Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Cilesit e Pejgamberit, alejhis-selam

    Cilėsitė e Pejgamberit, alejhis-selam



    Tė flasėsh pėr cilėsitė e njeriut mė fisnik, tė dėrguarit mė madhėshtor, personit mė tė dashur te All-llahu dhe mėsuesit tė mbarė njerėzimit dhe t’ia japėsh hakun kėsaj teme ėshtė njė gjė e rėndė dhe e vėshtirė. Kjo ėshtė njė temė pėr tė cilėn nuk mjafton edhe nėse shkruhen libra voluminoz dhe mbahen ligjėrata tė shumta. Ne jemi aq tė vegjėl dhe aq pak kemi dituri, saqė padyshim nuk mundė t’ia japim hakun kėsaj teme.

    Mirėpo, duke u nisur nga fjala “Ajo qė nuk mund tė arrihet nė tėrėsi, nuk lihet nė tėrėsi”, vendosėm qė ta japim kontributin tonė modest nė kėtė drejtim, duke shpresuar qė kjo do t’iu bėjė dobi muslimanėve tė kohės sonė, pėr tė cilėt me keqardhje themi se shumė pak e njohin tė dėrguarin e tyre, e aq mė pak e pasojnė.

    Cilėsitė e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, janė cilėsitė mė tė mira dhe mė tė dashura te All-llahu, saqė askush pas tij nuk mund t’i arrijė ato nė tėrėsi, mirėpo ne duhet t’i kemi shembull dhe tė mundohemi maksimalisht t’i pasojmė.

    Ai qė dėshiron t’i njohė cilėsitė e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, le ta lexojė Kuranin fisnik, po ashtu le t’i lexojė hadithet e tij, sepse nė to pėrshkruhen fjalėt dhe veprat e tij. Po ashtu le t’i lexojė librat qė flasin pėr jetėpėrshkrimin e tij dhe cilėsitė e tij, qė ta sheh se si dijetarėt kanė folur pėr tė dhe e kanė pėrshkruar atė.

    Padyshim se kjo ėshtė njė obligim pėr ēdonjėrin qė ndjehet si musliman dhe i thotė vetes musliman. Sepse shehadeti ėshtė “Esh-hedu el-la ilahe il-lall-llah ve esh-hedu enne Muhammeden Resulull-llah”.

    Pjesa e parė “Esh-hedu el-la ilahe il-lall-llah” (qė d.t.th: Dėshmoj se s’ka Zot tjetėr dhe askush nuk meriton tė adhurohet pos All-llahut), nėnkupton qė ne ta njohim All-llahun, ta dimė ēka na ka urdhėruar All-llahu e ēka na ka ndaluar, nė mėnyrė qė t’i veprojmė ato qė na i ka urdhėruar dhe tė largohemi nga ato qė na i ka ndaluar.

    Kurse pjesa e dytė e shehadetit qė ėshtė “ve esh-hedu enne Muhammeden Resulull-llah” (qė d.t.th. Dėshmoj se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ėshtė i dėrguar i All-llahut), nėnkupton qė ta njohim kėtė pejgamber, ta pasojmė atė, t’i dėgjojmė urdhrat e tij dhe ta kemi shembull nė jetėn tonė.

    E si do ta pasojmė atė nėse nuk e njohim atė? E si do ta njohim atė nėse nuk e lexojmė Kuranin, Hadithet dhe librat qė flasin pėr tė? Njeriu nuk mund tė dėshmoj pėr njė gjė qė nuk e njeh, sepse dėshmia nuk do tė jetė nė rregull.

    Nė vijim me lejen e All-llahut do t’i pėrmendim disa nga cilėsitė kryesore tė kėtij Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, edhe atė nė mėnyrė tė shkurtėr, qė tė jemi sa mė tė qartė dhe sa mė tė kuptueshėm:


    1. I dėrguar i fundit dhe imam i Pejgamberėve


    Cilėsia kryesore me tė cilėn e ka stolisur All-llahu kėtė Pejgamber ėshtė se ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ėshtė Pejgamber i fundit, pas tė cilit nuk ka pejgamber tjetėr, dhe ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ėshtė Pejgamberi mė fisnik dhe mė madhėshtor, si dhe ėshtė imam i tė gjithė Pejgamberėve tjerė.

    Grada mė e lartė qė njeriu mund tė arrijė ėshtė Pejgamberllėku, e grada mė e lartė i takon Pejgamberit Muhammed, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, atij i takon Xhenneti mė i lartė dhe vendi mė i mirė nė Ahiret.

    Andaj prej kushteve pėr tė qenė musliman ėshtė Besimi nė krejt pejgamberėt, nė pėrgjithėsi, dhe nė Pejgamberin e fundit Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nė veēanti.

    Nga kjo e kuptojmė se Krishterėt dhe ēifutėt janė qafirė, dhe nėse nuk pendohen e ta besojnė edhe Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, sikur ne qė besojmė nė Musėn dhe Isain, alejhis-selam, do tė jenė nė xhehennem pėrgjithmonė.

    Pėr ta All-llahu, xhel-le shanuhu, thotė: “S'ka dyshim se ata qė nuk besojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, dėshirojnė tė bėjnė dallim mes All-llahut dhe tė dėrguarve tė Tij e thonė: “Ne i besojmė disa e nuk i besojmė disa tė tjerė” e mes kėtij duam tė marrin njė rrugė. Tė tillėt janė jobesimtarėt e vėrtetė; e Ne kemi pėrgatitur dėnim tė fortė e nėnēmues pėr jobesimtarėt.” [Nisa: 150-151].

    All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “Muhammedi nuk ka qenė babai i asnjėrit prej burrave tuaj por ai ishte i dėrguari i All-llahut dhe vulė e tė gjithė pejgamberėve, e All-llahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send.” [Ahzab: 40].

    Kurse hadithet qė e vėrtetojnė se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ėshtė i dėrguari i fundit janė tė shumta dhe tė njohura.


    2. I dėrguar pėr mbarė njerėzimin


    Cilėsi tjetėr, e cila e dallon nga Pejgamberėt e tjerė, ėshtė se ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ėshtė i dėrguar pėr mbarė njerėzimin, dhe mbarė njerėzimi pas tij e kanė obligim ta besojnė atė. Kėtu hyjnė edhe jehudit dhe krishterėt, tė cilėt e njohin kėtė Pejgamber por prapė se prapė nga zilia dhe kokėfortėsia e tyre nuk e pranojnė.

    All-llahu i Madhėrishėm pėr ta thotė: “Atyre qė ua kemi dhėnė librin, ata e njohin atė (Muhammedin) siē i njohin bijtė e vet, e njė grup pre tyre edhe pse e dinė kėtė, janė duke e fshehur tė vėrtetėn.” [Bekare: 146].

    Po ashtu thotė: “E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kur'ani) qė ėshtė vėrtetues i atij, qė e kishin pranė, e qė para se t'u vinte e kėrkonin ndihmėn e tij kundėr mosbesimtarėve, e mohuan atė (Muhammedin) qė e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i All-llahut qoftė kundėr mosbesimtarėve!” [Bekare: 89].

    Nė lidhje me kėtė ajet transmetohet njė ngjarje interesante:

    Jehudit e dinin se Pejgamberi do tė vijė nė njė vend nė shkretėtirė ku ka hurma, prandaj edhe u vendosėn nė Medine dhe nė Hajber, pėr ta pritur kėtė Pejgamber, sepse ata mendonin se do tė jetė Jahudi. Bile ata kur kishin ndonjė mosmarrėveshje me arabėt u thonin: “Do ta shihni ju kur tė vijė Pejgamberi jonė, do t’iu bėjmė kėshtu e kėshtu.”

    Kur doli nė Meke lajmi se ka dal Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, arabėt qė ishin nė Medine menjėherė nxituan qė ta pranojnė si Pejgamber, sepse e dinin kėtė gjė nga Jahudit. Kurse ēifutėt kur e panė se ai nuk ėshtė jahudi, po ėshtė arabė, nga inati dhe zilia nuk e pranuan. Disa prej tyre u bėnė musliman, mirėpo shumica nuk e pranuan, bile u munduan ta mbytin Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

    Kurse sa u pėrket krishterėve, ka shumė tė tillė qė e pranuan islamin atėherė, si dhe sot e kėsaj dite, sepse e dinė se ky pejgamber ėshtė i vėrtetė. Mirėpo shumica prej tyre janė nė kufėr dhe nuk e pranojnė Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, bile edhe i luftojnė pasuesit e tij.

    All-llahu i Madhėrishėm thotė: “...Ne tė dėrguam ty Pejgamber pėr mbarė botėn. Mjafton qė All-llahu ėshtė dėshmues pėr kėtė.” [Nisa: 79].

    Po ashtu thotė: “...Ai (Kur'ani) nuk ėshtė tjetėr vetėm se kėshillė pėr mbarė njerėzit.” [Jusuf: 104].


    3. Fuqia dhe trimėria


    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte shumė i fuqishėm dhe trim i madh. Fuqia dhe trimėria e tij vėrehet nė betejat qė i ka bėrė kundėr pabesimtarėve. Ai ishte nė vijėn e parė tė frontit, e kur rėndohej gjendja dhe sahabėt fillonin tė tėrhiqen, ai i inkurajonte pėr luftė, saqė disa sahabė thoshin: “Kur ashpėrsohej gjendja nė luftė, ne mbroheshim me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem”.

    Gjatė gropimit tė Hendekut, kur shokėt e tij hasnin nė ndonjė gurė tė madh qė nuk mund ta thyenin, e thirrin Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, pėr ta thyer, ngase ai ishte mė i fuqishmi.

    Andaj, lexo pėr betejėn e Bedrit, Uhudit, Hendekut, si dhe pėr betejat tjera qė ta shohėsh trimėrinė dhe fuqinė e kėtij Pejgamberi.

    Kėtė virtyt tė tij e morėn edhe shokėt e tij, tė cilėt luftonin mė jetėt dhe pasurit e tyre pėr t’i dal nė ndihmė kėtij Pejgamberi fisnik. Trimėria e tyre ishte e rrallė, trimėri e cila buronte nga besimi i madh. Transmetohet pėr njė sahab, se kur e pa se armiqtė kishin hedhur disa shtiza nė drejtim tė Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u hodh mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe e mbuloi me trupin e tij, qė ta mbronte nga shtizat. Sahabėt tjerė thonė se shpina e tij u bė sikur shpina e iriqit, nga shtizat e shumta qė i ishin ngulitur.


    4. Bukuria


    Ebu Hurejre, radijallahu anhu, thotė: “Kurrė nė jetėn time nuk kam parė diē mė tė bukur se Resulull-llahun, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Dukej sikur dielli lundronte nė fytyrėn e tij. Nuk kam parė askėnd qė mund tė ecė mė shpejtė se Resulull-llahu, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Dukej sikurse toka shpejtonte nėn tė, ne lodheshim pėr ta arritur, ndėrsa ai ishte i palodhshėm.” [Tirmidhiu].

    Ummu Ma’bed el-Huza’ai duke e pėrshkruar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “... Ėshtė i bukur dhe tėrheqės. Me sy tė zi, me shikim tė thellė tė rrethuar me qepalla tė dendura dhe tė gjata. Nė zėrin e tij ndihej ngjirje. Me qafė tė gjatė. Symadh. Sysurmė. Me vetulla tė gjata e tė bukura, as tė holla e as tė trasha. Me flokė shumė tė zeza. Kur heshtė, e shquan qėndrimi dinjitoz dhe maturia, e kur flet, e frymėzon shkėlqimi dhe eleganca. Njeriu mė i bukur dhe mė elegant prej sė largu, e edhe mė i bukur dhe mė tėrheqės prej sė afėrmi...”

    Xhabir Ibėn Semeri thotė: “Ka pasur gojė tė bukur dhe sy tė mėdhenj. Nuk ka qenė i trashė.” [Muslimi].

    El-Berra thotė: “Ka qenė shtat mesatar, shpatullgjerė. Flokėt i kishte tė gjata gjer te pulpat e veshėve... Kurrė nuk kam parė ndonjė njeri mė tė bukur se ai.” [Buhariu].

    Po ashtu thotė: “Mė parė flokėt i mbante tė lėshuar, nga dėshira qė t’i imitonte Pejgamberėt e mėhershėm, e pastaj i mblidhte nė kokė.” [Buhariu].

    Ka’b Ibėn Maliku ka thėnė: “Kur gėzohej, fytyra i shndriste sikur tė ishte njė copė hėne.” [Buhariu].

    Xhabir Ibėn Semeri thotė: “E kam parė nė natėn me hėnė tė plotė. E shikoja Resulull-llahun, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, pastaj hėnėn... dhe mu duk mė i bukur se hėna.” [Tirmidhiu].

    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i kishte flokėt gjysmė kaēurrela tė zeza, si dhe mjekrėn e dendur dhe tė zezė, siē transmetohet nga Ibėn Abbasi dhe sahabėt tjerė, radijallahu anhu.

    Enesi, radijallahu anhu, thotė: “As ambrit as miskut nuk i vinte erė mė e kėndshme se e lėkurės sė Resulull-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.” [Buhariu].

    Xhabir Ibėn Semuri rrėfen gjersa ka qenė fėmijė: “Resulull-llahu, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ma ledhatoi fytyrėn, e dorės sė tij i vinte era sikur ta kishte nxjerrė nga ndonjė enė ku ruhet parfumi.” [Muslimi].

    Xhabiri rrėfen: “Nuk ka mundur tė kalonte ndonjė rruge, e qė ai i cili kalonte pas tij tė mos e ndiente erėn qė kishte mbetur prapa tij. Sipas asaj ere mund tė kuptonte se ai kishte kaluar atypari. Ka pasur njė aromė tė veēantė e tė kėndshme, erė fluidi.”

    Ai nė mes tė shpatullave e ka pasur shenjėn-vulėn e pejgamberisė.


    5. Modestia dhe Devotshmėria


    Edhe pse All-llahu e kishte ngritur nė njė pozitė tė lartė, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nuk ishte mendjemadh me tė tjerėt, pėrkundrazi ai ishte modest dhe i devotshėm nė adhurimin ndaj All-llahut. Ulej nė mesin e shokėve sikur tė ishte njėri prej tyre, dhe e urrente tė dallohej nga ata. Po ashtu ai e urrente qė tė ngrihen nė kėmbė kur ai hynte nė dhomė.

    Krejt kjo tregon se ai ishte modest dhe falėnderues pėr dhuntitė e All-llahut.

    Kurse sa i pėrket devotshmėrisė, nuk ka pasur njerėz mė tė devotshėm ndaj All-llahut se ai, e as qė do tė ketė. Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte i pari nė zbatimin e urdhrave tė All-llahut, dhe i pari nė largimin prej harameve.

    Aq shumė falej gjatė natės, saqė i ėnjteshin kėmbėt nga adhurimi i gjatė, e kur shokėt e pyetnin se pse e mundon veten aq shumė, kur ėshtė i garantuar prej All-llahut, ai ua kthente: “A nuk duhet tė jem rob falėnderues?”

    Abdullah Ibėn Mesudi, radijallahu anhu, tregon: “U fala njė natė me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e ai u fal aq gjatė saqė me shkoi ndėrmend tė bėj njė vepėr tė keqe” I thanė: “e ēka tė shkoi ndėrmend?” Tha: “Mė shkoi ndėrmend qė tė jap selam.”

    Transmeton Imam Ahmedi se “Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte mė i lehti pėr namazin e tjerėve (kur i falte njerėzit si imam), ndėrsa shumė e zgjaste namazin e vet (kur falej vetėm).”

    Po ashtu transmetohet nga Aishja, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, falej gjatė natėn dhe qante aq shumė saqė mjekra i mbushej me lot.


    6. Sjellja e mirė dhe morali i lartė


    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte njeriu mė i sjellshėm dhe mė i moralshėm. Kur e pyetėn Aishen, radijallahu anhu, pėr moralin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ajo tha: “Morali i tij ishte Kurani”. Pra, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u pajis me virtytet mė tė larta morale.

    All-llahu, subhanehu ve teala, e lavdėron pėr kėtė cilėsi nė Kuran. Ai thotė: “Vėrtet, ti je nė njė shkallė tė lartė tė moralit!” [Kalem: 4].

    Po ashtu All-llahu, subhanehu ve teala, i thotė Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Ti ishe i butė ndaj atyre, ngase All-llahu tė dhuroi mėshirė, e sikur tė ishe i vrazhdė e zemėrfortė, ata do shkapėrderdheshin prej teje, andaj ti falja atyre dhe kėrko ndjesė pėr ta, e konsultohu me ta nė tė gjitha ēėshtjet, e kur tė vendosėsh, atėherė mbėshtetu nė All-llahun, se All-llahu i do ata qė mbėshteten.” [Ali Imran: 159].

    Po ashtu i thotė: “E ty tė mos shkojnė kurrsesi sytė nė atė me ēka Ne i pajisėm disa prej tyre, as mos u brengos pėr ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarėve ji i pėrulur e i butė.” [Hixhr: 88].

    Pėr Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “Juve ju erdhi i dėrguar nga lloji juaj, atij i vije rėndė pėr vuajtjet tuaja, sepse ėshtė lakmues i rrugės sė drejtė pėr ju, ėshtė i ndjeshėm dhe i mėshirshėm pėr besimtarėt.” [Teube: 128].

    Po ashtu thotė: “Pejgamberi ėshtė mė i ndjeshėm ndaj besimtarėve se sa ata ndaj vetė vetvetes sė tyre...” [Ahzab: 6].

    Po ashtu edhe shokėt e tij ishin nė njė shkallė tė lartė tė moralit dhe tė sjelljes sė mirė, ata pėr shembull e kishin Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ata ishin tė kėnaqur me All-llahun dhe All-llahu ėshtė i kėnaqur me ata.

    Jemi tė vetėdijshėm se kjo qė e paraqitėm nuk e paraqet nė mėnyrė komplete personalitetin e Tė dėrguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, mirėpo qėllimi ishte qė kjo tė jetė vetėm njė njohje e shkurtėr, si dhe tė jetė nxitės pėr tema mė serioze dhe hulumtime mė tė mėdha nė kėtė drejtim.

    Vlen tė pėrmendet libri “Virtytet e tė Dėrguarit” (botuar nga sh.b. “Nun”), si dhe libri “Nektari i vulosur i Xhennetit”, si dy libra qė e shtjellojnė kėtė temė.

    Si pėrfundim themi se me tė vėrtetė kemi nevojė tė njihemi mė shumė me jetėn e kėtij tė dėrguari dhe cilėsitė e tija fisnike, me mėnyrėn se si i ka thirr njerėzit nė islam, si i ka ndėrtuar personalitetet e sahabeve, si ka duruar nė sprova dhe kohė tė vėshtira dhe si ka falėnderuar All-llahun nė momentet e fitoreve dhe sukseseve. Lusim All-llahun tė na bėjė prej pasuesve tė tij dhe tė na ringjallė nė turmėn e pasuesve tė tij.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #2
    CDT Maska e -Edu
    Anėtarėsuar
    08-05-2005
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    99
    Selam alejkum vella

    Allahu te shperbleft per mundin tend.

    Per kete teme ligjeroi javen e kaluar ne prishtine edhe efendi Mustaf Havolli.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •