Para se te shkruaj kete leter,deshiroj qe moderatoret t'mos me keqkuptojne,t'mos shkruaj kote ,kinse kjo tem nuk ka vend ketu,t'mos mirren me fantazija te demokracis se sheku.21 qe shtrydh gjakun e te pa fuqishemit.....ne realizim te deshires se epshit te tefuqishmit....Kjo eshte nje tem qe ka te beje rreth çeshtejes shqipetare,nuk eshte nje tem jash Temes se Forumit(çeshtja Kombetare)
SIPAS NDËRRIMIT TË TEZAVE TË NEBOJSHA ÇOVIQIT "SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË PROJEKT ANTIEVROPIAN DHE ANTICIVILIZUES", NDËRSA GJENOCIDI KOLONIAL SERB ANTISHQIPTAR, "ËSHTË VEPËR HUMANE DHE QYTETËRUESE BOTËRORE" ! O TEMPORA O MORES(!)
Është e njohur se, në etapat e caktuara të historisë së marrëdhënieve politike ndërkombëtare, kanë jetuar dhe sunduar me shekuj perandori të ndryshme të përbotshme (romake, bizantine, osmane etj.), por edhe e kanë përjetuar fundin e tyre, si rrjedhojë e zhvillimit të ngjarjeve dhe të proceseve reja të shoqërisë, përkatësisht si rezultat i zhvillimit të ligjeve të dialektikës së natyrës së bashkësisë njerëzore, në përgjithësi. S'ka dyshim se, i tërë ky proces evolutiv shumëshekullor ka ndikuar pozitivisht në ndryshimin e gjendjes dhe të marrëdhënieve të përgjithshme të rendeve të caktuara të shoqërisë njerëzore.Mirëpo, kjo dielaktikë e zhvillimit të gjithmabrshëm të ngritjes së empancipimit dhe qytetërimit njerëzor, nuk ka mundur të ndikojë pozitivisht as të zhveshë, as të zbutë, as të transformojë e as të zhdukë përfundimisht, ( sikurse që ka ndodhur me fillimin dhe me rënien e perandoritve të theksuara dhe, me sistemet e mëvonshme të mbretërive, të monarkive, të kapitalizmit dhe të socializmit real komunist, i cili perëndoi në vitin 1989, së bashku superfuqinë lindore të kampit socialist-Bashkimin Sovjetik) barbarizmin mitologjik dhe ideologjinë imperialiste serbomadhe-"kancerin" shekullor të shfarosjes gjenocide të etnikumit shqiptar në Ballkan. Ky "përjashtim" i panatyrshëm i "fenomenit serbomadh" nga evolucioni zhvillimor i dialektikës natyrës, kur është fjala për "mbijetesën"-mosthyerjen e koncepteve primitive dhe të atyre klasike e moderne të hegjemonizmit serbomadh, bëri që (ndër shekuj, dhe pse, mos të thuhet, edhe sot, në dekadën e parë të shekullit XXI) populli shqiptar, si njjë nga popujt më të vjetër në Evropë, të mos flejë kurrë rehat (por gjithmonë "me vesh në krahë"dhe me trasta në shpinë, në ikje si "lepujt" e trembur para "zagarëve" të çartun dhe vringëllimave të "hutave qorre" të hordhive barbarbare serbomalazeze, por kurrë i plagosur dhe kurrë i vrarë për vdekje) në vatrat e tyre të ngrohta stërgjyshore të Shqipërisë Etnike. Zanafilla e kësaj padrejtësie shumëshekullore, jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj popujve të tjerë joserbë të Ballkanit, rrënjët dhe trungun e ka në logjikën egërsisë barbare militariste serbosllave dhe në ndërgjegjën e kalbur, të njëanshme dhe të heshtur të demokracisë tradicionale të fuqive të mëdha evropiane.
Shovenistët e pangopur serbë me "vjedhjen" e territoreve të shteteve fqinje, posçërisht të atyre shqiptare, pikërisht pse gjatë historisë së tyre të deritashme, nuk kanë paguar asnjë çmim për politikën e tyre kolonizuese gjenocidale, edhe sot, pas "ekstradimit" të kriminelit Slobodan Milosheviq në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë në Hagë, nuk u kërkojnë falje botërisht kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve për kryerjen e krimeve dhe të gjenocidit kolektiv serb ndaj tyre, si dhe nuk " lëshojnë pe", kur është fjala për tërheqjen e e forcave ushtarake dhe policore e paramilitare nga territoret e kolonizuara të Shqipërisë Etnike. Përkundrazi (duke u ndier akoma të pamposhtur ushtarakisht, sepse disponojnë sasi të mëdha të depozituara të arsenalit të ndryshëm luftarak, sidomos të armëve biologjike-kimike, rezervat e të cilave i ruajnë me mijëra tonelata në Krushevac, në Lluçane, në Vinça dhe në lokalitete të tjera të Serbisë), këta sërish iu kërcënohen shqiptarëve përmes mjeteve të ndryshme propagandistike ,se do të përdorin forcën në çdo rast, që ka të bëjë me kërkesën paqësore të shqiptarëve, që t'u njihet e drejta e vetëvendosjes dhe pavarësia politike nga Serbia kolonizatore.
Në këtë vështrim, në vijimësi, është më i zhurmshëm dhe më agresiv, Nebojsha Çoviqi, nënkryetar i Qeverisë së Serbisë( i cili,sidomos për përfaqësusit paqësorë ndërkombëtarë në Kosovë, vlen si një nga qeveritarët serbë më të "moderuar" dhe me "pikëpamje liberale perëndimore". Mirëpo, në praktikë, kur është fjala për përfilljen e interesave të shqiptarëve si në Kosovë, ashtu edhe në Anamoravë(Preshevë, Bujanoc dhe Medevegjë) është dëshmuar si tejet politikan arrogant dhe perfid, përkatësisht partizan i denjë i mbrojtjes së gjenezës së kultit të shtetit nacional të Shën Savës. Të gjitha veprimet e propagandës së tij politike, janë të mpleksura me urrejtje dhe me racizëm, simbiozë kjo, e nacionalizmit dhe e ortodoksizmit kishtar serb, e orientuar drejtpërdrejt dhe tërthorazi kundër interesave të shqiptarëve në trojet e Shqipërisë Etnike.
Me një fjalë, edhe Nebojsha Çoviqi (edhe pse "demokrat" dhe pacifist "i moderuar" në tryezat "gjelbra" negociuese të integralistëve dhe globokratëve ndërkombëtarë) në thelb, është bartës dhe përkrahës besnik i politikës gjenocidale të ish-regjimit të personifikuiar me Slobodan Milosheviqin dhe i ideologjisë politike të Kishës ortodokse serbe (e cila që nga themelimi i saj në truallin e Shqipërisë Etnike, është iniciatorja, nxitësja dhe aktori kryesor pjesëmarrës direkt në copëtimin e trojeve etnike shqiptare dhe në kryerjen e krimeve gjenocidale mbi popullatën shqiptare autoktone, duke filluar që nga Prebreza në rethinën e Toplicës e deri në Gjevgjeli.Çdo të keqe dhe fatkeqësi, që kanë përjetuar shqiptarët mbi kurrizin e tyre në vatrat e tyre etnike, është "meritë" dhe "dhuratë e bekuar" e Kishës ortodkse serbe): " Aty ku është ngulitur kisha ortodkse serbe, aty është edhe vendi serb" ose "Aty ku është ngulur një (sorrë) serb, ajo është tokë serbe", ose "të gjithë serbët në një shtet". Këta janë shembujt më konkret të teorive raciste të krijimit dhe të veprimeve gjenocidale të Serbisë së madhe kundër shqiptarëve në Ballkan. Në këtë frymë të racizmit serbomadh, Nebojsha Çoviqi, (në një Konferencë ndërkombëtare, që ka pasur temë shqyrtimi: dijalogun dhe integrimet rajonale, bërë në Francë, më 24 qershor 2002) e ka denoncuar tërthorazi ekzistencën e Shqipërisë Etnike, duke e etiketuar atë pa kurrfarë argumenti si "Shqipëri të Madhe"(!) Ndërkaq, çështjen e pazgjidhur shqiptare në Ballkan, e ka kushtëzuar (duke ndërruar tezën edhe në këtë rast) me zgjidhjen paraprake të "çështjes serbe"(?!)
Edhe "novus" tezat e " politikës së moderuar dhe të demokratizuar" të shovenistit çetnik serb, Nebojsha Çoviqit (dikur "ushtar" i disiplinuar i SPS-it të kriminelit Slobodan Milosheviq, e pas përmbysjes së carit të tij nga pushteti policor gjakatar serb, Nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Kryetar i Qendrës bashkërenduese për kthimin e "refugjatëve"-kolonistëve kriminelë serbomalazezë në Kosovë), janë të "fabrikuara" dhe të "patentuara" sipas "licencës" virusoide "Naçertanije" të Ilia Garashaninit(1844), e cila është themeli dhe kulmi i logjikës së nacionalshovinizmit dhe i hegjemonizmit destruktiv dhe paranoid serbomadh në Ballkan. Pikërisht, duke marrë për bazë "vlerat" e këtilla, të tejkalushme, tanimë edhe për komunitetin primitiv, Qoviqi, jo vetëm se këto i riaktualizon, por edhe i mbron, duke i "shpaluar" në të njëjtin "stil" sikurse Slobodan Milosheviqi nëpër mitingjet e tij, të dikurshme (dekada e fundme e shekullit XX) nacionalshoviniste nëpër qendrat e ndryshme të Serbisë dhe,së fundi, në Gazimestan të Kosovës, më 28 qershor 1989, me rastin e rikujtimit të 400-vjetorit të Betejës së Kosovës, të disfatës gjithëserbe. Një propagandë të këtillë nacionaliste antishqiptare, Nebojsha Çoviq, jo vetëm se e zhvillon nëpër Serbi dhe ndër "refugjatët" kolonistë kriminelë serbomalazezë, por edhe nëpër qendrat e ndryshme ndërkombëtare të Evropës, të Amerikës dhe të Rusisë. Rasti më i ri i "marshrutës diplomatike" të tij, ishte edhe vizita e tij, bërë Parisit, më 24 qershor 2002. Në këtë "stacion destinues" të këtij metropoli evropian, i njohur për nga stadi i lashtë tradicional i kulturës, i demokracisë dhe i qytetërimit, Çoviqi në rolin e përfaqësuesit të Qeverisë së Beogradit, mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët, me temë: "Jugu i Ballkanit në kontekstin e dialogut të ri të integrimeve në Evropë". Edhe në këtë "takim rasti", Nebojsha Çoviqi, nuk harroi, që t'i apostrofojë shqiptarët në kontekstin negativ politik, duke i akuzuar për "ekstremizëm" dhe për "pretendime" të krijimit të një "Shqipërie të Madhe"(!)
Ruaj Lidhjet