Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kol Idromeno


    Idromeno arkitekt, ja veprat qė realizoi


    Nga: FATMIRA NIKOLLI

    Emri:  76518.jpg

Shikime: 863

Madhėsia:  24.9 KB
    Kafja e madhe, katedralja e Shkodrės, xhamia e Parrucės, Prefektura, numri mė i madh i ndėrtesave mė tė bukura tė shėtitores kryesore nė qytetin verior, shtėpitė e familjeve tė mėdha, janė tė gjitha vepra tė realizuara nga Kol Idromeno, arkitekt!
    Fytyrėn e sotme tė zonjės Shkodėr e ka "pikturuar" vetė ai me kujdesin mė tė madh, pėr detajet, fetė, estetikėn, urbanistikėn. Godinat e tij janė nė sintoni me njėra-tjetrės. Ka njė harmoni tė pėrkryer, ashtu siē tė gjitha penelatat i bashkohen njėra-tjetrės pėr tė dhėnė nė fund tė njėjtėn pikturė. Qyteti i kulturės mban ende sot imazhin qė i dha Idromeno, "babai" i "Motrės Tone"!
    Dora e tij ėshtė ende sot e gjallė dhe ėshtė nė fakt, zona mė e vlertė e Shkodrės, zona me tė cilėn qyteti identifikohet e paskėtaj krenohet.
    Njė ekspozitė qė ēelet sonte nė mbrėmje nė ora 18:00 nė Muzeun Historik Kombėtar prezanton para publikut tė gjerė, imazhin pak tė njohur si arkitekt tė Idromenos, i njohur mė sė shumti si piktor. Arben Biēoku, nėnkryetar i shoqatės sė arkitektėve dhe Skėnder Luzati, studiues i artistit shkodran tregojnė detajet e aktivitetit.
    Sa vizatime dhe fotografi janė pjesė e ekspozitės?
    Pjesa e parė e ekspozitės paraqet fotografi tė dokumenteve origjinale tė Kol Idromenos, qė janė nė fakt skica tė projekteve tė tija si arkitekt. Ai ka punuar nė rreth 110 objekte nė Shkodėr, qė nga projektimi, realizimi e duke pėrfunduar tek disa detaje arkitektonike. Nė ekspozitė kemi sjellė rreth 26 fotografi tė dokumenteve tė tij. Mė tej, janė rreth 50 fotografi tė skicave qė unė kam bėrė mbi veprat e tij. Idromeno ka filluar tė punojė mė 1880 dhe deri mė 1940, kur ai ka ndėrruar jetė. Ėshtė njė punė kolosale e shtrirė nė 6 dekada.
    Cilat janė objektet kryesore qė ai ka realizuar nė Shkodėr si arkitekt?
    Kafja e madhe ėshtė vepėr e tij. Nė fillim ajo qe njė kafe e vogėl, por me ndėrhyrjen e Idromenos, qė aplikoi konceptet e tij pėr arkitekturėn dhe trashėgiminė, ajo u kthye nė atė qė ėshtė sot. Idromeno, pavarėsisht zgjerimit tė saj, ruajti me pėrpiktmėri detaje e rėndėsishme, siē ėshtė pamja qė kishte prej aty kulla e Preng Pashės. Kjo e fundit, nė komunizėm u prish.
    Mė tej ka ndėrtuar Katedralen e madhe tė Shkodrės, ku ka bėrė detaje me rėndėsi tė saj, tavanin e saj, altarin dhe disa skulptura tė sajat.
    Po nė zonėn myslimane tė Shkodrės, cilat objekte ka ndėrtuar?
    Xhamia e Parrucės ėshtė vepėr e tij. Nga ana tjetėr, ka projektuar dhe realizuar objekte banimi mjaft tė bukura, si edhe centralin elektrik, fabrika, kisha e Shirokės, godinėn e Radovanėve, e mė gjerė. Zona e pedonales, qė mban sot emrin e tij, shumė prej ndėrtesave i ka vepra tė Idromenos. Me arkitekturėn e tij, ndėrtesat bėhen pjesė e formulimit tė rrugėve.
    Ju keni mundur tė shikoni dhe studioni, dosjen e Idromenos nė Arkivin e Shtetit. Cila ėshtė historia e fundit tė tij dhe nė ēfarė gjendjeje ėshtė?
    Kanė qenė nė vitet 1965-1970, kur nipi i Idromenos ka dorėzuar nė Arkivin e Shtetit dokumente e arkiva tė piktorit e arkitektit. Nė atė dosje janė tė gjitha ato qė ka lėnė ai pas. Fondi i Idromenos ėshtė ende nė Arkivin e Shtetit. Nė secilin prej dokumenteve ai ka vėnė firmėn e vet, gjė qė ėshtė e verifikueshme. Nuk di tė them tani se cila ėshtė gjendja e kėtij fondi, pasi unė kėto i kam marrė mė shumė se 20 vite mė parė.
    Pse ia keni bashkuar punimet tuaja punimeve tė veprave tė tij?
    Sepse janė vizatime tė miat mbi punėt e tij. Kam pėrfshirė ndėrtimet mė tė rėndėsishme, detajet e punės sė Idromenos. Ai ka qenė Mikelanxhelo i Shqipėrisė.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    Gjenev
    Postime
    21

    Pėr: Kol Idromeno

    Ja nje artikull nė gjuhen franceze pėr Kolė Idromenon.

    http://nationbicephale.com/culture-g...e-idromeno.mik

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Katedralja "Shen Shtjefni" - Shkoder
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 17:20
  2. Artet e Bukura tė Shqipėrisė
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:59
  3. Ringjallja e "Motrės Tone" nė Luvėr
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-07-2005, 18:19
  4. Ēezarina Daragjati
    Nga Brari nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 09:46
  5. Dedej: Ju tregoj pikturat e ēmuara tė familjes
    Nga shigjeta nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-08-2002, 22:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •