Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Sondazhi i NDI: Opozita i fiton zgjedhjet e korrikut

    TIRANE (9 Maj) -Sipas nje sondazhi te realizuar ne prag te zgjedhjeve politike ne Shqiperi nga Instituti Amerikan per Demokracine ka rezultuar me perqindje me te madhe perkrahja ndaj Partise Demokratike. 1200 persona nga 13 rrethe te ndryshme te vendit jane intervistuar nga NDI dhe sipas metodave matematikore te kryera ky Institut ka verejtur se 42 perqind e te intervistuarve kane perkrahur Partine Demokratike. Kurse Partia Socialiste eshte renditur e dyta me 34 perqind, ne vend te trete renditet Levizja Socialiste per Integrim me 11 perqind dhe ne fund LZHK me 4 perqind. Sondazhi ka perfshire si tema edhe varferine edhe korrupsionin ne vend. Kurse sipas preferencave ndaj politikaneve, me i preferuari mes politikaneve ne vend ka qene kKryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama. Kreu i LSI, Meta ka rezultuar me i preferar se Nano, ndersa Zhozefina Topalli e Bamir Topi me te preferuar se kreu i PD, Sali Berisha. db/db (NEWS24/BalkanWeb)

    Sipas mendimit tim do te ishte gjeja me e mire sikur te mbahen keto vlera.
    Do te ishte mire sikur asnje force politike te mos fitoje shumicen derrmuese ,dhe te arrihej ne koalicion.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Sondazhi eshte bere perpara se shqiptaret te mernin vesh, qe "Albtelekomi" u shit 7 here me lire se sa e ka vleren reale.
    Tani qe u mor vesh se firma qe bleu "Albtelekomin" eshte per vete ne shitje qe nga Nentori 2004 dhe se "Albtelekomi" sherbeu per te rritur atraktivitetin e kesaj firme d.m.th. parate qe u vodhen nga xhepat e shqiptareve u ndane ne xhepat e klanit te Tos Qorrit dhe aksionereve turq,
    tani hiqini edhe ca perqind nga ato te PS dhe shtojani ca PD e ca LSI.

    ------------------------------------------------------

    PD : 45%
    PS : 27%
    LSI : 15%

    Kallam kusurin e dajne te tjeret.

    -------------------------------------------------

    Fatos Nano eshte pasuria e vetme dhe me e cmuar qe ka Dr. Sali Berisha.
    Prandaj e ka ruajtur dhe do e ruaj prapa hekurave ne kasaforten e Bences.


  3. #3
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Eshte shume i ceket, pasi, ne mos gaboj, 30% ishin te pavendosur. Keshtuqe nuk mendoj se eshte shume i besueshem.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ

    --

    E Merkure, 11 Maj 2005


    AMERIKANET: PS-JA GENJEN

    Perfaqesuesi ekzekutiv i Institutit Demokratik Amerikan ne Shqiperi, Dan Redford, shprehet se i mirepret kritikat qe erdhen nga politika shqiptare nje dite pas publikimit te nje sondazhi per mbeshtetjen e partive ne elektorat. Redford tha se ky sondazh eshte shume i vertete dhe shtoi se NDI-ja ka eksperience ne kete fushe. Redford pergenjeshtroi zedhenesin politik te PS-se, Gjergji Koja, i cili deklaroi dje se ne zgjedhjet presidenciale ne SHBA, sondazhet e NDI-se nxoren fitues Xhon Kerrin. "Zoti Koja e di shume mire se NDI-ja nuk mund te nxirrte kurre fitues Kerrin, sepse NDI-ja nuk ka bere kurre nje sondazh te tille. Une kam ngrene darke disa here me zotin Koja, por gjera te tilla mund te quhen gjepura", deklaroi Redford. Ai shpjegoi se qellimi i NDI/Shqiperi ne kryerjen e ketij sondazhi eshte qe te ndihmoje partite politike ne Shqiperi ne permiresimin e kapaciteteve te tyre per te kuptuar dhe per t'iu pergjigjur interesave te qytetareve. "Ky sondazh eshte pjese e nje programi per zgjedhje te pastra/antikorrupsion te kryer nga Konsorciumi per Demokraci dhe Qeverisje ne Shqiperi (DGA) i cili perfshin NDI, IREX, dhe Partners for Democratic Change. Programi DGA financohet nga Agjencia Amerikane per Zhvillim Nderkombetar (USAID). Partite politike dhe grupe te shoqerise civile i perdorin keto rezultate per te zhvilluar plane per te komunikuar me qytetaret", tha Redford. Ky sondazh eshte prone e National Democratic Institute for International Affairs (NDI). Punen ne terren e kreu Prism Research (Studimet/Kerkimet Prizem), nje kompani sondazhesh e themeluar ne Australi ne vitin 1996, me zyra ne Bosnje dhe Hercegovine, Kroaci, Serbi dhe Mal i Zi, Kosove, Maqedoni dhe Shqiperi. Klientela e Prism Research perfshin nje numer te madh organizatash shumekombeshe, nderkombetare dhe vendase, perfshire NDI. Kufiri i gabimit ne nje kampion prej 1,251 eshte +/- 3 per qind.

    Rezultatet e sondazhit

    Nga anketa e realizuar nga NDI-ja rezulton se PD-ja ka 42 per qind te votave, PS-ja 34 per qind, LSI-ja 11 per qind e ndjekur nga LZHK-ja 4 per qind te ketyre votave. Nepermjet ketij sondazhi behet me dije se 23 per qind e te intervistuarve mendojne qe PD-ja eshte me e afte qe te menaxhoje problemet e tyre ekonomike, perballe 20 per qind te cilet besojne te PS-ja. Por keto rezultate vijne vetem nga votuesit e vendosur, pasi ne fushen e sondazhit te opinionit publik thuhet se ne diten e zgjedhjeve, "te pavendosurit" dhe "pa pergjigjet", bejne zgjedhje ne raporte te barabarta ne krahasim me ata qe kane vendosur aktualisht. Per kete aryse, sondazhieret shperndane te intervistuarit e pavendosur dhe ata qe nuk jane pergjigjur ne perpjestim te drejte mes partive dhe ne fund treguan vetem rezultatet e votuesve te vendosur.

    Garancia e zgjedhjeve

    Referuar sondazhit te kryer nga Institutit Demokratik Amerikan, shqiptaret nuk besojne tek partite dhe tek politika per mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe te drejta. Por nder politikanet me te favorshem ao me te besueshem, nga sondazhi rezulton kryebashkiaku Edi Rama me 67 per qind, me pas ish-presidenti Rexhep Meidani me 54 per qind, nenkryetarja e PD-se, Jozefina Topalli, nenkryetari i PD-se Bamir Topi, kryetari i PD-se, Sali Berisha, kryetari i LSI-se, Ilir Meta, kryetari republikan Fatmir Mediu, kreu socialist Fatos Nano, dhe ne fund kreu i LZHK-se, Leka Zogu. Keshtu nga ky sondazh, me pak te votuar jane Fatos Nano dhe Leka Zogu, nderkohe qe kreu demokrat Berisha edhe pse i rezulton i favorshem gjate ketij anketimi, vjen pas dy nenkryetareve te PD-se. Gjithashtu listat e votuesve ende vazhdojne te mbeten nje shqetesim per te anketuarit si ne zgjedhjet e meparshme, po ashtu si dhe parregullsite ne numerim.


    --------


    paska ngren dreka darka ki kelishi enverist i nanos e ramizit me imperialistet amerikan..
    he me te lumte..
    per nje llaf goje Koja i PPSh kan mbajtur 40 vjet ne burg Riulindasit.. e vet han e pin me amerikanet..
    pi .. . dhise paskan qene..

  5. #5
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Ja se si i bene transparence ne forum Brari zgjedhjeve.Mendon i gjori se po te fitoje Berisha do te kthehet aty ku ka qene.Jo Brari jo.Nuk eshte ai Berisha i'92 me, ka ndryshuar shume dhe mos u genje ne te,por pervili lleret vete.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    do kthehem un po do merrem me zbardhjen e vrasjes se ahmet Krasniqit.
    dhe batalionin tuaj qe mori pjes ne vrasje..(se nje batalion keni qene sepse sju a mbante guzica me luftu ne Kosov e ju duk ma leht me luftu ne rrugicat e Tiranes nen mbrotjen e Klosistave te Nanos.. ) do ta cojm ne gjyq dhe meqense krimin e keni bere ne Shqiperi e meqe jeni enveriste dhe burgun do ta beni ashtu si e meritoni .. Enverce..

  7. #7
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    do kthehem un po do merrem me zbardhjen e vrasjes se ahmet Krasniqit.
    dhe batalionin tuaj qe mori pjes ne vrasje..(se nje batalion keni qene sepse sju a mbante guzica me luftu ne Kosov e ju duk ma leht me luftu ne rrugicat e Tiranes nen mbrotjen e Klosistave te Nanos.. ) do ta cojm ne gjyq dhe meqense krimin e keni bere ne Shqiperi e meqe jeni enveriste dhe burgun do ta beni ashtu si e meritoni .. Enverce..
    Hehehe Brari mos po takohemi se bashku kund?!Ka gjasa?!Leri more keto se nuk je faktor me rendesi ti jo!Mos u impono forumit e lexuesve ketu.Jane ngopur keta me perallat e La Fontenit(Brarit).
    Vrasesit e Ahmet Krasniqit dihen haptas Brari.Por ti je ne gjurme te gabueshme!!!
    Ata dikush i di?!Por ti nuk besoj.Ti vetem permend nje emer dhe ate te Fadil Demirit.He he he more Brari pushke Jevgu i Lanes je ti...

  8. #8
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga Marinari
    Hehehe Brari mos po takohemi se bashku kund?!Ka gjasa?!Leri more keto se nuk je faktor me rendesi ti jo!Mos u impono forumit e lexuesve ketu.Jane ngopur keta me perallat e La Fontenit(Brarit).
    Vrasesit e Ahmet Krasniqit dihen haptas Brari.Por ti je ne gjurme te gabueshme!!!
    Ata dikush i di?!Por ti nuk besoj.Ti vetem permend nje emer dhe ate te Fadil Demirit.He he he more Brari pushke Jevgu i Lanes je ti...


    jo jashte teme, po flasim per sondazhin jo per budalliqe te tjera

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ti nicku "nacionalist" thua se i urren ata emrat qe ke shkruar por nuk dim ke dashuron ti.
    Na jep nji shembull ose disa emra.



    -------------
    Tema:


    Militanti i PS: Protestė para pallatit pa leje tė
    Paēos

    Njė pėrkrahės i Partisė Socialiste, Xhemal Lamēellari,
    ka gjetur njė mėnyrė tė veēantė pėr tė protestuar ndaj
    kandidimit tė Natasha Paēos nė Fushė Krujė. Juristi
    Lamēellari ka vendosur qė tė djegė nė pallatin pa leje
    tė Paēos tė gjithė gazetat ku ėshtė shkruar pėr kėtė
    pallat. Sipas Lamēellarit aktualisht jurist nė
    Gjykatėn e Faktit nė Durrės, nėse KRRTRSH nuk zbaton
    vendimin e saj tė datės 19.02.2003, ku ėshtė vendosur
    pėr prishjen e pallatit pa leje tė Paēos nė breg tė
    detit, ai do tė bėjė nė mėnyrė simbolike vėnien e
    zjarrit brenda palltit. “Qė nga viti 1990 me
    ndėrgjegje kam pėrkrahur dhe mbėshtetur Fatos Nanon…,
    por tashmė jam i zhgėnjyer nga ai, sidomos kur mėsova
    pėr kandidimin e Natasha Paēos nė zgjedhjet qė janė
    para,” shprehet pėr TemA, Lamēellari. Ai ua ka dėrguar
    njė letėr tė hapur dhe institucioneve ndėrkombėtare nė
    Shqipėri. “Nė vend qė ajo tė ishte nė burg, tashmė
    kandidon pėr PS nė Fushė-Krujė,” u shpreh Lamēellari.
    Ai e ka akuzuar Paēon edhe pėr kėrcėnime ndaj tij deri
    nė rrėmbim tė vajzės. Lamēellari ėshtė njė nga
    juristėt qė ka denoncuar i pari skandalin e
    pushtetarėve me pronat publike, ndėrkohė qė prej
    kohėsh ai ėshtė nė njė konflikt gjyqėsor me Paēon, por
    Gjykata e Apelit sipas tij ėshtė e uzurpuar nga
    njerėz, tė cilėt u shėrbejnė banditėve me pushtet.
    Paēo ka ndėrtuar pa leje njė pallat katėrkatėsh nė njė
    largėsi vetėm 30 m nga bregu i detit nė Plazh tė
    Durrėsit dhe KRRTRSH vendosi dy vite mė parė qė ai tė
    prishej. Vetė kryeministri aktual ka denoncuar njė
    fakt tė tillė ndėrsa i kujtoi Paēos se kishte hyrė nė
    PS me fustan basme dhe ishte bėrė me pallat.

    Artur Llana

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Mendime per Byrone 97-tshe..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-11-2006, 08:40
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •