Close

Rezultati i Sondazhit: Cdo gje varet nga ne!

Votues
75. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Duke punuar pa hile dhe legalisht

    9 12.00%
  • Duke rritur nivelin profesional / arsimor dhe gjuhen

    29 38.67%
  • Duke respektuar ligjin + rregullat + zakonet ku jetoj

    19 25.33%
  • Duke ecur me kohen pa humbur identitetin

    14 18.67%
  • Duke u kujdesur per paraqitjen, se shikohet jo vetem puna por edhe guna

    5 6.67%
  • Duke u lidhur me vendasit, dhe duke u aktivizuar ne shoqerite e tyre sportive/kulturore/ambjentaliste etj…

    8 10.67%
  • As njera as tjetra, une kam ide tjeter, ndoshta e postoj me vone

    6 8.00%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 77
  1. #21
    alvi
    i/e ftuar
    E e mire e ka Salambo. Shume goc e qut osh per zotin, e ka per te na nrit emrin neve shqiptarve, majeni men ca po ju them.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e albano
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    chania crete
    Postime
    10
    ok! E shoh se tegjithe ju qe keni mare pjese ne kete sondazh ,keni deshiren e mire per te rruajtur emrin e mire te Shqiperise, ashtu si edhe une vete.Por do te doja tju beja nje pyetje te cilen ja bej vetes gjithnje : Cfare duhet qe te bejme ne shqipetaret qe te ndryshojme kete opinjon qe ka krijuar bota per ne? Mos valle botes do ti mjaftonte qe ti tregonim se c'popull kemi qene dikur? A do ti mjaftonte valle? Do tju pergjigjesha me jo! Do te na duhet shum pune ne rradhe te pare me veten tone, si shqipetare dhe ne rradhe te dyte me ata njerez qe shkaktojne kete pasiguri, njollosje , shkelje me kembe te emrit SHQIPETAR qe un si alban por me sa pashe edhe ju ekemi per nder te jemi te tille sepse eshte nje emer qe na e ka dhene mema Shqiperi!
    The world it's my !

  3. #23
    anetare
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    18
    Edhe une jam shume krenare per Shqiperine, por babai mundohet te na ndjelle tek une dhe vellezerit dashurine per vendin ketu (Kanadane), dhe nuk them se na ka thene ta harrojme Shqiperine, por shpesh here kujton se eshte kohe e humbur kur une shikoj nonje gje shqiptare ose kur shkruaj ne shqip.
    Por gjithmone kam krenari, se ne fund te fundit ne jemi nacionalitet i bukur dhe shume i zgjuar, inteligjent.
    pour n'etre pas devot je ne suis pas moins homme

  4. #24
    alvi
    i/e ftuar
    Ore, perderisa ne ta shofim kriminelin e matrapazin si hero dhe bota s'ka per ta ndryshu naihere mendimin. Kur opinioni yne ta denoje skafistin, e drogaxhiun e ata qe merren me prostitucion, atehere ndoshta, ndoshta, do te ndryshoje dicka. Po kur per kontrabandistin, thuhet, bravo i qofte atij, ka ble kte apo ka ble ate, ka bo pare ose hajer, veshtire. Pastaj na vjen inat dhe themi, Ata na e kane fajin, pse digjet i njomi me te thatin.
    Pra duhen filluar ndryshimet ke vetja.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    S'do flasin keq per ne,kur te jemi me te forte!
    Por mos u beni shume merak.Duhet te na vije keq per bashkeatdhetaret tane rrugeve te botes,por per opinionin mos u shqetesoni.Ne se shqiptaret duhet te turperohen se disa prej tyre vjedhin ndonje shtepi,c'duhet te bejne te tjeret qe shkaterruan vende te tera?C'duhet te bejne gjermanet qe shkaterruan Europen mbare?Po ruset?Ne listen e popujve pergjegjes ndaj tjereve shqiptaret jane ne vendet e fundit.Jane plote tjere qe duhet te turperohen.Prandaj lart koken.Ne se kemi nxjerre kriminele,cili popull s'ka nxjerre dhe me mizor se tanet.Nuk dua ne asnje menyre te justifikoj krimin,por s'duroj kur dikush gjykon tjeret duke harruar te kaluaren e vet.E tha mire Sara me siper;sa figura boterore i qendrojne krahasimit me shqiptaren Nene Tereza?

    Sot pashe dy cuna shqiptare qe lanin makina afer nje pike karburanti ne nje vend ne Itali.Ju afrova dhe i fola.Me thane se shpresonin te benin dokumentat,por s'ishin te sigurte ne do ja bente cunaku italian i ulur ne hije,per te cilin punonin ne te zeze.Cili prej te treve duhet te turperohet?

  6. #26
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    ''Nuk ka Popuj te keqinj por ka njerez te keqinj''

    Emri na degjohet kudo qe te shkojme, por a mundemi te ngrejm reputacionin e shqiptareve dhe te Shqiperis se viteve 97, vetem me vullnet e me pune.

    Kush e ngre emrin lart: Artistet, Sportistet, Aktroret, Letraret....ku jane ajka e Shqiperis???

    P.S. Se c'kam degjuar nje gje per shtangistin tone P. Dhima qe e ngriti shtangen theu rekord edhe tha jam grek. Shpresoj te mos jete e vertet.

    ''O SHQIPTAR DUAJE ATDHEN SI SHQIPONJA FOLENE''
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Akoma me keq, Pirro Dhima tha se edhe nje pike gjaku shqiptar qe me ka mbetur, do te shkoj ta nderroj...

    Nga ana tjeter, ne te greqise perjetojme nje realitet tjeter.
    Ketu shqiptaret jane vertet per te ardhur keq. Te palare, te parruar.. u fershellejne vajzave greke rruges e u flasin shqip. Tju them te drejten ne raste te tilla edhe mua me vjen turp te them se jam shqiptar.

    Por nga ana tjeter edhe familje te tjera qe nuk ju kane mesuar femijeve te tyre (deri en dhjete vjec) as edhe nje fjale shqip, edhte turp akoma edhe me i madh...

    Ne vecse nuk duhet te mbetemi ketu... Duhet te vazhdojme... dhe jam i sigurte se nje dite jo vetem krenar do te jemi (gjithsesi jemi) por edhe te privilegjuar do te ndihemi...

    Jam me ju.. per Shqiperine,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Eldes,

    Une i dua greket, dhe jo vetem ata, por te gjithe te tjeret. Se n dhane buke, na veshen e tani mbajne me pune rreth 1 milion shqiptare (po ta mendosh edhe familjet e tyre ne shqiperi). Lexova se rreth 62% e te ardhurave te buxhetit shqiptar nga emigracioni vjen nga Greqia.

    Problemi yne eshte se jemi edhe dhi e zgjebur, e kemi edhe bishtin perpjete... Nuk mesuam kurre te jemi mirenjohes, e personalisht mendoj ketu qendron edhe fatkeqsia jone si komb.

    Duhet t'ju them se shqiptaret sjane vetem ne Greqi keshtu. Shikoni anetaret e ketij forumi, mendimet, gjuhen, konceptimin.. e do te merrni nje shije cdo te thote shqiptar...

    Fatkeqsia jone qendron se ajka e intelektualeve (sic the dardha tha) jo se nuk egzistojne, por kane vendosur te heshtin.

    E kjo eshte fatkeqsi akoma me e madhe...

    pershendetje,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  9. #29
    Duke shperndare TRAKTE Maska e DEBATIKU
    Anėtarėsuar
    12-08-2002
    Vendndodhja
    po ju ku jetoni?
    Postime
    221
    Mos u merzitni ate fjalen e urti popullore e dini me mirre syri se sa nami po ce do qe neve na doli dhe syri dhe nami po sic i themi ne nga korca o shqipetare o hic fare.
    You can waste a whole lifetime
    trying to be
    what you thing is expected of you
    but you'll never be free.

  10. #30
    alvi
    i/e ftuar
    Kush qekan kto cilesi qe paskemi pas si popull ne, se un si kom pa. E vetmja cilesi eshte lehtesia me te cilen mesojme gjuhet e huaja, dmth, sa shpejt asimilohemi.
    Thoni cilesi "te njohura" dhe qe "na i paska patur zili" gjith bota dhe ti diskutojme se ku i kemi pare apo degjuar. Nua nuk me bie asnje nder mend.
    Kuzhinen e kemi turke, te perzime me greke e Italione, muziken si turqit e greket, tradhetine ne gjak, (Celo Mezanin e spiunoi i vellai, Hamza Kastrioti ne se ju kujtohet, etj) gjithmone jemi ber dore me pushtuesit, sot e ksaj dite shahen Sllavi e Greku, qe nuk na pushtun dot, Italia e Turku, e para na ka pushtu sa here ka pas munsi, e dyta ne majti 500 vjet(ne jemi dhe popull liridashes), po ata jan burra te mire.
    Cilat jane keto cilesi qe na i ka zili gjith bota?

    Faktin qe u hapem vetem 12 vjet, dhe jemi bere kreret e mafias dhe trafikut te droges, armeve e prostitucionit? Ne as per lufte nuk jemi, gjithmone (pervec 44 kur u terhoqen ata vet) na kane "cliruar" te huajt, si puna e NATO dhe Kosoves.
    Zgjuarsi? Vetem per shejtonlliqe, as ke shpik nai gjo si popull, as ke ndertu nai gjo, e mos permenni ca tipa qe kishin gjysherit shqiptare, nuk kishim universitet e elektricitet, kur bota kishte hekurudha, ne fleshim me bagetite, industria ishte i punishte sapuni dhe nja dy punishte litaresh, se dhe naften e kishin Italionet.
    Cilat cilesi ju lutem me thoni, ti di dhe une te krenohem me to.

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    56
    Sa per Pirro Dhimen, kur u be ndeshja shqiperi-greqi,mbas fitores gjithe stadiumi (me gjithe ekipin tone) thirren "ne jemi shqiptare, pirro eshte tradhtar"...besoj se e mori denimin e merituar.
    C:\Dos
    C:\Dos:\Run
    Run:\Dos:\Run

  12. #32
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    hahahah salambo .....
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  13. #33
    rob zoti Maska e Thunder way
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    17

    Turp qė jam shqiptar ?!!!!!!!!!!

    Kurrėn e kurrės
    Mė vjen keq pėr injorancėn e shum tė huajve qė flasin keq pėr ne pa e ditur akoma se ku bie nė hartė Shqipėria.
    E ndiej shumė peshėn e kėtij opinioni tė keq qė ėshtė krijuar pėr ne ,por asnjėher nuk e kam ulur kokėn ,pėrkundrazi kam bėrė ē'ėshtė e mundur qė zėri im tė dėgjohet nga tė gjithė.
    Dhe nuk e kam kuptuar shpeshher se si mė vinin aq rrjedhshėm fjalėt nė gjuhėn e huaj.Jo pėr mburrje po mė dukej vetja si njė diplomat i vėrtetė qė mbroja ēėshtjen kombėtare nė rang botėror.
    Janė tė shumtė ata qė na urrejnė,por edhe tė shumtė at qė "dashurohen" me ne kur na njohin nga afėr.
    Kėtu nė Itali mė bie shpesh rasti tė bisedoj me studentė nga e gjithė bota.Shumica e tyre e pranojnė shoqėrinė shqipėtare me shumė kėnaqėsi sepse jemi shpesh nė kontakt me ta,nė fakultete,nė aulat e studimit,nė sport etj dhe jo pėr mburrje po sjan tė pakėt shqiptarėt qė shkėlqejn nė tė gjitha drjtimet dhe pėr kėtė shpesh her na kan edhe zili.
    Problemi mė i madh pėr ne kanė qenė e qėndrojnė tė jenė mediat e huaja qė na sulmojnė shumė her pa tė drejtė.E merreni me mend pastaj se ē'opinion do tė ketė pė ne, njė e moshuar qė del nga shtėpia vetėm pėr tė bėr pazar, me ēka dėgjuar tek lajmet e darkės
    ēdo vėnd ka tė mir e tė kėqinj.
    Ne s'kmi pse tė ulim kokėn pėr pislliqet qė bėjnė ata maskarenj qė i thonė edhe vetes shqipėtar,por tė tregojmė se kush jemi vėrtet sa her tė na jepet mundėsia e jo tė fshihemi e tė rrimė nė heshtje.
    Edhe atij qė ka dije mbi tė gjithė, i duhet tė mėsojė:^paqe

  14. #34
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    edhe une jam dakord, ka pas dhe ka nga ata shqipetare qe na kane nxjerr namin, por jo qe te gjithe SHqipetaret jane te keqinj?
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  15. #35
    rob zoti Maska e Thunder way
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    17

    Pėr Alvin

    Ishte shqiptar vėrtet Hamza Kastrioti,por ishte shqiptar edhe Gjergj Kastrioti qė u tradhėtua prej tij.
    Ishin shqiptar Jan Kukuzeli,Marin Barleti,Arkitekt Kasemi,Aleks Stavre Drevova.
    Ishin shqiptarė edhe Abdyli,Samiu e Naim Frashėri,Aleksandėr Moisiu,Fan Noli,Sandėr Prosi,Tefta Tashko Koēo.
    Janė shqiptarė Ismail Kadare,Inva Mula,Kledi Kadiu,Timo Flloko.
    Tė jesh i bindur qė janė edhe shumė tė tjerė ,po qė pėr injorancėn time s'mė kujtohen emrat e tyre nė kėtė moment.
    Edhe atij qė ka dije mbi tė gjithė, i duhet tė mėsojė:^paqe

  16. #36
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439
    Duhet gjetur ilaci per te ngordhur molen e drurit qe e gryen pak e nga pak shqiptarizmin e ato figura qe dhane per te aq shume. Ka qe ne vitin 42 qe kjo mole ha e vetem ha ate lis te bukur sic eshte shqiptarizmi dhe atdhetarizmi.

    Eshte me te vertet per te ardhur keq...

    P.S. Duhet vene dinjiteti i shqiptarit ne vend.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Te jesh shqiptar.............

    Une jam krenar qe jam shqiptar qe rrjedh nga nje fisi i lashte sic ishin iliret por njekohesisht nuk jam krenar me Shqiperine e sotme..Dmth kur mendoj qe jam shqiptar nder mend me vijne shqiptaret e vjeter apo stergjysherit tane dhe nuk me shkon mendja tek shqiptaret e sotem apo moderne sic do ti quaja..E them kete pasi ne kohet e vjetra Shqiperia (apo me sakte Hapsira shqiptare pasi shqiperia nuk ekzistonte atehere) ishte e zhvilluar e pasur etj.. kurse sot eshte nje vend i varfer dhe mjeran qe me zor shkojme ne qe jemi bijte e atij vendi e jo me te vijne ta vizitojne te huajt...Une studjoj ketu dhe kam shume shoqeri te madhe por te them te drejten do me vinte turp qe ta ftoja nje shok te timin per vizite ne Shqiperi...arsyet i kuptoni vete ju...Shqiptaret kane nxjerre emrin e keq kudo ne Evrope dhe se fundi edhe ne USA me sa me kane thene dhe arsyet dihen..jemi populli me i pakulturuar i Evropes dhe cfare mund te presesh nga nje popull i pakulturuar ose e thene ndryshe, kush mund te kete respekt per nje njeri pa kulture?Jemi te gjithe te vetdijshem qe shume shqiptare per tu pasuruar shpejt meren me droge.prostutiticion,kontrabande etj dhe keto gjera evropianet i urrejne kurse ne Shqiperi keta njeres admirohen, ose shoqeria shqiptare thote : bravi i qofte filanit shkoi ne filan vend u morr me femra dhe droge dhe ndertoi kete vile apo bleu kete makine...Shqiperia eshte shume mbrapa dhe i duhet shume pune qe te behet nje vend evropian se faktikisht eshte ne Evrope vetem gjeografikisht kurse nga te tjerat e meritonte te ishte diku ne Azi apo Afrike...

  18. #38
    Ti Shqiperi, m'ep nderė.
    M'ep emrin Shqipėtar
    Zemrėn Ti m'a gatove
    Plot me dėshir' e me zjarr.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  19. #39
    alvi
    i/e ftuar
    Mir o mir se kshu per parrulla te cajme neve.
    Po ai Tani Athine, ngriti nje problem qe injorohet, problemi i rrenjes se ketij reputacioni te keq.
    Botekuptimi dhe pranimi i kriminalitetitsi pjese e perditeshme madje dhe ngrihet ne piedestal.
    Patsa nje diskutim te ngjashem kur po flitej per ligjin e ri te emigracionit ne Itali, dhe akom anuk ja pranojme vetes qe jemi ne qe ja biem vetes kete menxyre.
    Un po ta dija qe ka nje shqiptar qe merrej me droge ose prostitucion ketu ku jam un, i pari do shkoja ne polici dhe do e denoncoja, dhe jo ti rrija afer, ti bija shpatullave me shprese se mos dilte gje per mua.
    Kur kapen pastaj, ne themi, u po ne "te ndershmit" c'taksirat kemi?
    Si mund te jesh i ndershem, kur e di se po shkelet ligji dhe ti mbyll gojen, e ben nje vesh qorr e nje sy shurdh? hahahahahaha

  20. #40
    Postuar mė parė nga alvi
    Mir o mir se kshu per parrulla te cajme neve.
    Gabim! Ne nuk te cajme hic per parrulla. Ti marresh e ti lexosh postet me rradhe te bejne te te vije ndot qe ke te njejten kombesi me ata parafoles te c'nderuar.

    Mua kurre nuk me ka ardhur turp qe jam shqipetar, kurre.
    E kam per nder!
    Vetem jam ndier ngushte kur jam deklaruar ne ambjente me mendje te ngushta.

    Keto te dyja nuk duhen ngaterruar me njera-tjetren.
    Ajo me siper nuk eshte parrulle. Eshte nje e vertete qe shumkush e ka harruar.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Paradigma e Shqiptarit negativ
    Nga RaPSouL nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-10-2010, 00:26
  2. Le tė ngrejmė njė gjeneratė dinjitoze
    Nga Michaux nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2008, 22:22
  3. Serbėt, thikė nė zemėr shqiptarit
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 09:34
  4. Triumfi shqiptarit nė gjykatėn e Londrės
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2005, 06:51
  5. Feja E Shqiptarit Asht Shqiptaria
    Nga julian72 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-02-2003, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •