Close
Faqja 1 prej 9 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 175
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime

    Alban Skėnderaj

    Citim Postuar mė parė nga Nga nje revistė
    Duartrokitjet e publikut gjate interpretimit te Albanit, patjeter duhet ti kene kujtuar disa kengetareve "BIG" se ka duartrokitje dhe DUARTROKITJE...

    Nuk di nese eshte koeēidence apo jo, por te gjitha festivalet po i japin te njejtit kengetar dhe ēmimin e publikut (Internetit) dhe ēmimin kryesor.

    Ne TopFest i fitoi Albani me "Vetem ti", e njejta gje ndodhi edhe vjet ne disa festivale vendase...tani ose publiku o bo shume profesional, ose keta profesionalet jane bo shume street!
    Cka mendoni valle ju per kete kengetare qe ne Maqedoni eshte nje hit i vertete dhe cdo kund mund te ndegjohet si ne Radio, TV, kaffeteri dhe cdo kund tjeter.

    Nje yll i muzikes se lehte rock po ngjitet shkalleve te te madhit Elton Deda shpresojme ne dite me te mira per te dhe per te gjithe muziken e lehte rock me tingujt e kitares...

    Bravo Alban, meriton levdata, sa mire te na prezentoje ne EuroVision me kete ze te njome dhe jo "AJO" Ledina....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 12-05-2005 mė 14:13
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Mosha
    37
    Postime
    1,451
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    kur isha ne shqiperi e degjova kengen e tij dhe me pelqeu shume urime Albanit ....
    ajo ledina nuk ishte e keqe davius

  3. #3
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,121
    Faleminderit
    0
    83 falenderime nė 68 postime

    Alban Skenderaj meriton te perfaqesoje Shqiperine ne Eurovizion 2006

    Kenga e tij Vetem ti eshte nje nga balladat me te bukura Shqiptare qe kam degjuar. Vendi i pare ne Top Feste i takonte me plot merite

    Degjoje direkt ketu kengen Vetem ti

    Teksti i kenges...

    Alban Skenderaj - Vetem ti

    Me mire te kisha une nje shkemb,
    dhe dallget te rrihnin kohen qe sme dhemb,
    mbase me mire do te ishte te kisha une nje mal,
    diellin me rreze te me griste kemishen e bardhe.

    Edhe me mire do te ishte te kisha une nje peme,
    me fruta e gjethe te blerta qe kurre te mos bien,
    me mire akoma do te ishte te kisha une nje kenge,
    qe tinguj dhe nota te thurja per ty ne cdo vend.

    Por une e di,
    e dashur kam nje detyrim,
    gjithmone me ty,
    ne lindje perendim.

    Jo smund te jem,
    as shkemb, as mal, as peme,
    thjesht nje njeri,
    per ty une do te jem.

    Se ti je motiv i jetes sime,
    dhe per ty do te jetoj,
    ti me mban te fle pa mendime,
    vetem ty, une enderroj.

    Sikur te isha une nje vend qielli ne toke,
    zemren tende do te vija une te lundroja,
    dhe nje yll te isha me dienj e drite ne sy,
    driten time gjithe, une do ta falja ty,
    ty vetem ty,
    ty vetem ty,
    ty gjithmone ty,
    ty vetem ty.

    Por une e di,
    tani cdo gje ka nje kuptim,
    eshte thjesht nje ndjenje,
    pa fund pa perendim,
    tani po mund te jem,
    dhe shkemb dhe mal dhe peme,
    gjithcka per ty,
    per ty une do te jem.

    E ti je motiv i jetes time,
    dhe per ty, vec per ty do te jetoj,
    ti me mban te fle,
    ti me mban te fle,
    pa mendime,
    pa mendime,
    vetem ty,
    vetem ty,
    une enderroj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    37
    Postime
    6,849
    Faleminderit
    0
    24 falenderime nė 24 postime
    Sot rastesisht e ndegjova kengen ne kafe me nje shoqe.
    Shume e thjeshte, edhe shume domethenese.
    Ne fakt, aty nga fundi ka bere cik gabim per mendimin tim qe ka shkuar me tonalitet te ulet, pasi qe te ishte me seren ritmi, do merrte komplet epitetin kenge madheshtore kjo e Albanit. Mirepo, edhe keshtu nuk eshte keq, ne fakt eshte shume mire. Degjova nga shoqja se ai vet e ka bere komplet kengen, e vertete kjo? Nqs po, atehere hallall Albanit, me te vertete.
    Shpresoj te ndegjoj kenge poashtu te bukura si kjo edhe ne te ardhmen.
    Pune te mbare Alban
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 6 postime
    E degjova kengen nderkohe qe lexoja tekstin ktu....S'kam ce perseris me,per mua eshte e mrekullueshme, fjalet, muzika, zeri..Bravo Albanit..!
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  6. #6
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,121
    Faleminderit
    0
    83 falenderime nė 68 postime

    Per adhurueset/it e Albanit

    Albani eshte i vetmi kengetar i cili direkt mbas marrjes se ēmimit ne nje festival te njohur ka arritur te realizoj nje album.Kjo eshte nje metode shume e njohur dhe e perdorur (shume efikase komercialisht) ne tregun muzikor perendimor.
    Sapo nje kengetar merr nje ēmim apo vlersohet ne media, pak jave apo muaj me vone i publikojne albumin.Hekuri rrihet sa eshte i nxehte thote populli apo jo? (jemi te zgjuar ne lol) Albumi ka perfunduar dhe pritet te dale ne qarkullim nga mezi i muajit korrik.Ky album do te shoqerohet edhe me nje video muzikore e cila eshte xhiruar ne Rome per kengen "Thirrje e deshperuar".Doni me per Albanin?

    Perse nuk i beni nje vizite tek www.AlbanSkenderaj.com
    Shkeputur nga Albaniac.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 12-07-2005 mė 07:35
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  7. #7
    Fotoja e maturės :) Maska e Kinezja
    Anėtarėsuar
    04-07-2005
    Vendndodhja
    Qyteza buzė liqenit - Pogradec
    Mosha
    35
    Postime
    76
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Alban Skenderaj eshte zeri me i embel qe ka dalur ne skenen tone ne kohe te fundit. Besojme se me talentin e tij do te ngjitet majave te "ARTIT SHQIPTAR" ...

    PS:
    Vetem tiiiiii
    Buzėqeshja i pasuron ata qė e pranojnė, por nuk i varfėron ata qė e japin.

  8. #8
    Fotoja e maturės :) Maska e Kinezja
    Anėtarėsuar
    04-07-2005
    Vendndodhja
    Qyteza buzė liqenit - Pogradec
    Mosha
    35
    Postime
    76
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Engjėll ... ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Buzėqeshja i pasuron ata qė e pranojnė, por nuk i varfėron ata qė e japin.

  9. #9
    Fotoja e maturės :) Maska e Kinezja
    Anėtarėsuar
    04-07-2005
    Vendndodhja
    Qyteza buzė liqenit - Pogradec
    Mosha
    35
    Postime
    76
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Engjell qe jeton ne Tokė! ... ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Buzėqeshja i pasuron ata qė e pranojnė, por nuk i varfėron ata qė e japin.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    924
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    SHUME ze i mire dhe teksti me kuptim.Rastesisht bleva cd ne Sarande dhe me pelqeu shume.Quhej Hite shqiptare dhe eshte disk fantastik.
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  11. #11
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Mosha
    30
    Postime
    1,770
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Citim Postuar mė parė nga Zeri_i_Mirdites
    Kenga e tij Vetem ti eshte nje nga balladat me te bukura Shqiptare qe kam degjuar. Vendi i pare ne Top Feste i takonte me plot merite

    Degjoje direkt ketu kengen Vetem ti

    Teksti i kenges...

    Alban Skenderaj - Vetem ti

    Me mire te kisha une nje shkemb,
    dhe dallget te rrihnin kohen qe sme dhemb,
    mbase me mire do te ishte te kisha une nje mal,
    diellin me rreze te me griste kemishen e bardhe.

    Edhe me mire do te ishte te kisha une nje peme,
    me fruta e gjethe te blerta qe kurre te mos bien,
    me mire akoma do te ishte te kisha une nje kenge,
    qe tinguj dhe nota te thurja per ty ne cdo vend.

    Por une e di,
    e dashur kam nje detyrim,
    gjithmone me ty,
    ne lindje perendim.

    Jo smund te jem,
    as shkemb, as mal, as peme,
    thjesht nje njeri,
    per ty une do te jem.

    Se ti je motiv i jetes sime,
    dhe per ty do te jetoj,
    ti me mban te fle pa mendime,
    vetem ty, une enderroj.

    Sikur te isha une nje vend qielli ne toke,
    zemren tende do te vija une te lundroja,
    dhe nje yll te isha me dienj e drite ne sy,
    driten time gjithe, une do ta falja ty,
    ty vetem ty,
    ty vetem ty,
    ty gjithmone ty,
    ty vetem ty.

    Por une e di,
    tani cdo gje ka nje kuptim,
    eshte thjesht nje ndjenje,
    pa fund pa perendim,
    tani po mund te jem,
    dhe shkemb dhe mal dhe peme,
    gjithcka per ty,
    per ty une do te jem.

    E ti je motiv i jetes time,
    dhe per ty, vec per ty do te jetoj,
    ti me mban te fle,
    ti me mban te fle,
    pa mendime,
    pa mendime,
    vetem ty,
    vetem ty,
    une enderroj.
    po i boj ca korrigjime tekstit meqe e kom sh qef jo per gjo

    Me mire te kisha une nje shkemb
    dhe dallget te rrihnin ne koken qe s'me dhemb
    Nese me mire do te ishte te kisha une nje mal
    dielli me rreze te me griste kemishen e bardhe

    Edhe me mire do te ishte te kisha une nje peme
    me fruta e gjethe te blerta qe kur te mos bien
    me mire akoma do te ishte te kisha une nje kenge
    tinguj e nota te mbidhja ne cdo vend

    Por une e di, e dashur kam nje detyrim
    gjithmone me ty,ne lindje perendim
    jo s'mund te jem as shkemb, as mal, as peme
    thjesht nje njeri per ty une do te jem

    Se ti je motiv i jetes time
    vec per ty do te jetoj
    ti me ben te fle pa mendime
    vetem ty une enderroj

    Sikur te isha nje cop qielli i ftohte
    ne zemren tende do vija une te lundroja
    edhe nje yll te isha me diellin drite ne sy
    driten time te gjithen do te ta falja ty

    Ty Vetem ty
    ty vetem ty
    ty gjithmone ty
    ty vetem ty

    Por une e di
    tani cdo gje ka nje kuptim
    eshte thjesht nje ndjenje pa fund pa perendim
    tani po mund te jem dhe shkemb dhe mal dhe peme
    Gjithcka per ty, per ty une do te jem

    Se ti je motivi i jetes time
    vec per ty do te jetoj
    ti me ben te fle pa mendime
    vetem ty une enderroj

  12. #12
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,121
    Faleminderit
    0
    83 falenderime nė 68 postime

    Interviste me Alban Skenderaj

    ************************************************** **************

    Rezarta ĒOLLAKU





    Alban Skėnderaj, njė emėr qė tė gjithė e njohin dhe admirojnė, u shfaq kohėt e fundit si kėngėtar me anė tė spektaklit “Top-Fest”, nga ku doli fitimtar, jo vetėm pėr faktin se mori ēmimin e parė, por sepse arriti tė hyjė nė brendėsinė e ēdo tė riu shqiptar, qė sot e duartroket dhe buzėqesh apo ndjen, kur ai pėrcjell tek ata, tingujt e muzikės qė krijon vetė. Albani ka lindur nė qytetin e Lushnjės, nė 20 prill tė vitit 1982. Me origjinė Albani ėshtė nga Vlora, por ka lindur nė kėtė qytet, pasi babai i tij gjatė asaj periudhe punonte nė Lushnjė.Nė moshėn 15-vjeēare ėshtė larguar nga Shqipėria pėr nė Itali, ku ka gati nėntė vjet qė banon nė Pistoja afėr FirencesĖshtė tip qė i pėlqen natyra dhe beson se ēelėsi i sukesit tė tij ėshtė pėr faktin se, prezantohet tek publiku pėr atė qė ėshtė nė tė vėrtetė.




    - Njė kėngė me titull “Vetėm ty”, njė ēmim triumfues mbi tė tjerėt dhe emri juaj dėgjohej dhe adhurohej kudo. Sa e prisnit kėtė dhe ēfarė ndjesish ju shkaktoi ky fakt?
    - Nuk e prisja shumė, por normalisht edhe e prisja, duke qenė se jam tip optimist. Nuk them se e prisja, sepse jam egoist, por sepse siē e thashė dhe mė lart, besoj nė optimizmin tim. Shpresoja shumė qė mund tė bėja sadopak sukses dhe se kėnga mund tė pėlqehej, por asnjėherė nuk e kisha menduar qė do tė kishte kėto dimensione. Pėr mua, kjo ishte diēka shumė e mrekullueshme, madje ende edhe sot, vazhdoj tė mendoj dhe tė mos mė besohet se kjo ka ndodhur. Megjithatė, ky ishte drejtimi qė mori dhe unė e pres mė se miri dhe i lumtur. Ky sukses mė jep forcė pėr tė vazhduar kėtė rrugė qė kam nisur. Fitoj. falė kėsaj edhe mė tepėr fuqi pėr tė shkruar dhe pėr tė bėrė kėngė tė reja, sepse njė fakt i tillė tė ndihmon shumė. Ka njerėz qė mbase nuk kanė sukses me kėngėt e para qė prezantohen dhe normalisht, vullneti duhet ushqyer dhe tė ketė njė bazė. Prandaj edhe e ritheksoj se, fakti qė kėnga ime rezultoi e sukseshme ėshtė njė forcė e madhe pėr mua.


    - Alban, si lindi tek ju ideja qė tė merrnit pjesė nė “Top-Fest”, duke qenė sė nė atė kohė ndodheshit nė Itali?


    - Unė nuk e njihja spektaklin “Top-Fest”, sepse duke qenė se jetoja nė Itali isha shumė i shkėputur me botėn artistike dhe televizive tė Shqipėrisė. Mė kishin folur shumė mirė pėr kėtė spektakėl, i cili ndiqej shumė nga tė rinjtė dhe konsiderohej modern. Rrjedhimisht, mendova tė sillja njė kėngė nė “Top-Fest”, madje kam qenė i pari qė e kam sjellė kėngėn, qė nė muajin shtator. Mė pas nė dhejtor, mė morėn nė telefon dhe erdha e konkurova. Kisha vėrtet fat qė konkurova nė “Top-Fest”, sepse ndiqet shumė dhe i jep mundėsinė kujtdo qė tė ngjitet nė skenė, tė prezantojė veten pėrpara shumė njerėzve, sepse ėshtė njė festival pėr tė rinjtė dhe kombėtar, i cili mbledh kėngėtarė nga i gjithė vendi dhe nga ata qė ndodhen jashtė. “Top-Fest”, ka njė sistem qė ėshtė shumė i mirė dhe frytdhėnės pėr kėdo dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė i rregullt, konēiz dhe i ndershėm. Kjo ėshtė ajo qė unė vlerėsoj vėrtet shumė, sepse edhe nė “Top-Fest 3” nėse do tė zhvillohet, nuk do tė marin pjesė vetėm kėngėtarė tė afirmuar, por tė gjithė ata qė mund t’a shfrytėzojnė kėtė mundėsi pėr tė shpalosur talentin e tyre dhe tė tregojnė qė duan tė bėjnė diēka tė bukur.


    - Dimė qė kėnga "Vetėm ti" ėshtė shkruar nga ju. A ka nė tė, njė hitori tė vėrtetė, pasi thuhet se ja keni dedikuar njė vajze nė veēanti?


    - E kam shkruar vetė tekstin e kėngės dhe tė njėjtėn gjė kam bėrė, pak a shumė me kėngėt e tjera tė albumit qė do tė nxjerr. Me kėngėt e mia jam marrė vetė, duke pėrfshirė kėtu, muzikėn dhe tekstin. Deri tani nuk kam bėrė bashkėpunime apo kombinime me tė tjerė. Ideja ka lindur thjesht. Doja tė shprehja diēka ishte njė moment, njė periudhė e tillė. Nuk e di, kush ka thėnė qė ja kam dedikuar njė vajze nė veēanti, por unė e kam thėnė edhe herė tė tjera qė kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Unė do tė dėshiroja shumė tė thoja qė ja kam dedikuar njė vajze. Kjo, madje ėshtė edhe e lehtė pėr t'u thėnė, sepse ėshtė vėrtet diēka shumė e bukur tė thuash se ja kam dedikuar njė vajze qė e kam dashur shumė, etj. Por realisht, nuk ėshtė kėshtu. Kjo kėngė dhe ky tekst, ka qenė thjesht pėr tė shprehur ndjenja qė nė jetė tė pushtojnė, pasi njeriu do gjithmonė tė jetė i dashuruar. Gjithashtu edhe kur nuk e ke diēka apo kėtė ndjenjė, fillon e ėndėrron. Kėshtu ka qenė. Kjo kėngė ka qenė njė ėndėrrim, njė imagjinim. Mbase do tė vijė njė ditė qė do t'ia dedikoj tė gjithėn njė vajze.


    - Cilat janė ato momente kur Albani ndihet mė i frymėzuar?


    - Momentet kur ndihem mė i frymėzuar janė, mbase kur jam vetėm, apo kur dėgjoj ndonjė koncert live nė ndonjė lokal tė vogėl, ku nuk ka shumė njerėz. Ėshtė vetė muzika qė mė bėn mua tė frymėzohem, vetė tingujt, vetė instrumentet. Gjithashtu, varet edhe me ditė, kur nuk ke shumė gjėra pėr tė bėrė. Nė Itali, kjo mė ndodh mė shpesh, sepse kėtu jam gjithmonė nė lėvizje. Ndėrsa kur shkoj nė Itali, i vihem muzikės dhe gjėrat e tjera i lė pak mbrapa. Tani pėr tani, kėtu nė Shqipėri ėshtė pak mė e vėshtirė nė kėtė periudhė, sepse jam marrė me gjėra mė praktike, me kontrata, me albume, me video, reklama, koncerte, intervista, etj. Normalisht, nuk jam aq i qetė, sa tė kem ndonjė frymėzim tė veēantė.


    - Kė shikonit si rivalin mė tė fortė nė "Top-Fest"?


    - Ėshtė pak si banale tė them qė nuk shihja asnjė rival, sepse kėshtu thonė tė gjithė. Por, me tė vėrtetė unė nuk ndieja rivalitet. Unė kėshtu e llogjikoj dhe e ndjej muzikėn. Muzikėn e shoh shumė thellė, jo si personale pėr tė krijuar rivalė. Mbase kjo ndodh ngaqė unė i shkruaj vetė kėngėt e mia. Nuk shikoj rival, sepse ēdo kėngė, ēdo muzikė qė dikush kėndon apo bėn ėshtė personale dhe nuk mund ta krahasosh me njė tjetėr. Nė "Top-Fest" kishte kėngė shumė tė mira. Normalisht tė gjithė patėn dhe morėn meritat e tyre dhe u vlerėsuan pėr kėngėt qė prezantuan. Nuk pata rival. Unė e kam thėnė edhe shumė herė tė tjera, qė dėshira ime mė e madhe ishte tė merrja pjesė nė natėn finale dhe kjo u realizua. E them me tė vėrtetė qė nuk mė interesonte nėse do tė fitoja apo jo. Kohėt e fundit tė spektaklit "Top-Fest", po mendoja se kisha fituar, nė kuptimin, sepse pashė qė kėnga kishte bėrė shumė sukses, njerėzit e kėrkonin shumė dhe mė bėheshin shumė komplimente. Kjo e fundit, pėr mua ėshtė fitore. Kjo ėshtė fitorja mė e madhe pėr artistin, e cila mbetet gjithmonė dhe nuk fshihet kurrė. Kėshtu qė nuk e kam parė me syrin e rivalitetit. Mbase me kalimin e kohės do tė bėhem edhe unė kėshtu, por tani pėr tani, ndihem pak mė i pastėr nga kėto ndjesi.


    - Cili ėshtė mendimi juaj nė lidhje me rrymat mė tė fundit qė po hyjnė nė Shqipėri dhe pėr muzikėn qė po krijohet?


    - Nė Shqipėri shumė gjėra po ndryshojnė, sidomos duke u bazuar nė kėto 5-6 vitet e fundit, ku dhe vetė ndryshimet janė tė dukshme. Nuk mund tė them dot, qė gjėrat po shkojnė pėr keq, por pėrkundrazi kanė hyrė nė njė rrugė shumė tė mirė. Po hapen rryma tė reja. Po ndahen preferencat. Megjithatė, sėrish ėshtė njė tabu e cila do thyer. Njerėzit janė edhe pak tė lodhur nga kėngėt banale, kėngėt e lehta, tė cilat vlerėsohen mė shumė pėr fizikun dhe pėr personin qė i kėndon, se sa pėr mėnyrėn se si kėndon, pėr fjalėt qė thonė, apo pėr muzikėn qė ėshtė bėrė. Mė shumė po shohim qė funksionon njė videoklip, sesa njė kėngė. Kjo ėshtė gjėja mė e keqe, kur shihet aspekti i jashtėm, ndėrkohė qė duhet parė sesa vlen me tė vėrtetė dikush si kėngėtar. Megjithatė edhe njerėzit janė lodhur dhe kjo gjė po ndryshon me kohėn. Njerėzit po fillojnė dhe po vlerėsojnė mė shumė, kėngėt, zėrat e kėngėtarėve, muzikėn, tekstet dhe elementet mė thelbėsorė. Unė shpresoj tė jap njė kontribut sado tė vogėl, pėr t'u munduar tė ndryshoj kėtė, qė mund ta quaj "sistem". Ka ndryshuar, por normalisht nė krahasim me europėn jemi akoma pak mbrapa, por kam dėgjuar shumė rryma tė reja. Kėtu nė Shqipėri ėshtė e vėshtirė tė luhet muzika me kitarė, tip rroku, apo ndryshe nga ato kėngėt qė janė shumė komerciale. Mungon ende shumė muzika origjinale. Ėshtė kjo e fundit, ajo qė e pėrcakton njė kėngėtar si personazh nė art, tė paktėn mund tė them qė kėtu rryma perėndimore ėshtė mė pak prezente apo rrymat e vėrteta shqiptare. Shoh qė tani bazohen shumė, tek rryma tė tjera qė janė mė tepėr pėr t'u kėrcyer. Unė si Alban, ndiej qė po ndryshon dhe me kalimin e kohės do tė ndryshojė edhe mė shumė. Ka shumė grupe dhe kėngėtarė tė rinj shqiptarė qė janė shumė premtues.


    - Jeni duke pėrgatitur ndonjė videoklip?


    - Unė sapo e kam mbaruar njė videoklip. Nuk e di se si ka dalė. E kam bėrė me forcat e mia. Them se idetė janė tė mira, ndėrsa pėr realizimin ende nuk mund tė flas, pasi akoma nuk e di se si ėshtė. Kam bėrė vetėm xhirimet, por nuk kam parė se si ka vajtur faza e montazhit. Videoklipi duhet tė vijė kėto ditė. Shpresoj tė dalė diēka e bukur. Nė videoklip kam realizuar njė kėngė tė re tė albumit, qė do tė dalė bashkė me albumin. Ėshtė njė kėngė qė unė e dua shumė dhe qė mbase ėshtė mė e preferuara nga albumi im. Titullohet "Thirrje e dėshpėruar". Nė tė nuk flitet as pėr dashurinė, as pėr situata melankolike. Ėshtė pak mė reale. Flet pėr njė temė sociale, pėr njerėzit nė pėrgjithėsi nė tė gjithė botėn, tė cilėt kanė pasur shumė vėshtirėsi nė jetė, pėr faktin e vetėm se kanė lindur nė njė vend dhe jo nė njė tjetėr. Kjo ka qenė diferenca. Albumi titullohet "Fllad nė shkretėtirė".


    - Pse pikėrisht "Fllad nė shkretėtirė"?


    - Mund tė interpretohet nė shumė mėnyra. Unė e interpretoj nė mėnyrėn time, nė kuptimin qė vėrtet kėshtu ka ardhur ky album nė jetėn time. Erdhi nė njė moment ku gjėrat vinin nė njė drejtim qė nuk dihej dhe nė tė njėjtėn kohė nė tė gjitha drejtimet. Nuk kisha shumė pikėsynime, nuk dija ēfarė do tė bėja dhe pėr mua ishte periudhė pak konfuze. Fillova tė shkruaja disa kėngė. I thashė vetes se do bėja njė album dhe nė njė mėnyrė, kėto m’a kanė ndryshuar jetėn, sepse i jam futur kėsaj bote me tė dyja kėmbėt, si dhe kam mėsuar shumė, kam punuar shumė nė studio dhe kam bėrė eksperienca nė tė kėnduar. Kėshtu qė ka ardhur tamam si njė "fllad" ky album tek unė.


    - Gjatė kėsaj kohe me ēfarė jeni marrė?


    -Pėr njė farė periudhe, kam qenė nė Kosovė pėr tė vizituar kėtė vend edhe miqtė e mi qė ndodhen atje. Qėndrova atje pėr disa ditė. U ktheva tani pėr tė sjellė albumin, pasi jam marrė shumė me kopertinėn e tij dhe me fotot. Shpresoj se do tė dalė nė datėn 1 apo 2 gusht. Kam qenė pak nėpėr Shqipėri. Nė dy-tre vende, kam qenė prezent nė koncerte tė vogla qė janė zhvilluar, kam marrė disa ftesa, kamfituar mė shumė eksperiencė dhe mė e rėndėsishmja ėshtė se, kam qenė nė kontakt me njerėzit.


    - Nė Itali me ēfarė jeni marrė?


    - Unė kam shkuar atje nė moshė tė vogėl. Kam punuar dhe studiuar gjithmonė nė tė njėjtėn kohė. Kam studiuar nė njė shkollė profesionale pėr Hoteleri-Turizėm. Mė vonė e kam lėnė kėtė degė, sepse mė duhej shumė tė lėvizja pėr tė bėrė karrierė. Me vėllezėrit e mi kemi hapur njė dyqan mobilerish tip antikuariat. Kam punuar nė tė njėjtėn kohė edhe si infermier terapist nė njė qendėr, pasi kam bėrė njė kurs pėr kėtė zanat. madje tani nuk jam shkėputur ende nga puna, por kam marrė leje deri nė muajin shtator. Atje banoj nė qytetin qė quhet Pistoja, i cili ėshtė ngjitur me Firencen.


    - Shikoni ndryshim me tė rinjė atje dhe kėtu. Ku ndiheni mė rehat?


    - Njė ndjenjė shumė e mirė qė unė kam gjithmonė dhe qė nė kėto vite nuk mė ėshtė zbehur, pėr faktin se atje jam rritur dhe kam kaluar adoleshencėn ėshtė se, sa herė qė unė vij kėtu, ndihem nė shtėpi. Kjo mė bėn tė ndihem i lumtur, sepse nuk e kam humbur absolutisht ndjenjėn e tė qenit shqiptar. Normalisht ndihem mė mirė nė Shqipėri pėr disa aspkete dhe mė mirė nė Itali pėr disa aspekte tė tjera. Ajo qė vlen ėshtė se, nė Shqipėri ndihem gjithmonė nė shtėpi.


    - Si do ta pėrshkruanit veten, Ēfarė tipi jeni, ēfarė karakteri keni?


    - Nuk jam supermen. Jam njė djalė shumė i thjeshtė. Kam miqėsinė dhe shoqėrinė time, tė metat dhe tė mirat e mia. Nė karakter, nuk di si ta pėrcaktoj veten. Ka raste kur jam melankolik apo romantik, nė raste tė tjera mė pėlqen tė bėj zhurmė apo tė lėviz. Mė pėlqen tė udhėtoj, mė pėlqen aventura, tė bėj miqėsi tė reja. Varet nga momenti dhe periudha nė tė cilėn ndodhem.


    - Ēfarė vlerėsoni mė shumė tek vetja dhe pėr ēfarė thoni ndonjėherė, "mė mirė mos ta kisha kėtė"?


    - Tek vetja vlerėsoj faktin qė jam delikat me njerėzit. Mundohem gjithmonė t'i kuptoj dhe mos tė jap pėr ta menjėherė njė gjykim. Kėtė mbase ma ka mėsuar jeta. Di tė ambientohem me tė gjitha situatat dhe tipat e njerėzve. Njė gjė qė do tė doja tė mos kisha, ndoshta pikėrisht kėtė (qesh), sepse jam shumė delikat me njerėzit dhe i ndjeshėm.


    - Tė gjithė e dimė se pėr vajzat kėtu jeni ndėr mė tė preferuarit. Ēfarė do tė thotė kjo pėr ju? Sa ju pėlqen dhe sa herė ju shqetėson, mbase edhe me ndonjė sms tė tepruar?


    - Jo, kam mėsuar kėtė metodėn e ndėrrimit tė numrave, kėshtu qė kjo tani pėr tani nuk ėshtė ndonjė problem i madh. Gjithashtu, siē thashė edhe mė lart, pak a shumė di ta menaxhoj situatėn. Normalisht, mė bėhet qejfi nėse mė preferojnė, pasi jam djalė i ri dhe vajzat i pėlqej shumė. Pėr kėtė jam i lumtur deri tani. Ka shumė pak kohė qė ka nisur kjo preferencė, kėshtu qė e lemė tė vendosė koha se si do tė vejė. Mbase mund tė vijė njė ditė qė kjo gjė mund tė mė lodhė, por tani pėr tani, pėr kėtė jam i lumtur, do tė gėnjeja po tė thoja tė kundėrtėn. Faktikisht, nuk e di sesa vajzat mė kanė qejf, shpresoj tė mė vlerėsojnė edhe pėr kėngėt qė bėj dhe mėnyrėn se si kėndoj.


    - A ėshtė Albani i dashuruar?


    - Ka momente ndonjėherė qė kėtė nuk di ta pėrcaktosh me saktėsi dhe nuk ėshtė mirė qė tani tė jap njė pėrgjigjje. Frekuentohem me njė vajzė, por ėshtė ende herėt tė flas pėr dashurinė, sepse as vetė nuk e di mirė. Pėlqej dikė dhe ndihem mirė me tė.


    - Si ju pėlqen ta kaloni kohėn e lirė?


    - Mė pėlqen shumė natyra. Mė pėlqen tė rri me miqtė e mi, tė pi diēka dhe tė bisedoj me ta. Preferoj vende ku nuk ėshtė rrėmujė dhe e mbipopulluar me njerėz edhe pse nė disa raste,kjo mė pėlqen shumė. Ndonjėherė mė pėlqen tė shkoj nė lokale apo diskoteka, por zakonisht preferoj ta kaloj kohėn time tė lirė, nė vende ku ka shumė natyrė. Ndonjėherė nė kohėn e lirė merrem me muzikė, marr kitarėn dhe provoj tė bėj diēka tė re, sigurisht tė jem pranė njė vajze. Pse jo?


    - Deri tani, cila ėshtė "ēmenduria " mė e madhe qė keni bėrė?


    - Ka qenė ēmenduri, por nė tė njėjtėn kohė ka qenė edhe gjėja mė e rėndėsishme e jetės sime. Po flas pėr largimin tim nga Shqipėria. Isha i vogėl, vetėm me njė shokun tim, kur u nisėm pėr nė Itali, pa i thėnė gjė asnjeriu. Kam hipur nė njė anije rastėsisht. Kur e kujtoj sot ėshtė njė ēmenduri e madhe, nuk do ta ribėja, por nė tė njėjtėn kohė them se pikėrisht kjo "ēmenduri" e ka ndryshuar jetėn time totalisht. Ka qenė njė ēmenduri qė ja ka vlejtur.


    - Cili mendoni se ka qenė ēelėsi i suksesit tuaj?


    - Mbase ėshtė se, ajo qė unė bėj, pasyron atė qė unė jam. Fakti qė i shkruaj dhe i kompozoj vetė kėngėt e mia ėshtė njė mėnyrė qė me tė vėrtetė e krijon njė personazh nė 360 gradė. Ndoshta mund tė jetė edhe fakti se, unė u le gjithmonė portat hapur njerėzve, pra nuk e kėrkoj shumė suksesin. Mbase ky ėshtė ēelėsi i suksesit tim, sepse nuk jam dėshpėrimisht nė kėrkim tė suksesit. Kam shumė opsione pėr jetėn time. Muzika ėshė njė ndėr to. Tani pėr tani e quaj pasion dhe nėse do tė kthehet nė profesion do jetė akoma dhe mė mirė, por gjithmonė do tė renditet e dyta, sepse vendin e parė e ka zėnė pasioni. Besoj se njerėzit arrijnė ta kuptojnė kėtė.


    - Cili ėshtė komplimenti mė i kėndshėm qė ju kanė bėrė?


    - Njėherė, njė person nga Gjermania mė dėrgoi njė mesazh, ku mė shkruante se vajzės sė tij 18-vjeēare i kishte folur pėr Shqipėrinė, por ajo nuk ndihej shqiptare. Nė atė mesazh, ky baba qė ishte doktor, mė shkruante qė, sapo vajza e tij kishte dėgjuar kėngėn time, ndihej krenare qė ishte shqiptare. Janė pikėrisht kėto gjėrat e vogla, qė nė tė shumtėn e rasteve tė japin forcėn t'i thuash vetes se, ja vlen ta bėj kėtė gjė


    - Jeni i lirė tė jepni njė mesazh pėr lexuesin.


    - I pėrshėndes tė gjithė lexuesit e gazetės suaj dhe tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė, veēanėrisht ata qė u pėlqen muzika ime. I falenderoj, nėse do tė lexojnė artikullin qė flet pėr mua. Mbase nga fillimi i gushtit do tė bėj njė recital pėr promovimin e albumit tim, mundėsisht live, me shumė tė ftuar dhe me njė orkestėr. Shpresoj qė njerėzit ta dėgjojnė tė gjithė dhe tė vijnė nė koncert, sepse pėr mendimin tim, kėngėt janė tė tė njėjtin nivel dhe uroj ta pėlqejnė albumin tim. Faleminderit!
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  13. #13
    norra Maska e nordashala
    Anėtarėsuar
    21-09-2004
    Postime
    54
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    e ka dikush tekstin e THIRRJE E DESHPERUAR
    OSE TE NJE KENGES ANGLISHT NUK JA DI EMRIN???????????????????

  14. #14
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    37
    Postime
    6,849
    Faleminderit
    0
    24 falenderime nė 24 postime
    Me 16.09.2005 ne palestren sportive te Gostivarit koncert i madh i Alban Skenderajt me mysafire.
    Pjesemarres:
    Alban Skenderaj
    Mariza Ikonomi
    Arta Bajrami
    Bertan Arsllani
    Ylker Baliu
    Viagra&Mc Mimo

    etj etj

    Hyrja: 200 denar, ose cik me shume se 3 euro.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  15. #15
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Mosha
    30
    Postime
    1,770
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    po qis i foto qe per menimin tim osht nom :P
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  16. #16
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Mosha
    42
    Postime
    1,947
    Faleminderit
    62
    63 falenderime nė 54 postime
    Nje kengetar me vlere ne te ardhmen

    me nje ze shume te bukur

    dhe me nje interpretim fantastik

    eshte nje nga kengetaret me te vleresuar sot per sot dhe me cminin e Internetit

    Un per vete kengen Vetem ty e kam pike te dobet

    apo jo lal .e ke iden se per ke flas
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  17. #17
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    Alban Skenderaj - Fllad nė shkretėtirė


    01 - Bukuri e frikshme
    02 - Deri nė fund
    03 - Thirrje e dėshpruar
    04 - Vetem ty
    05 - E verteta ime
    06 - MY OASIS
    07 - Hapsira e njė ėndrre
    08 - Verso il blu


    .........

    Album i mire, por nuk eshte mbajtur tempoja e "Vetem ty-sė" - sidoqofte suksese Albanit ne projektet e ardhshme...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e xhonxhofuri
    Anėtarėsuar
    04-02-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    9
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Albani Kengetar i pa zbuluar eshte talent po nuk guxon njeriu me bo nje leke se me vrap do beje album aman nje keng boll e kishte se te tjerat nuk jan ndonje gje te bukur max nje vit do eci dhe do lloci prapa
    Kur Eshte Shqiptari Me I Sinqerte Kur Dashuron Apo Kur Urren????

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    12
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Besoj se Albani eshte nje djale i talentuar dhe me frymezim te madh per tekstet e

    kengeve.Por nga ana profesionale i duhet te punoj pak me te kenduarit Live.Pastaj

    mund te them me plot gojen se eshte duke njitur shkallet si i madhi Elton Deda.

    Persa i perket Ledines,ndoshta nuk ka aq simpati sa Albani por nga ana profesionale

    eshte shume here me lart,dhe nuk eshte aq e lehte sa te kendosh tek Top Festi,

    festivali Europian.Gjith te mirat

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e javac
    Anėtarėsuar
    30-10-2005
    Vendndodhja
    GJILAN
    Mosha
    30
    Postime
    35
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Cool

    I mire asht, amo kultivon muzike klasike te viteve 80-ta, qe nuk um pelqen aspak

Faqja 1 prej 9 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adelina Ismaili
    Nga The Dardha nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 1208
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 02:06
  2. Cili nga kėta kėngėtarė ėshtė mė i miri?
    Nga Zevzeku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 16-03-2009, 09:49
  3. Kadare: Lufta e parė morale u bė nė Kosovė
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 03-01-2007, 09:27

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •