Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Angry Vetëvaret 13- vjeçari, “Dëshmitar i Jehovait”

    Vetëvaret 13- vjeçari, “Dëshmitar i Jehovait”

    Vladimir Muçaj (SHEKULLI)

    FIER- Ishte një ndër adoleshentët e parë që kishte përqafuar parimet e “Dëshmitarëve të Jehovait”, të shpërndara nga misionarët e këtij sekti që vinin vazhdimisht në fshatin e tij Ndërmënas, 20 km larg Fierit. Me citatet e prera nga broshurat që predikojnë këtë sekt është gjetur i vetëvarur nga të afërmit e tij 13-vjeçari Viron Dhani, i cili dje është përcjell për në banesën e fundit nga të afërmit e tij. Burime të policisë të cilat i referohen hetimeve të deritanishme lidhur me ketë vetëvrasje, thanë për gazetën se adoleshentit i janë gjetur në xhep citate të sektit “Dëshmitarët e Jehovait”. Po sipas policisë, viktima vuante prej një viti nga sëmundja e epilepsisë dhe ndoshta kishte gjetur prehje tek mësimet e fesë. Policia tha se adoleshenti i ka dhënë fund jetës në kushtet e depresionit. Vironi ishte djalë i vetëm i familjes. Ai ka lënë pas një motër, një vit më të vogël.

    Vetëvarja
    Të afërmit rrëfyen dje për gazetën se në mbrëmjen e dy ditëve më parë, Vironi ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar në kasollen e bagëtive, disa metra larg banesës. Vonesa e tij i ka shqetësuar prindërit të cilët kanë dalë për ta kërkuar atë rreth banesës. Në një moment, nëna e 13- vjeçarit i është drejtuar kasolles së bagëtive. Ajo është ndeshur me një skenë të llahtarshme dhe ia ka dhënë kujës. Menjëherë aty kanë mbërritur dy fqinj të familjes Dhani, ndërsa është njoftuar policia. Të afërmit kanë rrëfyer se deri një vit më parë, Vironi gëzonte shëndet të mirë. “Papritur tek ai u shfaqën shenja të një sëmundjeje dhe pas ekzaminimeve rezultoi se Vironi vuante nga epilepsia”, thanë të afërmit. Vironi ishte kuruar herë pas here tek mjekë specialistë, por dhe tek mjekë popullorë, por sëmundja tek ai shfaqej herë pas here. Ndonëse me probleme shëndetësore 13- vjeçari vazhdonte rregullisht shkollën. Ai ishte nxënës në klasën e shtatë dhe siç treguan mësuesit dhe shokët e tij, ai ishte një nxënës me rezultate të mira. Vironi ishte parë që shkonte tek misionarët e “Dëshmitarëve të Jehovait”, të cilët e vizitonin herë pas here fshatin e tij. Librat që ai merrte prej këyre misionarëve i lexonte dhe prej tyre shkëpuste citate të ndryshme të cilat i mbante me vete, kanë thënë për gazetën të afërmit e 13-vjeçarit të vetëvarur. Daja i viktimës, Vangjel Shyti, tha për gazetën se Vironit iu gjetën në xhep disa letra, me fjali të marra nga broshurat e Jehovait.

    Mësuesit dhe nxënësit
    Mësuesit dhe bashkëmoshatarët e 13- vjeçarit janë shprehur të indinjuar lidhur me vetëvrasjen e 13-vjeçarit dhe kanë akuzuar, jo me emra konkretë, disa persona që vijnë në këtë fshat për të predikuar sektin e Jehovait. Shumë prej banorëve të rritur të Ndërmënasit u shprehën se ata më shumë takojnë fëmijët dhe u predikojnë atyre një botë të përtejme më të lumtur dhe pa probleme. Anita Sema, mësuesja kujdestare e Vironit, tha për gazetën se 13- vjeçari ishte një djalë me sedër dhe mësonte sistematikisht, për të arritur rezultate sa më të mira. “Ai ishte një nxënës i mirë me mësime dhe përballonte me vullnet dhe sëmundjen që i shfaqej herë pas here”,- tha më tej mësuesja. Ndërsa një banor rreth të 60-ave që nuk donte të identifikohej tha se “këtu nuk ka shtet. Çfarë janë këto fe që predikojnë jetën e përtejme. Është për t’u çuditur që shteti dhe qeveria hesht para këtyre tragjedive”,- përfundoi 60-vjeçari . Ndërsa shumë bashkëmoshatarë të Vironit thanë se dy- tre misionarë të Jehovait kalojnë në fshat shpesh herë dhe shpërndajnë broshura. Arjana një vajzë e klasës së shtatë, rrëfeu për gazetën se një ditë kishte parë Vironin të merrte dy broshura të tilla. Një tjetër nxënës tha se “Vironi i lexonte shumë këto broshura, madje na tregonte dhe ne citate”.

    Nese me te vertete te gjithe keta te vetevrare kane te bejne me "Deshmitaret e Jehovait" duhen mare masat. Nuk kam njohuri sa duhet per ta. Mund te jete fe e perkryer por per femijet e vegjel paska pasoja. Gjithe keto vetvrasje nuk jane rastesi. Duhet ndaluar te pakten predikimi tek femijet.
    Me keqardhje per prinderit e te afermit.
    SG
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking cte them

    me vjen keq per ate djale.
    ishte dhe shume i vogel ne moshe.
    por ajo lloj feje e shpifur kshu e ka.
    i mbushin mendjet femijeve me lloj-lloj perrallash.
    dhe vete femija deri ne ate pike qe vetevaret.

  3. #3
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Problemi eshte se mynyra e paraqitjes te vetesakrifikuarit ne kryq te Jezusit nga deshmitaret e jehovait neper librat e tyre i jipet shume emocion dhe kjo gje femijve te vegjel jo vetem se ju ben dem per vete llogjiken e pandertuar dhe te brishte te tyre .Jezusi nuk e sakrifikoi veten dhe nuk beri vetvrasje doktrinat kristiane jo vetem kane devijuar nga e verteta por largimin e llogjikes nga keto devijime i paraqesin shkrimet , filmat e tyre me shume emocion ne mynyre qe ai te mbizoteroje llogjiken dhe kshtu femijte arrin atje ku arrin dhe cmenduria i pesti femije ky qe vret vete ne mos gaboj.

    Fatkeqesi

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    I presin ushqimin nënës "për t'a çuar në parajsë"

    Fakti i lënies së gruas plakë në mëshirë të vdekjes së pashmangshme nuk do të ishte mësuar kurrë nëse të mërkurën pasdite fqinjët, tepër të zemëruar, nuk do të kishin lajmëruar policinë në numrin 129 dhe ndërmarrë veprime gati të dhunshme. Duke shtyrë tej dëshmitaren e Jehovait, disa gra, banore të dhomave pranë, kishin mundur t'i jepnin një gotë me ujë të sëmurës, që kishte filluar ta kërkonte me ngulm e zë të lartë. Mirëpo një ditë më pas asgjë nuk ka ndryshuar. Madje i shoqi polic i gruas besimtare të sektit të Jehovait, duke bërë të fortin, ua ka ndaluar fqinjëve të fusin hundët më tej në shtëpinë e tij....(Gazeta Shqiptare)
    lajmi vazhdon por me beri peshtypje qe kishte te bente serish me Deshmitaret e Jehovait. Nuk arrij ta besoj deri ku mund te shkoje idiotesia e predikuesve dhe ndjekesve. Mos jane te gjitha keto vetem nje sulm i medias (nuk e kuptoj arsyen) ndaj ketij sekti fetar, apo jane te verteta?
    Me keqardhje per te gjitha viktimat e te afermit e tyre dhe i revoltuar me abuzimin e lirise se besimit. SG
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 29-04-2005 më 14:21
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Mor ketyre Deshmitaret te Jehovait sikur ju ka hy dreqi ne mendje me keto
    gjana qe po ndiejme. Sot ne gazete lexova se po shperdanin ne nje shkolle ne
    Fier disa broshura per vetvrasjen dhe arritjen e parajses...pupupu ca tmerri.
    Ndersa kjo nusja me nalt ska burre mer te marrsha te keqen, se do hu 3 vaktet
    e dites. Ta leje plaken e shkrete te thahet urije.. ca krimi.

  6. #6
    Trushpelare injorante dhe zemerzinj...Te gjitha duhen pritur nga ky kombinacion.

  7. #7
    Me vjen keq per femijet qe zhvillohen nen nje influence te tille...
    Eshte fatkeqesi e madhe.

  8. #8
    Predikuesi tenton te dhunoje 17-vjecaren, Hyri ne shtepine e saj si "Deshmitar i Jehovait"

    Lajmi i ores 10:15 AM




    COROVODE (21 Korrik) -Nje 17-vjecare i ka shpetuar dje tentatives se perdhunimit nga nje person qe u prezantua ne shtepine e saj si "Deshmitar i Jehovait". Mengjesin e se martes, Bledar Iljasllari, i veshur me nje kostum qe zakonisht njihet si uniforme e ketyre predikuesve te fese dhe disa broshura te "Deshmitareve te Jehovait" ka trokitur ne porten e shtepise se familjes Dine ne lagjen "5 shtatori" te Corovodes, duke tentuar te perdhunonte vajzen 17-vjecare te shtepise, Enerjeten. Klithmat e saj dhe nderhyrja e komshijve i ka prere rrugen perdhunimit te vajzes, nderkohe qe vetem 24 ore me pas, policia ka arritur te arrestoje 24-vjecarin Iljasllari ndersa perpiqej te largohej ne drejtim te Greqise. Sipas drejtuesve te policise se Beratit, agresori i vajzes eshte nje perfaqesues i "Deshmitareve te Jehovait" dhe kete e ka pranuar edhe vete. Nderkohe, perfaqesuesit e ketij sekti fetar kane pergenjeshtruar dje ne mbremje kete fakt, duke pretenduar se behej fjale per nje person qe ka marre atributet e tyre. Ngjarja Sipas deshmive te banoreve te lagjes "5 shtatori" 24-vjecari kishte kohe qe vizitonte shtepite e tyre duke predikuar fene dhe shperndare broshura te "Deshmitareve". Keshtu njihej prej te gjitheve dhe kishte arritur te futej ne disa prej shtepive. Gjate ketyre vizitave, Iljasllari mesa duket ka vene re edhe Enerjeten. Reth ores 8.00 te se martes, duke shfrytezuar rastin kur prinderit e saj jane larguar, Bledari nuk e ka patur te veshtire te hyje ne shtepi si perfaqesues i fese. Gjate bisedes me vajzen, ai i ka thene se donte te blinte edhe corape apo atlete, pasi e ema e vajzes shiste rroba te vjetra ne treg, ndersa i ati nxirte pllaka guri ne mal. Kur eshte gjetur ne ambientet e brendshme te shtepise, ai ka kycur deren. Me pas eshte versulur mbi 17-vjecaren, duke i grisur rrobat e trupit per ta detyruar qe te kryeje marredhenie seksuale me dhune. Gjysem e zhveshur, Enerjeta ka rezistuar dhe pas perpjekjeve te vrullshme ka arritur t'i shpetoje nga duart. Ajo ka arritur te dale nga shtepia, dhe me pas eshte drejtuar per ndihme tek komshinjte. Pas tentatives se deshtuar per te kryer marredhenie sekusuale me dhune, perdhunuesi eshte drejtuar ne shtepine e vet, po ne Skrapar, ku pasi ka mbledhur disa rroba, me shpejtesi eshte nisur ne drejtim te Greqise. Arrestimi 24-vjecari eshte prangosur nga policia, pas nje aksioni teper te veshtire. Iljasllari ka pranuar akuzen dhe i ka treguar te gjitha detajet e ngjarjes. Sipas policise, gjithcka eshte dokumentuar dhe perputhet me ato qe kane treguar e demtuara dhe komshijte e saj. Sipas atyre qe ka thene Iljasllari ne polici, mesohet se ka pranuar qe ishte pjesetar i "Deshmitareve te Jehovait" dhe kishte vite qe ishte i angazhuar ne kete sekt. Bledari eshte shprehur se me nderrimin e drejtuesve te ketij sekti para disa kohesh, nuk shperblehej financiarisht si me pare, pasi me te favorizuara nga ana financiare kane qene femrat misionare. "Per nje muaj mision kam marre me pak se 3 mije leke", eshte shprehur ai. Po dje, 24-vjecari eshte transportuar ne mjediset e paraburgimit ne Komisariatin e Beratit, kur pritet qe te marre masen e vleresimit te arrestit nga Gjykata. Deshmitaret Komshijte thone se i kane degjuar ulerimat e Enerjetes per ndihme dhe kane shpejtuar te shkojne prane saj, kur e kane pare te dilte nga dera e dyte ajo e ballkonit. I pari qe ka shkuar tek dera e shtepise se saj ka qene Astrit Dosti, e me pas aty jane grumbulluar edhe disa gra te pallatit. Astriti thote rreth ores 08.30 te mengjesit ka degjuar brritmat e vajzes qe vinin nga kati i pare i pallatit. "Ne fillim mendova se kishte rene nga shkallet. Kur tentova te hapja deren ishte e mbyllur nga brenda me celes. Pasi hapet dera shoh nje djale qe po largohej me vrap", thote ai. Enerjeta ishte e zhveshur ne kopesht dhe grate e pallatit e kane mbuluar me nje carcaf. em/em(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  9. #9
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    sdi pse spo i tredhni ata faqezinje ore vllezer?!?
    skam c´tu bej ketu ne gjermani ku i mbron ligji, se atje tek ju vendin vend sdo tua leja!
    shihemi n´gjykate

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  2. Braktiset nga e shoqja, vetëvaret 45-vjeçari
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-12-2005, 00:13
  3. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 15:11
  4. Lushnje, vetëvaret 12-vjeçari
    Nga EDUARDI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-04-2005, 04:34
  5. Qëllohet për vdekje 25 vjeçari, në Tiranë
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 19:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •