Pas auditivit tė bėrė pėr shitjen e Albtelekomit, do tė jetė qeveria qė do tė thotė fjalėn e fundit
Berisha: Fati i Albtelekomit do tė vendoset nga njė grup qeveritar
N. Perndoj
TIRANĖ- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se qeveria qė ai drejton ėshtė duke formuluar qėndrimin pėrfundimtar lidhur me kontratėn e shitjes sė Albtelekomit, pėr tė cilėn kompania qė ka bėrė auditivin ka shprehur mangėsi te mėdha. “Qeveria shqiptare ėshtė duke formuluar qėndrimin pėrfundimtar tė saj dhe ju siguroj se do ta bėjė atė publik. Ndėrkohė, kjo nuk ka e penguar dhe nuk e pengon reformėn mė tė thellė tė ndėrmarrė ndonjėherė pėr liberalizimin e tregut tė komunikimit elektronik nė Shqipėri”, - tha Berisha. Megjithatė, njė deklaratė e tillė ka sjellė edhe njė tjetėr reagim tė pėrfaqėsuesve tė medias pėr tė qenė me konkret lidhur me kėtė ēėshtje. I pyetur konkretisht nėse do tė ketė njė riformulim tė kontratės me firmėn turke apo do tė bėhet njė tender i ri, kryeministri Berisha u pėrgjigj: “Kjo do tė vlerėsohet nga njė grup qeveritar dhe qeveria do tė vendosė pėr kėtė. Vendimi do tė jetė shumė transparent. E ritheksoj se reformat po vazhdojnė nė thellėsi dhe shpejtėsi nė fushėn e komunikimit elektronik”, - shtoi ai. Megjithatė, lidhur me kėtė ēėshtje, duket se kryeministri Sali Berisha nuk do tė japė asnjė qėndrim deri nė pėrfundim tė vizitės sė tij nė Turqi, ku do tė takohet me kryeministrin Turk Taip Erdogan, por edhe me biznesmenė tė ndryshėm. Pak ditė mė parė, kompania turke “Calik Enerji”, ka deklaruar se nuk do tė tėrhiqet nga kontrata e bėrė me qeverinė e fundit socialiste pėr blerjen e Albtelekom. Presidenti i kompanisė, Ahmet Ēalik, u shpreh se problemet me kontratėn nuk kanė tė bėjnė me Calik Enerji, po me qeverinė shqiptare. Duke folur pėr raportin hetimor tė Deloitte &Touche, Calik u shpreh se pėrfundimet janė tė pavėrteta. Ndėrkohė, njė dokument konfidencial i raportit hetimor tė kompanisė Deloitt&Touche vinte nė dukje se nė kontratėn me Calik Enerji dhe nė procedurat e ndjekura pėr privatizimin e Albtelekom, ka shkelje tė konsiderueshme. Nė raport thuhej se konsorciumi turk, i prezantuar nė privatizimin e Albtelekom, nuk ka garanci pėr shėrbimin qė duhet tė kryejė si operator i telefonisė. Kjo kompani ėshtė vlerėsuar gjithashtu si njė investitor jostrategjik dhe i aftė pėr tė blerė njė kompani tė pėrmasave tė Albtelekom. Nė muajin maj tė vitit tė kaluar, kur nė pushtet ishin ende socialistet, qeveria e atėhershme firmosi njė kontratė me konsorciumin turk, pėr tė shitur 76 pėr qind tė kompanisė shtetėrore Albtelekom, pėr shumėn e 120 milionė eurove. Anastas Angjeli, ministri i Ekonomisė sė asaj kohe, firmosi me Calik Enerji Telekomunikasyon njė konsorcium, i pėrbėrė nga Calik Enerji dhe Turk Telekom, sipas tenderit ndėrkombėtar tė fituar nė maj tė 2005-ės. Calik Enerji ishte kompania e vetme ndėrkombėtare qė bėri njė ofertė pėr tė blerė aksione tė Albtelekomit.
Shekulli
Krijoni Kontakt