Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919

    Islami NdËrmjet Lindjes E PerËndimit

    Alija Izetbegoviq
    ISLAMI NDËRMJET LINDJES E PERËNDIMIT
    Shkup 2000/1421

    322
    Përmbajtja

    Hyrje............................................. ..........................................7
    Pjesa e parë DISKUTIM PËR PREMISAT..............23
    1. Evolucioni dhe krijimi........................................... 25
    Darwini dhe Michelangelo...................................... .....................27
    Idealizmi fillestar......................................... .................................32
    Dualizmi i botës së gjallë............................................ .................46
    Kuptimi i humanizmit........................................ ..........................59
    2. Kultura dhe civilizimi........................................ ....69
    Vegla dhe kulti - dy histori........................................... ................71
    Refleksi i dualitetit........................................ ...............................72
    Arsimimi dhe meditimi.......................................... ......................75
    Arsimimi ekzakt dhe klasik............................................ ..............78
    E ashtuquajtura kulturë masive............................................ ........81
    Fshati dhe qyteti............................................ ...............................84
    Klasa punëtore.......................................... ....................................86
    Religjioni dhe revolucioni....................................... .....................88
    Progresi kundër njeriut........................................... ......................89
    Pesimizmi i teatrit........................................... ..............................98
    Nihilizmi......................................... ...........................................101
    3. Fenomeni i artit............................................. .....105
    Arti dhe shkenca........................................... ..............................107
    Arti dhe religjioni........................................ ...............................112

    323

    Arti dhe ateizmi (Arti në BRSS)............................................. ...119
    Bota konkrete e artit (Qasje artistike dhe sociologjike).............122
    Personazhi dhe personaliteti (Drama e personazhit njerëzor)......................................... ........................................127
    Artisti dhe vepra e tij............................................... ...................129
    Stili dhe funksioni......................................... .............................133
    Arti dhe kritika (Mossuksesi i kritikës)......................................134
    4. Morali............................................ .....................137
    Detyra dhe interesi.......................................... ...........................139
    Qëllimi dhe vepra............................................. ..........................141
    Dresura dhe edukata........................................... ........................144
    Morali dhe mendja njerëzore......................................... .............146
    Shkenca dhe shkencëtari ose dy kritikat e Kantit.......................151
    Morali dhe religjioni........................................ ...........................153
    Moralja dhe e dobishmja, i a.q. moral i “interesit të përgjithshëm”..................................... ....................................157
    Morali pa Zot............................................... ...............................165
    5. Kultura dhe historia.......................................... ..173
    Humanizmi fillestar......................................... ...........................175
    Arti dhe historia.......................................... ................................179
    Etika dhe historia.......................................... ..............................184
    Artisti dhe përvoja........................................... ...........................186
    6. Drama dhe utopia............................................ ..189
    Shoqëria ideale............................................ ...............................191
    Utopia dhe morali............................................ ...........................195
    Vartësit dhe heretikët......................................... ........................198
    Shoqëria dhe bashkësia......................................... .....................199
    Personaliteti dhe “individi shoqëror”......................................... 202
    Utopia dhe familja........................................... ...........................205
    Pjesa e dytë ISLAMI - UNITET BIPOLAR............213
    7. Moisiu - Jezui - Muhammedi..............................215
    Këtu dhe tani.............................................. ................................217
    Religjioni i pastër............................................ ...........................219
    Pranimi dhe mohimi i Krishtit.......................................... ..........222

    324

    8. Islami dhe religjioni........................................ ....231
    Dualizmi i pesë rregullave themelore......................................... 233
    Religjioni i kthyer kah natyra............................................ .........243
    Islami dhe jeta.............................................. ..............................254
    9. Natyra islame e çdo të drejte.............................261
    Dualizmi i së drejtës........................................... ........................263
    Dënimi dhe mbrojtja shoqërore......................................... .........272
    10. Religjioni i pastër dhe materializmi i pastër si të pamundshëm........................................ ......279
    Idetë dhe realiteti......................................... ...............................281
    Isai e krishterimi....................................... ..................................282
    Marksi dhe marksizmi......................................... .......................285
    Martesa........................................... ............................................292
    Dy lloje besëtytnish....................................... .............................295
    11. “Rruga e tretë” jashtë islamit..............................299
    Dualizmi i botës anglosaksone...................................... .............301
    “Kompromisi historik” dhe socialdemokracia...........................310
    12. Shtojcë........................................... ....................317
    Devocioni......................................... ...................................317
    Indeksi........................................... .....................................321

    2


    Alija Izetbegoviq

    ISLAMI NDËRMJET LINDJES E PERËNDIMIT


    ISLAMI NDËRMJET LINDJES E PERËNDIMIT
    “Though it is from the East that the sun rises,
    showing itself bold and bright,
    without a veil, it burns and blazes with inward fire
    only when it escapes from the shackles of East and West.
    Drunk with the splendor it springs up out of its East
    that it may subject all horizonts to its mastery,
    its nature is innocent of both East and West,
    though in origin, true, it is an Easterner.”
    Muhammad Iqbal, Javid-Nama
    Edhe pse në lindje dielli lind
    dhe dëfton trimërisht shkëlqimin e vet, pa tis,
    ai bëhet flakë e dritë nga zjarri i brendshëm vetëm kur
    u ikën verigave të Lindjes e të Perëndimit;
    i dehur nga shkëlqimi ai shfaqet në lindjen e vet
    që t’i pushtojë të gjitha horizontet;
    qenia e tij s’i përket as Lindjes, as Perëndimit,
    edhe pse nga lindja është.
    Muhammed Ikball, Xhavid-Nama

    5
    Hyrje
    1.
    Bota e sotme karakterizohet nga përleshja e ashpër ideologjike që zgjat me vite, pa qenë e mundshme t’i parashihet fundi. Në një mënyrë a në një tjetër, përleshja na ka përfshirë të gjithëve, qoftë si pjesëmarrës të saj, qoftë si viktima. Cili është vendi i Islamit në këtë ballafaqim gjigant? A ka ky ndonjë rol në formimin e botës së sotme?
    - Ky libër përpiqet që, së paku pjesërisht, të përgjigjet në këtë pyetje.
    Vetëm tri janë botëkuptimet integrale mbi botën dhe asnjë më shumë: religjioz, materialist dhe islamik1.
    Ato u përgjigjen, ose janë projeksione të atyre tri mundësive ele-mentare, që jemi mësuar t’i emërtojmë si vetëdije, qenie dhe njeri. I tërë spektri i ideologjive, filozofive e i sistemeve më të ndryshme të mendimit nga lashtësia deri më sot mund të reduktohet në njërin nga këto tri botëkuptime bazë mbi botën, po qe se analizën e shpiejmë deri në fund. I pari niset nga ekzistenca ekskluzive ose primare e shpirtit, i dyti nga ekzistenca ekskluzive ose primare e materies, i treti nga ekzistenca e njëkohshme e shpirtit dhe e materies. Sikur të ekzistonte vetëm materia, materializmi do të ishte filozofia e vetme konsekuente, ndërkaq religjioni do të ishte tërësisht i padobishëm. Anasjelltas, në ekzistoftë shpirti, atëherë ekziston edhe njeriu, kurse jeta e njeriut do të ishte e pakuptim pa një formë religjioni o morali. Islami është emri për një parim të unitetit të shpirtit dhe materies, forma më e lartë e të cilit është jeta njerëzore. Jeta e njeriut është konsekuente ndaj vetvetes nëse sendërton njëkohësisht konceptin human, pa hequr dorë,madje pikërisht duke afirmuar të gjitha supozimet e ekzistencës zoologjike.
    1 Termi “religjion” në këtë vepër përdoret sipas kuptimit që ky ka në Evropë. Prandaj ndërmjet religjionit dhe Islamit, nga aspekti i këtij libri, nuk mund të ketë shenjë barazimi. Islami është më shumë se religjion.

    7
    Të gjitha dështimet e njeriut reduktohen në esencë ose në mohimin religjioz të jetës biologjike, ose në mohimin materialist të njeriut.
    Disa nisen nga natyra dhe, të mrekulluar nga rendi dhe siguria e saj, e shpallin realitet të vetëm. Të tjerët nisen nga njeriu dhe, duke kundruar qiellin e yjëzuar të shpirtit të tij, gjejnë një kuptim të ri që vlen të jetohet. Ne, të tretët, nisemi nga situata e papërsëritshme e njeriut në botë. Shpirti është i amshueshëm, por njeriu është kohor dhe në atë dimension kohe është misioni që s’mund të injorohet (Kur’ani, 28/77).
    Të vjetrit thoshin se dy janë supstancat, shpirti dhe materia, duke nënkuptuar me to dy parafille, dy botë, dy rende të gjërave që kanë origjinë dhe natyrë të ndryshme, që nuk rrjedhin njëri nga tjetri dhe as që reduktohen njëri në tjetrin. Edhe prijësit më të mëdhenj shpirtërorë e mendorë të botës s’kanë pasur mundësi t’i shmangen këtij dallimi, edhe pse qasja ka mundur të jetë e ndryshme. Do të mund t’i paramen-donim ato dy botë si të ndryshme në kohë, dy botëra ,”të njëpasnjë-shme” (“e tanishmja” dhe “e ardhmja”), ose t’i kundrojmë si të ndry-shme për nga natyra e kuptimi, por edhe si dy botë të njëkohshme, dhe kjo është më afër esencës.
    Dualizmi është ndjenja më intime njerëzore, por s’është edhe filozofia më e lartë njerëzore. Përkundrazi, të gjitha drejtimet e mëdha filozofike kanë qenë moniste. Njerëzit jetojnë, ndijnë dhe e pranojnë botën në mënyrë dualiste, mirëpo monizmi gjendet në natyrën e çdo filozofie e mendimi. Filozofia nuk e duron dualizmin. Megjithatë, ky fakt s’ka aq rëndësi. Sepse, mendimi s’mund ta gjykojë jetën, që është më e lartë se ai. Në të vërtetë, duke qenë njerëz, ne gjendemi vetvetiu në dy realitete. Ato dy botë mund t’i mohojmë e mos t’i pranojmë, mirëpo s’mund të dalim syresh. Jeta nuk varet nga fakti se sa e kuptojmë.
    Prandaj çështja se a do t’i jetojmë njëkohësisht dy jeta (sepse as që mund të jetohet ndryshe) nuk parashtrohet, porse a do të jetojmë në atë mënyrë me vullnet dhe duke qenë thellë të vetëdijshëm për këtë gjë. Këtu qëndron rëndësia më e madhe e Islamit. Çdo jetë është dytrajtësore. Ta jetojë vetëm një jetë për njeriun është një lloj i pamundësisë “teknike” që nga çasti kur pushoi të jetë dru ose shtazë, që nga kalu bela (Kur’ani), që kur u vendos enigma morale në qiell, që kur njeriu u flak në “botë” ose në “realitetin shoqëror”. Njeriu mund të mendojë ose të besojë një jetë, por kur jeton, ai jeton dy jeta.

    8
    Ne nuk kemi prova racionale se ekziston edhe një botë, përveç të jashtmes, shqisores, mirëpo e kemi fare të qartë se të prodhosh e të shpenzosh s’është jeta e vetme njerëzore. Shkencëtarët a mendimtarët që përpiqen për të zbuluar të vërtetën, me meditim nuk do ta zbulojnë atë jetën tjetër, më të lartë, mirëpo pikërisht vetë jeta e tyre e kaluar duke kërkuar të vërtetën me një mospërfillje të jetës animale, është ajo forma tjetër, më e lartë, e ekzistencës së njeriut. Lufta për njerëzit e tjerë e për të vërtetën, të drejtën e të mirën, është gjithnjë mohim i kufirit dhe fundit të jetës. Therorizimet e atyre që humbin jetën, lirinë e qetësinë për t’u mbetur besnikë ligjeve morale, çfarëdo qofshin ato, paraqesin shpalljen më të mirë të pafundësisë së jetës dhe të kuptimit tjetër të saj, më të lartë. Ato janë shkëndija drite që, si vetëtima në terrin e natës, për një çast na ndriçojnë horizontet e largëta. Madje edhe po qe se do të vazhdojmë të qëndrojmë në errësirë, horizontet e shfaqura të atyre çasteve nuk janë gënjeshtër, as mashtrim; ato janë dhe mbeten e vërteta më e thellë dhe më e madhe.
    Madje edhe përgjigjja që i japim vetvetes kur pyesim se ku e kemi vendin, edhe kur është më e çiltër, dendur nuk shpreh qëndrimin tonë të vërtetë. Çdonjëri prej nesh ka bërë dosido përfytyrimin e vet të botës që zakonisht është tejet jokonsekuent dhe mbahet në saje të mungesës sonë kritike të natyrshme. E quajtëm religjion ose ateizëm, mirëpo në të shumtën e rasteve ai s’ka të bëjë me ato emërtime. Këtu bëjnë pjesë besimtarët që përpiqen me shkencë të dëshmojnë besimin e vet dhe ateistët që predikojnë flijimin në emër të “qëllimeve të larta” ose mrekullohen me pikturat e Michelangelos ose me skulpturat e Rodinit. Sa prej tyre do të ngelnin në mëdyshje të plotë para shfaqjes së botës së tyre konsekuente! Edhe materializmi edhe religjioni i pastër për masivitetin e tyre sipërfaqësor mund t’i falënderohen para së gjithash faktit se shumica e njerëzve nuk e kuptojnë domethënien e tyre të vërtetë.
    2.
    Këto dy linja të përhershme mendimi gjatë historisë së njeriut mund të skicohen lehtë. Ato janë paralele, të njëkohshme, dhe në esencë nuk dëftojnë zhvillim fare. Që në Greqinë e Vjetër me Epikurin (ose Aristotelin) dhe Platonin ato shfaqin të gjitha tiparet e sistemit tashmë të formuar. Sentenca e njohur e Aristotelit se “kënaqësia e dhembja janë shtysat e mëdha të jetës njerëzore” (që do ta gjejmë

    9
    thuaja të pandryshueshme të Holbachu njëzet shekuj më vonë) merr përgjigjen gati në të njëjtën kohë me mendimin tërësisht të kundërt të Platonit se njeriu i padrejtë është gjithsesi fatkeq, për më tepër nëse mbetet i pandëshkuar - mendim që gjendet në themelin e çdo etike të vërtetë.
    Përkundër kundërshtimit e luftës së ndërsjellë, këto dy linja men-dimi vazhdojnë deri në ditët tona. Do të hetojmë qartë idetë epikure-iste te Lukreci, Baconi, Hobbesi, Gassendi, Helvetiusi e Holbachu pastaj përmes Spencerit e Marxit deri te Russeli në shekullin tonë. Në të njëjtën mënyrë Platoni do të pasohet denjësisht nga të gjithë men-dimtarët e krishterë, pastaj nga Gazali, Malebranchei, Leibnitzi, Fich-te, Cudworthi, Schellingu, Hegeli, Kanti dhe, në kohën më të re, Berg-soni e Whiteheadi. Po t’i rikonstruktojmë në mënyrë konsekuente këto dy sisteme, mund të befasohemi me rezultatin dhe për shumicën pam-ja do të jetë e papritur.
    Në fushën e caqeve praktike njerëzore, këto dy pole të mendimit njerëzor mund të përfaqësojnë progresin dhe humanizmin. Religjioni nuk njeh progres, shkenca nuk njeh humanizëm. Në rastin më të mirë, ato mund të jenë produkte të dorës së dytë të tyre, sepse në jetën reale nuk ka as religjion e as shkencë të pastër, që do të thotë se s’ka religji-on pa një dozë shkence, as shkencë që nuk ngërthen në vete ca shpresa religjioni. Mirëpo pikërisht kjo gjë mundëson paraqitjen e një për-zierje në të cilën nuk dihet origjina e vërtetë e dukurisë a e tendencës. Shumica janë që të gjitha këto i futin në të njëjtin thes dhe, pa i njohur kriteret e drejta të dallimit, aplikojnë shijet dhe përcaktimet e veta.
    Duke shqyrtuar këto dy pikëpamje të kundërta, qëllimi ynë është që t’i ekspozojmë në “trajtat e pastra” të tyre, duke u nisur nga kon-kludimet e tyre të sprasme, logjikisht konsekuente, por praktikisht dendur absurde. Do të shihej atëherë se si këto dy sisteme me një tërësi të brendshme logjike në një moment fillojnë të ndërtojnë njëri-tjetrin. Ndonjëherë kjo gjë merr trajtën e fjalëpërfjalshme, kështu që vendi i zbrazët i mozaikut mund të plotësohet me argumentin kundër-shtar. Kur, p.sh. materializmi pohon se shtysat e vërteta të ngjarjeve historike janë forcat objektive të pavarura nga njeriu, do të duhej të gjendej patjetër për antitezë pohimi tërësisht i kundërt. Në të vërtetë, nuk u desh të gjurmohej shumë e të zbulohej doktrina e quajtur inter-pretimi heroik i historisë (Carlyle, p.sh.) e cila rrjedhat historike i shpjegon me ndikimin dhe energjinë e personaliteteve të jashtëzakon-

    10
    shme - të heronjve. Sipas disave “historia nuk ecën me kokë” (Marx), sipas të tjerëve ngjan pikërisht e kundërta: historinë e bëjnë gjenitë.
    Siç është dashur që - nga shembulli i sipërshënuar - kundruall materializmit historik të qëndrojë personalizmi kristian, sipas logjikës së njëjtë të pashmangshme, kundruall evolucionit duhet të gjendet kri-jimtaria, ndaj interesit - ideali, ndaj uniformitetit-liria, ndaj shoqërisë - personaliteti, etj. Kërkesa e religjionit: “Zhdukni dëshirat” është da-shur të ketë ekuivalentin e vet të kundërt në imperativin e civilizimit: “Krijoni vazhdimisht dëshira të reja” etj. Në tabelën e ekspozuar në fund të kësaj hyrjeje lexuesi do të gjejë një përpjekje përmbledhëse të klasifikimit të ideve sipas kësaj skeme. Ky rezultat, edhe pse jo i plotë dhe krejt i shkurtër, mund të dëftojë se pikërisht religjioni e materia-lizmi janë ato dy botëkuptime elementare mbi botën, që nuk mund të zbërthehen më tej, por as të reduktohen njëri në tjetrin - “dy dete... që s’mund të ngadhënjejnë njëri-tjetrin” (Kur’ani, 55/19,20).
    Mund të supozohet se kjo anatomi e vogël idesh nuk do t’u për-shtatet atyre të cilëve u përgjigjet konfuzioni i tanishëm, mirëpo pa i dalluar gjërat saktë nuk mund të ketë shqyrtime të këtij lloji.
    S’ka gjë më të kotë sesa të kërkosh argumente racionale për të dëshmuar njërin a tjetrin botëkuptim mbi botën. Që të dytë brendapër-brenda vetes janë sisteme logjike dhe s’gjendet asnjë logjikë që do të rrinte mbi to e t’i gjykojë. Edhe parimisht edhe praktikisht, vetëm jeta qëndron mbi to. Sepse të jetosh e për më tepër të bësh jetë të drejtë e të plotë - kjo tejkalon çdo religjion e çdo socializëm. Krishterimi kër-kon dhe ofron shpëtim, por vetëm shpëtim të brendshëm. Socializmi kërkon dhe ofron vetëm shpëtim të jashtëm. I ballafaquar me këto dy botë paralele në një përleshje të pazgjidhshme logjike, njeriu ndien se detyrohet që t’i pranojë që të dyja, duke ua zbuluar pikën e re qendro-re të natyrshme. Tërë të vërtetën për jetën dhe fatin njerëzor ato e për-gjysmojnë ndërmjet veti.
    3.
    Ka megjithatë një numër faktesh me të cilat gjatë jetës të gjithë llogarisin, pa marrë parasysh filozofinë e vet zyrtare. Qoftë arsyeja e shëndoshë ajo që ua mëson, qofshin pësimet e veta. Faktet e tilla janë p.sh. familja, siguria materiale, synimi për lumturi, simpatia për të drejtën e të vërtetën, shëndeti, edukata, puna, synimi për liri, interesi, forca përgjegjësia etj. Po t’i krahasojmë këto fakte, do të vërejmë se

    11
    ato grupohen, në një distancë më të madhe a më të vogël, rreth një boshti të përbashkët dhe përbëjnë një sistem, mundet jokonsekuent e heterogjen, por tejet realist,që të përkujton parimet themelore të Islamit.
    Dallimet ndërmjet doktrinave të krahasuara janë esenciale dhe të pamposhtura. Por kjo është vetëm në teori. Në jetë, përkundër armiqë-sisë së përbetuar, zhvillohet procesi i huazimit të ndërsjellë të ideve. Shumë gjëra të anatemuara deri dje gjejnë vend dhe arsyeshmëri, ndërkaq shumë pohime të dashura mbeten vetëm stoli e teorisë.
    P.sh. marksizmi sulmonte familjen e shtetin, por në praktikë qën-droi tek këto institucione. Çdo religjion konsekuent e ka sulmuar bren-gën për këtë botë, por si ideologji praktike e njerëzve realë ai edhe vetë i ka përvetësuar devizat për drejtësi sociale dhe është bërë faktor i luftës për jetë më të mirë. Marksizmi u detyrua të pajtohet me një shkallë të caktuar të lirisë, ndërkaq religjioni, përkundër filozofisë së vet, u detyrua ta pranojë dobinë e forcës, etj. etj. Në të vërtetë u dësh-mua se në shumicën e rasteve s’është e mundshme të qëndrosh brenda kufijve të arsyes së shëndoshë dhe t’i qëndrosh besnik një filozofie konsekuente.
    Shkurt, nuk është fjala se a mundet krishterimi, në njërën anë, dhe materializmi, në anën tjetër, të gjejnë shtegdalje nga vështirësitë ku bien nga shkaku se nuk i përshtaten “masës” së jetës ose se nuk i për-gjigjen natyrës njerëzore. Fjala është për çështjen se a munden ata të gjejnë daljen, duke mbetur çfarë janë, pa dalë jashtë suazave të veta. Sepse dendur ngjan kur shtegdalja kërkohet duke huazuar në mënyrë të palejueshme nga ana tjetër. Kështu krishterimi, i bërë tash institu-cion, katolicizëm, kishë, do të flasë për punën, për pasurinë, për hierarkinë, për arsim, për shkencë, për bashkëshortësi, për ligje, për drejtësi sociale etj. Ndërkaq materializmi, i bërë tashmë praktikë, soci-alizëm, rend politik, fillon të flasë për edukatën, për humanizmin, për moralin, për artin, krijimtarinë, drejtësinë, përgjegjësinë, për lirinë dhe për kategori të tjera të rendit shpirtëror që s’kanë fare të bëjnë me materializmin. Në vend të doktrinave të pastra, që s’janë të pranuesh-me, na ofrohen interpretimet e tyre “për përdorim të përgjithshëm”, në të vërtetë një lloj i religjionit e i materializmit për masa, që mund të jetë gjithçka, por jo skemë konsekuente e këtyre doktrinave. Defor-mimi edhe i religjionit edhe i materializmit, shmangia e tyre nga mësi-met burimore bëhet sipas një lloji të ligjshmërisë, meqë në të dy rastet

    12
    është fjala për të njëjtën gjë: për nevojën që një gjë, shprehje vetëm e një aspekti të jetës, të aplikohet në jetën si tërësi.
    Mund të jesh, pra, në teori çfarëdo, materialist ose i krishterë, i formës radikale ose të matur, mirëpo para dyerve të praktikës shkarko-hesh nga shumëçka. Në jetën reale nuk është askush materialist konse-kuent dhe as i krishterë konsekuent.
    Utopitë bashkëkohore në Kinë, Kore e në Vijetnam, që e konside-rojnë veten skema më konsekuente të mësimit marksist, në të vërtetë janë shembull i mrekullueshëm i kompromiseve e i moskonsekuencës. Në vend që të lejojnë formimin e shkallëshkallshëm të moralit të ri “si refleks i marrëdhënieve të reja në bazë”, ato vetëm huazojnë dhe në shërbim i vëjnë vlerat morale tradicionale të atyre shoqërive, sidomos dy syresh: modestinë dhe nderimin e të vjetërve2.
    Në këtë mënyrë, në vetë themelet e sistemit, bashkë me parimet e marksizmit gjenden edhe dy normat më të njohura të religjioneve të ndeshura. Autorët e sistemit nuk e pranojnë me dëshirë këtë fakt, mirëpo konkludimi s’lë fije dyshimi, ndërkaq faktet nuk varen shumë se a i pranojmë a jo.
    Në praktikën e ca shteteve socialiste, që betohen në materializëm, do të hasim në të ashtuquajtur nxitës moralë (në vend të atyre materi-alë) gjatë shpërblimit të punës. Ky fakt do vërtetuar dhe shpjeguar, mirëpo pikënisja qëndron tek vërtetimi se a thua dukuria për të cilën është fjala i përket fare arsenalit të materializmit, apo është e huaj, e huazuar. Një gjë është që në fillim e sigurt: asnjë nxitës moral s’mund të shpjegohet me filozofinë konsekuente materialiste. E njëjta gjë ndodh me mbështetjen te humanizmi e te devizat humaniste, drejtësia, barazia e njerëzve, liria, që mund të kenë burimin autentik vetëm në religjion. S’ka dyshim se e drejta e secilit është të jetojë siç e konsi-deron se është më së miri, duke përfshirë edhe të drejtën të mos ndjekë me konsekuencë skemën e vet, por për të kuptuar drejt botën çdo stu-diues e çdo analizë duhet të dijë origjinën e vërtetë dhe thelbin e ideve që vëjnë në lëvizje dhe udhëheqin botën bashkëkohore.
    Gjatë këtij hulumtimi rrezikun më të madh e paraqesin gjërat e ndryshme “evidente” dhe të ashtuquajturat botëkuptime të pranuara nga të gjithë. Dielli nuk rrotullohet rreth Tokës, edhe pse e kundërta
    2 Modestia është e mirëseardhur për standardin tejet të ulët shoqëror, ndërkaq respekti ndaj të vjetërve u shndërrua lehtë në respekt të pushtetit.

    13
    është “evidente”. Balena s’është peshk, edhe pse shumica mendojnë se po. Materializmi e liria nuk shkojnë bashkë, pa marrë parasysh frazat e ngjashme dhe përsëritjet me ngulm. Përkundër konfuzionit të për-gjithshëm, të forcuar nga fakti se tjetër mendojmë e tjetër flasim e pu-nojmë, gjërat ngelin ato që janë, ndërkaq idetë veprojnë në botë sipas kuptimit e domethënies burimore, jo sipas sipërfaqësores e të përkoh-shmes.
    4.
    I jemi afruar kështu përkufizimit të Islamit, në mënyrën siç e kup-ton dhe e përfaqëson ky libër. Duke mbajtur parasysh raportin elemen-tar, mund të thuhet se Islami është përpjekje që së pari të kuptohet e të përvetësohet dhe pastaj të mposhtet ky dualizëm primar i botës.
    Atributi “islamik” përdoret këtu për të shënuar tërësinë e rregu-llave e të institucioneve që mbajnë emërtimin islam, por edhe më shumë për të emërtuar parimin ose idetë që gjenden në bazat e tyre. Është fjala për një analogji më të thellë (kijas) të pikëprerjeve të brendshme në thelbin vetë, në ide, në princip. “Islamik” është këtu më tepër emër për metodën, sesa për zgjidhjet e gatshme dhe shënon prin-cipin e sintezës së parimeve kontradiktore e të kundërta. Parimi bazë i Islamit na përkujton skemën me të cilën është udhëhequr Natyra duke krijuar jetën dhe format e saj. Duket se në bazë të asaj që vuri lidhje në mes të pastrimit e lutjes, të unitetit në trajtën e namazit islamik, ka qëndruar i njëjti frymëzim që në jetë lidhi lirinë e shpirtit dhe determi-nizmin e natyrës. Një intuitë e fuqishme do të rikonstruktonte nga vetë namazi tërë Islamin, ndërkaq nga Islami dualizmin e përgjithshëm të botës3
    Asnjëherë Evropa nuk qe në gjendje ta gjejë rrugën e mesme dhe të qëndrojë në të. Anglia, siç do të shohim më vonë, bën njëfarë përjashtimi.
    Së këndejmi thuaja se është e pamundshme që Islami të shprehet me terminologjinë evropiane. Shprehjet islame: namazi, zekati, halifi, xhemati, abdesti nuk janë: lutja, tatimi, sundimtari, bashkësia, larja e të ngj. Definicioni se Islami është sintezë e religjionit dhe materializ-
    3 Çanësimi i Islamit si parim ka një rëndësi esenciale për zhvillimin e tij të mëtejmë. Sa herë është konstatuar - me plot të drejtë - se Islami dhe bota islame është ngurëzuar, mbyllë. Kjo situatë ishte, pa dyshim, pasojë e kundrimit të Islamit si një doktrinë e mbaruar dhe e çanësuar përgjithnjë.

    14
    mit, se gjendet në mes të krishterimit dhe socializmit, është tejet i ashpër dhe mund të pranohet vetëm pjesërisht. Ai qëllon vetëm për-afërsisht një aspekt të gjërave. Islami nuk është një mes i thjeshtë matematikor ndërmjet këtyre dy doktrinave, as ndonjë prerje e tyre. Namazi, zekati, abdesti - janë nocione që nuk zbërthehen më tej, sepse shprehin ndjenjën më intime, prandaj edhe të pandarë, një njëmendësi e cila për t’u shprehur kërkon një fjalë të vetme, një figurë, por që megjithatë shpreh një gjendje logjike dualiste. Paralelja me njeriun është evidente. Njeriu është masa dhe shpjegimi i tyre4.
    Është e njohur se si te lexuesi i thjeshtë ose te analizuesi Kur’ani lë përshtypje josistematike dhe të një bashkimi elementesh kontradik-torë. Mirëpo Kur’ani është jetë, jo literaturë, andaj vështirësia zhdava-ritet posa e vështrojmë jo si mënyrë mendimi, por si mënyrë jetese. Komenti i vetëm autentik i Kur’anit mund të jetë jeta dhe, siç e dimë, kjo ishte jeta e Muhammedit. Shkenca e Islamit, e cila në formën e shkruar të Kur’anit do të dukej e pakapshme dhe kontradiktore, me jetën e Muhammedit u dëshmua si harmoni e plotë, e natyrshme dhe si unitet tejet efikas i dashurisë dhe forcës,i të madhërishmes dhe reales, i hyjnores dhe njerëzores. E mishëruar me jetën e popujve, këto “vende eksplozive” të religjionit e të politikës liruan energji të mëdha të llojit më të lartë. Formula e Islamit në një çast njësohet me vetë formulën e jetës.
    Pozita e mesit që mban Islami vërehet edhe nga fakti se ai gjithnjë detyrohet të mbrohet prej sulmeve nga dy drejtime të kundërta: nga ana e religjionit të pastër se është tepër i natyrshëm, material, i tokës dhe nga ana e shkencës se përmban elemente religjioze, joshkencore, mistike. Megjithatë Islami është një, mirëpo, si dhe njeriu, ka shpirtin dhe trupin, kurse trajtat që vështruesit i duken tërësisht të ndryshme, varen nga zgjedhja e ndryshme e pikëvështrimit: materialisti Islamin do ta shohë gjithnjë vetëm si religjion e mistikë, si tendencë të djathtë, sikur që i krishteri do të shohë në të gjithnjë lëvizjen shoqërore e politike (si tendencë “të majtë”). Nga këto “kundrime” mund të për-caktohet rruga specifike e Islamit, në të vërtetë pozita e tij e mesit.
    4 Një fragment i Kur’anit duket se flet në mënyrë të drejtpërdrejtë për këtë gjë: “Me devocion ktheje fytyrën kah feja jote, vepër e Zotit, sipas së cilës ai krijoi njerëzit...” (Kur’ani, 30/30)

    15
    5.
    E njëjta përshtypje dualiste përsëritet edhe tek vrojtimi nga brenda. Sërisht kemi dy “kundrime”. Asnjë ent burimor islamik s’i takon as religjionit të pastër, as shkencës (politikës, ekonomisë, botës së jashtme). Mistikët vazhdimisht theksonin anën religjioze të Islamit, racionalistët atë tjetrën. Por si njëra palë si tjetra, kanë pasur gjithnjë vështirësi me Islamin, për arsyen e thjeshtë se Islami nuk mund të radhitet me sukses në asnjërin nga klasifikimet e tyre. Po të shikohet hollësisht, as mistiku, as racionalisti nuk janë muslimanë. Ta marrim abdestin. Mistiku do ta definojë si pastrim fetar me domethënie simbolike, racionalisti do ta reduktojë ekskluzivisht në higjienë. Që të dytë kanë të drejtë, por pjesërisht secili. Mangësia e shpjegimit mistik vërehet kur larjen e abdestit e redukton në formë të thjeshtë, në lëvizje simbolike, me një fjalë, duke pasur këtë logjikë edhe në çështjet e tjera, Islami shkallë-shkallë reduktohet në religjion të pastër, duke eliminuar pak nga pak të gjitha komponentet fizike, intelektuale e sociale të tij. Racionalistët do të ndjekin rrugë tërësisht të kundërt dhe, duke përjashtuar religjionin, do ta degradojnë Islamin në devizë politike të tubimeve të njerëzve, në krijimin e një nacionalizmi të ri, atij islamik, pa përmbajtje religjioze-etike, të zbrazët dhe të njëzuar nga ky aspekt me të gjithë nacionalizmat e tjerë. Në këtë mënyrë të jesh musliman nuk paraqet më kurrfarë vokacioni e obligimi, kurrfarë synimi moral a religjioz, kurrfarë raporti ndaj të vërtetës universale; emërtimi i tillë do të shënojë vetëm përkatësinë një bashkësie, të ndry-shme nga të tjerat. Ndërkaq Islami s’ka dashur asnjëherë të jetë vetëm komb. Ai ka dashur të jetë “popull që fton nga e mira dhe që pengon të keqen” (Kur’ani, 3/190,22/41 etj.), që bën, prandaj një mision moral. Duke lënë pas dore komponentën politike - duke iu dhënë misticizmit religjioz - humbasim truallin historik nën këmbë dhe pajtohemi heshtazi me zgjedhën e robërinë. Anasjelltas, duke lënë pas dore komponentën religjioze në Islam, pushojmë të jemi çfarëdo fuqie në sferën morale e të kulturës gjithënjerëzore. Mos ndryshuaka punë nëse një imperializëm quhet anglez, gjerman ose islamik, po qe se për-caktohet vetëm me pushtetin mbi njerëzit dhe sendet?
    Për ardhmërinë dhe për synimet praktike të njerëzimit, Islami është grishje për të krijuar njeriun si bartës të harmonisë ndërmjet tru-pit e shpirtit dhe shoqërisë, ligjet dhe institucionet shoqërore-politike të së cilës do të ndërtohen për ta mbajtur dhe jo për ta rrënuar atë har-

    16
    moni. Islami është, ose duhet të jetë, gjurmim i vazhdueshëm nëpër kohë i gjendjes së baraspeshës së brendshme e të jashtme. Sidoqoftë s’ka kërkesë më të natyrshme se kjo dhe mundësitë e së cilës janë hulumtuar e janë provuar aq pak. Sot ky cak qëndron para Islamit dhe këtu është detyra e tij specifike historike në vitet që vijnë.
    Me çështjet që shtron, që shqyrton dhe për të cilat dëshiron të jepë përgjigje, ky libër ndërlidhet me tiparin më përcaktues të situatës aktuale historike: ndarja e botës në dy tabore të kundërvëna me për-leshjen ideologjike në bazat e tyre. Përleshja e ideve në botën reale është projektuar më qartë se asnjëherë tjetër dhe ka marrë trajta fare praktike e të caktuara. Nga dita në ditë pamja plotësohet me hollësi e dukuri të reja, polarizimi ashpërsohet gjer në qartësi tragjike, gati kon-krete. Para vetes kemi sot dy botë të ndara gjer në esencë, në aspektin ideor, emocional e politik. Para syve tanë po zhvillohet eksperimenti gjigant historik për dualitetin e botës së njeriut.
    Megjithatë, një pjesë e botës nuk është përfshirë nga ky polarizim dhe shumicën e saj e përbëjnë pikërisht vendet muslimane. Është fjala për dukurinë që s’është aspak e rastit. Popujt muslimanë e ndiejnë se s’kanë ç’të kërkojnë në këtë përleshje ekzistuese ideologjike, madje edhe kur nuk mund të formulojnë qëndrim aktiv, ata mbajnë qëndri-min e papërkatësisë.
    Ky proces i pavarësimit ideor e politik i vendeve muslimane do të vazhdojë5.Por ky mosangazhim s’është vetëm politik. Gjithandej ai përcillet me kërkesa njësoj këmbëngulëse për të flakur modelet dhe ndikimet e huaja - ato të Lindjes si dhe ato të Perëndimit. Në të vër-tetë, Islami nga aspekti ideor është i pavarur, i paangazhuar. Ai është i këtillë sipas vetë definicionit. Është çështja për një gjendje të natyr-shme e të ligjshme.
    Islami, jo vetëm që pranon njëmendësinë e socializmit e të krish-terimit, por edhe insiston për këtë gjë. Sepse, nëse socializmi është gënjeshtër, atëherë as Islami s’është e vërtetë e plotë. Të dëshmosh vërtetësinë e Islamit do të thotë të dëshmosh njëkohësisht vërtetësinë e socializmit e të krishterimit dhe papërsosmërinë e të vërtetës së tyre. Këtu qëndron pozita e veçantë e Islamit në momentin e tanishëm
    5 Kur po përgatitej ky libër për shtyp, dy vende të mëdha muslimane, Irani e Pakistani, tërhoqën anëtarësinë e vet nga pakti properëndimor Cento. Më herët Indonezia, Sudani e Somalija parandien përpjekjen që të përfshihen në dominimin ideologjik të Bllokut të Lindjes.

    17
    historik. Islami nuk do ta konsideroj për rast të vet nëse mohon ose rrënon njërën nga këto botë. Epërsia e tij gjendet te aftësia që t’ua pranojë pjesën e tyre të së vërtetës e të drejtësisë. Kundërshtitë botëro-re, që kanë për shprehje blloqet ekzistuese, mund të ngadhënjehen vetëm duke ndërtuar një botë të tretë, që do të përfshijë edhe pjesët e drejtësisë që përmbajnë botët e sotme. Në çastin kur bëhet e qartë se ideologjitë kundërshtuese me trajtën e tyre ekstreme nuk mund t’i imponohen njerëzimit dhe se detyrohen të marrin rrugën e një sinteze, nga një pozitë e mesit, ne dëshirojmë të tregojmë se Islami në mënyrë harmonike inkuadrohet në këtë rrjedhë të natyrshme të mendimeve njerëzore, duke i përvetësuar, duke i trimëruar dhe duke u bërë shkallë-shkallë shprehja më e plotë dhe më konsekuente e tyre.
    Pikërisht në botën e sotme të polarizuar Islami, që ka shërbyer më shumë se një herë si urë ndërmjet Lindjes e Perëndimit, duhet të bëhet i vetëdijshëm për misionin e vet. Po qe se në të kaluarën ndërmjetësoi në mes të civilizimeve të vjetra dhe Evropës, sot, në çastin e mëdy-shjeve dhe alternativave dramatike, Islami sërish duhet të marrë rolin e “kombit ndërmjetësues” në botën e ndarë. Këtu qëndron kuptimi i rrugës së tretë, rrugës së Islamit.
    Në fund dy-tri fjalë për vetë punën. Libri ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë trajton çështjen e religjionit në kuptimin më të gjerë të fjalës. Pjesa e dytë i kushtohet Islamit, më përafërsisht - një aspektit të tij, bipolaritetit.
    Përndryshe, as libri s’është teologji, as shkrimtari teolog. Nga kjo pikëpamje libri është më shumë përpjekje për t’u “përkthyer” Islami në gjuhën që brezi i sotëm e flet dhe e kupton. Kjo rrethanë mund t’i shpjegojë disa gabime e pasaktësi të tij. Paj, përkthime të përkryera nuk ka.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    Kush e do librin e plote te klikoje ketu

    http://www.dielli.net/Archiv/PDF/lin...zetbegoviq.zip

Tema të Ngjashme

  1. Skandali i ambasadorit shqiptar në SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  2. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  3. Evropa dhe Islami: Perspektiva dhe e ardhmja
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 13:37
  4. Ftohja midis lindjes edhe perendimit, nje mendim ortodoks, Thomas Hopko...
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-11-2002, 19:28
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •