuri: dashuri është kur në çdo sekond të jetës mendon për te (dhe jo vetëm kur e takon), kur të dridhet çdo pjesë e trupit kur përmend emrin e tijë apo të sajë, kur nuk të zë gjumi pa e parë në ëndërr, kur nëse e thotë një fjalë ti e mbanë në mend gjatë kohë dhe ehoja e tij të përcjell çdo moment.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #6
    Ylli i mëngjesit Maska e edona
    Anëtarësuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    diku larg, shume larg,
    Postime
    200
    njeher moti e ne nje film te demi moor mos gabofsha ishte nje citat "Nese diqka enderon me afsh lere le te shkoj,nese te kthehet do te jete perher e jotja e nese jo,atehere kurr ska qene e jotja",e mu me duket se do ta kuptosh se e shte dashuri ne nje moment te caktuar e heton qe gjdo qeliz e trupit ta kerkon ate,qe me tere qenjen tende e kerkon ate,kur te dridhen kembet porsa e sheh kur te miret zani posa e ndigjon kur te dritheron shpirti posa mendon per te
    ylli i mëngjesit

  7. #7
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Qe ta kuptosh në eshte dashuri apo jo, hidh një hap më tutje. Tani per tani, eshte thjesht loje adoleshenteske e tipit, "Me pa fshehurazi, u skuqa, më rrahu zemra fort." Ballafoqohu me fjale dhe shihe në sy de, s'eshte aq e veshtire.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Kur e don nje njeri...e don me verte....dhe do ta kuptosh si pa e ditur....

  9. #9
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Rebele
    Tani per tani, eshte thjesht loje adoleshenteske e tipit, "Me pa fshehurazi, u skuqa, më rrahu zemra fort."
    Për sa kohë të dashurosh Rebele, zemra do të të rrahe fort, je apo s'je adoleshent. Mos e harro këtë.
    Biles po tu pre oreksi dhe s'të zë gjumi natën, ka marrë fund ajo punë.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Çfarë thua mi Fiona ??!!
    Pse c'uditesh....ashtu thuhet ne anglisht...se di nqs robt e marin vesh ne shqip...nqs e thash mir dmth....Por, desha te thoja...se kur e don nje person me verte, e din vete....dmth U KNOW WHEN U LOVE SOMEONE.

  11. #11
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Për sa kohë të dashurosh Rebele, zemra do të të rrahe fort, je apo s'je adoleshent. Mos e harro këtë.
    Biles po tu pre oreksi dhe s'të zë gjumi natën, ka marrë fund ajo punë.
    Ashtu eshte.
    Bile tani ku e degjova une qe e rekomandojne dashurine per renien nga pesha?

  12. #12
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Fiona
    Pse c'uditesh....ashtu thuhet ne anglisht...se di nqs robt e marin vesh ne shqip...nqs e thash mir dmth....Por, desha te thoja...se kur e don nje person me verte, e din vete....dmth U KNOW WHEN U LOVE SOMEONE.
    Ashtu deee, tani të paktën e the.
    Mendoj se kur ndjehesh në LOVE, gjithçka që të rrethon e përcakton nga ai/ajo në një farë mënyre. Që të ndjesh sa thellë dashuron, janë një sërë faktorësh që e bëjnë të mundur treguesin që të dallosh vërtet kë do.....ndjen çdo gjë për të, e fal , xhelozohesh (jo rralë herë), drithërohesh kur e ndjen praninë e atij/asaj dhe kjo jo vetëm në çastet intime, por përgjithësisht . Treguesi më i mirë është, se për personin që dashuron, je në gjëndje të bësh gjithçka në çdo moment.
    Nuk di sa u shpreha që të më kuptoni.

  13. #13
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    xhelozohesh
    Nuk di sa u shpreha që të më kuptoni.
    E po kjo pikë e zezë ! E pse të xhelozosh? Se mos është ajo më e mirë se ty? No way! Unë s'xhelozoj. Biles, as për Jackun që është movie star e ka fjet me çerekun e femrave të botës, s'kam xhelozu kurrë. (lol)
    Unë jam kundër xhelozisë në një lidhje. Tani e kam me tërë mend.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  14. #14
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    E po kjo pikë e zezë ! E pse të xhelozosh? Se mos është ajo më e mirë se ty? No way! Unë s'xhelozoj. Biles, as për Jackun që është movie star e ka fjet me çerekun e femrave të botës, s'kam xhelozu kurrë. (lol)
    Unë jam kundër xhelozisë në një lidhje. Tani e kam me tërë mend.
    Corason !!
    Nuk është absolute xhelozia ( në të gjitha dashuritë )dhe për më tepër është ndjenjë inferioriteti dhe aspak e këndëshme, por nuk mund të përjashtohen raste të tilla, sepse jeta e ka treguar që ka xhelozi edhe në dashuritë e mëdha.
    Xhelozia egziston, pavarësisht se jo tek ti apo tek unë...por është prezente tek të tjerë.

  15. #15
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Hahahahahaahaha
    Nuk di sa e thonë ata që dëgjove për sa kilogram bëhet fjalë që të biesh i dashuruar me 1 person....sepse ka nga ata/ato të "majmit" që duan disa dashuri që tu bien tulet...po "dashuro 1 dhe merr 1 free" a ka??
    ...
    Ata e kane pisk punen, ndaj dhe nga halli dashurohen me me shume se nje person, dhe kur i konfronton partneri, i thone ma ka rekomanduar doktori....

    P.S. Mos e beso Cora qe te thote qe nuk eshte xheloze, se kshu ne fillim te gjitha kshu do te te thone....

  16. #16
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Për sa kohë të dashurosh Rebele, zemra do të të rrahe fort, je apo s'je adoleshent. Mos e harro këtë.
    Biles po tu pre oreksi dhe s'të zë gjumi natën, ka marrë fund ajo punë.


    Citim Postuar më parë nga Leila
    Biles, biles... zemra te rreh me fort pas ballafaqimit, Rebele.
    Thoni pastaj pse vdesin njerzit nga zemra. Gjithe ajo mbingarkese. Rreh fort edhe pa ditur në eshte e dashuruar, si në rastin e kesaj vajzes. Te pakten e te paktes, ballafaqimi (i kryer) i jep nje arsye per te rrahur.

    Nejse, per mendimin tim vajza te ballafaqohet per te vertetuar ndjenjat qe i kane lindur. Tani per tani, po e quajme "infatuation"- terheqje fizike qe detyrimisht do marre reagime fizike.

    Gje qe me ben te mendoj, pse eshte pikerisht zemra organi i dashurise? U pa puna, do hap teme per kete.

  17. #17
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga Rebele
    ....Gje qe me ben te mendoj, pse eshte pikerisht zemra organi i dashurise? U pa puna, do hap teme per kete.
    Rebele, vertetoje njehere qe zemra ESHTE organi i dashurise paraprakisht, pastaj hape ate temen tjeter...

  18. #18
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Rebele, ku ta gjesh te vdesesh nga dashuria, jo nga ndo nje aksident makine apo homicide apo kancer, qe po na shfarosin fare.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  19. #19
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Jasht teme, ti me lart.

    PERFUNDIMISHT: zemra eshte organ perfaqsues i dashurise. Tingellon sikur thashe organ partiak. Duket qe eshte e lidhur ngushte me politiken dashuria.

    Per te mos devijuar nga tema: Fieralda, besoji zemres !!

    Ika, se mbeta ketu 24-tersh. Sikur s'kam pune te tjera une.

    Naten.

  20. #20
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Organi i dashurise eshte TRURI:P

    Rebele greket thone syte e mi)

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A jeni xheloz në dashuri?
    Nga ~Lovely_Gurl89~ në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 02-01-2024, 13:56
  2. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  3. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Dashuri e Paprekshme
    Nga Antitrup në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2004, 17:19
  5. Si do të vepronit nëse i dashuri ju dashuron marrëzisht?
    Nga BOY_Michigan në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 10-08-2004, 15:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •