Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-07-2010
    Postime
    61

    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

    ne jemi shqiptare dhe e duam sa NAIMIN aq NOLIN aq GJERGJ FISHTEN,[/QUOTE]

    bravoooooooo, me bukur ska ku te veje...

  2. #22
    geri Maska e geri891
    Anëtarësuar
    27-10-2008
    Vendndodhja
    durres
    Postime
    38

    Për: Historiku i Bektashizmit në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga albprofiler Lexo Postimin
    Ti elen po e fyen me se pari familjen tende.
    Daja i babes tend ka qene vllau i gjyshes tende.

    Krejt ato genjeshtra i kane bere disa hoxhallar trullana te shitur tek greku e shkau.
    Shkijet e greket i kane perdorur disa prijsa fetare nder ne per tradhti.
    Tek bektashite dhe tek tarikatet ne pergjithsi ka pasur shume patriota ,menyra qe e kan zgjedhur armiqt tane per ti diskreditur dervishet ka qene permes fetarve hipokrita.

    Kur nuk kane asnjehere fakte ja futin me trillime gjithmone ka budalle qe i besojn.
    Kta fetare hipokrita nuk dijn çka me treguar per punet e tyre se nuk kane asnje veper te mire .
    Kta fetare hipokrita i mesonin Shqiptaret se nuk ben te shkollohen kurse fjalet e para te Kuranit jane MESO LEXO STUDIO.

    Mos beso gjithçka se po bjen pre e armiqve tane e fyen veten tende dhe popullin tend.



    brav.... se del nje dajo e tjetri mendon se te gjithe bektashinjte jan te tille, por harron sa kontributin e kane dhen per atdheun e shoqerin kjo fe, e ndritur

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e nardi22
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Postime
    5

    Për: Historiku i Bektashizmit në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga elen Lexo Postimin
    Ça thu mer ti se me hoqe trunin???/
    Krahason Bektashizmin me Katolicizmin?????
    Never...
    Dajo i babes tem ke qene baba në Teqe dhe im atë akoma i kujton se ç farë orgjish bëjshin atje dhe se si mendjen e kishin vetëm për të ngrene....
    Të mos ishin Frashëllinjte që i mbanin me pare do flisnje ti tashti...



    Rregullat e fese jane te qarta por njeriu eshte gabimtar.
    Në kendveshtrimin tim, dhe nga ajo çkam lexuar, them se libri i fundit, Kur'ani, patjeter qe eshte vazhde e tre librave te meparshem.
    Çdo i derguar i Zotit ka ardhur ne nje qellim te qarte dhe kuptimplote, Monoteizmin, dhe jo besimin ne te derguarit, profetet, si zota ose bij zotash

    Ja disa vargje nga Surja Maide :
    109. Një ditë Allahu do t'i tubojë të dërguarit e do t'u thotë: "Si
    ju janë përgjigjur?" Ata do të thonë: "Ne s'kemi dijeni; vetëm Ti
    i di të gjitha fshehtësitë".
    110. Allahu do të thotë: "O Isa, i biri Merjemes, kujtoje mirësinë
    Time ndaj teje dhe nënës sate: se si të forcova ty me Shpirtin e
    Shenjtë (Xhebrailin), kështu që ti u predikoje njerëzve, kur ishe
    foshnjë në djep dhe i rritur; se si të mësova Librin dhe Urtësinë,
    Teuratin dhe Ungjillin; se si me vullnetin Tim krijoje një figurë
    shpendi prej balte, pastaj fryje në të dhe ajo bëhej zog me vullnetin
    Tim; se si me vullnetin Tim i shëroje të lindurit të verbër e të
    lebrosurit; se si me vullnetin Tim i ngjallje të vdekurit; se si i
    pengova sulmet e izraelitëve kundër teje, atëherë kur iu solle
    atyre prova të qarta e mohuesit në radhët e tyre thanë: "Kjo
    është vetëm magji e kulluar!";
    111. dhe se si kur i urdhërova dishepujt: "Besomëni Mua dhe të
    Dërguarit Tim!" - ata u përgjigjën: "Ne besojmë, prandaj dëshmo
    se Ty të jemi dorëzuar!"
    112. Kujto kur dishepujt thanë: "O Isa, i biri i Merjemes, a
    mundet Zoti yt të na zbresë një sofër prej qielli?" Ai tha: "Kini
    frikë Allahun, nëse jeni besimtarë të vërtetë!"
    113. "Ne dëshirojmë të hamë nga ajo -- thanë ata --, me qëllim
    që të na qetësohen zemrat dhe ta dimë se na ke thënë të vërtetën
    dhe për atë të jemi dëshmitarë".
    114. "O Allah, o Zoti ynë! -- tha Isai, i biri i Merjemes -- Zbritna
    një sofër nga qielli, që të jetë festë për ne, për të parin dhe të
    fundmin tonë dhe të jetë mrekulli prej Teje dhe na jep mirësi, se
    Ti je Dhuruesi më i mirë!"
    115. Allahu u përgjigj: "Unë do t'jua zbres sofrën. Por cilindo
    nga ju që nuk beson pas kësaj, do ta dënoj ashtu siç nuk kam
    dënuar askënd në botë".
    116. Pastaj Allahu do të thotë (në Ditën e Gjykimit): "O Isa, i
    biri i Merjemes! Ti ishe ai që u the njerëzve: "Adhuromëni mua
    dhe nënën time si zota krahas Allahut"?! Isai do të thotë: "Qofsh
    i lartësuar dhe i lavdëruar! Mua nuk më takon të them diçka, për
    të cilën nuk kam aspak të drejtë! Po ta kisha thënë ndonjëherë, Ti
    me siguri do ta dije. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, po unë nuk
    e di çfarë ka në Veten Tënde. Vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat.
    117. Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke
    urdhëruar Ti: "Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!"
    Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe,
    qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je
    Dëshmitar për çdo gjë.
    118. Nëse Ti i dënon ata - robërit e Tu janë, e nëse i fal ata, me
    të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.
    119. Allahu thotë: "Kjo është Dita në të cilën të sinqertëve u sjell
    dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshtet, nëpër të cilat
    rrjedhin lumenjtë e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu
    është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është
    fitorja e madhe!"
    120. Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe gjithçka që
    ato përmbajnë. Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.

  4. #24
    plaç te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175

    Për: Historiku i Bektashizmit në Shqipëri

    Shoku Enver ka thene feja eshte opium per popullin edhe opiumi bektashizem ka luajtur rolin e vete ne kete mes personalisht mendoj se vetem feja e izraeliteve eshte feja e vertet dhe te tjerat jane montime ose copy & paste qe i thone ne gjuhen moderne
    " not yet "

  5. #25
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Për: Historiku i Bektashizmit në Shqipëri

    Nuk e ka thene shoku Enver, por shoku Marx, por nese mendon se Bektashizmi eshte opium,feja e Izraeliteve qenka Heroine e paster? Nuk do te doja ti futesha nje krahasime mes fese dhe drograve .Je i lire te besosh, ne fe nuk ka dhune!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: Historiku i Bektashizmit në Shqipëri

    Tarikati Bektashi dhe reflektimi i tij në viset tona

    nga Metin Izeti



    Tarikati bektashi u paraqit në shekullin e 13 në Anadolli, për gjatë periudhës Osmane për disa shekuj, është përhapë në shumë vise të botës.



    Ky tarikat ka luajtur rol të rëndësishëm në strukurën pasosmane të popujve ballkanikë. Ndikimi i tij në sferën e islamizimit, zhvillimit të arteve të ndryshme, e posaçërisht në mbajtjen e barazpeshës mes konfesioneve dhe etnikumeve të ndryshme ka qenë më se i dukshëm.



    Fenomeni “Bektashi” dita ditës më tepër është duke u hulumtuar nga ana e shkencëtarëve të profileve të ndryshme. Duke filluar prej viteve të para të shekullit të XIX kjo temë posaçërisht ua ka tërheq vëmendjen hulumtuesve perëndimorë. Pjesa dërmuese e hulumtimeve të bëra rreth tarikatit Bektashi – si në Turqi, ashtu edhe jashtë- kanë karakter publicistik. Por, megjithatë në literaturën e shkruar në këtë lëmi, gjithsesi ka edhe shkrime të tilla, të cilat duke iu përmbajtur të gjitha normave shkencore, në mënyrë sistematike kanë prezentuar vazhdën historike të bektashive, besimet dhe mënyrën e jetesës së tyre në mjedise të ndryshme.



    Studjimi[3] i cili prezentohet para jush, duke u bazuar në metodat e hulumtimit të Fraksioneve Islame si dhe të Sociologjisë Fetare, ka për qëllim prezentimin e besimeve, botëkuptimeve bektashiane si dhe reflektimin e tyre në viset tona. Gjithashtu edhe reflektimin e këtyre botëkuptimeve në praktikë, respektivisht në marrëdhëniet e bektashive me grupet tjera Islame në rajon.



    Në një numër i madh i punimeve rreth Tarikatit Bektashi kryesisht është ndalë në anën folklorike, gjegjësisht traditën, letërsisnë, muzikën bektashiane. Por, një studim dhe afrim i tillë pa mos e vendosur këtë botëkuptim në binaret ku i takon dhe duke e ndarë ate prej burimit amë, tesavvufit ( misticizmës) Islame gjithsesi do të jetë i mangët.



    Para se të sqarojmë paraqitjen e Tarikatit Bektashi, themeluesin e tij dhe mësimet bektashiane, do të ndalemi në pika të shkurtëra rreth tri momenteve me rëndësi të madhe paraprake në këtë lëmi:

    Ngjarjet e para me karakter politik në Islam dhe shkaqet e paraqitjes së fraksioneve të ndryshme.
    Zhvillimi i botëkuptimit mistik në Islam.
    Vendi i Tarikatit Bektashi në zinxhirin e tarikateve Islame.



    NGJARJET E PARA ME KARAKTER POLITIK NË ISLAM DHE SHKAQET E PARAQITJES SË FRAKSIONEVE TË NDRYSHME

    Gjatë jetës së Muhammedit a.s., në mesin e muslimanëve nuk ka pasë asfarë mosmarrëveshjeje mes vete, pasi prezenca e Pejgamberit mundësonte afrimin e mendimeve të ndryshme drejtë burimit hyjnor ose mënjanimin e atyre, të cilët ishin në kundërshtim me te.



    Muslimanët, kryesisht pas vdekjes së Pejgamberit a.s. filluan të ballafaqohen me disa probleme, për të cilat nuk mundën të gjejnë përnjëherë përgjigje, e cila do t`i kënaqte që të gjithë.Që në shekullin e parë pas Hixhretit, kur ende ishin gjallë një numër i madh i shokëve të afërm të Pejgamberit a.s., disa njerëz të cilët sadopak ishin ballafaquar me shkencën e kohës, apo vinin nga mjediset ku ishin prezente filozofi e ideologji të ndryshme jo identike me besimin Islam, filluan të plasojnë mendime të ndryshme në lëminë e besimit Islam. Ky fenomen nuk paraqitej për herë të parë pas Muhammedit a.s. , por një dukuri e tillë ishte – dhe është- prezente edhe në fetë tjera, “më të vjetra” se Islami. Me një situatë të tillë është ballafaquar Judaizmi , ku ithtarët e të njëjtit libër të shenjtë për shkaqe të mendimeve të ndryshme janë ndarë në disa grupe, si: Hasidijtë ( Chasidim, Hasideans), Ferisijtë (Perushim) , Sadukijtë (Sadukim) etj.



    Këtij fati, nuk shpëtoi as Krishterimi. Pas vdekjes së shokëve të pandarë (Havarijjun) të Isait a.s. (Jezu Krishtit), ithtarët e tyre u ndanë në shumë fraksione, si p.sh.: Kishat Monofizite (Ermeniase, Asiriase, Etiopiane, Kopte), Kisha Katolike, Orthodokse, më vonë Protestante etj. [5] Një gjë e tillë ndodh edhe me Muslimanët pas vdekjes së Pejgamberit a.s.. Ky realitet njerëzor shihet edhe nga hadithi i Pejgamberit a.s, ku ai potencon se Jahudijtë janë ndarë në 71, Krishterët në 72 , kurse Muslimanët do të ndahen në 73 grupe.



    Në fillim, këto çështje ishin vetëm mendime individuale të plasuara nga individë të ndryshëm – posaçërisht në problematikën e Kader-it dhe Hilafet-it- , por më vonë këto mendime profilizohen dhe shndërrohen në shkolla të pavarura.



    Mosmarrëveshjet të cilat paraqiten pas vdekjes së Pejgamberit a.s., e masovikisht pas katër halifëve të drejtë( Hulefai Rashidin), përgatitën terenin për paraqitjen e dallimeve në pikpamje të mdryshme në mesin e muslimanëve. Kjo, si dhe përzierja e muslimanëve – gjatë luftërave - me popujt e kulturave dhe ideologjive të ndryshme, bënë që muslimanët të hyjnë në diskutime kelamike (apologjetike) në mes vete. Në këtë mënyrë me ndikim të madh të inisijativave me prapavijë politike, paraqiten disa fraksione dhe sisteme kelamike.



    Faktorët që u bënë shkas për paraqitjen e mendimeve, e më vonë të fraksioneve të ndryshme, kryesisht mund të përmblidhen në dy grupe:

    Faktori fetaro- shoqëror
    Faktori politik



    Faktori Fetaro-Shoqëror



    Pejgamberi a.s. në moshën katërdhjetë vjeçare, në vitin 610 për së pari herë në shpellën Hira, në rrethinën e Mekkës e pranoi shpalljen.[9] Kjo shpallje e cila filloi me ajetet e para të sures “Alek” brenda 23 viteve u plotësua dhe me përfundimin e saj mori fund shpallja prej anës së Allahut xh.sh. dedikuar njeriut.



    Në momentet kur Pejgamberi a.s. filloi të pranojë shpalljen, gjegjësisht kur filluan të lindin principet Islame në Gadishulin Arabik, nuk ekzistonte një shtet autoritet politik mbi tërë gadishullin. Një numër i madh i popullatës udhëhiqej sipas traditave fisnore. Religjioni i tyre ishte idhujtaria me mjaftë elemente të huazuara prej kulturës fetare Mesopotameze, Siriane, Greke dhe Egjiptase.



    Pjesa dërmuese e popullatës merrej me blegtori-deve, kuaj, dhen, kurse një pjesë e elitës merrej me tregti. Udhëtimet tregtare të arabëve të vjetër në viset e ndryshme të botës me kulturë të vjetër kanë bërë ndikime të dukshme në individët e shoqërisë së atëhershme arabe. Prej kulturave Lindore kanë huazuar në veçanti astrologjinë dhe magjinë, kurse prej të parëve të vet kanë trashëguar një traditë fascinante

    poetike.



    Në periudhën e lindjes së principeve Islame, në Hixhaz banonin edhe fise hebreje dhe krishtere[10] Një numër i konsiderueshëm i ajeteve kuranore ka zbritë pas pyetjeve të parashtruara nga ana e tyre.



    Individët të cilët i takonin ose jetonin në rrethana të tilla shoqëroro-fetare edhe pas pranimit të Islamit, gjithsesi me vete do të bartnin elemente prej kulturës së tyre të vjetër, posaçërisht me zgjerimin e shtetit Islam, në djepin e këtyre botëkuptimeve dhe me hyrjen e banorëve të tyre në Islam, kjo trashëgimi e vjetër është bërë evidente. Muslimani i ri problemeve të cilave nuk kishte mund të ju gjejë përgjigje në fenë e vjetër, do të orvatej t’i zgjidhë në fenë e re.



    Përveç faktorëve shoqërorë dhe fetarë te popullata para shpalljes së fesë Islame, rol të rëndësishëm do të luajë edhe elasticiteti dhe dinamizmi i fesë Islame. Thellimi i tepërt i muslimanëve në problemet sekondare (furuat), fanatizmi dhe këmbëngulja e tepërt në mendimet individuale dhe botëkuptimet parciale, nuk ishte element i fesë së shpallur me anë të Muhammedit a.s.. Imam Gazaliu shumë bukur i cek tri themelet kryesore sipas të cilave do të përcaktohej kush është musliman e kush jo. Ai thotë: “ Që të thuhet për një individ ose grup se është ose nuk është brenda kornizave Islame, duhet të shikohet relacioni i tyre me tri bazat e fesë Islame, edhe atë:

    Tevhidi, njënia- besimi në qenësinë, njëninë dhe cilësitë e Allahut xh.sh.
    Nubuvveti – besimi në atë se Allahu xh.sh. që prej fillimit të jetës në këtë botë ka dërguar pejgamberë, I fundit prej tyre është Muhammedi a.s. Pejgamberët, shpalljet hyjnore të pranuara nëpërmjet të Xhibrilit ose në mënyrë direkte ia kanë transmetuar njerëzve.
    Mead- Besimi në ahiretin, respektivisht në jetën e pas kësaj bote, ku njeriu do të ballafaqohet me pasojat e veprave të tija- të mira ose të këqia- të bëra në këtë botë.



    Këto tri themele janë rrënjët e Besimit Islam të shpallur me Kur`anin Famëlartë. Personi ose grupi, i cili haptazi mohon këto tri principe ose njërën prej tyre nuk është musliman.



    Ndërsa, kuptimi dhe komentimi i ndryshëm, ndarja jo identike e cilësive të Allahut xh.sh.; a janë ata një me Dhat-in (Qenësinë) e Allahut xh. sh. ose jo; kuptimi i ndryshëm i veprave të njeriut, janë ato të krijuara ose jo; kuptimi i Isra’së dhe Miraxh’it; esenca e shefattit, mizanit, xhennetit, xhehennemit etj. janë probleme që nuk kanë të bëjnë me rrënjët e besimit Islam. Besimi në to është i domosdoshëm, por përceptimi dhe komentimi i ndryshëm i tyre nuk nxjerr prej besimit.



    Njëri prej faktorëve të cilët ndikuan në përçarjen ideore të muslimanëve nga aspekti I kontaktit të tyre me Kur’anin është edhe qasja parciale e dijetarëve drejtë fjalës hyjnore. Kur’ani është një tërësi, ku çdo ajet e plotëson tjetrin . Nxjerrja e ajeteve të posaçme prej kontekstit të Kur’anit sjell rezultate jokuranore.



    Mosnjohja decide e gjeneratave të mëvonshme të problemeve dhe ngjarjeve është shkas për zbritjen e ajeteve kuranore. Ekzistimi i ajeteve

    muteshabih[13] në Kur’an, gjithashtu bëjnë pjesë në faktorët e paraqitjes së botëkuptimeve të ndryshme në popullatën muslimane. Kur themi ajetet muteshabih, kemi për qëllim atë se të gjitha fraksionet e paraqitura, idetë e tyre i kanë bazuar në këto ajete kuranore dhe këto ajete i kanë komentuar sipas koncepcioneve të veta.



    Faktori Politik

    Njëri prej faktorëve kryesorë në paraqitjen e fraksioneve të ndryshme në mesin e popullatës muslimane, padyshim është faktori politik. Dëshira e flaktë e njerëzve për udhëheqje në rrethana të caktuara historie pa vetëdije i ka nxitë njerëzit që të keqpërdorin idealet e larta për interesin e tyre personal, fisnor ose më gjerë.



    Çështja e Vasijjetit (Testamentit)-Çështja e parë politike e cila paraqitet në bashkinë e muslimanëve pas Muhammedit a.s. është çështja e vasijjetit. Në momentet kur Muhammedi a.s. ishte i sëmurë në shtrat, sipas një hadithi që transmetohet prej Ibni Abbasit, ai iu drejtua shokëve të pranishëm me këto fjalë: Më jepni mua një laps dhe një copë letër, t`jua shkruaj një testament që të mos devijoni pas meje.[14]



    Ky hadith dhe disa transmetime tjera nga Ibni Abbasi[15], më vonë janë bërë shkas për mosmarrëveshje të shumta mes Ehl-I Sunnetit, Shia-së dhe fraksioneve tjera. Ehl-I Sunneti në këtë çështje I përmbahet mendimit të Omerit , i cili thotë që pas zbritjes së ajetit “ Sot e plotësova fenë tuaj”[16] Kur’ani është plotësuar dhe nuk ka nevojë më për asgjë tjetër, kurse Shia thotë që sikur Muhammedit a.s. t’I mundësohej, që të shkruajë këtë testament pas vetes do të emërtonte Hazreti Aliun për halif. Pa mos u thelluar në detajet e problemit , një gjë është më se e qartë, se kjo ngjarje dukshëm ka ndikuar në paraqitjen e mosmarrëveshjeve mes fraksioneve të ndryshme gjatë historisë. Por, sipas mendimit tim problemi kryesor është në atë se një numër i madh i komenteve është bërë duke mos u thelluar në praktikën , fenomenet psikologjike, rrethanat shoqëroro-politike të kohës së ngjarjes. Koha kur janë shkruar këto çështje është periudha e abasidëve, pothuajse një shekull pasi që kanë ndodhë. Prandaj, nga qasja e cekët në këto çështje kanë lindë vetëm polemika të panevojshme. Momenti të cilin duhet ta kemi parasysh është se edhe individët e shoqërisë së Pejgamberit a.s. duhet të konsiderohen njerëz, e asgjë më tepër, të cilët kanë pasë mundësi të mendojnë kështu ose ashtu, të gabojnë ose të jenë në të drejtë.



    Çështja e Hilafetit ( Udhëheqjes).- Mosmarrëveshja e parë e cila u paraqit pas vdekjes së Muhammedit a.s.[17] ishte çështja e udhëheqjes së shtetit Islam. I dërguari i Zotit kaloi në ahiret pa emërtuar askënd, i cili pas tij do të udhëhiqte shtetin dhe muslimanët.



    Menjëherë pas vdekjes së Pejgamberit a.s., derisa të afërmit e tij në krye me Hazreti Aliun ishin të zënë me përgatitjen e xhenazes së Pejgamberit, Ensarët tubohen në vendin e quajtur Thekife Beni Saide dhe vendosin që në vend të Muhammedit a.s. të kalojë Sa’d ibn Ubadeja. Sa’di mbajti një fjalim të shkurtër, ku përmendi meritat e medinasve dhe u tha që udhëheqësia ishte e drejta vetëm e vendasve të Medines.



    Umeri dhe Ebu Bekri në momentin kur dëgjojnë për këtë tubim, nisen drejtë Thekifes. Ebu Bekri, me të arritur mban një fjalim, në të cilin potencon vleftën e muhaxhirëve mekas, vjetërsinë e tyre në Islam, afërsinë e tyre me Pejgamberin a.s. dhe thotë që kryetari I shtetit do të jetë prej mekasve kurse ministrat do të jenë prej medinasve. Edhe pse Hubbab ibn Mundhiri thotë, që të caktohen dy kryetarë, mendimi I tij nuk pranohet, kurse Umeri r.a. ia tërheq vëmendjen auditorit se fiset arabe në Gadishullin Arabik assesi nuk do të pranonin udhëheqjen e dikujt tjetër, përveç Kurejshëve. Ky përfundim i Umerit r.a. është një analizë fascinante e botëkuptimit arab të asaj kohe dhe nën ndikimin e këtyre fjalëve Beshir ibn Sa’di ngritet dhe zgjatë dorën që të pranojë udhëheqësinë e njërit prej mekasve. Atëherë duke marrë parasysh meritat e Ebu Bekrit r.a. ia shtrijnë dorën atij dhe të gjithë të pranishmit me rend e pranojnë Ebu bekrin për halif.[18]



    Derisa kjo çështje diskutohej në Thekife , Hazreti Aliu me të afërmit e vet ishte i nxënë me përgatitjen e xhenazes së Pejgamberit a.s.. Në ditët e para Hazreti Aliu nuk e pranon halifatin e Ebu Bekrit, mirëpo më vonë duke menduar për dobi të ummetit, e pranoi Ebu Bekrin për halif. Edh epse çështja e hilafetit u zgjodh në këtë mënyrë, disa grupe më vonë ate do ta keqpërdorin si mjet politik dhe si pasojë e këtij keqpërdorimi do të lindin një sërë fraksionesh brenda popullatës muslimane.



    Gjatë periudhës së Umerit dhe në periudhën e parë gjashtëvjeçare të Uthmanit., në shtetin Islam nuk ka pasur vështirësi me rëndësi, mirëpo në periudhën e dytë gjashtëvjeçare të Uthmanit , nën ndikimin e disa lëshimeve në udhëheqjen e shtetit, nga ana e Uthmanit r.a.; disa grupe kryengritëse prej Egjiptit, Kufës dhe Basras drejtohen drejtë Medines dhe kjo kryengritje e tyre përfundon me rënien shehid të Uthmanit r.a., ngjarje, e cila më vonë do të shtyjë muslimanët të luftojnë mes vete.



    Hazreti Aliu u dëshprua tepër për vrasjen e Uthmanit . dhe i qortoi bijtë e tij Hazreti Hasanin dhe Huseinin, të cilët më parë i kishte vendosur si roje pranë shtëpisë së Uthmanit. Pas kësaj ngjarjeje, as`habët tubohen në xhaminë e Pejgamberit a.s. për të zgjedhë halifin e muslimanëve. Nga ana e Talha ibn Ubejdullahut dhe Zubejr ibn Avvamit u propozua Hazreti Aliu dhe u zgjodh.[19]



    Problemi kryesor i cili qëndronte para Hazreti Aliut si halife ishte burgosja dhe dënimi i vrasësve të Uthmanit. Mirëpo, Uthmanin r.a. nuk e kishte vrarë një njeri, por një grup i tërë i kryengritësve, prej afro 10.000 vetësh, pohonte se të gjithë ishin vrasësit e tij.[20] Për shkak të situatës së tillë, Hazreti Aliu dënimin e këtyre vrasësve e la për më vonë. Mirëpo, të afërmit e Uthmanit r.a. në krye me Mervan ibn Hakemin dhe Muavije ibn Ebi Sufjanin këtë moment e shfrytëzuan për kryengritje dhe mospërfillje të halifatit të Aliut r.a..



    Lufta e Xhemel’it[21]- Qëndrimi i këtillë i familjes Beni Umejje ndaj halifatit të Hazreti Aliut, mosmarrëveshjet individuale ndërmjet disa ashabëve të Pejgamberit a.s. do të jenë shkas që për herë të parë, pas vdekjes së Muhammedit a.s. muslimanët të derdhin gjakun e njëri tjetrit.[22]



    Lufta e Xhemelit është bërë në afërsi të Basrës ku njëra palë e udhëhequr nga halifi Hazreti Aliu konfrontohet me palën tjetër të udhëhequr nga Aisheja r.a.. Që të dy palët në fushëbetejë kishin ardhur me qëllim që piksëpari të merren vesh, mirëpo intrigat e disa personave në krye me Mervan ibn Hakemin, bëjnë që të fillojë përleshja, në të cilën Hazreti Aliu e fiton luftën, por vdesin shumë musliman ndër të cilët edhe Talha dhe Zubejri.



    Pas përfundimit të luftës, Hazreti Aliu vetë I varrosi të vrarët dhe nuk lejoi që pasuria e tyre të konsiderohet si plaçkë lufte. Lufta e Siffin’it- Pas përfundimit të luftës së Xhemel’it, Hazreti Aliu fillon përgatitjet për nënshtrimin e plotë të Sirisë në krye me Muaviun. Hazreti Aliu disa herë i kishte dërguar mesazhe Muaviut që të pranojë halifatin e Medines. Këtë e bën edhe njëherë pas betejës së Xhemel’it por më kot. Muaviu me rekomandimet e Amr ibn As’it nuk e pranon. Kjo sjellje e Muaviut bëhet shkak, që muslimanët edhe njëherë në fund të vitit 36\656 të konfrontohen mes vete.



    Pas këtij konfrontimi, Hazreti Aliu vendose, që të përcaktoj nga një person nga të dy anët për të dhënë konkluzën përfundimtare. Muaviu dërgon Amr ibn As’in , strateg dhe politikan i shquar, ndërsa Hazreti Aliu e dërgon Ebu Musa el-Eshariun, njeri modest dhe i butë.



    Dy përfaqësuesit takohen në vitin 38\659 në muajin Shaban dhe përsëri çështja përundon në favor të Muaviut.[23] Qerbelaja- Çështja e fundit, të cilën do ta përmendi mbrënda faktorit politik, është vrasja e Huseinit r.a., nipit të Pejgamberit a.s. në vendin e quajtur Qerbela. Kjo çështje është me rëndësi të veçantë edhe në aspektin e paraqitjes së fraksioneve dhahirijje (egzoterike), por edhe të atyre batinijje (ezoterike), respektivisht mistike në popullatën muslimane.



    Në vitin 41\662 Hasani r.a. me marrëveshje halifatin ia dorzon Muaviut dhe deri në fund të jetës orvatet që të qëndrojë larg skenës politike. Mirëpo, kur Muaviu kërkon që pas tij halif të bëhet djali i tij, Jezidi, atëherë si e tërë bota Islame ashtu edhe Huseini r.a. preket tepër dhe dëshprohet.



    Muaviu me këtë gjest për herë të parë do të futë botëkuptimin e dinastisë në udhëheqjen e shtetit Islam, respektivisht kalimin e frontit prej babës në djalin dhe do të jetë shkaku kryesor, për të cilin do të akuzohet nga shumë dijetarë të mëvonshëm.



    Në mesin e një numri të madh të njerëzve me renome të asaj kohe që nuk e pranojnë këtë gjest të Muaviut është edhe Huseini r.a.. Ai i nxitur nga e Kufës, me një grup të konsiderueshëm të ithtarëve nga Medina, niset drejtë Kufes. Rrugës kupton se banorët e Kufës do ta trathtojnë, prandaj të pranishmive u mbanë një fjalim dhe u thotë, që ata të cilët kanë dëshirë, mund të largohen. Një numër i madh i tyre largohet, kurse me te mbeten familja e tij e ngushtë, gjegjësisht 70 veta. Huseini r.a. me këto 70 veta shkon dhe ndalet në Qerbela. Jezidi kundër tij e dërgon Omer b. Sa’din, i cili në fillim edhe pse nuk don të pranoj, mirëpo pas kërcënimeve të shumta, pranon dhe më 10 Muharrem të viti 61\680 fillon beteja mes ushtrisë së madhe të Jezidit dhe 70 vetëve të Huseinit r.a.. Kah fundi i betejës bie shehid edhe Huseini r.a., i vrarë në mënyrë vullgare, nga ana e Shemir ibn Dhul-Xhevshenit. Koka e tij prehet dhe i dërgohet Jezidit në Damask.



    Vrasja vullgare e Huseinit r.a. në Qerbela, do të hapë një plagë të madhe në zemrat e muslimanëve. Kjo u bë edhe shkak për paraqitjen e shumë fraksioneve.



    Nëse merren parasysh faktorët e sipërpërmendur për paraqitjen e fraksioneve të ndryshme brenda popullatës muslimane, shihet qartë se Muslimanët, të cilët në kohën e Pejgamberit a.s., të bazuar në autoritetin e tij, ishin të një mendimi, por më vonë me ndikimin e rrethanave shoqëroro - politike dhe për shkak të egoizmit të personave të caktuar, janë përçarë dhe kanë marrë rrugë të ndryshme.



    Por është shumë vështirë të jepet një konkluzë në lidhje me çfarëdo fraksioni pa mos iu bërë një analizë e hollësishme e ngjarjeve politike, sociale, ekonomike, në të cilat janë paraqitur ato fraksione. Shumica e klasikëve tonë në përshkrimin e fraksioneve kanë pasë për qëllim mposhtjen e të gjitha mendimeve tjera dhe mbrojtjen e Ehli-sunnetit. Një veprim i tillë mund të jetë “i dobishëm”, por asnjëherë objektiv dhe shkencor. Pikërisht, për këtë, e në veçanti, në shekullin e XXI kur bota përjeton një përparim të gjithanshëm, kur paralajmërohet një objektivizëm absolut- edhe pse në disa raste mbetet vetëm në fjalë- muslimanët e në veçanti dijetarët muslimanë, duhet të jenë të parët që do të sillen në këtë mënyrë dhe çdo diciplinë shkencore Islame do ta bazojnë në objektivizëm dhe vija shkencore gjegjëse.



    Pasiqë të bëhet një analizë e hollësishme e fraksioneve dhe të dalin në pah në mënyrë objektive mendimet e ndryshme gjatë historisë, sot do të jetë shumë lehtë që sipas balancës së Kur`anit dhe hadithit të arrihet deri te një konkluzë reale. Kjo do të shërbente për të mirën e të gjithë atyre që vehten e ndjejnë si musliman, pa marrë parasysh cilës rrymë i takojnë.



    PARAQITJA DHE ZHVILLIMI I BOTËKUPTIMIT SUFIST (MISTIK)* NË ISLAM

    Misticizmi është një fenomen njerëzor, që ka qenë dhe është i pranishëm në të gjitha fetë dhe popujt qysh prej njeriut të parë në fytyrë të tokës.[24]Kjo diciplinë shkencore ka anën e saj filozofike, historike, sociologjike, psikologjike etj. Nuk ka dyshim se çdo diciplinë shkencore dhe institucion në shoqëri paraqitet për shkak të një nevoje të caktuar. Nevoja e ushqimit shpirtëror, e qetësisë dhe lumturisë shpirtërore ka qenë shkak për prezencën e botëkuptimit mistik në të gjitha shoqëritë njerëzore. Misticizmi është karakteristikë e natyrës njerëzore. Në periudhat e ndryshme historike kjo karakteristikë është paraqitur në mënyra jo të ngjashme me njëra tjetrën në kornizat e jetës religjioze të popujve të ndryshëm.[25] Ky botëkuptim, i cili në Islam ka marrë emrin tesavvuf në fetë dhe shoqëritë tjera është paraqitur me emra tjerë si, p.sh. në Indi Brahmanët, në Egjipt Hermesi, në Greqi Pitagora, në hebreizëm kabala dhe në krishtërim si misticizm.



    Të motivuar prej këtij realiteti shoqëror, një numër i madh i orientalistëve perëndimorë kanë pohuar se tesavvufi është ide e huaj e futur në Islam dhe se ai i ka rrënjët në krishterim , filozofinë e vjetër indiane ose greke.[26] Mirëpo, një vlerësim i këtillë qysh në fillim e gjykon me humbje çështjen e cila ka vend të posaçëm në shoqëritë muslimane.



    Edhe pse filozofia e vjetër indiane, ajo neoplatonike dhe pitagoriane , misticizmi dhe kabalizmi kanë tematikë të ngjashme me atë të tesavvufit, ato prapseprapë dukshëm dallohen prej tesavvufit Islam.



    Nëse diskutojmë konceptin ezoterik për Zotin, shpirtin, natyrën dhe jetën, gjithsesi se në pikëpamje të problematikës së njejtë mes shqyrtimeve të ndryshme filozofiko-religjioze do të ketë ngjashmëri, për arsye se njeriu është një tërësi. Të gjitha institucionet shoqërore i ngjajnë njëri tjetrit, pasi realiteti është i njëjtë. Afrimi mistik ndaj Fuqisë Krijuese është identik, pa marrë parasysh kohën, vendin dhe mënyrën e prezentimit.



    Koncepti mistik i hakikatit ( realitetit) nuk është horizontal por vertikal. Respektivisht nuk është shqyrtim laboratorik ose eksperimental i çështjes së caktuar, por aty merret për bazë është inspirimi dhe drita e brendshme (iluminacioni). Pikërisht për këtë koncepti mistik nuk ka mundësi që të prezentohet historikisht. Edhe kërkimi i themeleve të tija në mënyrë kronologjike është metodë e gabuar.



    Koncepti mistik mbi realitetin është jashtë kohës dhe vendit, por në momente të ndryhsme gjatë historisë ky realitet është prezentuar me nijansa jo identike. Herë herë persona të caktuar duke u orvatur që ndjenjat e larta të përjetuara në përvojën mistike t’i prezentojnë në pikpamje egzoterike kanë thënë fjalë për shkak të të cilave edhe janë gjykuar me vdekje nga përfaqësuesit e fesë të cilës i kanë takuar.



    Para se të prezentojë disa definicione për tesavvufin, të bëra nga ana e sufive të ndryshëm gjatë historisë do të them disa fjalë për dallimin e tesavvufit Islam prej botëkuptimeve tjera mistike.Tesavvufi Islam dallohet prej botëkuptimeve tjera mistike në shumë pika, por më të rëndësishmet janë :

    Tesavvufi gradualisht personit i mundëson ngritje shpirtërore, përderisa misticizmi i jep pasione momentale.
    Në misticizëm torturimi i vetvetes ka vend të posaçëm , ndërsa në tesavvuf nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm.
    Në tesavvuf metodat edukative dallohen në bazë të individëve, ndërsa në misticizëm ky dallim dhe kjo llojllojshmëri nuk ekziston.
    Në tesavvuf gjatë ngritjes shpirtërore bazë është orvatja individuale, përderisa në misticizëm nuk ka nevojë për te.
    Mistiku është I okupuar vetëm me meditim, ndërsa sufiu përveç meditimit bën edhe ibadet, merret me shkencë si dhe me punë tjera në shoqëri.[27]



    Definicionet e Tesavvufit- Tesavvufi është një diciplinë, e cila e transformon fjalën në punë, gjegjësisht e transformon sistemin shkencor islamik prej gjendjes formale në atë funksionale, ose prej teorisë në praktikë. Shumica e definicioneve të tesavvufit janë bërë sipas gjendjes shpirtërore të sufiut kurI ka thënë ato fjalë. Prandaj, lirisht mund të themi se të gjitha definicionet e bëra përmbajnë të vërteta sufiste, ndërsa të gjitha së bashku prezentojnë konceptin e tesavvufit Islam.



    Në periudhën e parë të tesavvufit, një numër i madhë i sufive kanë dhënë mendimet e veta në lidhje me atë se ç`është tesavvufi. Ja disa prej tyre.[28]

    Xhunejd el-Bagdadi (907) thotë: Tesavvufi është ndërprerja e kontaktit me çdokënd pos Allahut xh.sh.
    Ebu-l-Husejn Nuri (907) : Tesavvufi është braktisja e krejt pasioneve trupore(nefsit).
    Ma’ruf el-Kerhi (815): Tesavvufi është pranimi “hakikatit” dhe pashpresa në atë që është në duar të njerëzve.
    Bishr el Hafi (841) : Sufi është ai njeri i cili e kristalizon zemrën për hirë të Allahut.
    Ebu Turab Nahshebi (859): Sufi është ai person, i cili nuk ndotet prej asgjëje kurse çdo gjë me te pastrohet.
    Ebu Muhammed el Xhuvejri: Tesavvufi është edukatë dhe mbikqyrës i veprave.
    Ebu-l-Husejn el Muzejjin: Tesavvufi është nënshtrim para të vërtetës.
    Imam Rabbani (1621) : Tesavvufi është ndihmës i sheriatit dhe është i dobishëm për ngritjen e sinqeritetit.
    Imam Gazali (1111) : Tesavvufi është lidhja e zemrës me Allahun dhe largimi i saj prej çdo gjëje tjetër.



    Përmendëm disa prej definicioneve të tesavvufit, të cilat mund të shtohen edhe më, mirëpo, e përbashkëta e tërë kësaj është kjo:

    Nënshtrimi i plotë ndaj urdhërave dhe ndalesave të Allahut xh.sh.
    Zbukurimi me moralin e Pejgamberit a.s. sipas normave të Allahut.
    Largimi i zemrës prej çdo gjëje pos Allahut xh.sh..



    Gjeneza e Fjalës Tesavvuf- Në lidhje me prejardhjen e fjalës tesavvuf janë dhënë shumë mendime të ndryshme. Disa prej tyre janë edhe këto:

    As`habu’s-Suffa- As`habu’s-suffa ishin muslimanët e varfër të emigruar prej Mekkës në Medine, të cilët banonin në xhaminë e Pejgamberit a.s. Numri I tyre ka qenë përafërsisht 400 vetë. Sipas disa dijetarëve termi tesavvuf rrjedh prej tyre.[29]
    Saffu’l-evvel- Sipas këtij mendimi sufijtë do të jenë në rradhët e para në ahiret, për shkak të devotshmërisë së tyre, prandaj edhe e kanë marrë këtë emër.[30]
    Benu’s-Sufe- Benu Sufe është një familje prej fisit Mudar. Transmetohet se kjo familje i ka bërë tërë shërbimet në Qabe, gjegjësisht për hirë të All-llahut i kanë shërbyer popullit. Të njëjtën gjë e bëjnë edhe sufijtë, prandaj edhe e kanë marrë këtë emër.
    Safa dhe Safvet- Një grup i dijetarëve thonë se fjala tesavvuf rrjedh prej fjalës safvet që do të thotë pastërti. Meqë sufijtë i kushtojnë rëndësi të posaçme pastrimit të zemrës dhe shpirtit . Ky grup thotë se prej këtu e kanë marrë edhe emrin.
    Savf- Fjala savf do të thotë qëndrim anësh, kthyerje e shpinës. Duke marrë parasysh kuptimin e kësaj fjale dhe qëndrimin anësh të sufive prej çdo gjëje përveçAllahut, disa dijetarë kanë pohuar se sufitë emrin e kanë marrë prej kësaj fjale.
    Sophia- Një grup i dijetarëve në krye të të cilëve qëndron shkencëtari I mirënjohur musliman Biruni (1051), pohojnë se fjala tesavvuf rrjedh prej fjalës greke “sophos” që do të thotë “urti”.[31]

    -Suf- Mendimi, i cili më së tepërmi është i pranuar në mesin e dijetarëve, për gjenezën e fjalëve tesavvuf dhe sufi është se fjala tesavvuf

    rrjedh prej fjalës arabe “suf”, që do të thotë “lesh”. Në shekujt e parë pas Muhammedit a.s. veshja e rrobeve të leshta ishte simbol i pendimit prej gjynaheve të bëra. Sufitë kanë veshë rrobe të leshta prandaj edhe janë emërtuar me këtë emër.[32]



    Pa marrë parasysh se prej cilës fjalë rrjedh fjala tesavvuf, thelbi i tij është pastrimi i egos(nefsit), kristalizimi i ahlakut (moralit), ndriçimi i anës së brendshme dhe të jashtme të njeriut. Në literaturën klasike ky realitet është shpreh me dy fjalë :”tehalluk “- ngritje morale dhe “tehakkuk” – të praktikuarit e tij në jetën e përditshme.



    Qëllimi i diciplinës së tesavvufit është që të vendosë kontaktin e njeriut me Krijuesin, esencën dhe tërësinë e vetë duke qenë në këtë botë. Botëkuptimi i këtillë sufist, rrënjët i ka në Kur’anin a.sh. dhe në jetën e praktikën e Muhammedit a.s. Jeta modeste e Pejgamberit a.s. ka qenë modeli më i mirë për sufitë, të cilët do të vijnë më vonë. Në një hadith, i cili transmetohet prej Omerit r.a., thuhet kështu: Hyra në dhomën e Pejgamberit a.s. dhe e pash ate të veshur me ihrame[33]. Në njërën anë të dhomës kishte një hasër mbi dhe, mbi te një jastëk prej lëkure. Në skajin tjetër kishte një lëkurë, pak elb dhe një shtambë të zbrazët. Kur e pashë këtë fotografi , thotë Umeri r.a., fillova të qajë . Atëherë Pejgamberi a.s. më pyeti: pse qaja! Si mos të qajë, i thashë, hasra mbi të cilën keni flejtë ka lënë gjurmë në trupin tuaj. Përderisa mbretërit dhe perandorët tjerë i shijojnë të gjitha begatitë e kësaj bote, ju e kaloni jetën në këtë mënyrë. Atëherë Pejgamberi a.s. tha: O biri i Hattabit, a nuk dëshiron që kjo botë të jetë e tyre, kurse ahireti i yni.[34]



    Pra, elementet e jetës sufiste ekzistonin, që në kohën e Muhammedit a.s. dhe as`habëve të tij, mirëpo zhvillimi i kësaj tradite ezoterike është bërë në tri periudha, edhe atë[35]:

    Periudha e Zuhdit
    Periudha e Tesavvufit
    Periudha e Tarikateve.



    Periudha e Zuhdit-Fjala zuhd është fjalë arabe, që do të thotë: kthyerje e shpinës, mosinteresim, moslakmi ndaj gjërave të kësaj bote etj. Në Kur`an përmendet në ajetin e 20 të sures Jusuf. Në terminologjinë e tesavvufit termi zuhd, do të thotë asketizëm, gjegjësisht largim prej pasioneve të epshit dhe ngritje drejtë vlerave shpirtërore.[36]



    Periudha e parë e prezentimit të jetës sufiste në historinë islame e mbanë këtë emër. Fillimisht pjesëtarët e tesavvufit janë quajtur zahid. Kjo periudhë fillon prej kohës së Pejgamberit a.s. dhe zgjatë deri kah fundi i shekullit të II hixhrijj. Një numër i madh i haditheve të transmetuara prej Pejgamberit a.s. qartë tregojnë se Pejgamberi a.s. jetoi një jetë modeste, larg epsheve dhe kënaqësive të kësaj bote.Në një hadith të transmetuar prej Ebu Hurejres dhe Aishes r.a., thuhet që kalonin muaj e në shtëpinë e Pejgamberit a.s. nuk zihej gjellë. Zakonisht ushqim i tij ishin hurmat dhe uji.[37]



    Aisheja r.a. thotë se barku i Pejgamberit a.s. asnjëherë nuk ishte I ngopur, mirëpo ai asnjëherë nuk ankohej. Ndonjëherë mua më dhimbsej dhe i thosha: Ah, sikur të furnizoje sa duhet vetveten, kurse ai më përgjigjej: Pejgamberët ulu’l-adhm* në këtë mënyrë e kanë kaluar jetën. [38]



    Karakteristikë e jetës së Pejgamberit a.s. dhe as`habëve të tij- që konsiderohen si themele të tesavvufit- kryesisht ishte veshja, ngrënia dhe jetesa modeste në njërën anë, kurse ibadeti dhe përmendja permanente e All-llahut xh.sh. në anën tjetër, respektivisht jeta e tyre ishte nënshtrim i plotë nndaj All-llahun xh.sh.



    Fotografi të këtillë shohim në personalitetet e katër halifëve të drejtë- Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe Aliut r.a.m- në personat të cilët qëndronin në xhaminë e Pejgamberit a.s. të emërtuar si as`habu-ssuffa, në mesin e tyre Ebu Hurejreja, Selman el-Farisiu, Suhejb Rumi, Ebu Musa el-Eshari, Ebu Dherri etj. Gjithashtu edhe periudha e pasardhësve të as`habëve të Pejgamberit a.s. (Tabiinëve) është përplot me

    përfaqësues të jetës zuhdiste (asketie) edhe atë, Uvejs el Karani, Herim ibn Hajjani, Hasan el- Basriu, Seleme ibn Dinari, Said ibn Musejjebi etj.



    Njeriu i parë, i cili është emërtuar si sufi është Ebu Hashim Sufi (767) . Pas tij, deri në fund të shekullit të dytë në botën Islame jetojnë mjaftë sufi me renome, si: Davud et-Tai (777), Rabiatu’l-Adevijje (185\801) , Fudajl ibn Ijadi (802) Shakik Belhi (809) etj.



    Në shekullin e II - VII në botën Islame ka katër shkolla të tesavvufit : Shkolla e Medines, Kufës, Basrës dhe Horasanit. Periudha e Tesavvufit- Periudha e dytë e botëkuptimit sufist në Islam fillon në shekullin e IX dhe vazhdon deri në shekullin e XI. Kjo periudhë e cila mbanë emrin , periudha e tesavvufit, është epoka e paraqitjes së sufive të mëdhenj në historinë Islame. Shekulli i III hixhrijj , jo vetëm nga aspekti i tesavufit por edhe nga aspekti i shkencave tjera Islame është me rëndësi të veçantë. Medhhebet fikhijje ( juridike islame) dhe ato itikadijje (apologjetike) janë paraqitur në këtë shekull.



    Nga aspekti i diciplinës së tesavvufit, ky shekull ka rëndësi të veçantë për shkak se tesavvufi në këtë periudhë ndahet prej fikhut, kelamit dhe hadithit.Termet dhe librat e para sufiste janë shkruar në këtë shekull.



    Sufitë e kësaj periudhe rëndësi të veçantë i kanë kushtuar analizave spirituale, makameve(pozitave) të ngritjes shpirtërore, pastrimit dhe kristalizimit të zemrës. Për herë të parë në këtë periudhë paraqitet botëkuptimi i vahdetit, fena-së dhe beka-së në tesavvuf.[39]



    Sufitë dhe zahidët e shekullit të VIII kryesisht vinin prej katër qendrave- Medines, Kufës, Basras dhe Horasanit - kurse në këtë periudhë ata paraqiten në të katër anët e botës Islame. Sufitë më të shquar të kësaj periudhe janë: Sehl ibn Abdullah Tusteri (851), Ibn Semmak (799), Ahmed ibn Hadravejh (854), Ahmed ibn Harb(848), Ebu turab Nahshebi (859), Hakim Tirmidhi (932).



    Në shekullin e III dhe të IV hixhrijj (shekulli IX dhe X), në botën Islame paraqiten edhe disa shkolla të reja të tesavvufit, si p.sh.: shkolla e Nishapurit, e Egjiptit, e Sirisë, e Bagdadit. Paraqitja e shkollave të ndryshme do të inicojë edhe paraqitjen e tarikateve (shkollave sufiste) të

    përkohshme të tesavvufit ,siç janë: Muhasibijje, Kassarijje, Tajfunijje, Xhunejdijje, Nurijje etj.[40] Shekulli IX iështë epoka kur jetojnë Ebu Abdurrahman Sulemiu (1021) dhe Imam Gazaliu. I pari konsiderohet themeluesi i fjalës së shkruar sistematike në diciplinën e tesavvufit, kurse i dyti enciklopediku numër një në historinë Islame.



    Periudha e tesavvufit është koha kur sufijtë botëkuptimin e tyre orvaten ta mbrojnë nëpërmjet të librave, mundohen të mbizotërojë tesavvufi, i cili do të ecë në binarët e Ehli- Sunnetit dhe të qëndrojnë larg prej të gjitha mosmarrëveshjeve mes fraksioneve itikadijje (apologjetike).



    Periudha e Tarikatit- Shekulli XII është periudha e sistematzimit të mendimeve të ndryshme sufiste rreth një tarikati të veçantë.Tesavvufi I Ehl-I Sunnetit I kultivuar dhe zhvilluar nga ana e Imam Gazaliut, pas kësaj kohe edhe më do të sistematizohet në tarikate të posaçme. Periudha e tarikatit fillon në shekullin e XII dhe vazhdon deri në ditët e sotme. Shekulli i XII është koha e dobësimit të përgjithshëm të shtetit Abasid dhe depërtimit mongol prej lindjes. Shtetet e vogla të formuara brenda kufijve të shtetit Abasid, nuk do të kenë mundësi që t’ I kundërvihen okupatorit të fuqishëm mongol, prandaj popullata kryesisht do të tubohet rreth liderëve shpirtërorë, sufive. Në këtë periudhë kanë jetuar sufitë më të shquar të historisë Islame, edhe atë: Abdulkadir Gejlani (1026), Ahmed Rifai (1183), në Azinë e Mesme, pastaj Ahmed Jesevi (1166), Ebu-l- Hasan Ali ibn Abdullah Shazili (1209), Shejh Nexhmeddin Kubra (1221), Ibn Arebi (1240), Mevlana Xhelalud-din Rumi (1231) etj.



    Çdonjëri prej këtyre sufive ka edhe shkollën e vet, e cili është themeluar në bazë të mësimeve të tija, siç janë: Kadirijtë, Rifaijtë,Halvetijtë, Shazelijtë, Ekberijtë, Mevlevijtë etj.Në shekujt e mëvonshëm paraqiten edhe disa tarikate tjera , por një numër i madh i tyre janë degë të këtyre tarikateve të mëdha, posaçërisht halvetijtë kanë një numër të madh të nëndegëve.



    Me rënien e shtetit Osman dhe heqjen e halifatit, veprimtaria e tarikateve në Turqi ndalohet në përgjithësi. Edhe pse veprimtaria e tyre do të vazhdojë ilegalisht, lidhjet e tarikateve në mbarë botën Islame fillojnë të ndërpriten. Situatë identike , ndoshta edhe më e rëndë është edhe në vendet arabe, të cilat në atë kohë ishin koloni të shteteve evropiane. Për shkak të kësaj ndërprerjeje të lidhjes, tarikatet në Ballkan do të përjetojnë disfatë si në pikpamje të mësimeve ashtu edhe në praktikimin e vlerave sufiste.



    Mırëpo, përderisa në njërën anë në lindje, botëkuptimi sufist përjetonte krizë të madhe, në anën tjetër, në Perëndim do të paraqitet një numër i konsiderueshëm i shkencëtarëve dhe poetëve perëndimorë, të cilët të motivuar prej xhezbes (tërhjekshmërisë) tesavvufiane do ta përqafojnë fenë Islame dhe do të shkruajnë vepra me rëndësi në lidhje me Idenë e Lartë, si p.sh. Rene Guenoni, Titus Bruckhardi, Nicholsoni, Eva de Vitrey Meyerovitch etj.



    THEMELIMI I TARIKATIT BEKTASHI DHE VENDI I TIJ NË ZINXHIRIN E TARIKATEVE ISLAME

    Në gjysmën e dytë të shekullit XIII - të në Anadolli bëhen trazira të mëdha. Autoriteti politik I shtetit Abasid ishte luhatur në tërësi. Sulltani I Selçukëve Këllëçasllani II kishte probleme të mëdha me mbrojtjen e shtetit të madhë, të lulëzuar në kohën e gjyshit të tij Alaeddin Kejkubadit. Në lindje mongolët ishin në përgatitje e sipër për të sulmuar vendet Islame.[41]



    Në këtë periudhë mjaftë të rëndë, bota Islame përjetonte krizë pothuajse në të gjitha sferat e jetës, si në atë politike, ushtarake, shoqërore, fetare etj. Një numër i madh i dijetarëve , posaçërisht sufive është vendosur në Anadolli. Në këto momente kur sistemi shoqëror ishte shkatërruar në tërësi, popullata e gjerë, të vetmin shpëtim e gjente në mbështetje të liderve shpirtërorë të cilët në Anadolli kishin ardhë prej viseve të ndryshme të botës Islame.Kështuqë jeta sufiste dhe tarikatet u përhapën me të madhe në të gjitha viset e Anadollit. Filozofia e tesavvufit e udhëhequr me moton që njerëzve të cilët përjetojnë krizë në cilëndo sferë të jetës, t’u mundësohet kthimi drejtë Kur’anit dhe Sunnetit, si dhe të prezentohen vlerat e larta shpirtërore si cak i fundit në jetën e kësaj bote, do të gjejë tokë mjaftë të plleshme në shoqërinë e Anadollit të shekullit XIII dhe XIV. Popullata, e cila ishte e rraskapitur prej përleshjeve mes dinastive të ndryshme, prej luftës së kryqzatave, okupimit mongol, qetësinë shpirtërore do ta gjejë në tarikatet dhe sufijtë e asaj kohe.



    Sufijtë dhe shejhët e ardhur prej qyteteve të ndryshme të vendeve Islame u vendosën kryesisht nëpër qytetet e mëdha të Anadollit, përderisa vendet më periferike përsëri mbetën të zbrazëta.Në qytete do të zhvillohet botëkuptimi i vahdet-i-vuxhu’it nëpërmjet të Ibn Arebiut dhe Sadreddin Koneviut; toleranca, arti dhe estetika nën udhëheqjen e Nexhmuddin Dajes, Bahauddin Veledit, Burhaneddin Muhakkikit, Evhaduddin Kirmanit ; Mevlana Xhelaluddin Rumi në sistemin e vet sufist do t`i bashkojë këta botëkuptime të prezentuara nga të parët e vet dhe do të zë vend të veçantë në zemrat e popullatës, duke u bazuar në tri vlera estetike: poezinë, muzikën dhe sema’në.[42] Mevlana Xhelaluddin Rumi ka luajtë rol vendimtarë në themelimin dhe kultivimin e tesavvufit sunnit në vende të ndryshme të Anadollit. Themi tesavvufit sunnit për shkak se në anën tjetër thirrësit batinijj[43] mundoheshin, që në këto vise të prezentojnë besimet dhe botëkuptimet e tyre batinijje, të cilat shumë pak gjëra kishin të përbashkëta me mësimet Islame.



    Përderisa në qytetet dhe qendrat e mëdha situata ishte e këtillë, jeta fetare gjegjësisht tesavvufi në viset malore periferike, banorë të të cilëve ishin kryesisht turkmenët, udhëhiqej nga ana e shejhëve dhe baballarëve, të cilët shumë pak e njihnin Islamin e mos të flasim për tesavvufin.Në këto vise ende nuk ishin çrrënjosur në tërësi botëkuptimet e vjetra pagane dhe dalëngadalë fillonin të konsiderohen si elemente të fesë së re. Edhe pse këto ishin sunni-hanefi, elementet e besimeve të tyre të mëparshme i largonin dalëngadalë prej kësaj vije. Të tillë ishin Kalenderijtë, Babaijtë, Hajdarijtë etj.[44]



    Rol të posaçëm në strukturën e jetës fetare në Anadolli do të luajë edhe tarikati Jesevi[45], i cili në fillim të shekullit XIII -të me të madhe do të përhapet në viset periferike në mesin e turkmenëve. Në një epokë, e cila posedonte karakteristika të këtilla, të cilat ne u munduam t’i prezentojmë në pika të shkurtëra, në Anadoll paraqitet tarikati Bektashi. Në momentet kur në njërën anë me të madhe depërtojnë idetë e devijuara të Batinive, e në anën tjetër popullata periferike kishte mbetë në duart e shejhëve dhe baballarëve Kalenderi e Hajdari, paraqitet Haxhi Bektash Veliu dhe me një metodë tolerante sintetizuese do të mundohet që këto grupe të njerëzve t’i mbajë nën ombrelën e Islamit. Haxhi Bektash Veliu është një pir[46] i madh, njohës bukur i mirë i mendimit sufst në Islam, por në të njëjtën kohë njohës bukur i mirë edhe i rrethanave shoqërore në të cilat ka jetuar. Por një gjë është shumë me rëndësi që ai ka qenë musliman, i rritur dhe edukuar në kulturën sufiste islame, i shoqëruar me liderët sufij të asaj kohe Mevlana Xhelaleddin Rumin, Sadreddin Koneviun,Kirmanin etj. Njëkohësisht aktiviteti i tij ka qenë kundër propagandës batinijje të thirësve safevid. Duke u bazuar në disa praktikime më liberale dhe tolerante të bektashive të mëvonshëm, një grup i dijetarëve nën ndikimin e disa orijentalistëve, bektashinjtë do t’i emërtojnë si tarikat heterodox, kurse grupi tjetër ata i quan si tarikat, i cili ka dalë jashtë binarëve të islamit, madje një grup tejet ekstrem orvatet që tarikatin Bektashi ta konsiderojë si fe të veçantë. Secili prej vlerësimeve të lartëpërmendura është i gabuar dhe aspak nu pajtohet me argumentet historike të paraqitjes së tarikatit Bektashi. Piksëpari përdorimi i termit heterodoxe, i cili në Perëndim përdoret përkundër termit orthodoxe, është i gabuar, për arsye se këto dy terme janë krishtere dhe kanë këtë kuptim:



    Orthodoxe- grup, i cili jetën fetare e rregullon sipas botëkuptimit zyrtar të Kishës.

    Heterodoxe- grup, i cili në praktikën fetare del jashtë vijës kishtare.



    Përdorimi i këtyre dy termeve, për Islamin në të cilin nuk ka një rregullim dhe botëkuptim zyrtar të praktikës fetare, që në fillim është i gabuar. Prandaj nëse në mesin e muslimanëve paraqiten momente dhe nijansa të ndryshme prej njëri tjetrit dhe ata nuk dalin jashtë Kuranit dhe Hadithit, sipas vlerësimit të Pejgamberit a.s. janë. mëshirë (rahmet).



    Gjithashtu edhe vlerësimi, i cili kryesisht bëhet prej dijetarëve tradicionalist muslimanë se bektashinjtë janë tarikat joislam është ekstrem dhe nuk është në harmoni me sistemin e vlerave në Islam.Pejgamberi a.s. nuk lejon që askujt t’i themi pabesimtarë, zemrat e njerëzve i din vetëm Allahu xh.sh, kurse prej nesh kërkon që njerëzve, të cilët bëjnë devijime në praktikën fetare, me sjelljet dhe mendimet tona progresive të ëmbla dhe të matura t’ua ofrojmë rrugën e vërtetë Islame. Kurse, përsa i përket mendimit se tarikati Bektashi është një fe e veçantë, mendoj se është një gabim trashanik, i cili nuk mund të argumentohet me asfarë faktesh, as historike, as bibliografike e as apologjetike.



    Tarikati Bektashi dhe themeluesi I tij Haxhi Bektash Veliu janë një hallkë e zinxhirit të tesavvufit Islam. Veprimtaria e tyre disashekullore ka qenë për përhapjen e fesë Islame dhe askush nuk ka të drejtë, që si Bektashi vehten ta konsiderojë jashtë Islamit , e as që dikush ka të drejtë që bektashive, për këtë ose atë arsye, t’u thotë se nuk janë muslimanë.



    HAXHI BEKTASH VELIU DHE TARIKATI BEKTASHI



    Pas themelimit të tarikateve në botën Islame, duke filluar prej shekullit XI e më tej, ato si institucione shoqërore do të luajnë rol të rëndësishëm të popujve të ndryshëm, cilët do ta pranojnë fenë islame nëpërmjet të tyre.



    Tarikatet përpos rolit të tyre në edukimin e individëve, kanë vepruar dukshëm edhe në platformën shoqërore. Në të shumtën e rasteve, përhapja dhe jetësimi i vlerave fetare në shtresat e gjera të popullatës është bërë nëpërmjet të tarikateve të lidhura ngushtë me Kuranin dhe Sunnetin.



    Në historinë islame jetësimi i Islamit, prezentimi i tij dhe thirrja në Islam është bërë nëpërmjet të tri institucioneve:



    intelektualëve
    sufive dhe
    ushtrisë muslimane



    Në të shumtën e rasteve një numër i konsiderueshëm i ushtarëve, posaçërisht në periudhën Osmane, kanë qenë sufi dhe dervish të një tarikati të caktuar.[47]Një pjesë e sufive gjithmonë kanë shkuar para ushtrive Osmane, që së pari të përfitojnë zemrat e popullatës e pas tyre ushtria Osmane ka ardhë në teren të përgatitur. Shembuj të tillë ka pothuajse në të gjitha viset ballkanike. Thënë shkurtë, edukimi dhe arsimimi i popullatës së gjerë në periudhën Osmane është bërë në teqe, kurse edukimi dhe arsimimi i veçantë, sistematik në institucionet e shkollimit të lartë –medrese.



    Funksionet shoqërore të sufive dhe tarikateve të ndryshme mund t’i rrumbullaksojmë në disa pika:

    Afrimi në Islam i zemrave të popullatës së vendeve të posaçliruara.
    Përhapja e fesë islami në vendet jomuslimane nëpërmjet të dervishëve shetitës.
    Organizimi i kryengritjeve kundër fuqive okupuese nga ana e teqeve të ndryshme.
    Inkuadrimi i drejtëpërdrejtë i dervishëve të teqeve të ndryshme në ushtrinë Osmane.
    Përhapja e fesë islame në vendet më të largëta si në Indi, te Tatarët, në Afrikë etj.
    Ndërmjetësimi i sufive të mëdhenj në përfundimin e përleshjeve mes fiseve dhe shtresave të ndryshme në shoqëritë ku kanë vepruar.[48] Të gjitha këta vlerësime të lartëpërmendura janë valide edhe për tarikatin Bektashi, poaçërisht në epokën e parë të saj. Tarikati Bektashi ka treguar sukses të posaçëm në mbajtjen nën ombrelën Islame të turkmenëve të vendeve më periferike të Anadoltit, në kundërshtimin e ideve Batinijje, si dhe në veçanti në depërtimin e Islamit në viset Ballkanike,njëkohësisht edhe në ngritjen e vlerave estetike, arsimore dhe fetare te popullata e re në Islam.[49]



    Për të kuptuar më mirë esencën, strukturën dhe historinë e tarikatit Bektashijan është e domosdoshme, që historikun e tij ta diskutojmë në dy periudha. Periudha e parë është Periudha e Haxhi Bektash Veliut, duke filluar prej shekullit XII –të e deri në shekullin e XV-të, ndërsa periudha e dytë është Periudha e Ballim Sulltanit, e cila fillon prej shekullit të XVI -tëdhe vazhdon deri në ditët e sotme.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: Historiku i Bektashizmit në Shqipëri

    Nëse keni shkuar disa herë në Krujë, me siguri nuk keni zbuluar ende të gjithë të fshehtat e këtij qyteti, plot ujëvara, kanione, misticizëm dhe legjenda. Ka kaq shumë gjëra për t’u parë, në Krujë e rrethinat e saj, saqë duhen disa rubrika në “Vende dhe Udhëtime”.
    Hyrja në qytetin e Krujës

    Sot përzgjodhëm për ju, atë që quhet Gjurma e Sarisalltikut, Pazarin mbi 400-vjeçar të Krujës, por edhe Kroin e Taslloit, Teqenë e Dollmës, e duke e mbyllur rrugëtimin tonë në perëndim në Malin e Krujës, apo siç njihet ndryshe në Sarisalltikun e shenjtë, atje ku shumë besimtarë, por edhe më pak të tillë, flenë së paku një natë, në atë të ashtuquajturën bujtinë shëronjëse, bektashiane.
    Shëtitorja e qytetit të Krujës

    Në këtë udhëtim tonin drejt Krujës na shoqëroi përgjatë gjithë kohës Drini Masha, përgjegjës i zyrës turistike pranë Bashkisë Krujë, apo siç njihet ndryshe, Info Point Kruja. Sipas tij kanë dalë në dritë së fundmi pranë Hamamit, – i cili gjithashtu, pritet të hapet zyrtarisht këto ditë, e të funksionojë si dikur, – kalldrëmet e kalasë së lashtë mbi 500-vjeçare, si dhe janë shtuar tabelat informuese në rrugicat e Krujës, të mbushura përplot me turistë, – kryesisht të huaj, – ashtu siç edhe takuam përgjatë këtij rrugëtimi, edhe motoristen amerikane me origjinë nga Italia, Cara Boccieri, që kishte ngelur e mahnitur nga mikpritja e krutanëve, e pazarit të lashtë apo edhe nga magjia e malit të Krujës.
    Muzeu historik Gjergj Kastrioti Skënderbeu
    Muzeu historik i Krujës

    Gjurma e Sarisalltikut

    Gjurma e shenjtit Sarisalltik ndodhet veçse disa kilometra pa hyrë në qytetin e Krujës, teksa rruga gjarpëron përmes pishave, që gumëzhijnë me këngë gjinkallash. Në vitin 1967, teqeja u fshi nga faqja e dheut, e po ashtu vendi brenda saj, aty ku njihet si gjurma, u mbulua… për t’u rindërtuar e hapur sërish në vitin 1992.
    Sarisalltik

    Sari Salltiku njihet ndryshe edhe si “Shenjti me tri varre”, pasi pelegrinazhe të tilla bëhen te varri i Sari Salltikut në majën e Pashtrikut në Kosovë, në Teqenë e Sari Salltikut, në malin mbi Krujë dhe në Qafën e Zhurit. Të tjera burime thonë se “Shenjti ka shtatë varre”, madje, ajo më e besueshmja thuhet se varri i tij gjendet në kishën e Shën Naumit, në brigjet jugore të liqenit të Ohrit, e kjo mbështetet edhe nga gjeografi dhe studiuesi maroken Ibn Battuta, (1304-1377), i cili ka pohuar se në çdonjërin prej tyre, gjenden pjesë të trupit të martirit. Teqeja, ku ndodhet gjurma e shenjtit, quhet ndryshe edhe teqeja e “Haxhi Shajnit”, një objekt i shenjt i fesë bektashiane, apo ndryshe edhe “Gjurma e shenjtit”, ku turistë të shumtë, por edhe njerëz që nuk i përkasin këtij besimi, shkojnë për pelegrinazh apo për kuriozitet në këtë vend.

    “Banorët” e Pazarit

    Pazari i Krujës, i quajtur dikur Pazari i Derexhikut, – në kohën e Skënderbeut, – shtrihej që nga zona e Bashkisë së qytetit të sotëm deri te hyrja e Kalasë së Krujës, – atje ku në hyrje të saj, ka qenë një basoreliev me shqiponjë, i cili nga koha, u rrëzua dhe u thye…
    Në pazarin shekullor të Krujës

    Në Pazar, teksa ka vendosur qeleshen e tij, Ndriçim Guri, mjeshtri leshpunues, na rrëfen shkurtimisht se, këtë profesion e mësoi nga i ati, të cilit ia kishte mësuar i ati i tij (fotografitë e të cilëve, ndodhen në pjesën e poshtme aty, ku tjerrën leshin, deri në përgatitjen finale të qeleshes apo plisit).
    Në punishten e leshpunuesit Ndriçim Guri
    Mjeshtri leshpunues, Ndriçim Guri

    Pak më tutje, takojmë edhe djaloshin Zimir Berberi që profesionin e të atit, si mbledhës i antikuariateve, ia ka trashëguar edhe atij.
    Zimir Berberi

    Ai thotë se blerja e tyre është një problem më vete për lejen, e po aq edhe gjetja e antikuariateve që në dyqanin e tij, sëndukët janë mbi 100-vjeçare.
    Pazari i Krujës në kohë dreke

    Zimiri na rrëfen për “Vende dhe udhëtime” se i ati ka shkuar deri në Dukagjin apo fshatrat e thella të Mirditës për t’i gjetur dhe blerë ato sëndukë, ndërsa sot mezi gjenden, e po aq të shiten me vleftën deri në 40.000 lekë (sëndukë mbi 100-vjeçarë). Pak më tutje, në këtë pazar, takojmë Dallëndyshe Tabakun, e cila kishte punuar dikur në tezgjah së bashku me 3000 punëtore të tjera, por sipas saj, në tezgjah, sot në Krujë janë rreth 10 syresh, pasi realizimi i këtyre punëve të dorës është një zanat tejet i vështirë e shumë pak i paguar…
    Dallëndyshja duke na rrëfyer sekretet e punës
    Një nga 30 gratë e mbetura në Krujë që punojnë tejzgjahun

    Nga znj. Tabaku mësojmë se së paku për një metër katrorë qylym të prodhuar me dizajno të ndryshme, nuk paguhet më shumë se 6000 lekë, e për ta punuar duhen më shumë se shtatë ditë punë, nga tetë orë. Më tej, ajo na rrëfen gjatë procesin e punës tejet të komplikuar në tezgjah (në dy llojet atë vertikal dhe horizontal), me gjelat dhe fijet e leshit të cilësisë së parë… Gjatë rrugëtimit tonë për te kalldrëmet e sapozbuluara të rrugicave të Krujës, teksa rruga të çon për te Hamami, në të djathtë dhe më tej te Teqeja e Dollmës, – nuk e gjejmë më si zakonisht teksa dielli është gati në perëndim, – Baki Dollmën, apo historianin e famshëm poliglot, i cili shet librat e tij në hyrje të kalasë së Krujës. Të birin e tij e takojmë rastësisht teksa marrim rrugën për poshtë kalimit të fshehtë, ku përtej ndodhet Burimi i Taslloit (si dhe Rrapi i Taslloit, monument kulture), teksa na nxjerr pije freskuese të ftohta dhe flasim paksa për turizmin “e ngratë”, shqiptar, por edhe për paraardhësit e tij që shërbyen si dervishë në Teqenë e Dollmës.
    Kroi i Tasllout
    Pazari dhe Kalaja e Krujës e parë nga Sarisalltiku

    Shpella e burimi i ujit, në “Malin e Sarisalltikut”

    Ashtu siç edhe e filluam rrugëtimin tonë, ashtu e përfunduam, drejt këtij mali, i lartë 1176 metra, i cili arrihet përmes hiking (ecjes malore), por edhe me rrugën automobilistike, në gjendje të mirë, por përplot me kthesa, e tejet e ngushtë.
    Kalaja e Krujës dhe Sarisalltiku

    Të dyja mezi gjenden realisht… pasi nuk para ekzistojnë tabela informuese në hyrje për të treguar, drejtimin e duhur. Megjithëse, njerëzit janë të gatshëm të të ndihmojnë, duke e mbyllur bisedën me “Zoti të ndihmoftë!”, – ndryshe nga legjendat që i tregojnë njëri ndryshe, e tjetri, diçka më ndryshe… Rrugën e vjetër ku sot ngjitesh përmes një shtegu të ngushtë, me siguri e ka përdorur dikur edhe studiuesja e Ballkanit, Edith Durham, por thuhet se edhe Skënderbeu e përdorte këtë mal sipër Krujës, për sulmet kundër taborëve osmane. Prandaj edhe ky mal njihet ndryshe si Mali i Skënderbeut. Në të vërtetë, burimi i vetëm i ujit të ftohtë akull gjendet veçse në shpellën e Sari Salltikut, në atë që quhet Maja e Liqenit, pasi mali i Krujës është tejet i thatë nga burimet ujore, si për ironi të faktit se Kruja e Skënderbeut përballoi plot 3 sulme nga osmanet, veçse duke shfrytëzuar Burimin e Taslloit (përreth e mbrojtur nga kulla dhe një kalimi fshehtë që ekziston ende edhe sot, po ashtu edhe burimi) apo burimet e ujit alternative, përreth Krujës (Krua/Croi). Sipas të dhënave zyrtare për Shenjtin Sarisalltik apo Sari Salltëk, thuhet se Ai e ka lënë gjurmën e tij në Krujë, në mesin e viteve 1300. Ishte mik me Sulltan Bajazitin, siç edhe thotë studiuesi francez Degrand, e nxënës i Ahmed Jeseviut. Sulltan Sari Salltik Muhammed Buhari apo Sari Salltëk, njihet nga shkrimet që la pas studiuesi turk, Evliyâ Çelebi. Studiuesi Frank Dietze, në Albanien: Städte und Landschaften zëischen Mittelmeer und Balkan përmend se “karakterin legjendar e prestigjin, ai e mori së tepërmi nga dijetari i famshëm turk, duke përhapur Islamin në Ballkan që nga 1263, i konsideruar si simbol i unitetit të kulturës turke, në Azinë Qendrore dhe në Europë. Në Shqipëri, Teqja e Sari Salltikut në Krujë njihet me emrin Akçahisar”. Prej andej mund të soditen qartazi, ashtu si deti Adriatik me atë perëndim të mrekullueshëm, por edhe përrenjtë e kodrinat, luginat e Drojës dhe Gallatës përtej fushës, ahet dhe pishat, degëzimi i lumit të Hurdhazës që derdhej në Mat dhe ai i Zezës, që vërshon drejt Ishmit, – të piktorit Ibrahim Kodra- një peizazh mahnitës, perfekt të përzgjedhur për këtë vend pelegrinazhi. Përtej në të djathtë mund të shquhet lumi i Drojës, që përfshihet në baladën shqiptare (krutane) për heroizmin e 90 vajzave dhe grave krutane, pas rënies së Krujës, që u hodhën nga shkëmbi për të mos u bërë robinja të turqve (edhe sot aty gjendet një memorial, që përshkohet përmes rrugës Krujë-Qafështamë). Studiuesi holandez, Machiel Kiel, zbuloi kohë më parë në një regjistër osman të viteve 1567-1568, një shënim për ndreqjen e rrugës që çonte nga qyteti i Krujës, për te varri i Sari Salltikut, ku citohet: “Në malin e Krujës është varri i Sari Salltëkut, ku njerëz nga trevat përreth vijnë për pelegrinazh. Rruga e përmendur është mjaft e pjerrët dhe e mundimshme për t’u ngjitur nga vizitorët… disa vendas janë ngarkuar t’i shtrojnë, t’i sheshojnë, e të ndreqin rrugën kurdo e kudo, që ajo të prishet…”. Edhe ky vend përjetoi tmerrin komunist në vitin 1967, duke u rindërtuar me ndihmën e banorëve të Krujës në vitin 1991. Ashtu siç na përmend edhe Përparim Kau, nga lagjja Varosh e Krujës, ai kishte ardhur për herë të parë në këtë vend të shenjtë, në moshën 11-vjeçare, duke fjetur dhe duke bërë kurban bagëtitë, edhe asokohe. Për të mbrojtur këtë besim, u masakrua nga regjimi Baba Myrtezai i Krujës, i cili, pasi u torturua dhe gjymtua nga ateistët, u hodh nga dritarja e burgut në vitin 1946. Ky martir i kohës sonë të kujton rilindësin Naim Frashëri, në veprën “Fletore e Bektashinjve”, ku shprehet: “Besa e Bektashinjve është udha e gjerë që ka përpara dritën, urtësinë, vëllazërinë, miqësinë, dashurinë, njerëzinë dhe gjithë mirësitë. Me një anë ka lulet e diturisë, më anën tjetër të së vërtetës. Pa dituri e pa të vërtetë dhe pa vëllazëri, s’mund të bëhet njeriu, bektashi i vërtetë”… Teksa zbret dielli, kujdestari i kësaj teqeje dhe këtij vendi të shenjtë, Arben Blloshmi (me origjinë nga Librazhdi), pasi thotë lutjet, ndez qiriun e zhytur në vajin e ullirit dhe e mbyll përfundimisht derën e hekurt për t’u hapur sërish të nesërmen në agim.

    Legjenda thotë…

    Sari Salltëku, sipas legjendës, kishte qenë një dervish i thjeshtë, që kishte mbërritur në Krujë në kohën kur një kuçedër, kishte “shtëpinë” në shpellën majë malit. Kuçedra kërkonte nga qyteti t’i sillnin për të ngrënë çdo ditë një burrë dhe një grua.
    Gjurma e shenjtë e Sarisalltikut në hyrje të Krujës

    Dervishi i moshuar, me mjekër të bardhë, ishte dukur të ecte kalldrëmeve të qytetit me një degëz qiparisi në dorë, kurse në brez kishte ngjeshur një shpatë druri, dëshmi e misionit të paqes. Legjenda thotë se i kishte ardhur radha vajzës së bukur të princit, e cila sy përlotur po i ngjitej malit për t’u flijuar. Aty ndeshi dervishin, që edhe pse veshur me zhele, nuk e trembi vajzën. Pasi dervishi, mori vesh gjëmën që priste vajzën, e shoqëroi për te kuçedra. Vendi ishte tharë nga fryma përcëlluese e kuçedrës. Vajza digjej nga etja. Dervishi plak kishte ngulur shkopin në shkëmb, nga prej andej gurgulloi, uji i freskët. Fati i betejës dihet, me shpatën e drunjtë, dervishi plak, i preu kuçedrës shtatë kokët, që villnin kob e gjëmë. Nuk pranoi ta merrte për grua bijën e re të princit, por kërkoi si shpërblim të jetonte aty, në shpellën, majë malit. Legjenda vazhdon se me mushkën e tij, dervishi Sari Salltëk, vetëm me katër hapa, arriti Korfuzin. Gjurmët duken edhe sot e kësaj dite në Fushë-Krujë, Shijak dhe Durrës…

    Pika të tjera turistike në Krujë

    Kruja dhe zonat përreth kanë thesare të çmuara natyrore. Në rrugëtimin tonë “Vende dhe Udhëtime”, do përpiqemi të prekim sadopak nga afër këto vende, së paku, aktualisht me imagjinatë e më tej, në një udhëtim drejt atyre viseve, duke sjellë për ju, reportazh me foto dhe video. Përpos qytetit antik të albanëve, Albanopolis-it, i ndodhur përgjatë rrugës Fushë-Krujë-Krujë, e Parkut Kombëtar të Qafështamës, veçse 27 kilometra larg Krujës, – më poshtë do iu paraqitim disa nga rrugëtimet turistike, që mund të realizoni në një udhëtim 1 apo 2-ditor në Krujë.

    Kanioni i lumit Dro(jës)

    Ndodhet 4 kilometra ne veri të qytetit të Krujës, në krah të rrugës nacionale Krujë – Qafështamë, ndërmjet Malit të Krujës dhe atij të Bretit. Ka një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe është monument natyre. Mjedisi përreth është pak i prekur nga dora e njeriut, ku bimësia dominuese është mareja, që shërben edhe si frut, ilnja, dafina, ulliri, shqopa, mersini, etj. Kanioni përshkohet nga lumi me të njëjtin emër dhe përgjatë ka shumë ujëvara, njëra pas tjetrës. Përgjatë shtratit të lumit është edhe një burim i madh nëntokësor siç njihet ndryshe edhe burimi i Banacit, që është një shpellë nëntokësore me gjatësi 3 kilometra, pothuajse krejtësisht e paeksploruar, ndërsa në mesin e kanionit, një urë guri si dhe një rrugë e pazakontë e gdhendur e gjitha në shkëmb. Kanioni i lumit Dro njihet ndryshe edhe me emrin “Shkëmbi i Vajës” (Shkëmbi i Vajtimit), pasi këtu thuhet se sipas legjendës, që 90 vajza dhe gra për të mos rënë robinja në duart e turqve, u hodhën nga ky shkëmb përtej në lumë. Toponimi i mbeti si i tillë, pasi nënat vinin e vajtonin këtu çdo ditë. Kjo legjendë është ruajtur me fanatizëm nga banorët e zonës brez pas brezi, deri në ditët e sotme. Për nder të vajzave që u vetëflijuan është ngritur një memorial me mbishkrim, kushtuar sakrificës së tyre.

    Kanioni i lumit Zezë

    Kanioni buron nga Parku Kombëtar i Qafështamës dhe çan përmes malin e Krujës, duke formuar një kanion të mrekullueshëm me gjatësi 3 kilometra. Shpesh guidat turistike ndërmarrin gjatë fundjavave udhëtime në këtë kanion, i ndodhur jo shumë larg Krujës, e ku përgjatë tij ndeshen shumë burime dhe ujëvara spektakolare që gjarpërojnë përgjatë rrugës mesjetare Shkodër-Lezhë-Dibër, e në mesin e kanionit, ndodhet edhe ura e gurtë e Abdyl Agës.

    Mali i Krujës

    Mali bën pjesë në vargmalin Krujë-Dibër dhe ka një lartësi prej 1176 metrash, mbi nivelin e detit, si dhe një sipërfaqe prej 1408 hektarësh. I përshtatshëm për piknik dhe ecje alpine, ky mal ngrihet si një kala natyrore mbi qytetin e Krujës, me gremina të thepisura, bimë mesdhetare, e shumëllojshmëri bimësh mjekësore. Karakteristikë për malin e Krujës është pisha e Rrobullës, që ndodhet në anën perëndimore, e që zbret deri në 800 metra lartësi.

    Mali i Kavanijes

    Mali i Kavanijes ka lartësinë 1421 metra dhe ndodhet në lartësitë e Krujës, rreth 8 kilometra nga qyteti. Ai ndan malësinë e Krujës në dy zona etnokulturore: Në zonën e Kurbinit, që ndodhet nga ana veriore e malit dhe në zonën e Bendës, që ndodhet në anën jugore. Emrin “kava nije”, mendohet se, e ka marrë nga një kavo gjigante, e cila ndodhej e varur nga maja e malit, që sipas banorëve, kjo kavo përdorej për ankorimin e anijeve në lashtësi. Specialistët dhe historianët kanë gjetur gjurmë të qeramikës dhe gurë të çmuar në majën e këtij mali, por gojëdhënat flasin se aty duhet të ketë qenë vendosur një kambanë e madhe, e cila vihej në lëvizje nëpërmjet kavos gjigante, deri në fund të malit. Maja e malit përbëhet nga dy shkëmbinj gjigant me një të çarë në formë kanioni në mes të tyre, ku mendohet se ka qenë e varur kambana. Meqë kavoja ishte tejet e trashë dhe ngjasonte me kavot e ankorimit të anijeve, banorët e kanë quajtur atë “kavo e anijes”, – një toponim i mbetur kështu edhe malit të Kavanijes.

    Ujërat termale Bilaj

    Ujërat termale u zbuluan rastësisht duke kërkuar për ujë të pijshëm, e ndodhen në fshatin Bilaj, në perëndim të Fushë-Krujës. Ato kanë temperaturë prej 60 gradësh dhe janë të pasura me squfur, e kripëra të ndryshme që i japin ngjyrë të gjelbër të hapur. Në vitet 1971-1975, përfundoi edhe ndërtimi i qendrës së posaçme kurative për të sëmurët me reumatizëm, ndërsa sot është një qendër e modernizuar që ofron shërbime të ndryshme.

    Hurdha e Kecit

    Ky toponim haset pothuajse në gjithë territorin e Krujës, pasi aty ka burime dhe ujëvara të shumta. Hurdha e Kecit ndodhet në fshatin Noje, 6 kilometra në lindje të qytetit të Krujës, në një prej degëzimeve të lumit Dro. Është një ujëvarë me lartësi 15-20 metra, me një pamje mjaft piktoreske. Për këtë ujëvarë ekziston edhe një legjendë ku thuhet se ka jetuar “E bukura e ujit”, e cila dilte çdo mëngjes në breg, thahej dhe krihej nën rrezet e diellit, e zhytej sërish në ujë, pasdite vonë. Banorët e zonës thonë se e kanë përdorur këtë ujëvarë si vend pelegrinazhi (rit pagan), pasi besojnë në fuqinë shëruese të kësaj ujëvare.

    burimi: gazetasi.al
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 06-07-2019 më 16:23

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •