Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 12 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    3,720
    Faleminderit
    41
    96 falenderime nė 84 postime
    TRAGJEDIA E QORRBELASE


    Kur ndroi jetė i Madhi Ali, fuqia e Mavijesė u-forcua akoma mė shumė. Duke marrė
    nėpėr kėmbė kushtetutėn fetare dhe lirinė e popullit, Mavijeja e shtoi sundimin e
    terrorit dhe filloi tė zhdukė tė gjithė kundrėshtarėt, duke mos kursyer as tė birin e
    tė Madhit Ali, Imam Hasanin. Imam Hasani ndroi jetė nė Medine aty nga viti 669 mb.
    Kr., i helmuar nga njerėz tė shtyrė nga Mavijeja.

    Me vdekjen e Mavijesė, vendin e tij si Halif e zuri i biri, Jezidi. Edhe ky e zuri atė
    vend nė menyrė arbitrare, siē e kishte zėnė i ati i tij, kundėr rregullit fetar, sipas tė
    cilit kryetari duhej tė zgjidhej me dėshirėn e popullit. Populli filloi tė revoltohej per
    kėtė veprim tė padrejte, por Jezidi, me vrasje e terror, e shtypi dhe u-imponua.

    Si e siguroi pozitėn nė Sham, Jezidi kėrkoi t'a zgjeronte influencėn vet edhe nė
    vende tė tjera. For kishte frikė se nuk do tė mundte t'a realizonte kėtė ėndėr gjersa
    ishte gjallė Imam Hysejni, nipi i Profetit Muhammad dhe biri i tė Madhit Ali. Ai e dinte
    mirė se Imam Hysenji gėzonte tė gjitha cilėsitė dhe adhurohej nga krejt populli arab.

    Jezidi pėrdori tė gjitha menyrat dhe djallėzite pėr t'a detyruar Imam Hysejnin qė t'a
    njihte zyrtarisht si tė parin. Mė parė dėrgoi shpallje nė tė gjithė governatorėt arabe,
    me anėn e tė cilavet u bėnte tė njohur fronėzimin e tij. Tė gjithė e perbuzen kėtė
    fronezim, por heshten nga frika e terror it. Asikohe Imam Hysejni ndodhej nė
    qytetin Medine, se bashku me far'e fisin e tij.

    Jezidi i dėrgoi urdhėr governatorit tė Medinesė qe tė thėrriste Imam Hysejnin dhe
    t'a detyronte me ēdo menyrė qė tė njihte per tė parė Jezidin. Kur u-thirr, Imam
    Hysejni u-pergjegj kėshtu, “Kjo punė ėshtė e rėndė dhe nuk mė pėrket mua. Vini
    nė zbatim ligjin tradicional fetar dhe mblidhni pėrfaqėsinė e popullit. Po tė vendosė
    kjo, unė s'kam asnjė kundrėshtim.”

    Fjalėt e Hysejnit governatori i a njoftoi Jezidit, i cili u-zemerua fort per kėtė refuzim
    dhe dha urdhėr qė tė kapej Imami dhe tė detyrohej me forcė tė pranonte njohjen,
    pėrndryshe tė ekzekutohej. Imami, kur e pa qė po keqesohej gjėndja, mori far'e
    fisin dhe shkoi nė Mekkė.

    Populli i Mekkės e priti me krahė-hapur dhe i bėri nderime tė mėdha. Me mijra
    njerėz e vizituan dhe u-pėrunjėn perpara tij. Ngjarja bėri bujė tė madhe dhe Jezidi
    u-trondit shumė, se kishte frikė mos Imami ngrinte popullin kundėr tij per veprėn e
    paligjėshme qė kishte bėrė.

    Lajmi pėr kėtė ngjarje u-perhap edhe nė vise tė tjera. Banorėt e Kufasė filluan
    menjėherė t'i dėrgojnė mijra letra Imamit, me tė cilat i luteshin t'i vizitonte dhe tė
    drejtonte sytė drejt tyre, duke e siguruar se do tė ishin gjithė jetėn besnikė tė tij.

    Si u-pėrsėriten shumė here kėto lutje, Imami u-tregua i gatshėm tė shkonte, por
    miqt e tij e kėshilluan tė dėrgonte mė parė njė pėrfaqėsues tė bėntė hetime, passi
    banorėt e Kufase ishin njerėz tė frikshėm dhe nuk e mbanin besėn. Atėhere Imami
    vendosi dhe dėrgoi nė Kufa, per tė bėrė hetime, kushuririn e tij, Myslim ibn Akilin.

    Nė fillim, banoret e Kufasė treguan njė bindje tė madhe ndaj Myslimit, i cili i shkroi
    Imamit qė tė nisej per nė atė vend. Dhe Imami, porsa mori letrėn, u-nis pėr nė Kufa.

    Jezidi i dėgjoi kėto lajme dhe, nga frika se mos populli ngrinte krye, mori masa tė
    rrepta. Dėrgoi ne Kufa njė governator terrorist, i cili vrau e preu dhe u futi frikėn
    banorėve.

    Si pėrfundim i kėtyre masave tė rrepta, populli i Kufasė e harroi besėn e dhėnė.
    Atėhere u dha urdhėri tė kapej Myslim ibn Akili i cili, i trathėtuar, ra dėshmor duke
    luftuar trimėrisht.

    Edhe tė dy bijt e tij, Muhtari dhe Ibrahimi, njeri shtatė dhe tjetri tetė vjeē, humbėn
    jetėn, duke u-therrur barbarisht nga njė katil qė rrallė ka parė bota. Ky katil i gjeti
    fėmijėt e mitur tė fshehur nė shtėpinė e tij dhe vendosi t'i vriste pėr tė marrė
    shpėrblimin e caktuar nga governatori. Fėmijėt e gjore i kishte fshehur e shoqja
    dhe dy djemt e tij. Kėta bene ēmos qė t'a ndalonin atė nga bėrja e ketij krimi tė
    tmershėm. Por krimineli nuk hoqi dorė nga rruga e tij. Pėrkundrazi, pėr tė
    kapėrcyer pengimet, vrau, nė zemėrin e sipėr, edhe tė shoqen me tė dy djemtė.
    Pastaj u-vėrsul si egėrsire kundėr dy fėmijve tė mitur tė Myslimit, tė cilėt, kur e
    panė se humbėn ēdo shpresė, ulėn kryet dhe secili prej tyre i ilia, “Mė ther mua mė
    parė, se nuk round tė duroj dot hidhėrimin pėr vėllanė.”

    Kjo vrasje, qė ndodhi ne vigjilėn e tragjedisė se Qerbelasė, ėshtė njė nga krimet
    mė tė shėmtuara qė ka parė njerėzimi. Nė kėtė menyrė perfundoi misjoni i Myslim
    ibn Akilit ne Kufa. Me gjithė kėtė, para se tė vritej, ai i shkroi njė letėr Imam
    Hysejnit, me tė cilėn e lajmėronte qė tė mos shkonte nė Kufa, se populli e shkeli
    besėn.

    Imami ishte nisur dhe vetėm kur arriti nė Qerbela, mori letrėn dhe mėsoi lajmet e
    hidhura. Qau me dėshpėrim dhe tha, “Tani s'mbeti mė pėr tė jetuar. Mė mirė tė
    vdesim.”

    Pastaj pyeti se si quhej ai vend. Kur i u pėrgjegjėn se quhej Qerbela, shtoi, “Ah! Ky
    qėnka vendi i belasė, qė mė pat kallzuar im at. Kėtu jemi tė destinuar tė presim
    fatin.”

    Atėhere ngrehėn tendat dhe qėndruan duke pritur fatin e tyre.

    Jezidi e mori vesh dhe dėrgoi me mijra ushtarė per t'a kapur.

    Nė ndihmė tė Imam Hysejnit shkuan me qindra dashamirės, por ai nuk i mbajti. I
    largoi duke u thėnė, “Ju falemnderit shumė. Shkoni ne vatrat t'uaja. Une jam nisur
    per tė vdekur. Nuk dua qė miqt e mij t'i shtie nė mundime.”

    Mbetėn vetėm 72 veta, tė cilėt i u lutėn me kėmbėngulje dhe lotė nė sy qė tė mos i
    largonte, se dėshironin tė vdisnin bashkė me ‘tė. Imami i falėnderoi pėr besnikėrine
    dhe vendosmėrinė e tyre dhe i u lut Zotit pėr ‘ta.



    Lufta e Qerbelasė u-bė nė Gusht tė vitit 680 rob. Kr. dhe filloi e vazhdoi me tėrbim.
    Imam Hysejni dhe shokėt e tij, ndonėse ishin tė lodhur, tė pangrėnė dhe pa pikė
    ujė, luftuan si luanė gjersa dhanė jetėn qė tė gjithė.

    Kjo ėshtė njė nga tragjedite mė tė mėdha nė historinė e njerėzimit. Nė luften e
    Qerbelasė mbizotėroi forca brutale kundėr idealit, e shtrėmbėra kundėr sė drejtės,
    pasioni kundėr urtėsisė.

    Nė atė shkretėtirė tė Arabisė u-rrezua dhe u-shkel trupi i Imam Hysejnit nga
    ushtarėt e Jezidit, i cili bėri shumė faje tė rėnd a e tė pafalura kundėr Islamizmit,
    gjatė tre vjetėve e gjysmė tė mbretėrimit tė tij.

    Nė vitin e parė tė ardhjes sė tij nė fuqi, Jezidi vrau Imam Hyseinin nė Qerbela. Nė
    vitin e dytė plaēkiti qytetin e shėnjte tė Medinesė. Nė vitin e tretė sulmoi Mekkėn.
    Por tragjedia e Qerbelasė, ku ra dėshmor Imam Hysejni (i biri i Aliut dhe i
    Fatimesė) tronditi, tmeroi dhe pikėlloi gjithė Botėn Islame. Me gjithė kėtė, gjaku i
    Imam Hysejnit nuk shkoi dėm. Sakrifica e tij, e bėrė pėr njė kauze tė drejtė, dha
    rast tė lindė njė besim i ri nė zėmrat e Muslimanėvet. Pas asaj tragjedie, njė shpirt i
    ri u-ngrit lart kundėr tiranisė. Njė frymė e re gjallėrie u-perhap nė gjithė Botėn
    Islame.

    Muslimanėt nxunė nga Imam Hysejni njė mėsim tė madh: Kushtimin dhe sakrifikimin
    e vetes ndaj besimit te Perėndia.

    Ata kuptuan gjithashtu se lufta e Imam Hysejnit dhe e shokėvet tė tij, kundėr fuqivet
    tė mėdha tė Jezidit, ishte, nė tė vėrtetė, njė pjesė e luftės universale: e sė mirės
    kundėr se keqes, e drejtėsisė kundėr shtypjes.

    Imam Hysejni ra dėshmor nė Fushėn e Qerbelasė pėr tė mbrojtur idealet, porositė
    dhe parimet e lirisė e tė demokracisė sė Fesė Islame.


    MATEMI

    Pėr luftėn e Qerbelasė janė shkruar shumė vepra tė mallėngjyeshme nė prozė e
    nė vjershė. Njė nga kėto vepra prekėse nė vjershė ėshtė ajo qė ka shkruar Naimi
    nė gjuhėn shqipe me titullin Qerbelaja. Ėshtė njė vajtim qė lėndon thellėsisht
    shpirtin e ēdo njeriu qė e lexon:


    eufrat, 0 more lum' i shkretė
    Mos kėndo po qaj;
    Derth lot e rėnko pėr jetė
    Mos qesh paskėtaj!
    Se Hysejn' e Fatimesė
    Me farėt tė ti,
    E vranė komb' i pabesė,
    Kombi faqezi...
    Hyseni desh njerėzinė,
    Dhe pėr tė u vra,
    Per tė shpetuar njerinė,
    Ra nė Qerbela...
    Imamėtė dymbėdhjetė,
    Nga der'e Aliut,
    Hoqn' e vuanė ndė jetė,
    Pėr nder tė njeriut ...


    Lufta e Qerbelasė ėshtė tragjedia mė ngjethėse nė historillė e Fesė Islame.
    Prandaj kujtimi i saj qėndron gjithnjė i gjallė nė mėndjen e Muslimanėvet. Bile
    shumė nga kėta e pėrkujtojnė ēdo vit kėtė ngjarje me ceremoni tė pėrzishme dhe
    me lot nė sy. E pėrkujtojnė besimtarėt e sekteve tė ndryshme. E pėrkujtojnė
    Bektashinjtė.

    Ky pėrkujtim bėhet dhjetė dit me radhė ne dhjetė ditėt e para tė hėnės Muharrem,
    sepse ngjarja e Qerbelasė ndodhi pikėrisht nė kėtė hėnė, ne vitin 63 tė Hixhretit.
    Ky pėrkujtim quhet MATEM, fjalė e cila nė persisht do tė thotė zi.

    Pėr kujtim dhe nderim tė Dėshmorėve tė Qerbelasė, besimtarėt nuk pijne ujė gjatė
    dhjetė ditėsh me radhė. Pėrveē kėsaj, mėnjanojnė lukset dhe dėshirat dhe shkojnė
    nė Teqetė pėr tė pėrkujtuar ngjarjet e paharruarshme tė Qerbelasė, me zėmėr tė
    pikėlluar dhe me kėto fjalė nė gojė: Ja Imam! Ja Imam!

    Por nė kohėn e Matemit, bashkė me ngjarjet e Qerbelasė, pėrkujtohen edhe tė
    gjitha ngjarjet dhe sakrificat e mėparėshme, tė bėra nė shėrbim tė njerėzimit.
    Pėrmėnden me radhė vuajtjet dhe mundimet qė hoqėn tė gjithė Profetėt pėr
    plotėsimin e misionit tė tyre tė shėnjtė. Kėto pėrmėndje bėhen nė kėtė menyrė:

    1. Natėn e parė pėrkujtohen mundimet qė hoqi Profeti Adem nė kryerjen e
    misjonit tė shėnjtė. Pėrmėndet edhe krimi qė ndodhi midis djemvet tė tij si edhe
    ngjarjet qė pėrshkoi ai vetė pėr t'u-pėrsosur.
    Pėrkujtohen ngjarjet e Nuhut, i cili vuajti shumė prej populI it ne plotesimin e
    misionit te vet.
    Pėrkujtohen vuajtjet e Ibrahimit, i cili u-huadh nė zjarr prej Nemrodit te mallkuar,
    sepse predikonte rrugėn e drejtės tė Perendisė.
    Pėrkujtohen vuajtjet e Jusufit, i cili u-huadh nė pus prej vėllezėrve tė tij sepse
    ishte i pastėr dhe kishtė fituar simpathinė e prindėrve.
    Pėrkujtohen vuajtjet qė hoqi Musai prej Faraonit tė mallkuar, sepse ky i fundit
    donte t'a sundonte popullin me shtypje dhe tė ishte Perėndi i tij.
    Dhe nė fund pėrmėnden vuajtjet qė hoqi prej njerėzve tė fuqishėm Krishti i
    Madh, pėr tė vetėmin faj sė u-vu pa rezervė nė shėrbim tė njerėzimit, duke
    predikuar rrugėn e se vėrtetės, paqes, drejtėsisė, vellazerimit dhe pėrsosmėrisė
    njerėzore.

    2. Natėn e dytė pėrkujtohen vuajtjet e Profetit Muhamed, i cili hoqi shumė
    mundime pėr t'a nxjerrė popullin nga errėsira e skllavėrisė nė dritėn e mirėsisė e tė
    njerėzimit.

    3. Natėn e tretė pėrkujtohet i Madhi Ali, i cili ra Dėshmor pėr t'a udhėhequr botėn
    nė rrugėn e mbarė.

    4. Natėn e katert pėrkujtohet Imam Hasani, i cili u-hel- mua me tė pabesė nga
    njerėz tė pashpirt, sepse predikonte paqen dhe rrugėn e vėrtetė.

    5. Natėn e pestė pėrkujtohet gjithė jeta e Imam Hysejnit.

    6. Natėn e gjashtė pėrkujtohet emigrimi i Imam Hysenjit nga Medineja nė Mekkė,
    per tė mos shkakėtuar grindje me Jezidin.

    7. Natėn e shtatė pėrkujtohet Myslim ibn Akili, i cili shkoi si delegat i Imam Hysejnit
    ne Kufe, ku u-trathėtua dhe ra Dėshmor bashkė me tė dy djemt e tij tė vegjėl,
    Muhtarin dhe Ibrahimin.

    8. Natėn e tetė pėrkujtohet udhėtimi i Imam Hysejnit per ne Kufe, ku shkonte i
    ftuar nga populli per t'i drejtuar ne rrugėn e mbarė.

    9. Natėn e nėntė pėrkujtohet arritja e Imam Hysejnit nė Qerbela, ku mori letrėn e
    Myslimit, me tė cilėn e lajmėronte tė mas shkonte nė Kufe, se populli ktheu fjalėn.

    10. Natėn e dhjetė, qė ėshtė nata e fundit, tregohet lufta e Qerbelasė, ku Imam
    Hysejni ra Dėshmor nė fushėn e Fesė se bashku me shokėt e tij.

    Kur merr fund Matemi, atėhere nė Teqetė fillon tė pregatitet Hashureja, ėmbėlsira
    e pėrmotėshme nė kujtim tė ngjarjes sė Qerbelasė. Hashureja pregatitet me njė
    ceremoni fetare tė veēantė, gjatė sė cilės kėndohet me zė tė lartė Merthijeja, njė
    vjershė vajtimi pėr Imam Hysejnin.

    Nė mbarim tė kėsaj ceremonie, dhe pasi bėhet lutja fetare nė njė heshtje tė madhe
    zije, populli i mbledhur nė Teqetė fillon tė hajė Hashurenė, duke pėrkujtuar me
    adhurim Imam Hysejnin dhe duke mallėkuar Jezidin dhe pasonjėsit e tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-04-2005 mė 23:44

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    3,720
    Faleminderit
    41
    96 falenderime nė 84 postime
    Zoti i bekoftė gjithė dėshmorėt e Qerbelasė bashkė me prijėsin e tyre Imam Hysejnin.

    Zoti e bekoftė mbarė familjen e Profetit Muhammed (s.a.v.s).

    O Zot, mos na bėnė qė tė jemi nė rrugėn e tė humburve.



    Vexhih Buharaja mbi Qerbelanė

    Tragjedia e Qerbelasė

    Ne programin e sotem do ta lexojmė njė shkrim nga pena e dijetarit tė madh shqiptar Vexhi Buharase, (r.a.), keshtu qe ju ftojme ta percillni kete emison me nje perkushtim te posacem. Ai shkrimin e tij e fillon me keto vargje te poezies:

    Zemėrguri shigjeta sjell,

    Mbi tė bir’e Fatimesė,

    S’ėshtė ēudi q’i larti qiell,

    Tė lėshojė gur mbi faqezesė.

    10 Muharrem, 61 pas hixhretit, Imam Hysejni, nip i dashur i profetit tė Allahut, shtrihet nė fushėn e shkretė tė Qerbelasė i rrethuar prej shigjetave te helmetisura tė armikut. Gjithė shokėt, tė dashurit dhe fėmijėt e tij pushojnė tė mbuluar nė gjak parpara syve tė tij. Dhe heroi vėshtron me dhėmbje. Tashti ėshtė radha e tij.

    Muavija, sundimtari i Shamit, pat vdekur, djali i tij, Jezidi, mori fronin. Ai dėshironte qė tė bėhej edhe Halif i myslimanėve nė mėnyrė qė bashkė me botėn temporale tė shtinte nė dorė edhe atė shpirtėroren. Mirėpo Jezidi ishte mizor, tiran dhe gjakpirės dhe si i kėtillė nuk meritonte tė ishte zėvendės i Resulit tė Zotit (a,s). Nė rinin e tij e gjejmė tė rritet nė mes tė beduinėve tė shkretėtirės arabike, ku mori frymėzimet e para tė djallėzisė, pastaj e gjejmė si njė intrigant tė rrept qė nuk lė mjet pa pėrdorur pėr tė pėrēarė myslimanėt nė ineteres tė tij dhe, mė nė fund, e shohim tė paraqitet nė skenėn e Qerbelasė si pėrfaqėsues i tmerrit dhe i mizorisė. Tė gjitha pėrpjekjet dhe kundėrshtimet qė patėn bėrė idealistėt myslimanė qenė rrėzuar para valės sė torturės sė tij. Pat mbetur ende njė burrė, H.Hysejni, nipi zhentij i Profetit tė Madh 9a.s), i cili vendosi t’i presė hovin kėsaj vale tė tmerrshme. Por Jezidi nga ana tjetėr pat vendosur qė ta zhduktė njėherė e pėrgjithmonė rivalin e tij kreshnik.

    Jemi nė qerbela. H.Hysejni ka dalė pėr tė mbrojtur lirinė dhe virtytin islamik, kurse Jezidi kėrkonte qė t’i shembte. I pari kėrkoi qė tė lartėsonte idealin e Islamit, kurse tjetri kėrkoi qė ta shuante kėtė ideal. H. Hysejni u shtrėngua me forcėn e bajonetės qė tė bėnte njė nga tė dyja: ose t’i pėrulet Jezidit, ose t’i jepte nė dorė kokėn e tij. E para do tė thoshte humbje e jetės sė tij. Por princi i Parajsės, nė dejet e tė cilit qrkullonte gjaku i shenjtė i profetit tė Zotit (a.s) , pėlqeu qė mė mirė tė jepte jetėn se sa tė binte nė dorė tė Jezidit dhe tė shuante nderin e Islamit.

    Dhe ja, lufta ndizet e pėrgjakshme. Njė ushtri e vogėl qė s’kalonte numrin 72 me kryekomandantin e saj guximtarė i qėndroi kundėr njė ushtrie si mizėri, e pajisur me tė gjitha mjetet luftarake tė asaj kohe.

    Diello ndriēon me nxehtėsi. Fėmijėt e pafajshėm janė tharė pėr njė pikė ujė. Murmuritja e Furatit ia shtonte mė tepėr etjen, po ēiliminjtė e njomė tė Resulit po thaheshin pėr ujė. Lufta vashdonte e rreptė dhe s’dukej qė do tė mabronte shpejtė. Oh, sa skena tė tmerrshme! S’dėgjohej tjetėr veē vingėllimės sė shpatave te helmetisura dhe zhurmės sė kėmbėve tė kuajve. Kryekomandanti kreshnik qėndronte sipėr kalit me shpatė zhveshur pėr tė pritur breshėrinė e shigjetave qė i drejtoheshin pa pushim. Gjithė shokėt, tė dashurit dhe besnikėt janė shtrirė mbi rėrėn e shkretėtirės kredhur nė gjak. Oh, sa ēast i vajtueshėm! Nė njė anė dėgjonte renkimin e djalit tė tij, Zejnel Abedinit, i sėmurė nė tendė, pa pasur asnjė pikė ujė dhe nga ana tjetėr britmat pėrvėluese tė ēiliminjve dhe zėrin melankolik tė ndonjė tė plagosuri qė nė ēastet e fundit tė jetės kėndonte suren e Jasinit, qė, duke ēarė tallazet e ajrit, arrinte vė veshin e ebgjėjve, tė cilėt po mėrrnin nė shėnim tė gjitha lėvizjet, pėrpjekjet dhe luftimet qė po zhviloheshin nė skenėn e Qerbelasė.

    10 Muharrem, ditėn e Ashurės Imam Hysejni vuri maskėn dhe u pėrgatit tė priste fatin e tij. Kurrgjė nuk trembte viganin e madh. Ai s’luante nga qėllimi i tij. Nė kėtė ēast kritik qėndron si titan qė nxjerr flakė e shkėndija qė i kėllasin tmerrin armikut. Dhe ja, pikėrisht nė kėtė kohė, kur edhe heroi mė guximtarė i tradhėton trimėrinė dhe idealin pėrpara valės sė vdekjes qė po afrohet, biri i madh i Islamit nuk trembet po kėrkon ndihmė nga Providenca Hyjnore me kėtė shprehje: ”O Zot! Ti je mbrojtėsi im nė ēdo kohė tmerri dhe katastrofe”.

    Tashti luani i Profetit tė shenjtė (a.s) lufton pa pushuar: njė kundėr katėrmijėve. E ka marrė etja shumė... s’duron dot... drejtohet nga lumi pėr tė shuar etjen, por, ndėrsa vė buzėn mbi sipėrfaqen e kulluar tė ujit, njė shigjetė e helmatisur e hedhur nga dora e njė gjakpirėsi e gjakos... Nipi i tij i vogėl vrapon ta puthi, por armiqtė e Zotit ia presin kokėn djalit tė bukur para se tė arrinte. Atėherė komandanti guximtarė tėrbohet mė keq... i hipėn kalit dhe kthehet si rrufe nė fushėn e gjakut; hedh e pret shigjeta dhe mė nė fund bie martir i qėllimit dhe idealit tė tij tė lartė.

    Tragjedia kėtu merr fund me rėnien e protagonistit tė virtytit dhe tė lirisė, i cili tashti shtrihet nė rėrėn e nxehtė tė shkretėtirės me 75 plagė shigjetash. Islami humbet birin e tij mė tė madh tė asaj kohe dhe liria kreshnikun e saj vigan. I paharruar qofsh, o Fatos i qerbelasė! Qėndrove pėr Islamin, luftove pėr Islamin dhe mė nė fund ra dėshmorė pėr Islamin. Emri yt ėshtė porsi dielli i ndritshėm, qė do tė japė dritė kurdoherė nė firmamentin e fesė dhe tė lirisė. Mbretėresha e lirisė u lutet engjėjve tė qiellit qė me lulet erėdhėnėse tė Parajsės tė thurrnin njė kurorė pėr nderė tė therorit tė saj, i cili nė kohėn mė tė kritikshme iu pėrgjigj kushtrimit qė ajo dha duke u vėrvitur nė zjarrin e betejės dhe duke larė me gjakun e tij rėrėn e fesė?

    Tė urrejmė dhe tė kritikojmė pasi jemi robėt e Zotit qė i ndėshkon gjakėpirėsit; tė urrejmė pasi jemi ndjekėsit e asaj feje qė i shan dhe i pėrbuzė katilat dhe, ēka mė tepėr, tė urrejmė nė emėr tė virtytit pasi pa pikė turpi shkel detyrėn qė duhej tė kishte kundrejt familjes sė Pejgamberit tė madh (a.s). Edhe ushtima shurdhuese e kodrave tė Qerbelasė, edhe vėrshimi i Furatit, edhe rrjedhja e gjakut tė dėshmorėve do tė jenė dėshmitarė para tė madhit Zot pėr veprėn tėnde zemėrlėndonjėse, me tė cilėn njollose faqet e shkėlqyera tė historisė islame.

    O i madhi Perėndi! Tė gjunjėzuar pėrpara empirit tė madhėshtisė sate tė lutemi tė derdhni bekimet mbi tė gjithė Profetėt e mėdhenj, sidomos mbi shpėtimtarin e togjeve tė njerėzimit, Hazreti Muhamedin (a.s) mbi tė gjithė shokėt e tij tė lartė, mbi familjen e tij fisnike si dhe pėr prehjen shpirtėrore tė tė gjithė dijetarėve dhe pionierėve tė Ehli Sheriatit! Amin.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    3,720
    Faleminderit
    41
    96 falenderime nė 84 postime
    “Ne jemi adhurues tė dashurisė, ne nuk kemi kohė pėr armiqėsi.

    Vetėm ata qė janė pėrmbytur nga dashuria do tė jenė nė gjendje tė ndėrtojnė lumturinė dhe tė ndriēojnė botėn pėr tė ardhmen. Buzėt e tyre buzėqeshin me dashuri, zemrat u mbushen me dashuri, sytė e tyre rrezatojnė dashurinė dhe ndjenjat mė tė thella njerėzore - tė tillė janė heronjtė e dashurisė qė vazhdojnė tė marrin mesazhet e dashurisė nga lindja deri nė perėndim tė diellit dhe nga mbrėmja deri nė agim.

    Ata qė orvaten tė reformojnė botėn, duhet sė pari tė reformojnė vetveten. Nė pėrpjekjet pėr tė bindur tė tjerėt qė t’i ndjekin nė udhėn pėr njė botė mė tė mirė, ata duhet tė largojnė nga bota e tyre e brendshme urrejtjen, smirėn, xhelozinė dhe tė hijeshojnė botėn jashtė tyre me tė gjitha virtytet dhe cilėsitė. Shfaqja e atyre qė janė larg nga vetėpėrmbajtja dhe vetėdisiplinimi, qė kanė dėshtuar nė pastrimin e ndjenjave tė tyre, mund tė duket joshėse dhe me njė pėrmbajtje tė thellė nė fillim, por ata nuk do tė jenė nė gjendje t’i frymėzojnė tė tjerėt ose, nėse munden nė tė vėrtetė, sentimentet qė ata zgjuan, do tė shuhen shumė shpejt.

    Mirėsia, bukuria, ēiltėrsia dhe ndershmėria janė ngulitur nė esencėn e botės. Ēfarėdo qė tė ndodhė, bota do ta gjejė njė ditė kėtė esencė dhe asnjė nuk ėshtė nė gjendje ta ndalojė kėtė gjė.

    Ata qė pėrpiqen tė ndriēojnė tė tjerėt, qė kėrkojnė lumturinė pėr ta dhe qė u shtrijnė dorėn pėr t’i ndihmuar, me cilėsitė qė kanė shfaqur dhe me shpirtin e ndriēuar, ngjajnė me engjėjt mbrojtės. Ata luftojnė me rrėnimin qė ka pėsuar shoqėria, i qėndrojnė pa lėkundur “shtrėngatės,” shpejtojnė tė shuajnė “zjarrin,” dhe janė vigjilentė pėr ēdo tronditje tė mundshme.

    Adhurues tė dashurisė

    Bediuzzamani ka thėnė: “Ne jemi adhurues tė dashurisė, ne nuk kemi kohė pėr armiqėsi.” Ky ėshtė njė parim shumė i rėndėsishėm pėr ne. Ndonėse nuk ėshtė e mjaftueshme vetėm ta themi kėtė, por mė e rėndėsishme ėshtė qė ne ta tregojmė kėtė. Eshtė njė fakt i vėrtetė qė shumė thonė fjalė tė bukura pėr dashurinė pėr njerėzimin dhe natyrisht qė kėto janė fjalė tė kėndshme pėr kėdo. Por unė dua tė di se sa prej kėtyre qė flasin fjalė tė tilla janė nė gjendje t’i vėnė nė zbatim dhe t’i shfaqin nė vetvete, nė cilėsitė e tyre, gjithēka ata kanė shprehur? Unė mendoj se duhet tė jetė e vėshtirė tė gjesh njė pėrgjigje tė kėnaqshme pėr kėtė pyetje.

    Predikimi i tij nxjerr nė pah njė nga virtytet mė tė ēmuara tė Profetit tonė. Gjithēka qė ai thoshte dhe shprehte, e kishte zbatuar nė jetėn e tij. Fjalėt qė nuk vihen nė jetė, pa pyetur se sa tė bukura dhe tė pėrsosura mund tė jenė, janė tė dėnuara ta humbin vlerėn e tyre dhe rėndėsinė qė ato kanė pėr kohėn. Ndikimi qė mund tė ketė ushtruar predikimi i Bediuzzamanit tek zemrat e fjetura, i ka bėrė ata tė kuptojnė se jo vetėm fjalėt njerėzore, por edhe mesazhet hyjnore mund tė bėhen tė tilla nėse nuk zbatohen nė praktikė. Vetėm Kur’ani nuk ka ndryshuar dhe ka ruajtur tė njėjtin shkėlqim dhe origjinalitet si nė momentin e parė kur ėshtė reveluar. Ai ėshtė libri mė i shenjtė dhe mė i famshėm, por ka qenė nėpėrkėmbur nga krijesa qė nuk shohin qartė pėrmes atmosferės sė mjegulluar nga pėrfytyrimi i lėkundur dhe i boshatisur, dhe pėr pasojė ėshtė subjekt i akuzave tė thėna pėrēart dhe me tėrbim pėr dobėsitė dhe mungesat qė nė tė vėrtetė nuk janė karakteristikė e Kur’anit, por mė drejtė u atribuohen shoqėrive qė kanė dėshtuar ta vėnė atė nė jetė. Feja dhe Kur’ani duhet tė jenė vital pėr jetėn dhe vetėm njė studim dhe kuptim i thellė i tyre mund tė na bėjė qė tė qėndrojmė dinamikė. Kur’ani duhet tė jetė analizuar nė imtėsi qė ne tė mund t’i zbatojmė tė gjitha detyrimet qė janė shfaqur aty. Mė shkurt, ajo qė unė dua tė them kėtu ėshtė kjo: nuk ėshtė e mjaftueshme qė ju tė deklaroni se jeni adhurues tė dashurisė dhe pėrfaqėsues tė paqes. Aty gjenden disa pengesa tė cilat duhet tė jenė kapėrcyer. Thelbi i ēėshtjes ėshtė qė fjalėt e shprehura bukur t’i vėmė nė jetė.

    Dashuria dhe mėshira janė nė mes tė parimeve mė tė rėndėsishme tė Islamit. Ne duhet qė kėto t’ia bėjmė tė njohura tė gjithė botės. Ndonėse disa ngjarje negative tė shkėputura qė kanė ndodhur sė fundi, i kanė bėrė njerėzit tė mendojnė se ka njė ndryshim mes Islamit teorik dhe Islamit qė shfaqet nė tė vėrtetė. Sigurisht, do tė jetė plotėsisht e gabuar nėse ia atribuojmė Islamit gabimet qė kanė bėrė disa njerėz. Eshtė e vėrtetė qė njė ndryshim serioz ka ndodhur nė njė vend fqinj, i cili veēanėrisht i ka shkaktuar dėme botės islame, ndonėse shumė nga problemet mund tė kishin gjetur zgjidhje me harmoni mes palėve. Kjo nuk do tė thotė qė divergjencat nuk ekzistojnė mė, sepse ato nuk mund tė tejkalohen vetėm me slogane. Pėr mė tepėr, ky nuk ėshtė i vetmi vend qė ka dhėnė njė imazh tė gabuar tė Islamit nė botė. Gjenden dhe shumė vende dhe udhėheqės tė tjerė nė botė qė vazhdimisht e dėmtojnė imazhin e Islamit pėrmes qėndrimit dhe sjelljes sė tyre, qė natyrisht ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me Kur’anin qė sjell gjithmonė mirėsi. Prandaj ne duhet tė jemi plotėsisht tė vendosur nė rrugėn e tij dhe ta zbatojmė atė nė ēdo hap qė bėjmė. Bota jonė e brendshme duhet tė jetė e pėrmbytur nga dashuria dhe mėshira pėr njerėzimin, nė zemrat tona nuk duhet tė ketė vend pėr armiqėsi. Dhe, padyshim, dashuria dhe dialogu do tė lulėzojnė nė shekullin e ri. Antagonizmi do tė jetė ērrėnjosur dhe toleranca do tė jetė pėrhapur kudo. Kjo nuk ėshtė mundėsi e largėt, veēanėrisht nė njė kohė kur bota ėshtė duke pėrjetuar globalizmin. Me gatishmėrinė e Zotit, kur tė vijė koha, i shenjti do ta realizojė kėtė mision.

    Njeriu i dashurisė

    Njerėzit e zemrės, si Xhelaleddin Rumi, Junus Emre, Ahmet Jesevi dhe Bediuzzaman Said Nursi, ishin dhėnė pas Zotit shumė mė tepėr se ne dhe gabueshmėria e tyre ishte shumė mė e vogėl se e jona. Pėr kėtė arsye, ata u pėrpoqėn tej mase pėr dashurinė, mėshirėn dhe tolerancėn, duke ndikuar fuqishėm tek njerėzit pėrreth tyre pėr kėtė ēėshtje. Por, nėse ne i vlerėsojmė pėr kohėn nė tė cilėn jetuan, asnjėri nga ata nuk e shihte nivelin nė tė cilin e kanė ēuar sot dialogun dhe tolerancėn besimtarėt si rezultat i pėrpjekjeve tė tyre. Nė fakt, secili prej tyre ėshtė pėrballur me qėndrime tė pahijshme, nė krahasim me vuajtjet e tyre, sjelljet me tė cilat ne pėrballemi janė pothuajse asgjė. Bediuzzamani tregon pėr vuajtjet e tij:

    Mos vallė ata mendojnė se unė jam njė egoist qė mendon vetėm pėr vete? Me qėllim qė tė shpėtoj besimin e bashkėsisė, unė kam sakrifikuar jetėn time dhe nuk kam pasur kohė tė mendoj pėr jetėn time pas vdekjes. Gjatė tetėdhjetė viteve tė jetės time, unė nuk kam shijuar kėnaqėsi tokėsore, por e kam kaluar jetėn nė fushat e betejės ose i burgosur nga gjykatat e kėtij vendi. Ata mė kanė trajtuar si njė kriminel duke mė syrgjynosur nga njė qytet nė tjetrin dhe duke mė mbikėqyrur vazhdimisht. Mė kanė pėrsekutuar nė ēdo formė dhe nuk kanė lėnė torturė pa provuar. Por nėse jam nė gjendje ta shoh besimin e bashkėsisė sime tė siguruar, unė nuk mund tė pėrkujdesem pėr ēdo krijesė qė digjet nė zjarrin e ferrit. Pėr trupin tim po digjet zemra ime qė do tė lulėzojė si njė trėndafilishte. (Bediuzzaman Said Nursi, Tarihēe-i Hayat)

    Me gjithė kėto vėshtirėsi, asnjėri nga kėta banorė tė dashurisė nuk arriti tė shihte shkallėn nė tė cilėn ishin pranuar pėrpjekjet e tyre qė janė marrė nga pėrfaqėsuesit e sotshėm tė dialogut dhe tolerancės. Mesazhet e tyre nuk kanė tė njėjtin ndikim qė kanė mesazhet e heronjve tė tolerancės tė ditėve tona. Unė mendoj se nėse ata do tė jetonin nė kėtė shekull dhe do tė shihnin tendencėn e sotshme pėr dialog dhe tolerancė, do tė shtronin pyetjen, “Si ėshtė e mundur qė ju jeni tė suksesshėm nė dialog me mbarė botėn? Cili ėshtė sekreti juaj?”

    Njė dallim i tillė nuk ėshtė i destinuar pėr kėta korifej sepse kushtet e tyre nuk ishin tė pėrshtatshme. Me qėllim qė ky dallim tė mos ekzistojė, ėshtė e nevojshme tė vazhdojmė nė kėtė rrugė. Dje njė njeri mjaft i njohur mė tha mua: “Disa qarqe qė deri dje kanė qenė kundėrshtarė tė betuar tė besimtarėve, sot po i miratojnė dhe po i mbėshtesin fuqishėm ata.” Nė tė vėrtetė, janė tė gjithė treguesit e ndjenjės sė mirėseardhjes pėr kėta adhurues tė dashurisė qė Zoti ka shtėnė nė zemrat e njerėzve tė tjerė. Ta injorosh kėtė, do tė thotė tė jesh mosmirėnjohės dhe, duke dėshmuar kėtė, pra tė mos shprehėsh falenderimet pėr tė, do tė shfaqėsh njė tjetėr dimension tė mosbesimit.

    nga: fethullah gylen

  4. #4
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Mosha
    40
    Postime
    1,187
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    neser ne mengjes mbyllet mbajtja e Matemit dhe behet Celja e Ujit. Ndersa sherbehet edhe Hashurja.Nje embelsire qe behet zakonisht me drithra ku vendin kryesor e ze gruri, simbol i vazhdimesise. Jeta vazhdon edhe pas tragjedive si ajo e Qerbelase.Gezuar Festen e Hashures te gjithe Besimtareve
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,226
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    me qka e argumentoni agjerimin e matemit ?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga eldonel Lexo Postimin
    me qka e argumentoni agjerimin e matemit ?
    Sa per agjerimin ne muajin Muharem ka shume haditha e kam thene edhe nje here.
    Eshte nje problem tek disa perpilues te haditheve per disa ēeshtje kur eshte ne pyetje familja e Muhamedit a.s . Disa perpilues te haditheve kane marre shume pak mesime nga familja (Ehlibejti) dhe perkrahesit e tyre dhe shume gjera i kane perzier.
    Shumica e haditheve jane kompiluar ne kohen e sunduesve emewit dhe abasid te cilet kane qene armiqt kryesor te Ehlibejtit.

    Per agjerimin ne muajin muharrem jane 40 apo 50 hadithe tek librat e buhariut dhe muslimit , ne keto hadithe ka kunderthenie ndermjet tyre dhe nuk kuptohen mire.
    Nje hadith thote se eshte agjeruar vetem dita e 10 e muajit muherem dita e ashures nje tjeter hadith thote dita e nente apo dita e 11.
    Nje tjeter hadith thote se muslimanet e kane pas te obliguar te agjerohet ne muajin muharrem por mbasi ka ardhe shpallja per agjerimin e ramazanit eshte lene me dhe eshte bere agjerimi ne kete muaj jo obligim por i preferuar.
    Nje tjeter hadith thote se ende pa i ardh shpallja Muhamedit a.s banoret e mekes e kishin tradite te agjeronin ashuren edhe Muhamedi agjeronte.

    Me kto haditha eshte shume veshtire te kuptojsh se si duhet te agjerosh dhe sa , fajin , arsyen pse jane kto hadithe keshtu une mundem me e kuptuar veēse mendoj se ka te bej me urrejtjen e sunduesve emewit dhe abasid kunder ehlibejtit te Muhamedit a.s.
    Per ti gjetur pergjigjet e verteta duhet te kerkoni tek Ehlibejti vet (familja e Muhamedit a.s).
    Imam Zejnel Abidini (tabiin) i vetmi qe shpetoi nga lufta e qerbelase i biri i Imam Hyseinit i cili mori diturine drejteperdrejt nga Muhamedi a.s dhe Ima Aliu , ketu mund te gjenden pergjigjet e verteta .

    Muaji muharem eshte nje nder kater muajt e shenjt keshtu eshte ne Kuran .
    Ne kete muaj ne 10 ditet e para edhe pejgamberve te tjere ju kane ndodhur fatkeqsi te shumta dhe ma ne fund ju ka ardh edhe shpetimi nga Allahu .
    Ne kete muaj ne 10 dite e para te muharemit ka ndodhur edhe tragjedia e qerbelase ku u vra nipi i Muhamedit a.s bashke me familjen dhe shoket e tij .
    Nga Ehlibejti i Muhamedit a.s shpetoi me ndihmen e Allahut vetem nje mashkull Imam Zejnel Abidini .
    (tabiin) Imam Zejnel Abidin e ka perkujtuar qerbelane edhe i biri i tij Imam Xhaferi Sadik (tabi tabiin).

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    31-01-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,327
    Faleminderit
    4
    23 falenderime nė 23 postime
    asnje argument nuk solle vetem fjal te perseritura 100 here
    Po je burr sill argumente Kuranore dhe hadithe boll derdellite

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga khan Lexo Postimin
    asnje argument nuk solle vetem fjal te perseritura 100 here
    Po je burr sill argumente Kuranore dhe hadithe boll derdellite
    Shiko sa shpejt vjen kohe dhe ti i fut hundet gjithka .Mos po te quan dikush ketu ty shejtan e gjera te tilla sikur ti qe po ben me te tjeret .

    Ty personalisht ty ti solla ne temen tjeter 5 haditha per agjerimin ne muajin muharem .
    Te siguroj se gjenden 40 apo 50 hadithe ne librat qe ti si lexon te buhariu dhe muslimi.
    Ti dhe mendimtar si ti ma te paret po i mohoni anashkaloni hadithet qe ju i quani te vertet (sahih).

    Vetem tek buhariu dhe muslimi po gjenden 40 apo 50 hadithe e ēka te thojm per hadithet e tjera si p.sh mbledhesit e haditheve sunan abi da'ud ,sunan al tirmidhi , sunan ibni maja etj etj.

    Ju ma se pari nuk i lexoni librat e juaj e dilni shitni mend .

    Ka edhe fakte edhe me Kuran por ju e mendoni se KURANI eshte prone e juaj dhe aty duhet te shkruaj vetem ēka keni qejf dhe deshire ju

  9. #9
    here I am Maska e Explorer
    Anėtarėsuar
    02-12-2008
    Postime
    2,751
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 15 postime
    Nje pyetje
    Une e di se shkruhet Beteja e Qerbelase e joe e Qorbelase.
    A ka dikush per konfirmim ????

  10. #10
    ve ila Tarikim Mustekim
    Anėtarėsuar
    08-05-2009
    Vendndodhja
    Gjilan - Kosovė
    Postime
    72
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Explorer Lexo Postimin
    Nje pyetje
    Une e di se shkruhet Beteja e Qerbelase e joe e Qorbelase.
    A ka dikush per konfirmim ????
    Origjinal eshte Qarbala (Karbala) kurse shqip Kerbela. E si shqiptar qe jem e kem qef mi ndryshu shkronjat nganjiher thirret edhe Qerbela.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2017
    Postime
    4
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Tragjedia e Qorrbelasė

    Citim Postuar mė parė nga albprofiler Lexo Postimin
    Sa per agjerimin ne muajin Muharem ka shume haditha e kam thene edhe nje here.
    Eshte nje problem tek disa perpilues te haditheve per disa ēeshtje kur eshte ne pyetje familja e Muhamedit a.s . Disa perpilues te haditheve kane marre shume pak mesime nga familja (Ehlibejti) dhe perkrahesit e tyre dhe shume gjera i kane perzier.
    Shumica e haditheve jane kompiluar ne kohen e sunduesve emewit dhe abasid te cilet kane qene armiqt kryesor te Ehlibejtit.

    Per agjerimin ne muajin muharrem jane 40 apo 50 hadithe tek librat e buhariut dhe muslimit , ne keto hadithe ka kunderthenie ndermjet tyre dhe nuk kuptohen mire.
    Nje hadith thote se eshte agjeruar vetem dita e 10 e muajit muherem dita e ashures nje tjeter hadith thote dita e nente apo dita e 11.
    Nje tjeter hadith thote se muslimanet e kane pas te obliguar te agjerohet ne muajin muharrem por mbasi ka ardhe shpallja per agjerimin e ramazanit eshte lene me dhe eshte bere agjerimi ne kete muaj jo obligim por i preferuar.
    Nje tjeter hadith thote se ende pa i ardh shpallja Muhamedit a.s banoret e mekes e kishin tradite te agjeronin ashuren edhe Muhamedi agjeronte.

    Me kto haditha eshte shume veshtire te kuptojsh se si duhet te agjerosh dhe sa , fajin , arsyen pse jane kto hadithe keshtu une mundem me e kuptuar veēse mendoj se ka te bej me urrejtjen e sunduesve emewit dhe abasid kunder ehlibejtit te Muhamedit a.s.
    Per ti gjetur pergjigjet e verteta duhet te kerkoni tek Ehlibejti vet (familja e Muhamedit a.s).
    Imam Zejnel Abidini (tabiin) i vetmi qe shpetoi nga lufta e qerbelase i biri i Imam Hyseinit i cili mori diturine drejteperdrejt nga Muhamedi a.s dhe Ima Aliu , ketu mund te gjenden pergjigjet e verteta .

    Muaji muharem eshte nje nder kater muajt e shenjt keshtu eshte ne Kuran .
    Ne kete muaj ne 10 ditet e para edhe pejgamberve te tjere ju kane ndodhur fatkeqsi te shumta dhe ma ne fund ju ka ardh edhe shpetimi nga Allahu .
    Ne kete muaj ne 10 dite e para te muharemit ka ndodhur edhe tragjedia e qerbelase ku u vra nipi i Muhamedit a.s bashke me familjen dhe shoket e tij .
    Nga Ehlibejti i Muhamedit a.s shpetoi me ndihmen e Allahut vetem nje mashkull Imam Zejnel Abidini .
    (tabiin) Imam Zejnel Abidin e ka perkujtuar qerbelane edhe i biri i tij Imam Xhaferi Sadik (tabi tabiin).
    Gjithcka eshte e qarte ne hadithe....nuk e marr vesh cfare nuk kupton ti ....
    Ashurja agjerohet sepse eshte dita kur Allahu i Plotfuqishem shpetoi Musain dhe Beni Izrailet nga Faraoni ...Ndersa agjerimi i dites 9 ose 11 eshte nga Suneti ...ndersa Muhamedi alejhi salatu ue selam muajin qe agjeronte me shume dite ka qen muaji Muharrem (nuk lejohet te agjerohet i gjithe muaji)....Gjithsesi nje pergjigje per ate tjetrin qe tha me lart qe ne Muslimant (jo shia) nuk marrim shembull te Ehlu Bejti ....nuk e di nga e nxjerri ket por Allahu ne Kuranin Famelart ka then 'Shembullin e Muhamedit e keni shembullin me te larte' . Si shembuj fillimisht kemi profetet sepse jane njerezit me te zgjedhur nga Zoti pastaj si shembull kemi brezin me te zgjedhur nga Zoti qe jane Shoket(shoqeruesit,sahabet) e Pejgamberit tone te dashur s.a.w.s. Persa i perket Ehlu Bejtit sigurisht qe duhen ndjekur por hiperbolizimi i dashurise ndaj tyre qe ka quar deri ne adhurim nga ana shiaveqe nuk lejohet ....edhe i Madhi Zot ka then ne Kuran' mos i kaloni kufijte ' edhe ne e duan Muhamedin a.s. qe eshte vula e profecise por kurre nuk e kemi adhuruar ate apo te lutemi te varri tij sic ka then Ebu Beker esSidik kur vdiq Muhamedi a.s. tha kush e 'adhuroi' Muhamedin ta dije se ai vdiq kush e adhuron Allahun ta dije se ai eshte I Gjalli i Perjetshmi qe nuk vdes kurre .

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    984
    Faleminderit
    2
    28 falenderime nė 28 postime

    Pėr: Tragjedia e Qorrbelasė

    Dita e Ashuras dhe Ramazani jane farz per besimdrejtet, por besimi i Allahut nuk eshte i vertete apo menhexhi i tij nuk eshte plotesisht ideal! Besimi i engjejve apo intermitent fasting aeosht rruga e besimdrejteve apo agjerimi perdite per rreth 20 ore pangrene dhe me pas 2 vakte te plota dhe te fuqishme! largimi nga materja eshte primare po edhe nga pushteti, nje dreq bote qe Allahu e vlereson shume!

Tema tė Ngjashme

  1. Sot 1 vit nga tragjedia e Gėrdecit
    Nga RaPSouL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  2. Pėrkujtohet tragjedia e Ēernobilit
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 14:14
  3. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  4. Tragjedia, vret dy fėmijėt dhe veten
    Nga Living in Vain nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2003, 05:12
  5. Tragjedia e Kadarese
    Nga forever nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2003, 19:13

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •