Telekomunikacioni
Atnand Kola - 06/05/2004
Albtelekom, 22.5 milionė dollarė humbje nga marrėveshjet me AMC dhe Vodafon
Humbja e shkaktuar nė kurriz tė Albtelekomit ka ardhur si pasojė e tarifave tė pafavorshme dhe tė padrejta qė janė bėrė pėr thirrjet Albtelekom-AMC/Vodafon dhe anasjelltas
Gjatė periudhės 2000-2004 shoqėria shtetėrore Albtelekom ka humbur rreth 22.5 milionė dollarė nė marrėveshjet e interkoneksionit tė bėra midis saj dhe kompanive AMC dhe Vodafon. Komisioni parlamentar hetimor pėr kompaninė shtetėrore tė telefonisė fikse Albtelekom diskutoi dje pėr marrėveshjet e interkoneksionit, tė realizuara gjatė viteve me kompanitė e telefonisė sė lėvizshme AMC dhe Vodafon. Kryetari i kėtij komisioni hetimi, Ilir Bano, bėri tė ditur se nė bazė tė shqyrtimit tė marrėveshjeve tė interkoneksionit qė ka bėrė Albtelekom me kompanitė celulare rezultojnė abuzime tė mėdha qė kapin vlerat nė rreth 2.4 miliardė lekėsh.
Kėto humbje tė kompanisė Albtelekom kanė ardhur si pasojė e tarifave tė pafavorshme dhe tė padrejta qė janė bėrė pėr thirrjet Albtelekom-AMC/Vodafon dhe anasjelltas. Marrėveshjet e interkoneksionit midis Albtelekomit dhe kompanive celulare tė cilat operojnė nė tregun shqiptar, janė cilėsuar si nga ekspertėt ndėrkombėtar ashtu edhe nga ato vendas, si marrėveshje tė pandershme dhe diskriminuese ndaj kompanisė shtetėrore Albtelekom.
Marrėveshja e interkoneksionit midis Albtelekomit dhe AMC-sė ėshtė lidhur mė datė 25 korrik 2000 nė mėnyrė antiligjore dhe mashtruese. Kjo marrėveshje u lidh pas fitimit tė tenderit pėr privatizimin e AMC-sė nga kompania greke Cosmote. Dėmi total nga marrėveshjet e interkoneksionit midis kompanisė shtetėrore tė telefonise fikse dhe atyre celulare ėshtė mė i madh se shifrat e mėsipėrme. Kryetari Bano bėri tė ditur se, diskriminimi i Albtelekomit vihet re edhe nė tarifat e pėrcaktuara pėr drejtimet e tjera tė thirrjeve. Deputetėt e mazhorancės tė cilėt marrin pjesė nė kėtė hetim parlamentar si antarė tė kėtij komisioni kanė kundėrshtuar akuzat qė i janė bėrė ish-drejtorit tė Albtelekomit Pajtim Ajazi, i cili ka qenė nė kėtė post pėr 8 muaj gjatė viteve 2002-2003. Ajazi ishte thirrur dje nė kėtė seancė hetimi nė cilėsinė e dėshmitarit. Por ky i fundit nuk mundi tė dėshmonte pasi deputetėt socialistė akuzuan Banon se me pyetjet e tij ndaj kėtij dėshmitari po pengonte procesin e hetimit tė plotė ndaj kompanisė Albtelekom. Ky hetim ka mė shumė se dy muaj qė ka nisur punėn dhe sipas afatit 3-mujor tė vėnė nga Parlamenti shqiptar, kėto hetime duhet tė pėrfundojnė mė 19 maj tė 2004.
Krijoni Kontakt