Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867

    Genocidi turk mbi Armenet

    Tmerri nė shkretėtirė

    90 vjet mė parė, mė 24 prill 1915 Lėvizja e Xhonturqve nė Perandorinė e atėhershme Osmane filloi me dėnimin, masakrimin dhe asgjėsimin e popullsisė armene tė Anadollit. Krimet e llahtarshme vazhduan deri nė vitin 1917. Historianėt seriozė janė dakord se nė aksionet e pėrgjakshme tė xhonturqve u vranė mes 800 mijė deri 1.4 milionė armenė. Po ashtu shkencėtarėt e shohin kasaphanėn osmane kundėr armenėve si pararendėse tė gjenocidit tė nazistėve kundėr hebrejve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
    Armenėt janė njė popull i lashtė kristian, tė cilėt janė sunduar nga romakėt, turqit dhe rusėt. Nė jug tė Turqisė ata kanė jetuar me shekuj. Njė pjesė e kėtij vendi tė vogėl tani ėshtė Republikė e pavarur, pasi ka fituar pavarėsinė menjėherė pas shkatėrrimit tė Bashkimit Sovjetik. Nė vitet e fundit tė Perandorisė Osmane, mbi 2,5 milionė armenė jetonin kryesisht nė pjesėn jugore tė Turqisė sė sotme. Aktualisht nė Turqi jetojnė rreth 65 mijė armenė. Pėrndjekja e armenėve pat filluar nga lėvizja e xhonturqve. Me shpėrthimin e Luftės sė Parė Botėrore, terrori u ashpėrsua. Xhonturqit, tė cilėt morėn pushtetin nė vitin 1908, ndiqnin njė politikė nacionaliste dhe akuzonin armenėt e krishterė si bashkėpunėtorė tė rusėve, gjė qė ishte njė shpifje. Nė vitet 1915 dhe 1916 rreth 1.8 milionė armenė u deportuan nė drejtim tė Sirisė dhe Irakut. Pjesa mė e madhe e tyre u vranė e u masakruan gjatė rrugės. Turqia edhe sot e kėsaj dite e minimizon gjenocidin, duke theksuar se vetėm 200 mijė armenė kanė humbur jetėn si pasojė e sėmundjeve dhe masakrave tė ndėrsjella. Ndėrkohė, shumė parlamente tė vendeve evropiane i kanė kualifikuar krimet osmane si gjenocid. Njė pjesė e madhe e armenėve gjetėn strehė nė perandorinė ruse, nė Siri dhe nė diasporė. Sot diaspora armene ėshtė njėra ndėr mė aktivet nė botė dhe vazhdimisht ushtron presion kundėr qeverive perėndimore, qė nga Turqia tė kėrkojė ballafaqimin me kėtė kapitull tė errėt tė historisė.

    Kampe shtegtare

    Krimet osmane nė fillim tė shekullit 20-tė kundėr armenėve kishin tronditur Evropėn. Nė romanin e famshėm “40 ditėt e Musa Dagut” shkrimtari hebre Franz Ėerfel i ka ngritur njė pėrmendore vuajtjeve tė kėtij populli. Ėerfel, i cili kishte udhėtuar nėpėr vendbanimet e armenėve, shkruan se atje kishte gjetur parajsėn, e cila nga osmanėt ishte shndėrruar nė ferr. “Ne jemi njė popull i mjerė”, thotė njėri prej personazheve tė romanit. Fjala ėshtė pėr 5000 armenė tė vendosur si barrikadė nė kodrėn e Musa Dagut, tė cilėt pėrpiqeshin t’i shpėtonin deportimit nga osmanėt. Libri i Ėerfel ėshtė rrėfim letrar, por ai i afrohet realitetit tė asaj kohe. Dy muaj pas botimit nė Gjermani, vepra ishte ndaluar nė vitin 1933 nga nazistėt. Kjo nuk ishte habi, sepse Ėerfel shkruante nė jug tė Perandorisė, gjithnjė e mė tė vogėl, Osmane, ku kishte parė kampe shtegtare tė shfarosjes.

  2. #2
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Shkrimtari i kėrcėnuar

    Shumica e armenėve tė Turqisė sot jetojnė nė Stamboll. Ata janė qytetarė luajalė tė Turqisė. Nga territori qė dikur popullohej prej tyre ka mbetur vetėm njė katund nė kodrėn Musa Dag. Ky katund quhet Vakifli Köy dhe ka 140 banorė. Kėto ditė ky fshat vizitohet nga gazetarė tė shumtė perėndimorė. Tė gjithė janė nė kėrkim tė gjurmėve tė armenėve. Prej 140 banorėve vetėm njėri prej tyre ka qenė gjallė kur ka ndodhur gjenocidi. Avdedis Demirci ėshtė 91 vjeē, dmth. nė vitin 1916 ka qenė 1 vjeē dhe nuk i kujtohet asgjė nga tmerri. Por, ai tėrė jetėn ka jetuar me kujtimet e anėtarėve tė familjes, tė cilėt i kanė rrėfyer pėr periudhėn e masakrave turke.
    Nė Turqi ende ėshtė tabu tė flitet pėr gjenocidin kundėr armenėve. Sė fundi, shkrimtari i famshėm Orhan Pamuk, i cili sapo ka botuar nė gjermanisht romanin “Bora”, kritikoi Turqinė zyrtare dhe elitat intelektuale se falsifikojnė me fanatizėm historinė dhe mohojnė faktet. “Gati askush” nė Turqi nuk flet pėr atė se mbi njė milion armenė janė vrarė. Pas intervistės kundėr Pamukut u ngrit nė kėmbė gati mbarė Turqia. Disa e quajtėn tradhtar, tė tjerėt iu kėrcėnuan me vdekje autorit tė respektuar. Nacionalistė turq dogjėn libra dhe portrete tė shkrimtarit, njė kryetar komune madje kėrkoi heqjen e librave tė Pamukut nga biblioteka e qytezės. Vetėm pas ndėrhyrjes sė guvernatorit tė krahinės ky qėllim nuk u realizua.

    Dy pashallarė

    Por, edhe nė Turqi ka filluar tė ndryshojė mentaliteti. Qeveria e kryeministrit Rexhep Taip Erdokan patjetėr dėshiron tė anėtarėsohet nė Bashkimin Evropian. Kjo qeveri dėshiron tė ecė shpejt drejt Brukselit, pa pengesa, andaj viteve tė fundit janė miratuar shumė ligje, tė cilat janė tė pajtueshme me legjislacionin evropian dhe dalėngadalė nė shoqėri po injektohen vlera perėndimore. Tashmė nė Turqi ka emisione televizive nė gjuhėn kurde, gjė qė para pak vitesh as qė ka mundur tė merret me mend. Kėngėtarė kurdė guxojnė tė kėndojnė nė gjuhėn e tyre. Presioni i madh evropian ka bėrė qė nga burgu tė lirohet aktivistja e njohur kurde Lejla Zana, e cila – njėlloj si Adem Demaēi dhe Ibrahim Rugova – ėshtė nderuar nga Parlamenti Evropian me ēmimin “Saharov” pėr tė drejtat e njeriut.
    Ditėve tė fundit Turqia ka bėrė disa lėvizje edhe sa i pėrket kapitullit tabu mbi armenėt. Diaspora armene nė SHBA bėri presion qė kryetari Bush nė fjalimin e 24 prillit (90 vjet pas krimit osman kundėr armenėve) tė pėrmendte pėr herė tė parė nocionin gjenocid. Nė mediat turke pėr herė tė parė botohen tekste tė historianėve, tė cilėt nuk injorojnė krimet. Historiani Halil Berktay shkruan hapur pėr spastrim etnik tė armenėve, njė nocion i pėrdorur nė vitet 90-tė pėr tė pėrshkruar krimet serbe kundėr boshnjakėve, kroatėve dhe shqiptarėve nė ish-Jugosllavi. Kohė mė parė, kryeministri turk Erdokan i ka propozuar Armenisė ngritjen e njė komisioni tė pėrbashkėt tė historianėve, tė cilėt do tė rivlerėsonin edhe njėherė ngjarjet para 9 dekadave. Me njė fjalė: nė Turqi ka filluar tė griset shtresa e akullt e gėnjeshtrave historike. Tani shumė politikanėve u kujtohet se Talat Pasha dhe Enver Pasha, tė cilėt kishin organizuar gjenocidin kundėr armenėve, nė vitin 1919 nga vetė drejtėsia turke ishin dėnuar me vdekje. Ata u akuzuan pėr asgjėsimin e njė popullit tė tėrė, i cili pėrbėnte njė komunitet. Dy pashallarėt turq, Talati dhe Enveri i shpėtuan ekzekutimit. Ata ikėn nga Turqia me njė anije gjermane. Nė atė kohė Gjermania ishte aleate e Stambollit. Edhe sot Gjermania ėshtė aleat i Turqisė, por me qėllime fisnike. Qeveria e kancelarit Schröder kėrkon qė Turqia mė nė fund tė ballafaqohet me tė kaluarėn e saj. Njė kėrkesė e drejtė!


    Marre nga gazeta "Shekulli"

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    A e njeh Shqiperia si "Genocid" vrasjen e Armeneve? Pjesa me e madhe e shteteve e pranon vrasjen e Armeneve por nuk e konsideron ate Genocid? Por se fundmi, me hapjen e Negociatave Turqi - BE presioni i lobit Armen eshte rritur dhe i ka rigjalleruar diskutimet per kete teme. Ne BE disa shtete mdis te tjerave Franca, Italia dhe patjeter Greqia e pranojne Genocidin. Nese di ndonjeri diēka rreth qendrimit te Shqiperise eshte i lutur te kontriboje. Njohja e Genocidit eshte nje veprim politik me teper sesa njohje e historise, nisur nga maredheniet Shqiperi-Turqi them me hamendje se Shqiperia nuk e pranon Genocidin.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga SuiGeneris
    A e njeh Shqiperia si "Genocid" vrasjen e Armeneve? Pjesa me e madhe e shteteve e pranon vrasjen e Armeneve por nuk e konsideron ate Genocid? Por se fundmi, me hapjen e Negociatave Turqi - BE presioni i lobit Armen eshte rritur dhe i ka rigjalleruar diskutimet per kete teme. Ne BE disa shtete mdis te tjerave Franca, Italia dhe patjeter Greqia e pranojne Genocidin. Nese di ndonjeri diēka rreth qendrimit te Shqiperise eshte i lutur te kontriboje. Njohja e Genocidit eshte nje veprim politik me teper sesa njohje e historise, nisur nga maredheniet Shqiperi-Turqi them me hamendje se Shqiperia nuk e pranon Genocidin.
    Nuk eshte problem qe ta njohe Shqiperia, por vendet e tjera. Pasi nese e njeh diplomacia nderkomtare dhe historia si fakt real, ate here hapet rruga per njohjen e genocid grek mbi Ēamet.

    Genocidin armen, Greqia, patjeter qe do e njohe, pasi dihet qe e ben me tepr per inat ter turkut, me te cilen nuk marredhenie te mira.

  5. #5
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Heee anadollaket

    Le te kthehemi njecike mbrapa ne kohe e te shikojme nje nga vendimet e nje kongresi segret nga "xhon turqit" qe u mbajt ne selanik me 1919,ku nder te tjera u diskutua nje plan djallezor ne lidhje me sterminimin dhe zhdukjen e armeneve nga turqia.Rasti i volitshem per realizimin e ketij plani shfaqet me nisjen e luftes pare boterore.Si fillim thirren burrat armen qe ishin ne gjendje te luftonin gjoja per te organizuar grupacionet qe ne ate kohe quheshin "batalionet e punetoreve".
    Eliminohen te gjithe elementet e ketyre batalioneve,vriten dhe masakrohen pa meshire.Ne fillim arrestohen dhe me pas vriten ne menyren me te eger e barbare intelektuale,klerike,dhe dirigjent politike.pra ne fshatra qe banoheshin nga armenet nuk ngel kembe burri,vetem gra,femije dhe te vjeter.Ishte e mjaftueshme si mjet per te arritur qellimin egersia dhe barbarizmi turk.Ata qe ia dolen te arratisen nga tmerri anadollak u perballen fuqishem me urine,etjen,semundjet,dhe lodhjen kapitese si pasoje e mijra e mijra kilometrave qe pershkruan ne kembe per t'ju larguar masakres.Nuk ishin pak por nje milion e pesqintmije armene pothuaj shumica e ketij minoriteti qe vuajti.Me date dy maj ne bruksel mblidhen me mijra armene te ardhur nga sa e sa vende te europes qe te kerkonin nga bashkimi europian qe nje nga kushtet qe turqia duhet te plotesoje eshte edhe njohja e gjenocidit ndaj armeneve nisur nga viti 1915 e tutje.Delegacionet e ardhura nga njezetepesceja por dhe nga vende tjera evropiane jane bashkuar mbrapa selise parlamentit europian.Delegacioni me i madh ka qene ai francez pasi komuniteti armen ne france eshte nga me potencialet.Komuniteti armen ne france numeron rreth 400 000 vete dhe eshte krijuar nga diaspora dhe nga sterminimet ne lindjen e mesme e sidomos ne turqi.
    Presidenti Shirak kercenon me voten e vetos turqine nese kjo e fundit nuk njeh gjenocidin e bere ndaj pakicave katolike ne lindjen e afert.Ai nder te tjera pohon se fjala e fundit e popullit francez do te jete atehere kur turqia ashtu si edhe vendet pjesmarrese ne BE te pranoje gabimet e vjetra historike.Qeveria e ankarase jo vetem qe nuk ka treguar asnje shenje inciative ne lidhje me zgjidhjen e ketij problemi por si gjithnje i ka mohuar pamvaresisht se njohes te medhenj te historise turke dhe njeri nder ta edhe Taner Aksam publikon qartazi ne librat e tij sterminimin armen nga anadollaket, te dokumentauara keto gjeresisht ne arkivat historike.Eshte vertete plage e rende per pasardhesit e viktimave ky mospranim nga qeveria turke per njohjen e gjenocidit ndaj armeneve.Dhe gjeja me absurde eshte frontiera turke qe akoma sot e kesaj dite armenet qe jetojne ne armeni nuk mund te udhetojne ne evrope nga pjesa e turqise.Nga BE per kete pati nje delegacion te posacem ne ankara ku u kerkua qe te bashkepunohej me qeverine armene ne lidhje me kete por anadollaket edhe kesaj rradhe hezituan.Simbas
    amandamentit numer 83 te BE anadollakeve do tu lehtesohej hyrja ne BE nese do
    te pranonin formalisht gabimin e tyre historik dhe te hapnin bllokaden perendimore ndaj shtetasve armene qe te munden te udhetojne drejt europes dhe nga pjesa e turqise.Perseri ligjet e kushtetutes anadollit u forcuan edhe me nje budallek te radhes,nje pike e kodit civil turk thote..."Cdo kush qe ne menyre te drejtperdrejt apo terthorazi u jep te perfitojne te huajve ne dem te interesit nacional turk denohet.."...Dhe jo pak por minimumi merr nje denim dhjete vjecar.
    Pra nese nje turk pohon gjenocidin turk ndaj armeneve e han sa krahu.Ky ligj bie ndesh me amendamentet e 1950 te parlamentit europian per lirine e te drejtat e njeriut.Nje delegacion armen i thirrur nga parlamenti europian i nisi nje leter qeverise turke ku nder tjera kerkon njohjen e gjenocidit ndaj popullit armen,terheqjen e trupave ndaj qipros si dhe respektimin e te drejtave te minorancave qe jetojne ne turqi.Pra sic e shihni anadollaket meritojne tua thysh brinjet.Por dhe armenet ama tua ypesh te t'eme jane.Te dy popyj legena si anadollaket si armenet.Te vriten e te copetohen se e masakruan ballkanin per 500 kokrra vitesh..yyyyyyyyyyyyttt *******
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 11-05-2005 mė 10:21
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga SuiGeneris
    A e njeh Shqiperia si "Genocid" vrasjen e Armeneve? Pjesa me e madhe e shteteve e pranon vrasjen e Armeneve por nuk e konsideron ate Genocid? Por se fundmi, me hapjen e Negociatave Turqi - BE presioni i lobit Armen eshte rritur dhe i ka rigjalleruar diskutimet per kete teme. Ne BE disa shtete mdis te tjerave Franca, Italia dhe patjeter Greqia e pranojne Genocidin. Nese di ndonjeri diēka rreth qendrimit te Shqiperise eshte i lutur te kontriboje. Njohja e Genocidit eshte nje veprim politik me teper sesa njohje e historise, nisur nga maredheniet Shqiperi-Turqi them me hamendje se Shqiperia nuk e pranon Genocidin.
    Me teper se 800,000 Armene u vrane vetem gjate marshimit per te ikur nga Turqia, pa konsideruar pjesen tjeter......e quan s'e quan Shqiperia, ky eshte Genocid.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Pan
    Anėtarėsuar
    25-09-2005
    Postime
    60
    Interesante, sidomos po te shfrytezohet per ceshtjen came. Disa nga tanet duhet te shikojne dhe raste te ngjashme si ky qe te mesojne nga gabimet dhe metodat e te tjereve ne trajtimin e ceshtjeve. Megjithate neve historikisht nuk e kemi patur si mentalitet qe te ankohemi per te tilla gjera se na duket vetja si qurravece. Prandaj dhe camet dhe armenet dhe palestinezet duhet te mesojne nga Izraeli. Sidomos kur keto tre popullsi kane nje te dhene qe i favorizon ne krahasim me izraelitet: genocidi i tyre ka ndodhur realisht.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Pėr: Genocidi turk mbi Armenet

    Citim Postuar mė parė nga ArberXYZ Lexo Postimin
    Tmerri nė shkretėtirė

    90 vjet mė parė, mė 24 prill 1915 Lėvizja e Xhonturqve nė Perandorinė e atėhershme Osmane filloi me dėnimin, masakrimin dhe asgjėsimin e popullsisė armene tė Anadollit. Krimet e llahtarshme vazhduan deri nė vitin 1917. Historianėt seriozė janė dakord se nė aksionet e pėrgjakshme tė xhonturqve u vranė mes 800 mijė deri 1.4 milionė armenė. Po ashtu shkencėtarėt e shohin kasaphanėn osmane kundėr armenėve si pararendėse tė gjenocidit tė nazistėve kundėr hebrejve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
    Armenėt janė njė popull i lashtė kristian, tė cilėt janė sunduar nga romakėt, turqit dhe rusėt. Nė jug tė Turqisė ata kanė jetuar me shekuj. Njė pjesė e kėtij vendi tė vogėl tani ėshtė Republikė e pavarur, pasi ka fituar pavarėsinė menjėherė pas shkatėrrimit tė Bashkimit Sovjetik. Nė vitet e fundit tė Perandorisė Osmane, mbi 2,5 milionė armenė jetonin kryesisht nė pjesėn jugore tė Turqisė sė sotme. Aktualisht nė Turqi jetojnė rreth 65 mijė armenė. Pėrndjekja e armenėve pat filluar nga lėvizja e xhonturqve. Me shpėrthimin e Luftės sė Parė Botėrore, terrori u ashpėrsua. Xhonturqit, tė cilėt morėn pushtetin nė vitin 1908, ndiqnin njė politikė nacionaliste dhe akuzonin armenėt e krishterė si bashkėpunėtorė tė rusėve, gjė qė ishte njė shpifje. Nė vitet 1915 dhe 1916 rreth 1.8 milionė armenė u deportuan nė drejtim tė Sirisė dhe Irakut. Pjesa mė e madhe e tyre u vranė e u masakruan gjatė rrugės. Turqia edhe sot e kėsaj dite e minimizon gjenocidin, duke theksuar se vetėm 200 mijė armenė kanė humbur jetėn si pasojė e sėmundjeve dhe masakrave tė ndėrsjella. Ndėrkohė, shumė parlamente tė vendeve evropiane i kanė kualifikuar krimet osmane si gjenocid. Njė pjesė e madhe e armenėve gjetėn strehė nė perandorinė ruse, nė Siri dhe nė diasporė. Sot diaspora armene ėshtė njėra ndėr mė aktivet nė botė dhe vazhdimisht ushtron presion kundėr qeverive perėndimore, qė nga Turqia tė kėrkojė ballafaqimin me kėtė kapitull tė errėt tė historisė.

    Kampe shtegtare

    Krimet osmane nė fillim tė shekullit 20-tė kundėr armenėve kishin tronditur Evropėn. Nė romanin e famshėm “40 ditėt e Musa Dagut” shkrimtari hebre Franz Ėerfel i ka ngritur njė pėrmendore vuajtjeve tė kėtij populli. Ėerfel, i cili kishte udhėtuar nėpėr vendbanimet e armenėve, shkruan se atje kishte gjetur parajsėn, e cila nga osmanėt ishte shndėrruar nė ferr. “Ne jemi njė popull i mjerė”, thotė njėri prej personazheve tė romanit. Fjala ėshtė pėr 5000 armenė tė vendosur si barrikadė nė kodrėn e Musa Dagut, tė cilėt pėrpiqeshin t’i shpėtonin deportimit nga osmanėt. Libri i Ėerfel ėshtė rrėfim letrar, por ai i afrohet realitetit tė asaj kohe. Dy muaj pas botimit nė Gjermani, vepra ishte ndaluar nė vitin 1933 nga nazistėt. Kjo nuk ishte habi, sepse Ėerfel shkruante nė jug tė Perandorisė, gjithnjė e mė tė vogėl, Osmane, ku kishte parė kampe shtegtare tė shfarosjes.

    Ja sa te mire jemi ne shqiptaret:

    18 korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierė me armė tė nisura nga Shqipėria nė drejtim tė Armenisė. Tregtia e armėve shkaktoi njė superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjėherė i dėrgoi letėr konferencės islamike pėr penalizmin e Tiranės zyrtare. Armenia nė kėtė kohė ishte nė konflikt tė hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipėrisė si njė akt kundėr Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndėrmarrja Meico. - See more at: http://bord.gazetakritika.net/diskut....Vrs4quk0.dpuf

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Pėr: Genocidi turk mbi Armenet

    Po gjenocidin qe shkaktuan ne vendin 'tuaj' per 500 vjet a do ta pranojne "the turkish bastards"? ,,,,,,,,,,,,,,,,,,pse nuk merreni me shume me kete gje,,,,
    mateo

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mateo pėr postimin:

    Al.. (26-04-2014)

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Pėr: Genocidi turk mbi Armenet

    Ska dyshim qe gjenocidi turk mbi popullaten armene edhe greke ka ndodhur. Tani a Shqiperia ka nderment ose duhet ta njohe apo jo, kjo eshte nje teme tjeter qe i hyn politikes.

Tema tė Ngjashme

  1. Hipoteza pseudoshkencore e "Prejardhjes se shqiptarėve nga Azerbajxhani"
    Nga glaukus 001 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 17-05-2013, 19:12
  2. Genocidi Dhe Masakrimi I Popullit Shqiptar Nga Helenasit
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 07:32
  3. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  4. Genocidi komunist mbi malesoret shqiptare
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-07-2003, 21:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •