Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 13 prej 13
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    37
    Postime
    2,153
    Faleminderit
    29
    28 falenderime nė 25 postime

    Bertolt Brecht

    Kush ka lajme dhe material reth kesej figure te shquar te letersise humaniste dhe teatrit gjerman eshte i lutur ta sjell ne kete teme. Sapo te gjej kohe do sjell material te ri.


    "Gjeneral, neriu eshte teper i dobishem
    mund te vrasi, mund te luftoje, mund te pilotoje
    por ka nje mangesi....
    mundet te mendoje" B. Brecht (1898-1956).

  2. #2
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku


    "Gjeneral, neriu eshte teper i dobishem
    mund te vrasi, mund te luftoje, mund te pilotoje
    por ka nje mangesi....
    mundet te mendoje" B. Brecht (1898-1956).
    Domethėnėse shumė...faleminderit kryeplak qė e solle.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    "Gjeneral, neriu eshte teper i dobishem
    mund te vrasi, mund te luftoje, mund te pilotoje
    por ka nje mangesi....
    mundet te mendoje" B. Brecht (1898-1956).
    kjo eshte nje poezi me e gjate ne mos gaboj...

    a ke mundesi ta sjellesh te gjithen, Kryeplaku?...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Poezi nga Bertolt Brecht

    KENAQESITE


    Shikimi i pare nga dritarja sapo zgjohesh
    Libri i vjeter qe rikthehesh ta takosh
    Fytyrat entuziaste
    Bora, nderrimi I stineve
    Gazeta, nje qen, dialektika
    Te lahesh ,notimi, muzike e vjeter
    Kepuce komode, te kuptosh , muzike e re
    Te shkruash , te udhetosh , te kendosh dhe te jesh i dashur



    ……

    Nga tigrat shpetova,
    Me gjakun tim ushqeva ēimkat,
    Por per te ngrene,
    Me hengren mediokret!"




    KOHE TE VESHTIRA PER POEZINE

    Po, une e di: vetem i lumturi
    eshte i dashur. Zeri i tij
    degjohet me kenaqesi. fytyra e tij eshte bukur.

    Pema e shtrember ne kopesht
    eshte frut e nje terreni te keq, por
    ato qe kalojne e shohin si topall
    dhe kane te drejte.

    Barkat e gjelberta dhe velat e lumtura
    une nuk i shoh. Mbitegjtha
    arrij te shoh rrjeten e ēare te peshkatarit

    Sepse flas vetem per faktin
    qe kurrizi 40vjecar ecen ne menyre te kerrusur ?
    gjokset e vajzave
    jane te nxehte si perhere.

    Nje rime ne kengen time
    do me dukej gati si nje heroizem
    tek une luftojne
    entuziasmi per lulen e molles
    dhe terrori per muhabetet e bojaxhiut (te hitlerit)

    Por vetem sekondi
    me shtyn drej tryezes per te shkruar.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    37
    Postime
    2,153
    Faleminderit
    29
    28 falenderime nė 25 postime
    Ate shprehjen e lexova perseri dhe perkthimi i sakte eshte (pa e humbur kuptimin sigurisht) :
    "Gjeneral, njeriu eshte i dobishem shume
    mundet te pilotoje, mundet te vrasi
    por ka nje mangesi
    di te mendoje"

    xeni nuk e di kete poezi qe thua, por do e kerkoje
    Era, te bukura poezite qe na solle

    Do sjell edhe material tjeter...

  6. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    37
    Postime
    2,153
    Faleminderit
    29
    28 falenderime nė 25 postime
    Bertolt Brecht:

    PYETJET E NJE PUNETORI NGA LEXIMI

    Kush e ndertoi Thiven shtatporteshe?
    Neper libra ekzistojne emrat e mbreterve.
    Mbreterit terhoqen guret madheshtore?
    Dhe Babilonine e njemijehereshkaterruar,
    kush e rindertoi kaq here? Ne cfare shtepishe
    te Limes florishkelqyese banonin ndertuesit?
    Ku shkuan naten qe mbaroi Muri Kinez
    ndertuesit? Roma e madhe
    eshte e mbushur me triumfe ngadhenjimi. Siper cileve
    ngadhenjenin cezaret? Kishte Bizanti i shumelavdishem
    vetem pallate per banoret e tij? Akoma edhe ne
    Atlantiden legjendare
    naten qe po e perpinte deti therrisnin
    ata qe po mbyteshin skllavet e tyre.
    I riu Aleksander e zoteroi Indine
    i vetem?
    Cezari perdhosi Galatet.
    Nuk kishte as edhe nje guzhinjer me vete?
    Filipi i Spanjes qahu, kur armata e tij
    u permbys. Nuk qahu asnje tjeter?
    Frederiku II fitoi ne Luften Shtatvjecare. Kush
    tjeter fitoi bashke me te?

    Cdo faqe dhe fitore. (e ka fjalen, cdo faqe e historise referohet tek fitoret)
    Kush e pergatiti gostine e fitores?
    Cdo dhjete vjet dhe nje burre i madh.
    Kush e pagoi harxhen?

    Kaq lajme,
    kaq pyetje!




    perkthim i Kryeplakut

    I lutem moderatoreve ta kthejne temen atje ku ishte perderisa nuk po sjellim krijime ne gjuhe te huaj tek kjo teme! flm

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    37
    Postime
    257
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Atyre qe linden pas nesh.

    Vertet jetoj ne kohe te zymta!
    Fjala e shtendosur eshte e ēmendur. Nje balle i lemuar
    tregon pandjeshmeri. Ai qe qesh
    ka gjasa te mos i kete arritur akoma
    lajmi i tmerrshem.

    Ē’kohe jane keto, ne te cilat
    nje fjalim mbi pemet eshte pothuajse nje krim
    pasi nenkupton heshtjen mbi kaq shume krime.
    Ai aty qe po pershkon qetesisht rrugen
    ndoshta nuk eshte me i arritshem per miqte e tij
    qe vuajne.

    Eshte e vertete: fitoj akoma buken e gojes
    por me besoni: eshte nje rast i rralle. Asgje
    nga ēfare bej s’me jep te drejten te ngopem.
    Rastesisht me kane kursyer.
    (Kur te shuhet fati im jam i humbur.)

    Me thone: „Ha e pi! Ji i kenaqur pasi ke!“
    Por si mund te ha e pi, nese
    ajo qe ha ia heq atyre qe kane uri dhe
    gota ime e ujit i mungon atyre qe vdesin atjeje?
    Por gjithsesi ha e pi.

    Do me pelqente edhe te isha i urte.
    Ne librat e vjeter shkruajne ēfare do te thote i urte:
    te rrish jashte telasheve te botes e te kalosh
    kohen e shkurter pa frike.

    Edhe t’ia dalesh pa dhunen,
    te kthesh te keqen me te mire,
    te mos permbushesh deshirat vetjake, por te harrosh,
    kjo eshte quajtur urti.
    E gjithe kesaj nuk ia dal:
    vertet jetoj ne kohe te zymta!

    Ju qe dilni nga batica
    ne te cilen ne jemi mbytur
    kujtoni,
    kur te flisni per dobesite tona
    edhe kohet e zymta
    te cilave ju u shpetuat.

    Ecnim, duke nderruar me shpesh vendet sesa kepucet,
    permes luftrave te klasave, te deshperuar
    kur kishte vetem padrejtesi e asnje revolte.

    E gjithashtu dime:
    edhe urrejtja kundrejt skamjes
    shtremberon pjeset e fytyres.
    Edhe terbimi per padrejtesite
    e ben zerin te ashper. Ah, ne
    qe donim te pregatisnin truallin per miresjelljen,
    ne nuk mund te ishim te sjellshem.

    Por ju, kur te arrije ēasti
    qe njeriu te jete mik i njeriut,
    na kujtoni
    me miresi.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-02-2010
    Postime
    4
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ju lutna shume kush mundet me gjet poezine e te madhit Bertolt Brecht me emrin "Lėvdata e mėsimit"

  9. #9
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 13 postime

    Poezi nga BERTOLDT BREHT


    Pėrktheu: Robert Shvarc


    EPITAF NGA LUFTA E HITLERIT

    Baba, mė le tė shkoja ushtar!
    Ti, nėnė, tė mė fshehėsh si harrove?
    Vėlla, kėshillėn nuk ma dhe tė mbarė!
    Ti, motėr, pse, oh, pse s’mė zgjove?

    1941

    KĖNGA E NJĖ NĖNE GJERMANE

    Kėtė kėmishė bojėkafe
    dhe kėto ēizme t’i kam falur:
    Sikur ta dija ēfarė di sot, o bir,
    mė mirė veten kisha varur.
    Kur pashė dorėn tėnde, bir
    tek pėrshėndet’ Hitlerin,
    s’e dij’a qė nuk kish shpėtim
    oh, mė pėr ty tė mjerin.
    Dėgjova tek po flisje, bir,
    pėr njė brezni heronjsh mbi dhé,
    e nuk e dija, nuk e shihja:
    qė ti xhelat i tyre qe.
    Tė pashė tek marshoje, bir,
    prapa Hitlerit tėnd,
    dhe nuk e dija qė kush shkon me tė,
    s’kėthehet kurrė mė nė kėtė vėnd.
    Mė the, o bir, se Gjermania
    do pėrtėrihej si perri.
    Unė s’e dija qė do bėhej
    veē gjak e gur e hi.
    Tė pashė me atė kėmishė
    edhe tė lash’ tė lirė,
    se nuk e dija qė do bėhej
    qefini yt, o bir.

    1942

    FINLANDĖ, 1940


    1.

    Ne tani jemi emigrantė nė
    Finlandė
    Ēupa ime e vogėl
    kthehet nė mbrėmje nė shtėpi
    dhe bėrtet, sepse me tė
    s’pranon tė lozė asnjė fėmijė. Ajo
    ėshtė gjermane dhe rrjedh
    nga njė popull banditėsh.
    Kur unė e ngre zėrin nė ndonjė diskutim,
    mė thonė qė ta mbyll gojėn.
    Kėtu s’para i kanė qejf
    fjalėt e potershme tė njė njeriu, qė rrjedh
    nga njė popull banditėsh.
    Kur ja kujtoj ēupės sime tė vogėl
    qė gjermanėt janė njė popull banditėsh,
    ajo gėzohet bashkė me mua qė nuk i do askush -
    dhe ne qeshim sė bashku.

    2.

    Kemi hapur njė shishe verė
    dhe mikesha jonė finlandeze na tregon
    se si lufta ja shkretoi kopshtin e qershive.
    Vera qė po pimė, na thotė ajo,
    ėshtė bėrė nga ato qershi.
    Ne i ngrėmė gotat dhe i zbrazim
    nė kujtim
    tė kopshtit tė pushkatuar
    dhe pėr shėndetin
    e arsyes.

    3.

    Ky ėshtė ai vit, pėr tė cilin do tė flitet.
    Ky ėshtė ai vit, pėr tė cilin do tė heshtet.
    Pleqtė shikojnė si vdesin tė rinjtė,
    kokėboshėt shikojnė si vdesin tė urtėt.
    Toka nuk prodhon mė, por vetėm pėrpin.
    Qielli nuk hedh mė shi, por vetėm hekur.

    1940

    TAJFUNI

    Kur morėm arratinė nga Bojaxhiu
    dhe tek lundronim pėr nė shtete tė tjerė,
    vumė re, befas, se vapori ynė i vogėl
    kish qėndruar nė vend.
    Njė natė dhe njė ditė
    mbeti ai nė lartėsi tė Luzonit, nė Detin e Kinės.
    Disa thanė se qėndroi pėr shkak tė njė tajfuni,
    qė kish shpėrthyer nė Veri.
    Tė tjerė thanė se po u ruhej
    anijeve pirate tė gjermanėve.
    Por tė gjithė thanė:
    Mė mirė tajfuni se gjermanėt.

    1941

  10. #10
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 13 postime

    Poezi nga BERTOLT BREHT

    Pėrktheu Petraq Kolevica

    TYMI

    Shtėpizė e vogėl nėn pemėt nė bregdet.
    Nga oxhaku mbi ēati ngrihet tym.
    Po tė mungonte tymi,
    Sa tė mjera do tė ishin vėrtet
    Shtėpi, pemė dhe det.

    PO TĖ VIJĖ PUSHTUESI

    Po tė vijė pushtuesi te ju, nė qytet,
    Ta bėni t’i duket qė s’e ka pushtuar vėrtet.
    Askush ndėr ju atij tė mos i japė ēelės,
    Se ai s’vjen si mik, se ai vjen si shkelės.
    Mos i nxirrni pėr tė ngrėnė dhe sofėr mos i shtroni,
    Karrige e shtrat pėr tė tė shkoni t’i coptoni.
    Atė ē’ka s’digjni dot, ta fshihni ku mos duket.
    Pėrmbysni ēdo qumėsht, groposni ēdo krodhė buke.
    Ta bėni tė klithė: Ndihmė! Ta quani: Barbar!
    Ta (Tani- nė pėrkthim) bėni tė hajė dhe, tė rrojė pėrmbi zjarr.
    Edhe sikur tė lutet, as gjellė – as mėshirė.
    Qė s’ka qytet pėr tė, ta marrė vesh fort mirė.
    Ku sheh – tė shohė hiē; ku hyn – tė gjejė asgjė.
    Ta dijė qė nė qytet bujtinė s’ka pėr tė.

    KORAL I MADH FALĖNDERIMI

    Lėvduar qoftė nata dhe terri qė ju kanė mbuluar!
    Dilni dhe vetė,
    Shihni nė qiell, pėrjetė:
    Dita juaj tashmė ka kaluar.

    Lėvduar qoftė bari dhe bishat qė me ju jetojnė dhe ngordhin!
    Shihni, si ju,
    Jetojnė bari dhe bishat kėtu
    Dhe bashkė me ju duhet tė ngordhin.

    Lėvduar qoftė pema qė nga kėrma rritet duke brohėritur drejt qiellit!

    Lėvduar qoftė kėrma, pra,
    Lėvduar qoftė pema qė e ha,
    Lėvduar qoftė qielli atje la.

    Lėvduar qoftė nga zemra kujtesa e dobėt e qiellit!
    Qė nuk e di
    Emrin dhe fytyrėn tuaj tani.
    Tani asnjeri s’e di qė jeni ende kėtu.

    Lėvduar qoftė tė ftohtėt, terri dhe shkatėrrimi!
    Shihni dhe vetė:
    Asgjė s’vjen pėr ju nė jetė,
    Kėshtu qė mund tė ngordhni tė qetė.

    DUA TĖ SHKOJ ME ATĖ QĖ DUA


    Dua tė shkoj me atė qė dua.
    S'dua ta di sa mė kushton.
    s'dua tė pyes bėj a s'bėj mirė.
    s'dua ta di mė do a jo.
    Dua tė shkoj me atė qė dua.

  11. #11
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 13 postime

    Bertolt Brecht

    (1898-1956)

    Eugen Berthold Friedrih Brecht i quajtur Bertold, mbahet si poeti, dramaturgu dhe regjizori teatral mė i rėndėsishėm gjerman i shekullit tė XX-tė. U lind nė Augusta mė 10 shkurt 1898 nga Berthold Friedrih Brechti e Sophie Brezing, nė njė familje borgjezėsh tė rinj. Lumenj boje janė derdhur pёr tё folur pёr poezinė e Bertold Brechtit. Nё kėto faqe ftojmė vetё Brehtin qё tё flasё pёr poezinė e tij. Brechti nuk ёshtё vetėm dramaturg, ai ёshtё edhe autor i poezive tё shumta, midis mё mallėngjyeseve tė lirikёs gjermane tё shekullit tё njėzetё. Krijimtaria e tij poetike ёshtё e drejtpёrdrejtё, me tonin e rrėfimit tё njё intelektuali qё jeton nё njё epokё me mizori shtazarake. Poezia e tij nuk na ēon nё asnjė botё fantastike e enigmatike, nuk ka rimё, por njё ritёm tё studiuar shumё mirё. Brechti e donte artin kinez, nё veprat e tij gjenden referime pёr Kinёn dhe civilizimin e saj. Nё vitin 1951 duke vėshtruar njё luan tё vogėl kinez, pёrzёnё nga rrёnjёt e bimёs sё ēajit, ai shkruan kёta rreshtat qё mund tё konsiderohen njё lloj programi i veprės sё tij poetike.

    Pėrktheu Faslli Haliti

    TЁ KЁQIJTЁ

    Tё kёqijtё i tremben thonjve tё tu
    Tё mirёt i gёzohen hijeshisё tёnde
    Tё njejtёn gjё
    Do tё mё pėlqente ta ndiej
    Pёr vargjet e mia.

    Njё poezi tjetėr e tij, nё njё farё kuptimi “programatike”, titullohet "An die Nachgeborenen" (Tё lindurve pas nesh) . Ja disa pjesё tё kėsaj poezie:

    ĒFARЁ KOHЁRASH

    Ēfarё kohёrash janė kėto
    Nё tё cilat njё ligjёratё mbi pemėt ёshtё gati njё faj
    Sepse nёn, kupton kėshtu, heshtjen pёr shumё krime!
    Ai atje qё qetёsisht po kapėrcen rrugёn
    Mbase nuk ёshtё mё i arrritshёm pёr miqtė e tij
    Qё vuajnė?

    ***

    Vėrtet, jetoj nё njё kohё tё errёt!
    Fjala e shkujdesur ёshtё ēmenduri.
    Njё ballё i lёmuar tregon moskokėēarje.
    Ai qё qesh mbase s’ka marrё ende
    Lajmin e tmerrshėm.

    ***


    Edhe tё shmangёsh dhunёn
    Tё paguash tё keqen me tё mirёn
    Tё mos plotёsosh dėshirat e tua, por tё harrosh
    Kjo mbahet pёr menēuri.
    Kёtё unё s’e arrij dot.
    Jetoj vėrtet nё kohёra tё errėta!

    ***

    Ju qё ēkridheni nga batica
    Nё tё cilёn, ne, jemi mbytur
    Kujtoni
    Kur tё flisni pёr dobёsitё tona
    Edhe pёr kohёt e errėta
    Nga tё cilat ju shpėtuat.
    Ecёm duke ndёrruar mё shpesh vendet se sa kёpucёt
    Nёpёrmjet luftёrave tё dёshpёruar klasore ,
    Kur kishte vetėm padrejtėsi dhe asnjė revoltё.

    ***

    Megjithatė e dimё:
    Edhe urrejtja kundėr sё ultёs
    Shtrembėron tiparet e fytyrės.
    Edhe zemėrimi nga padrejtёsitё
    E bёn zёrin tё ngjirur.
    Ah ne qё donim tё pėrgatisnim terrenin
    Ne s’mund tё ishim xhentilё.
    Por ju, kur tё vijё ēasti
    Nё tё cilin njeriu do tё jetё mik i njeriut
    Na kujtoni ne
    Me indulgjencё.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2017
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Bertolt Brecht

    Nese ka dikush vepra, dram nga bertolt brech ose qfar do qofte nga autor te huaj .. Veper me personazhe (vetem nga shekspiri jo)
    ose me tregoni si mund ti gjej online

  13. #13
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    37
    Postime
    2,153
    Faleminderit
    29
    28 falenderime nė 25 postime

    Pėr: Bertolt Brecht

    Citim Postuar mė parė nga Sia Lexo Postimin
    Nese ka dikush vepra, dram nga bertolt brech ose qfar do qofte nga autor te huaj .. Veper me personazhe (vetem nga shekspiri jo)
    ose me tregoni si mund ti gjej online
    I ke te gjithe ketu ne anglisht....

    http://www.gutenberg.org/browse/authors/s

    Perndryshe perdor librarine (ilegale ketu ne USA) Genesis Library... shume libra aty jane pa te drejten e autorit, por pothuajse nuk mungon asnje liber.... dhe nese jeton ne Shqiperi e drejta e autorit as qe ekziston

Tema tė Ngjashme

  1. Bertold Brecht dhe "Trusti i Lulelakres"
    Nga Darius nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 15:53

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •