Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Lazio, Roma, Fiorentina dhe Parma - Luftë për egzistencë!

    Ky vit mund te jete nje vit i cili nga Seria A mund te largoj disa ekipe te forta, dicka cka eshte e sigurte se njera nga keto 100% do bie ne Seria B, vetem te shohim cila...

    Le te jete nje teme kjo ku mund te debatojme me ate se cila nga keto do te largohet nga liga dhe cila do te mbijetoj.

    Ja edhe tabela sa per ilustrim:

    JUVENTUS 79
    MILAN 76
    INTER 65
    UDINESE 59
    SAMPDORIA 59
    PALERMO 50
    MESSINA 44
    CAGLIARI 43
    LIVORNO 43
    BOLOGNA 41
    LAZIO 41
    LECCE 41
    REGGINA 41
    ROMA 40
    PARMA 40
    SIENA 39
    FIORENTINA 37
    CHIEVO 36
    BRESCIA 35
    ATALANTA 34


    PS:
    Kjo teme hapet si rezultat qe ne forum te kete me shume laramani te temave se vertet po na mungojne temat e ndryshme...
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Harova dicka, Vetem Lazio te mos me bie nga lega se mandej krejt sezoni ne Calcio do me duket BAD

    Te lutemi te gjithe per keto ekipe se mandej me siguri nuk do te fillon sezoni ri sepse dihet te drejtat televizive njera tjetra dhe do te behet krejt llom

    Berluska mer dicka ne dore, ndjehu tash i forte
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Ekipet e Romes nuk bien por kjo Siena po ecen shum mir dhe po rreizkon te ler Fiorentine ne B.

  4. #4
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anëtarësuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Javes tjeter

    Bologna - Brescia (gati ka rene Brescia por nje fitore do ta conte 38 pike do e fuste ne valle)
    Fiorentina - Atalanta (koke me koke)
    Inter - Livorno (pa interes)
    Juventus - Parma (Juventus ne mbrojtie te vendit te pare Parma ne kerkim te nje pike qe do ishte shume e vlefshme)
    Lecce - Milan (Milan i detyruar te fitoje per te shpresuar tek ndonje hap fallc i Juves)
    Messina - Cagliari (fitore messines asnje interes per cagliarin qe gati ka shpetuar)
    Palermo - Reggina (reggines do i shkonte per shtat nje pike por sicilianet me calabrezet dihet si shkojne kshu qe cdo gje flet per lufte sportive)
    Roma - Lazio (Derby ske ci thua)
    Siena - Chievo (Koke me koke )
    Udinese - Sampdoria(ndeshje koke me koke per vendin e katert)

    Rregullorja thote qe Ekipi katert nga fundi dhe ekipi peste nga fundi duhet te kene te pakten 5 pike diference per te mos bere ndeshjen spareggio(me eleminim).
    Pra kush lufton per vendin e peste nga fundi dhe per vendin e kater do te beje 2 ndeshje sistem vajtie-ardhie per te vendosur kush do te bjere nga kategori por vetem nqs kane me pak se 5 pike diference.

  5. #5
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Do te doja te mos biej FIORENTINA,nejse besoj se do te fitojme me Atalanten dhe do te largohemi nga zona e rrezikshme tabelare.

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga viganv
    Do te doja te mos biej FIORENTINA,nejse besoj se do te fitojme me Atalanten dhe do te largohemi nga zona e rrezikshme tabelare.
    Vigan a me tregon more lal, me cilen e ekip je ty, eja behe me Realin sepse me duket se vetem une jam real e kam edhe Hotelin dhe Gjilanasin por ato nuk futen shume, mos me thuaj se do te behem Liverpool se do te jeshe i vetem mandej ne forum LoL....
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    mendoj qe duhet ses ben qe Roma, Lazio dhe parma te rrin ne Serie A sepse ato jane skuadra te medha packa se ne kete sezon skane treguar shum vlerat e tyre por mendoj qe qe te treja skuadra duhet te rrin ne Serie A

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ekipet pretenduese per Seria B, mga kryeqiteti LAZIO dhe ROMA, barazuan kete jave ne nje ndeshje te merzitshme, e cila u pasua me nje varg porblemesh jashta fushes ngfa huliganet italian te cilet u ndeshen me policine...

    Do mbijetojne te dyjat me duket
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Roma shpëton, frikë për Fiorentinën


    Pasi është mbyllur diskutimi për titullin, java e fundit e kampionatit italian ka dhuruar një spektakël të vërtetë, pavarësisht nga barazimet në disa fusha. Juventusi ka barazuar ndaj Livornos 2-2, në ditën e festës për titullin. Në zonën e Championsit, Udineze bën një hapa para, teksa barazon me Kaljarin, ndërsa Sampdoria humbet në shtëpi kundër Interit. Në luftën për shpëtim ka përshëndetur Serinë A Atalanta, e mundur në Bergamo 0-1 nga Roma, e cila siguron qëndrimin në Serinë A. Një hap larg shpëtimit është edhe Kievo, që mundi Bolonjën 1-0. Hap përpara, por jo vendimtar, ka bërë edhe Breshia, që fitoi ndaj Mesinës 2-1. Gjithnjë më e vështirë gjendja e Fiorentinës, e cila barazoi dje mes shumë polemikash ndaj Lacios 1-1. përfundojnë në barazim Parma-Siena 0-0 dhe Rexhina-Leçe 2-2.

    Dhe dita e festës erdhi. Titulli i fituar pas barazimit të Milanit me Palermon, e detyroi Juventusin të festonte në Livorno, një skuadër që kishte një tjetër festë në stadiumin "Armando Piki". Igor Proti i ka dhënë lamtumirën futbollit (do t'i përkushtohet familjes) dhe në minutën e 60-të, kur është zëvendësuar nga Donadoni, i gjithë stadiumi është ngritur në këmbë. Një lamtumirë që është "kurorëzuar" fare mirë me një gol të bukur ndaj bardhezinjve, të cilët zhbllokuan rezultatin me Nedvedin. Më pas shënoi Lukareli, por barazoi Trezegeja. Gjithçka u mbyll në paqe, në mënyrën më të mirë për të dyja skuadrat.

    Juvja titullin, Livorno qëndrimin. Adriano rikthehet te goli me aksion thuajse pas pesë muajsh dhe i jep fitoren Interit ndaj Sampit. Skuadra e Novelinos humbet një rast të mirë për të synuar Championsin, duke parë dhe barazimin e Udinezes në Kaljari. Fundi i një ankthi. Në tri ditë, Roma kalon nga ferri në një purgator dinjitoz. Pas kualifikimit në finale të Kupës së Italisë, Roma arrin një tjetër objektiv, atë të shpëtimit, që erdhi falë këmbëve të Kasanos. Frikë për Fiorentinën që rrezikon të bjerë në Serinë B. Vjollcët barazuan dje në "Olimpiko" ndaj Lacios 1-1, rezultat që nuk i mjafton për të shpëtuar. Por ndeshja e djeshme ka pasur polemika të mëdha. Fiorentinës nuk i është dhënë një 11-metërsh i dukshëm nga gjyqtari Rozeti, pas kapjes me dorë të topit (po hynte në rrjetë) nga Zauri. Ishte një gol i sigurtë, i goditur nga Jorgenseni.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Fiorentina shpeton vetem po mundi Brescian, por cdo gjo mund te ndodhi te djelen sic kaloi West Brom ne Angli qe ishte ne fund te tabeles dhe i kaloi te gjith per me shpetu.

  11. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Duhen edhe 90 minuta deri në mbyllje të kampionatit 2004-2005, por nëse në krye gjithçka është vendosur (përveç vendit të katërt për Ligën e Kampioneve), diskutimi për rënien në Serinë B është ende i hapur. Verdiktet matematike janë shtyrë për javën e fundit dhe java e parafundit ka caktuar vetëm shpëtimin e Romës dhe zbritjen një kategori më poshtë të Atalantës. Përsa i takon pjesës tjetër, nëntë skuadra rrezikojnë seriozisht. Ndonjë prej tyre edhe teorikisht, sepse mungon siguria matematike e shpëtimit. Shtatë ndeshjet (Bolonja-Sampdoria, Fiorentina-Breshia, Inter-Rexhina, Leçe-Parma, Palermo-Lacio, Roma-Kievo dhe Siena-Atalanta) përfshijnë 9 skuadra që të dielën e ardhshme do të prodhojnë në aspektin aritmetik 2.187 kombinacione rezultatesh. Për shembull, është 27 mundësia e arritjes me pikë të barabarta për 4 skuadra (Bolonja, Parma, Breshia e Siena). Atëherë shikojmë se cilat rezultate mund të "shpëtojnë" skuadrat. Fillojmë nga gjendja e më të mirave. Tri formacione gjenden në kuotën e 43 pikëve. Janë Lacio, Leçe e Rexhina. Një pikë i shpëton. Dhe asnjë prej tyre, nëse humb, mund të zbresë në Serinë B direkt, por në rast të disa rezultateve ndryshe, rrezikojnë.

    Lacio, 43 pikë - Nuk mund të bjerë direkt në rast humbjeje, por mund të rrezikojë në rast të një kombinimi rezultatesh (43) me Kievon, Leçen, Sienën dhe Rexhinën. Renditja e fryrë do të ndëshkonte menjëherë Lacion, që duhet të zhvillojë një ndeshje shtesë (është në epërsi me ndeshjet direkte ndaj Leçes, Rexhinës e Sienës).

    Leçe, 43 pikë - E vetmja nga ekipet me 43 pikë që ka edhe një ndeshje direkte për të luajtur, me Parmën. Leçe shpëton nëse nuk humbet. Por edhe duke humbur ka shpresa të shpëtojë, për shembull nëse Breshia ose Kievo nuk fitojnë, ose sërish nëse Siena, Breshia apo Bolonja nuk fitojnë. Ka edhe ndonjë mundësi për ndeshje shtesë, ku Leçe mund ta shohë veten në krah të Sienës dhe është e detyruar të luajë ndaj toskanëve ndeshje shtesë për të shpëtuar. Ose mund të gjendet me pikë të njëjta me shumë skuadra, ku vendimtare do të bëhej renditja, që në disa raste mund t'i ndëshkojë puljezët.
    Rexhina, 43 pikë - Është në një situatë të mirë. I mjafton të mos humbasë, por edhe në rast humbjeje është e shpëtuar, nëse Leçe nuk humbet me Parmën, ose Siena nuk fiton. Përndryshe mund të qëndrojë me 43 pikë si Siena e Leçe. Në këtë rast do të shihet diferenca e golave të përgjithshëm. Dhe kujdes, kjo aktuale do ta ndëshkonte Rexhinën me një ndeshje shtesë. Por gjithçka është virtuale, sepse do të jenë vendimtare golat e shënuar dhe të pësuar të tri skuadrave në javën e fundit.

    Kievo, 42 pikë - Nëse mund Romën, shpëton në "Olimpiko". Shpëtimi kalon përmes fitores. Nëse barazon, shpëton, gjithnjë nëse Breshia nuk fiton, përndryshe njëra mes Parmës, Bolonjës e Sienës nuk duhet të fitojë. Nëse këto hipoteza nuk plotësohen, Kievo do të mbetej me 43 pikë, së bashku me Sienën e Leçen, por kjo renditje do ta ndihmonte.
    Bolonja, 41 pikë - Në "Dal'Ara" vjen Sampdoria, ende në garë për një vend në Champions. Për të shpëtuar, pa llogari të tjera, duhet vetëm të fitojë. Nëse barazon, mund të shpresojë që Breshia të fitojë dhe që Siena apo Parma të mos fitojnë. Bolonja është në disavantazh në takimet direkte me Lacion, Fiorentinën e Breshian. Edhe në rast humbjeje, skuadra e Macones mund të shpëtojë. Për shembull nëse Breshia të paktën barazon dhe Parma humb në Leçe ose nëse Siena humb. Por mund të verifikohet edhe një ndeshje shtesë, Bolonja-Siena, nëse toskanët barazojnë.

    Breshia, 41 pikë - Nëse fiton takimin direkt me Fiorentinën, shpëton. Përndryshe hapen hipoteza të ndryshme. Një barazim e shpëton, nëse Siena nuk fiton ose njëra mes Parmës e Bolonjës humb. Mund të ndodhë të ketë edhe një grup ekipesh, 3-4, me 42 pikë, me Kievon, Bolonjën e Parmën. Breshia ka në favor takimet direkte me dy të fundit. Edhe nëse humb, skuadra e Kavazinit shpreson të qëndrojë në A, sepse, për shembull, nëse Bolonja e Parma humbasin, në rast fitoreje të Sienës, Breshia do të luante ndeshje shtesë me Bolonjën (Parma menjëherë në B). Në të njëjtën kohë, nëse Siena humb, Breshia do të luante ndeshje shtesë me Parmën.
    Parma, 41 pikë - Duke fituar sfidën me Leçen, shpëton. Në rast barazimi, Parma duhet të shpresojë që Breshia të fitojë dhe një mes Sienës e Bolonjës të humbë. Përndryshe mbyllen hipotezat e shumta të arritjes së disa skuadrave me pikë të barabarta (42). Parma është e favorizuar në takimet direkte vetëm me Rexhinën dhe e barabartë me Lacion, dhe është e ndëshkuar me Bolonjën, Fiorentinën, Breshian e Kievon. Në rast humbjeje, Parma shpreson të qëndrojë, nëse Fiorentina nuk fiton dhe Siena humbet. Një renditje e barabartë me Bolonjën e Breshian do ta shikonte Parmën të luante ndeshje shtesë me Breshian (Bolonja shpëton).

    Siena, 40 pikë - Duke fituar ndaj Atalantës së Serisë B, tashmë nuk është e thënë se mund të shpëtojë. Duhet të shohë rezultatet e të tjerëve dhe duhet të shpresojë që Fiorentina të fitojë apo barazojë, ose njëra mes 3 skuadrave që ka sipër të mos fitojë. Toskanët janë favoritë në takimet direkte me Lacion e Kievon, ndërsa është në barazim me Leçen, Rexhinën, Bolonjën e Breshian. Nëse barazon, Siena mund të shpresojë vetëm që Fiorentina të humbasë dhe që njëra mes 3 skuadrave me 41 pikë, të humbasë ose barazojë. Nëse disa skuadra arrijnë në kuotën e 41 pikëve, përfshirë dhe Sienën, kjo e fundit duhet të luajë ndeshje shtesë.
    Fiorentina, 39 pikë - Pret Breshian për takimin më kyç të javës. Është e detyruar të fitojë, nëse barazon ose humb, shkon drejt e në B. Por edhe duke fituar, vjollcëve u duhen lajme të mira nga fushat e tjera. Për shembull, që Siena të mos fitojë ose njëra mes Parmës apo Bolonjës të humbasë. Fiorentina mund të shpëtojë edhe me një renditje me 42 pikë, me Bolonjën e Parmën: dy të fundit do të zhvillonin një ndeshje shtesë dhe vjollcët do të festonin. Fiorentina është në epërsi me ndeshjet direkte me Leçen, Parmën, Bolonjën e Kievon.


    Vuçiniç: Do të shënoj edhe ndaj Parmës
    Një sezon për t'u kujtuar për Mirko Vuçiniçin. Sulmuesi serbo-malazez, me 18 golat e tij, po e shpëton Leçen, edhe pse nuk ka mbaruar ende: "Të shënosh, për çdo lojtar është një moment ekzaltues, - tha Vuçiniçi. - Për një sulmues është diçka speciale. Sa keq që matematika ende nuk na siguron shpëtimin. Tani duhet të mendojmë për Parmën. Do të jetë një javë shumë përkushtuese, ku ne duhet të punojmë shumë. Shpresoj të shënoj ndaj Parmës. Jam i sigurtë që tifozët tanë nuk do të mungojnë me mbështetjen e tyre. Shpëtimi është i të gjithëve".

    Zamparini: Objektivi ynë është Makinua
    Objektivi i Palermos për sezonin e ardhshëm është nigeriani Makinua. Kështu thotë të paktën presidenti siçilian, Mauricio Zamparini: "Jemi të interesuar për Makinuanë, por nuk e kemi marrë ende. Nga Piaçenca do të rikthehet Pepe. Guidolin? Konfirmoj që do të largohet. Mes së hënës dhe së martës së ardhshme do të zbuloj emrin e trajnerit të ri".
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Fiorentina, dosje hetimi ndaj gjyqtarëve

    Pasi u ndëshkuan nga gjyqtari në ndeshjen e kaluar, e gjithë Firence është e mobilizuar për të luftuar në të gjitha shkallët e gjykatës. Qendra koordinative e klubit vjollcë do t'i drejtohet gjykatës, për të qartësuar nëse presidenti i ligës, Galiani, ka ndikuar në gjykimin e keq të arbitrave. Shoqëria është përgatitur për të hapur një dosje. Si tifozët, ashtu edhe shoqëria vjollcë, janë gati për të luftuar ndaj padrejtësive që u janë bërë në këtë kampionat. Gjykata duhet të vendosë nëse "fanellat e zeza" janë të lidhura me politikën e drejtuesve të Ligës.

    Është e qartë që shoqata italiane e gjyqtarëve të jetë e varur nga liga, ku dhe prej saj paguhet. Për këtë gjë, kjo shoqëri është bërë gjithmonë objekt bisede në televizionet dhe gazetat kombëtare. Sipas faqes elektronike të Fiorentinës në internet, drejtuesit e klubit po përgatisin një dosje, ku janë të përfshirë të gjitha padrejtësitë që u janë bërë nga gjyqtarët. Duke filluar që nga ndjeshja e parë ndaj Romës, me golin e Montelës në një pozicion jashtë loje, i cili u dha dhe fitoren verdhekuqve. Duke vazhduar: 11-metërshi ndaj Portijos kundër Kaljarit, edhe pse në fund toskanët fituan 2-1, barazimi me Parmën, me dy 11-metërsha të mohuara.

    Më pas vjen barazimi me Interin (nuk iu dha një penallti ndaj Jorgensenit) dhe humbja ndaj Juventusit; gjyqtari Farina nuk quan një gol të rregullt nga Fantini. Pastaj vjen goli fantazmë i Mikolit në Livorno, gjykimi skandaloz i Paparestës në Mesinë, fitorja laciale në Firence, nën drejtimin e gjyqtarit Ricoli. Humbja brenda fushe me Romën dhe Palermon, dhe "dora e rëndë" e Dondarinit në Gjenovë, i cili nxori nga loja dy lojtarë (Bojinov dhe Deli *****) në minutat e para të lojës. Pastaj ndeshja e kthimit me Mesinën, gara me Milanin dhe për ta mbyllur me prekjen e qartë me dorë të topit nga Zauri, i cili nuk u pa nga Rozeti dhe vijërojtësi Pizakreta. Ky i fundit mbahet mend mirë për anulimin e golit të rregullt të Kievos ndaj Juventusit në "Bentegodi".
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. SS Lazio
    Nga Sherri në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 336
    Postimi i Fundit: 22-08-2019, 11:54
  2. Kampionati Italian, Sezoni 2008/09
    Nga no name në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 25-05-2009, 08:25
  3. SERIA A 2006/07 - (FC Inter - kampion)
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 369
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 10:26
  4. Cafè & Juventus , Milan , Inter , Fiorentina....
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 15:41
  5. FC Inter vs AC Milan - (3:2)
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 12-12-2005, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •