Drejtësia në Kosovë
Paralajmërohen dhjetëra padi private ndaj Hashim Thaçit për shpifje
Edhe kryeshefi i KK të Ferizajt Sahit Krasniqi paralajmëron se do të bëjë padi private ndaj Hashim Thaçit për shpifje
Gazeta “Pavarësia” merr vesh se këto ditë nëpër gjykata, do të bëhen dhjetëra padi private ndaj Hashim Thaçit, për shpifje, për shkak të ashtuquajturit dokumenti “Raport” i cili qe formuluar nga PDK-ja, dhe i cili sipas përsonave të cilëve u është përmendur emri aty, ky i ashturuajturi dokument është i fabrikuar me shpifje, dhe është shumë absurd.
Edhe vozitësi dhe përcjellësi personal i zëvëndëskryeministrit të Kosovës, Adem Salihaj, z.Naser Shema, këto ditë ka paditur në gjyq për shpifje kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin edhe atë sipas nenit 188, pargrafi 1 të KPK-së. Më 23 mars 2005, Hashim Thaçi dhe partia PDK në dosjen e tyre
prej 30 faqesh e kanë akuzuar Naser Shemën se gjoja ai është anëtar i organizatës fantazmë “Sigurimit të Atdheut” dhe ekzekutor i kësaj organizate si dhe, se kinse ai ka transportuar armatim, eksploziv, mjete për aktivizim dhe teledirigjim, armë kallashnikov dhe municion për të.
Detaje të kësaj dosjeje të PDK-së së Hashim Thaçit, ishin publikuar në gazetën “Express”. Pas publikimit të shkrimit dhe përpilimit të dosjesë së fabrikuar me shpifje nga ana e PDK-së, ku akuzohet pa fakte dhe argumete edhe Naser Shema, Shemës dhe familjes së tij i është rrezikuar jeta dhe siguria fizike.
Por Naser Shema, për të dëshmuar të vërtetën, është detyruar që Hashim Thaçin, i cili njihej si projektues i kësaj shpifjeje ta hedh në gjyq.
Ja padia e Naser Shemës, ndaj Hashim Thaçit
Në bazë të nenit 462 paragrafi 3 të KPPK-së, Hashim Thaçi në raportin e tij dërguar organeve të UNMIK-ut në Prishtinë, më 23 mars 2005, e pjesë e të cilit raport janë publikuar në gazetën e përditshme “Express” të datës 5.4.2005, në dëm timin – Naser Shema, paditës privat nga Ferizaj, ka përhapur të pavërteta duke shpifur se kinse unë kam qenë dhe jam anëtar i të ashtuquajturit “Sigurimi i Atdheut” dhe ekzekutor i kësaj organizate, se kam bartur armatim dhe atë eksploziv, mjete për aktivizim dhe teledirigjim, armë kallashnikov dhe municion për të, dhe kështu ka përhapur pohime të pavërteta të cilat kanë dëmtuar rëndë nderin dhe autoritetin tim, se kinse unë jam edhe ekzekutor i shumë akteve terroriste, e të cilat pohime i ka shpifur Kryesia e PDK-së, kryetar i së cilës parti është i padituri Hashim Thaçi, përmes një materiali të quajtur “Raport”, pjesë të të cilit janë botuar në gazetën ditore të lartëpërmëndur, e të cilat pohime aspak nuk kanë të bëjnë me të vërtetën. Kështu i padituri Hashim Thaçi ka kryer veprën penale, shpifje nga neni 188 paragrafi 1 të KPK-së.
Pavaresia
Krijoni Kontakt