I biri i kryeservilit te Enverit Tos Sevo Tarifa i Nanos kerkon tarifa nga biznesmenet.
mir ja u ben.
Depi i shtetit amerikan keshtu i do aleatet anti -terror, bandite te vertete.
..
RD
Ambasadori i Nanos nė SHBA i kėrkon ryshfet investitorit
Ambasadori i Nanos nė Shtetet e Bashkuara, Fatos Tarifa i ka kėrkuar para njė investitori ndėrsa ky i fundit kishte shfaqur interes pėr tė investuar nė Shqipėri. Skandali ėshtė pasqyruar nga televizioni Klan, dhe jepej qartė ambasadori Tarifa duke i bėrė propozimin biznesmenit amerikan. Ky ėshtė njė nga skandalet e rradhės tė pushtetarėve socialistė. Tarifa nuk ėshtė as i pari dhe as i fundit nga rradha e socialistėve, tė cilėt pėr tė gjitha privatizimet kanė kėrkuar hapur ryshfete. Edhe privatizimet e fundit janė njė shembull i keq sesi nuk duhet tė kryhen ato. Nuk dihet se cili do tė jetė qėndrimi qė do tė mbajė qeveria ndaj kėtij rasti, por janė me dhjetėra rastet kur pėrfaqėsues tė trupit diplomatik apo drejtues tė lartė tė PS janė tė pėrfshirė nė afera korrupsioni, dhe ndaj tyre nuk ėshtė marrė asnjė masė. Kjo ėshtė fytyra e vėrtetė e diplomacisė sė Fatos Nanos, e qeverisė dhe shtetit tė krijuar dhe tė infektuar tėrėsisht nga korrupsioni. Ėshtė ky korrupsion, i cili nė tė vėrtetė buron nga kreu i qeverisė, Fatos Nano dhe mė pas shtrihet nė tė gjithė kapilarėt e kėtij shteti. Tarifa nuk ėshtė njė rast i shkėputur, ai ėshtė thjesht njė rast i rradhės i keqpėrdorimit tė mandatit shtetėror. Ashtu sikurse kryeministri ka bėrė pazaret e tij nė kėto ditė tė fundit tė qeverisjes, edhe ambasadori Tarifa duket se ka vendosur t'i pėrdorė ditėt e fundit nė shėrbimin diplomatik duke menduar pėr xhepat e tij pa pyetur aspak pėr mandatin shtetėror, i cili i bėn tė gjithė shqiptarėt tė ndjehen tė ofenduar jo vetėm me tė por edhe me atin e tij shpirtėror tė korrupsionit, qė ėshtė Fatos Nano.
KJ
E Hene, 09 Maj 2005
REAGIM I DIPLOMATEVE PAS SKANDALIT ME AMBASADORIN FATOS TARIFA
Mustafaj: Korrupsioni, sistem ne qeverine Nano
Nuk eshte cilesuar si surprize skandali i denoncuar nga TV Klan lidhur me ambasadorin e Shqiperise ne Uashington, Fatos Tarifa, nga disa ish-perfaqesues te politikes se jashtme si Pellumb Xhufi dhe Besnik Mustafaj. Kete skandal, Mustafaj dhe Xhufi ia kane faturuar sistemit te korrupsionit i cili sipas tyre tashme ka perfshire te gjithe administraten shteterore te socialisteve. Sipas Xhufit, kjo eshte dicka e rende per vete faktin se ambasadori Tarifa vjen nga bota akademike me nje kapacitet dhe nje formim te mire. "Nese kjo eshte e vertete, se behet fjale per nje incizim, padyshim eshte nje gje e papranueshme qe ndodh aq me shume ne nje ambasade qe eshte nder ambasadat kryesore te vendit dhe me nje ambasador i cili me vjen keq akoma me shume qe vjen dhe nga bota akademike. Nuk do ta prisja nga nje per formimin dhe stazhin qe ka. Problemi eshte qe korrupsioni eshte bere nje sistem ne qeverisjen e vendit, ambasadat, sherbimi diplomatik ne fund te fundit eshte nje qelize ku duhet shume burreri, shume integritet moral per t'i shpetuar kesaj plage qe ka kapur majat me te larta te shtetit", tha Xhufi.
Nderohe sekretari i Marredhenieve me Jashte ne Partine Demokratike dhe ish-ambasador ne France, Besnik Mustafaj, ka fajesuar per kete skandal vete sistemin e korruptuar te qeverisjes. Sipas tij, kjo eshte nje pasoje e emerimeve klienteliste qe ndjek Ministria e Jashme. "Nuk ka asnje surprize per mua. Kjo eshte pjese e nje sistemi te ngritur gjate ketyre viteve ne emerimin e funksionareve te larte. Ne kete rast ambasadori ne Uashington, Tarifa, vetem imiton shefat e tij persa i perket marrjes se bakshisheve, perdorimit te buxheteve te fondeve publike per perfitime personale. Ky eshte produkti i emerimeve politike klienteliste deri ne keto nivele dhe qe natyrisht qe nuk pritet te ndodhe ajo qe te predikojne kaq thelle tek Nano e ekipi i tij per permiresimin e imazhit", tha Mustafaj.
M.Bejdo
Krijoni Kontakt