Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Ilirada Origjina Dhe Shtrija Gjeografike

    Historia ShqiptarE
    Ju pėrshendesim & mir se vini ne Iliriden tuaj te lir



    ILIRIDA

    Pozita Gjeografike:
    Ilirida gjendet ne qender te Gadishullit Ballkanit. Nė veri, kufizohet me Kosovėn dhe Serbinė, nė lindje Bullgarinė, nė jug Greqinė dhe nė perendim Shqipėrinė.
    Sipėrfaqja: 25,433 km2.
    Kryeqytet: Shkupi.

    Popullsia:
    1 milion Shqipėtar jetojn nė Maqedoni, pjesa me e madhe nė pjesėn perendimore, ishte me Shqipėri deri nė vitin 1945. Nė pjesen perendimore tė Maqedonisė, Shqiptaret janė vendas.




    Pėrberja Etnike:
    Qė nga, kur Maqedonia u nda nga Yugoslavia, slavet janė shumicė, Slav 50%. Shqiptaret 40% dhe te tjeret 10% Turq, Roma dhe Bullgaret.

    Gjuha: Shqip.

    Organizimi:
    Shqiptaret reprezentohen ne Kuvendin Maqedon nga Partia e Prosperitetit Demokratik(PPD) dhe Partia Demokratike Popullore (PDP).

    Ekonomia:
    Agrikultur tė mirė. Shumica e popullsisė, nė veēanti Shqiptaret punojn jashtė. Vetem 3% Shqiptaret punojn nė vende Shtetrore.

    Situata e tanishme:
    Qeveria Maqedone nuk njeh intersat Shqiptare. Shqiptaret vazhdojnė tė bejnė perpjekjet qe te mos njihen si pakic. Shkollave Fillore ju mungojn sendet kryesore.
    ILIRIA


    Trevė nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit antik, e banuar nga ilirėt. Pėrmendet pėr herė tė parė nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e.r. nga demosteni si fqinjė perėndimore e Maqedonisė. Me formimin e mbretėrisė Ilire emri Ilir mori edhe kuptimin e ngushtė politik. Nė Veri kufizohej me Panoninė nė Sava; nė lindje me Mezinė, Dakinė e Trakinė nė luginat e lumenjėve Timak (Ibėr), Marg (Moravė) dhe Aks (Vardar); nė Juglindje me Maqedoninė nė rrjedhėn e sipėrme tė Haliakmonit; nė Jug me Epirin nė malet e Akrokerauneve (malet e vetėtimes) dhe luginėn e sipėrme tė Aosit (Vjosės). Ndahej nė Ilirinė e Veriut dhe nė tė jugut nė kufi me lumin Narone (Neretva). Kishte mjaft krahina, mė kryesoret e tė cilave ishin: Liburnia, Dalmatia, Autara, Dardania, Ardia, Labia, Partha, Penestia, Pajonia, Lynku, Dasaretia, Atintania etj. Nė shek. IV-III p.e.r. pjesa mė e madhe e saj pėrfshihej nė shtetin ilir nėn emrin Mbretėria ilire. Pas luftėrave ilire-romake tė viteve 229-28, 219 dhe 168 njė pjesė e Ilirisė sė Jugut u pushtua nga romakėt dhe mė 149 p.e.r. u fut nė pėrbėrjen e provincės sė Maqedonisė. Pjesa Veriore me emrin Ilirik u krijua si provincė mė vete nga Cezari dhe u vendos nėn kontrollin e senatit qė e qeveriste nėpėrmjet konsujve. Gjat sundimit tė Augustit kaloi nėn kontrollin e drejtėpėrdrjetė tė perandorit dhe qeverisej nga njė legat i tij. Pas kryengritjes sė viteve 6-9 tė e.r. Iliriku u riorganizua dhe u nda nė dy provinca: tė Dalmacisė dhe tė Panonisė. E para pėrfshinte tokat nė veri tė Matit deri nė lumin Arsia tė Istries, e dyta tokat nė veri tė Dalmacisė e deri nė Danub. Dardania u fut nė fillim nė provincėn e Mėzisė sė sipėrme dhe pastaj u bė provincė mė vete. Iliriku mori kuptim mė tė gjerė nė kohėn e sundimit tė Dioklecianit, duke pėrfshirė tėrė Ballkanin, me pėrjashtim tė Trakisė me 7 provinca nė pėrbėrje tė njė prefekture. Nė pėrdorim si emėrtim administartiv Iliriku e humbet pak nga pak kuptimin etnik dhe pas shek. VI nuk pėrdoret si emėr bashkėkohor. ILIRĖT 1. Origjina dhe shtrirja gjeografike Ilirėt ishin njė popullsi e madhe e lashtė e pjesės perėndimore tė Ballkanit, qė shtriheshin nga Gadishulli i Istries, nė nė bregun e djathtė tė lumit Sava, nė luginat e sipėrme tė Margut ( Morava Jugore ) dhe Aksit ( Vardari ), malet Boion ( Pindi ) e gjirin e Ambrakisė ( gjiri i Artės ), deri nė bregun e Adriatikut dhe tė jonit. Ilirėt u formuan nė njė proce4s tė gjatė mbi bazat e popullsisė autoktone tė epokės sė eneolitit pas ardhjes sė popullsisė indoevropiane nė fund tė mijėvejeēarit III p.e.r. Tiparet etnike tė popullsisė sė re qė lind si rrjedhim i simbiozės dhe shkrirjes sė tyre, ngjizen gjat periudhės sė mesme tė bronzit, si rrjedhim i zhvillimit ekonomik-shoqėror. Fiset e veēanta ilire, pajonėt dhe tesprotėt, pėrmenden nė poemat "Iliada" dhe "Odisea". Emri i pėrbashkėt ILIRĖ del vetėm nė shek. V p.e.r. si pėrgjithėsim i emrit tė njė fisi qė banonte nė shpinė tė Dyrrahut, ku u krijua bėrthama e parė e shtetit ilir.Fiset kryesore ilire ishin: histrėt, liburnėt, japodėt, desidiatėt, dalmatėt, autarjatėt, labeatėt, dardanėt, pajonėt, ardiejt, parthinėt, dasaretėt, enkelejtė, taulantėt, kaonėt, tesprotėt, molosėt, albanėt etj. Qė nga shek. V p.e.r. me kėta emra kuptohej njė bashkim teritorial politik me qendėr kryesore njė qytet tė madh, i qeverisur me nėpunės tė zgjedhur ēdo vit ( koinonet e bylinėve, amantėve, parthinėve, prasaibėve).
    2. Rendi ekonomiko-shoqėrorė Nė fillimet e tij procesi i formimit tė etnosit ilir u shoqėrua me kalimin nga rendi gjinor matrarkal nė shoqėrinė fisnore patrarkale. Nė periudhėn e mesme tė bronzit filloi diferencimi ekonomike shoqėrorė tek Ilirėt, ndėrsa nė bronzin e vonė ky diferencim mori pėrpjestime mė tė gjera. Dendėsimi i kėtyre dukurive gjat kohės sė hekurit krijoi premisat pėr vendosjen e marėdhėnjeve skllavopronare, nė fillim nė krahinat jugore dhe perėndimore mė vonė nė ato veriore dhe lindore tė Ilirisė. Vendosja e plotė e rendit skllavopronarė nė Ilirinė e Jugut, shėnohet me formimin e qyteteve ilire nė shek. V, dhe dhe veēanėrisht nė shek IV me urbanizimin edhe tė krahinave lindore e veriore. Nė shek. IV-III ky proces shtrihet edhe nė Dardani e nė Ilirinė e Veriut. Nė burimet e shkruara shfrytėzimi i punės sė njeriut pėrmendet qė nga shek. IV me prospelatet e ardianėve dhe "dullėt" e dardanėve. Gjat shek. III-II nevojat pėr skllevėr pėrballoheshin nga luftėrat, pirateria, skllavėria pėr borxhe. Skllevėr tė shumtė pėrmenden nė qytetin ilir Pelion. Nga mbishkrimet e Butrintit, Bylisit dhe Klosit dėshmohet njė legjislacion i rregullt mbi trajtimin e skllevėrve nė qytetet ilire. Forma private e pronės dėshmohet nga vulat e punishteve. Krahas saj ekzistonte prona skllavopronare shtetėrore. prona private zotėronte edhe nė bujqėsi, ku zbatohej me qira e tokės nga pronarėt e mėdhenjė. Qendra kryesore tė prodhimit skllavopronar dhe tė kėmbimit ishin qytetet. Disa prej tyre prenė monedha bronzi pėr shkėmbimet nė tregun krahinor. Gjat shek. IV-II p.e.r. , prodhimet e qyteteve ilire konkurruan mallrat helene nė tregjet rreth tyre. Pushtimi romak solli rėnien e qyteteve dhe tė ekonomisė ilire nė shek. II-I p.e.r. Nga shek. I p.e.r., filloi njė lulėzim ekonomik i mbėshtetur kryesisht nė bujqėsinė. Nė kėtė periudhė krijohen qendra tė mėdha qytetare edhe nė viset veriore e lindore ilire si Narona, Salona, Skupi, Heraklea etj. Nė tokat e grabitura u krijuan latifunde ku u zbatua gjerėsisht puna e skllevėrve. Qė nga shek. II e.r.,pushtuesit romak e orientuan ekonominė ilire nga bujqėsia, blegtoria dhe shfrytėzimi i minierave. Tregtia u orientua nga eksporti drejt romės. Rruga kryesore u bė ajo Egnatia. Klasa skllavopronare pėrveē vendėsve pėrbėhej nga kolonė romak dhe tė ardhur nga krahina tė ndryshme tė preandorisė. U shtua pėrdorimi i skllavėrisė nė ekonomi dhe nė fshatra u thellua procesi i shpronėsimit tė fshatarėve tė lirė dhe u zgjerua shtresa e mėditėsve. Qėndresa e skllevėrve dhe tė varfėrve mori formė tė armatosur me lėvizjen e latronėve ( "kusarėve" ) nė Dardani. Kriza e rendit skllavopronar dhe dyndjet e barbarėve u pasqyruan nė ekonominė ilire me vendosjen e sistemit tė kolonatit nė shek. IV tė e.r. Shekujt IV-VI tė e.r. shėnojnė njė rėnie tė qyteteve dhe zotėrim tė ekonomisė bujqėsore. Krahas dyndjeve barbare njė goditje e fortė i dhanė rendit skllavopronar nė Iliri kryengritjet e skamareve ( "kusarėve" ) nė vitet 570-580 tė e.r., duke pėrgatitur kalimin nė rendin feudal.
    3. Historia Krahas lindjes sė marrėdhėnieve skllavopronare, gjat shek. VI-V p.e.s. lind edhe shteti Ilir, si organ i sundimit klasor. Nė shek. IV-II p.e.s. ai bėhet njė faktor i rėndėsishėm politik nė Ballkan. Nga forma politike shteti ilir ishte njė monarki e trashėguar ku sundonin pėrfaqėsuesit e aristokracisė skllavopronare. Ndarjet administrative tė tij kishin nė qendėr qytetet kryesore, ku qėndronte dinasti i caktuar nga mbreti. Brenda kuadrit monarkik tė shtetit ilir qytetet dhe krahinat rreth tyre kishin njė vetėqeverisje nė formėn e bashkėsive me nė krye njė kėshill ekzekutiv nėpunėsish tė zgjedhur ēdo vit dhe njė kėshill legjeslativ. Nė shek. V-VI p.e.r. shteti ilir formohet plotėsisht si organ i sundimit klasor, i mbėshtetur nė zhvillimin ekonomik e shoqėrorė tė Ilirisė. Mbreti mė aktiv ishte Bardhyli, qė thyen maqedonėt dhe i vė nė vartėsi, besėlidhet me Dionisin e Sirakuzės (385) dhe ndeshet me Filipin II tė Maqedonisė pėr rivendosjen e kufirit me lindje (359) Me mbretin Glaukia nis periudha e forcimit tė shtetit ilir. Mė 335 bėhen pėrpjekje pėr ēlirimin e tokave lidore ilire, duke pėrkrahur kryengritjen e Klitit kundėr Aleksandrit tė Maqedonisė. Sigurohet aleanca me Epirin duke rrėzuar dinastinė promaqedone dhe duke vendosur nė fron Pirron (309). Bashkohet Dyrrahu me shtetin ilir dhe ēlirohet Apolonia nga zgjedha maqedone (312). Nė kohėn e pasardhėsve tė tij, Monunit dhe Mytilit shteti forcohet ekonomikisht, duke prerė monedha argjendi dhe bronzi dhe stabilizon kufijt me shtetin maqedon dhe epirot. Pas mesit tė shek. III me Pleurian dhe Agronin nis periudha e lulzimit tė shtetit ilir. Pas thyerjes sė etolØrvr nė Medion (231) dhe aleancės me Epirin dhe Akarnaninė ilirėt dalin si forca mė e madhe politike nė Ballkan. Rėnia ndesh synimeve tė Romės pėr hegjemoninė nė Adriatik bėhet shkak pėr agresionin romak. Nė parapritje nėn udhėheqjen e Teutės ilirėt sigurojnė bregdetin duke marrė Kėrkyrėn dhe duke rrethuar Apoloninė, Dyrrahun dhe Isėn. Nė dy luftėrat e para me Romėn (229-218 p.e.r. ) shteti ilir thyhet dhe kufizohet nė veri tė Matit. Me mbretin Gent (186-168) shteti ilir fillon pėrsėri politikėn antiromake dhe futet nė aleancė me Maqedoninė dhe Dardaninė. Me betejėn e Shkodrės (168 p.e.r.) ushtritė ilire thyen dhe shteti ilir shkatėrrohet. Mė vonė ilirėt bėjnė njė radhė kryengritjesh kundėr pushtimit romak mė kryesorja e tė cilave ishte Kryengritja Ilire e vitit 6-9 e.r. Ilirėt vazhdojnė tė pėrmenden deri nė shek. VI e.r. si njė popullsi me tipare tė veēanta etnike. Nga rdhėt e tyre dolėn personalitete tė shquara tė perandorisė Romake e Bizantine, si gojėtari Asin Epikadi dhe juristi Prisku, perandorėt e shek. III.IV e.r. Klaudi II, Aureljani, Diokleciani, Maksimin Daza, Konstanci, Konstantini I, Juliani, Justini, Justiniani etj.
    4.Kultura Dallimi i tipareve kulturore tė ilirėvebėhet gjithnjė mė qartė gjat periudhės sė mesme dhe sidomos nė fund tė kohės sė bronzit. Qeramika si element tipik karakterizohet nga pėrdorimi i gjerė i formave me dy vegje tė dala mbi buzė dhe zbukurimi me motive gjeometrike. Nė kėtė periudhė krijohen edhe vendbanimet e fortifikuara, tė cilat karakterizohen nga ndarja e hapsirės sė brendshme nga disa radhė muresh koncentrike.Metalurgjia vendase prodhon tipa tė ndryshmėm armėsh mbi bazėn e prototipave egjean me njė pėrpunim tė formave. Veglat kryesore ishin sėpatat e tipave vendas "dalamto-shqiptare" dhe "shkodrane", si dhe tipi jugor i sėpatės dytehėshe. Uniteti shoqėrorė i popullsisė ilire shprehet nga i njėjti rit varrimi me kodėrvarre. Nė kohėn e hekurit theksohen tiparet e pėrbashkėta kulturore tė popullsisė ilire dhe marrin njė shtrirje mė tė gjerė. Pėr rajonet jugore qeramika mbėshtetet nė forma dyvegjėshe dhe pikturimi bėhet veēori edhe pėr trevat tė Epirit dhe Maqedonisė perėndimore. Pėr trevat veriore pėrdoreshin tė njėjtat forma tė qeramikės, por zbukurimi bėhej me inēizim, gėrvishje ose reliev me motive gjeometrike. Vendbanimet e fortifikuara kthehen edhe nė qendra ku prodhohet qeramika ose punohen metale pėr nevojat e bashkėsisė fisnore dhe shkėmbim nė natyrė. Njė shfaqje tė re tė shek. VIII-VII p.e.r. pėrfaqėsojnė parzmoret, kollēinjtė dhe pėrkrenaret e zbukuruara prej bronzi, qė i takojnė shtresės sė kalorėsve aristokrat. Shtohen nė kėtė kohė armėt prej hekuri, me njė trajtim vendas, qė zėvendėsojnė plotėsisht tipat prej bronzi. Qė nga fundi i shek. VIIp.e.r. me krijimin e premisave pėr vendosjen e marėdhėnjeve skllavopronare vihen re ndryshime nė kulturėn materiale tė ilirėve. Krijohen qendrat e fortifikuara protourbane tė rrethura me mure gurėsh tė punuar, si vendbanime tė shtresave tė reja shoqėrore. prodhimi zejtar mbėshtetet nė traditėn e periudhės sė hershme tė hekurit duke pėrpunuar forma e veglave tė punės, armėve, zbukurimeve dhe qeramikės. Pas mesit tė shek. Vp.e.r. nga vendbanimet protourbane krijohen qytetet e mirėfillta. Qytetet mė tė rėnfėsishme ishin qendra prodhimi dhe kėmbimi dhe njėkohėsisht ishin qendra tė teritoreve gjeografike tė njohura me emrin fise, ku vepronin qendra mė tė vogla zejtare e bujqėsore. Vendbanimet kryesore rrethoheshin me mure gurėsh tė punuar. Nė urbanistikėn e qendrave tė mėdha nė shek. IV-III zbatohet sistemi ortogonal. Brenda qytetit veēohet agoraja me godinat kryesore shoqėrore: teatrin, stoan, tempullin, gimnazin. Banesat janė tė tipit me koridor qendror pėr shtresat zejtare me hajat ose gjysmėkat pėr qendrat bujqėsore ose peristil pėr klasat e pasura. Varrezat janė tė sheshta dhe vendosen pran hyrjeve tė qyteteve. prodhimi skllavopronar mbėshtetej nė shkėmbimin mall-para. Pėrdoreshin monedhat e shtetit ilir, tė Apollonisė, Dyrrahut, Skodrės, Lisit, Bylisit, Amantias etj. Fondi i veglave tė punės u shtua krahas specializimit tė degėve tė zejtarisė. Poēeria prodhonte sipas kėrkesave tė tregut forma vendase ose tė pėrpunuara sipas tipave helenė. Nė shek. III.II p.e.r. punishtet shtetėrore dhe private zotėrojnė plotėsisht tregun ilir dhe ngushtojnė importin helen. Mjeshtėrit ilir pėrmenden si ndėrtues tė aftė tė anijeve liburne. Veshja e burrave pėrbėhej nga kėmisha e shkurtėr mbi gjunjė dhe e mbėrthyer nė supi e djathtė, e lidhur nė mes dhe rrallė nga tirqit. Mbi tė lidhej njė veshje e lehtė e tipit tė gunės. Pėr gratė veshja bazė ishte kėmisha me mėngė tė shkurtėra dhe njė linjė pa mėngė me prerje trekėndėshe nė gjoks. Armatimi pėrbėhej nga pėrkrenarja me hapje katėrkėndėshe pėr fytyrėn, mburoja e rrumbullakėt me rrathė e gjysmėrrathė koncentrik, shpata, hanxhari, heshtat etj. Me shtetin ilir, format dhe taktitkat e luftimit u pėrpunuan nė njė art ushatrak ilir. Mjetet e shkrimit dhe mbishkrimet ndeshen edhe nė qendrat e vogla. Si gjuhė kulture pėrdorej greqishtja dhe tė gjitha mbishkrimet janė gjetur nė kėtė gjuhė. Arti u zhvillua lidhur me nevojat praktike. Skulptura e rrumbullakėt dhe relievi u pėrdorėn kryesisht nė arkitekturė dhe varreza. Qendrat kryesore ishin Amantia, Bylisi, Dimali, Belshi. Besimi ia pėrshati perėnditė e panteonit helen ideologjisė skllavopronare ilire, duke ruajtur format e lashta tė kultit vendas.
    5.Gjuha Gjuha ishte ilirishtja. Prej saj janė ruajtur pak glosa, si: sika-thika, peli-pleq (Epir), aspetos-i shpejt ( Epir ), sabaja-njė lloj birre etj. Janė transmetuar nga autorėt antikė njė numėr i madh emrash gjeografik e njerėzorė, disa prej tė cilave shpjegohen me gjuhėn shqipe, si Dardania me "dardhė", Dalmatia "delme, dele", Ulkin "ujk", Bardhyl me "bardhė", Balaj me "balė", Daz me "dash" etj. Nė bazė tė fjalėformimit , parashtresave e prapashtresave dhe ndryshimeve qė kanė pėsuar fjalėt, ilirishtja ėshtė pėrcaktuar si njė gjuhė indoevropiane.





    A e dini se: fenikėt kanė qenė tė parėt qė kanė shpikur alfabetin. fenikėt kanė qenė tė parėt qė kanė shpikur alfabetin.

    Teoria mbi ilirėt - sipas James Wm. Afėrdita - sipas James Wm. Gjendet njė tempull ilir kushtuar Afėrditės



    Teoria mbi ilirėt - sipas James Wm. Pandeli







    Nė librin 'Oh Albania, My Poor Albania' publikuesi me origjinė shqiptare James Pandeli, i cili ka studiuar historinė e popullit ilir, tregon se si nė shumė raste grekėrit e lashtė apo kronikanėt e popujve tė tjerė e kanė fshehur tė vėrtetėn mbi ēfarė ka pasur tė bėjė me ilirėt apo shqiptarėt. Ndėrsa studiuesit nė pėrgjithėsi , pėrveē se disa gjermanėve qė vetėm sa kanė pėrmendur rėndėsinė e tė kuptuarit tė ilirėve pėr tė kuptuar botėn e lashtė, nuk kanė bėrė pėrpjekje tė kuptojnė kėtė botė tė lashtė nga kėndvėshtrimi "ilirian".
    Kjo ka ndodhur pasi ata kanė qenė tė drejtuar nga interesat e tyre dhe tė atyre personave apo shkaqeve qė i kanė shtyrė tė shkruajnė.
    Prandaj e vėrteta mbi historinė e shqiptarėve apo ilirėve nuk mund tė kėrkohet nė shkrimet e tė lartpėrmendurve, ashtu si fatkeqsisht kanė bėrė edhe studiuesit shqiptarė. Shumė studiues mendojnė se pasiqė nė fjalėn "mediterranean" gjendet fjala "terra" qė do tė thotė "dhé" nė latinisht atėherė fjala ka kuptimin Mesdhe.
    Askush nuk ka pėrmendur kund se kuptimi i kėsaj fjale mund tė ishte Me-ditė-ra.
    Fjala ra ishte shumė e rėndėsishme nė botėn e lashtė. Nė Ballkan pamja qė ke pėrpara tė jep pėrshtypjen se dukuritė nuk ndodhin por bien. Dukuria ra.
    Aq mė tepėr kur kjo dukuri vėshtrohet me sytė e njeriut tė shpellave tė cilit i duket sikur qielli bien mbi dhé atje tej nė largėsi kur afron nata.
    Brigjet e Ballkanit perėndimor dhe jugor e kanė shikimin e lirė pėr tė parė perėndimin e diellit mbi detin ku Me-ditė-ranė (detin mediterranean).
    "Me ditė ra". Bashkė me ditėn ra mbi det edhe qielli.

    Me-ditė-ra (perėndimi)




    Atėherė britmat qė dilnin nga goja e njeriut tė lashtė ishin "Ou ra !" (Nga kėto fjalė lindi mė vonė emri Ouranos apo Uran ).
    Kjo ishte koha e Krijuesit (Zotit) i cili do tė vinte pėrsėri mbi dhé per tė krijuar gjėrat nga e para. Kėshtu Ou u bė mė vonė njė ndėr perėnditė e ilirėve.
    Perėndia e parė fare ilire ishte nėna dhé, Ge, e cila ndėrsa ishte akoma e virgjėr solli nė jetė perėndinė "Ou".
    Vetitė e Ge iu dhanė mė vonė nė Bibėl Mriės (Mariės) qė po nė tė njėjtėn mėnyrė sjell nė jetė Krishtin.
    Vetė Ge ėshtė fjala rrėnjė e njėrit prej fiseve mė tė mėdha shqiptare,Gegė.
    Fiset e tjera janė Toskė, Labė dhe Ēamė.
    Njė libėr i rėndėsishėm mbi ēėshtjen qė po flasim i cili titullohet 'The Sacred Symbols of Mu' (Simbolet e Shenjta tė Mu-sė) ėshtė shkruar nga James Cherchward. Mu ėshtė njė legjendė e ngjashme me atė tė Atlantis. Prapa domethėnies sė disa fjalėve themelore tė kėsaj legjende mund tė shohim pikėrisht rrėnjėt e emrave tė fiseve kryesore shqiptare tė pėrmendura mė sipėr.
    Vetė emri "Mu" mund tė ketė tė bėjė me pėremrin pronor "Mua". Atlantis ėshtė Greqia nė kohėn pėrpara se tė ndodhte pėrmbytja e madhe. Kjo ngjarje solli ardhjen e njė vale tė re perėndish si Zeusi qė ėshtė perėndia e shiut. Edhe Bibla e pėrmend kėtė pėrmbytje tė madhe por askush nuk e kupton rėndėsinė e kėsaj pėrmbytjeje nė kohėn e lashtė.
    Nė vazhdim lindi fjala e pėrbėrė Athene (Athinė) e cila rrodhi prej fjalėve ilire At enne apo nė shqip at nėntė e cila ka lidhje me nėntė muzėt e Atit (Zotit, Krijuesit) tė letėrsisė greke. Emrat e kėtyre muzėve nė tė vėrtetė janė historia e lėnies sė tokės greke nga iliriėt - tė cilėt kishin qenė banorėt e parė tė saj - si pasojė e pėrmbytjes qė ndodhi ku gjithēka u shkatėrrua. Gjėrat tė tėra u prishėn. Kjo haset tek fjala Terpsichore, tėr-prishur-ė.
    Gjėrat u prishėn pasi Krijuesi, Ati i kishte lėnė. Atlantis, at-lan. Tė bėn pėrshtypje qė nė formėn e njė mallkimi shprehja do tė merrte formėn "Ati tė lantė !" apo "A“t“lantė".
    James Pandeli thotė se idetė e tija vetėm sa hedhin themelet e njė kėndvėshtrimi tė ri mbi historinė e ilirivė dhe shqiptarėve. Kėto ide duhen zhvilluar mė tej dhe kjo gjė duhet bėrė nga studiues shqiptarė dhe jo tė huaj. Studiuesit duhet tė jenė mendjehapur pėr tė gjitha idetė qė do tė parashtroheshin.
    "Askush nuk mund tė jetė i plotėfuqishėm mbi sa i pėrket historisė shqiptare pėrveē vetė shqiptarėve."
    Libri 'Oh Albania, My Poor Albania' ka 20 vjet qė ndodhet i lėnė mėnjanė diku nė dollapėt e Universitetit tė Tiranės pa u marrur ndonjėherė me seriozitet.






    Afėrdita - sipas James Wm. Pandeli



    Perėndesha Afėrdite



    James Pandeli thotė se rėndėsia e vėrtetė e tezave tė tij nuk qėndron nė faktet qė ka sjellur mbi prejardhjen e fjalėve por qė ato janė tė lidhura me diēka nė histori si shkrimet e Hesiodit - pra diēka nga klasicizmi grek.
    Akoma mė e rėndėsishme ėshtė mėnyra se si ėshtė kryer deshifrimi pėrgjatė proēeseve tė arsyetimit qė ndiqte njeriu i lashtėsisė - si mėnyra si ai i kapte gjėrat dhe lidhja me veēoritė e natyrės dhe emėrtimet e vjetra tė vendeve, lumejve etj.
    Pėr njeriun qė jetonte nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit vendi ku fillonte Bota ishte burimi i lumit Genusus (Shkumbin) dhe jo Kopshti i Eden-it sipas versionit tė mėvonshėm grek dhe hebrej.
    Atje bėn dashuri dheu me qiellin.
    Tek fjala "Genusus" - perėndia Ge, Dhéu ėshtė nuse "Ge-nus". Qielli ėshtė dhėndėr - "Dhé-ndėr" - i shpėrndarė mbi (ndėr) dhé duke e mbuluar atė.
    Kėshtu njė vepėr e gjatė dashurie sipas mėnyrės qė njihej nė lashtėsi midis nėnės Dhé, Ge, dhe Qiellit Ou-ra duke krijuar plot shkumė mbi lumin Shkumbin pėr tė cilėn kanė shkruar shpesh grekėt e lashtė ėshtė e shoqėruar me lindjen e Diellit dhe ardhjen e ditės. Nga kjo dashuri rrjedh Afėrdita. Ajo ėshtė simbol i dashurisė dhe mbarėsimit.
    Akti i parė i kėsaj vepre dashurie solli lindjen e Afėrditės sė parė diku pranė lumit Shkumbin afėr Elbasanit (emri i lashtė i vendbanimit ka qenė Scampa - S“kam pa ) pėr tė cilėn njeriu i lashtė arsyetonte se nuk e kishte parė tek lindte pasi ishte njė ēast afėr dite por kur ishte akoma errėsirė. Me lindjen e Afėrditės u ndriēua edhe Bota.
    Si tek rasti Me-ditė-ra (mediterranean) dhe tek Afėr-dita, shikohet sesi njeriu i lashtė i shpjegonte kėto dukuri duke iu referuar ditės.
    Pandeli thotė se ka ndryshim tė madh midis mėnyrės sesi njė shqiptar shpreh diēka dhe njė ilir shprehte diēka. Por pėr tė kuptuar vehten tėnde duhet tė kuptosh paraardhėsit e tu dhe tė marrėsh prej tyre e jo prej asaj qė sugjerojnė fetė e mėvonshme.






    Gjendet njė tempull ilir kushtuar Afėrditės







    Shumė larg nga vendbanimi mė i afėrt Nakova nė nje vend plot ēakenj nė gadishullin Peljesac rreth 90 kilometra nė veriperėndim tė Dubrovnikut kishte qenė e zbuluar prej vitesh nga arkeologėt kroatė njė shpellė e cila kohėt e fundit tėrhoqi vėmendjen e njė trupe tjetėr arkeologėsh kroatė, kanadezė e britanikė pasi shikoheshin lakuriqė nate tė futeshin e tė zhdukeshin brenda saj. Kėshtu arkeologėt vendosėn tė zhvendosnin gurėt e rėnė nga sipėr dhe dheun pėr tė zbuluar nė fillim njė guvė tė dytė e mė pas njė tė tretė 50 metra nė thellėsi. Pėrpara arkeologėve ishte shfaqur nė tė vėrtetė njė vend i shenjtė i ilirėve dhe mendohet se nė tė nuk ka shkelur kėmbė njeriu pėr rreth 2 mijė vjet. Ilirėt duhet ta kenė mbyllur vetė kėtė shpellė rreth shekullit tė parė para erės sonė pėr ta mbrojtur nga legjionet romake qė po pėrparonin gjithnjė e mė tepėr nė Iliri. Njė shtatore prej guri stalagmiti 60 cm e gjatė qe vendosur nė qendėr tė dhomės sė fundit nė atė mėnyrė qė njė tufė rrezesh dielli qė vinin nga hyrja e shpellės binin mbi tė vetėm nė ēaste tė veēanta tė vitit dhe kjo periudhė duhet tė ketė qenė ajo e solsticit tė diellit (periudhė e vitit kur dielli ėshtė mė larg nga ekuatori). Pėrveē kėsaj u gjetėn nė sasi tė papara mė parė, rreth 100 kg, dhe nė njė gjendje tepėr tė mirė me qindra copa poēesh, qypash, amforash nga Iliria, Roma, Athina, Egjypti nė disa prej tė cilave qe shėnuar se i kushtoheshin Afėrditės.
    Nga gjetjet mirret vesh se njerėzit (duhet tė kenė qenė njė grup i zgjedhur njerėzish) mblidheshin pėr tė kryer rituale tė mistershme gostie dhe mbarėsimi. Ky i fundit mund tė jetė kryer nė formėn e orgjisė.
    Tė gjithė kėto fakte tė bėjnė tė mendosh se kemi tė bėjmė me njė tempull i cili i kushtohej perėndeshės sė dashurisė dhe mbarėsimit Afėrdite. Kjo perėndeshė njihet si tė jetė greke, por disa historianė shqiptarė dhe tė huaj janė tė bindur se perėndesha ka qenė ilire por e huazuar nga grekėt e vjetėr. Emri i saj mendohet tė ketė rrjedhur prej fjalėve "afėr" dhe "dite" dhe ka lidhje edhe me yllin (planetin) Afėrdite apo Venus (Venus quhej kjo perėndi nė latinisht) i cili shihet qartė herėt nė mėngjes afėr ditės.
    Drejtuesi i projektit studiesi kanadez Tim Kaiser i cili punon pėr llogari tė Muzeut Royal Ontari tė Torontos thotė: "Ky ėshtė njė monument seksualiteti, potence, burrėrie dhe fuqie..."






    Qeramikat mė tė vjetra datonin rreth 2500 vjet p.e.s, ndėrsa mė tė rejat 400 vjet p.e.s. Gjetje tė tjera datonin deri 6000 p.e.s. Kjo tregon qė kjo shpellė ka pasur rėndėsi tė madhe pėr njė mijėvjeēar tė tėrė. U gjetėn gjithashtu eshtra fėmijėsh dhe delesh, dhe copa karboni.
    Kjo gjetje ėshtė shumė e rrallė, zbulohet pėr herė tė parė njė vend i shenjtė i ilirėve aq mė tepėr qė ėshtė i paprekur pėr mijra vjet. Gjetja do tė hedhė mė tepėr dritė mbi ilirėt.
    Ilirėt kishin vendosur sundimin e tyre mbi lundrimet dhe tregtinė qė bėhej mbi detin tepėr tė populluar Adriatik tė asaj kohe i cili kishte njė rėndėsi tė veēantė pasi lidhte Mesdheun me Europėn Qendrore. Grekėt bėnin tregti me ilirėt i shihnin kėta tė fundit si luftėtarė barbarė. Nuk dihet shumė mbi jetėn e tyre tė pėrditshme.
    Mendohet se enėt ose duhet t“u jetė dhėnė ilirėve si njė formė takse pėr tė kaluar nė ujrat e tyre ose u janė rrėmbyer anijeve qė kanė kaluar andej pėrgjatė njė akti piraterie.Enėt qeramike nuk ishin tė thyera nga koha apo dheu por mendohet tė jenė pėrplasur e thyer me qėllim nga vetė njerėzit pas gostive.Do tė mirren prova pėr tė parė nėse poēet kishin mbajtur pije alkolike apo jo.
    Kjo gjetje hedh dritė mbi perėnditė e ilirėve, lashtėsinė e kėtyre perėndive, kontaktet e ilirėve me popujt e tjerė. Ajo pėrbėn njė mundėsi pėr shqiptarėt si pasardhėsit e vetėm tė ilirėve tė studjojnė kulturėn e stėrgjyshėrve tė tyre prandaj shteti shqiptar duhet tė kėrkojė me gojėn plot tė dėrgojė arkeologė shqiptarė qė tė marrin pjesė nė gėrmimet e mėtejshme dhe studimet e kėtyre sendeve tė gjetura.
    Duhet theksuar se pėrveē gjermanes Spiegel, agjensitė e tjera tė huaja tė lajmeve jo vetėm qė nuk e pėrmendin bashkė me kėtė lajm lidhjen e ilirėve me shqiptarėt, por i quanin ilirėt si njė popull i zhdukur pa lėnė gjurmė.
    Kjo e bėn edhe mė tė domosdoshme formulimin e njė pretendimi zyrtar nga ana e qeverisė shqiptare.
    Mendohet se gėrmimet do tė vazhdojnė edhe pėr 2 vjet tė tjera



    Lek Gjoka- Kallmeti

  2. #2
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    Per me teper info per kete zbulim klikoni ketu:
    http://exn.ca/Stories/2000/09/28/52.asp
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  3. #3
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    pse jep adresa tė rrema zoti(sepse boll kemi the ēper gjysem shekulli SHOKU) Sar.E di qe politika greko-Serbo-Maqeedonese vjen edhe ne internet ndaj i dashur kujdes kur nuk ta mban larguhu zjarrit qe deshiron te ndezesh se mund tė digjesh vete.
    pershendetje meqe mundohesh te jesh Shqiptar
    nga Kallmeti

  4. #4
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    huh?

    come again?
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

Tema tė Ngjashme

  1. Enea dhe origjina e tij
    Nga dias10 nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 24-02-2016, 09:35
  2. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  3. Origjina e Pellazgo-Iliro-Shqiptareve.
    Nga gladiator nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 12-04-2013, 10:06
  4. Zbulohet ne tru origjina e besimit tek Zoti
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 07:29
  5. Islami, Origjina E Shkences Bashkekohore
    Nga Isra nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-07-2005, 04:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •