Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ai Kosta Savici si serb qe eshte , me pare duhet te shohi traun ne syrin e vet, sesa qimen ne syrin e tjetrit. Vullnetaret serbe ne Waffen SS sipas disa burimeve shkojne nga 10 mije deri ne 50 mije, ndersa numri maksimal i shqiptareve ( sipas historianeve antishqiptare ka qene 9 mije). Faktikisht vetem 6500 ishin shqiptare ne Divizionin Skanderbeg. Dhe serbet kane pasur vullnetare ne Waffen SS...Dhe greke ka pasur ...Dhe daneze ka pasur ....bullgare ka pasur.

    Jo pa qellim i kam permendur danezet dhe bullgaret. Qe te dy popujt ( se bashku me shqiptaret) kane merite historike qe i mbrojten cifutet gjate LIIB, nderkohe qe paralelisht kishin vullnetare ne Waffen SS.

    Kam pare dikur ne faqen e internetit te Urdhrit te Betejes se Waffen SS ( e cila sot nuk ekziston me) sesa ishte me saktesi numri i vullnetareve te cdo kombesie. Serbet numeronin sipas kesaj faqeje 50 mije ( cetniket nuk citohen si aleate te SS por si armiq dhe te gjermaneve dhe te partizaneve te Titos). Pra serbet me popullsi 4 here me teper se shqiptaret ne Jugosllavine e LIIB kishin 8 here me teper vullnetare ne Waffen SS!!!!

    Po ju citoj gjithashtu dhe nje fragment nga nje faqe revizionistesh te historise ( pak a shume me neutrale sesa Kosta Savic):
    As the year went on, more and more foreign volunteer divisions were formed. This meant that flexible leadership was needed to handle the different cultural distinctions and surprisingly, the Waffen-SS was equal to the task. Although organized religion was kept separate from the Waffen-SS, volunteers from devout Catholic, Moslem, Greek Catholic and Orthodox countries were given total freedom to practice their religions with their own clergy. For morale purposes, ethnic cultural activities were actively encouraged. It was quite a contrast to the way some minority groups were treated in the Allied armies at the time.

    Some of the foreign SS divisions composed of Russian and Moslem volunteers had to be disbanded, since the time and personnel needed to develop these units were lacking. By the autumn of 1944 the Waffen-SS European volunteer tally sheet contained the following elements: 2 Dutch brigades, 2 Belgian brigades, 1 French brigade and 1 Italian brigade, (all being transformed into divisions), 2 Croat Moslem divisions, 1 Albanian Moslem division, 2 Hungarian divisions with 2 more in the works that never panned out, 2 Scandinavian/German divisions, 2 Latvian divisions, 1 Estonian division, 2 Russian divisions (both of which would later be transferred to the Vlasov Liberation Army), 1 Ukranian division, 1 Italian/German division, 1 Hungarian/German division, 1 Balkan/German division, 1 Serbian division, numerous ethnic brigades from the Soviet Union, and small detachments of Spaniards, Britons, Greeks, Romanians, Bulgarians, Arabs and Indians. The foreign SS units were all suitably supplied with national badges, insignia and unit distinctions. And while there were many volunteers from such neutral countries as Ireland, Sweden and Switzerland they could not be openly designated as such so as not to offend their respective governments.

    E megjithate Savici permend vetem shqiptaret, boshnjaket dhe kroatet ne shkrimet e tija. Pra eshte tendencioz dhe si i tille eshte i pavlere!

    Dhe dicka tjeter....Ne mishmashin e LIIB te Jugosllavise se shume kombesive, ku u vrane jo pak por 1,55 milione njerez ( nga te cilet vetem 300 mije ishin ushtare) dhe nga ku u deportuan 60 mije cifute, te akuzosh vetem shqiptaret ( dhe boshnjaket me kroatet) sic ben Savic, nderkohe qe shqiptaret VETEM NGARKUAN NEPER VAGONA TRENI 281 cifute ( as i vrane , as i masakruan, as i deportuan, thjesht u ngarkuan me detyren e hipjes se tyre ne vagonat e trenit ne Prishtine) per mua eshte mendjeshkurtesi.
    Savic nuk permend as masakrat serbe te cetnikeve ne Kosove, as genocidin qe kishte filluar ne 1918 -me krijimin e Jugosllavise deri ne 1941 kur u nderpre nga pushtimi gjerman, nuk permend as deportimet e rreth 500 mije shqiptareve ne Turqi para LIIB, as vijimin e genocidit pas LIIB. Per Savic ekzistojne vetem viktima serbe dhe Albanian Nazis!

    R2T, divizioni mori urdher dhe aprovim nga Himleri te formohej ne prill 1944, u mblodh ne fund te majit dhe u seleksionuan nga 9 mije vullnetare vetem 6500, u trajnua ne qershor 1944 dhe u shperbe ne nentor 1944! Ne nentor 1944 u krijua kampfgruppe Skanderbeg me mbeturinat e divizionit,ku numri i shqiptareve nuk i kalonte disa dhjetera ( 70-80 vete), pjesa tjeter ishin gjermane, pra nuk ishte shqiptar!
    Pra nga qershori i 1944 deri ne nentor 1944 jane 6 muaj , jo nje vit e gjysem!
    "Who is John Galt?"

  2. #12
    Citim Postuar mė parė nga Toro
    Faktikisht vetem 6500 ishin shqiptare ne Divizionin Skanderbeg. Dhe serbet kane pasur vullnetare ne Waffen SS...Dhe greke ka pasur ...Dhe daneze ka pasur ....bullgare ka pasur.
    E ē'lidhje kanė kėto? Danezėt, bullgarėt e grekėt nuk kanė patur divizion tė veēantė! Ti kundėr kujt ke dalė me shpatė nė dorė kaq i indinjuar?

    Citim Postuar mė parė nga Toro
    Jo pa qellim i kam permendur danezet dhe bullgaret. Qe te dy popujt ( se bashku me shqiptaret) kane merite historike qe i mbrojten cifutet gjate LIIB, nderkohe qe paralelisht kishin vullnetare ne Waffen SS.
    Ē'hyjnė ēifutėt kėtu? Pse i solle "jo pa qėllim" ēifutėt nė temė, se po mė duket e ēuditshme?

    Citim Postuar mė parė nga Toro
    Kam pare dikur ne faqen e internetit te Urdhrit te Betejes se Waffen SS ( e cila sot nuk ekziston me) sesa ishte me saktesi numri i vullnetareve te cdo kombesie. Serbet numeronin sipas kesaj faqeje 50 mije ( cetniket nuk citohen si aleate te SS por si armiq dhe te gjermaneve dhe te partizaneve te Titos). Pra serbet me popullsi 4 here me teper se shqiptaret ne Jugosllavine e LIIB kishin 8 here me teper vullnetare ne Waffen SS!!!!
    Po mbaje pak pompozitetin edhe nė kufij normalė se qesh kush i lexon kėto. Ti ia kalove dhe propagandės serbe! Me zor e ēojnė numrin tėrė trillime deri nė 10.000 vetė gjatė 43 nė trupėn vullnetare Srpska Dobrovoljacki Korpus qė u krijua nga partia fashiste serbe Zbor, dhe aq tė thekura janė trillimet saqė as vetė serbėt nuk shkruanjnė as mbi 3.000 serbė tė jenė pėrmendur zyrtarisht diku. Aq shumė serbė kishte nė Waffen SS saqė asnjė historian joserb nuk shkruan asgjė pėr ta! Me kė po lufton ti Toro, se sikur ke hapur thesin pėr arsye personale mė duket mua!

    Citim Postuar mė parė nga Toro
    Po ju citoj gjithashtu dhe nje fragment nga nje faqe revizionistesh te historise ( pak a shume me neutrale sesa Kosta Savic):
    Ajo faqja revizioniste ėshtė nga lituanezė tė cilėt kushedi nga ē'frymė pro-serbe janė nisur e shkruajnė "gabimisht" 1 divizion serb. Kėshtu si "gabimisht" trupa vullnetare dhe divizioni SS sado vullnetar me qenė, kanė dallime. Ai informacion i padėmshėm aty lart ėshtė i trilluar. Nė divizionet Waffen-SS nuk ka patur as serbė as bullgarė as grekė as danezė!

    Citim Postuar mė parė nga King_Gentius
    Per kete trupe kam lexuar edhe ne Albania Country Study of the US Congress.
    http://lcweb2.loc.gov/frd/cs/altoc.html
    fjala e kėrkuar: Skanderbeg SS

    Some Balli Kombetar units cooperated with the Germans against the communists, and several Balli Kombetar leaders held positions in the German-sponsored regime. Albanian collaborators, especially the Skanderbeg SS Division, also expelled and killed Serbs living in Kosovo. In December 1943, a third resistance organization, an anticommunist, anti-German royalist group known as Legality, took shape in Albania's northern mountains.
    Data as of April 1992

    Kaq thoshte aty (pėrveē nqs ke qenė nė librarinė fizike tė kongresit amerikan).


    Skanderbeg SS ėshtė pjesė e historisė luftarake tė Shqipėrisė e shqiptarėve (me veten tonė a nėn Romė a nėn Napoleon a nėn Turqi a nėn Gjermani), e asaj historie qė na ka sjellė deri kėtu, kėshtu lėrini ēėshtjet personale e sillni fakte nqs. dėshironi, mjaft me interpretime e propagandė.

    Psh. hapėsi i temės pėr ēfarė e ka sjellė shkrimin, ku ėshtė burimi dhe cila ėshtė tema?

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga Toro
    R2T, divizioni mori urdher dhe aprovim nga Himleri te formohej ne prill 1944, u mblodh ne fund te majit dhe u seleksionuan nga 9 mije vullnetare vetem 6500, u trajnua ne qershor 1944 dhe u shperbe ne nentor 1944! Ne nentor 1944 u krijua kampfgruppe Skanderbeg me mbeturinat e divizionit,ku numri i shqiptareve nuk i kalonte disa dhjetera ( 70-80 vete), pjesa tjeter ishin gjermane, pra nuk ishte shqiptar!
    Pra nga qershori i 1944 deri ne nentor 1944 jane 6 muaj , jo nje vit e gjysem!
    Jam dakort me datat e tua, vetem se une nuk thashe se divizioni jetoi nje vit e gjysem por se trupat vepruan per nje vit e gjysem. Me kete nenkuptova se vullnetare te trupave SS luftuan nga momenti i krijimit deri ne fund te LIIB.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  4. #14
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    R2T,
    Berthama e divizionit ishte marre nga batalioni 128 i divizionit "Hanxhar" ( apo "Princ Ojgen"-nuk jam i sigurt per emrin) dhe ishte i perbere nga trupa shqiptare ( myslimane kryesisht). "Hanxhar" eshte krijuar aty rreth 1943 dhe eshte trajnuar ne France. Pra shqiptare ne rradhe te Waffen SS ka pasur dhe para se te krijohej Divizioni Skanderbeg ne 1944. Por si njesi e mirefillte ushtarake e perbere nga shqiptare ( oficere dhe ushtare) me emer shqiptar dhe me shenja dalluese kombetare Skanderbeg filloi ne 1944.

    Legjion,
    Nuk do te te jap rendesi duke te te replikuar!
    "Who is John Galt?"

  5. #15
    Nihil curo de ista tua stulta superstitione.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pse, ka pasur Lufte II Boterore ne Kosove?

    Pse, ka pasur Lufte II Boterore ne Kosove?
    E Diele, 22 Maj 2005

    Valon A. Syla

    Cokollata e pare qe e hengren kosovaret, kishte ardhur bashke me italianet dhe gjermanet fashiste gjate viteve 1943-44. Kete s'e harron kurre Xhevati 72-vjec nga Istogu, cili thote

    se cokollaten e mbanim ne goje me ore te tera - qe kenaqesia te zgjaste sa me shume. Xhevatit, ate ia kishte dhene nje oficer italian me emrin Xhuzepe. Per t'ia kthyer te miren, Xhevati i kishte vjedhur nje pale corape te leshta nga shtepia dhe ia kishte falur oficerit italian.

    Xhevati e pershkruante oficerin si te pashem dhe shume pedant. Nganjehere i detyronte femijet te kryejne pune rreth kazermes se ushtareve dhe me pas i paguante me cokollata. Keshtu, te gjithe femijet e Istogut vraponin te Xhuzepe per cokollata. Ne Gjakove, ne anen tjeter, nazistet i priten edhe me sepete plot petlla, duke brohoritur "Rrofte Baba Hitler". Ne vende te tjera, si Orllani i Batllaves, kosovaret rezistuan duke mos ditur se me ke po luftojne. Keshtu tregon Bahriu 82-vjec i cili shpjegon se "porsa ia nisem me gjuajt 'cklau-cklau', gjermanet na kthyen 'rrabaurrabau'". "Dikur erdhen e na kapen per veshi; na mobilizuan me ruajt katundin."

    Keta shembuj ilustrojne paksa historine tragjikomike te Luftes Dyte Boterore ne Kosove. Shpeshhere, ardhja e nazizmit dhe fashizmit ishte perjetuar si clirim. Asokohe, nje plak vendor me plis te bardhe nuk e kishte fare te qarte se kush ishte Hitleri, e kush Cercilli. Per shqiptaret e Kosoves, nazistet hapen shkollat ne gjuhen shqipe; per nje moment, u bene te lire te udhetojne nga Gjirokastra e deri ne Mitrovice, pa i penguar kush.

    Redaktoret e historise

    Gjate periudhes naziste ne Kosove, historianet kane regjistruar rreth 200 te vrare. Ndersa, pas largimit se gjermaneve e italianeve - dhe, ardhjes se partizaneve jugosllave - u vrane mbi 80,000 veta. Edhe me shume te tjere u burgosen, u persekutuan dhe braktisen Kosoven.

    Me vone, gjate periudhes se Jugosllavise, te rralle ishin ata historiane te cilet shkruajten per keto ngjarje. Edhe atehere kur benin kete, i pershtateshin regjimit komunist. Sot, historianet shkruajne dhe rishkruajne ndryshe. Ata, historine e levizjeve te ndryshme shoqerore mundohen ta paraqesin te organizuar - dhe, mbi te gjitha, kombetare - edhe atehere kur kjo nuk ka qene e vertete. Neper tregimet e tyre sot mbizoteron romantizmi nacional me te cilin deshmoret shnderrohen ne martire, e martiret ne heronj.

    Madje, ndodh edhe qe personalitetet e medha historike t'i shpallin tradhetare apo antikombetare, varesisht nga kerkesat e kohes dhe te regjimit. Dic e ngjashme ka ndodhur

    shpesh ne Shqiperine post-enveriane dhe ne Serbi me historianet serbe. Kjo teknike e redaktimit te historise u pervetesua edhe nga shqiptaret e Kosoves gjate viteve '90-te.

    Kerkesa per lapidar

    Nje leter i erdhi dite me heret komunes se Prishtines nga Lidhja e Historianeve te Kosoves, "Ali Hadri". Ne te kerkohej qe t'i ngrihej nje lapidar qytetareve te pushkatuar ne nentor 1944. Keta qytetare te rene deshmore, nga Lidhja e historianeve cilesohen pjesetare te Levizjes Kombetare te Kosoves. Mbase, me deshire qe t'i paraqesin ata sa me te organizuar, sa me idealiste e kombetare - sic edhe pershkruhen ne kerkese.

    Faktet historike te viteve te Luftes II Boterore nuk deshmojne per ndonje idealizem te vecante mes shqiptareve te Kosoves. Sot, dikush do te mund t'i quan edhe profashiste, edhe pro-komuniste. E verteta duket te jete me prozaike: teper te rralle ishin ata qe ishin udhehequr prej cfaredo ideologjie. Shumica syresh, gjate viteve '40-te ishte e preokupuar me ruajtjen e pronave dhe te familjeve per shkak te nderrimeve te shpeshta e te pergjakshme te regjimeve.

    Edhe grupet e prishtinasve te pushkatuar ne nentor te vitit 1944 kishin qene viktime e nderrimeve te kursit te fuqive boterore. Eshte veshtire te besohet se kane pasur ndonje

    idealizem te forte, apo, edhe me e pabesueshme, te kene qene pjesetare te ndonje organizate "kombetare". Asokohe, ka qene ky nje koncept ende i hershem per Kosoven.

    Megjithate, eshte e qarte se ata duhet te mbahen ne mend si nje fryme qytetare me e vetedijshme, e cila e kishte pasur te qarte kercenimin e ripushtimit te Kosoves se pasluftes. Po ate vit, ai sapo kishte filluar.

    Me siguri mund te thuhet se keta prishtinase nuk kane qene as komuniste, balliste apo fashiste. Kishin qene qytetare te organizuar mbi baza individuale kunder komunizmit,

    te cilit nuk i besonin. Ate e konsideronin pushtues, vjedhes te pronave dhe pasurive te tyre. Mirepo, jane pikerisht lapidaret e "heronjeve te paemer" ata qe me se lehti mund t'i pershtaten cdo kerkese politike. Prishtinaset e vrare deri dje ishin kullashe e kuislinge. Prej sot, do te jene veprimtare kombetare.

    Ndoshta neser do te kuptohet se s'ishin tjeter vecse qytetare. Civile, si ne.

    valon.syla@gazetaexpress.com

    Marre nga gazeta "Exspres", Kosove
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    SABRI GODO ME SKENDERBEUN NĖ DIKTATURĖ - Shkruan: Akad. Rexhep QOSJA




    SABRI GODO ME SKENDERBEUN NĖ DIKTATURĖ

    Shkruan: Akad. Rexhep QOSJA

    Janė bėrė tridhjetė vjet qė nga boti mi i parė i romanit tė Sabri Godos, Skėndėrbeu. Sivjet ribotohet i pėr punuar me rastin e gjashtėqind vjetorit tė lindjes sė Heroit tonė kombėtar, Skėndėrbeut. Por si roman shumė i kėrkuar dhe shumė i lexuar ai ėshtė ribotuar edhe herė tė tjera nė Tiranė e nė Prishtinė.
    E kuptueshme.
    Mbamendja e sė kaluarės, njohja e saj, shpjegimi i saj, mėsimi prej saj e karakterizojnė kulturėn evropiane, prandaj e karakterizojnė edhe kulturėn tonė kombėtare si kulturė, nė radhė tė parė, evropiane. Nuk e thotė rastėsisht Herodoti se historinė e shkruajmė me qėllim qė “me kohė tė mos zvogėlohet rėndėsia e asaj qė kanė krijuar njerėzit – rėndėsia e veprave tė mėdha e tė mrekullueshme...”
    Romani i Sabri Godos, Skėndėrbeu, ėshtė roman i madh pėr figurėn mė tė madhe historike tė popullit shqiptar dhe pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi nė kohėn e tij, prej brezave tė mėvonshėm tė quajtur Moti i Madh.
    Siē dihet pėr Skėndėrbeun janė bėrė shumė vepra tė fushave tė ndryshme tė dijes e tė arteve.
    Pėr Skėndėrbeun janė shkruar shumė vepra shkencore: monografi, studime, artikuj.
    Janė bėrė shumė skulptura, piktura, gravura, janė kompozuar vepra muzikore dhe janė bėrė filma artistikė.
    Pėr Skėndėrbeun mė sė shumti janė shkruar vepra letrare: poezi, poema lirike, poema liriko-epike, epope, drama dhe romane.
    Pėr tė kanė shkruar shumė tė huajt.
    E kuptueshme
    Skėndėrbeu ishte prijėsi i luftėrave mė tė mėdha e mė tė gjata kundėr depėrtimit tė turqve nė Ballkan. Megjithėse tė bėra, kryesisht, nė truallin shqiptar, luftėrat e drejtuara prej tij kishin pėrmasėn evropiane: me to mbrohej edhe Perėndimi prej pėrshtrirjes sė Perandorisė Otomane dhe krishtėrimi prej pėrshtrirjes sė islamit. Kjo pėrmasė historike, qytetėruese dhe fetare e luftėrave tė tij, tė shpeshtėn e herėve, pėrbėn pėrmbajtjen e veprave letrare qė pėr Skėndėrbeun kanė shkruar autorė tė ndryshėm evropianė dhe amerikanė.
    Nė tė gjitha periudhat e letėrsisė shqipe, pėr Skėndėrbeun dhe luftėrat e drejtuera prej tij, kanė shkruar edhe autorė shqiptarė. Mund tė thuhet, madje, se numrin mė tė madh tė veprave letrare pėr tė e kanė shkruar vetė shqiptarėt.
    E kuptueshme.
    Skėndėrbeu ėshtė figurė e madhe e historisė kombėtare: ėshtė prijėsi shpirtėror dhe politik i popullit, ėshtė komandanti dhe strategu i luftėrave mė tė gjata dhe mė tė lavdishme tė popullit shqiptar pėr mbrojtje prej pushtuesve, ėshtė luftėtari mė i lavdishėm pėr lirinė e popullit shqiptar. Jeta e tij, bėmat e tij janė bėrė pėrmbajtja historike e vetėdijes liridashėse tė kombit shqiptar.
    Pėr Skėndėrbeun janė shkruar tipa tė ndryshėm romanesh.
    Mė sė shumti janė shkruar romane romantike, nė tė cilat historia e vėrtetė zėvendėsohet nga kallėzime pėr historinė qė dėshirohet. Nė to idealizohen mjedisi, personazhet, vetitė, tė bėrat, nė pėrgjithėsi jeta dhe vdekja e tyre!
    Pėr Skėndėrbeun janė shkruar shumė edhe romane ideologjike, qė pėrfaqėsojnė njė tip tė romanit romantik, nė letėrsinė tonė mė tė shpeshtė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Historizmi kėtu vihet nė shėrbim tė ideologjisė sė shkrimtarit dhe tė regjimit tė cilit ai i shėrben. Dhe ėshtė njė kornizė brenda sė cilės e vėrteta historike dhe e vėrteta artistike pėsojnė thjeshtėsim dhe shtrembėrim tė madh!
    Por, pėr Skėndėrbeun janė shkruar edhe romane nė tė cilat njeriu prijės, njeriu komandant dhe strateg, njeriu politik apo njeriu krijues para sė gjithash janė njerėz qė me fatin e tyre, me pėrjetimet, gėzimet e dhembjet e tyre, nė tė vėrtetė e simbolizojnė fatin e njeriut nė pėrgjithėsi. Kėto janė romane nė tė cilat arrihet njė domethėnie mė e pėrgjithshme. Kėtij tipi tė romaneve pėr Skėndėrbeun i takon edhe romani pėr Skėndėrbeun i autorit Sabri Godo.
    Poetika e tij
    Romani i Sabri Godos, Skėndėrbeu, pa dyshim, ėshtė romani mė i mirė i shkruar pėr heroin tonė kombėtar dhe, njėkohėsisht, njėri nga romanet mė tė mira tė shkruara nė gjuhėn shqipe deri sot.
    Le ta them rishtazi: e kuptueshme.
    Dhuntia e veēantė krijuese, qė dėshmohet nė tė gjitha prozat e tij, mjeshtėria posaēėrisht e dukshme gjuhėsore, kultura e gjerė historike dhe pėrkushtimi i jashtėzakonshėm ndaj historisė kombėtare i kanė bėrė tė mundshme Sabri Godos tė sendėrtojė njė pamje historike artistike mbi epokėn e Skėndėrbeun, pothuaj, tė pasendėrtueshme nė romanet e tjera pėr tė.
    Romani i Sabri Godos dallon prej romaneve tė tjerė pėr Skėndėrbeun edhe pėr nga procedimi krijues, edhe pėr nga gjerėsia e lėndės sė pėrfshirė historike, edhe pėr nga thellėsia e kuptimit, por edhe pėr nga cilėsia artistike e tij.
    Ky nė tė vėrtetė ėshtė roman - kronikė: nė tė zbatohet procedimi qė cilėson historinė dhe kronikėn. Nė tė nuk ka fabulė, dhe nuk ka subjekt, si nė romanin romantik-aventuristik, ēfarė shkruanin, fjala vjen, Valter Skoti dhe njė varg romantikėsh tė mėvonshėm. Kompozicioni i tij nuk pėrcaktohet nga subjekti po nga ballafaqimi i dy botėrave: i botės qė mbrohet dhe i botės qė sulmon.
    Historia, vėrtet, ėshtė nocioni themelor, pėrcaktues, i poetikės sė tij. Sabri Godo e hulumton ose, mė mirė tė thuhet, e krijon tė vėrtetėn historike tė kohės nė tė cilėn ka jetuar Skėndėrbeu duke shfrytėzuar dokumentet – aty ku dokumentet nuk mungojnė; duke futur nė pėrdorim fiksionin – . aty ku dokumentet e ruajtura nuk mjaftojnė dhe duke pėrdorur me dhunti tė rrallė krijuese magjinė e fjalės – si nė rastin e parė, ashtu edhe nė rastin e dytė.
    Dhe, kėshtu, nė romanin e tij pėr Skėndėrbeun do tė gjejmė histori tė mjaftueshme sa tė krijojmė pėrfytyrim tė plotė pėr kohėn qė e mbulon romani dhe mjeshtėri tė veēantė krijuese sa atė pėrfytyrim ta bėjė artistikisht tė paharruar.
    Pėr kėto arsye mund tė thuhet se nė romanin e Sabri Godos janė bėrė tė qarta ngjarjet, tė bėrat dhe bėmat qė pėrpara janė paraqitur tė mjegulluara; janė kthyer sė mbari ato qė, si e thotė edhe vetė autori nė pėrmbyllje tė romanit pėr Ali Pashė Tepelenėn, janė paraqitur sė prapthi dhe janė bėrė tė shumėkuptimshme ato qė mė parė janė paraqitur kuptimisht tė thjeshtėsuara.
    Koha, hapėsira, populli
    Romani i Sabri Godos Skėndėrbeu ėshtė roman pėr njė epokė. Ajo ėshtė epokė e daljes edhe tė popullit shqiptar prej tė ashtuquajturit terr mesjetar dhe e krijimit tė vetėdijes sė re qė sillte Rilindja Evropiane, para sė gjithash ajo italiane. Koha qė mbulon romani ėshtė kohė kthesė nė historinė shqiptare. Fatkeqėsisht, epoka qė nis pas kėsaj kthese nuk do tė jetė epokė e ngritjes qė shėnojnė popujt e Evropės Perėndimore, po epokė e rėnies nėn pushtimin osman, qė popullit shqiptar do t’i sjellė humbjen e lirisė, prapangelje tė madhe nė zhvillimin historik dhe ndėrlikime nė identitetin e tij.
    Romani i Sabri Godos, Skėndėrbeu, ėshtė vepėr nė tė cilėn me ngjarje historike, me bėma, me ballafaqime tė mėdha luftarake, me jetė e me vdekje, mbulohet njė hapėsirė e madhe, sado mė sė shpeshti mbulohet hapėsira nė tė cilėn e ka bėrė shtėpinė e tij populli shqiptar, hapėsira – udhėkryq mes Lindjes e Perėndimit, nė tė cilėn ballafaqohen pushtues tė ndryshėm, synime dhe interesa tė ndryshme, qytetėrime tė ndryshme, nė tė cilėn takohen apo edhe ballafaqohen krishtėrimi dhe islami. Kjo hapėsirė e gjerė doemos ndikon nė pėrbėrjen e romanit, por kjo hapėsirė e gjėrė me konfliktet qė ndodhin nė tė doemos ndikon nė zgjerimin e vėllimit semantik tė tekstit letrar.
    Pėrpos jetės sė pėrditshme, ngritjes madhėshtore historike dhe, mė nė fund, vdekjes sė Skėndėrbeut, nė roman janė paraqitur edhe shumė personazhe tė tjera: personazhe historike dhe personazhe tė imagjinuara. Numri i tyre me tė vėrtetė shumė i madh, veēantitė e tyre, shprehitė, virtytet dhe veset e tyre tė ndryshme, fatet e tyre tė ndryshme, tė bėrat a mėkatet e tyre tė vogla a tė mėdha, janė artistikisht shumė pėrshtypjelėnėse. Qoftė pėrmes tyre, qoftė edhe pėrpos tyre, nė roman ėshtė paraqitur jeta e popullit, qėndresa e tij, por edhe vuajtjet dhe pėsimet e tij. Tė gjitha kėto bėjnė qė romani nė shqyrtim tė quhet jo vetėm roman pėr Skėndėrbeun, por roman pėr njė popull – pėr popullin shqiptar. Nė tė vėrtetė, ky ėshtė roman historik pėr ballafaqimin e popullit tė vogėl shqiptar, nė krye me Skėndėrbeun, me njė fuqi tė madhe tė kohės: me Perandorinė Otomane.
    Roman pėr figura tė mėdha historike, qė jetojnė nė thyerje tė dy epokave dhe pėr ngjarje vendimtare historike, qė pėrcaktojnė tė ardhmen e popullit shqiptar nė shekujt qė vijnė, romani Skėndėrbeu ėshtė njėkohėsisht roman me shkėlqim tė fuqishėm poetik – meditativ. Kuptimi qė sendėrtohet nga fatet e dėshmuara me tė vėrtetat historike dhe tė vėrtetat artistike gjithsesi ėshtė tragjik: liria, idealet, tė drejtat, kuptimi i jetės nė vazhdimėsi janė rrezikuar prej fuqisė. Pavarėsisht prej sė drejtės qė i takon pėr jetė, pėr liri, pėr identitet dhe integritet shpirtėror njeriun e kufizon apo e rrezikon fuqia e tė fortit, qė quhet dhunė dhe ligji i natyrės, qė quhet vdekje.
    Koha e shkuar dhe koha jonė
    Romanet historike, zakonisht, shkruhen pėr t’u mbajtur mend historia, pėvojat dhe vlerat e saj. Por, romanet historike mund tė shkruhen edhe pėr t’iu shmangur tė sė tanishmes, pėr tė shprehur mospajtimin me tė kėqijat e saj. Nuk ka dyshim se nė romanin e Sabri Godos, Skėndėrbeu, i shohim qartė qė tė dy kėto arsye pėr shkrimin e tij. Ėshtė shkruar pėr t’u forcuar mbamendja e asaj kohe tė lavdishme tė historisė shqiptare, pėr t’u pėrjetėsuar edhe me fuqinė e artit vlerat pėr tė cilat ėshtė jetuar jeta dhe ėshtė pranuar vdekja e qė janė bėrė pėrbėrės karakterizues tė identitetit kombėtar shqiptar. Ėshtė shkruar, ndėrkaq, edhe pėr t’u shprehur me gjuhėn e mbuluar tė artit letrar mospajtimi me politikėn dhe me ideologjinė sunduese tė kohės kur ėshtė shkruar; ėshtė shkruar pėr tė gjetur shpjegime pėr tė vėrtetat, mashtrimet e gėnjeshtrat qė nuk mund tė kėrkoheshin nė kohėn kur ėshtė shkruar; ėshtė shkruar pėr tė gjetur ngushėllimet pėr pėsimet e shumėllojshme nė tė tanishmen dhe pėr tė gjetur shpresėn pėr tė ardhmen.Arsye, pa dyshim, tė mėdha, qė gjithmonė i frymėzojnė veprat e mėdha tė artit e tė shkencės.
    Prishtinė, nėntor 2005
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-09-2007
    Postime
    1

    Arrow Fate luftėtarėsh qė ranė nė mbrojte tė atdheut

    NJĖ “LETĖR E DJEGUR” PĖR LUFTĖTARIN E SHQIPĖRISĖ ETNIKE

    Varri i tij mbeti i hapur pėrplot gjashtėdhjetė vjetė. Ka mbetur peshojė e rėndė, vrragė nė shpirtin e nėnės Ajne qė e kėrkoi pėr tėrė jetėn birin e saj. ”E kam pasė djalė azgan”, thoshte ajo, ndėrsa kur bėnte be thoshte: “Pasha bjeshkėn ku m’ka metė djali”. Kjo bjeshkė e tmerrshme, si hije e zezė apo si mallkim, athua si do tė jetė pėrfytyruar nė shpirtin e sytė e nėnės Ajne?!...

    Nga Ilir Hajdari

    Pėrfundimi i Luftės sė Dytė Botėrore, solli nė pushtet komunistėt dhe lavdinė e tyre vėllazėrim-bashkimiane, titoiste etj., ndėrsa tė tjerėt, shqiptarė patriotė, qė kishin qėllim prej zemre e mendje tė shėndoshė bashkimin e trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm, u lanė nė harresė. Dėshmitė pėr ata njerėz qė ranė nė altarin e lirisė, kanė ardhur tė zbehta pas mė shumė se gjashtė dekadash. Vijnė disi tė mjegullta ato ngjarje tė lavdishme tė historisė sonė, tė asaj historie, heronjtė e sė cilės deshėn ta bėnin Shqipėrinė. Ata u persekutuan, u dėnuan e tė tjerėve iu mohua sakrifica e bėrė pėr atdhe, thėnė shkurt u anatemuan nga sistemi komunist, sistem i cili solli ricopėtimin e krahinave shqiptare.
    Njė “epitet” i mohimit pėr sakrficėn ndaj atdheut si “dekoratė”, dekada me radhė iu nda edhe luftėtarit Hajdar Jupė Hajdari nga fshati Bec, komuna e Gjakovės, ku, pėr plot gjashtėdhjetė vjet u la nė harresė, pa titull si dėshmor i kombit, pa merita pėr sakrificėn, ndėrsa pėr familjarėt asnjė pėrgjigje pėr humbjen e birit tė tyre.
    Nga tė dhėnat e familjarėve, mėsojmė se Hajdar Jupa u lind nė fshatin Bec nė vitin 1915. Si djali mė i madh i Jupė Hajdarit dhe i nėnės Ajne ai u kalit me traditėn dhe idetė pėrparimtare nga gjiu i kėsaj familje. Gjyshi i tij, Hajdar Kameri, ka qenė burrė me zė nė kėto anė. Kulla e tij ėshtė djegur disa herė nga armiqtė e vendit. Bajram Jupa (1930), vėllau mė i vogėl i Hajdarit, shpalos kujtimet e dėgjuara nga tė tjerėt pėr gjyshin e tij. “Babgjyshi, qysh thojke baba, ka liftue kunraj turkijes. Asht kanė i varruem. A kanė trim i madh e s’ju ka trem syni. Kur asht majt ni mledhje n’Junik me udhėheqėsat e atėhershėm, asht kanė edhe babgjyshi aty. Gjithkah asht shku pėr me i nimu vatanit. Emni i tij asht i shkruem n’derė t’Stamollit. Edhe kisha e Becit asht maru prej gurėve qė i ka sjellė pėr ndėrtimin e xhamisė, po nuk e di se pse u maru kisha e jo xhamija. Kjo ka ndodhė nė kohėn e austro-hungarisė”.
    Si fėmijė Hajdari kishte pėrjetuar rėndė plagėt e tė jatit nga plumbat e pushtuesve. Babai i Hajdarit, Dėrvish Jupa, nga kėto pėrplasje me armikun kishte marrė 36 plagė nė trupin e tij. Bajram Jupa kujton momentet se si nė odėn e burrave vinin njerėz me nam nė kėto anė si: Qel Shabani, Maxhun Nimani, Mehmet e Adem Aga nga Rashkoci etj. “Ata vishin n’kullen tonė se e nishin veten ma t’sigurt edhe se baba asht kanė trim i madh. Kush nuk ka mujt me ia ba fjalen dysh. Pėr tė njajtėn ditė asht ba myhyb edhe dervish, baba. Ksisoji rrallė ka bo vaki naj kund”, rrėfen nė mėnyrė modeste plaku, Bajrami, i cili mezi mundohet tė kujtojė ato ngjarje tė shkuara.
    Kulla e familjes sė Jupė Hajdarit ishte halė nė sy pėr armikun. Disa herė ėshtė bastisur shtėpia dhe janė maltretuar djemtė, me pretekst se nė kėtė kullė ka kriminel tė strehuar dhe nė kėrkim tė armėve. Nė masakrėn e prillit tė vitit 1941, nė Bec, ku serbėt vranė mbi 20 vetė, gra fėmijė e pleq, dhe ku kishin djegur e plaēkitur mbarė katundin, gjyshja e Hajdarit, Shake Gashja, kishte qėnduar nė oborr duke e parė shtėpinė tek po digjej, ndėsa familjarėt e tjerė tė kullės kishin braktisur katundin dhe kishin ikur kush kah tė munden pėr t’iu shpėtuar masakrave serbe. Pėr gjyshėn e Hajdarit thonė se ka qenė me nam. “N’shone rrugėn se po vjen Shake Gashja”, kujton Zizė Sadikja (bijė e Zhrellės), bashkėshortja e Hajdar Jupės, kėtė moment interesant kur ajo shkonte nėpėr dasme e konagjeqe e kah mos me kali e me kobure n’shokė.



    Fillim vitet e Luftės sė Dytė Botėrore e gjejnė Hajdar Jupėn tė angazhuar si vepimtar e bashkėpunėtor i organizatės Balli Kombėtar. Nė kėtė fomacion bėnin pjesė edhe burra e trima tė tjerė nga Beci: Musė Sadiku, Dėrvish Myrta, Din Mehmeti, Fazli Azllani, Dulė Sadiku, Prekė Shabani, Mėhill Ndou, Ukė Sokoli, Rrustem Delia, Ali Binaku, Isuf Musa, Fazli Ahmeti, Dervish Isufi, Rexhep Zeneli, Ramė Isufi, Bajram Musa etj.
    Zizė Sadikja, e cila ėshtė martuar nė moshėn 19 vjeēe me Hajdarin, kujton momentet kur kanė jetuar sėbashku me bashkėshortin e saj. “Kemi jetu vetėm pesė vjetė me burrin. Djalin e kam pasė 4 vjeē kur Hajdari ka marrė rrugėn pėr nė luftė. Ai asht kanė SS me uniformė tė gjermanėve. Ma s’pari asht kanė n’kazemen e Pejes. Aty ka nejt nja ni gjys viti. Asht ardh nja dy her me na pa n’shpi. Uniforma e tij asht kanė e verdhė. Pushkė e allti i mante me veti. Shoqni ma t’madhe ka pasė me Halil Dulėn e Zhdrell’s. Me ta (Halilin) janė kanė n’ kazerm t’Gjakovės. Mas gjasht muajsh qė ka nejt n’Pejė ka ardh nė kazermėn e Gjakovės. Hasani (vėllau i dytė me radhė i Hajdarit) ia qojke bukėn mėngjes pėr mėngjes n’kazerm. Rrugėn e bajke herė me kali e herė me kamė. Ni ditė kur Hasani ia qon bukėn, nuk e gjeti aty. E kishin pasė qu pėr nė Pej”. Pėr kėtė moment tė transfeimit nga kazerma e Gjakovės nė atė tė Pejės, ka treguar Halil Dula, i cili atė natė kishte ikur nga kazerma dhe, sikurse tregon ai, e kishte lutur Hajdarin qė tė ikte edhe ai, por ky nuk kishte pranuar tė bėnte njė veprim tė tillė. Nėna Zizė rrėfėn nė vazhdim se si nga kazerma e Pejės e kishin dėrguar nė kufirin me Malin e Zi. “Prej Pejės e kanė qu nė front kah Cėrna Gorja, qysh thojshin. Kalun do kohė e na e prunė “letren e djegun””, shpalosė kujtimet e atyre viteve tė vėshtira, plaka e urtė dhe e fortė, e cila jetoi qė ta rrisė tė vetmin djalė, Selimin, e tani i pėrkundė fėmijėt e nipit e tė mbesės.
    Ruke Hajdari (vjeē, 70), motra e Hajdar Jupės, evokon kujtimet e nėnės sė saj. “Vėllau i jem e ka pasė armėn ma tė randė e me rrethatore anemanė gjoksit. Nėpėr tana luftat qė janė ba atė kohė, qysh thojke nana jeme, ai asht kanė nė vijėn e parė tė frontit, sepse asht kanė i zoti. Ka mytė shkije sa ka mujtė derisa ju kanė hargju krejtė fyshekėt. Aty ka mbetė i vramė”. Njė bashkėluftėtarė i Hajdar Jupės, Zymer Luma nga Cėrmjani (tani i ndjerė), i cili kishte qenė nė ato beteja tė ashpra thotė se: “Kur jemi tėrhjekur nga pozicionet tona tė frontit e kam parė Hajdarin tė vrarė bashkė me shumė tė tjerė. Aty i kemi lėnė tė gjithė tė vrarėt dhe nuk jemi kthyer kurrė mė qė ti varrosim”. Nė kėtė luftė, qė u zhvillua nė vitin 1943-944 nė Shekullar, kanė marrė pjesė tre batalione dhe njėsi tjera civile tė organizuar pėr mbrojtjen e kufirit shqiptar nga depėrtimi i ēetnikėve serbė nė Kosovė. Bajram Jupa thotė se batalioni SS gjerman i Gjakovės, nė tė cilin bėnte pjesė Hajdari, ka qenė duke marshuar pėrgjatė njė lugine nė mes bjeshkėve. Nė ecje e sipėr, ky batalion ėshtė ra nė pritė nga komunistėt ēetnikė serbė e malazez me ē’rast ėshtė gri po thuajse i tėri. Pėr kėtė dhe beteja tė tjera tė ngjashme, ingjinier Xhafer Deva do tė shkruante mė vonė: “Mal mė bėhej zemra kur shikoja ata shqiptarė qė lėshoheshin drejt vekjes me aq dashuri, sikur tė shkonin nė dasmė”.
    Pas vrasjes sė Hajdarit, shtėpia e Jupė Hajdarit ka qenė halė nė sytė e komunistėve. Ėshtė bastisur disa herė gjatė luftės dhe pas saj. “Cetniktė erdhen edhe i morėn djemtė, Hasanin edhe Zymerin dhe nuk e dijė se kah dojshin me i qu. Nana Ajne e n’shoj qenin dhe vrapoj mbas djemve qė t’i ndalte. Nga shtėpia e deri mi Vojsa, ka shku pas djemve derisa i ka kthy nė shtėpi”, tregon Bajram Jupa, i cili kujton se nė atė kohė edhe vėllai tjetėr, i treti me radhė, Hyseni, kishte qenė ushtar i patizanėve, nė tė njėjtėn qetė ku bėnte pjesė edhe heroina Ganimete Tėbeshi.
    Vrasja e Hajdar Jupės ishte njė nga atao vrasjet e shumta qė kanė ndodhur ndėr shekuj te shqiptarėt, pėr ruajtjen e atdheut, pėr tė mos e koritur bajrakun, familjen dhe vetveten. Ai ra dėshmorė pa e tradhtuar atdheun, shokėt, pushkėn, betimin qė e kishte dhėnė para flamurit, ku e kishte veshur unifomėn e ushtarakut pėr t’i shėrbyer qoftė edhe njė ditė tė vetme atdheut e po qe nevoja edhe tė vdiset pė tė nė fushėn e nderit, qė armiqtė e vendit tė mos e zaptojnė tokėn arbėrore. I frymėzuar deri nė dhembje, poeti i madh At Fishta do tė shkuante kohė mė pėpara: “Mė mirė dekun e n’dhe me kja, se pė t’gjallė me mbetė nėn shkja”.
    Pra, Hajdar Jupa, tama si nė vagjet e Fishtės, pranoi qė tė vdiste mė pėrpara se tė jetonte i gjallė nėn robėrinė e Serbisė fashiste. Varri i tij mbeti i hapur pėrplot gjashtėdhjetė vjetė. Ka mbetur peshojė e rėndė, vrragė nė shpirtin e nėnės Ajne qė e kėrkoi pėr tėrė jetėn birin e saj. ”E kam pasė djalė azgan”, thoshte ajo, ndėrsa kur bėnte be thoshte: “Pasha bjeshkėn ku m’ka metė djali”. Kjo bjeshkė e tmerrshme, si hije e zezė apo si mallkim, athua si do tė jetė pėrfytyruar nė shpirtin e sytė e nėnės Ajne?!... Deri vonė e kanė pritur se ai do tė kthehet. Nuk kanė besuar se ėshtė vra. Babai i tij, Dėrvish Jupa, e ka kėrkuar gjithandej qoftė edhe varrin e tij, por mė kot. Mbeti vetėm krenaria bashkė me dhembjen. Te shokėt mbeti shembull se si duhet tė vdiset pėr atdheun. Gjaku i tij u bė fryt i vazhdimėsisė sė luftės pėr liri, ndėrsa varri i tij gjurmė e pashlyer nė ndėrgjegjen historike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D@mian : 27-09-2007 mė 14:04 Arsyeja: uli germat

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •