Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 19 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anėtarėsuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Mosha
    38
    Postime
    137
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Lightbulb Charles Bukowski

    Charles BUKOWSKI


    poezia



    duhet
    shumė

    dėshpėrim

    pakėnaqėsi

    dhe
    zhgėnjim

    pėr tė
    shkruar

    nja
    disa
    poezi
    tė mira.

    nuk ėshtė
    pėr
    secilin

    as pėr

    ta
    shkruar

    e bile as pėr

    ta
    lexuar.








    pėrderja

    sikur shumica prej jush, edhe unė kam pasur vende tė ndryshme pune
    ashtu qė ndihem sikur tė m’i kishin nxjerrė rropullitė e barkut e t’m’i
    kishin flakur nė erė.
    rrugės kam takuar disa njerėz tė mirė
    e po ashtu
    edhe asi tė llojit tjetėr.
    ende kur i kujtoj tė gjithė ata
    me tė cilėt kam punuar -
    bile sado qė kanė kaluar dekada -
    Karli
    mė bie ndėr mend i
    pari.

    mė kujtohet Karli: puna jonė e kėrkonte qė
    tė dytė tė mbanim pėrparėse
    tė lidhura mbrapa dhe rreth
    qafės me lidhėse.

    isha vartės i Karlit.
    "e kemi njė punė tė lehtė", mė
    pati thėnė.

    secilėn ditė derisa njė nga njė arrinin shefat tanė
    Karli do tė bėnte njė pėrulje tė lehtė nė bel,
    buzėqeshte, dhe me nojmė koke
    pėrshėndeste secilin: "mirė mėngjesi Dr. Stein",
    ose "mirė mėngjesi z. Day" apo
    Zonja Knight ose nėse dama ishte beqare
    "mirė mėngjesi, Lilly" apo Betty ose Fran.

    Unė kurrė
    s'flisja.

    Karli dukej i brengosur lidhur me kėtė dhe
    njė ditė mė mori mėnjanė: "hej,
    ku n'hamam tjetėrkund do t’i
    kesh dy orė pushim dreke siē i kemi
    kėtu?

    "askund, ma thotė mendja…"

    "ani de, nė rregull, pėr tipat si ti dhe unė,
    punė mė tė mirė s’mund tė gjejmė, krejt ē’na duhet
    kėtu e kemi."
    prisja.

    "prandaj shiko, ėshtė vėshtirė t'u bėsh lajka nė fillim, as
    unė nuk e kisha aq lehtė
    por pas pak kohe e kuptova se kjo
    s'kishte kurrfarė rėndėsie.
    sall u mbylla nė lėvozhgė,
    tash e kam lėvozhgėn time, a e ke tė
    qartė?

    e shikova dhe vėrtet dukej si tė kishte
    lėvozhgė, kishte ēehre si tė maskuar
    dhe sytė i kishte tė pakuptimtė, bosh dhe
    tė pashqetėsuar; shikoja nė guaskė tė shkokėluar e tė rrahur nga
    era dhe shiu.

    disa javė kaluan.
    asgjė nuk ndryshoi: Karli pėrkulej e laritej dhe buzėqeshte
    i paepur, i pėrkryer nė rolin
    e vet.
    qė ne ishim tė dėmtueshėm, kjo ndoshta s'kishte rėndėsi pėr

    apo
    qė zotat e mėdhenj mund t'na
    shikonin.

    E bėja punėn
    time.

    atėherė, njė ditė, Karli pėrsėri mė
    tėrhoqi mėnjanė.

    "dėgjo, Dr. Morely mė ka biseduar
    pėr ty."

    "po?"

    "mė ka pyetur se ē'dreqin
    ke."

    "ēka i ke
    thėnė?"

    "i kam thėnė se je i
    ri."

    "tė falemnderit."

    si e mora rrogėn, e braktisa
    punėn

    megjithatė

    edhe mė tej
    duhej
    tė pranoja punė tė
    ngjashme
    dhe
    derisa shikoja
    Karlėt e rinj
    mė nė fund i fala tė gjithė
    pėrveē veten:

    duke qenė i dėmtueshėm ngandonjėherė e bėn
    njeriun
    tė ēuditshėm
    pothuajse
    tė papunėsueshėm
    shumė tė
    urryer -
    shėrbėtor tė paaftė tė
    iniciativės
    sė lirė.



    vdekja po m’i pi purot

    ta dini; sėrish jam kėtu
    i dehur
    po e dėgjoj Ēajkovskin
    nė radio.
    Jezu, e kam dėgjuar para 47
    vjetėsh
    kur isha shkrimtar qė vdiste urie
    e ja tash kėtu
    prapė
    e tash kam fituar famė tė pjesėrishme si
    shkrimtar
    e vdekja bredh
    nėpėr kėtė dhomė
    poshtė-lart
    duke m’i pirė purot e mia
    dhe verėn time me gllėnjka
    tė vockėla
    derisa Ēajku me ngulm merr hakun
    me Pathetiquen e vet,
    njėfarė rrugėtimi ka qenė
    e i gjithė fati qė pata pasur qe
    ai qė zaret i pata hedhur bash
    ashtu si duhej:
    vdisja urie pėr artin tim, vdisja sall qė t’i
    shtija nė dorė 5 minuta tė mallkuar, 5 orė,
    5 ditė –
    e krejt ēka doja ishte ta nxirrja fjalėn
    prej vetes;
    fama, paraja, s’e ēaja fare kokėn pėr to:
    doja sall ta nxirrja atė fjalė nga vetja
    e ata mė donin buzė presės sė stampimit,
    linjės sė montimit nė fabrikė
    donin tė bėhesha magacinier nė
    shtėpi mallrash.

    mirė de, thotė vdekja, derisa endej nėpėr dhomė,
    kot e ke do tė tė rrėmbej
    ēfarėdo qė tė kesh qenė:
    shkrimtar, shofer taksie, kodosh, kasap,
    parashutist, do tė tė kap…

    mirė e ke zemėr, i them.

    e tash pijmė sė bashku
    derisa 1 pas mesnate kalon mengadalė nė 2
    pas mesnate dhe
    sall ajo e di ēastin
    e duhur, por unė pėrnjėmend e
    kam mashtruar: i kam pasur
    5 minutat e mi tė mallkuar
    e bile, bile edhe mė
    tepėr.


    mollok shkėmbi

    Nina ishte mė e zorshmja ndėr
    tė gjithat,
    zoēka mė e tukeqtė tė cilėn e kam njohur
    deri nė atė ēast
    dhe derisa rrija ashtu pėrballė
    tv tim bardhė e zi
    qė e pata blerė nė dyqanin e gjėrave tė pėrdorura
    e shikoja lajme
    kur dėgjova njė
    zė tė dyshimtė
    nga kuzhina
    dhe vrapova atje
    dhe e pashė atė me
    shishe whiskey tė plotė –
    tė 5stė –
    dhe me shishe nė dorė
    ishte nisur tė dalė kah dera e pasme
    e verandės
    por unė e kapa dhe ia
    mbėrtheva shishen.
    “nėma shishen, moj
    kurvicė e shkėrdhyer!”
    dhe ia filluam tė kacafytemi rreth
    shishes
    dhe t’ju them drejt
    goxha mirė
    mė pati
    munduar
    por
    mė nė fund ia mora
    dhe i thashė qė ta
    bajė bishtin nga banesa
    ime.
    jetonte nė tė njėjtėn ndėrtesė
    vetėm se nė pjesėn e mbramė
    nė katin e sipėrm.

    e kyēa derėn
    mora shishen dhe
    gotėn
    dhe shkova te divani
    u ula dhe
    e ēela shishen dhe ia
    mbusha vetes njė pije tė
    mirė.

    e shkyēa tv dhe
    rrija ashtu
    duke menduar se ēfarė zoēke
    e mbrapshtė
    qe Nina.
    mė ranė ndėr mend
    bile
    nja dhjetė mutsihane
    qė m’i pati
    bėrė.

    ēfarė kurve,
    ēfarė gruaje molloku.

    rrija ashtu duke pirė whiskey
    mė gllėnjka tė vockėla
    dhe pyesja veten
    ē’hamam kėrkoja
    me Ninėn.

    e atėherė u dėgjua
    trokitja nė
    derė.
    qe shoqja e Ninės,
    Helga.

    “ku ėshtė Nina?”
    pyeti.

    “u pėrpoq t’ma vjedhė
    whiskeyin, dhe ia
    dhashė njė shqelm
    ****ėve.”

    “mė ka thėnė tė takohem
    me tė kėtu.”

    “pėr ē’arsye?”

    “thotė se ajo dhe unė
    do ta bėjmė atė punė
    para teje
    sall pėr 50 dollarė”.

    “25 dollarė”.

    “ajo tha 50”.

    “siē po e sheh nuk ėshtė
    kėtu... deshe tė pish
    diē?”

    “ta merr mendja...”

    ia solla gotėn Helgės
    ia mbusha
    me whiskey.
    e piu
    njė gllėnjkė.

    “ndoshta” tha ajo,
    “do tė duhej ta marr
    Ninėn.”

    “s’dua t’ia shoh sytė
    kėtu.”

    “pse, or?”

    “sepse ėshtė kurvė.”

    Helga e mbaroi
    pijen dhe unė ia
    mbusha edhe njė.
    e piu njė
    gllėnjkė.

    “Benny m’thotė se jam
    kurvė, unė nuk jam
    kurvė.”

    Benny qe tipi
    me t’cilin
    bashkėjetonte.

    “e di se s’je
    kurvė, Helgė.”

    “tė falemnderit. S’ke farė
    muzike?”

    “sall radio...”

    e shikoi
    u ēua
    dhe e
    ndezi,
    njėfarė muzike filloi
    tė kumbojė.

    Helga filloi tė
    vallėzonte
    duke mbajtur gotėn me
    whiskey nė njėrėn
    dorė.
    qe valltare e
    dobėt
    dukej
    qesharake.


    pushoi sė vallėzuari
    e hurbi pijen
    rrokullisi gotėn pėrmbi
    qilim
    pastaj u vėrsul drejt
    meje
    ra nė gjunj
    ma hapi zinxhirin
    dhe nė ēastin tjetėr
    veē ishte
    poshtė
    dhe i demonstronte marifetllėqet e veta.

    e rrėkėlleva
    pijen
    e mbusha edhe njė.

    qe e
    mirė.
    kishte
    diplomuar
    nė njėfarė kolegji diku nė
    lindje.

    “jepi, Helgė,
    jepi!”

    atėherė u dėgjua trokitja e
    zėshme

    derė.

    “HANK, A ĖSHTĖ HELGA
    TE TI?”

    “KUSH?”

    “HELGA!”

    “SALL NJĖ ĒAST!”

    “JAM NINA, ĖSHTĖ DASHUR TĖ
    TAKOHEMI KĖTU ME
    HELGĖN, KEMI NJĖ
    BEFASI TĖ VOCKĖL PĖR
    TY!”

    “DESHE T’MA VJEDHĖSH
    WHISKEYN, MOJ
    KURVĖ!”

    “HANK, LERMĖ TĖ
    HYJ!”

    “kėnaqu, Helgė,
    kėnaqu!”

    “HANK!”

    “Helgė, ti kurvė e stėrqime...
    Helgė! Helgė! Helgė!!”

    u largova dhe u
    ēova

    “lėre tė hyjė.”

    shkova deri nė
    banjo.

    kur dola tė dyjat
    rrinin nė dhomė
    duke pirė whiskey e cigare
    dhe me diē zėshėm
    qeshnin.
    atėherė mė
    panė.

    “50 copė”, tha Nina.

    “25 copė”, u pėrgjigja.

    “atėherė
    s’duam.”

    “atėherė mosni.”

    Nina shfryu
    dufin.
    “dakord, ti
    bastard i lirė, 25
    copė!”

    pastaj u ēua dhe
    filloi tė
    zhveshet.

    ishte mė kryeneēja
    ndėr
    tė gjithat.

    Helga u ēua dhe
    filloi tė
    zhveshet.

    ia mbusha vetes
    pijen.
    “ngandonjėherė pyes veten
    se ē’hamam po
    ndodh
    kėndejpari”,
    thashė.

    “mos kij
    merak fare, babėlok
    thjesht
    merre shtruar kėtė gjendje!”

    “sall ta di se ēfarė
    pritet prej meje
    tė bėj?”

    “bėj
    ēfarėdo hamam
    qejfi
    qė ta kėnda”,
    u pėrgjigj Nina
    derisa ***** i
    shkėlqente
    nė dritėn
    e llambės.




    turma


    ata kanė qejf tė mblidhen dhe tė bėjnė muhabet tėrė natėn e
    lume derisa ua mbushi gotat me verė.
    gruas sime mė duket se nuk i pengojnė edhe vjehrra ime
    kėnaqet me ta.
    kėmbime tė vogla derisa orėt i kanė
    hequr duart e kėmbėt,
    kokat i kanė ēuar nė **** tė s’amės.
    s’mund tė besoj se po
    rrinė kėtu.
    s’mund t’u besoj fjalėve e as qeshjes sė
    tyre.
    nuk kam ide se ē’hamam kėrkojnė kėtu.
    askėnd s’e kam ftuar.
    jam burrė.
    mė duhet tė veproj nė mėnyrė tė qytetėruar.
    mė duhet tė sillem si ata.
    megjithatė do tė jetoj edhe pas tyre.
    kjo natė nuk do tė mė shndėrrojė nė ta.

    ka pasur raste kur i kam pėrzėnė tė
    tillėt.
    por ma vonė dėgjoja
    se ēfarė bishe kam qenė.

    e tash po rri me ta,
    po pėrpiqem tė dėgjoj.
    bile herė pas here e them nga ndonjė fjalė.
    nuk kanė ide se si ndihem.

    jam posi kirurg qė operon nyjen,
    qė ekzaminon natyrėn malinje.
    ēuditėrisht, s’ka asgjė pėr t’u mėsuar.

    “natėnemirė, natėnemirė, kini kujdes nė
    vozitje.”

    pas qė ikin
    vendi vetvetiu rimodelohet,
    macet dalin nga fshehja,
    e unė e kam ēastin e parė tė
    qetė.

    gruaja ime dhe unė rrimė sė bashku.
    nuk them gjė pėr kėta qė
    ikėn.
    hėna shndrit nėpėr
    dyert e xhamta
    e jeta la nė mua
    sipėrfaqe tė kėndshme.
    i kam mbijetuar
    edhe
    njė
    herė.


    nė Karlton larg Western Ave.

    derisa qiratė rriten tjetėrkund
    kėtu vijnė tė jetojnė
    tė vobektit
    njerėzit nė asistencė sociale dhe kredi
    familje tė mėdha me punė tė kėqija
    dhe vetmitarė tė ēuditshėm
    qė presin tė vdesin
    nė konvikte pleqėsh.

    kėtu mes salloneve pėr masazh
    pengtoreve
    dyqaneve pėr pije
    tė zėnė nė smog dhe nė rraskapitje
    bile edhe qentė duken tė
    tė paaftė pėr kurrgjė
    nuk lehin as
    nuk i ndjekin macet,
    e macet shėtisin poshtė-lart
    rrugėve
    dhe kurrė nuk gjuajnė zogj
    zogjtė janė kėtu pranė nesh -
    veē se nuk mund t'i shihni
    mund sall t'i dėgjoni
    diku
    rreth 3:30 nė mėngjes
    pasi qė edhe prostituta e mbramė mė nė fund tė
    jetė qirė.

    qiratė edhe kėtu rriten
    por nė krahasim me tė tjerėt
    ne jetojmė falas
    ngase askush nuk dėshiron tė jetojė me
    dikė tė ngjashėm si ne.
    asnjėri prej nesh nuk ka automobil tė ri
    shumica prej nesh ecėn
    dhe nuk na ndien se kush do t’i fitojė
    zgjedhjet.

    por edhe ne kemi rrahės
    grash kėtu
    bash si edhe tė tjerėt
    edhe rrahės fėmijėsh
    bash si edhe tė tjerėt
    edhe maniakė seksualė
    edhe aparate televizive
    bash si tė tjerėt

    edhe ne do tė vdesim
    bash si tė tjerėt
    veē se pak mė herėt edhe do tė hamė
    bash si tė tjerėt
    veē se me ushqim mė tė lirė
    edhe gėnjejmė
    bash si tjerėt
    sall me mė pak
    imagjinatė.
    dhe sado qė prostitutat tona nuk duken
    aq bukur si gratė tuaja
    kujtoj se macet tona edhe zogjtė edhe qentė tanė
    janė mė tė mirė
    dhe mos harroni edhe
    qiraja.



    sall njė ėshtė Cervantes

    s’ka dobi, mė duhet tė pranoj,
    kam rėnė nė bllokadėn e parė
    tė pėrnjėmendtė tė krijimtarisė
    pas mė shumė se
    5 dekadash
    shtypjeje.
    i kam do arsyetime:
    qe njė kohė jam i
    sėmurė
    dhe po i afrohem moshės
    70 – vjeēe.
    e kur iu afroheni tė
    70 gjithnjė mendoni mbi
    mundėsinė e tė
    huqurit.
    por mė ngushėllon
    fakti se
    Cervantes
    veprėn e tij mė tė mirė e ka shkruar
    nė moshėn
    80 vjeēare.
    por sa
    Cervantesė
    ka?

    mė pat llastuar
    lehtėsia me tė cilėn i krijoja
    gjėrat,
    atėherė u paraqit
    kjo ngecje
    e teveqeltė.

    e tash
    me kapsllėk shpirtėror
    jam bėrė zemėrak,
    dy herė i kam bėrtitur gruas
    kėsaj jave,
    njė herė duke e thyer gotėn
    nė sqoll.
    sjellje e pahijshme,
    nerva tė dobėt,
    stil i
    keq.

    do tė detyrohem ta pranoj kėtė
    bllokadė krijimtarie.
    n’dreq tė mallkuar le tė vejė ēdo gjė,
    jam i lumtur qė jam gjallė,
    jam i lumtur qė nuk kam
    kancer.
    jam i lumtur nė njė qind
    mėnyra tjera.
    ngandonjėherė natėn
    nė shtrat
    nė njė a dy pas mesnate
    mendoj mbi kėtė
    se sa i lumtur jam
    dhe kjo mė mban
    zgjuar.

    e sa pėr tani, unė kaherė kam shkruar me
    egoizėm, qė domethėnė, pėr ta kėnaqur
    vetveten.
    duke i vėnė gjėrat nė letėr, mė lehtė
    kam mundur tė
    jetoja me to.

    tash, kjo ka
    marrė fund.

    po i shikoj pleqtė tjerė me bastunė
    si rrinė nėpėr banka nė stacion autobusi,
    i zgurdullojnė sytė nė diell dhe
    gjė s’shohin.
    dhe e di qė ka ende
    pleq
    nėpėr spitale dhe nėpėr shtėpi
    pleqsh
    qė rrinė drejt nė krevatet
    e veta
    qė llomotisin mbi
    oturak.
    vdekja s’ėshtė gjė, o vėlla,
    jeta ėshtė e
    vėshtirė.

    tė shkruarit ka qenė burim i
    rinisė sime,
    kurvė imja, dashuri imja,
    bixhoz imi.

    zotat mė kanė lazdruar.

    shiko, megjithatė ende jam i
    lumtur,
    ngase tė shkruash mbi
    bllokadė krijimtarie
    ėshtė mė mirė se mos tė shkruash
    fare.


    duke ndenjur pranė IBM

    edhe njė natė vere e qetė dhe me vapė,
    insekte t'imėta sillen rreth gotės sime me verė, shishes
    sime tė verės.

    sėrish mendoj mbi vdekjen time
    derisa simfonia e Brahmsit mbaron nė
    radio.

    kuajt sot s'vrapuan (jo
    kėtu) por ka pasur tė shtėna, vrasje,
    bombardime nė shumė vende tė
    botės.
    njėfarė zėnke
    gjithmonė e kemi
    pranė.

    e vitet kalojnė ngadalė e vitet kalojnė
    shpejt e vitet
    kalojnė.

    duket se s'ka qenė moti kur
    Henry Miller plak ka qenė ende
    gjallė.
    pėrherė gjente vashėza tė reja pėr t'ia fshirė
    pluhurin nga abazhuri, tė pozojnė pėr tė, e qė t’i pėrgatisnin
    mezetllėqe t'imta.
    ēfarė dashnori, kurrė s'ėshtė ngopur me
    to.

    sidoqoftė, 5 macet e mia nuk e durojnė vapėn, rrinė
    pėrjashta pėrposh kaēubės sė freskėt tė dėllinjės
    dhe mė dėgjojnė si
    shtyp.
    ngandonjėherė mė sjellin dhurata:
    zogj apo minj.
    atėherė kemi mosmarrė-
    veshje tė lezetshme.
    e ato zbythėn
    mė shikojnė
    e sytė sikur thonė: ky tip nuk ėshtė tamam,
    s'ka haber se kėsisoj
    bėhen kėto punė.

    edhe njė natė vape vere derisa rri kėtu
    dhe prapė po aktroj
    se jam shkrimtar.
    e gjėja mė e keqe
    natyrisht
    ėshtė
    se fjalėt kurrė nuk e kanė
    pėrnjėmend tė vėrshojnė pėr asnjėrin prej
    nesh.

    disa netėve e nxirrja letrėn
    nga makina dhe e
    mbaja mbi
    ēakmak, shkrepja
    dhe prisja tė shihja
    rezultatin.

    "Hank, prapė po djeg diēka?"
    pyeste gruaja ime.

    sidoqoftė, tash nė radio lėshojnė edhe njė
    kompozitor tjetėr
    dhe ajo qė ai mund tė bėjė me notat e veta
    ėshtė goxha e kufizuar.
    jam krenar shkaku i tij, por
    nė tė njėjtėn kohė edhe i pikėlluar.

    radio ėshtė i moēėm dhe i pluhurosur
    edhe ai mė drejtohet
    pėrmes
    altoparlantit.

    duket se fshihet aty diku brenda
    e unė dua ta ngushėlloj, gjoja:
    "mė vjen keq, o shok i shkretė, por
    krijimtaria i ka kufijtė e
    vet".

    edhe njė natė vape vere
    edhe njė fletė letre nė kėtė makinė.
    edhe mė shumė insekte, edhe mė shumė cigare nė
    kėtė dhomė, kėsaj here, urra, urra, i humbur
    nė mizorinė lemeritėse tė ditės
    altoparlanti nė radio fillon tė oshėtijė, tė dridhet
    derisa kompozitori shkarkohet nė mua, ėshtė i mirė
    biri i bushtrės
    aq i guximshėm pėrkundėr kufizimeve tė veta
    derisa macet presin nėn kaēubėn
    e dėllinjes e unė i qes vetes edhe mė shumė verė, edhe mė shumė verė,
    edhe mė shumė.


    redaktori

    rrinte ulur nė kuzhinė pranė tavolinės sė vogėl nė qoshe
    duke lexuar dorėshkrimet duke shkruar nga njė refuzim tė shkurtėr
    mbi secilin duke ia vėn nga njė kapse letrash pastaj
    i fuste prapė nė zarfat bojėkafe prej
    manile.

    kishte qenė duke lexuar mė shumė se njė orė e tridhjetė e pesė
    minuta dhe s'kishte pas gjetur bash asnjė poezi

    pra do tė duhej tė vepronte si zakonisht
    pėr numrin e ardhshėm: t'i shkruante poezitė vet dhe
    t'ua trillonte emrat autorėve.

    nė ē'hamam treti talenti?

    nė 3 dekadat e fundit poetėt janė
    zhdukur
    plotėsisht ishte sikur tė lexoje gjėra
    nga shtėpia e
    tė krisurve.

    por
    Rabowskin do ta ruante
    pėr nė fund

    Rabowski kishte ēuar 8 apo dhjetė poezi nė tufė
    por gjithmonė nė to mund tė gjeje njė apo dy
    tė mira.

    psherėtiu dhe i nxori poezitė e
    Rabowskit.

    mengadalė i lexoi dhe e pėrfundoi leximin

    u ēua dhe shkoi te frigoriferi
    mori
    njė konservė birre e hapi dhe prapė u
    ul

    sėrish i lexoi poezitė tė gjitha
    ishin tė dobėta bile edhe Rabowski
    kishte ngrėnė ***.

    redaktori nxori kartelėn e shtypur ku shkruante se poezitė refuzohen dhe shkroi "mbase paske pasur javė tė
    mbrapshtė."
    pastaj i ktheu poezitė nė
    zarfė manile e mbylli e hodhi
    nė maje tė turrės pėr postim

    atėherė mori birrėn u ul nė divan buzė
    gruas

    ajo shikonte John Carsonin
    edhe ky e shikoi

    Carson ishte i dobėt Carson e dinte se ishte i dobėt por
    s'mund tė bėnte kurrnjėsend mbi kėtė
    ēėshtje.

    redaktori u ēua me konservėn e birrės dhe
    nisi tė ngjitet
    shkallėve.

    "ku po shkon?" e pyeti
    gruaja.

    "nė shtrat tė fle."

    "por herėt ėshtė."

    "nė **** tė s'amės edhe unė e di!"

    "ani de s'ke nevojė tė sillesh bash
    kėsisoj!"

    ai u fut nė dhomėn e fjetjes e stėrqoku
    butonin nė mur
    u shfaq njė shkrepėtimė e shkurtėr drite dhe pastaj
    drita sipėr kokės sė tij u
    sos.

    u ul nė cep tė shtratit dhe e pėrfundoi
    birrėn nė
    terr.



    vullkan i shuar

    baristi nė lokalin e Mussos
    mė mban mend nga koha kur
    isha
    nė zhele,
    dhe rrija
    i mbėshtetur pėr druri
    me gruan
    mė tė keqe e mė tė zėshme
    dhe
    kur
    pinim tepėr
    derdhnim pije
    e bėheshim tė
    pasjellshėm.

    tash
    futem
    heshturi me ndonjė
    intervistues
    regjisor filmi
    apo me ndonjė
    aktor
    apo
    me gruan time
    dhe me njė a
    dy miq tė
    respektuar.

    e pastaj
    herė pas here
    e vėrej baristin
    si mė shikon
    dhe e di
    se e kujton
    atė kohė
    dhe si
    ishte atėherė
    dhe ia kthej
    shikimin
    e sytė e mi
    ia ēojnė
    porosinė:
    unė jam ai bash i
    njėjti, loco, sall
    rrethanat
    kanė
    ndryshuar
    por
    unė jam
    bash i njėjti.

    e pastaj
    prapė i kthehem
    atij
    mė kėdo
    qė rri
    dhe mė duket
    se
    edhe ata mendojnė,
    se kur
    do tė dal mendsh
    pėrsėri?

    ti s’ke kėtu
    ama bash
    kurrgjė, loco,
    pėrveē se
    tė presėsh
    e
    tė shikosh.


    rruga e moēme

    ishte flokėzezė
    nga ato qė tė shkallojnė fare
    e qė s’pushtohej lehtė
    dhe pėr besė mbase edhe pata luajtur mendsh
    por pėr ēudi disi mė priu fati dhe ajo vetė mė pushtoi
    nė shtrat ishte vėrtet mbretėreshė kėnaqėsie
    megjithėqė ato punė nuk i bėnim sall nė shtrat
    dhe kur ikte edhe kėsaj i thosha si tė tjerave
    qafėn e thefsh e kurrė mos u kthefsh
    por rodi i tyre zakonisht kthehet
    qoftė te unė qoftė te ndonjė tjetėr mė i mbrapshtė se unė
    bile mė shpesh te ēorodat se te unė

    bukur moti s’e kisha parė
    e kur isha nė hall
    dhe i kisha punėt pisk
    mė binin ndėrmend
    fjalėt e saja dhe qeshja vetmevete
    …kur rehatohej thoshte
    kurrė nuk do tė zbrisja nga kjo maje…
    (i pėlqenin do kėngė tė pėrēudėta: ‘sytė e kaltėr nė tė zbehtė’
    dhe nė ‘shenjtėri’, i thosha si mund tė durosh kėtė hallakamė…
    trus! ma kthente…)
    i pėrshpėrisja oj shtrigė flokėkuqe rri sa tė rrihet
    kėnaqe shpirtin loēkė e shijoje kėnaqėsinė sa je aty…
    sado qė
    edhe vetė e dinte se aty s’mund tė rrinte
    as tėrė ditėn as tėrė natėn
    shkaku i motit tė ligė
    shkaku i motit tė bukur
    shkaku i shkollės
    dhe pasi qė shijonte kėnaqėsinė
    zbriste nga maja
    e mė thoshte
    o teveqel
    kot e ke
    kurrė s’ke pėr tė shkuar nė parajsė
    pse moj shtrigė flokėkuqe (vėrtet donte t’i ngjyroste flokėt
    nė tė kuqe ngase ishte flokėzezė)
    ke bėrė shumė mėkate
    po ēfarė mėkatesh o jogurti im
    dėgjo kėndej dhe mbaje mend mirė kurrė mė
    mos gabo tė quash jogurt
    unė jam ajkė more dėshtak ma kthente
    derisa i binte
    njė hije trishtimi
    e unė e quaja jogurt ngase njėherė ia pata lyer trupin
    me jogurt nė vend se me mjaltė dhe ia pata lėpirė
    atė siē lėpin qeni *****

    …dhe tash sė voni kur e takova
    e pyeta pėr atė vakinė e moēme
    ‘pse mė thoshe kurrė s’do tė shkosh nė parajsė…
    ngase s’mė ke martuar more dėshtak i pėrbetuar
    por si tė tė martoj moj shtriga ime kur unė
    i shkreti s’mund ta mbaj as veten gjallė e lėre mė ty…

    u ndamė
    unė vazhdova rrugės sime tė moēme
    e ajo
    ajo si gjithnjė ktheu diku
    te ndonjė ēorod.



    ajri edhe drita dhe koha e hapėsira

    " - e di. gjithnjė kam pasur telashe
    a gruaja, a puna, diē
    gjithmonė mė pengonte
    por tash
    e kam shitur shtėpinė, e kam gjetur kėtė
    vend, studio tė madh, do tė duhej ta shohėsh hapėsirėn dhe
    dritėn.
    Pėr herė tė parė nė jetė do tė kem vend dhe kohė pėr
    tė krijuar."

    jo zemėr, nėse vėrtet do tė krijosh
    ti do tė krijosh pavarėsisht se a punon
    16 orė nė ditė nė minierė
    apo
    do tė krijosh nė dhomė tė vockėl me 3 fėmijė
    derisa jeton me ndihmė
    sociale
    do tė krijosh me njė pjesė tė trurit
    apo tė trupit tė
    dėmtuar,
    do tė krijosh i verbėr
    sakat
    i ēmendur,
    do tė krijosh edhe kur macja tė zvarritet
    nėpėr shpinė derisa
    i tėrė qyteti dridhet nga tėrmeti, bombardimet,
    vėrshimet dhe zjarri.

    zemėr, ajri edhe drita dhe koha e hapėsira
    s'kanė kurrgjė tė bėjnė me kėtė
    dhe mos krijo asgjė
    pėrveē mbase njė jete mė tė gjatė qė
    tė gjesh arsyetime tė
    reja.


    Pėrktheu: Fadil BAJRAJ
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Postmodern : 26-07-2004 mė 07:00
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  2. #2
    bjondinaa Maska e bonitaa
    Anėtarėsuar
    15-04-2004
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    33
    Postime
    3
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ah Sa NaTe E LuMtUrE
    Ah Sa NaTe E QeTe
    GjItHmOn Me KuJtOhEsH
    NgA OrA 12Te

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anėtarėsuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Mosha
    38
    Postime
    137
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Bukowski- poezi

    Charles Bukowski (1920-1994) ėshtė poeti
    mė i imituar amerikan. Veprat e tij u pėrkthyen
    nė dhjeta gjuhė tė botės. Vdiq nė
    moshėn 74-vjeēare dhe njė numėr i madh
    i shkrimeve tė tij u botuan pas vdekjes.
    Kėto poezi janė marrė nga libri i tij i fundit
    "Slouching Toward Nirvana", ECCO,
    An Imprint of HarperCollinsPublishers,
    qė u botua nė janar tė kėtij viti.


    FILMAT
    Duke vazhduar t'i ndjekim ne i bėjmė
    shumė prej atyre
    producentėve, regjisorėve dhe aktorėve
    shumė tė pasur.
    ata fitojnė miliona dollarė, martohen ndėrmjet
    vete,
    jetojnė nė vila, dhe njė herė nė vit nė ndarjen
    e Ēmimeve tė Akademisė
    mbulojnė vetveten me
    lėvdata. E gjithė kjo i bėnė tė besojnė se
    vėrtet kanė bėrė diē tė rėndėsishme por
    ėshtė vetėm publiku i pa mend qė i shikon
    dhe i
    kapėrdinė kėta qulla tė pa lezet, tė cilėt i
    pasurojnė, i shndėrrojnė disa prej tyre nė tė
    ashtuquajtura
    legjenda, tė cilat mė pas e stėrmadhojnė
    talentin e tyre
    tė keq.
    Budallenjtė i shndėrrojnė budallenjtė tjerė
    nė idhuj.
    Njerėzit e ēojnė huq jetėn e tyre dhe mendjet
    e tyre
    duke ndenjur nė terr
    derisa shumė e mė shumė filma prodhohen.

    BISEDĖ E SHKURTĖR

    Nė rregull, derisa jemi duke kremtuar me
    mirėsi sonte
    dhe derisa muzika e trentė klasike mė pushton
    nga
    radioja ime e vockėl, po e ndez njė puro tė
    kėndshme
    dhe po e kuptoj se ende jam goxha i fortė
    dhe se
    shekulli i XXI gati mė ka zėnė
    Po eci pa u ndier drejt orės 5 tė mėngjesit
    nė kėtė natė tė errėt.
    Pesė macet e mia hyjnė e dalin, duke mė
    kėrkuar,
    i kam pėrkėdhelur, u kam folur, ato
    janė plot me frika tė tyre vetjake tė farkėtuara
    nga shekujt
    e mėparshėm tė vrazhdėsisė dhe keqtrajtimit
    por kujtoj se ato mė duan aq sa munden,
    sidoqoftė, ajo qė po pėrpiqem tė them kėtu
    ėshtė se tė shkruarit tash ėshtė po aq
    ngazėllyese dhe i marrė dhe
    bash rrezikim i madh pėr mua aq sa ka
    qenė gjithmonė, ngase vdekja
    pas gjithė kėtyre viteve
    shėtit nėpėr dhomė me mua tash dhe mė
    flet me butėsi,
    duke mė pyetur, a mendon se ende je
    shkrimtar
    i vėrtetė? A je i kėnaqur me atė qė ke bėrė?
    dėgjo, lėrmė ta pi njė nga ato
    purot.
    Shėrbehu, halabake, i them.
    Vdekja e ndezė dhe ne rrimė ndenjur pa
    folur pėr njė copė herė.
    mund ta ndiej kėtu me mua.
    A nuk tė merr malli pėr egėrsinė
    e rinisė? Mė nė fund mė pyet.
    Jo edhe aq shumė, i them.
    Por a nuk tė vjen keq pėr gjėrat
    qė kanė tretur?
    Aspak, i them.
    A nuk tė mungojnė, Ajo mė pyet me dredhi,
    vashat
    qė tė futeshin nėpėr dritare?
    E gjitha qė sillnin ishin lajme tė kėqija, i
    them asaj
    Mirėpo iluzioni, ajo thotė, a nuk tė mungon
    iluzioni?
    Ta merr mendja, pse ty jo, a? e pyes.
    Unė nuk kam iluzione, ajo thotė
    trishtueshėm.
    Mė fal, kam harruar pėr njė gjė tė tillė, i
    them, pastaj i afrohem
    dritares.
    I patrembur dhe ēuditėrisht i kėnaqur
    pėr tė shikuar shkrepjen e agut
    tė ngrohtė.

    DIĒKA PO TROKET NĖ
    DERĖ
    Njė dritė e bardhė e madhe agon pėrgjatė
    kontinentit
    derisa u servilosemi traditave tona tė dėshtuara,
    shpesh vrasim pėr t'i ruajtur ato
    ose ngandonjėherė vrasim sall pėr tė
    vrarė.
    Nuk duket tė ketė farė rėndėsie: pėrgjigjet
    tunden bash
    te e pakapshmja,
    dora s'i kap, mendja s'i kap.
    Udhėheqėsit e tė kaluarės ishin tė pamjaftueshėm,
    Udhėheqėsit e tanishėm janė tė papėrgatitur.
    Fort shtrėngohemi e mblidhemi kulaē nė
    shtrat natėn dhe presim.
    Ėshtė pritje e pa shpresė, mė shumė sikur
    lutje pėr dėshirė tė pamerituar.
    E gjitha duket shumė e mė shumė sikur film
    i njėjtė
    i vjetėr.
    Aktorėt janė tė tjerė ama fabula ėshtė e
    njėjtė:
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime

    Kjo me duket e lezetshme :D

    Revolte ne prapavije

    Sapo kam shpenzuar nje-ore-e-gjysem
    duke gjymtuar te te nesermes
    karta.
    kur do t’ja nis me poezite?
    epo, atyre vetem do t’ju duhet te presin
    do t’ju duhet te ngrohin kembet ne
    paradhome
    ku do te ulen duke bere thashetheme per
    mua
    “ky Ēinaski, a nuk e kupton qe
    pa ne ai para shume kohesh
    do kishte rrjedhur, vdekur?”
    “ai e di kete, por mendon se mund te na mbaje
    ne sqepin e tij dhe te na therrase.”
    “ai eshte nje mosmirenjohes!”
    “le t’ja bllokojme frymezimin!”
    “po!”
    “po!”
    “po!”
    poezite e vogla perplasin kembet me kenaqesi
    dhe qeshin.
    pastaj ajo me e madhja ēohet dhe
    ec drejt deres.
    “hej, ku po shkon?” e
    pyesin.
    “diku ku me
    vleresojne.”
    pastaj, ajo
    dhe te tjerat
    veniten.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anėtarėsuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Mosha
    38
    Postime
    137
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Charles BUKOWSKI


    poezia


    duhet
    shumė

    dėshpėrim

    pakėnaqėsi

    dhe
    zhgėnjim

    pėr tė
    shkruar

    nja
    disa
    poezi
    tė mira.

    nuk ėshtė
    pėr
    secilin

    as pėr

    ta
    shkruar

    e bile as pėr

    ta
    lexuar.








    pėrderja

    sikur shumica prej jush, edhe unė kam pasur vende tė ndryshme pune
    ashtu qė ndihem sikur tė m’i kishin nxjerrė rropullitė e barkut e t’m’i
    kishin flakur nė erė.
    rrugės kam takuar disa njerėz tė mirė
    e po ashtu
    edhe asi tė llojit tjetėr.
    ende kur i kujtoj tė gjithė ata
    me tė cilėt kam punuar -
    bile sado qė kanė kaluar dekada -
    Karli
    mė bie ndėr mend i
    pari.

    mė kujtohet Karli: puna jonė e kėrkonte qė
    tė dytė tė mbanim pėrparėse
    tė lidhura mbrapa dhe rreth
    qafės me lidhėse.

    isha vartės i Karlit.
    "e kemi njė punė tė lehtė", mė
    pati thėnė.

    secilėn ditė derisa njė nga njė arrinin shefat tanė
    Karli do tė bėnte njė pėrulje tė lehtė nė bel,
    buzėqeshte, dhe me nojmė koke
    pėrshėndeste secilin: "mirė mėngjesi Dr. Stein",
    ose "mirė mėngjesi z. Day" apo
    Zonja Knight ose nėse dama ishte beqare
    "mirė mėngjesi, Lilly" apo Betty ose Fran.

    Unė kurrė
    s'flisja.

    Karli dukej i brengosur lidhur me kėtė dhe
    njė ditė mė mori mėnjanė: "hej,
    ku n'hamam tjetėrkund do t’i
    kesh dy orė pushim dreke siē i kemi
    kėtu?

    "askund, ma thotė mendja…"

    "ani de, nė rregull, pėr tipat si ti dhe unė,
    punė mė tė mirė s’mund tė gjejmė, krejt ē’na duhet
    kėtu e kemi."
    prisja.

    "prandaj shiko, ėshtė vėshtirė t'u bėsh lajka nė fillim, as
    unė nuk e kisha aq lehtė
    por pas pak kohe e kuptova se kjo
    s'kishte kurrfarė rėndėsie.
    sall u mbylla nė lėvozhgė,
    tash e kam lėvozhgėn time, a e ke tė
    qartė?

    e shikova dhe vėrtet dukej si tė kishte
    lėvozhgė, kishte ēehre si tė maskuar
    dhe sytė i kishte tė pakuptimtė, bosh dhe
    tė pashqetėsuar; shikoja nė guaskė tė shkokėluar e tė rrahur nga
    era dhe shiu.

    disa javė kaluan.
    asgjė nuk ndryshoi: Karli pėrkulej e laritej dhe buzėqeshte
    i paepur, i pėrkryer nė rolin
    e vet.
    qė ne ishim tė dėmtueshėm, kjo ndoshta s'kishte rėndėsi pėr

    apo
    qė zotat e mėdhenj mund t'na
    shikonin.

    E bėja punėn
    time.

    atėherė, njė ditė, Karli pėrsėri mė
    tėrhoqi mėnjanė.

    "dėgjo, Dr. Morely mė ka biseduar
    pėr ty."

    "po?"

    "mė ka pyetur se ē'dreqin
    ke."

    "ēka i ke
    thėnė?"

    "i kam thėnė se je i
    ri."

    "tė falemnderit."

    si e mora rrogėn, e braktisa
    punėn

    megjithatė

    edhe mė tej
    duhej
    tė pranoja punė tė
    ngjashme
    dhe
    derisa shikoja
    Karlėt e rinj
    mė nė fund i fala tė gjithė
    pėrveē veten:

    duke qenė i dėmtueshėm ngandonjėherė e bėn
    njeriun
    tė ēuditshėm
    pothuajse
    tė papunėsueshėm
    shumė tė
    urryer -
    shėrbėtor tė paaftė tė
    iniciativės
    sė lirė.



    vdekja po m’i pi purot

    ta dini; sėrish jam kėtu
    i dehur
    po e dėgjoj Ēajkovskin
    nė radio.
    Jezu, e kam dėgjuar para 47
    vjetėsh
    kur isha shkrimtar qė vdiste urie
    e ja tash kėtu
    prapė
    e tash kam fituar famė tė pjesėrishme si
    shkrimtar
    e vdekja bredh
    nėpėr kėtė dhomė
    poshtė-lart
    duke m’i pirė purot e mia
    dhe verėn time me gllėnjka
    tė vockėla
    derisa Ēajku me ngulm merr hakun
    me Pathetiquen e vet,
    njėfarė rrugėtimi ka qenė
    e i gjithė fati qė pata pasur qe
    ai qė zaret i pata hedhur bash
    ashtu si duhej:
    vdisja urie pėr artin tim, vdisja sall qė t’i
    shtija nė dorė 5 minuta tė mallkuar, 5 orė,
    5 ditė –
    e krejt ēka doja ishte ta nxirrja fjalėn
    prej vetes;
    fama, paraja, s’e ēaja fare kokėn pėr to:
    doja sall ta nxirrja atė fjalė nga vetja
    e ata mė donin buzė presės sė stampimit,
    linjės sė montimit nė fabrikė
    donin tė bėhesha magacinier nė
    shtėpi mallrash.

    mirė de, thotė vdekja, derisa endej nėpėr dhomė,
    kot e ke do tė tė rrėmbej
    ēfarėdo qė tė kesh qenė:
    shkrimtar, shofer taksie, kodosh, kasap,
    parashutist, do tė tė kap…

    mirė e ke zemėr, i them.

    e tash pijmė sė bashku
    derisa 1 pas mesnate kalon mengadalė nė 2
    pas mesnate dhe
    sall ajo e di ēastin
    e duhur, por unė pėrnjėmend e
    kam mashtruar: i kam pasur
    5 minutat e mi tė mallkuar
    e bile, bile edhe mė
    tepėr.


    mollok shkėmbi

    Nina ishte mė e zorshmja ndėr
    tė gjithat,
    zoēka mė e tukeqtė tė cilėn e kam njohur
    deri nė atė ēast
    dhe derisa rrija ashtu pėrballė
    tv tim bardhė e zi
    qė e pata blerė nė dyqanin e gjėrave tė pėrdorura
    e shikoja lajme
    kur dėgjova njė
    zė tė dyshimtė
    nga kuzhina
    dhe vrapova atje
    dhe e pashė atė me
    shishe whiskey tė plotė –
    tė 5stė –
    dhe me shishe nė dorė
    ishte nisur tė dalė kah dera e pasme
    e verandės
    por unė e kapa dhe ia
    mbėrtheva shishen.
    “nėma shishen, moj
    kurvicė e shkėrdhyer!”
    dhe ia filluam tė kacafytemi rreth
    shishes
    dhe t’ju them drejt
    goxha mirė
    mė pati
    munduar
    por
    mė nė fund ia mora
    dhe i thashė qė ta
    bajė bishtin nga banesa
    ime.
    jetonte nė tė njėjtėn ndėrtesė
    vetėm se nė pjesėn e mbramė
    nė katin e sipėrm.

    e kyēa derėn
    mora shishen dhe
    gotėn
    dhe shkova te divani
    u ula dhe
    e ēela shishen dhe ia
    mbusha vetes njė pije tė
    mirė.

    e shkyēa tv dhe
    rrija ashtu
    duke menduar se ēfarė zoēke
    e mbrapshtė
    qe Nina.
    mė ranė ndėr mend
    bile
    nja dhjetė mutsihane
    qė m’i pati
    bėrė.

    ēfarė kurve,
    ēfarė gruaje molloku.

    rrija ashtu duke pirė whiskey
    mė gllėnjka tė vockėla
    dhe pyesja veten
    ē’hamam kėrkoja
    me Ninėn.

    e atėherė u dėgjua
    trokitja nė
    derė.
    qe shoqja e Ninės,
    Helga.

    “ku ėshtė Nina?”
    pyeti.

    “u pėrpoq t’ma vjedhė
    whiskeyin, dhe ia
    dhashė njė shqelm
    ****ėve.”

    “mė ka thėnė tė takohem
    me tė kėtu.”

    “pėr ē’arsye?”

    “thotė se ajo dhe unė
    do ta bėjmė atė punė
    para teje
    sall pėr 50 dollarė”.

    “25 dollarė”.

    “ajo tha 50”.

    “siē po e sheh nuk ėshtė
    kėtu... deshe tė pish
    diē?”

    “ta merr mendja...”

    ia solla gotėn Helgės
    ia mbusha
    me whiskey.
    e piu
    njė gllėnjkė.

    “ndoshta” tha ajo,
    “do tė duhej ta marr
    Ninėn.”

    “s’dua t’ia shoh sytė
    kėtu.”

    “pse, or?”

    “sepse ėshtė kurvė.”

    Helga e mbaroi
    pijen dhe unė ia
    mbusha edhe njė.
    e piu njė
    gllėnjkė.

    “Benny m’thotė se jam
    kurvė, unė nuk jam
    kurvė.”

    Benny qe tipi
    me t’cilin
    bashkėjetonte.

    “e di se s’je
    kurvė, Helgė.”

    “tė falemnderit. S’ke farė
    muzike?”

    “sall radio...”

    e shikoi
    u ēua
    dhe e
    ndezi,
    njėfarė muzike filloi
    tė kumbojė.

    Helga filloi tė
    vallėzonte
    duke mbajtur gotėn me
    whiskey nė njėrėn
    dorė.
    qe valltare e
    dobėt
    dukej
    qesharake.


    pushoi sė vallėzuari
    e hurbi pijen
    rrokullisi gotėn pėrmbi
    qilim
    pastaj u vėrsul drejt
    meje
    ra nė gjunj
    ma hapi zinxhirin
    dhe nė ēastin tjetėr
    veē ishte
    poshtė
    dhe i demonstronte marifetllėqet e veta.

    e rrėkėlleva
    pijen
    e mbusha edhe njė.

    qe e
    mirė.
    kishte
    diplomuar
    nė njėfarė kolegji diku nė
    lindje.

    “jepi, Helgė,
    jepi!”

    atėherė u dėgjua trokitja e
    zėshme

    derė.

    “HANK, A ĖSHTĖ HELGA
    TE TI?”

    “KUSH?”

    “HELGA!”

    “SALL NJĖ ĒAST!”

    “JAM NINA, ĖSHTĖ DASHUR TĖ
    TAKOHEMI KĖTU ME
    HELGĖN, KEMI NJĖ
    BEFASI TĖ VOCKĖL PĖR
    TY!”

    “DESHE T’MA VJEDHĖSH
    WHISKEYN, MOJ
    KURVĖ!”

    “HANK, LERMĖ TĖ
    HYJ!”

    “kėnaqu, Helgė,
    kėnaqu!”

    “HANK!”

    “Helgė, ti kurvė e stėrqime...
    Helgė! Helgė! Helgė!!”

    u largova dhe u
    ēova

    “lėre tė hyjė.”

    shkova deri nė
    banjo.

    kur dola tė dyjat
    rrinin nė dhomė
    duke pirė whiskey e cigare
    dhe me diē zėshėm
    qeshnin.
    atėherė mė
    panė.

    “50 copė”, tha Nina.

    “25 copė”, u pėrgjigja.

    “atėherė
    s’duam.”

    “atėherė mosni.”

    Nina shfryu
    dufin.
    “dakord, ti
    bastard i lirė, 25
    copė!”

    pastaj u ēua dhe
    filloi tė
    zhveshet.

    ishte mė kryeneēja
    ndėr
    tė gjithat.

    Helga u ēua dhe
    filloi tė
    zhveshet.

    ia mbusha vetes
    pijen.
    “ngandonjėherė pyes veten
    se ē’hamam po
    ndodh
    kėndejpari”,
    thashė.

    “mos kij
    merak fare, babėlok
    thjesht
    merre shtruar kėtė gjendje!”

    “sall ta di se ēfarė
    pritet prej meje
    tė bėj?”

    “bėj
    ēfarėdo hamam
    qejfi
    qė ta kėnda”,
    u pėrgjigj Nina
    derisa ***** i
    shkėlqente
    nė dritėn
    e llambės.




    turma

    ata kanė qejf tė mblidhen dhe tė bėjnė muhabet tėrė natėn e
    lume derisa ua mbushi gotat me verė.
    gruas sime mė duket se nuk i pengojnė edhe vjehrra ime
    kėnaqet me ta.
    kėmbime tė vogla derisa orėt i kanė
    hequr duart e kėmbėt,
    kokat i kanė ēuar nė **** tė s’amės.
    s’mund tė besoj se po
    rrinė kėtu.
    s’mund t’u besoj fjalėve e as qeshjes sė
    tyre.
    nuk kam ide se ē’hamam kėrkojnė kėtu.
    askėnd s’e kam ftuar.
    jam burrė.
    mė duhet tė veproj nė mėnyrė tė qytetėruar.
    mė duhet tė sillem si ata.
    megjithatė do tė jetoj edhe pas tyre.
    kjo natė nuk do tė mė shndėrrojė nė ta.

    ka pasur raste kur i kam pėrzėnė tė
    tillėt.
    por ma vonė dėgjoja
    se ēfarė bishe kam qenė.

    e tash po rri me ta,
    po pėrpiqem tė dėgjoj.
    bile herė pas here e them nga ndonjė fjalė.
    nuk kanė ide se si ndihem.

    jam posi kirurg qė operon nyjen,
    qė ekzaminon natyrėn malinje.
    ēuditėrisht, s’ka asgjė pėr t’u mėsuar.

    “natėnemirė, natėnemirė, kini kujdes nė
    vozitje.”

    pas qė ikin
    vendi vetvetiu rimodelohet,
    macet dalin nga fshehja,
    e unė e kam ēastin e parė tė
    qetė.

    gruaja ime dhe unė rrimė sė bashku.
    nuk them gjė pėr kėta qė
    ikėn.
    hėna shndrit nėpėr
    dyert e xhamta
    e jeta la nė mua
    sipėrfaqe tė kėndshme.
    i kam mbijetuar
    edhe
    njė
    herė.


    nė Karlton larg Western Ave.

    derisa qiratė rriten tjetėrkund
    kėtu vijnė tė jetojnė
    tė vobektit
    njerėzit nė asistencė sociale dhe kredi
    familje tė mėdha me punė tė kėqija
    dhe vetmitarė tė ēuditshėm
    qė presin tė vdesin
    nė konvikte pleqėsh.

    kėtu mes salloneve pėr masazh
    pengtoreve
    dyqaneve pėr pije
    tė zėnė nė smog dhe nė rraskapitje
    bile edhe qentė duken tė
    tė paaftė pėr kurrgjė
    nuk lehin as
    nuk i ndjekin macet,
    e macet shėtisin poshtė-lart
    rrugėve
    dhe kurrė nuk gjuajnė zogj
    zogjtė janė kėtu pranė nesh -
    veē se nuk mund t'i shihni
    mund sall t'i dėgjoni
    diku
    rreth 3:30 nė mėngjes
    pasi qė edhe prostituta e mbramė mė nė fund tė
    jetė qirė.

    qiratė edhe kėtu rriten
    por nė krahasim me tė tjerėt
    ne jetojmė falas
    ngase askush nuk dėshiron tė jetojė me
    dikė tė ngjashėm si ne.
    asnjėri prej nesh nuk ka automobil tė ri
    shumica prej nesh ecėn
    dhe nuk na ndien se kush do t’i fitojė
    zgjedhjet.

    por edhe ne kemi rrahės
    grash kėtu
    bash si edhe tė tjerėt
    edhe rrahės fėmijėsh
    bash si edhe tė tjerėt
    edhe maniakė seksualė
    edhe aparate televizive
    bash si tė tjerėt

    edhe ne do tė vdesim
    bash si tė tjerėt
    veē se pak mė herėt edhe do tė hamė
    bash si tė tjerėt
    veē se me ushqim mė tė lirė
    edhe gėnjejmė
    bash si tjerėt
    sall me mė pak
    imagjinatė.
    dhe sado qė prostitutat tona nuk duken
    aq bukur si gratė tuaja
    kujtoj se macet tona edhe zogjtė edhe qentė tanė
    janė mė tė mirė
    dhe mos harroni edhe
    qiraja.



    sall njė ėshtė Cervantes

    s’ka dobi, mė duhet tė pranoj,
    kam rėnė nė bllokadėn e parė
    tė pėrnjėmendtė tė krijimtarisė
    pas mė shumė se
    5 dekadash
    shtypjeje.
    i kam do arsyetime:
    qe njė kohė jam i
    sėmurė
    dhe po i afrohem moshės
    70 – vjeēe.
    e kur iu afroheni tė
    70 gjithnjė mendoni mbi
    mundėsinė e tė
    huqurit.
    por mė ngushėllon
    fakti se
    Cervantes
    veprėn e tij mė tė mirė e ka shkruar
    nė moshėn
    80 vjeēare.
    por sa
    Cervantesė
    ka?

    mė pat llastuar
    lehtėsia me tė cilėn i krijoja
    gjėrat,
    atėherė u paraqit
    kjo ngecje
    e teveqeltė.

    e tash
    me kapsllėk shpirtėror
    jam bėrė zemėrak,
    dy herė i kam bėrtitur gruas
    kėsaj jave,
    njė herė duke e thyer gotėn
    nė sqoll.
    sjellje e pahijshme,
    nerva tė dobėt,
    stil i
    keq.

    do tė detyrohem ta pranoj kėtė
    bllokadė krijimtarie.
    n’dreq tė mallkuar le tė vejė ēdo gjė,
    jam i lumtur qė jam gjallė,
    jam i lumtur qė nuk kam
    kancer.
    jam i lumtur nė njė qind
    mėnyra tjera.
    ngandonjėherė natėn
    nė shtrat
    nė njė a dy pas mesnate
    mendoj mbi kėtė
    se sa i lumtur jam
    dhe kjo mė mban
    zgjuar.

    e sa pėr tani, unė kaherė kam shkruar me
    egoizėm, qė domethėnė, pėr ta kėnaqur
    vetveten.
    duke i vėnė gjėrat nė letėr, mė lehtė
    kam mundur tė
    jetoja me to.

    tash, kjo ka
    marrė fund.

    po i shikoj pleqtė tjerė me bastunė
    si rrinė nėpėr banka nė stacion autobusi,
    i zgurdullojnė sytė nė diell dhe
    gjė s’shohin.
    dhe e di qė ka ende
    pleq
    nėpėr spitale dhe nėpėr shtėpi
    pleqsh
    qė rrinė drejt nė krevatet
    e veta
    qė llomotisin mbi
    oturak.
    vdekja s’ėshtė gjė, o vėlla,
    jeta ėshtė e
    vėshtirė.

    tė shkruarit ka qenė burim i
    rinisė sime,
    kurvė imja, dashuri imja,
    bixhoz imi.

    zotat mė kanė lazdruar.

    shiko, megjithatė ende jam i
    lumtur,
    ngase tė shkruash mbi
    bllokadė krijimtarie
    ėshtė mė mirė se mos tė shkruash
    fare.


    duke ndenjur pranė IBM

    edhe njė natė vere e qetė dhe me vapė,
    insekte t'imėta sillen rreth gotės sime me verė, shishes
    sime tė verės.

    sėrish mendoj mbi vdekjen time
    derisa simfonia e Brahmsit mbaron nė
    radio.

    kuajt sot s'vrapuan (jo
    kėtu) por ka pasur tė shtėna, vrasje,
    bombardime nė shumė vende tė
    botės.
    njėfarė zėnke
    gjithmonė e kemi
    pranė.

    e vitet kalojnė ngadalė e vitet kalojnė
    shpejt e vitet
    kalojnė.

    duket se s'ka qenė moti kur
    Henry Miller plak ka qenė ende
    gjallė.
    pėrherė gjente vashėza tė reja pėr t'ia fshirė
    pluhurin nga abazhuri, tė pozojnė pėr tė, e qė t’i pėrgatisnin
    mezetllėqe t'imta.
    ēfarė dashnori, kurrė s'ėshtė ngopur me
    to.

    sidoqoftė, 5 macet e mia nuk e durojnė vapėn, rrinė
    pėrjashta pėrposh kaēubės sė freskėt tė dėllinjės
    dhe mė dėgjojnė si
    shtyp.
    ngandonjėherė mė sjellin dhurata:
    zogj apo minj.
    atėherė kemi mosmarrė-
    veshje tė lezetshme.
    e ato zbythėn
    mė shikojnė
    e sytė sikur thonė: ky tip nuk ėshtė tamam,
    s'ka haber se kėsisoj
    bėhen kėto punė.

    edhe njė natė vape vere derisa rri kėtu
    dhe prapė po aktroj
    se jam shkrimtar.
    e gjėja mė e keqe
    natyrisht
    ėshtė
    se fjalėt kurrė nuk e kanė
    pėrnjėmend tė vėrshojnė pėr asnjėrin prej
    nesh.

    disa netėve e nxirrja letrėn
    nga makina dhe e
    mbaja mbi
    ēakmak, shkrepja
    dhe prisja tė shihja
    rezultatin.

    "Hank, prapė po djeg diēka?"
    pyeste gruaja ime.

    sidoqoftė, tash nė radio lėshojnė edhe njė
    kompozitor tjetėr
    dhe ajo qė ai mund tė bėjė me notat e veta
    ėshtė goxha e kufizuar.
    jam krenar shkaku i tij, por
    nė tė njėjtėn kohė edhe i pikėlluar.

    radio ėshtė i moēėm dhe i pluhurosur
    edhe ai mė drejtohet
    pėrmes
    altoparlantit.

    duket se fshihet aty diku brenda
    e unė dua ta ngushėlloj, gjoja:
    "mė vjen keq, o shok i shkretė, por
    krijimtaria i ka kufijtė e
    vet".

    edhe njė natė vape vere
    edhe njė fletė letre nė kėtė makinė.
    edhe mė shumė insekte, edhe mė shumė cigare nė
    kėtė dhomė, kėsaj here, urra, urra, i humbur
    nė mizorinė lemeritėse tė ditės
    altoparlanti nė radio fillon tė oshėtijė, tė dridhet
    derisa kompozitori shkarkohet nė mua, ėshtė i mirė
    biri i bushtrės
    aq i guximshėm pėrkundėr kufizimeve tė veta
    derisa macet presin nėn kaēubėn
    e dėllinjes e unė i qes vetes edhe mė shumė verė, edhe mė shumė verė,
    edhe mė shumė.


    redaktori

    rrinte ulur nė kuzhinė pranė tavolinės sė vogėl nė qoshe
    duke lexuar dorėshkrimet duke shkruar nga njė refuzim tė shkurtėr
    mbi secilin duke ia vėn nga njė kapse letrash pastaj
    i fuste prapė nė zarfat bojėkafe prej
    manile.

    kishte qenė duke lexuar mė shumė se njė orė e tridhjetė e pesė
    minuta dhe s'kishte pas gjetur bash asnjė poezi

    pra do tė duhej tė vepronte si zakonisht
    pėr numrin e ardhshėm: t'i shkruante poezitė vet dhe
    t'ua trillonte emrat autorėve.

    nė ē'hamam treti talenti?

    nė 3 dekadat e fundit poetėt janė
    zhdukur
    plotėsisht ishte sikur tė lexoje gjėra
    nga shtėpia e
    tė krisurve.

    por
    Rabowskin do ta ruante
    pėr nė fund

    Rabowski kishte ēuar 8 apo dhjetė poezi nė tufė
    por gjithmonė nė to mund tė gjeje njė apo dy
    tė mira.

    psherėtiu dhe i nxori poezitė e
    Rabowskit.

    mengadalė i lexoi dhe e pėrfundoi leximin

    u ēua dhe shkoi te frigoriferi
    mori
    njė konservė birre e hapi dhe prapė u
    ul

    sėrish i lexoi poezitė tė gjitha
    ishin tė dobėta bile edhe Rabowski
    kishte ngrėnė ***.

    redaktori nxori kartelėn e shtypur ku shkruante se poezitė refuzohen dhe shkroi "mbase paske pasur javė tė
    mbrapshtė."
    pastaj i ktheu poezitė nė
    zarfė manile e mbylli e hodhi
    nė maje tė turrės pėr postim

    atėherė mori birrėn u ul nė divan buzė
    gruas

    ajo shikonte John Carsonin
    edhe ky e shikoi

    Carson ishte i dobėt Carson e dinte se ishte i dobėt por
    s'mund tė bėnte kurrnjėsend mbi kėtė
    ēėshtje.

    redaktori u ēua me konservėn e birrės dhe
    nisi tė ngjitet
    shkallėve.

    "ku po shkon?" e pyeti
    gruaja.

    "nė shtrat tė fle."

    "por herėt ėshtė."

    "nė **** tė s'amės edhe unė e di!"

    "ani de s'ke nevojė tė sillesh bash
    kėsisoj!"

    ai u fut nė dhomėn e fjetjes e stėrqoku
    butonin nė mur
    u shfaq njė shkrepėtimė e shkurtėr drite dhe pastaj
    drita sipėr kokės sė tij u
    sos.

    u ul nė cep tė shtratit dhe e pėrfundoi
    birrėn nė
    terr.



    vullkan i shuar

    baristi nė lokalin e Mussos
    mė mban mend nga koha kur
    isha
    nė zhele,
    dhe rrija
    i mbėshtetur pėr druri
    me gruan
    mė tė keqe e mė tė zėshme
    dhe
    kur
    pinim tepėr
    derdhnim pije
    e bėheshim tė
    pasjellshėm.

    tash
    futem
    heshturi me ndonjė
    intervistues
    regjisor filmi
    apo me ndonjė
    aktor
    apo
    me gruan time
    dhe me njė a
    dy miq tė
    respektuar.

    e pastaj
    herė pas here
    e vėrej baristin
    si mė shikon
    dhe e di
    se e kujton
    atė kohė
    dhe si
    ishte atėherė
    dhe ia kthej
    shikimin
    e sytė e mi
    ia ēojnė
    porosinė:
    unė jam ai bash i
    njėjti, loco, sall
    rrethanat
    kanė
    ndryshuar
    por
    unė jam
    bash i njėjti.

    e pastaj
    prapė i kthehem
    atij
    mė kėdo
    qė rri
    dhe mė duket
    se
    edhe ata mendojnė,
    se kur
    do tė dal mendsh
    pėrsėri?

    ti s’ke kėtu
    ama bash
    kurrgjė, loco,
    pėrveē se
    tė presėsh
    e
    tė shikosh.


    rruga e moēme

    ishte flokėzezė
    nga ato qė tė shkallojnė fare
    e qė s’pushtohej lehtė
    dhe pėr besė mbase edhe pata luajtur mendsh
    por pėr ēudi disi mė priu fati dhe ajo vetė mė pushtoi
    nė shtrat ishte vėrtet mbretėreshė kėnaqėsie
    megjithėqė ato punė nuk i bėnim sall nė shtrat
    dhe kur ikte edhe kėsaj i thosha si tė tjerave
    qafėn e thefsh e kurrė mos u kthefsh
    por rodi i tyre zakonisht kthehet
    qoftė te unė qoftė te ndonjė tjetėr mė i mbrapshtė se unė
    bile mė shpesh te ēorodat se te unė

    bukur moti s’e kisha parė
    e kur isha nė hall
    dhe i kisha punėt pisk
    mė binin ndėrmend
    fjalėt e saja dhe qeshja vetmevete
    …kur rehatohej thoshte
    kurrė nuk do tė zbrisja nga kjo maje…
    (i pėlqenin do kėngė tė pėrēudėta: ‘sytė e kaltėr nė tė zbehtė’
    dhe nė ‘shenjtėri’, i thosha si mund tė durosh kėtė hallakamė…
    trus! ma kthente…)
    i pėrshpėrisja oj shtrigė flokėkuqe rri sa tė rrihet
    kėnaqe shpirtin loēkė e shijoje kėnaqėsinė sa je aty…
    sado qė
    edhe vetė e dinte se aty s’mund tė rrinte
    as tėrė ditėn as tėrė natėn
    shkaku i motit tė ligė
    shkaku i motit tė bukur
    shkaku i shkollės
    dhe pasi qė shijonte kėnaqėsinė
    zbriste nga maja
    e mė thoshte
    o teveqel
    kot e ke
    kurrė s’ke pėr tė shkuar nė parajsė
    pse moj shtrigė flokėkuqe (vėrtet donte t’i ngjyroste flokėt
    nė tė kuqe ngase ishte flokėzezė)
    ke bėrė shumė mėkate
    po ēfarė mėkatesh o jogurti im
    dėgjo kėndej dhe mbaje mend mirė kurrė mė
    mos gabo tė quash jogurt
    unė jam ajkė more dėshtak ma kthente
    derisa i binte
    njė hije trishtimi
    e unė e quaja jogurt ngase njėherė ia pata lyer trupin
    me jogurt nė vend se me mjaltė dhe ia pata lėpirė
    atė siē lėpin qeni *****

    …dhe tash sė voni kur e takova
    e pyeta pėr atė vakinė e moēme
    ‘pse mė thoshe kurrė s’do tė shkosh nė parajsė…
    ngase s’mė ke martuar more dėshtak i pėrbetuar
    por si tė tė martoj moj shtriga ime kur unė
    i shkreti s’mund ta mbaj as veten gjallė e lėre mė ty…

    u ndamė
    unė vazhdova rrugės sime tė moēme
    e ajo
    ajo si gjithnjė ktheu diku
    te ndonjė ēorod.



    ajri edhe drita dhe koha e hapėsira

    " - e di. gjithnjė kam pasur telashe
    a gruaja, a puna, diē
    gjithmonė mė pengonte
    por tash
    e kam shitur shtėpinė, e kam gjetur kėtė
    vend, studio tė madh, do tė duhej ta shohėsh hapėsirėn dhe
    dritėn.
    Pėr herė tė parė nė jetė do tė kem vend dhe kohė pėr
    tė krijuar."

    jo zemėr, nėse vėrtet do tė krijosh
    ti do tė krijosh pavarėsisht se a punon
    16 orė nė ditė nė minierė
    apo
    do tė krijosh nė dhomė tė vockėl me 3 fėmijė
    derisa jeton me ndihmė
    sociale
    do tė krijosh me njė pjesė tė trurit
    apo tė trupit tė
    dėmtuar,
    do tė krijosh i verbėr
    sakat
    i ēmendur,
    do tė krijosh edhe kur macja tė zvarritet
    nėpėr shpinė derisa
    i tėrė qyteti dridhet nga tėrmeti, bombardimet,
    vėrshimet dhe zjarri.

    zemėr, ajri edhe drita dhe koha e hapėsira
    s'kanė kurrgjė tė bėjnė me kėtė
    dhe mos krijo asgjė
    pėrveē mbase njė jete mė tė gjatė qė
    tė gjesh arsyetime tė
    reja.


    Pėrktheu: Fadil BAJRAJ
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anėtarėsuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ha ha, cinaski

    ndersa njerez si kerouc bridhnin rrugeve per te shkruar nje roman me vone, por realisht jetonin me nenen deri ne vdekje, buku te pakten ka qene i vertete ne ēdo gje qe ka bere

  7. #7
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 13 postime

    HENRI ĒARLS BUKOVSKI -(Henry Charles Bukowski)-

    (1920-1994)

    Henri Ēarl Bukovski Jr - i mbiquajtur Hank - (Andernah, 16 gusht 1920 - San Pedro, 9 mars 1994) ėshtė njė poet dhe shkrimtar amerikan. Lindi nė Andernah - Falz nė Gjermani, ku nėna e tij, gjermane, takoi babanė e tij, njė ushtar polak-Amerikan gjatė pushtimit gjerman, nė fund tė Luftės sė Parė Botėrore. Nė moshėn dy vjeēare, familja e tij u shpėrngul nė Baltimor, Mariland, pėr t’u vendosur pastaj nė Los Angelos, nė Kaliforni. Gjatė Depresionit tė Madh, babai i Bukowskit ishte shpesh i papunė, dhe sipas tė birit, ishte agresor e gojėndyrė. Pasi u diplomua nė Shkollėn e Lartė nė Los Angeles, Bukowski frekuentoi njė vit Kolegjin e Qytetit tė Los Anxhelos, pėr tė marrė mėsime nė, gazetari, art dhe letėrsi.

    ***
    Mendoj se artisti i vėrtetė, jo ai shabllonisti, i pėrshtatshmi pėr TV, duhet tė jetė mė i frikėsuari nga njė njeri me pistoletė. Artisti zotėron njė arsenal tjetėr: ndjenjėn, inteligjencėn, mosfrikėsimin, pėr tė shprehur koncepte, ide, hipnotizimin e spektatorit. Dhe kėtė nuk e bėn pėr lekė e as pėr famė. Kjo ėshtė njė diēka qė shkon pėrtej kėtyre tė mirave materiale, kjo ėshtė njė nevojė qė lind nga njė unė i brendshėm qė bashkėjeton me trupin, nė tė cilin gjendet. Mendoj se artistėt janė tė vetmit rebelė tė vėrtetė qė i kanė mbetur kėsaj bote. Ēdo lloj arti qė tė bėni, ēojeni atė deri nė fund dhe vetėm kėshtu ju do tė vdisni si fitimtarė ndaj vetvetes.
    (Charles Bukowski)

    PO PO

    Kur Perėndia krijoi dashurinė, nuk na ndihmoi shumė
    kur Zoti krijoi qenin nuk i ndihmoi shumė qentė
    kur Zoti krijoi bimėt ishte njė gjė normale
    kur Perėndia krijoi urrejtjen na dha njė gjė normale tė dobishme
    kur Perėndia Mė krijoi, mė krijoi Mua
    kur Zoti e krijoi majmunin ishte duke fjetur
    kur krijoi xhirafėn ishte i dehur
    kur krijuar narkotikėt ishte ēakėrrqejf
    dhe kur krijoi vetėvrasjen ishte e rraskapitur

    Kur tė krijoi ty tė shtrirė nė krevat
    e dinte se ēfarė po bėnte
    ishte i dehur dhe ēakėrrqejf
    dhe krijoi malet dhe detin dhe zjarrin
    nė tė njėjtėn kohė

    Bėri dhe ndonjė gabim
    por kur tė krijoi ty tė shtrirė nė shtrat
    bėri gjithė Universin e Tij tė Shenjtė.

    POETĖT GĖNJEJNĖ

    edhe ti nuk di tė dėgjosh heshtjet e mia
    ti ende mė merr pėr dikė tjetėr
    hėnė e ftohtė nė njė qiell tė largėt

    s’e dėgjon zemrėn time qė qan
    jo, ti nuk mund tė dėgjosh
    askush nuk mundet, poetėt gėnjejnė

    flasin pėr dashurinė
    duke mos ditur se ē’ėshtė ajo
    rimojnė dhe vdesin duke ndjekur
    Ofelinė e cila nuk ėshtė

    dhe kėshtu i flasin hėnės
    por hėna ėshtė njė gur
    e cila nuk do t’u pėrgjigjet.

    DASHURIA E PARĖ

    dikur
    kur isha 16 vjeē
    ishte vetėm ndonjė shkrimtar
    qė mė jepte shpresė
    e ngushėllim.

    babait tim nuk i pėlqenin
    librat
    as edhe nėnės sime
    (meqė s’i pėlqenin babait)
    sidomos librat qė merrja unė
    nė bibliotekė:
    D.H. Lawrence
    Dostojevski
    Turgenev
    Gorki
    A. Huxley
    Sinclair Lewis
    dhe tė tjerė.
    Unė kisha dhomėn time tė gjumit
    por nė orėn tetė tė mbrėmjes
    duhej tė binim tė gjithė pėr tė fjetur:
    "zgjimi herėt nė mėngjes ėshtė flori"
    thoshte babai im.

    pastaj bėrtiste:

    "Shuani dritat".

    atėherė unė vija llambėn
    nėn batanije
    dhe vazhdoja tė lexoja
    nėn dritėn e ngrohtė e tė fshehtė:
    Ibsen
    Shakespeare
    Chevhov
    Jeffers
    Thurber
    Conrad Aiken
    e tė tjerė.

    mė jepnin njė shans e ndonjė shpresė
    nė njė vend pa shans
    shpresė,
    ndjenjė.

    e fitoja atė.
    bėnte nxehtė nėn batanije.
    ndonjėherė tymosnin ēarēafėt
    atėherė unė fikja llambėn,
    e mbaja jashtė
    pėr ta ftohur.

    pa kėta libra
    nuk jam plotėsisht i sigurt
    se ēfarė do tė bėhesha:
    delirant,
    atvrasės;
    idiot,
    dembelhane.

    kur babai im bėrtiste
    "Shuani dritat".
    jam i sigurt se e terrorizonte
    fjala e skalitur bukur
    dhe e pavdekshme
    njėherė e pėrgjithmonė
    nė faqet mė tė mira
    tė letėrsisė sonė
    mė tė bukur

    dhe ajo ishte aty
    pėr mua
    afėr meje
    nėn mbulesat
    mė grua se njė grua
    mė burrė se njė burrė

    ishte e tėra pėr mua
    dhe unė
    e mora.

    NJĖ POEZI ĖSHTĖ NJĖ QYTET

    Njė poezi ėshtė njė qytet plot rrugė dhe puceta
    plot shenjtorė, heronj, lypės, tė marrė,
    plot vogėlsira dhe sende pėr tė pirė,
    plot shira dhe bubullima dhe periudhatthatėsire,
    njė poezi ėshtė njė qytet nė luftė,
    njė poezi ėshtė njė qytet qė pyet njė orė pėr psenė
    njė poezi ėshtė njė qytet qė digjet,
    njė poezi ėshtė njė qytet nėn topa artilerie
    dhomat e tij prej Berberi plot me pijanecė cinikė,
    njė poezi ėshtė njė qytet ku Zoti kalėron lakuriq
    nėpėr rrugėt si Lordi Godiva,
    ku qentė lehin natėn, dhe bėjnė qė tė arratiset flamuri,
    njė poezi ėshtė njė qytet poetėsh,

    mė tė shumtėn e herės tė ngjashėm midis tyre
    dhe ziliqarė dhe plot smirė ...
    njė poezi ėshtė ky qytet tani,
    pesėdhjetė kilometra nga askund
    mė 09:09, tė mėngjesit
    shija e pijeve dhe cigareve,
    as policėt as tė dashuruarit qė shėtisin nėpėr rrugė,
    kjo poezi, ky qytet qė mbyll dyert e tij,
    barrikadė, gati boshe,
    e pėrzishme pa lot, e plakur pa mėshirė,
    malet me shkėmbinj tė ashpėr,
    oqeani si njė flakė livandoje,
    njė hėnė pa madhėshti,
    njė muzikė e lehtė nga dritaret e thyera ...

    njė poezi ėshtė njė qytet, njė poezi ėshtė njė komb
    njė poezi ėshtė bota ...

    dhe tani e vė kėtė nėn xham
    qė ta shohė drejtori i ēmendur,
    dhe nata ėshtė diku gjetkė
    dhe zonjat gri qėndrojnė nė rresht,
    njė qen ndjek tjetrin gjer nė grykėderdhje
    boritė lajmėrojnė trekėmbėshin
    ndėrsa njerėzit e vegjėl flasin pėrēart pėr gjėra
    qė s’mund t’i bėjnė.

    NJERĖZIT E PADUKSHĖM

    Mallkuar buzėqeshjet tuaja tė lodhura
    Mallkuar sytė tuaj tė trishtuar,
    fytyrat tuaja tė gėrryera
    Mallkuar ditėt tuaja tė errėta
    Mallkuar njerėz tė humbur
    Mallkuar lufta juaj e kotė
    ditė pas dite
    Mallkuar frikėt tuaja,
    ndrojtjet tuaja
    Mallkuar ėmbėlsia juaj

    Njerėz tė humbur, tė mallkuar
    Mallkuar heshtjet e tuaja
    qė ulėrijnė
    ju lule tė kėputura me shumė nxitim
    Mallkuar ndjeshmėria juaj
    mallkuar edhe dhimbja juaj
    sepse ...

    Ėshtė edhe imja ...

    STILI

    Stili ėshtė pėrgjigje pėr gjithēka.
    njė mėnyrė e re pėr tė pėrballuar njė ditė tė mėrzitshme ose tė rrezikshme
    tė bėsh diēka tė mėrzitshme me stili ėshtė mė mirė se tė bėsh njė gjė
    tė rrezikshme pa stil.
    tė bėsh diēka tė rrezikshme me stil ėshtė ajo qė unė e quaj art.
    Korrida mund tė jetė art
    Boksi mund tė jetė art.
    Tė duash mund tė jetė art.
    Tė hapėsh njė kanaēe me sardele mund tė jetė art.
    Nuk janė tė shumtė ata qė kanė stil.
    S’janė tė shumtė ata qė ruajnė stilin.
    Kam parė qen mė me stil se njerėzit,
    Edhe pse jo shumė qen lehin me stil.
    Macet e kanė me bollėk stilin.

    Kur Heminguej ia hodhi vetes trutė nė erė me ēifte
    ky ishte stil.
    Disa njerėz tė mėsojnė stilin.
    Arka kishte stil.
    Gjon Pagėzori.
    Jezusi
    Sokrati.
    Ēezari.
    Garcia Lorka kishin stil.
    Nė burg kam njohur njerėz me stil.
    Nė burg kam takuar mė shumė njerėz me stil se sa jashtė burgut.
    Stili ėshtė njė ndryshim, njė mėnyrė tė bėri, njė mėnyrė pėr tė bėrė veten.
    Je ēafkė e qetė nė njė pasqyrė uji, moj, ti,
    ndėrsa del nga banjo nudo
    pa mė parė mua.

    PRA, DO TĖ BĖHESH SHKRIMTAR

    Pra, do qė tė bėhesh shkrimtar?
    Nėse nuk tė shpėrthen pėrbrenda
    pavarėsisht nga gjithēka,
    mos u bėj
    nėse nuk vjen drejt e nga zemra
    dhe nga mendja dhe nga goja
    dhe sė thelli.
    mos u bėj.

    nėse duhet tė rrish ulur me orė
    i ngulur para ekranit tė kompjuterit
    ose i pėrkulur mbi makinėn e shkrimit
    nė kėrkim tė fjalėve
    mos u bėj.

    nėse e bėn vetėm pėr para apo pėr famė,
    mos u bėj.
    nėse e bėn sepse do
    qė tė joshėsh gratė nė shtrat
    mos u bėj.

    Nėse duhet qė tė rrish atje
    tė shkruash dhe tė rishkruash,
    mos u bėj.
    nėse tė lodh veē mendimi pėr t’u bėrė,
    mos u bėj.
    nėse je duke u pėrpjekur tė shkruash si dikush tjetėr,
    lėre mė mirė..

    nėse duhet tė presėsh tė tė dalė si njė bulurimė,
    atėherė, prit me durim.
    nėse nuk tė del kurrė si njė bulurimė,
    bėj diēka tjetėr
    nėse sė pari duhet t’ia lexosh gruas sate
    ose vajzės sate ose tė djalit tėnd
    ose prindėrve tė tu ose dikujt tjetėr,
    nuk je gati.

    mos ji si shumė shkrimtarė,
    mos ji si gjithė ata mijėra njerėz
    qė e mbahen si shkrimtarė,
    mos ji monoton ose i mėrzitshėm dhe pretendues,
    mos u tret nga vetėkėnaqėsia

    bibliotekat e botės
    kanė gogėsitur
    gjer nė pėrgjumje pėr tipa si ty
    mos iu bashkėngjit atyre
    mos u bėj
    nėse nuk tė del
    nga shpirti si njė raketė,
    veē nėse tė qėndrosh i palėvizshėm
    do tė tė ēonte nė ēmenduri
    apo nė vetėvrasje ose nė vrasje,
    mos u bėj
    veē nė mos dielli brenda teje jetė
    po tė djeg rropullitė,
    mos e bėj.
    kur do tė jetė me tė vėrtetė ēasti
    dhe nėse je paracaktuar,
    do tė bėhet vetė e do tė vazhdojė gjersa ti do tė vdesėsh
    ose do tė vdesė brenda teje.

    nuk ka mėnyrė tjetėr
    dhe nuk ka pasur kurrė.

    SUBKOSHIENCĖ

    Gjarpri tundues
    Qė nė kujtesė tashmė kam dhimbje.

    Zjarri, Uji
    Toka, Deti
    Shiu Dielli
    Akulli, Shkėmbi.

    Gjithkush ka fytyrėn e tij tė kundėrt
    Ai, Ajo dhe Tjetri
    Natyra dhe misteri

    Megjithatė
    Unė ende s’e di
    nėse zemra ime mund tė durojė

    Zjarri, Uji
    Toka, Deti
    Shiu Dielli
    Akulli, Shkėmbi..

    Nėse Shėn S. dėshiron tė mė ndihmojė
    Do tė duhej tė dėrgonte gjarprin
    dhe unė s’do tė mundja veēse tė bija
    nė fuqinė e tij paanė

    Zjarri, Uji
    Toka, Deti
    Shiu Dielli
    Akulli, Shkėmbi.

    Gjarpri ėshtė i gjatė
    plak dhe i ftohtė
    ai jeton nė thellėsitė
    e njė liqeni tė akullt tė lashtė
    mė merr me vete duke kapėrcyer
    dallgė tė larta AAAAAHHHHHHH !!!!!!
    Vizion i shqetėsuar dhe i ftohtė,
    i fortė dhe i zjarrtė.
    Gjarpėr i rremė
    vazhdon tė vraposh
    para se rishmėzi
    tė na gėlltisėsh

    DINOSAURI

    Lindur kėshtu
    nė mes tė gjithė kėsaj
    midis fytyrave prej shkumėsi qė zgėrdhihen
    dhe zonja vdekje qė qesh
    ndėrsa ashensorėt prishen
    kurse horizontet politike shkrihen
    ndėrsa shėrbyesi i supermarketit ka njė diplomė
    ndėrsa peshqit e ndotur me naftė pėshtyjnė prenė e tyre tė vajosur
    dhe dielli ėshtė maskuar
    kėshtu kemi lindur
    mes gjithė kėsaj
    midis kėtyre luftėrave kujdesshėm tė ēmendura
    midis pamjeve tė dritareve tė thyera tė fabrikės bosh
    nė mes tė njė bari ku njerėzit s’flasin mė me njeri-tjetrin
    nė mes grindjeve qė pėrfundojnė me tė shtėna e goditje me thika

    kėshtu kemi lindur
    nė mes tė gjithė kėsaj
    midis spitaleve aq tė kushtueshėm sa tė bėhet tė vdesėsh vetė
    midis avokatėve aq tė pangopur sa ėshtė mė mirė deklarohesh fajtor
    nė njė vend ku burgjet janė plot dhe ēmenditė tė mbyllura
    nė njė vend ku masat i kthejnė torollakėt nė heronj tė suksesshėm
    lindur nė mes tė gjithė kėsaj

    lėvizim dhe jetojmė nė gjithė kėtė
    pėr shkak tė gjithė kėsaj vdesin
    tė tredhur
    tė korruptuar
    tė shpronėsuar
    pėr gjithė kėtė
    tė mashtruar nga ky
    pėrdorur nga ky
    pshurrur nga ky
    tė ēmendur dhe tė sėmurė nga ky
    tė bėrė tė dhunshėm
    ēnjerėzor
    nga ky

    zemra ėshtė nxirė
    gishtat kėrkojnė fytin
    pistoletėn
    thikėn
    bombėn
    gishtat janė nė kėrkim tė njė zoti tė pandjeshėm
    gishtat kėrkojnė shishen
    pilulėn
    diēka pėr ta nuhatur

    kemi lindur nė kėtė qenie tė trishtueshme vdekjeprurėse
    kemi lindur nė njė qeveri me borxhe prej 60 vitesh
    qė shpejt s’do tė mund tė paguajė as edhe interesat e borxhit
    dhe bankat do tė digjen
    paraja do tė jetė e panevojshme
    vrasja nė rrugė nė mes tė ditės s’do tė jetė mė krim
    do tė mbeten vetėm armėt dhe turmat e shthurura
    toka do tė jetė e padobishme
    ushqimi do tė jetė njė rendiment nė rėnie
    energjia bėrthamore do tė pėrfundojė nė duart e masave
    planeti do tė tronditet nga njė shpėrthim pas njė shpėrthimi tjetėr
    njerėzit radioaktivė robotė do tė ndjekin njėri-tjetrin

    i pasuri e i zgjedhuri do tė qėndrojnė tė shohin nga platformat kozmike
    Ferri i Dantes do tė bėhet i ngjashėm me njė park lojėrash pėr fėmijė
    dielli do tė jetė i padukshėm dhe nata do tė jetė e pėrjetshme
    pemėt do tė vdesin
    dhe gjithė bimėsia do tė vdesė
    njerėz radioaktivė do tė ushqehen me mish njerėzish radioaktivė
    deti do tė jetė i helmuar
    liqenet dhe lumenjtė do tė zhduken
    shiu do tė jetė ar i ri
    erėn e keqe tė kufomave tė njerėzve dhe kafshėve do ta pėrhapė era e zezė
    mbijetuarit e paktė tė fundit do tė lėngojnė nga sėmundje tė reja tė tmerrshme
    dhe platformat e hapėsirės do tė shkatėrrohen nga pėrplasja
    mbarimi gradual i furnizimeve
    efekti natyror i rėnies sė pėrgjithshme
    dhe qetėsia mė e bukur e padėgjuar kurrė
    do tė lindė nga e gjithė kjo
    dielli i fshehur
    do tė presė kapitullin nė vazhdim

    DINAKĖT

    Dinakėt ēajnė rrymėn si peshq tė bardhė
    mbi kreshtėn e ujėrave blu,
    pėrtej rrymave tė shpejta tė lumit.
    Dinakėt, me fytin e tyre dhe me vetullat dinake,
    qimet e tyre dinake nė hundė,
    tė dyja kėpucėt tė lidhura, tė gjitha
    Tragjeditė e zhdukura
    dhėmbėt e ndritshėm.
    Dinakėt nuk shqetėsohen. Edhe vdekjet e tyre janė vdekje
    nė katror, dinakė dinakė dinakė.
    Dinakėt kanė shtėpi mė tė mira,
    makina mė tė mira, tė qeshura mė tė mira.
    Deri edhe ankthet e tyre janė ėndrra tėrheqėse.
    Kėta dinakė tė ulen pėrballė,
    me njė buzėqeshje tė pastėr, qė i mbush,
    madje dhe flokėt u rrezatojnė pastėrti.
    Sa kam jetuar dhe sa kam parė prej tyre.
    E dini se ē’ėshtė nė tė vėrtetė vdekja?
    vdekja ėshtė njė nga kėta dinakė bythqirė
    qė tė shtrėngojnė dorėn e tė pėrqafojnė.
    A e dini se ē’ėshtė me tė vėrtetė vdekja ?
    Ejani tė shihni mua ndėrsa zgjas kartėn e kreditit
    kamerierit duke ju pėrēmuar. Ose mė keq.

    NATA NĖ TĖ CILĖN PO VDISJA

    Nata nė tė cilėn unė po vdisja
    po djersitesha nė shtrat
    dhe mundja tė dėgjoja bulkthit
    dhe jashtė bėhej luftė midis maceve
    dhe unė mundja tė dėgjoja zemrėn time tė pikonte gjak
    nė dyshek
    dhe pa e prekur ende ajo dyshemenė kėrceva pėrpjetė
    isha pothuajse shumė i dobėt pėr tė ecur
    por eca pak dhe ndeza tė gjitha dritat
    pastaj u ktheva nė shtrat
    dhe shpirti im ende pikonte gjak nėpėr dyshek
    dhe kėrceva pėrpjetė
    pa e prekur ende dyshemenė
    eca pak dhe ndeza tė gjitha dritat
    pastaj u ktheva nė shtrat
    dhe ajo ende pikonte
    dhe unė ngrihesha
    duke ndezur tė gjitha dritat.
    Kisha njė vajzė shtatė vjeēe
    dhe unė isha i sigurt se ajo nuk donte qė unė tė vdisja
    pėrndryshe
    s’do ta kishte rėndėsi.
    Por gjithė atė natė
    asnjė nuk telefonoi
    asnjė nuk erdhi me njė birrė
    e dashura ime nuk telefonoi
    gjithēka qė dėgjoja ishin bulkthit dhe ishte
    nxehtė
    dhe unė priresha tė vazhdoja
    tė ēohem e tė shtrihem
    deri sa dielli i mėngjesit arriti pėrmes dritares
    pėrmes shkurreve
    dhe unė u shtriva nė shtrat
    dhe zemra mbeti brenda
    mė nė fund
    dhe unė fjeta.
    Tani njerėzit vijnė
    tė trokasin nė derė dhe dritare
    telefoni bije
    telefoni bie vazhdimisht
    marrė letra tė bukura me postė
    letra plot me urrejtje dhe letra dashurie.
    Gjithēka ėshtė pėrsėri si mė parė.

    PINOKU

    me njė levė
    i heq rropullitė pinokut prej druri
    era dhe deti marrin mbeturinat e drunjta
    unė pėrkundrazi njė copė bukė
    sepse
    kam uri.

    ZEMRA QĖ QESH

    Jeta jote ėshtė jeta jote.
    mos lejo qė rrahjet ta pėrplasin nė kantinėn e bindjes.
    ji i kujdesshėm.
    ka disa dalje.
    diku ka dritė.
    mbase s’do tė jetė ndonjė dritė e madhe, por fiton mbi errėsirėn.
    ji i kujdesshėm.
    perėnditė do tė tė japin disa raste.
    njihi, kapi.
    s’mund ta mundėsh vdekjen, por nganjėherė, mund tė mposhtėsh
    vdekjen nė jetė
    dhe sa mė dendur mėson ta bėsh, mė shumė dritė do tė ketė.
    jeta jote ėshtė jeta jote.
    dije gjersa e ke.
    ti je i mrekullueshėm, perėnditė presin tė kėnaqen me ty.

    ĒFARĖ DO TĖ THONĖ FQINJĖT?

    Prindėrit e mi ishin gjithmonė prapa
    Pėr tė pyetur
    Natyrisht mua nuk mė interesonte fare
    Se ēdo do tė thoshin fqinjėt
    Mė dhimseshin fqinjėt
    Burracakė
    qė pėrgjonin prapa
    Perdeve
    Krejt lagjja pėrgjonte vetveten
    Pas shpine
    Dhe nė vitet tridhjetė nuk kishte shumė
    Pėr tė parė
    Me pėrjashtimin tim qė kthehesha i dehur nė shtėpi
    Natėn vonė
    "ti do tė arrish tė vrasėsh nėnėn tėnde"
    thoshte babai
    "pėrveē kėsaj ēfarė do tė thonė
    fqinjėt?"
    Sa pėr veten time unė mendoja se sillesha
    mjaft mirė
    nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr
    Unė arrija tė dehesha
    pa pasur as njė qindarkė
    nė xhep
    Njė hile qė do tė mė kthehej
    Nė njė komoditet tė madh
    Mė vonė
    Gjatė viteve.
    Pėr t'i keqėsuar gjėrat pėr prindėrit e mi
    Tė mjerė
    Fillova t’i shkruaj letra redaktorit
    Tė njė gazetė me tirazh tė madh
    Qė, pėr mė tepėr,
    botoheshin
    Dhe mbėshtesnin tė gjitha
    Kauzat jopopullore.
    "ēfarė do tė thonė fqinjėt?"
    pyesnin prindėrit
    e mi.
    Por letra prodhonin rezultate
    Interesante - mesazhe kėrcėnuese
    Duke pėrfshirė edhe kėrcėnime me vdekje nėpėrmjet postės.

    Pėrveē kėsaj rashė nė kontakt
    Me disa njerėz tė ēuditshėm
    Tė bindur qė unė i besoja
    Gjithė ato qė shkruaja.
    Pati takime tė fshehta
    Nė kantina dhe papafingo
    Kishte pistoleta
    Pakte
    Fjalime.
    Ato ishin vendet
    Ku pija qyl
    Nė shumė prej kėtyre takimeve
    Merrnin pjesė edhe racistėt
    Tė rinj
    nga 17-23 vjeē
    "nuk duam qė zezaket
    Tė na qijnė gratė!
    Ata duhet tė vdesin!"
    Fatkeqėsisht
    gra
    unė nuk palloja
    aspak.
    Tė gjitha takimet fillonin
    Me pėrshėndetjen «gatitu»
    Tė flamurit
    Qė unė e gjykoja
    Djallėzisht
    Fėmijėror
    Por shumica e kėtyre tė rinjve
    Vinin nga familje
    Pėr sė mbari
    Dhe pas mbledhjeve
    Unė pija me ta.
    Pija sa mė shumė qė tė ishte mundur
    Ndėrkohė qė ata dėrdėllisnin
    Unė nuk e hapa kurrė gojėn
    Por ata nuk dukeshin tė fyer
    Kujtonin letrat e mia
    dhe nuk dyshonin
    Qė ato ishin njė mashtrim.
    Unė nuk isha njė qenie njerėzore
    E sjellshme
    Por sigurisht nuk isha njėsh me ta
    Ideologjikisht
    Ose politikisht.
    Mė neveriste
    E gjitha ideja e jetės
    Dhe e njerėzve
    Por ishte mė e lehtė
    Tė pija qyl me racistėt
    Se me gratė e vjetra nė bar:
    "Unė nuk mendoj se ti je me tė vėrtetė im bir", tha im atė.
    "Ēfarė do tė thonė fqinjėt?", tha nėna ime.
    Tė gjorėt patriotė tė mallkuar tė marrė gėnjyer.
    Pasi mė pėrzunė nga shtėpia
    Ia mbatha nėpėr mitingje
    Dhe shkova pėr tė jetuar mė vete nė njė kasolle nė Bunker Hill.
    Dhe prindėrve tė mi s’do t’u duhej tė shqetėsoheshin mė
    Se ē’do tė thoshin fqinjėt.

    NJĖ SFIDĖ ERRĖSIRAVE

    “Goditur nė njė sy
    goditur nė tru
    goditur nė bythė
    goditur si njė lule nė valle

    Duke u ēuditur se si vdekja fitoka pa mundim
    duke u habitur si mund t’u zihet besė formave idiote tė jetės
    duke u habitur se si mbytet e qeshura
    duke u habitur se si vesi qenka aq i qėndrueshėm

    sė shpejti do t’i shpall luftėn time luftės sė tyre
    duhet tė kapem pas copės sime tė fundit tė tokės
    duhet tė mbroj hapėsirėn e vogėl qė kam krijuar dhe qė mė ka
    lejuar tė jetoj

    jeta ime jo vdekja e tyre
    vdekja ime jo vdekja e tyre

    kėtė vend, kėtė kohė, tani
    ia kushtoj diellit
    qė edhe njė herė do tė qesh me gjithė zemėr
    nė vendin e pėrkryer pėr mua
    pėr gjithmonė.
    vdekja e tyre jo jeta ime."

    NUK DO TĖ MBAROJĖ KURRĖ

    Nuk do tė mbarojė kurrė,
    nuk do tė ketė ndihma as mėshirė as gjėra tė gjalla
    gjithēka do tė shkojė pėrpara kot, pa dobi
    rrugė e pėrshkuar prej gėnjeshtrave dhe zakoneve tė vjetra,
    do tė vazhdojė kėshtu jeta e njė trupi pa kokė
    duke bėrė pėrherė tė njėjtėn rrugė
    duke pėrsėritur tė njėjtat truke,
    duke ėndėrruar ėndrra tashmė, tė ėndėrruar,
    si nė njė mal tė shkretė
    dhe pavarėsisht miliarda qenieve
    nuk do tė ketė qoftė edhe njė njeri tė vėrtetė,
    vetėm mbeturinat tė pėrjetshme, dhe do tė jenė tė vėrtetė
    vetėm kafshėt tė vetmit ruajtės
    tė shpirtit tė pastėr dhe hirit,
    do tė jenė ata tė fundit, autentikėt,
    tė ndershmit, prushi dhe domethėnia e thellė,
    ujku do tė ketė zemėr
    dhe pantera mushkėri
    dhe shqiponja sy,
    dhe lufta e fundit do tė jetė njė njeri
    i ulur nė njė karrige qė qesh
    pėr gjithēka.

    TĖ ABORTOSH DASHURINĖ

    A e ke kėrkuar
    si fėmijėn nė bark
    kėtė dashuri tė brishtė

    ekografia
    e pakryer

    rrezik i njė dhimbjeje
    pėr tė dy
    pėr atė, qė nė barkun tėnd
    qė s’e kishte parė ende diellin
    pėr ty
    qė do ta shihje tė rritej
    mė mirė tė mos rriskosh
    tė vendosėsh gjėnė mė tė drejtė
    pėr vete,
    pėr atė
    qė s’mund tė dijė

    tė presė

    ėshtė e shkurtėr anestezia pėr ty
    dy ditė nė gjendje tė keqe shėndetėsore
    por ti s’e ke dėgjuar
    ulėrimėn e tij tė dhimbjes
    tė griste universin
    ndėrsa ti e vrisje

    DUA

    dua valėn e fjalėve tė tua
    baticėn kulmore qė pėrmbyt
    shkėmbinjtė e heshtjes sime
    dua buzėqeshjen tėnde
    gjallėrinė tėnde
    antidot pėr melankolinė time
    dua stuhitė e tua
    qė gjejnė qetėsi nė krahėt e mi
    dua pėrdredhat e trupit tėnd
    portin e shqetėsimeve tė mia

    NJĖ FĖMIJĖ

    njė fėmijė i magjepsur vėshtron
    pilivesa blu
    prek rrėshqitazi ujin e burimeve tė pranverės
    qėndron lehtė mbi fijet e holla tė barit
    pėr njė ēast jeta ndalet
    mbytur nė diell
    nė thellėsinė e qiellit

    DHE JANĖ PEMĖ QĖ ĒAJNĖ QIELLIN

    ...dhe janė pemė qė ēajnė qiellin
    janė hapa tė heshtura
    grushtet nė xhep
    janė sytė e tu
    qė nuk do t’i rishoh...

    ...dhe janė hije..
    qė do t’i ndjek
    janė fjalė
    qė s’kanė zė
    janė duart e tua
    qė s’do t’i shtrėngoj...

    ...dhe janė pemė qė ēajnė qiellin
    re tė bardha
    nė vellon blu
    dhe goja jote
    qė s’do ta puth...

    janė ditė qė s’do t’i kem pėrsėri...

    MUND TĖ BĖSH PA KĖNGĖN TIME

    E di ..
    mund tė bėsh pa dashurinė time
    Prej netėve tė mia nuk mbetet shenjė
    Mė lėr tė paktėn ėndrrėn
    Qė tė mbledh eshtrat e natės
    I pagjumė
    Lule qė nuk ēel
    Agim qė nuk zbardhi kurrė

    Mund tė bėsh pa dashurinė time
    Njė shkarravinė ėshtė vizatimi im
    Fjalė tė gėrvishtura mbi metal
    Klithin, drithma nėpėr shpinė

    E di..
    Mund tė bėsh pa zemrėn time
    Vramė tani
    Qė tė mos mbetet gjurmė
    Prej fytyrės sime
    Prej poezive tė mia
    Bėje tė lutem
    Mund tė bėsh pa dhimbjen time

    PĖRĒARTJE (OSE FJALĖ TĖ TĖ ĒMENDURVE)

    Ti jeton me fjalė
    fjalėt jam ushqimi yt
    i dėgjon, i analizon
    nganjėherė gėrmojnė pak brenda
    Mė tė shumtėn e herės ti i lė tė shkasin
    mbi shpinė qė tė mos tė tė lėndojnė
    Riti i lotėve
    pėr tė tė falur
    Pastaj ti vesh parzmoren
    dhe s’e lė veten tė tė gėrvishtin
    as trėndafil as gjemb
    Atėherė fjalėt e tua
    janė brisqe rroje
    nėn njė tis ėmbėlsie
    Dhe sa mirė qė di t’i pėrdorėsh
    janė tė gjitha nė vendin e duhur
    si presjet
    pikat
    parantezat
    Janė harmoni disharmonike
    pėr tė thėrrmuar gurė
    tė fshehur brenda
    I vėrtit
    i pėrshtat
    i kthen tė gjalla nė kėtė botė
    ke talent tė madh
    Unė i kam njohur
    ose mbase jo
    Unė qė nuk kam fjalė
    qė jetoj nė heshtje
    Ose mė mirė, unė kam fjalė
    tė humbura midis mendimit dhe fletės
    midis mendimit dhe zėrit-
    tė shpėrndara nė kėtė gjendje kalimtare tė errėt
    tė mendjes
    kur dalin janė tė vjella
    tė pashpjegueshme
    dengje tė pakuptimtė
    janė acide tė stomakut
    janė spazma tė rropullive
    fjalėt e mia janė si tė ēmendurit
    janė shpesh pėrlotje tė fshehta
    qė unė i kam zbuluar pėr ty
    nė dhimbjen e dashurisė sime
    pėr ty qė i ke refuzuar
    pėr tė jetuar
    unė tė kėrkoj tė falur
    nė kėtė, lojė, rebus, anagramė
    sharadė
    fjalėt e mia qė ti i jeton tani
    si tė tuat
    nuk janė ato qė unė do tė doja
    nuk janė
    filastrokat e miat tė shpartalluara
    me fjalė qė nuk dinė tė japin formė
    tė kisha fjalė
    qė nuk mund tė them
    qė ti nuk do t’i dėgjosh
    ..Hej, njė monedhė, njė monedhė
    pėr njė kafe...

    BUFI

    sonte pashė njė buf.
    sonte pashė bufin tim tė parė
    ishte nė majėn e njė shtylle telefonike.
    gruaja ime e ndriēoi me njė pilė elektrike.
    s 'u tund nga vendi.
    qėndronte aty
    i bekuar
    me reflekse drite nė sy.

    Bufi im i parė
    bufi im i Shėn Pedros.

    Pastaj ra telefoni.

    shkuam brenda.
    ishte dikush qė donte
    tė fliste.
    pastaj mbaroi

    dolėm prapė jashtė dhe bufi
    ishte zhdukur.

    ta hajė dreqi atė qė ndihet i vetmuar.

    mbase s’do tė shoh mė buf me sy
    nė jetėn time.

    TRAGJEDIA E GJETHEVE

    u zgjova nė thatėsirė dhe fieret kishin vdekur,
    bimėt nė vazo tė verdha si grurė;
    gruaja ime ishte zhdukur
    dhe kufomat e zbrazura tė shisheve bosh
    mė rrethonin me kotėsinė e tyre;
    ishte ende njė diell i bukur, megjithatė,
    dhe bileta e pronares digjte me njė nxehtėsi tė verdhė
    dhe tė thjeshtė; tani ai qė na duhej
    ishte njė aktor i zoti, i vjetėr, njė shpotitės i aftė pėr tė tallur
    absurditetin e dhimbjes, dhimbja ėshtė absurdi
    sepse ekziston, vetėm pėr kėtė;
    rrova me kujdes me njė brisk tė pėrdorur
    njeriun qė kishte qenė i ri dhe,
    thoshin pėr tė gjenial;
    por kjo ėshtė tragjedia e gjetheve,
    fiereve tė vdekura, bimėve tė vdekura;
    dhe hyra nė njė sallė tė errėt
    ku qėndronte zonja e shtėpisė
    fyese dhe ultimative,
    duke mė dėrguar nė ferr
    duke vėrtitur krahėt e djersitur
    dhe duke bėrtitur
    duke ulėritur se kėrkonte lekėt e qirasė
    sepse bota na kishte tradhtuar
    tė dyve.

    PRIFTI DHE MATADORI

    nė ajrin e topitur meksikan pashė demin tė ngordhte
    dhe i prenė veshin dhe kokėn e tij tė madhe
    nuk frikėson mė as edhe njė gur.

    tė nesėrmen duke u kthyer me makinė u ndalėm te Misioni
    dhe pamė lulet e kuqe blu dhe tė arta
    tė pėrdridheshin nė erė si tigrat.

    vėre nė vargje: demi dhe i forti i Krishtit:
    matadori nė gjunjė, demi i vrarė dhe foshnja e tij;
    dhe prifti qė shikonte nga dritarja
    si njė ari nė kafaz.

    mund tė diskutosh nė sheshin e pazarit dhe tė tėrheqėsh
    dyshimet e tua me fije mėndafshi: unė do tė tė them vetėm kėtė:
    kam jetuar nė tė dy tempujt e tyre,
    duke besuar gjithēka dhe asgjė - mbase, tani,
    ata do tė vdesin nė timin.

    BĖJE

    nė mėngjesin e lagėsht Ade duartroket me duar tė shėnuar nga herpes
    dhe njė grua kėndon nė radio, zėrin i saj arrin duke u kacavjerrur
    nė tym dhe tymi, lėshon avuj...

    ndihem i vetmuar, gruaja kėndon, ti nuk je
    imi dhe kjo mė bėn tė ndihem keq
    kjo jam unė...

    dėgjoj makina nėpėr rrugė, ėshtė si njė det i largėt
    i baltosur nga njerėzit
    ndėrsa pas shpinės tjetėr, larg nė rrugėn e Shtatė
    pranė Ishullit Perėndimor
    ndodhet spitali, ajo shtėpi e agonisė-
    ēarēafė dhe uturakė dhe krahė dhe kokat
    e tė vdekurve ngadalė;
    gjithēka ėshtė kaq hirshmėrisht e tmerrshme:
    arti i kurorėzimit: jeta
    qė ha jetėn...
    kam parė njė herė nė ėndėrr qė njė gjarpėr gėlltiste bishtin e vet,
    e gėlltiste dhe e gėlltiste
    deri sa arriti nė mes tė unazės, dhe atje u ndal
    dhe mbeti kėshtu, kishte llupur veten e tij.
    zhvatje e bukur.
    e kemi vetėm ne veten pėr tė ecur pėrpara, dhe ėshtė...

    GRUAJA IDEALE

    ėndrra e njė njeriu
    ėshtė njė putanė me njė dhėmb ari
    dhe mbajtėse ēorapesh,
    parfumėrash
    me qerpikėt fals
    rimel
    vathė
    brekė rozė
    frymė qė bie erė sallami
    taka tė larta
    ēorape me njė syth tė liruar shumė tė vogėl
    nė pulpėn e majtė,
    pak e shėndoshė,
    pak e dehur,
    pak e trashė dhe pak e marrė
    qė nuk tregon barcaleta tė ndyra
    dhe ka tre lytha nė shpinė
    dhe shtiret sikur vlerėson muzikėn simfonike
    dhe qė ndalet njė javė
    vetėm njė javė
    dhe lan pjatat dhe gatuan
    dhe fshin dhe bėnė pompimet
    dhe lan dyshemenė e kuzhinės
    dhe nuk tregon fotografitė e fėmijėve tė saj
    as nuk flet pėr burrin ose ish burrin
    ku shkoi nė shkollė ose ku lindi
    apo pse herėn e fundit pėrfundoi nė burg
    ose me cilin ėshtė dashuruar
    ndalet vetėm njė javė
    vetėm njė javė
    dhe bėn atė qė duhet tė bėjė
    pastaj largohet dhe nuk kthehet mė prapa
    pėr tė marrė vathėt qė i harroi mbi komo.

    NJĖ BUZĖQESHJE NĖ ERRĖSIRĖ

    Kur varrosa babanė tim, pashė vdekjen

    Dhe pastaj hipa nė makinėn time tė vjetėr

    Dhe shkova nė gara
    Dhe qėndrova qė tė shihja numrat

    Mbi totalizator

    Dhe vdekja ishte prapė aty

    Pėr t’ua ngulur sytė gjithė
    atyre njerėzve

    "ti ke vrarė Dostojevskin"
    i thashė

    nuk m’u pėrgjigj,
    nuk lėvizi

    vura njė bast
    dhe humba, shkova nė banjė.

    Vdekja mė ndoqi, u ngul diku
    qė tė shihte njerėzit

    Nė shurrėtore.

    "bijė kurve" i thashė: " shtyve
    Van Gogun

    qė tė shkatėrronte veten "

    nuk m’u pėrgjigj.

    Pastaj mė ndoqi gjer jashtė.

    U largua pėr tė vajtur
    pas njė vajzė

    Me tė kuqe.

    Unė shkova pėr tė pirė njė kafe, derdha pak prej saj

    Nė gishta, tė pėrvėlonte.

    Gjeta vend pėr t’u ulur
    dhe mendova pėr garėn

    Tjetėr

    Pastaj vdekja u kthye,

    Ndenji ulur pranė meje e shndėrruar nė njė plak zotėri

    Me mjekėr tė rrallė tė bardhė.

    "kush tė pėlqen radhėn tjetėr ", pyeti

    "Bir bushtre" i thashė "lėmė

    rehat! "

    "ē’dreqin ke kėshtu?"

    pyeti plaku

    "ta thashė, mos mė ēaj

    topet! "

    u ēua dhe u zhduk

    Nuk e pashė mė

    nė hipodrom

    pas garės sė fundit

    mora autostradėn.

    3 milje
    mė pėrpara filloi trafiku

    tė ngadalėsohej

    mbeta
    nė korsinė e majtė

    dhe vazhdova t’i jap makinės

    pastaj e pashė

    nė krahun tjetėr tė autostradės

    njė pėrplasje e fortė

    njė makinė kokėposhtė

    njė tjetėr e bėrė copė e ēikė

    kundėr kabinės sė rojės hekurudhore

    kishte njė shkreptimė flake

    nėn kofano,
    njė shkreptimė me dritė tė kuqe

    dhe nė rropullitė e mia

    njė shtrėngim i frikshėm dhe njė goditje e thatė

    vėshtrova pėrtej

    mė pėrpara

    parkova para shtėpisė

    dola nga makina, eca vetė

    hapa derėn

    brenda asnjė

    pastaj pashė arushpelushin

    i shtyrė kokėposhtėpėrballet
    kundėr jastėkut

    mbi shtrat

    shkova shpejt nė sirtar

    ku mbaja paret

    rroga ime si fatorino

    ishte pėrgjysmuar

    bukur, mendova

    qenke e klasit, dosė,.

    Pastaj u hap dera dhe hyri

    Vdekja.

    "do tė tė pėlqente njė pije?"

    e pyeta.

    Nuk u pėrgjigj.

    Shkova tė shoh nė kuzhinė

    Nėse kishte pėr tė pirė.

    Rridhnin shekujt.

    Dhe ajo priste.

    FUNERAL NĖ VJESHTĖ

    njė ditė e vakėt vjeshte
    ngroh akoma trupat
    mbi varrezėn e kishės
    zbret heshtja e ftohtė e tė gjallėve,
    ndėrsa vjen
    mbi njė karrocė me lule
    dhe dėgjohet vetėm britma e nuses,
    nė pėrvjetorin tuaj
    tė njėzetepestė

    -pėrse pėrse! pėrse ...-

    Asnjė pėrgjigje e mundshme

    kisha dhe ritualet e saj
    (hosana nė lartėsinė e qiejve...)
    mbetem nė fund nė heshtje
    nuk di tė lutem mė

    procesioni i trishtuar
    fillon,
    megjithatė ėshtė njė ditė e bukur me diell

    KODET PĖR TĖ DESHIFRUAR

    kode pėr tė deshifruar
    1 2 3 4 5 6 7 8 9

    3 je ti
    4 dhe 5 jam unė
    6 je prapė ti
    qė mė shtrėngon
    brenda nė njė pėrqafim

    1 2 9 jemi ne
    1 por 2
    dhe 9 qė na zė

    7 ėshtė emri yt
    imi ėshtė 8

    3 plus 6 baras 9
    4 plus 5 baras 9
    9 qė na zė

    mungonte 0
    por kemi 10
    diferenca
    ajo qė hiqet

    1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
    tė gjithė numrat janė tė mundshėm
    nė kėtė punė tė lehtė magjike
    nė kėtė lojė tė pamundur

    I LEHTĖ

    ...sheqer dhe mjaltė...
    qumėsht dhe kafe
    luleshtrydhe
    mbretėreshė dhe mbret
    e kėsaj pėrralle
    s’kam fillim
    me kėtė fill
    s’di tė lidhem unė...

    ALIENĖT

    edhe mund ta mos besosh
    por ka disa njerėz
    qė e shtyjnė jetėn
    me shumė pak
    grindje ose
    ankth.
    vishen mirė, hanė mirė
    flenė mirė.
    janė tė kėnaqur
    nga jeta e tyre
    familjare.
    kanė momente
    dhimbjeje
    por si pėrfundim
    askush s’i turbullon
    dhe shpesh
    janė pa dyshim mirė.
    dhe, kur ata vdesin
    kanė njė vdekje tė lehtė
    zakonisht nė
    gjumė.
    mund gjithashtu tė mos na besoni
    por njerėzit kėshtu
    ekzistojnė.
    edhe nėse unė nuk jam
    njė nga ata
    oh jo, unė nuk jam njė
    prej tyre.
    as u afrohem kurrsesi
    qė tė jem
    njė
    prej tyre
    Por ata
    janė
    aty
    dhe unė jam kėtu.

    PĖR DASHURINĖ

    Do tė doja tė di diēka pėr dashurinė,
    ajo qė mund tė them pėr dashurinė ėshtė kjo ...apo ajo...
    ėshtė tel i hollė, ose njė kavo ēeliku,
    njė vjollcė e njė marsi i shumė viteve mė parė,
    ose sytė e njė gruaje,
    zjarri i njė pasioni,
    ėmbėlsia e njė pėrkėdhelie
    do tė doja tė kisha fjalė qė dinė tė flasin pėr dashurinė,
    do tė doja tė kisha veshė pėr ta dėgjuar,
    por dashuria mėsohet nga dashuria...
    do tė kemi aq dashuri aq sa kemi njohur.

  8. #8
    YEP! Maska e Mr-Bledi
    Anėtarėsuar
    08-08-2009
    Vendndodhja
    .bat
    Postime
    696
    Faleminderit
    23
    18 falenderime nė 17 postime

    Charles Bukowski

    Digjem nė ferr
    kjo pjesė e imja qė nuk gjen rehat nė asnjė vend
    ndėrkohė qė tė tjerėt gjejnė gjėra
    pėr tė bėrė
    nė kohėn qė kanė
    vende pėr tė shkuar
    bashkė
    gjėra pėr tė thėnė.

    Unė po digjem nė ferr
    Diku nė veri tė Meksikės.
    Aty ku lulet nuk mbijnė.

    Po digjem
    nė ferr,
    diku nė veri tė Meksikės.
    Aty ku lulet nuk mbijnė.

    Nuk jam si tė tjerėt
    tė tjerėt janė
    si tė tjerėt.

    Janė tė gjithė njėlloj:
    mblidhen
    gjenden
    grumbullohen
    janė
    tė lumtur dhe tė kėnaqur
    ndėrsa unė
    po digjem nė ferr.

    Zemra ime ėshtė njė mijė vjeēare.
    Nuk jam si tė tjerėt.
    Tė vdisja nė fushat e tyre tė piknikut
    mbuluar nga flamujt e tyre
    i pa fuqishėm nga kėngėt e tyre
    i dėshiruar nga ushtarėt e tyre
    i shpuar nga humori i tyre
    i vrarė nga shqetėsimet e tyre.

    Nuk jam si tė tjerėt.
    Unė po digjem nė ferr.

    Nė ferrin e tmerrshėm tė vetvetes.

    I papėrshtatshem: Charles Bukowski

    Perktheu ne Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    http://pastebin.com/BVFq83NH

    Shpresoj te sjell me shume ne ditet ne vazhdim dhe shpresoj t'ju pelqeje gjithashtu
    She's the morphine queen of my vaccine.

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Mr-Bledi pėr postimin:

    Zombi (22-11-2013)

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Pėr: Charles Bukowski

    DASHNORI

    18 Gusht 2013 | : Kulturė | Autor: Gazeta Shqip

    Charles Bukowski/ Mė 16 gusht shkrimtari do tė mbushte 93 vjeē. Njė rrėfim pėr Linda Lee, gruan qė e frymėzoi tė shkruante “Femrat”, dhe gratė e tjera nė jetėn e tij…

    bukovskiAi la gotėn e uiskit dhe vijoi tė vėshtronte lėvizjet e vajzės qė hynte e dilte nė banakun e atij lokali. Kishte veshur njė fustan tė kuq me pika, ndėrsa flokėt e verdhė i shtriheshin poshtė qafė… Ajo u buzėqeshte klientėve, dhe kur kaloi pranė tij nuk e hodhi vėshtrimin… Ishte viti 1976, dhe portreti i Charles Bukowski-t ishte i njohur pėr tė gjitha femrat amerikane… Tė gjitha do tė donin tė ishin njė moment pranė tij… Proza e tij e shkurtėr, poezitė plot melankoli e erotizėm, i bėnin femrat tė donin tė gjenin burrin qė i kishte shkruar ato, burrin qė dukej se njihte aq mirė ēdo qelizė tė trupit tė njė gruaje…. Por ajo, Linda Lee Beighle, nuk e ktheu vėshtrimin nga ai… as kur mori xhaketėn e varur bri derės, dhe humbi tej nė rrugė. Portreti i heshtur i vajzės do ta shoqėronte gjatė gjithė mbrėmjes poetin, i cili do tė kthehej tė nesėrmen nė tė njėjtėn orė pėr ta parė sėrish atė… Vetėm fustani i saj kishte ndryshuar, ndėrsa historia ishte po ajo… Kur ai iu afrua dhe i tha se donte tė dilte nė mbrėmje me tė, ajo me mirėsjellje i tha se “nuk kishte kohė”. Tė njėjtėn fjali ia pėrsėriti me muaj me radhė, ēdo ditė teksa ai kalonte pėr tė drekuar nė restorantin e saj, deri sa njė ditė, Linda Lee vendosi tė ndryshonte mendim. Tek e shihte tė ulur nė tavolinėn e tij tė pėrditshme me njė tufė librash pranė tij, ajo iu afrua dhe i tha se donte tė dilte me tė atė mbrėmje. Ajo mbrėmje do tė ndryshonte shumė gjėra nė jetėn e Charles Bukowski-t. Gruaja qė ai kishte pranė nuk ishte vetėm e bukur, por dhe njė adhuruese e fshehtė e vargjeve tė tij… Ajo kishte ditur gjithēka pėr burrin qė i lutej ēdo ditė tė dilte me tė… Ashtu si Bukowski, ajo e dashuronte pijen, dhe orėt e gjata pas mesnate nė lokal… Tashmė ai nuk ishte vetėm nė dėshirėn e tij pėr tė jetuar ndryshe. Bukowski do ta kthente pasionin pėr kėtė grua nė njė muzė frymėzimi pėr njė nga romanėt mė tė famshėm tė tij qė do tė shkruante mė pas. Nata pėr ta ishte ndjellėse drejt pijes dhe seksit… Linda do tė kthehej nė personazhin kryesor qė Bukowski do tė kishte nė mendje gjatė gjithė kohės, teksa hidhte nė letėr njė nga librat mė tė lexuar tė tė gjitha kohėrave. Pėr tė, “Femrat” nuk ėshtė vetėm njė roman erotik, por njė roman ku mund tė gjesh dhe ndjenja qė atij, nė moshėn 56-vjeēare, ia ringjalli sėrish njė grua. Pas 9 viteve bashkėjetesė, Bukowski do tė martohet me Linda Lee, e cila tashmė do tė marrė mbiemrin e tij, Bukowski, mė 1985-n. Pėr shumė kritikė tė veprės sė shkrimtarit, kjo grua do tė ndikojė pozitivisht nė jetėn e tij private e letrare. Ai i referohej asaj “Sara” nė romanin “Femrat” dhe “Hollywood”.
    Pėr mikun e tij Taylor Hackford, Linda i shtoi edhe njė dekadė tjetėr jetė shkrimtarit, pasi para se ta njihte atė, ai i ishte pėrkushtuar pijes. Linda do tė ishte gruaja qė deri nė momentin e fundit tė jetės, mė 9 mars 1994, kur ai mbylli sytė pėrgjithmonė nga leucemia nė San Pedro, do tė ishte gjithnjė pranė tij. Humbjen e tij ajo e ktheu nė pėrkushtim ndaj veprave qė ai la pas, duke qenė se ishte trashėgimtarja e veprės sė tij letrare. Nė vitin 2006, ajo i dhuroi bibliotekėn private tė tė shoqit Bibliotekės Hungtington nė San Marino Kaliforni. Femrat kanė qenė gjithnjė frymėzimi i vetėm i Bukowski-t. Para se tė martohej me Lindėn, jeta e tij endej femrave dhe alkoolit. Takimet dashurore ai i kthente nė materiale letrare. Nė novelėn “I lindur kėshtu”, Bukowski tregon si e humbi virgjėrinė nė moshėn 24-vjeēare me njė lavire, pėr tė cilėn kishte paguar 300 paund, dhe gjatė mbrėmjes me tė kishte thyer tė gjitha kėmbėt e krevatit. Kjo pėrvojė e tmerrshme do tė ndikonte nė jetėn e mėvonshme seksuale tė shkrimtarit. Mė 29 tetor tė vitit 1955, ai u njoh me poeten dhe shkrimtaren Barbara Frye, me tė cilėn do tė martohej mė vonė nė Las Vegas. Frye ishte redaktore e njė reviste tė pėrjavshme, nė tė cilėn Bukowski dėrgoi njė cikėl me poezi, tė cilat do tė tėrhiqnin vėmendjen e gruas qė i pėlqente letėrsia. Nė njė letėrkėmbim qė patėn bashkė, ajo i tha qė ishin poezitė mė tė mira qė kishte lexuar ndonjėherė. Dashuria e tyre nisi pėrmes letrave, dhe propozimin pėr martesė Bukowski ia bėri nė njė prej tyre. Ajo iu pėrgjigj duke i thėnė se ishte dakord tė martoheshin qė nė atė moment, dhe nė cilin stacion treni do ta priste. Kjo dashuri si nė libra nuk do tė zgjaste shumė pėr djaloshin qė i pėlqente tė ishte i lirė si era. Frye dėshironte tė kishte njė fėmijė, Bukowski nuk donte. Kur ajo mbeti shtatzėnė, nuk mundi ta mbante fėmijėn, pėr shkak tė njė komplikacioni dhe dėshtoi. Nė mendjen e saj ajo mendonte se shkak i dėshtimit ishte pija e Bukowski-t. Mė 18 mars tė vitit 1958 ata divorcohen. Dhe pse Frye mendonte se ndarja nuk do tė ndikonte nė marrėdhėniet e tyre letrare, Bukowski nuk do tė botonte mė nė revistėn ku ajo punonte. Pas ndarjes, ai iu pėrkushtua mė tepėr alkoolit dhe nisi tė shkruante mė shumė poezi. Jane Cooney Baker ishte e dashura e ardhshme e Bukowski-t, njė vajzė e alkoolizuar. Ata u njohėn nė njė nga baret ku shkrimtari kalonte mbrėmjet duke pirė. Ajo vdiq mė 22 janar 1964 nga cirroza e shkaktuar prej pijes. Vdekja e saj do ta ēonte Bukowski-n nė njė depresion tė gjatė. Ai vazhdoi tė shkruante poezi dhe tė vuante nga kompleksi i vetėvrasjes. Mė 7 shtator 1964, Bukowski do tė bėhej baba krejt rastėsisht. Marina Louise Bukowski lindi nga e dashura e tij Frances Smith. Bukowski nuk kishte pėrdorur perzevativ, pasi mendonte se e dashura e tij 42-vjeēare ishte e vjetėr pėr tė mbetur shtatzėnė. Kur mėsoi pėr lindjen e vajzės, ai mori mbi vete tė gjitha pėrgjithėsitė dhe vendosi qė tė jetonte pėr Frances pėr tė rritur fėmijėn. Frances do tė shprehej mė vonė se ai ishte njė baba i mrekullueshėm, vazhdimisht i vėmendshėm. Nėse mė parė ai dyzohej mes mendimit tė vetėvrasjes, tashmė kishte dy arsye tė forta pse duhet tė vazhdonte tė jetonte: vajza e tij dhe shkrimet. Pak kohė mė vonė, ai nisi tė dilte me skulptoren Linda King pėr njė kohė tė gjatė. Ajo ishte mė e madhe se ai, por nuk ishte ky problemi i lidhjes sė tyre. Si dy artistė, ata shpesh kishin pėrplasje idesh, dhe shpesh kundėrshtonin njėri-tjetrin. Linda realizoi njė portret nė skulpturė tė Bukovski-t, portret ku gruaja ka derdhur gjithė pasion e saj pėr tė. Linda do tė kishte ndikim nė letėrsinė e mėvonshme qė Bukowski shkroi. Ajo e inkurajoi atė tė shkruante mbi femrat e jetės sė tij. Linda ishte e bindur se nėse ai do tė hidhte nė njė libėr pėrvojat e tij seksuale, do tė ishte mbreti i shkrimtarėve, i adhuruari i femrave… Dhe King kishte tė drejtė, libri i tij “Femrat”, tė cilin e shkroi gjatė kohės kur jetonte me njė tjetėr Linda, do ta bėnte atė burrin qė ēdo grua do ta donte ta kishte pranė…
    a.b.

    bukosvski 1

    bukowski-paris

    bukowski-hollywood


    Digjem nė ferr
    kjo pjesė e imja qė nuk gjen rehat nė asnjė vend
    ndėrkohė qė tė tjerėt gjejnė gjėra
    pėr tė bėrė
    nė kohėn qė kanė
    vende pėr tė shkuar
    bashkė
    gjėra pėr tė thėnė.

    Unė po digjem nė ferr
    Diku nė veri tė Meksikės.
    Aty ku lulet nuk mbijnė.

    Po digjem
    nė ferr,
    diku nė veri tė Meksikės.
    Aty ku lulet nuk mbijnė.

    Nuk jam si tė tjerėt
    tė tjerėt janė
    si tė tjerėt.

    Janė tė gjithė njėlloj:
    mblidhen
    gjenden
    grumbullohen
    janė
    tė lumtur dhe tė kėnaqur
    ndėrsa unė
    po digjem nė ferr.

    Zemra ime ėshtė njė mijė vjeēare.
    Nuk jam si tė tjerėt.
    Tė vdisja nė fushat e tyre tė piknikut
    mbuluar nga flamujt e tyre
    i pafuqishėm nga kėngėt e tyre
    i dėshiruar nga ushtarėt e tyre
    i shpuar nga humori i tyre
    i vrarė nga shqetėsimet e tyre.

    Nuk jam si tė tjerėt.
    Unė po digjem nė ferr.

    Nė ferrin e tmerrshėm tė vetvetes.

    Charles Bukowski (Heinrich Karl Bukowski) lindi nė Andernah tė Gjermanisė nė gusht tė vitit 1920, nga njė ushtar amerikan dhe nėnė gjermane (Katharina Fett). Nė moshėn trevjeēare, familja e tij u shpėrngul nė Los Anxhelos tė Amerikės, ku praktikisht Bukowski shkoi gjithė jetėn e vet, deri nė ēastin e vdekjes, nė mars tė vitit 1994 nga pneumonia. Pėrgjatė karrierės mė se tridhjetėvjeēare, shkrimtari botoi 32 libra me poezi, pesė libra me tregime, katėr romanė, si dhe skenarin e filmit “Pijetari”. Influencat i pati nga autorėt Louis-Ferdinand Céline, John Fante, Anton Chekhov, Franc Kafka, Knut Hamsun, Ernest Hemingway, Robinson Jeffers apo Fyodor Dostoyevsky. Nė qoftė se nė Europė romanėt i sollėn famėn, nė Amerikė librat e tij me tregime dhe poezi i dhuruan suksesin, si dhe famėn e “shkrimtarit tė mallkuar”. Nė shtetin e ėndrrave ai thirrej nga prindėrit Henry, ndėrsa mbiemri i tij polak i origjinės, alternoi nga Bukowski nė Bukcowski. Pas vitit 1926, kur familja e tij ishte transferuar nė Amerikė, i ati filloi tė abuzonte verbalisht dhe fizikisht mbi Henry-n. Detajet e kėsaj jete u pėrshkruan mė vonė nga Bukowski nė novelėn e tij “Ham on Rye” (Proshuta prej thekre). Pėrgjatė kėsaj periudhe, ai u mbyll nė vetvete dhe pati njė rast ekstrem tė puērrave tė fytyrės. Pas kryerjes sė shkollės sė mesme tė Los Anxhelosit, Bukowski kreu kolegjin e shtetit pėr dy vite, duke ndjekur kurset e artit, gazetarisė dhe literaturės. Nė moshėn 24-vjeēare, Bukowski boton njė libėr me histori tė shkurtėr dhe mė pas “20 tanket nga Kasseldown”, nga e cila u zhgėnjye dhe nuk botoi mė pėr afro njė dekade. Pėrgjatė kėsaj kohe fillon edhe jeta e tij e dhomave me qira tejet tė lirė, punėsime tė rastėsishme, ndėrsa nė vitin 1950 gjen punė si postier. Pas tre vitesh e lė kėtė punė. Mė 1955-n shtrohet nė spital me njė gjendje tė rėndė tė ulcerės, e cila do tė bėhej mė pas fatale. Pas daljes, ai filloi tė shkruante poezi. Nė vitet ’60 ai u rikthye nė zyrėn postare, ku vijoi tė punonte pėr mė se njė dekadė. Mė vonė do ta vazhdonte karrierėn nė shtėpinė botuese “Black Sparrow Press”

    “Mendoj se artisti i vėrtetė, jo ai shabllonisti, i pėrshtatshmi pėr TV, duhet tė jetė mė i frikėsuari nga njė njeri me pistoletė. Artisti zotėron njė arsenal tjetėr: ndjenjėn, inteligjencėn, mosfrikėsimin, pėr tė shprehur koncepte, ide, hipnotizimin e spektatorit. Dhe kėtė nuk e bėn pėr lekė e as pėr famė. Kjo ėshtė diēka qė shkon pėrtej kėtyre tė mirave materiale, kjo ėshtė njė nevojė qė lind nga njė un i brendshėm qė bashkėjeton me trupin, nė tė cilin gjendet. Mendoj se artistėt janė tė vetmit rebelė tė vėrtetė qė i kanė mbetur kėsaj bote. Ēdo lloj arti qė tė bėni, ēojeni atė deri nė fund dhe vetėm kėshtu ju do tė vdisni si fitimtarė ndaj vetvetes.”
    (Charles Bukowski)

    Birrė

    Nuk e di sa shishe birrė
    kam pirė nė pritje qė gjėrat
    tė bėheshin mė mirė.
    Nuk e di sa verė dhe uiski
    dhe birrė
    kryesisht birrė
    kam pirė pas
    ndarjes me gratė-
    nė pritje tė ziles sė telefonit
    nė pritje tė zhurmės sė hapave,
    dhe telefoni s’bie kurrė
    deri tepėr vonė
    dhe hapat s’mbėrrijnė kurrė
    deri tepėr vonė
    kur stomaku mė ka ardhur nė grykė
    ato vijnė tė freskėta si lule pranvere:
    “ēfarė dreqin i ke bėrė vetes?
    do duhen tre ditė para se tė bėjmė prapė seks!”

    Femra ėshtė e qėndrueshme
    ajo jeton shtatė vjet e gjysmė mė shumė
    sesa mashkulli, dhe pi shumė pak birrė
    sepse e di qė tė bėn keq pėr pamjen.

    Ndėrsa ne jemi duke shkalluar
    ato janė jashtė
    duke kėrcyer e qeshur
    me kaubojsė tė eksituar.

    Nė fakt, ka kuti birre
    dhe kuti me shishe birre tė boshatisura
    dhe kur e kap njėrėn
    shishja bie nėpėr fundin e lagur tė
    kutisė prej kartoni
    rrokulliset
    kėrcet
    duke derdhur hi gri tė lagur
    dhe birrė bajate,
    ose kutia rrėzohet nė katėr tė mėngjesit
    duke bėrė tė vetmen zhurmė nė jetėn tėnde.

    Birrė
    lumenj dhe dete me birrė
    nė radio dėgjohen kėngė dashurie
    dhe telefoni hesht
    dhe muret qėndrojnė
    drejt nė kėmbė
    dhe s’ka asgjė tjetėr
    pėrveē birrės.
    DASHURIA E PARĖ

    Dikur
    kur isha 16 vjeē
    ishte vetėm ndonjė shkrimtar
    qė mė jepte shpresė
    e ngushėllim.

    Babait tim nuk i pėlqenin
    librat
    as edhe nėnės sime
    (meqė s’i pėlqenin babait)
    sidomos librat qė merrja unė
    nė bibliotekė:
    D.H. Lawrence
    Dostojevski
    Turgenev
    Gorki
    A. Huxley
    Sinclair Lewis
    dhe tė tjerė.
    Unė kisha dhomėn time tė gjumit,
    por nė orėn tetė tė mbrėmjes
    duhej tė binim tė gjithė pėr tė fjetur:
    “Zgjimi herėt nė mėngjes ėshtė flori”
    thoshte babai im.

    pastaj bėrtiste: “Shuani dritat”.

    Atėherė unė vija llambėn
    nėn batanije
    dhe vazhdoja tė lexoja
    nėn dritėn e ngrohtė e tė fshehtė:
    Ibsen
    Shakespeare
    Chevhov
    Jeffers
    Thurber
    Conrad Aiken
    e tė tjerė.

    Mė jepnin njė shans e ndonjė shpresė
    nė njė vend pa shans
    shpresė,
    ndjenjė.

    E fitoja atė.
    bėnte nxehtė nėn batanije.
    ndonjėherė tymosnin ēarēafėt
    atėherė unė fikja llambėn,
    e mbaja jashtė
    pėr ta ftohur.

    Pa kėta libra
    nuk jam plotėsisht i sigurt
    se ēfarė do tė bėhesha:
    delirant,
    atvrasės;
    idiot,
    dembelhane.

    Kur babai im bėrtiste
    “Shuani dritat”.
    jam i sigurt se e terrorizonte
    fjala e skalitur bukur
    dhe e pavdekshme
    njėherė e pėrgjithmonė
    nė faqet mė tė mira
    tė letėrsisė sonė
    mė tė bukur

    Dhe ajo ishte aty
    pėr mua
    afėr meje
    nėn mbulesat
    mė grua se njė grua
    mė burrė se njė burrė

    Ishte e tėra pėr mua
    dhe unė
    e mora.


    Komuniteti



    Zani Burimi
    • 7 days ago

    Bukowski per mua eshte nje shkrimtar natyralist i Amerikes, pra nje i vonuar shume krahasuar me rrymen e natyralizmit qe nxori shkrimtare te medhenj si Zola ne Europe. E dini pse e kane per zemer ne Amerike? sepse Bukovski ka pershkruar ashtu sicc do ta tregonte "vepren" etij koka e tij e voge se ne vend te kokes ka pasur k..qe.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/18/dashnori/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #10
    YEP! Maska e Mr-Bledi
    Anėtarėsuar
    08-08-2009
    Vendndodhja
    .bat
    Postime
    696
    Faleminderit
    23
    18 falenderime nė 17 postime

    Pėr: Charles Bukowski | Shkaku dhe pasoja

    Mė tė mirėt shpesh vdesin me dorė tė vetė
    vetėm pėr tė ecur pėrpara,
    ndėrsa ata qė lėnė gjurmė pas
    kurrė nuk do tė kuptojnė
    spse dikush
    diku,
    ka dėshirė
    tė largohet
    prej tyre

    Shkaku dhe pasoja: Charles Bukowski
    Perktheu ne Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    She's the morphine queen of my vaccine.

  12. #11
    YEP! Maska e Mr-Bledi
    Anėtarėsuar
    08-08-2009
    Vendndodhja
    .bat
    Postime
    696
    Faleminderit
    23
    18 falenderime nė 17 postime

    Pėr: Charles Bukowski | Ji i sjellshėm

    Gjithmonė na kėrkohet
    tė kuptojmė tė tjerėt
    se ēfarė duan tė thonė
    pavarėsisht sa
    tė prapambetur
    qesharakė
    apo tė padurueshėm janė.

    dikujt i kėrkohet
    pėr tė parė
    gabimet e tyre tė pėrgjithshme
    dėshtimet e jetės sė tyre
    me
    shpirtmirėsi
    sidomos nėse ata janė
    tė moshuar.

    por mosha ėshtė shuma e gjithė asaj
    ē'ka bėjmė,

    janė moshuar
    keq
    sepse ata kanė
    jetuar
    jashtė fokusit,
    kanė refuzuar tė
    shohin.

    nuk ėshtė faji i tyre?

    faji i kujt?
    i imi?

    Mė kėrkojnė tė fsheh
    se ēfarė duan tė thonė
    nga ata
    nga frika e frikės
    sė tyre

    mosha nuk ėshtė krim

    por turpi
    i njė jete
    tė rregjur
    me qėllim

    nė mesin e kaq shumė
    gjėrave tė tjera
    tė rregjura

    jeta

    ėshtė.

    Ji i sjellshėm: Charles Bukowski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    She's the morphine queen of my vaccine.

  13. #12
    YEP! Maska e Mr-Bledi
    Anėtarėsuar
    08-08-2009
    Vendndodhja
    .bat
    Postime
    696
    Faleminderit
    23
    18 falenderime nė 17 postime

    Pėr: Charles Bukowski | 40,000

    Nė rrugė sot,
    Dita e Babait,
    ēdo pagesė e pranueshme
    shkonte
    drejtė e nė portofol
    dhe secila pėrmbante njė
    surprizė tė vogėl.

    40,000: Charles Bukowski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    She's the morphine queen of my vaccine.

  14. #13
    YEP! Maska e Mr-Bledi
    Anėtarėsuar
    08-08-2009
    Vendndodhja
    .bat
    Postime
    696
    Faleminderit
    23
    18 falenderime nė 17 postime

    Pėr: Charles Bukowski | I Vetėm me Tė Gjithė

    mishi mbulon kockėn
    dhe ata fusin njė mendje
    aty brėnda dhe
    ndonjėherė njė shpirt,
    dhe gruaja thyen
    vazot pėrciptazi mbi mur
    dhe burri pi
    shumė
    dhe asnjeri s'e gjen
    tė duhurėn
    por vazhdojnė
    tė kėrkojnė
    duke u zvarritur
    nė krevate.
    mishi mbulon
    kocken dhe
    mishi kėrkon
    pėr mė tepėr
    se mish.

    nuk ka asnjė shans
    nė fund:
    jemi tė gjithė tė ngujuar
    nga i njėjti
    fat.

    asnjeri, asnjeherė s'ka pėr ta gjetur
    tė duhurin.

    deponitė e qytetit tė mbushur
    narkomanėt tė mbushur
    ēmendinat tė mbushura
    spitalet tė mbushur
    varrezat tė mbushura

    asgjė tjetėr
    s'ėshtė e mbushur

    I Vetėm me Tė Gjithė: Charles Bukowski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mr-Bledi : 22-11-2013 mė 08:37
    She's the morphine queen of my vaccine.

  15. #14
    YEP! Maska e Mr-Bledi
    Anėtarėsuar
    08-08-2009
    Vendndodhja
    .bat
    Postime
    696
    Faleminderit
    23
    18 falenderime nė 17 postime

    Pėr: Charles Bukowski | Rrėfimi

    duke pritur vdekjen
    si njė mace
    qė ka dėshirė tė hidhet mbi
    shtrat

    mė vjen tepėr keq pėr
    gruan time

    do ta shohė kėtė
    kufomė
    tė bardhė
    trupin
    ta tundė njėherė, pastaj
    ndoshta
    pėrsėri

    "Henk!"
    Henku nuk
    pėrgjigjet.

    Nuk ėshtė vdekja ajo qė
    mė shqetėson mua, ėshtė gruaja
    e mbetur me kėtė
    tog prej
    hiēit.

    dua t'ja
    bėj tė ditur
    ndonėse
    tė gjithė netėt
    qė fjeta
    krahė saj

    edhe argumentat mė tė
    padobishėm
    ishin fjalėt
    mė tė shkėlqyera

    dhe fjalėt e
    vėshtira
    qė pata gjithmonė frikė
    ti them
    tani ato mund tė
    thuhen:


    dua.


    Rrėfimi: Charles Bukowski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mr-Bledi : 22-11-2013 mė 08:48
    She's the morphine queen of my vaccine.

  16. #15
    YEP! Maska e Mr-Bledi
    Anėtarėsuar
    08-08-2009
    Vendndodhja
    .bat
    Postime
    696
    Faleminderit
    23
    18 falenderime nė 17 postime

    Pėr: Charles Bukowski | Takova njė Gjeni

    Takova njė gjeni nė tren
    sot
    rreth 6 vjeē
    ai u ul pranė meje
    dhe teksa treni
    rendi pėrgjatė bregdetit
    mbėrritėm nė oqean
    dhe pastaj ai mė pa
    dhe tha:
    Kjo nuk mjafton.

    Takova njė Gjeni: Charles BukoWski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    She's the morphine queen of my vaccine.

  17. #16
    YEP! Maska e Mr-Bledi
    Anėtarėsuar
    08-08-2009
    Vendndodhja
    .bat
    Postime
    696
    Faleminderit
    23
    18 falenderime nė 17 postime

    Pėr: Charles Bukowski | Jam i dashuruar

    Ajo ėshtė e re, tha ajo,
    por mė shiko mua,
    kam kėmbė tė bukura,
    dhe shikoi kyēet e mia, kam kyēe
    tė bukura
    o zot,
    mendova se po funksiononte gjithēka,
    dhe tani u shfaq ajo pėrsėri,
    sa herė qė tė telefonon bėhesh si i ēmendur,
    ti mė the qė ka pėrfunduar gjithēka
    ti mė the qė s'ka mbetur mė asgjė,
    dėgjo, kam jetuar aq sa duhet pėr tė qenė njė
    femėr e denjė,
    pse kėrkon njė femėr tė pavlerė?
    ke nevojė tė stėrmundohesh, kėshtu?
    mendon se jeta shkatėrrohet, e nėse dikush tė trajton keq
    gjithēka shpėrthen,
    apo s'ėshtė kėshtu?
    mė thuaj, ėshtė kėshtu? dėshiron tė tė trajtojnė si
    njė plehrė?
    dhe i hodha tė gjitha lulet.
    u ula nė njė kafene dhe bėrtita me tė madhe
    JAM E DASHURUAR,
    dhe tani u bėre lodėr e imja...
    mė fal, tė thashė, mė fal shumė.
    mė mbaj, tha ajo, mund tė mė mbash tė lutem?
    nuk kam provuar kurrė gjėra tė tilla, i thashė,
    ajo u ngrit dhe ndezi njė cigare, dridhej e gjitha
    lėvizte lart e poshtė, u tėrbua. ajo kishte
    njė trup tė vogėl. krahėt i kishte tė hollė, shumė tė hollė e kur
    bėrtiti dhe filloi tė mė godasė, e kapa atė tek
    kyēet dhe pastaj e pashė drejt e nė sy: urrejtje,
    e thellė shekullore dhe e vėrtetė. Isha gabim, i pasjellshėm dhe
    i sėmurė. gjithēka qė pata mėsuar qe tretur.
    nuk kishte asnjė qenie tė gjallė aq idiot sa ē'jam unė
    dhe qė tė gjithė poemat e mia ishin
    tė rreme.

    Jam i dashuruar: Charles Bukowski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    She's the morphine queen of my vaccine.

  18. #17
    YEP! Maska e Mr-Bledi
    Anėtarėsuar
    08-08-2009
    Vendndodhja
    .bat
    Postime
    696
    Faleminderit
    23
    18 falenderime nė 17 postime

    Pėr: Charles Bukowski | Bėra njė gabim

    Pashė deri nė krye tė garderrobės
    dhe nxorra nga aty njė palė pantollona blu
    i'a tregova asaj dhe pastaj
    mė pyeti "tė tuat janė kėto?"

    Bėra njė gabim: Charles Bukowski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    She's the morphine queen of my vaccine.

  19. #18
    YEP! Maska e Mr-Bledi
    Anėtarėsuar
    08-08-2009
    Vendndodhja
    .bat
    Postime
    696
    Faleminderit
    23
    18 falenderime nė 17 postime

    Pėr: Charles Bukowski | Dashuria & Fama & Vdekja

    Ulet jashtė dritares time tani
    si njė plakė qė po shkon nė dyqan
    ulet dhe mė vėzhgon
    djersitet nga nervozismi
    pėrmes telave dhe mjegullės,
    dhe njė qen vazhdimisht leh
    deri sa papritmas godas dritaren me njė gazetė
    si ē'mund tė godasėsh njė mizė
    dhe tė mund t'i dėgjosh britmėn
    pėrmes kėtij qyteti tė thjeshtė
    dhe pastaj vrapon.

    Dashuria & Fama & Vdekja: Charles Bukowski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    She's the morphine queen of my vaccine.

  20. #19
    YEP! Maska e Mr-Bledi
    Anėtarėsuar
    08-08-2009
    Vendndodhja
    .bat
    Postime
    696
    Faleminderit
    23
    18 falenderime nė 17 postime

    Pėr: Charles Bukowski | Pėrshendetje si je?

    kjo frika e tė qėnit ēfarė janė:
    tė vdekur.

    tė paktėn nuk ndodhen jashtė nė rrugė, ata
    kujdesen qė tė qėndrojnė brenda, me
    fytyra tė ēmendura qė ulen tė vetmuar pėrpara televizorit,
    duke jetuar njė jetė tė konservuar, me njė tė qeshur tė gjymtuar.

    lagja e tyre ideale
    me makina tė parkuara
    e pak livadh tė gjelbėr
    me shtėpi tė vogla
    dyert e vogla qė hapen dhe mbyllen
    gjatė gjithė pushimeve.
    dyert mbyllen
    para vdekjes qė vdes ngadalė
    pas tė vdekurve tė cilėt janė ende gjallė.
    nė lagjen tėnde tė qetė mesatare
    me rrugėt dredha-dredha tė mbushura
    me agoni
    me konfuzion
    me horror
    me frikė
    e injorancė.

    njė qen qėndron prapa njė gardhi.

    njė njeri i heshtur nė dritare


    Pėrshendetje si je?: Charles Bukowski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    She's the morphine queen of my vaccine.

Tema tė Ngjashme

  1. Poetry in Motion
    Nga MisCongeniality nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 02-03-2006, 20:31
  2. Poezite e preferuara te Nimf
    Nga nimf nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 10:03
  3. Charles Bukowski (1920-1994)
    Nga angeldust nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-05-2005, 10:24
  4. Poezi nga Charles Bukowski
    Nga Postmodern nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-08-2003, 22:03

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •