Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Helianthus
    Anėtarėsuar
    31-07-2005
    Postime
    49

    Kerkoj ndihme

    A mund te me thote ndonjeri, se ku mund ta gjej kete librin "Komploti boteror" ne gjuhen bullgare. Mbase di dikush ndonje adrese interneti ku mund te porositet ose te downloadohet ky liber.

    Faleminderit

  2. #42
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Firdeus

    Kerko ne google sipas titullit origjinal qe kam vene une ne liber se me duket e ka nje faqe porse tani nuk me kujtohet.

    KUSH E VRAU ARAFATIN?
    nga Uri Avnery

    http://www.jehonacenter.org/impakt/imp2.html

    Para disa kohësh në një artikull të gazetës "Haaretz" thuhej me shkronja të mëdha: "Mjekët: Arsyeja e vdekjes së Arafatit Sida ose helmimi". Në artikullin në fjalë, ndër hamendjet e ndryshme, shkruhej se një prej shkaqeve të mundshëm për vdekjen e Arafatit ishte prekja nga virusi AIDS.
    Jaser Arafati


    Për rreth 12 vjet me radhë mediat izraelite, të nxitura nga qeveria, udhëhoqën një fushatë intensive kundër liderit palestinez (përjashtim të vetëm bënte gazeta "Hulam Hazeh", të cilën e botoja un&#235. Miliona fjalë djallëzore dhe urrejtjeje u derdhën mbi të më shumë se mbi çdo person tjetër të gjeneratës së tij. Nëse dikush ka menduar se një fushatë e tillë do të merrte fund me vdekjen e tij, e ka pasur gabim. Artikulli në fjalë mban firmën e Avi Isasharof dhe Amos Harel dhe është në vazhdën e drejtpërdrejtë të asaj fushate të ulët. Fjala kyçe me siguri që mbetet Sida. Megjithatë, gjatë gjithë artikullit nuk ka asnjë gjurmë të fakteve në mbrojtje të kësaj deklarate. Reporterët citojnë burime të Shërbimeve Sekrete Izraelite. Ata gjithashtu citojnë thëniet e mjekëve izraelitë, të cilët kishin dëgjuar nga mjekët francezë se ekzistonte një mënyrë origjinale për diagnostikimin mjekësor, madje dhe një profesor izraelit i njohur kishte gjetur dhe dispononte faktet përfundimtare për këtë çështje. Gjithsesi, asnjëherë nuk u publikua në atë kohë se Arafati i ishte nënshtruar testit të Sida-s. Në të vërtetë një ekip mjekësh tunizianë në Ramallah e bëri testin e Sida-s dhe Arafati rezultoi të ishte negativ ndaj këtij testi, por kush do t'i besonte arabëve?

    Gazeta "Haaretz" di me siguri se si të mbrohet. Diku në mes të artikullit, larg prej titullit sensacional, bien në sy fjalët: "Mundësia që Arafati të ishte i infektuar me Sida nuk është e lartë." Kështu që gazeta "Haaretz" juridikisht është në rregull dhe po të përdornim gjuhën militare do të thoshim se me anë të këtyre fjalëve ajo e ka të mbrojtur prapanicën. Në krahasim me të, gazeta "New York Times" e cila botoi një histori të njëjtë po atë ditë kur doli dhe artikulli i gazetës "Haaretz", temën e Sida-s e kishte trajtuar me mospërfillje.

    Ekziston një fakt i thjeshtë përsa i përket falsitetit të deklaratës së bërë nga "Haaretz". Nëse do të kishte qoftë edhe një bazë të papërfillshme, ku të mbështetej e gjithë propaganda e aparatit shtetëror izraelit dhe e institucioneve izraelite në të gjithë botën, do ta kishin trumpetuar një lajm të tillë që me thashethemet e para, e jo të prisnin 10 muaj për ta bërë një gjë të tillë. Por, në fakt, nuk ekziston asnjë provë për të vërtetuar një gjë të tillë. Për më tepër edhe vetë artikullshkruesit janë të detyruar të pranojnë se simptomat janë krejtësisht të papërputhshme me ato të Sida-s.


    Atëherë nga se vdiq ai?

    Që nga momenti kur mora pjesë në funeralin e tij në Ramallah, unë jam rezervuar për të shprehur mendimin tim mbi shkakun e vdekjes së tij. Unë nuk jam mjek, por 12 vitet e mia si botues i një reviste informative investigative më kanë mësuar që të mos jap hapur deklarata të cilat nuk jam në gjendje t'i mbështes me prova përpara Gjykatës. Por, përderisa tani kanë rënë të tëra pengesat unë jam gati të them atë që gjendet në mendjen time; që nga momenti i parë unë isha i sigurt se Arafatin e kishin helmuar.

    Shumica e mjekëve të intervistuar nga gazeta "Haaretz" dëshmuan se simptomat të çonin të mendoje për një helmim të mundshëm dhe, në fakt, simptomat nuk përputhen me asnjë shkak tjetër. Raporti i mjekëve francezë, të cilët u morën me trajtimin e Arafatit gjatë dy javëve të fundit të jetës së tij, thanë se shkaku i vdekjes së tij mbeti i pazbuluar. Në të vërtetë, testi që u bë nuk gjeti gjurmë helmimi në trupin e tij, por testet e bëra ishin vetëm për të identifikuar helmet e zakonshme. Tashmë nuk përbën sekret fakti se shumë shërbime sekrete kanë arritur të përdorin helme të tilla, gjurmët e të cilëve nuk mund të zbulohen brenda një kohe të shkurtër apo të zhduken menjëherë.

    Para disa vjetësh, agjentët izraelitë helmuan kreun e Hamasit, Khalid Mish'al me anë të një shpuarje të lehtë në një nga rrugët kryesore të Amanit. Jeta e tij u shpëtua vetëm pasi mbreti Husein u kërkoi izraelitëve që menjëherë t'i jepnin kundërhelmin. (Dhe, përveç kësaj, Benjamin Natanjahu ra dakord që të lironte nga burgu dhe një kryetar tjetër të Hamasit, Sheik Ahmed Jasin, i cili u vra disa vjet më vonë pasi u kthye në Gaza por kësaj radhe u përdorën mjete më tradicionale siç ishin raketat ajrore).

    Duke qenë se mungonin simptomat e ndonjë sëmundjeje të njohur dhe përderisa kishte shenja të qarta të një helmimi, mundësia më e madhe që ekziston është se Jaser Arafatin me të vërtetë e helmuan teksa hante drekë, katër orë përpara se të shfaqeshin simptomat e para. Unë mund të dëshmoj se masat e sigurisë që e rrethonin presidentin palestinez ishin shumë të dobëta dhe personat përkatës ishin të shkujdesur. Në secilin prej dhjetëra takimeve që kam patur me të në vende të ndryshme, kam mbetur i befasuar nga fakti se sa e lehtë ishte për një vrasës të mundshëm për ta vrarë këtë udhëheqës. Mbrojtja ishte gjithmonë e shkujdesur duke e krahasuar veçanërisht me mënyrën se si ruhen kryeministrat izraelitë. Shpesh ai hante i shoqëruar nga persona të huaj, ai i përqafonte ata që e vizitonin.... Kolegët tregojnë se ai shpesh pranonte të hante diçka që ia ofronte ndonjë i huaj dhe po ashtu ka marrë dhe ilaçe nga vizitorë të ndryshëm duke i përtypur aty për aty në moment. Pasi arriti t'i shpëtonte dhjetëra përpjekjeve për ta vrarë, si dhe një aksidenti ajror, ai kishte arritur në një pikë ku kishte përqafuar qëndrimin fatalist që e shprehte me fjalët "Gjithçka është në dorë të Allahut". Unë mendoj se thellë-thellë në zemrën e tij ai besonte se Allahu do ta mbronte atë nga çdo e keqe derisa ai të përfundonte misionin e vet historik.


    Nëse atë e helmuan, kush ishin ata që e bënë këtë?

    Sigurisht që dyshimet e para bien mbi institucionet e sigurimit izraelit. Në të vërtetë Ariel Sharon ka deklaruar në shumë raste se ai kishte ndërmend ta vriste Arafatin. Kjo çështje është hapur gjatë takimeve në kabinetin e tij. Pati dy raste vitin e shkuar kur unë dhe një miku im ishim të bindur se një gjë e tillë do të ishte e afërt dhe për këtë shkuam në Mukata'ah në Ramallah për të shërbyer si "mburoja njerëzore" për të. Ne ishim të bindur se vrasja e Arafatit do t'i shkaktonte më shumë dëm Izraelit. Në njërën prej intervistave të tij, Sharoni tha se prezenca jonë atje kishte peguar eleminimin e tij.

    Në të vërtetë Sharoni përmbahej nga kryerja e vrasjes së Arafatit, pasi një gjë të tillë ia kishin ndaluar amerikanët. Amerikanët kishin frikë se vrasja e tij do të shkaktonte një stuhi të madhe në botën arabe dhe do të acaronte terrorizmin antiamerikan, prandaj nuk e pranonin një gjë të tillë. Megjithatë, qëndrimi amerikan mbi këtë çështje mund të ketë qenë thjeshtë një veprim i ndikuar nga aparencat.

    Ngjarja e ndodhur me Khalid Mish'al vërteton se Shërbimet Sekrete Izraelite disponojnë mjetet e nevojshme për të kryer një helmim të dikujt pa lënë asnjë gjurmë. Helmimi në rastin e Mish'al u diktua vetëm pasi autorët e krimit u kapën në flagrancë. Megjithatë një mundësi sado e madhe që të jetë nuk përbën një provë. Momentalisht nuk ka prova apo fakte që Arafati të jetë helmuar nga shërbimet izraelite. Por, nëse nuk e kanë bërë izraelitët, atëherë kush? Edhe Shërbimet Sekrete Amerikane zotërojnë të njëtat aftësi për ta bërë një gjë të tillë. Presidenti Bush kurrë nuk e ka fshehur urrejtjen e tij për Arafatin, një lider kokëfortë që nuk u nënshtrua para dikatit të tij. Bushi shumë shpejt tregoi simpati dhe përqafoi figurën e Mahmud Abasit. Madje edhe tani, të dërguarit amerikanë që vizitojnë Mukata'ah, në mënyrë shumë domethënëse nuk vendosin asnjë kurorë me lule mbi varrin e udhëheqësit që ndodhet në varrezat që gjenden në oborrin e ndërtesës. Por, po ashtu, nuk ka prova konkrete për përfshirjen e mundshme të amerikanëve në këtë çështje. Dikush mund të mendojë dhe rreth shumë dyshimeve të tjera madje dhe në botën arabe.


    A i leverdisi Sharonit vdekja e Arafatit ?

    Me sa duket, jo. Derisa Arafati ishte gjallë, mbështetja ameriakne për Izraelin ishte e pakufishme. Por, që kur Arafati vdiq, presidenti Bush ka ndryshuar qëndrim duke e mbështetur më shumë Mahmud Abasin, pasardhësin e Arafatit.

    Shpartallimi i dëshpëruar i amerikanëve në Irak e detyron Bushin që të kërkojë arritje diku tjetër në "hapësirën e gjerë të Lindjes së Mesme." Ai e paraqet Mahmud Abasin si simbol i erërave të reja që po fryjnë përmes arabëve në botën muslimane dhe e gjithë kjo falë politikës amerikane.

    Për të bindur publikun palestinez që të mbështesë Abasin, Bushi po bën presion të një forme të re mbi Sharonin. Mbase në fshehtësi Sharoni është i malluar për kohët e vjetra kur Arafati ishte akoma gjallë, kur jeta ishte më e thjeshtë dhe kishte një armik për të justifikuar veprimet e tij. Por, nëse dikush dëshiron ashtu si Sharoni për të copëtuar popullin palestinez dhe për të penguar me çdo kusht formimin e një shteti të konsoliduar palestinez, atëherë s'ka se si të mos ndjehet i lumtur me dorëzimin e fronit nga ana e Arafatit, pasi ky i fundit ishte bërë shkak për bashkimin e të gjithë popullit palestinez. Ai gëzonte autoritetin moral për të imponuar rregullin dhe ai e forcoi këtë me ndjeshmërinë dhe forcën, mençurinë njerëzore dhe hilen, kërcënimin dhe joshjen.

    Ka shumë njerëz në Izrael që shpresonin se mungesa e Arafatit do të çonte në përçarjen e popullit palestinez dhe se anarkia do të shkatërronte bazën dhe se fraksionet e armatosura do të vriteshin njëri me tjetrin dhe ky kaos do të zgjerohej edhe në udhëheqjen kombëtare. Ata me siguri janë të lumtur tashmë që Arafati ka vdekur dhe luten për dështimin e Mahmud Abasit.

    Një herë Arafti më siguroi se do të vinte dita kur ne të dy do të shihnim Paqen dhe se kjo, sipas tij, do të ndodhte gjatë kohës që ne do të ishim gjallë. Megjithatë, ai u pengua për ta parë një gjë të tillë. Ata që kanë eleminuar Arafatin, kanë kryer një mëkat të madh, jo vetëm ndaj popullit palestinez, por dhe kundër paqes dhe si rrjedhojë edhe kundër Izraelit.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ORIONI : 30-10-2005 mė 06:03

  3. #43
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Tek biografia e ketij autorit nuk thuhet me ndonje vend se eshte historian!

  4. #44
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Citim Postuar mė parė nga banished
    E mor Oriono, ta lexosh Biblen me llambat e Ahmed Didaterave, detyrimisht qe do te dalesh ne shperthime te tilla injorance! Sikur ta kishe lexuar vertete vete... do te ishte gjysma e se keqes; por, lopet kane brire ne balle, njerezve u del injoranca dhe marrezia! Sikur ta dije se Bibla nuk pushon kurre se theni se Izraeli ka per te qene gjithmone, gjithmone, dhe gjithmone e perjetesisht populli i zgjedhur i Zotit! Bebja e Syrit te Tij! Sikur ta kishe lexuar Biblen do ta kishe marre vesh edhe FAKTIN se ka nje premtim te perseritur si me kompakt disk aty; Kush e mallkon Izraelin do ta mallkoje Perendia, kush bekon Izraelin do te bekohet nga Perendia.Sikur ta dije ti qe ne gjithe historine e njerezimit te gjithe profetet kane dale nga Izraeli, madje edhe ata qe permenden ne "kuranin" tuaj; dhe asnje profet nuk ka dale kurre nga arabia juaj e dashur dhe e begate! Sikur ta kishe lexuar Biblen, do ta kishe ditur mjaft mire se aty thuhet mese qarte, tekstualisht; se... arabet(ismaelitet) do te jene kunder te gjithe botes, dhe e gjithe bota do te jete kunder tyre!(...nje gomar i eger qe endet neper shkretetire...)
    Llomotitet ketu kunder Izraelit vetem per shkak te zilise dhe cmirres! Nuk ka komb dhe shtet sot ne bote qe nuk e ka zili Izraelin dhe izraelitet; madje shifrat qe na prezantohen ne kete forum, jane deshmia me e qarte se pse. Sepse nese ju jeni te paafte, detyrimisht qe do shtyheni te vidhni prej atyre qe kane... ne kete rast, del Izraeli. Nuk ka komb sot ne bote qe nuk do te enderronte te kishte poziten e izraeliteve... Por, pse jemi te paafte ne te tjeret, ky nuk eshte faj i Izraelit, apo i Zotit qe e ka bekuar!
    Ndersa, sa per postimet qe hapin temen... gjithnje ne refrenin qe tashme shumica prej jush e kane marer vesh nga une.... ato jane thjesht dhune vizuale... asnjegje me teper.
    Per te tjerat, nuk kam cfare them... gati gati kjo teme u kthye ne teme fetare; sepse nuk ju rri taravelja rehat disave, e duhet patjeter te prekin libra transedentale, e te permendin me nota idjotesie nje popull te zgjedhur.
    Se nuk mund te permendeshin ata 90% te te gjithe shkencetareve boterore qe kane firme dhe vule per gati te gjitha shpikjet dhe teorite e qena sot per sot... nuk mund te na thoshte dikush(Orioni, ai eshte i mir'informuari dhe i dituri) se sa prej tyre jane nga ai popull aq i urryer dhe qelbesire qe e paska emrin Izrael. Faqja e zeze, kur injoranca na vishet me kostum profesori dhe bertet me shume se llogjika!
    Po ua perseris dhe njehere premtimin: Une(ELOHIM) do te bekoj ne mijera breza ata qe do te te bekojne, dhe do te mallkoj deri ne brezin e trete dhe te katert ata qe do te te mallkojne; o Izrael!...
    Tani vazhdoni ne diskutimin tuaj...
    Ky postimi jot me firmen tende nuk shkokan fare! Zoti, i yti, fliska vetem Hebraisht!

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Kryepeshkopi Anastas zgjidhet president i Kėshillit Botėror tė Kishave
    Nga Kryeplaku nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-09-2006, 02:09
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 15:23
  3. RTSH i dėnoi shqiptarėt me mostransmetim tė Kampionatit botėror tė futbollit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 15:36
  4. Shqiperia ne Festivalin Boteror te Teatrit Eksperimental
    Nga Fiori nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-08-2002, 12:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •