Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    i ELBASAN-it Maska e mullaymeri
    Anėtarėsuar
    23-08-2002
    Vendndodhja
    BOLZANO/BOZEN - ITALI
    Postime
    68

    Arkitekti dhe piktori shkodran Kol Idromeno

    Per mua eshte "Monalisa" shqiptare...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 23-03-2004 mė 01:39
    "Arbeit Macht Frei"

    *****************************
    WE DON'T NEED ANOTHER WAR !

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ymeri na trego pak me shume per Kol Idromenon apo dhe per portretin me lart ???


    Nga ana vizive i ka vertet te gjitha piket. Ja ke vene bukur emrin Monalisa shqiptare.


    Pershendetje

  3. #3
    i ELBASAN-it Maska e mullaymeri
    Anėtarėsuar
    23-08-2002
    Vendndodhja
    BOLZANO/BOZEN - ITALI
    Postime
    68

    Nuk e njoh aq shume...

    Kol (Nikoll) Idromeno u lind ne Shkoder ne vitin 1860 dhe vdiq po ne ket qytet nga funi i vitit 1939. Vepra e tij e fundit ishte projektimi dhe ndertimi i varrit te tij.
    Mesimet e para per pikturen i mori nga i jati. Per disa vite mori mesime private tek mjeshtri i madh te fotografise Pietro Marubi qe ne ate periudhe sapo kishte emigruar nga Italia per ne Shkoder. Pasi fiton nji konkurs pikture regjistrohet ne Accademia di Belle Arti, Venezia. Pas dy vjetesh grindet me nji nga mjeshtrat e akademise keshtu qe largohet prej andej dhe i vazhdon studimet ne nji nga studiot me te medha private te Venecias.
    Krijimtaria e tij eshte shume e pasur. Gjeniu i tij perfshiu disa fusha si : pikture, fotografi, kinematografi ( ishte pronari i se pares salle kinemaje ne shqiperi), arkitekture (projektimi i disa rrugeve si dhe projektimi dhe pikturimi i katedrales se Shkodres) .
    Ne vitin 1922 shfaqi filmin e pare ne Shqiperi ne kinemane e tij ne Shkoder.
    Kjo asht nji pikture tjeter e bukur e tij : "Dasma Shkodrane"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mullaymeri : 25-09-2002 mė 16:43
    "Arbeit Macht Frei"

    *****************************
    WE DON'T NEED ANOTHER WAR !

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Faleminderit per prezantimin e piktorit. Dasma Shkodrane me pelqeu akoma me shume si pikture. Ka piktura te tjera...?


    p.s. Kerkoj falje per zvogelimin e emrit, nuk e di mu duk si me e thjeshte per tu shkruar.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    nji lapsus ke aty ..jo 1960 por 1860 ...nejse.

    Mulla pergezime per pikturat.

    Piktura larte quhet "motra Tone" qe duhet te jete motra e piktorit , ndoshta Antonine ose dicka e tille.

    Ne se keni mundesi te sillni ketu dhe Kel Kodhelin do beni nji mrekulli.
    Shkodra eshte Firence shqiptare.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  6. #6
    i ELBASAN-it Maska e mullaymeri
    Anėtarėsuar
    23-08-2002
    Vendndodhja
    BOLZANO/BOZEN - ITALI
    Postime
    68
    Ky eshte autoportreti i KOL IDROMENO.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Arbeit Macht Frei"

    *****************************
    WE DON'T NEED ANOTHER WAR !

  7. #7
    i ELBASAN-it Maska e mullaymeri
    Anėtarėsuar
    23-08-2002
    Vendndodhja
    BOLZANO/BOZEN - ITALI
    Postime
    68
    Plaku me pipe
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Arbeit Macht Frei"

    *****************************
    WE DON'T NEED ANOTHER WAR !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ringjallja e "Motrės Tone" nė Luvėr

    Korrik 21, 2005



    Tė gjitha ndėrhyrjet e specialistėve nė tablonė e Idromenos

    Ringjallja e "Motrės Tone" nė Luvėr

    Admirina Peēi



    Motra Tone", tabloja e famshme shqiptare, po pėrjeton ringjalljen e saj nė Luvėr. Tabloja qė prej vitesh kishte lėshuar sinjalin Sos, tashmė ka shpėtuar pėrfundimisht. Nga Parisi, mbėrrijnė lajmet e para mbi restaurimin e tablosė sė famshme tė Kolė Idromenos, e cila prej afro dy muajsh po restaurohet nė Qendrėn e kėrkimeve dhe Restaurimeve tė muzeve tė Francės, nė Luvėr. Majlinda Agolli, shefe e Laboratorit tė Konservim-Restaurimit nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, ka shoqėruar tė gjitha etapat e ndėrhyrjeve nė tablonė e famshme tė Rilindjes Shqiptare, nė Paris. Nė njė raport tė hollėsishėm dėrguar nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, Agolli shpjegon se ndėrhyrjet mė tė rėndėsishme kanė pėrfunduar me sukses. Etapė pas etape, ndėrhyrjet nė tablonė e famshme tė Rilindjes kombėtare shpjegohen nga restauratorja e njohur Majlinda Agolli.

    Analiza tė hollėsishme

    Analizat e pėrgjithshme tė strukturės sė veprės, sipas Agollit, kanė pėrfunduar brenda njė jave, menjėherė pas mbėrritjes nė Paris. "Analizat u realizuan me precedencė pėr tė shpejtuar ndėrhyrjen mbi vepėr. I gjithė laboratori i C2RMF (Qendra e kėrkimeve dhe restaurimeve tė Muzeve tė Francės) kombinonte proceset e ndėrthurura tė tablosė 'Motra Tone'", shpjegon Agolli, ndėrsa shton se njėkohėsisht me analizat janė realizuar edhe disa foto specifike mbi veprėn. "Janė foto me dritė direkte, foto me dritė infra tė kuqe, me rreze ultra violet, me dritė horizontale bardh e zi, kontrast nga tė dyja anėt (para-prapa), me dritė vertikale etj.", thotė restauratorja Agolli, duke shpjeguar se me anė tė kėtyre fotove evidentohen mjaft saktė tė gjitha problemet e shtratit piktural, grundit tė valėzuar, ripikturimet dhe ndėrhyrjet nė tablo etj.
    Mė tej, "mė 27 maj 2005, mbi veprėn e Idromenos u realizuan disa grafi, pėr tė kontrolluar mė mirė strukturėn. E paralelisht janė realizuar edhe analiza mbi natyrėn e ngjitėsit tė pėrdorur nė dublazhin fillestar dhe fijeve tė kanavacės sė suportit tė veprės", thotė Agolli. Kjo hallkė ka rezultuar nė krye tė projektit si mė e vėshtira. Nė njė restaurim tė hershėm tė tablosė sė Idromenos u bashkėngjit njė kanavacė mbrojtėse, e cila gjatė viteve dhe nėn ndikimin e kushteve atmosferike, pas tkurrjeve e bymimeve tė herėpashershme, e ka tėrhequr dhe dėmtuar kanavacėn fillestare ku Idromeno punoi portretin e famshėm.

    Njė dokumentar

    Mė 1 qershor nė atelienė e restaurimit tė pikturės sė kavaletit C2RMF "Site de Flore" u realizua njė dokumentar me veprat e rėndėsishme tė fondit tė Muzeut tė Luvrit", shėnon nė raportin e saj Majlinda Agolli. Nė kėtė dokumentar bėnte pjesė dhe piktura shqiptare e Kolė Idromenos, "Motra Tone", e vlerėsuar nga studiuesit e kėsaj periudhe pėr vlerat e saj piktorike e historike. Prezantimin e veprės e ka bėrė drejtori i Qendrės sė Kėrkimeve dhe Restaurimeve tė Muzeumeve tė Francės (C2RMF), Jean-Pierre Mohen. Por nė kėtė dokumentar restauratorja shqiptare Majlinda Agolli ka folur edhe pėr autorin e veprės, Kolė Idromeno, si dhe pėr vendin qė "Motra Tone" zė nė kulturėn shqiptare.

    Ndėrhyrjet nė tablo

    Ndėrsa ndėrhyrja reale mbi tablo nisi mė 4 qershor nga restauratori francez Jean-Francois Hulot. Agolli thotė se Hulot ka punuar plot 16 ditė mbi tė. "U realizuan me metoda bashkėkohore procedurat e njėpasnjėshme pėr konsolidimin e veprės". Metoda "Mehrai" qė u pėrdor nė kėtė rast, sipas Agollit, ka 30 vjet qė aplikohet mbi veprat e '900-ės. Kjo teknikė ka dhėnė rezultate mjaft pozitive dhe vazhdon tė aplikohet nė atelietė e restaurimit nė Luvėr, Versajė, nė Itali etj.
    Procesi i konsolidimit i realizuar nga z. J.Francois Hulot ka nisur qė nė Tiranė, nė muajin dhjetor tė vitit 2004nė atelienė e restaurimit nė Galerinė Kombėtare tė Arteve. Pėr tė shpjeguar vėshtirėsitė e kėsaj ndėrhyrjeje, Agolli thotė se struktura e veprės pėrbėhej nga materiale tė ndryshme, e pėr mė keq ishte e dubluar me material tė njėllojtė. Kėsisoj ajo paraqiste njė sėrė problemesh. Nėn ndikimin e lagėshtirės dhe ndryshimit tė temperaturave, kėto materiale "reagonin" ndryshe nė pjesė tė veēanta tė ngjitura me njėra-tjetrėn, duke dėmtuar ndjeshėm pėrbėrėsit e strukturės, si grundi, shtrati piktural dhe verniku. Pėr tė shmangur gjithė kėto, Jan Franēois Houlot, pas shkėputjes nga dublura e vjetėr, vendosi qė vepra tė konsolidohej "reaktivė", qė do tė thotė kundėr ndikimit nga lagėshtira. Deri nė kėtė moment, sipas Agollit, ėshtė ndėrhyrė nė mėnyrė kuadratike, nė zona shumė tė vogla me mjete moderne optike, duke larguar mbivėnie tė ndryshme parazitare, gjė qė realizon nė mėnyrė perfekte ruajtjen e plotė tė ngjyrave origjinale tė tablosė, nga dėmtimet e pėsuara ndėr vite.

    Gjysmėpėrtėritja

    E gjithė ndėrhyrja e restauratorit Houlot zgjati deri mė 20 qershor. Njė ditė mė vonė vepra u vendos nė shasinė e saj tė re, me tension tė komanduar dhe ishte kėsisoj e gatshme pėr fazėn e dytė tė ndėrhyrjeve. Agolli shpjegon se nė kėtė fazė tė dytė sigurohet rehabilitimi "estetik" i veprės. "Grupi i konsulencės pėr kėtė ndėrhyrje pėrdori disa elemente ndėrhyrjeje, me bazė teknikat e Cremonese-it, si edhe dy lloje pėrbėrėsish, qė pėrdoren pėr tė zbutur tė gjitha mbetjet e ngjitėsit tė pėrzier me vernikun e dublazhit tė parė. Siē shpjegon Agolli, ky ngjitės kishte depėrtuar mbi sipėrfaqen e veprės, duke krijuar njolla dhe dėmtime nė formė kokrrizash, si edhe deformime tė imazhit koloristik e tė velaturės fine tė vendosur nga autori Idromeno. Momentalisht, tabloja e famshme e Idromenos, ka pėrjetuar thuajse 50 % tė pėrtėritjes sė saj. Ndėrsa ditėt nė vazhdim, siē pohon Agolli, do tė vijojnė me ndėrhyrje intensive e tejet tė hollėsishme nė tė gjithė detajet e tablosė sė Idromenos.


    Njė ditė me ndėrhyrjet e specialistėve

    Tabloja nėn rrezet rėntgen

    Ēdo ditė pastrohen tė gjitha mbetjet parazitare, duke krijuar ekuilibre estetike pa dėmtuar sipėrfaqen e ngjyrės dhe duke ruajtur nė ēdo milimetėr velaturėn. Deri mė sot ėshtė realizuar 50% e sipėrfaqes sė veprės dhe uniformiteti i vlerave koloristike", pohon restauratorja Majlinda Agolli, ndėrsa, shpjegon ndėrhyrjet qė realizohen ēdo ditė mbi tablonė e Idromenos. "Pas kėtij operacioni tė rėndėsishėm pason realizimi i procesit tė strukturės, pra rilidhja e shtratit piktural. Gjithashtu, vazhdon integrimi mbi vepėr, ripikturimi i tė gjitha zonave tė dėmtuara tė pikturės, duke respektuar nė mėnyrė absolute penelin dhe ndjeshmėrinė e autorit dhe, nė fund, vernikosja qė e konsolidon sipėrfaqen e veprės, duke e mbrojtur njėkohėsisht edhe gjatė ekspozimit". Shpjegimet e detajuara tė Majlinda Agollit pėr tė gjithė ndėrhyrjet deri nė imtėsi nė tablonė "Motra Tone" pėrfundojnė kėtu, duke i pėrgėzuar tė gjithė ata qė mundėsuan ēuarjen e veprės nė "C2RMF" dhe Atelienė e Restaurimit tė Pikturės "Site de Flore", tė Luvrit, por edhe pėrpjekjet e tė gjithė specialistėve tė konservimit, kimistėve dhe restauratorėve, qė po kontribuojnė ēdo orė e minutė tė ditės me konsultat e teknikat profesionale.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 21-07-2005 mė 16:26
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Tonia, drita hyjnore e Kol Idromenos

    Historia e tablosė "Motra Tone". Pse dhe si e krijoi portretin e njohur

    Tonia, drita hyjnore e Kol Idromenos

    Motėr e vėlla, pas njė shekulli nė Luvėr

    Admirina Peēi



    Kur lindi Kol Idromeno, motra e tij Tonia, nuk e kishte mbushur vitin. Pėrcaktuar qė prej kėtij momenti, ata mbetėn bashkė pėrjetėsisht. Tė tilla ishin rrugėt nė jetėt e tyre. Kur pėrmend Kol Idromenon, nuk mund tė mos mendohet "Motra Tone". E po tė shohėsh tablonė e famshme pėrnjėherėsh shfaqet emri i piktorit tė madh. Stacioni i tyre mė i fundit ėshtė nė Luvėr. "Motra Tone", pas njė lėngimi tė gjatė, po pėrjeton ringjalljen e saj nė qytetin ku mbahen tablotė mė tė famshme tė botės. Tonia shfaqet e bukur dhe e re, 24-vjeēare, si nė vitin 1883, kur Kol Idromeno, e pėrjetėsoi me penelin e tij mbi kanavacė. Ndėrsa vetė piktori shfaqet mjeshtėrisht nė pikturimin fin qė ka realizuar nė kėtė portret. Specialistėt e restaurimit nė Luvėr, e vlerėsojnė lart tablonė e famshme shqiptare, ndėrsa vėrejnė nė ēdo milimetėr tė tablosė detajet e arritura artistike. Nė kėtė moment tė rėndėsishėm pėr pikturėn mė tė famshme shqipatre, ia vlen tė bėsh njė udhėtim nė kohėt e largėta, kur Tonia ishte njė vajzė e vogėl, e ndiqte pas vėllanė qė diē vizatonte nė letrat e babait, apo mė vonė kur i shkruante letra me njė shqipe tė pastėr, ku Kolė idromeno 15 vjeēar merrte mėsime pikture nė Akademinė e Venedikut. Pjesa mė e bukur e kėtij udhėtimi ėshtė koha kur pozoi pėr vėllain e saj. Mė tej vitet nuk i rezervuan shumė befasi tė bukura shkodranes sė bukur tė Idromenėve... Pėr tė mėsuar historinė e plotė tė saj, e sidomos tė tablosė qė e pėrjetėsoi, duhet tė shkosh deri nė rrėnjėt e thella tė familjes Idromeno, tek talenti i papėrsėritshėm i vėllait Kol Idromeno, sfidat, mėsimet, qė ai mori nė jetėn e tij, pasionet e tyre tė pėrbashkėta... Shumėēka prej kėtyre mund t'i gjesh nė njė biografi, botuar herėt nė vitin 1984, hartuar nga Mikel Prenushi. Veē shumė historive, dėshmive e kurioziteve nga jeta e Kol Idromenos, njė vend tė veēantė zė nė kėtė biografi analiza e portretit Motra Tone dhe historia e kėsaj tabloje.

    Historia e portretit

    Nė vitin 1883 Kolė Idromeno mendon dhe realizon njė krijim artistik nė pikturė, portretin e motrės sė vet, Tones. Me tė drejtė portreti "Motra Tone", njihet si njė nga kryeveprat e tij. Historia e kėtij portreti ėshtė treguar nga vetė piktori shumė herė nė kohėn qė ai ishte gjallė. Motra Tone ishte e vetmja motėr e piktorit, njė vit mė e madhe nė moshė. Ishte 24 vjeēare kur pozoi pėr kėtė portret. Ishte e martuar, nėnė me dy fėmijė tė vegjėl. I shoqi i saj ishte Andrea Shkanjeti, njė i porsaardhur nė Shkodėr, me profesion mėsues. Andrea kishte qenė mėsuesi privat i Kolė Idromenos nė fėmijėri dhe qė nga ajo kohė kishte mbetur miqėsia mes tė dy familjeve. Mė vonė Tonia u martua me tė. Nė fakt familjet e tyre ruanin njė miqėsi tė vjetėr qė nga koha kur kishin qenė nė Korfuz. Nė Shkodėr ai punonte si mėsues privat jo vetėm pėr gjuhėn italiane, gjuha e tregėtisė pėr kohėn, por edhe pėr gjuhėn shqipe dhe mbante njė konvikt tė vogėl pėr fėmijė. Andrea Shkanjeti gėzonte njė opinion tė mirė nė Shkodėr. Jetim pa nėnė dhe babė, tė cilėt i kishin vdekur para se ai tė vinte nė Shkodėr, nė kėtė qytet ishte krejtėsisht i vetėm. Martesa me Tonen i krijoi atij njė familje tė mirė dhe njė rreth shoqėror mė tė gjerė. Pas martesės Andrea Shkanjeti i kishte kėrkuar gruas sė tij Tones, qė ajo tė vishej me kostumin "ala franga", nė njė kohė qė gjithė pajėn e saj ajo e kishte me kostumet popullore shkodrane. Edhe martesėn Tonia e kishte bėrė me kėtė kostum popullor. Ajo ia plotėsoi dėshirėn tė shoqit, megjithatė dėshira e saj ishte tė vishej si shoqet e tjera me veshjen popullore. Duke e kuptuar kėtė dėshirė tė madhe tė motrės sė vet pėr kostumin popullor, Kolė Idromeno, nė janar tė vitit 1883, mendoi t'i realizonte njė portret me veshjen qė dėshironte ajo. Tonia ishte njė grua e gjallė, e shkathėt dhe e kulturuar pėr kohėn. Ajo merrte pjesė si kėngėtare nė ahengjet popullore nė rrethet familjare. Ishte grua e dashur dhe tėrheqėse nė bisedė. Pėr 7-8 ditė me radhė motra Tone, e veshur me kostumin kombėtar, pozoi nė familjen e babait tė saj dhe portreti mė vonė qe pėrfunduar me sukses.

    Droja e Tones

    Vizitorė tė panumėrt, qė e kanė kundruar portretin e famshėm "Motra Tone", janė intriguar nga shprehja qė personazhi ka nė portret. Nė galerinė Kombėtare tė arteve thonė se shumė prej vizitorėve pyesnin: Pėrse Tonia e ka hedhur nė njėrėn anė vėshtrimin e saj tė druajtur? Studiuesit e lidhin me njė premtim qė ajo i kishte bėrė tė shoqit Andrea Shkanjeti. Tonia duke pritur njė "qortim" tė tė shoqit pėr kėtė pozim, qė po bėnte me veshjen popullore, vėshtrimin e kishte drejtuar nga dera. Nė kėtė pozim dhe nė kėtė moment psikologjik piktori e gjeti me vend ta pėrjetėsojė duke gjykuar si artist se vepra do t'i dilte e njė niveli tė lartė artistik. Nė kėtė vepėr, napa e bardhė, qė ka rrethuar fytyrėn e saj nė sfondin e errėt tė pikturės e pėrcakton qartė figurėn e gruas.

    Nė shtėpinė e Shkanjetėve

    Specialistėt thonė se Kolė Idromeno edhe nė vitet e mėvonshme ka ritokuar ndonjė gjė tė vogėl nė kėtė portret po nė pėrgjithėsi vepra u pėrfundua mė 1883. Kėtė e vėrteton jo vetėm mosha e Tones nė portret, por edhe mbishkrimi i vetė autorit nė kėtė krijim. Kėtė portret tė bukur, menjėherė pasi e pėrfundoi, artisti ia fali motrės sė vet. Vite me radhė ky portret qe vendosur nė njė kėnd tė shtėpisė sė Shkanjetėve, nė dhomėn e pritjes. Krijuesi i saj, piktori Kolė Idromeno, i dinte mirė vlerat qė kishte arritur nė kėtė vepėr. Motra Tone e meritonte njė vepėr tė tillė. Ajo e shoqėroi shpesh tė vėllanė Kolėn nė ahengjet popullore ku ai i binte violinės sado qė ishte nėnė me dy fėmijė tė vegjėl.

    "Ikja" e Tones

    Por pikėrisht nė njė nga kėto ditė tek shoqėronte vėllain e saj nė ahengje, Tonia u sėmur rėndė. Kjo ishte njė nga fatkeqėsitė e mėdha, qė goditėn piktorin Kol Idromeno. Dy vite para kėsaj dhimbjeje, me 15 korrik 1888 nė moshėn dyvjeēare Kol Idromenos, i vdiq djali i vetėm. Sėmundja e Tones ishte njė tjetėr goditje pėr tė. Nėnė e gjashtė fėmijėve, pesė vajza dhe njė djalė, Tonia nė verėn e vitit 1890, ishte ftohur rėndė ndėrsa merrte pjesė nė njė dasėm duke kėnduar me tė vėllanė dhe po atė vit vdiq nga turbekulozi. Fėmijėn e saj tė gjashtė e la pak muajsh. Meqė nuk pati mė fėmijė, Kola e mori atė si fėmijėn e vet dhe e rriti. Fėmijėt e Tones ishin pėr tė ngushėllimi i tij pėr gjithė jetėn. Portretin "Motra Tone" pas vdekjes sė saj, Kol Idromeno e mori, nga shtėpia e Shkanjetėve dhe e mbajti gjithmonė nė dhomėn e mirė tė shtėpisė sė tij, deri kur edhe ai iku nga kjo jetė.


    Mėsuesit e parė dy klerikė tė huaj dhe Pjetėr Marubi

    Fėmija i lindur piktor

    Kolė Idromeno lindi mė 15 gusht 1860. Ishte fėmija e dytė pas njė vajze tė quajtur Tonia, e cila nuk e kishte mbushur ende vitin kur lindi Kola. Motėr e vėlla u rritėn me kujdes tė veēantė nga prindėrit e tyre. Qė nė vogėli u shfaq te ai prirja pėr vizatime tė thjeshta. Shpesh herė ulej nė tavolinėn e babait dhe me laps nė dorė, kėrkonte tė kuptonte diēka nga projektet e tė atit dhe ta imitonte. Por ato ishin shumė tė vėshtira pėr mendjen e tij. Mė tė kapėshme ishin disa vizatime tė thjeshta, qė i ati i bėnte enkas pėr t'i riprodhuar i biri. Arsenit, (babait) i pėlqente vizatimi, por profesionin e piktorit, nuk e kishte ushtruar asnjėherė. Ishte njė art, qė nuk tė jepte bukė nė atė kohė. Por ai kėnaqej me prirjet e tė birit dhe donte me ēdo kusht ta pėrkrahte qė tė ecte pėrpara. Mėsimet e para Kola i mori nga dy klerikė tė huaj, por mė vonė mėsuesi i vėrtetė i vizatimit, u bė pėr tė Pjetėr Marubi, fotografi i njohur i qytetit, i cili ishte edhe piktor edhe arkitekt. Punimet e para tė Kol Idromenos, tė ruajtura deri vonė i pėrkasin periudhės sė shkollės fillore, ku pėrmenden "Kokė fėmije", "Malėsorja", "Gomari nė udhė", etj.


    Artisti i madh pa njė diplomė

    E braktisi Akademinė, pas 6 muajve studime

    Kol Idromeno nuk u diplomua kurrė nė ndonjė shkollė. Ai nuk i duronte rregullat strikte tė Akademive. Ishte 15 vjeē, kur mbėrriti nė Venedik pėr tė nisusr studimet nė pikturė. Nė kujtimet e tij, lėnė miqve, thuhet se ai u paraqit nė Akademinė e Venedikut pėr t'u provuar. "Nė fillim nuk deshėn tė mė pranonin, sepse mė shihnin tė vogėl nė krahasim me tė tjerėt. Por edhe mėsimet nė shkollė kishin filluar. Megjithatė mė provuan. Mė dhanė tė vizatoj njė glob. Dola shkėlqyeshėm nė kėtė provim, sa tė gjithė profesorėt u habitėn dhe mė panė me admirim. Edhe unė nuk e di sa shpejt e punova dhe sa mirė. Isha shumė i prekur. Unė u pranova nė Akademi edhe pse me vonesė".

    Vėshtirėsitė

    Nė muajt e parė tė shkollės e pati tė vėshtirė tė mėsohej me disiplinėn e punės dhe rregullat e gurta tė shkollės, qė nuk i jepnin liri veprimi. Por u ambjentua shpejt. Nė Shkodėr piktori i ri qe praktikuar tė punonte e tė krijonte nė mėnyrė tė pavarur e sipas dėshirės sė vet. Ndėrsa nė Akademi ishte ndryshe. Profesorėt i jepnin punime tė thjeshta, por pėr gabimin mė tė vogėl, e bėnin tė pėrsėriste punėn, jo njė herė por disa herė. Kjo mėnyrė pune e mėrziste dhe e nervozonte, por ai ishte i vendosur ta vazhdonte studimin me ēdo sakrificė. Nė shkollė e ndjente veten mjaft tė vetmuar. Nuk kishte asnjė shqiptar dhe askėnd me tė cilin tė mund tė bisedonte e tė kėshillohej. Nė familjen e njė mikut tė babait tė tij shkonte rrallė. Por gjithēka zgjati pak, vetėm gjashtė muaj shkollė. Dhe Kola i braktisi studimet.


    Braktisja e Akademisė

    Braktisjen e Akademisė sė Venedikut, vetėm pas 6 muajsh studime, piktori u'a tregonte kėsisoj shokėve tė tij, kur u kthye nė Shkodėr: "Njė ditė dy profesorė tė akademisė, gjatė praktikės me studeėntėt do tė punonin seicili nga njė grua nudo nė vizatim, pa hije. Hijet do tė punoheshin mė vonė. Njėri nga profesorėt ishte i ri nė moshė, ndėrsa tjetri ishte i moshuar. Unė i'u luta profesorit tė moshuar tė ma besonte mua punimin e vizatimit tė tij me hije dhe ai pasi mė shikoi me mirėdashje ma besoi punėn. Brenda dy orėsh e kisha bėrė gati dhe sipas meje, kisha bėrė njė punė me cilėsi tė mirė. Kjo u duk dhe nga qėndrimi, qė mbajti profesori i moshuar, mirėpo kur e pa vizatimin tim tė pėrfunduar, ai i riu, m'u drejtua me njė ton tė ashpėr "Prej njė kambė shkalle ti dashke tė hypėsh nė majė...!" Mjaft i prekur nga ky qėndrim i Kol Idromeno qe pėrgjigjur: "Ju profesor nuk i njihni aftėsitė e nxėnėsve tuaj". Vetmė kaq dhe Kola vendosi tė largohej pėrfundimisht nga Akademia.


    Rrėnjėt artistike tek babai e gjyshėrit

    Idromenėt e famshėm nga Parga

    Idromenėt kanė qenė njė familje e njohur nga Parga. Prej kėsaj familje nė shekujt XVIII, XIX, kanė dalė njerėz tė shquar. Nėn pashallėkun e Ali Pashė Tepelenės, nė kėto anė, nga familja e Idromenėve, nė shekullin 19-tė janė shquar Andrea Idromeno dhe Mihal Idromeno. Andrea ishte doktor nė teologji dhe profesor nė Korfuz, ndėrsa Mihali doktor nė drejtėsi. Kėta qenė gjyshėrit e Kolė Idromenos. Andrea Idromeno sė bashku me Vangjel Meksi Labovitin e ndihmoi botuesin Grigor Gjirokastriti pėr pėrkthimin e dy librave fetarė nė gjuhėn shqipe me alfabet grek, libra tė cilėt, e panė dritėn e botimit mė 1824 dhe 1827. Kėto dy pėrkthime fetare "Ungjilli pas Matheut" dhe "Dhjata e re" janė cilėsuar me rėndėsi pėr historinė e shkrimit tė gjuhės shqipe dhe si tė parat pėrkthime tė kėtij lloji nė gjuhėt kombėtare nė Ballkan, pėrpara pėrkthimeve rumune, bullgare, e maqedone, qė u bėnė mė vonė pėr kėto dy vepra. Mihal Idromeno u bė i njohur pėr njė botim, qė realizoi nė Korfuz mė 1852 tė njė fjalori teknik si dhe pėr ndihmėn, qė i dha Andrea Idromenos nė pėrpilimin dhe botimin e njė historie tė Pargės dhe tė Sulit, vepėr e cila, sipas studiuesve, nuk njihet sot. Por Idromenėt nuk qėndruan shumė kohė nė Korfuz. Prej tyre Arsen Idromeno, babai i Kol Idromenos nė vitin 1856, u shpėrngul pėrgjithmonė nė Shkodėr, ku filloi tė punonte si marangoz e mė vonė pėr nevojat e qytetit nė rritje, ai bėri punėn e projektuesit dhe zbatuesit tė ndėrtimeve tė shtėpive private e publike. Kėshtu ai pėrfitoi pėrvojėn e njė arkitekti autodidakt dhe si i tillė u njoh nė Shkodėr, por njihej edhe si njė vizatues i zoti.

    Gazeta Shqiptare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Kole Idromeno 1860-1939

    Kolė Idromeno lindi mė 15 gusht 1860 nė Shkodėr. I ati quhej Arsen Idromeno dhe e ėma Roza Saraēi. Eshtė piktori i parė i Rilindjes, dhe per vlerat artistike cilėsohet si mė i miri i asaj kohe. Perveēse si piktor, njihej edhe si skenograf, fotograf, arkitekt, urbanist, muzikant dhe si ideatori i spektakleve te para kinematografike ne Shqiperi.

    I vogel mori mėsime pėr vizatim pranė fotografit tė njohur tė qytetit, Pjetėr Marubi, i cili pasi dalloi tek ai nje talent tė veēantė, e kėshilloi tė atin ta dėrgonte pėr studime nė Itali. Nė moshen 15-vjeēare, filloi studimet pėr pikturė nė Akademinė e Arteve nė Venezia. Aty vazhdoi mėsimet vetėm pėr dy vjet, pasi e kishte te pamundur te mesohej me rregullat e rrepta tė Akademisė.

    Me ndihmėn e njė familjes shqiptare qė jetonte ne Venezia, filloi punė si ndihmės ne studion e njė piktori. Mė pas udhėtoi shumė ne Europė dersa nė 1878 u trasferua perfundimisht nė Shkoder, ku realizoi operat e tija mė tė bukura.

    Pas kthimit nė vendlindje, Kola, pėrveē pikturės, po e tėrhiqte edhe fotografia qė e shihte me kėnaqėsi nė studion e Marubit. Nė atė studio nė atė kohė punonte si ndihmės shoku i tij Mati Kodheli. Mbas vdekjes sė Matit, nė vitin 1881, Kola bėhet ndihmes i Marubit.

    Nė vitin 1884 Kola, bashkė me te atin, hapi nje studio fotografike te tijėn dhe e quajti "Dritėshkronja e Kolės". Mbas Marubėve, Kolė Idromeno ėshtė nder fotografėt e parė shqiptar. Ai fotografonte shumė, e nė xhamat dhe celuloidėt e tij "ngrijnė" pamje tėrheqėse tė natyrės shqiptare, tė qyteteve dhe fshatrave , njerėz tė njohur e tė panjohur tė tyre, figura tė shquara tė historisė, por sidomos malėsorė, gjithmonė tė armatosur me armė brezi tė zbukuruara me sedef dhe argjend.

    Nė fotografitė qė Idromeno u bėnte fshatarėve me veshjet karakteristike krahinore, vėrehet ndėrthurje e vlerave etnografike me ato artistike dhe estetike. Objektivit tė aparatit tė tij nuk i kanė shpėtuar edhe shfaqje tė ndryshme tė grupeve amatore tė qytetit verior. Pėrmendim se nė pjesėn mė tė madhė tė fotove tė Kolė Idromenos ndjehet dhe vėrehet sensi i tij i veēantė artistik, njė poetikė karakteristike pėr pikturėn e ngjizur nga mjeshtri nė masėn e duhur nė veprat fotografike. Kjo, ndoshta e ka ndihmuar ta arrijė shpejtė nivelin e Pjetėr Marubit, madje nė disa drejtime edhe ta kalojė atė.

    Fotot e para artistike tė Kolės datojnė rreth vitit 1886, pra vetėm dy vjetė pas hapjes sė studios. Tė pėrmendim se nė atė kohė proēeset teknollogjike tė fotografimit dhe stampimit ishin mjaftė tė ndėrlikuara, dhe, pasi kėrkonin shumė mund pėr tu pėrvehtėsuar, lypnin rreptėsi tė madhe nė zbatimin e rregullave tė punės.

    Duke qėnė profesionist duarartė e me kėrkesa tė larta artistike dhe teknike, ai porosiste materiale tė cilėsisė mė tė mirė qė prodhoheshin nė vendet mė tė zhvilluara nė lėmė tė fotografisė. Ndihmė nė kėtė drejtim i jepte edhe ēfrytėzimi me aftėsi i literaturės sė huaj profesionale, tė cilėn e konsultonte rregullisht.

    Veprat e para ne arkitekturė tė Idromenos fillojne ne vitin 1906. Aktiviteti i tij nė arkitekturė ka lėnė gjurmė tė rėndėsishme nė fizionominė arkitektonike tė qytetit tė Shkodrės.

    Nė pikturat e Idromenos, sidomos te portretet, dallohet interesi i tij nė aspektin social tė jetės sė perditshme. Nė kuadrot me tema fetare ka fragmente qė me njė stil gati realistik pėrshkruajnė jeten dhe aktivitetet sociale te qytetit. Nė pikture si ne fotografi, ai kerkoi te fiksonte varietetin dhe origjinalitetin e Shkodres

    Me ndertimet ne arkitekture dhe urbanistike, kontribuoi ne permiresimin e Shkodres, dhe me aktivitetet artistike ndihmoi qe qyteti te mbetej per shume kohe qendra kryesore e zhvillimit te arteve pamore ne Shqiperi

    Me kuadrot e Koles filloi shkolla realiste shqiptare, dhe pikturat e tij perbejne edhe sot nje nga thesaret e tradites kombetare. Idromeno influencoi shume piktore te kohes dhe te viteve ne vijim

    storia.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga puroshkodran : 01-10-2009 mė 12:00

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar mė parė nga mullaymeri Lexo Postimin
    Kol (Nikoll) Idromeno u lind ne Shkoder ne vitin 1860 dhe vdiq po ne ket qytet nga funi i vitit 1939. Vepra e tij e fundit ishte projektimi dhe ndertimi i varrit te tij.
    Mesimet e para per pikturen i mori nga i jati. Per disa vite mori mesime private tek mjeshtri i madh te fotografise Pietro Marubi qe ne ate periudhe sapo kishte emigruar nga Italia per ne Shkoder. Pasi fiton nji konkurs pikture regjistrohet ne Accademia di Belle Arti, Venezia. Pas dy vjetesh grindet me nji nga mjeshtrat e akademise keshtu qe largohet prej andej dhe i vazhdon studimet ne nji nga studiot me te medha private te Venecias.
    Krijimtaria e tij eshte shume e pasur. Gjeniu i tij perfshiu disa fusha si : pikture, fotografi, kinematografi ( ishte pronari i se pares salle kinemaje ne shqiperi), arkitekture (projektimi i disa rrugeve si dhe projektimi dhe pikturimi i katedrales se Shkodres) .
    Ne vitin 1922 shfaqi filmin e pare ne Shqiperi ne kinemane e tij ne Shkoder.
    Kjo asht nji pikture tjeter e bukur e tij : "Dasma Shkodrane"




    filmi i pare ne Shqiperi eshte shfaqur ne vitin 1918 ne Tirane (film gjerman pa za)
    Kinemaja ndodhej perballe lulishtes se( kuvendit Shqiptar sot) dhe ishte nga ma te parat ne Europe dhe bote

    dola nga tema, po ja vlen

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga loni-loni Lexo Postimin
    filmi i pare ne Shqiperi eshte shfaqur ne vitin 1918 ne Tirane (film gjerman pa za)
    Kinemaja ndodhej perballe lulishtes se( kuvendit Shqiptar sot) dhe ishte nga ma te parat ne Europe dhe bote

    dola nga tema, po ja vlen
    jo mor loni. kinemaja e pare eshte hape ne shkoder. e dyta ne korēe

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Ne Shkoder??????????? atehere para vitit 22

    Ne Tirane asht ba shfaqja e pare e filmit ne vitin 1918 (me aktoren gjermane Henny Porten)

    Kinamaja ka qene prone e familjes Kazazi dhe asht perdor perpara si salle bixhozi (kazino) apo KUMAR si i thonin vendasit

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga loni-loni Lexo Postimin
    Ne Shkoder??????????? atehere para vitit 22

    Ne Tirane asht ba shfaqja e pare e filmit ne vitin 1918 (me aktoren gjermane Henny Porten)

    Kinamaja ka qene prone e familjes Kazazi dhe asht perdor perpara si salle bixhozi (kazino) apo KUMAR si i thonin vendasit
    shife ēa thot per kole idromenon loni.
    Nel 1912, in base agli accordi presi con i fratelli Lumiére, gli inventori della cinematografia, lui organizzņ i primi spettacoli cinematografici in Albania.
    dhe shfaqjet e para kinematografike nuk jan ba ne kinema por ne vende te hapura. vehej bezja dhe projektohej filmi. ne shkoder egziston edhe sot shprehja "andrra n'beze". se ashtu e paten qujt qytetaret kur e paten pa per here te pare.
    ti m'duket ke lexu nji artikull ktu ne forem qe thot per tiranen po nuk eshte e vertete.

    ps
    per cilen familje kazazi e ke fjalen? per familjen shkodrane? se nuk besoj se ka tjeter

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Nuk i di kyt (nuk e kom ndigju nga te vjetrit) qe jon bo shfaqje filmash italian ne Shkoder ne ato vite,,,,,,,, ke dekomente t,ma tregosh (ndonje fotografi a dicka te tille)

    Une kom dekomenta per ato qe flas

    Familja Kazazi asht shume e vjeter ne Tiran , njifet qe me fillimet e qytetit(afer 400 vjecare)

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga loni-loni Lexo Postimin
    Nuk i di kyt (nuk e kom ndigju nga te vjetrit) qe jon bo shfaqje filmash italian ne Shkoder ne ato vite,,,,,,,, ke dekomente t,ma tregosh (ndonje fotografi a dicka te tille)

    Une kom dekomenta per ato qe flas

    Familja Kazazi asht shume e vjeter ne Tiran , njifet qe me fillimet e qytetit(afer 400 vjecare)
    Citim Postuar mė parė nga Fiori Lexo Postimin
    Kinematografia ne Shqiperi u zhvillua mbas vitit '45, nderkohe qe si shfaqje e pare filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromenos ne vitin 1912. Filmi me i vjeter me teme shqiptare i xhiruar nga te huajt, eshte "Albania ribelle", xhiruar nga shoqeria italiane "Cines" e Torinos, ne vitin 1909. Ne vitin 1946 u ngrit ndermarrja e pare kinematografike shqiptare. Gjate viteve '70- '80-'90 prodhimi kinematografik shqiptar numuronte ne vit, 14 filma artistike, 40 dokumentare dhe kronikale, 16 filma vizatimore te teknikave te ndryshme. Pas viteve '90, prodhimi i filmit shqiptar ka shenuar renie te ndjeshme.

    "Tana", eshte film i pare artistik shqiptar me metrazh te gjate. Prodhim i Kinostudios "Shqiperia e re", realizuar ne vitin '1958. Subjekti i filmit, me teme nga jeta shoqerore e fshatit dhe eshte me skenar te Fatmir Gjates, mbeshtetur ne novelen e tij me te njejtin titull. Regjisor eshte Kristaq Dhamo.

    "Qeshim se nuk qajme dot" eshte filmi i pare artistik me metrazh te shkurter, me regjisor, Viktor Stratoberdha, me skenar te Dionis Bubanit. U shfaq per here te pare pas 43 vjetesh, ne vitin 1999, per shkak se regjisori Stratoberdha u denua nga regjimi komunist. Viktor Stratoberdha u lind ne qytetin e Korēės ne vitin 1925.

    "Beni ecen vete". Film artistik per femije me regjisore Xhanfise Keko (Artiste e Popullit), prodhim i vitit 1975. Ka fituar cmimin e posacem ne festivalin per femije te Salernos ne Itali ne vitin 1979.

    "Zana dhe Miri", eshte filmi i pare vizatimor i prodhuar ne vitin 1975. Me pas filloi prodhimi i filmave me tekniken e vizatimit dhe me vone i filmave me tekniken e kombinuar me sende reale.



    Materiali eshte marre nga arkivat shtetėrore
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=25198

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Idromeno, Kur Djalli dhe Njeriu ecin pėrdore

    Nga Ermir Xh. Hoxha

    Ndėr pikat mė tė errėta tė Historisė sė Artit Shqiptar, edhe nė ditėt qė po flasim, mbeten tablotė me temė fetare tė fundit tė shekullit tė XIX-tė. Shkatėrrimi barbar i kishave shekullore nga fanatizmi komunist, nė mesin e viteve ’60, solli, nė tė gjithė vendin, prishjen e habitatit natyror pėr qindra vepra artistike kulti. Kėto thesare tė trashėgimisė kulturore, nė mos u dogjėn apo u shkatėrruan, u mbyllėn nė fondet plot lagėshtirė tė muzeve tė rretheve.
    Njė prej kėtyre veprave tė ēmuara, ėshtė dhe “Kur hyn Dreqi nė shtėpi” (?), realizuar nga artisti shkodran Kolė Idromeno (1860-1939), si pjesė e njė serie tė tėrė realizimesh me po tė njėjtėn temė, shumica e tė cilave sot pėr fat tė keq kanė humbur. Pėr analizimin e kėsaj vepre, fillimisht, na duhet tė ndalemi nė zhvillimet e kohės kur artisti jetonte, nė zhvillimet politike, kulturore dhe nė sferat e tjera sociale qė ndikuan nė zhvillimin artistik tė tij.

    Nė kohėn kur jetonte artisti, Shkodra, prej shekujsh kishte qenė fillimisht nėn influencėn e kulturės venedikase e mė pas nėn atė Austro-Hungareze. Kulmin e saj si njė qendėr e rėndėsishme tregtare, Shkodra, e njohu nė mesin e shekullit tė XIX-tė, faktor qė do ta favorizonte ngritjen e njė sėrė sferash kulturore. Kronikat historike tregojnė pėr njė qytet nė lulėzim, ku veshjet, lėkurat, duhani, koburet me barut, zejet dhe kostumet popullore ishin disa nga produktet kryesore. Pozicionimi stilistik e tematik i artistit nė kėto vite ėshtė njė problem kyē, pasi hulumton me kėrshėri tematikėn e larmishme qė ata trajtojnė.

    Tė dhėnat biografike thonė qė Idromeno u lind nė qytetin e Shkodrės, ku fillimisht studioi pranė fotografit italian Pietro Marubi dhe mė pas, pėr pak kohė, nė Akademinė e Arteve nė Venecia. Studimet e tij u ndėrprenė shpejt, pėr t’u pėrmbushur nė botegėn e njė piktori italian, po nė Venecia. Artisti u kthye pėrfundimisht nė atdhe nė vitin 1878. Pėrveē impenjimit tė tij nė gjininė e pikturės, ai interesohej dhe merrej dhe me arkitekturė, fotografi, skenografi, urbanistikė e muzikė. Nė vitin 1912, importoi pėr herė tė parė nė Shqipėri aparate filmike, shfaqi filma dhe nė gusht tė po atij viti, firmosi njė kontratė me shoqatėn Josef Strauber nė Austri, pėr tė krijuar atė qė mund tė quhet kinemaja e parė nė Shqipėri.Pėrveē kėsaj, ai ishte pjesė e bandės sė qytetit si dhe njihet si arkitekt i shumė ndėrtesave tė rėndėsishme tė qytetit tė Shkodrės. Njė hapėsirė tė rėndėsishme nė karrierėn e tij artistike, do tė kishte dhe fotografia, qė ishte shfaqur nė Shkodėr kur Idromeno akoma nuk ishte lindur. Edhe pse nė mesin e shekullit tė XIX-tė, fotografia nuk konsiderohej si art; ajo pėr herė tė parė fikson dhe dokumenton aspektet e jetės dhe tė traditės shqiptare tė kohės. Ishte fotografia ajo qė ndėrtoi njė fizionomi tė re tė artin shqiptar dhe i hapi rrugė paraqitjes sė imazheve tė jetės sė vėrtetė. Bashkė me Marubin, Idromeno ishte njė ndėr pionerėt e parė tė fotografisė shqiptare. Sot, akoma nuk ėshtė hedhur dritė mbi raportin qė kishte arti i fotografisė me pikturėn e Idromenos.

    Duke u rikthyer tek Idromeno piktor, duhet thėnė se artisti nė karrierėn e tij artistike, trajtoi temėn e portretit, atė fetare, peizazhin etj. Larmia e tematikave tė tabllove tė tij, nė dy dhjetėvjeēarėt e fundit tė shekullit tė XIX, duhet kėrkuar pikėsėpari tek ato klasa shoqėrore qė e financonin kėtė art, pasi artistėt nė atė kohė punonin nė bazė komisionimesh. Njė pjesė e porosive pėr artistin, vinin nga familje tė mėdha tregtare, tė cilat paraqisnin tipare borgjeze europiano-perėndimore, dhe njė vizion tė ri e modern pėr qytetin. Kjo shtresė e lartė e shoqėrisė, komisiononte portrete e tabllo, kryesisht, me tipare realiste e romantike. Nė tė njėjtėn periudhė, kemi dhe njė intensifikim tė rretheve patriotike, tė cilat zhvillonin aktivitetin e tyre brenda dhe jashtė vendit. Kėto rrethe shpesh komisiononin vepra me temė patriotike, tė cilat konsistonin kryesisht nė paraqitjen e portretit tė heroit historik kombėtar, Skėnderbeut.
    Njė zė i fuqishėm investimi ishin dhe institucionet fetare, qė pėr qėllimet e veta, pėr shekuj, kishin financuar artistėt shqiptarė. Ato komisiononin kėta artistė pėr realizimin e tablove me tematikė fetare, pėr funksion didaktik. Arti me tematikė fetare i drejtohej pjesės sė popullsisė fshatare-analfabete, e dominuar historikisht nga njė kastė udhėheqėse me tipare feudalo-orientale.
    Pra, tematika artistike nė kėtė periudhė diktohet dukshėm nga zhvillimet gjeografike, politiko-kulturore dhe ekonomike tė kohės. Bashkangjitur kėsaj, nuk duhen anashkaluar dhe tabllotė qė merrnin spunto nga frymėzimi vetjak i artistit, tė cilat zhvillohen nėn njė fizionomi artistike personale.
    Duke e parė artin shqiptar nė kėtė kėndvėshtrim, mund tė kuptohet lehtė pse njė artist si Kolė Idromeno, disponon njė larmishmėri tė tillė tematike nė karrierėn e tij artistike.
    Siē thamė, njė nga seritė mė interesante tė artistit konsiston nė tabllotė me temė fetare, tė cilat sipas pėrshkrimit tė Auguste Degrand, nė librin e tij “Kujtime nga Shqipėria e Epėrme”, nė kapitullin dedikuar fesė, ndihmonin priftėrinjtė pėr funksionet e tyre nė meshat mes malėsorėve. Degrand flet pėr kushtet e vėshtira ku jetonin malėsorėt, izolimin shekullor dhe vėshtirėsinė qė hasnin priftėrinjtė franēeskanė, pėr t’i kthyer ata nė rrugėn e drejtė tė moralit kristian. Ai tregon pėr zakonet orientale tė tyre, varfėrinė dhe egėrsinė e realitetit ku ata jetonin. Gjithashtu, Degrand tregon pėr investimin e institucioneve fetare mbi artin, ku kisha e kohės kontaktonte njė piktor tė ri (Kolė Idromenon), pėr realizimin e disa tabllove me temė fetare. Prej tij, kėrkohej tė paraqitej me imazhe sa mė dramatike, bota e pėrtejme, aty ku do jepej llogari pėr gabimet e jetės tokėsore. Vetėm kėshtu malėsorėt mund tė kuptonin mė mirė rrugėn e duhur tė moralit fetar, larg supersticioneve e praktikave vendase orientale. Kjo praktikė e kultivuar nė shekuj edhe nė vendet e tjera evropiane, shėrbeu pėr tė ilustruar atė qė mendjet e thjeshta nuk e kuptonin dot me fjalė. Sipas Degrandit, priftėrinjtė kishin kuptuar qė vetėm me anė tė imazheve, mund tė pushtonin mendjet e malėsorve tė egėr, pėr tė dalluar tė mirėn nga e keqja. Sipas tij, nuk mjaftonte qė prifti tė fliste pėr parajsėn dhe ferrin, koncepte tė cilat ata nuk ia kuptonin rėndėsinė, por duhej qė ata t’i shihnin vetė kėto skena. Ndodh kėshtu qė Idromenos i komisionohej tė krijonte imazhe befasuese, ku syri i malėsorit tė mbetej i traumatizuar nga ajo qė shihte.
    Idromeno realizoi njė sėrė syresh, prej tė cilave sot kanė mbetur vetėm dy: “Dy rrugėt” dhe ajo e njohur me emrin “Kur hyn Dreqi nė shtėpi” (?). Sipas njė fotoje tė viteve `80 dhe njė pėrpunimi kompjuterik, mund tė bėhet e mundur njė analizė paraprake. Tablloja me dimensione 169 x 132.5 cm, paraqet nje skenė mistike, ku dallohet ambjenti i brendshėm i njė shtėpie malėsori.
    Vėshtirėsia mė e madhe e analizimit tė kėsaj tablloje, qėndron nė zbėrthimin e fabulės sė ngritur nga artisti, ndėrkohė qė ne mund tė ngremė disa hipoteza. Nga njė vėshtrim paraprak, dallohet qartė qė fshatarin ka ardhur ta vizitojė vetė Vdekja me njė lukuni Djajsh e Demonėsh. Duket sikur atij i ka ardhur ora e fundit, ndėrkohė qė e Keqja po i komunikon mėkatin e kryer. Malėsori i frikėsuar ndodhet nė qendėr tė kompozimit, i shtrirė e i gjakosur nga njė e ēarė nė kraharor. Prifti ndodhet pranė tij pėr shėrbimet e fundit, por, prania e demonėve tregon se ai ka ndėrruar jetė.
    Pėr njė vėshtrim mė tė kujdesshėm, vėrehet domosdoshmėria e ndarjes sė personazheve tė botės tokėsore nga ato tė sė pėrtejmes. Personazhet realė janė dy gratė, fėmija, prifti dhe malėsori i vdekur. Zgjidhja e gjėegjėzės sė artistit duhet kėrkuar tek figura e dy grave. E para, nė tė majtė tė kompozimit me fėmijėn pranė, duhet tė jetė gruaja e malėsorit, ndėrsa e dyta nė kahun e kundėrt duket sikur vėshtron me kėrshėri se ē‘po ngjet. Gruaja e dytė ėshtė dhe arsyeja e vėrtetė e ardhjes sė djajve nė shtėpinė e malėsorit.
    Njė nga plagėt e moralit tė kohės, ngritur si problematikė nga institucionet fetare, ishte pikėrisht poligamia. Degrand na informon qė nė bjeshkėt shqiptare ndodhte shpesh qė njė burrė tė merrte apo tė blinte njė grua tė dytė, me tė cilėn jetonte pa patur mundėsi ta bekonte lidhjen nė kishė. Duket sikur malėsori ka shkelur pikėrisht kėtė kod morali fetar. Kjo hipotezė ngrihet duke analizuar edhe qėndrimet qė mbajnė gratė ndaj asaj qė po ngjet. E para, duhet tė jetė gruaja e parė e malėsorit, qė ka dhe njė fėmijė me tė, prandaj paraqitet dhe mė e traumatizuar pėr atė qė ka ngjarė. Ngjizja me tė shoqin dhe fėmija e tyre e ka bėrė lidhjen e tyre shpirtėrore mė tė madhe. Ndryshe reagon, gruaja e dytė, qė thjesht vėshtron me kuriozitet atė qė po ngjet. Ajo nuk mund tė jetė motra e malėsorit dhe as e bija pėr vetė ftohtėsinė qė paraqet nė qėndrimin emocional.
    Prifti, personazhi tjetėr real i skenės, duket i tronditur nga prania e kėtij mėkati tė pafalshėm morali kristian. Ai duket sikur kėrkon shpėtim vetėm tek mėshira hyjnore. Tė gjithė kėta personazhe nuk i shohin krijesat e pėrbindshme tė botės sė pėrtejme. Secili prej tyre sheh diku, por jo krijesat e mbinatyrshme. Gruaja me fėmijė sheh burrin e vet, ndėrsa gruaja e dytė atė tė parėn. Me kuriozitet ajo sheh vuajtjen e saj, por nuk e kupton atė. Ndėrsa prifti sheh lart, pasi kjo “punė” tashmė i ka kaluar njė autoriteti tjetėr.
    Nė anėn tjetėr, janė personazhet e botės sė pėrtejshme. Malėsori i vdekur ėshtė epiqendra e vėmendjes sė tyre. Malėsori sheh i tmerruar Demonin nė tė djathtė tė tij, i cili mban nė dorė qesen e parave, si provė e mėkatit tė blerjes sė gruas; mė tej duket njė tjetėr demon, nė kėmbė, i cili i tregon malėsorit mėkatin e shkruar nė njė libėr tė hapur. Vdekja, njė skelet me kosė nė dorė ėshtė pranė tij, e gatshme pėr tė marrė pjesėn qė i takon. Disa demonė mė tė vegjėl qėndrojnė nė anėt e malėsorit, duke pritur me epsh fundin e tij. Mė poshtė njė dragua me gojė tė zjarrtė mban fort njė zinxhir qė ka lidhur pėrqafe vetė malėsorin. Duket sikur fati i tij ėshtė i lidhur fort pas kėtij zinxhiri tė hekurt.
    Por, duket sikur Idromeno ka lėnė hapėsirė dhe pėr shpresėn nė mėshirėn hyjnore. Nė kėmbė, pranė priftit tė shokuar, gjendet figura e njė ėngjėlli i cili me njėrėn dorė prek ballin e malėsorit dhe me tjetrėn i tregon atij qė fjalėn e fundit do e thotė Ai, Zoti, nė gjygjin e fundit.
    Tė gjitha personazhet janė zhytur nė gjysmėerrėsirėn e shtėpisė sė varfėr. Skena pėrshkohet nga njė vibrim tmerrues e shoqėruar me ngjyrat dramatike qė tė sjellin nė mendje njė inskenim teatral tragjik. Dera e hapur nė sfond, nga ku kanė hyrė dhe personazhet, ėshtė e vetmja shenjė jete nė kėtė skenė infernale.
    Malėsori ėshtė vrarė nga njė plagė e hapur nė kraharorin e tij. Pra, ai ka vdekur me nder, siē e do zakoni i maleve. Arsyeja mund tė jetė e ēfarėdoshme: hakmarrje, njė zėnkė por, ai nuk do digjet nė flakėt e pėrjetshme tė Ferrit pėr kėtė, por pėr njė mėkat moral. Nė antitezė me moralin islam, kisha katolike predikonte dhe vinte nė qendėr tė shqetėsimit tė saj, poligaminė, si njė shenjė tė qartė tė shthurjes sė moralit kristian dhe tė institucionit tė familjes. Degrand nė tekstin e tij i quan kėto zakone turke, duke nėnvizuar luftėn qė bėnin priftėrinjtė pėr largimin e malėsorve nga kėto zakone.
    Idromeno pikturon Njeriun dhe Djallin. Ai i futi ato si pjesė e njė realiteti tė pandashėm, si mėnyra mė e mirė pėr tė depėrtuar nė psikologjinė e ngurtė tė malėsorėve tė izoluar nga harresa e shekujve. Djajt, demonėt, dragojnė e skeletėt duhet tė pushtonin mendjet e tyre, sepse lufta mes sė Mirės dhe sė Keqes ishte e pranishme dhe nė odat e tyre tė mbuluara nga skamja.
    Arti i Idromenos i drejtohet shoqėrisė sė kohės. Sipas Degrand ai ėshtė i detyruar tė ulet nė nivelin e njerzve tė cilėt iu drejtohet, por, sipas tij, pikturat e Idromenos karakterizohen nga njė shkallė naiviteti qė nuk paraqitet pa sharm. Mbi tė gjitha, ato kanė meritėn e tė qėnit ekzakte nga kėndvėshtrimi i zakoneve kombėtare. Ato paraqiteshin tė shpjeguara dhe tė komentuara pas fjalės sė priftit... ndėrsa i drejtohet atij qė ka mėkatuar, i cili qan e dridhet kur i del pėrpara fundi i tij tragjik. Idromeno duket i shqetėsuar pėr shkallėn artistike, aq sa pėr vėrtetėsinė dhe fuqinė e imazhit, si njė mjet i pastėr katarsisi pėr shoqėrinė e vrazhdė tė kohės. Subjektet e tij duhet tė mbėrthenin fort kujtesėn vizive dhe shpirtrat e malėsorve qė vinin nė ambjentet e kishės. Krijimet me temė fetare tė kėtij artisti edhe sot pėrbėjnė disa nga shembujt mė tė mirė tė artit tė fundshekullit tė XIX-tė. Risjellja e tyre para publikut tė gjėrė do tė ridimensiononte periudhėn artistike dhe vlerat e saj.

    milosao

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Idromeno nė xham

    Idromeno nė xham

    shekulli

    Kolė Idromeno fotograf prezanton: Lloji i shkodranit dhe lloji i veshjes. Ekspozohen stampimet e para tė fondit prej 2800 xhamash qė ruhen nė Qendrėn e Studimeve Albanologjike. Ky vit shėnon 150-vjetorin e lindjes sė artistit. Afėrdita Onuzi autore e monografisė-album nė proces, komenton Idromenon.


    Kaloi pa u ndierė prezantimi i Idromenos fotograf deri nė kėtė moment qė flasim. Nė "Ditėt e Albanolgjisė" qė Qendra e Studimeve Albanologjike mbajti nė dhjetor, u ekspozuan pėr herė tė parė afro 30 foto. Ato janė stampuar nga fondi prej 1285 xhamash tė Kolė Idromenos, qė ruhet nė "Fondin e xhamave" tė kėsaj Qendre.


    Fotot qė kemi zgjedhur pėrbėjnė njė prototip tė fotografisė sė Idromenos. Njeriu me traditat, njeriu i qytetit dhe i fshatit, fetar dhe laik, autoritar dhe familjar, me pushtet dhe i zhveshur nga ndonjė pushtet, oriental dhe perėndimor, burra dhe gra, vajza dhe kėrthi, tė gjithė nė studio, tė vendosur ashtu siē do ai. Ndodh qė kėto modele gjinorė, socialė, kulturorė, ai t'i vendosė bashkė si njė familje e madhe.


    E tregon kjo foto qė po botojmė me tė tjera.


    Tė gjithė janė nė Shkodėr, shkodranė (ka edhe pėrjashtime si fotoja e njė arapi tė ri veshur me fustanellė dhe jelek qėndisur me argjend) tė veshur me kostume katolike, myslimane, po edhe me rroba mėndafshi. Tė gjithė kanė portrete tė qetė si nė gjumė. Jemi nė fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė shekullit XX.


    Afėrdita Onuzi, etnografe, nė Institutin e Antropologjisė dhe Studimit tė Arteve, ka nė proces, njė monografi nė bashkautor Karaman Ulqinin, qė ka objekt studimi elementėt etnografikė nė veprėn e Idromenos.


    Autori i portretit "Motra Tone" 1883 (cilėsuar vepra e parė e Rilindjes Shqiptare) dhe e tablosė "Dasma shkodrane", aq popullore pėr riprodhimet qė i bėhen sot e tėrė ditėn, analizohet nga Onuzi si etnograf i mirėfilltė.


    "Nga punimet qė ruhen deri tani si edhe nga tė dhėna tė tjera, vėrejmė se Idromeno, vizatimet i ka bėrė kryesisht pėr parapėrgatitjen e tablove dhe nuk i ka trajtuar si vepra mė vete siē do tė shohim vite mė vonė nė krijimtarinė e piktorėve Vangjush Mio dhe Abdurrahim Buza.


    Edhe nė ekspozitat ku ai ka marrė pjesė, si jashtė vendit (nė Budapest, Vjenė, Romė, Nju Jork) ashtu edhe nė Shqipėri (nė Shkodėr 1923, Tiranė 1931-1945) nuk ka asnjė tė dhėnė pėr vepra tė tjera nė ngjyra vaji dhe akuarel ("Arti i Rilindjes Shqiptare", Ferid Hudhri, Tiranė, Onufri 2000.)
    Onuzi thekson se njeriu me kostum i Kolė Idromenos edhe nė fotografi, ėshtė njė akt i vetėdijshėm prej etnografi.


    Ai rizbulon veshje, i nxjerr nė dritė, kompozon elementė tė tyre brenda modeleve tė traditės. Kjo ndodh edhe atėherė kur Idromeno ėshtė duke trajtuar njė temė fetare nė pikturė (Ai pėrmendet ndėr tė tjera pėr trajtimin qė i bėn temės fetare. Kush ka hyrė nė katedralen e Shkodrės pėr herė tė parė dhe nuk ėshtė ndalur me kuriozitet pėrballė veprave tė tij nė skulpturė me skena nga ndeshja e forcave tė Dritės me tė Errėsirės?)


    Tabloja "Rrugėt e jetės", 1901, tė cilėn Onuzi e veēon pėr vlera etnografike, njihet pėr "realizmin nė pikturėn kishtare". Kujtojmė se Idromeno "pėrgjithėsisht u pėrgatit nė mėnyrė autodidakte. Nė Akademinė e Arteve nė Venedik, qėndroi vetėm 6 muaj, pastaj punoi pranė njė piktori vendės" ("Arti i Rilindjes Shqiptare", Ferid Hudhri.)


    Monografia e Onuzit ėshtė konceptuar si album. Do tė jetė ndoshta prezantimi i parė i rėndėsishėm qė i bėhet artistit me imazhe tė fotografive dhe tablove kryesore. Bashkėkohėsi dhe mėsuesi i tij Marubi, njė shekull mė vonė, i kapėrceu kufijtė e Shqipėrisė me albume dinjitoze, kartolina e kalendarė. Ndoshta, po tė punohet siē duhet, radha do tė jetė e Idromenos.

    Fototeka

    Fototeka e Qendrės sė Studimeve Albanologjike trashėgon pasurinė e Institutit tė Kulturės Popullore prej vitit 1978 kur ky Institut (sot i Antropologjisė dhe Studimit tė Arteve) u nga Instituti i Arkeologjisė. Specialisti i fototekės Gjergj Martini thotė se fototeka pėrmban "fondin e xhamave".


    Janė rreth 2800 xhama qė i pėrkasin fundit tė shekullit XIX deri para Luftės sė Dytė Botėrore. Janė imazhe tė fiksuara nga Margaret Hasluck, Sotir Bej, A. Kokoshi, Ugolini, Ventiku, Rrok Zojzi. Por Fondi "Idromeno" ka rreth 1285 xhama. Mė nė fund nė vitin 2005-2006 janė stampuar njė pjesė e tyre falė projektit Interreg III njė bashkėpunim me vendin fqinj, Itali.


    Shėnime biografike


    Kolė Idromeno (1860-1939) lindi nė Shkodėr. Kronologjikisht njihet si piktori i parė i Rilindjes. Ka qenė piktor, skenograf, fotograf, arkitekt, urbanist, muzikant si dhe nismėtari i shfaqjeve tė para kinematografike nė Shqipėri. Ka studiuar vetėm pak kohė nė Akademinė e Arteve nė Venedik, ka udhėtuar dhe ka ekspozuar nė disa vende evropiane dhe gjithė pjesėn tjetėr tė jetės e ka kaluar nė Shkodėr.


    Me realizimet e tij nė arkitekturė dhe urbanistikė, Idromeno ndryshoi pamjen e Shkodrės, ndėrsa me veprimtaritė artistike ndikoi qė qyteti i tij tė mbetet pėr njė kohė tė gjatė vatra kryesore e zhvillimit tė arteve vizive nė gjithė Shqipėrinė. Me tablotė e Idromenos fillon shkolla realiste shqiptare, dhe disa nga veprat e tij bėjnė pjesė nė traditėn kombėtare.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Intervista me Afėrdita Onuzin


    Zonja Onuzi, ēfarė rėndėsie ka ky prezantim nga kaq afėr i Idromenos fotograf?


    Pyetja juaj mė ndihmon tė them ē'ishte Shkodra nė atė kohė kur jetoi e punoi Idromeno. Nė kėtė periudhė, kur filloi aktivitetin e tij, ėshtė fjala pėr gjysmėn e dytė tė shek. XIX, Shkodra jetonte akoma lavdinė e dikurshme, ishte nė kulmin e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe politik.

    Kemi nė Shkodėr njė urbanistikė dhe arkitekturė tė admirueshme, pėrveē banesės popullore e cila spikaste me elementėt e saj tradicionalė, kemi njė mėnyrė tė tė konceptuarit tė qytetit nė tėrėsi, me institucionet kulturore, fetare, me bibliotekat, teatrot dhe gazetat.

    Shkodra po largohej nga influenca dhe tiparet e qytetėrimit oriental si gjithė qytetet e tjera ballkanike, pjesa lindore e ndikuar nga pushtimi i perandorisė otomane.

    Ėshtė e ndjeshme dhe e dukshme nė Shkodėr ndikimi i Rilindjes Evropiane nė mėnyrėn e jetesės, edhe nė konceptet e njerėzve, nė veshjet, nė mėnyrėn si pajisej banesa, mobilie tė ardhura nga Perėndimi.

    Kjo kishte ndodhur nė mėnyrė tė natyrshme sepse shumė shkodranė kishin shkuar tė studionin e jetonin nė Itali, Francė, Austri dhe sigurisht vinin me mėnyrė tjetėr jetese. Bibliotekat e Shkodrės ishin tė rralla, nė shumė familje mund tė gjindeshin edhe piano.

    Mund tė bėjmė njė krahasim mes Marubit dhe Idromenos, mes mjeshtrit dhe nxėnėsit? Ēfarė e karakterizonte dhe dallonte nxėnėsin?

    Kur Idromeno u kthye nga Italia nė Shkodėr, filloi tė punonte si fotograf dhe ku kishte kohė qė kishte ngritur aktivitetin e tij Pjetėr Marubi. Idromeno u mirėprit nga Marubi. Mė pas shohim njė foto tė tij tė vitit 1888 qė mban vulėn me emrin e Idromenos ēfarė do tė thotė se ai kishte dalė tashmė i pavarur.

    Fotot e tyre janė gati nė tė njėjtėn atmosferė, sigurisht qė teknikisht Marubi ishte shumė lart. Por nuk kaloi shumė kohė qė, edhe Idromeno do tė arrinte parametra tė lartė teknikė. Mund tė them se i afron vetė Shkodra dhe rrethinat e saj. Qė tė dy tė mahnitur nga zhvillimi i kėsaj periudhe me gjithė problemet e tyre shoqėrore.

    Tek tė dy, nė fokus ėshtė njeriu?

    Ėshtė e vėrtetė, por si pozon tek Marubi ky njeri nuk pozon tek Idromeno, kjo tregon se tė dy janė tė lidhur mė figurėn me ndjesi tė ndryshme. E them kėtė sepse nė rastin e Idromenos ndikon njė formim i gjithanshėm artistik: ai ėshtė piktor, skulptor, ėshtė kėngėtar, bėnte pjesė nė grupet e ahengut tė Shkodrės, ėshtė dhe arkitekt.

    Unė mendoj se Idromeno ėshtė mė artist nė fotografi. Ndoshta studiues tė tjerė do ta gjykojnė ndryshe. Unė e shoh kėtė figurė edhe nė aspektin etnografik, nė mėnyrėn si ėshtė paraqitur dhe ēfarė ėshtė fiksuar, ėshtė mė artist.

    Ēfarė vė nė dukje?

    Tek Idromeno ka shumė natyrė. Unė po e studioj portretin e tij edhe si piktor. Pėr shembull hollėsirat nė tablonė "Rrugėt e jetės" ose "Dasma shkodrane" ose "Guri i besė". Sipas Kanunit, kur njeriu do tė betohet pėr njė tė vėrtetė, ai duhet tė vėrė dorėn nė gur, njė element pagan. Mė pas u zėvendėsua me Biblėn.

    Ka elementė etnografikė domethėnės. Marubi ėshtė fotografi i padiskutueshėm, por tek Idromeno kemi kėtė pasuri elementesh etnografikė. Kjo mė ka shtyrė qė bashkė me kolegun nė Shkodėr, Karaman Ulqini qė tė hartojmė njė monografi "Elementė etnografikė nė veprėn e Idromenos", tė cilat do tė shihen edhe nė fotografi, edhe nė pikturė. Kjo ka ndikuar edhe tek Idromeno arkitekt.

    Ai ėshtė i vėmendshėm ndaj elementėve tradicionalė dhe falė Idromenos ne kemi edhe sot shumė banesa, rrugė, tė konceptuara sipas tij, qė ruajnė Shkodrėn e asaj kohe. Falė Idromenos kemi njė moment historik tė zhvillimit tė Shkodrės nė urbanistikė dhe arkitekturė. Ndonjėherė mė vjen tė them se ka qenė etnograf i vėrtetė.

    Origjina e tij, ju pėrmendėt me kuriozitet tė madh, origjinėn jugore tė kėtij artisti.
    Ai ėshtė shkodran, ėshtė shqiptar nga Ēamėria i ati, i cili erdhi nga Arta dhe u vendos nė Shkodėr ku u martua me njė vajzė shkodrane. Kola, lindi dhe u formua nė kėtė mjedis shkodran dhe e pasqyroi, nė tėrė krijimtarinė e tij.

    Ai nuk pati mė fatin tė kthehej nė origjinėn e tij nė jug.
    Ėshtė e rėndėsishme tė themi qė ai ka dalė edhe jashtė qytetit tė Shkodrės, nė Malėsi, nė Zadrimė, nė fshatrat pėrreth. Sidomos kjo gjė paraqitet nė pikturė, edhe nė fotografi.

    E ka intriguar xhubleta, veshja qė shkėlqente midis tėrė veshjeve qė qarkullonin nė qytetin e Shkodrės nė ditė pazari ose nė raste tė tjera. Gruaja nė Shkodėr, edhe ajo e rrethinave ishte mė e ēliruar dhe pėr kėtė arsye ajo ėshtė shumė e pranishme nė fotografinė e tij, me gjithė variantet e kostumeve.

    Ndonjėherė vė re se ka elementė etnografikė tė kostumeve qė janė tjetėrsuar, sidomos tek ato fotografi qė janė realizuar nė studio. Ky "tjetėrsim" bie nė sy tek portretet e tė huajve, konsuj, tregtarė. Tek ata kostumet nuk janė besnikėrisht tė vendosura.

    Ky ėshtė objekt i monografisė tuaj?

    Veshjet zėnė pjesėn qendrore tė studimit. Po janė edhe disa elementė tė kulturės shpirtėrore, pėr mendėsinė e njerėzve, ē'mendojnė pėr ferrin e parajsėn.

    Nga jeta shpirtėrore kjo monografi do tė pėrmbajė ahengxhijtė e Shkodrės, tė pasqyruar nė mjedise tradicionale. Aty shohim veshjet, instrumentet popullorė, pozicionin se si rrinė, vendet ku rrihej, si rrihet nė pritė.

    Kjo ėshtė arsyeja qė ne u vumė tė ndalemi tek vepra e tij etnografike.
    Dua t'ju pėrmend disa nga fotot e ekspozitės. Njėra prej tyre paraqet njė grua zadrimore, veshur nė mėnyrė ceremoniale, ėshtė duke shkuar nė njė rast dasme.

    Bukėn tė zbukuruar me lule, qė ėshtė njė traditė e kėsaj zone, e ka vendosur mbi kokė dhe ėshtė nisur pėr ta ēuar dhuratė. Kemi veshje me xhubletė tė gjatė, xhubleta e Malėsisė sė Madhe dhe variantin e xhubletės sė shkurtėr qė ėshtė mbajtur nė zonėn e Dukagjinit, midis Malėsisė sė Madhe dhe Pukės.

    Po kėshtu veshjet e burrave, nė mėnyrė tė veēantė burrat e Shkodrės, katolikė e myslimanė. Ėshtė shumė interesante pėr ne, varianti i veshjes me fustanellė, tek burrat, qė dokumenton se deri nė fillim tė shekullit XX, nė Shkodėr vazhdohej tė mbahej veshja me fustanellė. Sigurisht qė fustanellėn e kemi edhe tek Marubi pak mė herėt dhe kuruar nė mėnyrė tjetėr, dhe tjetėr ėshtė kompozuar tek Idromeno.

    Fondi Idromeno ėshtė pak i njohur.
    Pėr fat tė keq po. Sepse deri vonė nuk i pėrdornim xhamat pėr shkak tė situatės kritike. Nė kuadrin e projekteve INTERREG III, patėm fatin qė tė bėnim restaurimin e kėtyre fotografive dhe stampimin. Tani studiuesit kanė mundėsinė t'i pėrdorin.

    Studimet e pakta pėr Idromenon nuk e pėrligjin famėn qė gėzon emri i tij. Ēfarė mund tė bėhet nė kėtė 150-vjetor?

    Ėshtė e vėrtetė dhe e pranoj me keqardhje. Pėr rastin e Idromenos mund tė them se kontributi i tij ėshtė i drejtpėrdrejtė pėr etnografinė. Nėpėrmjet fotove ai dėshmon pasurinė e kostumeve etnografike prej tė cilave ne ruajmė shumė pak dhe nė disa raste aspak, nė fondet tona.

    Kujtojmė se shkenca etnografike ka filluar nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX. Nė kėtė kuptim, disa elementė qė i kemi gjetur gjatė ekspeditave nė terren, pėrputhen me "tė dhėnat" qoftė nga Idromeno, qoftė nga Marubi.

    Monografia qė po pėrgatisim do tė ketė kryesisht foto dhe tablotė e plota, sepse pothuajse tė gjitha tablotė e tij pėrmbajnė elementė etnografikė.

    shekulli


    Harapi me veshje shkodrane


  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Sekretet e Gjyzepinės sė Kol Idromenos

    Sekretet e Gjyzepinės sė Kol Idromenos

    17 Korrik 2013 | : Kulturė | Autor: Gazeta Shqip

    Nė koleksionin e pikturave qė ruhen nė Galerinė Kombėtare tė Arteve. Nga fillesat e pikturės nė vitet 1883, hapja e shkollės sė parė tė vizatimit mė 1931, ardhja e studentėve tė parė qė studiuan nė vendet fqinje, tek arti i luftės dhe mė pas ai i Realizmit Socialist…. Tablotė qė sjellin njė rrėfim ndryshe tė historisė sonė…

    Sali Shijaku_ Femėr nudo 1961Gjyzepina nuk e ndan vėshtrimin nga piktori qė prej dy orėsh qėndron me njė penel nė dorė dhe hedh nė telajo portretin e saj. Sytė e saj janė tė zinj, ndėrsa ca rrudha tė lehta nė fytyrė i kujtonin mjeshtrit se ajo i kishte kaluar tė 40-at. Pėrtej ngjyrave qė u jep veshjes karakteristike tė kėsaj gruaje shkodrane, Kol Idromeno vizaton plot kujdes lehtė qafėn e saj, lėkura e sė cilės shkėlqen prej dritės. Ka qenė viti 1920 kur piktori i njohur, Kol Idromeno, hodhi nė tablo portretin e dashur tė kėsaj gruaje, qė sot pėrbėn njė nga pikturat qė tregojnė fillesat e pikturės shqiptare qė ruhen nė koleksionin e Galerisė Kombėtare tė Arteve. Pas 93 vitesh, buzėqeshja e saj vijon tė jetė e njėjtė, ndėrsa vėshtrimi duket se fsheh tė njėjtėn ndjesi qė Kol Idromeno u mundua gjatė ta gjente teksa pikturonte. Vitet nuk e kanė tradhtuar sekretin e bukur tė Gjyzepinės. Ndryshe nga Idromeno, i cili tėrhiqej prej personazheve qė mbartnin njė tis misteri, Simon Rrota nė pikturat e tij kėrkon tė sjellė njė reflektim tė realitetit. I tėrhequr prej femrės, ai e sjell nė pikturat e realizuara nė vitet 1934, teksa e veshur me veshje karakteristike tė zonės, ndodhet bri grurit dhe lulėkuqeve. Kjo grua nuk ka kohė tė mendojė pėr tė fshehtat qė mbart, ajo ėshtė e gjitha e shqetėsuar pėr grurin nė arė, nga duhet t’ia nis punėn… Nė njė tjetėr tablo tė realizuar po atė vit, Simon Rrota sjell njė kompozim interesant tė grave nė pusin e fshatit, ku ngjyrat e rrobave qė ato mbajnė nė trup nxjerrin nė pah elementin femėror. Njė portret malėsoreje pikturuar prej Rrotės mė 1923, nuk e fsheh as moshėn e piktorit, i cili duhet tė ketė qenė 33 vjeē teksa kėrkonte t’i jepte jetė vajzės qė dilte prej maleve. Ajo shfaqet elegante, me duart e vendosura nė brez dhe ca vathė qė i varen poshtė shamisė. Njė pikturė ku nuk mungojnė elementėt jetėsorė tė sinjifikuar me gruan si uji apo dielli. Pikturat e realizuara prej Kol Idromenos, Simon Rrotės janė dhe pikturat qė shėnojnė fillesat e artit tė pikturės nė Shqipėri, art i cili deri nė ato kohė ėshtė realizuar nė mėnyrė sporadike nga anonimė. Nė fondin e Galerisė sė Arteve veprat qė ruhen datojnė nga fundi i shekullit XIX, periudhė qė shėnon fillesat e pikturės jofetare shqiptare.

    Sali Shijaku_ Femėr nudo 1961

    Rafael Dembo_ Shkojmė nė punė

    Kol Idromeno_ Portret i Gjuzepinės 1920


    Image_2724

    Hasan Nallbani_ Aksionistja 1966

    Bardhyl Dule_ Ndėrtuesja 1971


    Vilson Kilica_ Nė studio

    Spiro Kristo_ Brigaderja 1976

    Sofia Papadhimitri_ Punėtori me ēekiē 1938


    Simon Rrota_Portret malsoreje 1923


    Autori i hershėm i pikturės ėshtė Kol Idromeno, vepra e tė cilit “Motra Tonė” daton nė vitin 1883. Pikturat e para nė Shqipėri manifestojnė njė lloj amatorizmi. Kjo lloj fryme vazhdon deri nė vitet 30 kur fillon pėrpjekja pėr ngritjen e shkollės dhe institucioneve tė artit nė vend. Gjithsesi, kėto piktura flasin qartė pėr atmosferėn kulturore nė Shqipėrinė e fillimviteve tė shekullit XX, si dhe pėrbėjnė dokumente tė mirėfilltė atnografikė dhe historikė tė periudhės. Kėto vepra tregojnė dhe njė lloj fryme romantike. Autorėt e tjerė tė epokės janė Pjetėr Marubi, Simon Rrota, Zef Kolombi, Spiro Xega etj. Hapja e shkollės sė vizatimit nė Tiranė nė vitin 1931 do tė sjellė dhe njė ndryshim nė konceptin e pikturės nė vend, duke e kthyer atė nė njė pikturė realiste. Disa nga piktorėt e parė qė studiojnė aty janė Sadik Kaceli, Abdurrahim Buza, Gani Strazimiri etj., megjithatė pak vepra tė tyre nga periudha e kėsaj shkolle ruhen nė fondin e Galerisė sė Arteve. Piktura realiste do tė zhvillohet dhe nga piktorė qė kthehen nga studimet nė vendet fqinje si: Odhise Paskali, Andrea Kushi, Vangjush Moi, Janaq Paēo, Foto Stamo, Motrat Zengo etj. Kėta artistė pėrbėjnė brezin e artistėve tė shkolluar tė cilėt pėrpiqen tė zhvillojnė portretin, natyrėn e qetė, peizazhin etj. Karakteristikė e veprave tė kėsaj periudhe qė ruhen nė GKA ėshtė pėrpjekja e artistėve pėr tė pėrvetėsuar teknikat artistike dhe njė interes pėr pasqyrimin e realitetit me vėrtetėsi. Nėse shohim veprat e realizuara nė kėtė periudhė ato janė kryesisht portrete. Vangjush Moi, realizon me kujdes nė vitin 1919 portretin e njė vajze duke studiuar. I ardhur nga shkolla italiane e artit, Mio e bėn fustanin e saj tė hapur duke i nxjerrė nė pah supet. Andrea Kushi mė 1939 vizaton me kujdes gėrshetat e gjatė tė njė vajze e cila ka veshur njė bluzė tė bardhė. Gratė e pikturuara nga Zef Kolombi janė tė trishtuara nė kėtė periudhė. Po kėshtu dhe malėsorja e Nexhmedin Zajmit (1947). Nė kėtė periudhė kemi dhe lėvrimin e artit tė pikturės edhe nga artiste femra si Sofia Papadhimitri. Ndėrsa endemi nė koleksionin e veprave tė ruajtura nė GKA kalojmė nė njė tjetėr periudhė, e cila ėshtė ajo e pikturave akademike ku dominon tabloja me temė historike (1950-1986). Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe vendosjes sė regjimit komunist, nė Shqipėri filloi tė zhvillohej tabloja me temė historiko-politike. Kryesisht vendin mė tė madh nė kėto tablo e zė lufta antifashiste dhe ndryshimet historike nė vend, por nė tė njėjtėn kohė trajtohen dhe aspekte tė ndryshme tė historisė sė Shqipėrisė si ai i qėndresės sė Skėnderbeut etj. Por pavarėsisht kėsaj periudhe, Sali Shijaku mė vitin 1961 pikturon njė femėr nudo tė shtrirė nė shtrat dhe trupin qė i reflektohet nė pasqyrė. Artistėt kryesorė janė ata qė kanė mbaruar akademitė perėndimore dhe reflektojnė njė formim akademik nė pikturėn e tyre si: Nexhmedin Zajmi, Sadik Kaceli, Abdullah Cangolli etj., ndėrkohė qė artistė tė tjerė qė formohen nė Akademinė e Bashkimit Sovjetik dhe vendeve tė tjera tė lindjes janė: Sali Shijaku, Fatmir Haxhiu, Vilson Kilica etj.

    Ndėrtimi i Modeleve tė Njeriut tė Ri (1960-1986)

    “Aksionistja” me autor Hasan Nallbanin, ku shfaqet portreti i njė gruaje me flokėt e prera shkurt, veshur me njė bluzė tė thjeshtė, pantallona dhe njė shall tė lidhur nė qafė, teksa mban njė sėpatė mbi supe, tė tregon se tashmė ke mbėrritur njė moment nga mė interesantėt dhe mė tė diskutueshmit nė historinė e artit pamor nė Shqipėri, ai i artit tė Realizmit Socialist. Pak mė tej “Brigadierja” e Spiro Kristos (1976) ka ndaluar diku mes arės ku po punohet dhe mban njė bllok shėnimesh nė dorė… “Montatori” i Petro Kokushtės mė 1979 valėvit flamurin nė njė moment pune… Me kthimin e artistėve nga shkollat lindore tė artit mund tė thuhet se fillon epoka e Realizmit Socialist nė artin shqiptar. Ky art ėshtė kryesisht nė funksion tė propagandės sė regjimit politik nė vend. Sipas klisheve tė gatshme tė importuara nga vendi i origjinės Bashkimi Sovjetik, arti fokusohet te punėtorėt dhe veprimtaria e tyre, duke i kthyer kėta nė mite tė kohės. Nė fakt, Realizmi Socialist nuk pėrpiqet tė tregojė me vėrtetėsi aspekte tė realitetit tė klasės punėtore, por tė ngrejė njė lloj kulti tė punės socialiste si veprimtari dhe tė punėtorit si personazh qendror tė “njė epoke tė re” qė ka filluar. Artistėt qė kanė lėnė vepra tė spikatura nė kėtė drejtim janė Muntaz Dhrami, Zef Shoshi, Ēlirim Peka etj. Njė tjetėr koleksion i rėndėsishėm nė Galerinė e Arteve ėshtė dhe ai i Pikturės Formaliste qė gjen vend nė historinė e pikturės shqiptare nė fillim tė viteve ‘70-tė. Kjo pikturė krejtėsisht nėn ndikimin e pikturės moderniste perėndimore pėrpiqet tė gjallojė duke respektuar temat zyrtare tė Realizmit Socialist, qė janė mė sė shumti ato tė punėtorit nė frontin e punės, por qė me mėnyrėn e tė pikturuarit nė fakt kėrkon drejt njė zhvillimi piktoresk dhe ka tendencėn pėr t’iu pėrqasur rrymave tė ekspresionizmit, fovizmit, kubizmit etj. Artistėt kryesorė qė kanė vepra tė kėsaj natyre nė fondin e GKA-sė janė: Edison Gjergjo, Alush Shima, Isuf Sulovari, Eduard Hila, Bajram Mata, etj. Nė njė moment pune, nė vitin 1970 Jorgji Gjokopulli sjell njė grup tė rinjsh tė veshur plot ngjyra. “Mjelėsja” e Isuf Sulovarit, duket e lumtur teksa pozon me kovėn e qumėshtit nė dorė. “Njė emancipim” i gruas nė pikturė duket dhe nė njė tablo tė Llambi Blidos mė 1971, me titull “Nė pultin e komandimit”. Koleksioni i fundit qė ruhet nė Galeri, ėshtė ai i pikturave dhe skulpturave moderniste (1989-2001). Pėr herė tė parė Galeria e Arteve i kushton njė hapėsirė pikturės dhe skulpturės moderniste shqiptare. Kjo hapėsirė pėrmbledh vepra nga autorė qė e zhvillojnė veprimtarinė e tyre artistike mė tė rėndėsishme pas viteve ‘90, si Perikli Ēuli, Ali Oseku, Gazmend Leka, Lumturi Blloshmi, Najada Hamza etj., por nė tė njėjtėn kohė kėrkon dhe elementėt e parė tė pėrpjekjeve tė pikturės moderniste qė vijnė qė nga vitet ‘60 tė dhe pėrkojnė me frymėn formaliste nė pikturėn e Realizmit Socialist nė fillim tė viteve ‘70-tė, me autorė si Ksenofon Dilo, Danish Jukniu, Ismail Lulani etj., qė krahas pikturės sė politizuar zyrtare lėvruan gjatė kėtyre viteve edhe njė pikturė qė kėrkonte njė formė dhe nė shprehi artistike.



    Pikturat e para tė Skėnderbeut

    Theohar Gjini mund tė jetė njė ndėr piktorėt e parė qė ka sjellė nė tablo imazhin e Skėnderbeut. Tabloja e tij pa datė, sjell e sjell heroin tonė tė dobėt, krejt ndryshe nga jehona e forcės dhe fizikut tė tij tė fortė. Ndėrsa Spiro Xega mė 1931 e sjell Skėnderbeun mbi kalin e bardhė me shpatėn nė dorė, teksa vrapon pėr nė fushėn e betejės.
    Ndalohet grabitėsi i pikturave

    Policia e Tiranės ka arrestuar shtetasin Arben Guga, 46 vjeē, lindur dhe banues nė Tiranė. Dyshohet se ky shtetas, ka grabitur paraditen e djeshme nė Rrugėn e Durrėsit disa piktura tė autorėve tė ndryshėm, si dhe njė ekran kompjuteri. Policia nuk bėn me dije se ku ėshtė kryer vjedhja e pikturave. Megjithatė, materialet i kanė kaluar Prokurorisė sė Tiranės pėr veprėn penale tė “Vjedhjes”.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...kol-idromenos/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Katedralja "Shen Shtjefni" - Shkoder
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 17:20
  2. Artet e Bukura tė Shqipėrisė
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:59
  3. Ringjallja e "Motrės Tone" nė Luvėr
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-07-2005, 18:19
  4. Ēezarina Daragjati
    Nga Brari nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 09:46
  5. Dedej: Ju tregoj pikturat e ēmuara tė familjes
    Nga shigjeta nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-08-2002, 22:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •