Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb Gramoz Pashko - Hija e zeze mbi PD

    Nuk kam patur shume njohuri mbi personazhin e Pashkos prandaj me beri shume pershtypje ky artikull.

    Besoj do jete interesant ky artikull per ju... (Per mua, A. Shehu mbetet nje nder kritiket me te pregatitur qe kemi sot.)

    GRAMOZ PASHKO - HIJA E ZEZE MBI PD

    nga Agim Shehu

    Sikur shqiptaret te pyeteshin me gje e gjeze per cudira te papritura, njera pergjigje cudie do te ishte kthimi i Gramoz Pashkos ne PD! Goditja rrenuese qe mori keto vite Shqiperia dhe demokracia burim paresor kane dhe Gramos Pashkon. Teorite e tij te erreta dhe kembengulja e tij per t'i zbatuar kane vulen me te pergjakshme mbi shpinen e shqiptareve.

    Sigurisht nuk ka asnje habi qe ai te bente keshtu! Ai vetem keshtu do vepronte pasi kete e percaktonte cdo tregues i tij - edukimi familjar, prejardhja si gjakhuaj (alogjen) mes shqiptareve, kultura dhe nepunesia e privilegjuar ne diktature, karakteri i shfytyruar prej llumi dhe te pabesi si njeri...

    Jane veti percaktuar gjer ne trashegimi disi urdheruese, pohuar mijra vjet me pare e nga Bibla. Te libri i profetit Ezekilli, 13 thuhet: "Ju qe jeni mesuar te beni te keqen a mund te beni te miren!?...Prandaj do t'ju shperndaj si bykun qe e merr era e shkretetires."

    Edhe Buzuku yne i madh e i shenjte plotesonte ne Mesharin e tij: "Largomi tere te ligjte qe satani (Ramiz Alia, bie fjala - a.sh.) m'i afron, ata qe duken edhe ata qe jane te padukshem... te me japesh shendet per trupin e per mendjen...Zot per mua e per gjithe njerezit e gjakut tim" (nuk hyjne pra gjakhuajt si nikoqire Zoti per Shqiperine)!

    Mirepo z. Berisha (per llogari-enigma te tij) del dhe mbi Biblen e mbi shenjtoret e Shqiperise: ai e mbledh bkun si kokra gruri, qe Shqiperise t'i gatuhet dhe me "te dyzetat" buka e mortjes, pasi ka mbetur ende dicka e pavrare!

    Habia e pare qendron te kryetrapezi shtruar njerezve te tille per t'u besuar ene fatet e shqiptareve! Por edhe ketu nuk ka habi! Perzgjedhesi i tyre tregon gjithenje me sakte veten e tij (me thuaj c'shoke ke, te te them cili je)! Dijetari statist Makiaveli percakton: "Pershtypja e pare per nje burre shteti lexohet tek ata qe ai mbledh rreth vetes".

    Por dhe te ky byk te perzgjedhur nuk ka as habi, as rastesi. Komanden e lojes politike e kane marre plotesisht "Dosjet" kodin e te cilit e mban ne dore ish diktatori mes Tiranes me me besniket e tij. "Lojtaret" e kane fatalisht te urdheruar drejtimin, ndrsyhe ata jane kamikaxe te llojit te vet me mina te graduara nen vete nese nuk zbatojne urdherat! Jemi ne nje kohe, si kurre ne historine e Shqiperise, ku ne kryeqytetin e saj qeveria me "opoziten" ne gji jane te futur ne thesin grek, lidhur gryka me telin serb dhe vulosur me dyll rus! Kete loje eshte i detyruar ta drehe edhe Gramoz Pashko si nje "valle dyshe" te re me shokun qe e thirri. Ne jete poshtersia organizimin e ka me te persosur se miresia; ndotjet qe duken ajo i mbulon pa veshtiresi e pa turp po me qenien e vet te ndotur. Populli i hutuar e i thermuar ne veshtrim te pare nuk i ve re. Drama me e madhe vjen nga rrethi qe i mbeshtet apo hesht, si i mbyllur ne mallkimin e vargut nolian - "dallkauket, kopuket e turmat pat tru"! Sigurisht populli do ta vuaj ate njolle qe ia zgjat vetes tek rrethi me tri hallka mbyllur ne syte e tij: shtetaret, kolltuket dhe populli. E thene si paralajmerim i pameshirshem nga Nice: "Shpesh mbi fron ulet balta. Madje shpesh froni qendron mbi balte." (mbi popullin qe e duron).

    Balta eshte cilesia e pare ne gjak dhe ne karakter e Gramoz Pashkos dhe ortakeve te tij.

    Ribashkim do te thot shumezim; e po ashtu ribashkim me plehun dhe shkaterruesit do te thote shumezim i plehut dhe i shkaterrimit. Gjella e ringrohur leshon uje te shpelare e ajo nuk mund te rishtrohet ne gosti te re si e fisme. Kjo "gjelle" me Pashkon brenda rivene perseri darke feste per Shqiperine leshon blozen e shkaterrimit te Shqiperise nisur prej teorive te tij. Per me keq, leshon gjakun e mijra te vrareve nga rebelimi greko-komunist ku ai ne krah te mikut besnik Nikolla Gejxh qe frymezues i pare.

    Ne thirrjen qe i beri kryetari i PD-se tha mes te tjerash: "ta fillojme nga e para"! Dihet me c'plan filloi ne krye te demokracise Pashkoja, dhe ftesa "ta nisim nga e para" dashje pa dashje ka sinqeritetin e fshehur - "te nisim shkaterrimin e Shqiperise e te demokracise nga e para se ka mbetur gjalle dhe pak 'Shqiperi' apo dhe pak ender gezimi te shqiptaret.

    Per me teper, ka dyfytyresi thirrja "ta nisim nga e para" pasi Pashko me udheheqjen e PD-se ate qe nisen e cuan gjer ne fund, i dhane fryme komunizmit te shtrire e te asfiksuar, kurse Shqiperise i shtruan udhen e zeze te '97-es!

    Ne nje Interviste me cinizem hipokrit Gramoz Pashko mundohet te perligje pafajesi per ato qe ndodhen nga ai, duke thene se ai ne PD pati ardhur jo si politikan por si "akadhemik" (nuk dime ne ka politike me te qarte se shkaterrimi me "akademi" i nje vendi, sic e donin fqinjet shovene)! Te pranojme nje cast e te gjykokjme "akadhemizmin"! Ne profesionin e z. Pashko nuk kemi te bejme me akademike te fizikes kuantike ku shpikja e reaktorit berthamor krjon te njejten energji bie fjala si per Shtetet e Bashkuara dhe per Korene e Veriut! Si nuk e kupton kaq z. Pashko se akademiku i ekonomise me diplome socialiste prodhon socializem, jo kapitalizem. Kapitalizmin ai e varros, sic e ka ne leksionet e diplomes. Si i tille, ai nuk mund te jete jashte politikes gjersa pjesa e dyte e konomizmit akademik per zbatim quhet "ekonomia politike".

    Me kete tundje diplome ai iu afrua kupoles demokratike, kurse vetem nga ajo diplome ai nuk duhej afruar si nikoqir i pare i demokracise. E tha sakte e me kohe studjuesi i shquar Sherif Delvina, qe shteti demokratik duhet te rivleresoje titujt e diplomat (te pakten te shkencave shoqerore), duke mos pranuar me gjate ato Dr.- Pr. -Cr.- Wc....dhene nga diktatura, pasi do vrasin demokracine! Nuk u degjua ai ze i ndershem, se me pas duhej te degjohej uragani permbyses ne themel te Shqiperise. Pashko qe dirigjent paresor i kesaj orkestre ogurzeze.

    Per me tej mbi "akadhemizmin" asnjanes: kur njeriu eshte synimzi, e keqja me shkolle eshte me e keqe se e mira pa shkolle. Akademiku me kulture i varros me thelle te gjalle e te semure. Nuk thote kot populli: me mire djepi bosh se shejtani brenda! Historiani amerikan Bernard Fisher duke vleresuar lart figuren e ndriteshme te mbretit Zog, thote se "shqiptaret pranojne te qeverisen me mire keq, por nga vetja e tyre, se te qeverisen 'mire' nga i huaji i dyshimte...Per rrezikun, shqiptaret kujtohen e zgjuhen per t'u bashkuar kur e shohin veten buze humnere"! Mbase sot, buze gremines, do kujtohen dhe per riardhjen e Pashkove si "nikoqire" ne dasmen e fundit te tyre, nje hap afer mortit te tyre.

    Tundja e titujve "akademike" (kur je i lig) te afron gjykimin e publicistit te shquar nacionalist Vangjel Koca (Nirvana): "Ka krime e burojne nga instiktet e egra te njeriut...Shume krime nuk i bejne dot te paditurit, se kane nevoje per mesim qe ato te kurdisen e te behen. Falsifikatoret, gangsteret etj. shume here kane mbaruar mesime teknike, shume her jane dhe shkencetare." e me ne fund thote po aq bukur: "Dituria shume here behet e rrezikeshme. Zjarri i shenjte i Prometheut ne duart e ditura shume here behet pishe qe ve zjarrin."

    Me diturine e akademizmit komunist Gramoz Pashko me shoke i vuri zjarrin me teper zgjuaresi demokracise dhe Shqiperise.

    Ta gjykojme kete me bindshem. Kokemencuri Pashko shpalli boterisht "Terapine e Shokut", "Nivelin Zero", "Ceku i Bardhe" nga Amerika!... Dmth, me ardhjen e demokracise, gjitheshka ne Shqiperi te shkaterrohej me rrenje, pasi SHBA na kane premtuar "Cekun e Bardhe"(!) (u ndodha ne nje takim elektoral te tij ne Vlore prane lagjeve te detit kur thirrte me "th"-erat e shtrembra te gjuhes, se vaporet amerikan presin pas Karaburunit e do shkarkojne, sa te marrin vesh qe ai me shoket e tij ne PD do zgjidheshin deputete! Njerezve te varfer te tronditje te gjate nga diktatura e me hutim te turbullt nga demokrate te tille s'u shkonte ne mend se pas "cekut te bardhe" te "demokracise" dremitnin bandat e zeza te Greqise qe po i pergatiste tok me mikun e ngushte mjeshter Gejxh!

    Shkaterrimin e krejt ekonomise Pashko e shiste si pervoje nga teorite kapitaliste moderne te Amerikes e te botes, te cilat ai si "akadhemik" i pare sojli i njihte mire!

    Mirepo le te citojme sadopak ne keto teori te cilat edhe ne, te paditurit ne keto dituri i dime te pakten aq sa te mos na genjejne me gjate! E fillojme nga gjykimi me i shquar e me i besueshem sic eshte diplomati i madh amerikan Kisinger. Ai keshillon: "Kalimi nga ekonomia e perqendruar ne ate te tregut te lire nuk behet me thike te prere duke shkaterruar menjehere, qe nga themelet ekonomine e djeshme shteterore. Per nje kohe, sipas interesave dhe natyres se vendit, dy ekonomite ecin krah per krah." Dhe me tej: "Rruget per te arritur ekonomine e tregut jane po aq te ndryshme sa vete vendet qe kerkojne ndryshimet. Me 'reformim' nuk ka nevoje te nenkuptjme masa rreptesisht e menjehere te ashpra te largesimit serioz!... Veprimtaria e perzier harmonishem mes sektorit shteteror e privat te nje vendi varet jo vetem nga pelqimet ekonomike por dhe nga historia dhe psikologjia e vendit." Teper qarte e asgjekunde afer filozof Gramozit.

    Per te mos e lene ne merak "akadhemykun" tone, se mos ndoshta ky eshte nje gjykim i vetmuar i Kisingerit i cili nuk qenka konsultuar dhe me Pashkon, citojme me tej. Dijetari tjeter ekonomist i njohur, John Joung udhezon: "Qe te perterihet nje komb, duhet ruajtur bashkepunimi mes sektorit privat dhe atij shteteror."

    Edhe me tej, nga publicisti amerikan (me prejardhje shqiptare qe e njeh dhe Shqiperine) Peter Lukas: "Kalimi nga planizimi te tregu nuk behet aq shpejt sa nderrimi i lkomotives per levizjen e kundert te trenit. E mira eshte nese keto ndryshime jane bere ne kohen dhe ne shkallen e duhur."

    Edhe nje porosi tjeter ne kohet moderne nga shkencetari ekonomist John Grey kunder te fantaksurve 'liberal' ne demokraci: "Neoliberalizmi, ashtu si marksizmi po perfundon ne muzen e utopise...Historia serish po fiton mbi ideologjine...bota do t'i kthehet shumellojshmerise se sistemeve ekonomike dhe formave te ndryshme te qeverisjes...Me se miri kane punet ato vend te cilat u bene balle ekstazave ekonomike te koheve te fundit."

    Eshte me vlere dhe nje gjykim tjeter nga vete Moska, e cila me gjithe pelqimet prej perendimit kapitalist shpirtin nuk e ndan nga leninizmi socialist. Por koha dhe interesat bejne te tyren dhe cdo drejtues me sadopak mend ne koke lufton t'i pershtatet si dobsise se vendit dhe udheve ne perparim te botes ku fitojne dhe per vete. Per kete dhe vete i njohuri sllavo-komunist Zhirinovksi i ben ure kohes, e gjykon: "Sektori shteteror nuk duhet prishur me urdher, ashtu si zhvillimi i sektorit privat nuk duhet shpejtuar me urdher! Le t'i leme gjerat te rjedhin natyrshem! Barazia e fatit duhet te mbahet si per sektorin shoqeror dhe per ate privat".

    Gjykime te tilla ka gjithandej. Vjen natyrshem pyetja: "si nuk i ka pare keto koka jone, 'akademike'?! Ne cilin cair teorish kullot ai!? Pas shkaterrimit te Shqiperise qe i beri aq dhunshem me teorite e tij ai se pari duhet t'u pergjigjet shqiptareve se cili dijetar ia dha keshillen per 'nivelin zero' te Shqiperise!? Se dyti, cili funksionar me pergjegjesi i Vashingtonit i dha premtimin per "cekun e bardhe" me te cilen dhe udheheqja 'Demokratike' nisi ta bente rrafsh Sahare vendin, ashtu sic e deonte komunizmi ne permbysje! Edhe per nje shet cerek normal keto pyetje, nga rendesia e tyre, do beheshin ne salle gjyqi. Nuk ka dyshim, keshillat ne Amerike Gramoz Pashko i ka marre nga i dashuri i tij kryeterrorist, N. Gejxh.

    Me mendimin se kete here do te fitoje ana tjeter ("Opozita") xhongleri Pashko bashke me ftuesin mesa duket kane marre perseri urdher qe te rihidhet nga 'e djathta' (ne shtepine publike lavirja mund te nderroje dhomen, por do beje te njejten "pune"). Nuk iu kerkua llogari per te paren, natyrshem do filloje qetesisht qarkun e dyte te programit mbetur ne mes. Nisur nga 1991 me teorite e tyre ne Shqiperi nisi ajo vale shkaterrimi mbi cdo gje, thua te turmat 'demokrate' me Pashkon ne krye po lezviznin hordhite e huneve prire nga Atila, tani i kthyer ne 'akademik' me diplome komunizmi! Planizimi qe i studjuar sakte: shqiptari i varferuar ne rrenje e pa shprese te arratisej si lypes; popullit demokracia t'i ftohej si gogol i panjohur e i frikshem e kjo te mos kish fuqi te ngrihej, (mbeshtetej me tej tezen sllavo-greke se shqiptaret nuk dine te qeverisen ne demokraci te qyteteruar)! 300 mije rrenje vetem ullinj u shtrine per dhe me sopatat e para, ndersa Berisha e Pashko si dhendure te "demokracise" mbuluar supet me blozen e Shqiperise niseshin per ne Shtetet e Bashkuara, percjelle nga pas me buzeqeshjen e fshehur Alia-Nano. (Ne dramen "Vilhelm Teli" Shilleri tregon zakonin pelazg trasheguar dhe ne Helveti, se kush pret pemet, atij ne varr i rritet krahu frikshem e i del jashte duke i kulluar gjak.) Ne shtetin e Skenderbeut, si vazhdim i kesaj psikologjie njerezore, ata qe martoheshin, me pare do mbillnin detyrimisht dy ullinj! Per me tej, duke u veteshpallur as-akademik i demokracise, Pashko shpalli teorine tjeter shoqeruese: "Shqiperia nuk ka tradite demokratike, nuk ka disidence!...Te shpelahet gajku i shqiptareve"!...

    Nje fytyre-erret gjakhuaj me diplome komunizmi guxon me tej t'u thote shqiptareve qe te shpelajne gjakun e tyre fisnik! Nese ndonje shqiptar ka vertet gjak te piste, kjo i ka ndodhur ngaqe ai eshte trazuar dhe ritrazohet ne gjakun e Gramoz Pashkos me shoke. Ne te vertete, ky vete gjakun e ka "uje" sic e ka mbiemrin nga gjyshi - Vodica ("uje" sllavisht). Mirepo ky Paisi Vodica qe u be dhe kryepeshkop ne Shqiperi mbeti i piste ne histori. Shtetari nacionalist Xhafer Ypi njoftonte dikur zyrtarisht deshmite e kryepeshkopit te meparshem te nderuar, Kristofor Kisi se "Paisi Vodica eshte lidhur me Spiridhonin, mitropolit i Konices e me tej i Greqise, i cili i jep para per shkolla greke ne Shqiperi."

    Sic dihet, rjeti grek me ane te Sigurimit shqiptar Kristofor Kisit i nxine jeten ne Kishen e vet Shqiptare Autoqefale me kurthe, gjersa e detyruan te linte detyren. Nderhyri Noli nga larg ta terhiqte ne Amerike, e te nesermen e nisjes, u gjend i helmuar ne shtrat! Kuptohet, gjyshi i Gramozit - Vodica behet kryepeshkop ne ate shkalle, sa njerezit e Zotit, prifterinjte orotodokse te tij i urdheroi gjer te beheshin spiune, "per te shtuar vigjilencen revolucionare kunder armiqeve te brendshem e te jashtem qe rrezikojne Partine dhe pushtetin"!

    I biri i tij, Josif Pashko u be prokuror i diktatures komuniste. Bemat e te atit mund ta pengonin diku, dhe ai e nderroi mbiemrin nga "uje" ne "Pashke", me enderren qe tanime ne Shqiperine e kuqe te Pashkove do t'u kalonte jeta "veze e kuqe" pashke! Eshte kaq e cuditeshme dhe fyese qe biri i tij, Gramoz te shpalle se duhej te dilte ai ne krye, pasi Shqiperia "nuk kish tradite demokratike, s'kish disidence"!... Vlen te permendim se Faik Konica qe me 1896 shkruante nga Parisi: "Shqiptaret nuk jane te mesuar, dhe jane demokrate, po ne u befshin te mesuar, akoma me shume demokrate do jene!... Dhe jo demokrate si Franca (Comedia) por si Helvetia e cila rron e delire dhe e pasur."....

    Vijon.

    Burim: Gazeta Illyria #1438, 22-25 prill, 2005
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 26-04-2005 mė 23:43

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb vazhdim:

    Pse Gramoz P. e mohon disidencen shqiptare?! Citojme nga babai i tij: "Proces Verbal Ekzekutimi: Sot me dt. 10.10.1945 une, Josif Pashko i ngarkuar me cilesi Prokurori...shkuam ne burg dhe muarem ne dorezim te pandehurit te denuar me vdekje e me litar - Shefqet Beja, Riza Alizoti, Sulo Klosi, Selaudin Toto...Ne ora 2 e 30 minuta (mesnate) urdherova ekzekutimin e tyre...Mjeku konstatoi vdekjen e te gjitheve".

    Prokurori Josif Pashko i gjykoi dhe e vrau ate ajke nacionalistesh martire, vetem se ata guxuan te kerkonin qe ne fillimet demokraci dhe pluralizem! Vjen me pas habia e pandodhur gjekund: me trokitjen e eres se demokracise krijohet corba e udheheqesve te saj ku bashkohen tok: trashegimtari i te pushkatuarit (bie fjala Leka Toto) me trashegimtarin e vrasesit (Gramos Pashko)! Mund te thuhet se i biri nuk ka faj per te atin! Kjo pranohet kur i biri qe vihet ne udheheqje, te pakten me fjale i denon krimet e prindit kunder demokracise! Por ne e kujtojme te gjithe se si shfreu hapur i biri kur te atin ia hoqen me te drejte nga Varret e Deshmoreve te Kombit. Eshte kjo aresyeja qe Pashko-(biri) nga maja e demokracise ku i hapen vend shpalli dhe keshillen "ta harrojme te kaluaren"! pasi e kaluara e tij shpie te krimet e prinderve te tij kunder shqiptareve dhe demokracise.

    Ne demokraci sigurisht dhe ai ka te drejten qe me Karten e Helsinkit te kullose ne cairin e te drejtave te Njeriut si nje dele e qete, por jo t'i vihet kembore dashi ne qafe si percor! Iu vu kjo kembore, dhe demokracine e ktheu ne "thuthuqe", ndersa Shqiperise i veshi kepuce te kuqe!

    Tani ne Intervistat e tij shpall se rikthehet qe Shqiperine ta coje ne Europe(!). Ne te vertete, sic e pati ne mendje ai me shoke Shqiperine e cuan ne "Europe" duke ia nisur tere bijte si lypsare e prostituta, e duke ia kthyer ne arkivole! Ne krye te PD-se ai zbatoi gjykimin e rrepte te publicistit Xhorxh Farkuhar: "Nuk ka gjeme me te madhe se arnat, nuk ka krim me te turpshem se varferia"! Keto krime Pashko ua gdhendi ne kurriz shqiptareve. Kurse Berisha therret (me e vogla- si i papergjegjshem) se mes tyre "ka pasur ca probleme, por cdo gje eshte zbehur perballe misionit per te perfunduar vepren e '91-shit"! E shkreta Shqiperi c'e pret! Ne nje ballafaqim per gjene me te mprehte ne Shqiperi, pronen e trasheguar, Berisha dredhoi te shfajsohej se per Ligjin komunist 7501 te Tokes qe e firmosi bashke me PS-ne "i besova Gramoz Pashkos"(!) Dihet e eshte thene, ky ligj eshte krim e tradheti kombetare, gjykuar dhe nga shkrimtari e dijetari Shatobrian se "Ne majat e siperme te politikes dhe qeverisjes nuk ka gabime, as faje, por krime".

    Kurse tani zoti Berisha, cuditerisht arkitektin e zi te nje krimim te pafalshem e therret ortak te fisme ne krah te tij!...Pastaj rishpall boterisht, se Ligjin 7501 nuk e ndryshojme e ky eshte premtimi yne solemn"! Rralle gjen ne bote drejtues te dyte kupole, ku bashkohen ne nje, tregtari ne politike me femijen ne logjike!

    I ndergjegjshem per pergjegjesine e shkaterrimit ne rrenje te Shqiperise, Pashko shpall, pra se une erdha per akademik, jo per politike (te kujton statzenen e rrugices se erret, e cila u betohej shoqeve se qe e virgjer)! 'Shfajsimi' ka ngjashmeri, po ne drejtim te kembyer, me kryeortakun e tij te rigjetur, i cili qe t'i shmanget po ashtu pergjegjesise, ne Korieri, qershor 2004 shpalli: "Pergjegjesia ime ka qene politike, se si President une nuk kam patur asnje funksion ekonomik ne drejtim te shtetit"(!).

    Mirepo kur "Piramidat" po afronin eren e ndotjes perzier me eren e gjakut, u dhane zyrtarisht thirrje, nga brenda e jashte, per terheqjen shpejt prej tyre, pasi brenda kishin duar mafiozesh dhe me pastrim parash, sic e vertetoi koha. E kujtojne te gjithe, si Berisha President thirri me ze te qarte "ekonomik" - "parate e shqiptareve jane te pastra"! Vjen natyrshem pyetja: kete thirrje thjeshte "ekonomike" c'i duhej ta shpallte Presidenti "politik", nese ai nuk donte qe populli te futej me thelle ne shkaterrimin e tij!? Pashko me Berishen tani zhurmojne me mikrofone e ekrane, se qenkan grindur per "ceshtje te zbehta, personale"(!). E pranueshme, si te veshesh galloshet nen kepuce. Vajtje-ardhjet ne partira te cilat bashke kane prodhuar tragjedine e Shqiperise jane nje loje e studjuar sakte. Kalimin nga nenkryetar i demokracise te nenkryeminister apo zv. minister i socializmit e ben vetem nje sherbetor i dy zoterijve.

    Na kujtohen ngjarjet dramatike te '97-es: Gramoz Pashko me ndihmen e Nikolla Gejxhit i cili njerezve te tille pa karakter nuk ua kursen "audiencen" me kafe, doli gjer ne ekranin boteror SMN duke thirrur permbysjen e "demokracise" se Berishes e duke perligjur ne te njejten kohe bandat greko-komuniste qe po shkaterronin dhe ate qe kish shpetuar nga "niveli Zero".
    Ne ekran Pashko nuk permendi asnje "zenke personale"! Ne fund te fundit, edhe nese grindesh privatisht me kreun e demokracise, njeriu i cilter ne karakter dhe me bindje te qendrueshme te "demokracia", nuk hidhet te armiqte e demokracise! Nuk di, nese pas largimit nga demokratet per inate private edhe socialistet vajti per dashuri private! U zu gruaja me burrin, por kjo nuk do te thote qe ajo te lere familjen e femijet e te shkoje te burri tjeter nga inati "privat" i te parit! As falltaret indiane nuk e zgjidhin dot kete enigme logjike! Tjetri, ish shoku ne krah, ndahet me ty e te turret me tank ne uniforme andarti grek, t'i e therret perseri me trapez e me byrek!

    Te lihet vetiu pershtypja se duke u bere prape aleat i tyre, e ke dashur, dhe tok me ta e ke parapergatitur rrezimin e vet prej tyre, mjafton qe tok me ty te shkaterrohej tere demokracia e Shqiperia! Per me qarte, mendoj se do te qe e dobishme te rilexohej rrefimi i te ndjerit Safet Zhulali "A eshte i sinqerte Sali Berisha" botuar ne Republika pas rrebelimit te '97-es. Si Minister i Mbrojtjes ai i dinte me mire gjerat nga brenda dhe vete aty treohet sakte e i cilter, ne ditet me te nxehta te tragjedise).

    Me teorine e Pashkos, Nanos e kokave te tjera "te medha", duhet qe shqiptari per te qene demokrat "europian-integrues", te mblidhet si para-integrim nga Shkumbini e lart! Mirepo thelbi kryesor i "demokracise" te nje popull eshte shpirti njerezor i tij, e kete shqiptari e ka ne Kodin zakonor mijevjecar si kult perendie per besen e mikpritjen! I tille, dhe malsoret tane thelle grykave te larta jane me demokrate se zyrtaret e tij me kravata! I freskojme kujtesen z. Pashko se shqiptari eshe aq demokrat sa birin e vrasesit te demokrateve te vertete e duroi gjate si nikoqir te demokracise! Nese mbiemrin "Pashko" e mban si krishter i mire i pashkeve, ai duhet te pranoje gjykimin e shentoreve te Krishtit qe bien dhe mbi te. Shen Pali ne Ungjill porosit: "Ata qe kane mekatuar pa ligjin, do humbasin gjithashtu pa ligjin, dhe gjithe ata qe kane mekatuar nen ligjin, do gjykohen sipas ligjit"! Ne kete logjike krahasuese nga qiejt e zotit, c'keni bere si familje kunder demokracise dje, duhet t'i pesonit sot! Me urdherin e babait tend prokuror, demokratet e masakruar nuk kane varr! Cili ligj edhe ne socializem eshte zbatuar per kete!? Per te ta afruar pergjegjesine, pse ju u terbuat kunder demokracise, vetem se atij iu cvendos varri gjithesesi qetesisht ku e meritonte! Nese Gramoz Pashko hiqet demokrat i cilter dhe ia do te miren Shqiperise, se pari ka rastin ta deshmoje sadopak kete, para se te riulet ne krye te demokracise. E themi kete, se mundesia e zbulimit eshte ne parcelen e tij komuniste te "akademizmit" prej nga vjen.

    Me sakte, qofte dhe si deputet i thjeshte demokrat, duke u ulur dhe ne krah te bijve te te persekutuarve nga i ati i tij, atij i takon te hetoje e te publikoje ndershmerisht proces-verbalet e viktimave te para te demokracise te pasluftes, ku jane fajet e tyre e kush eshte fajtor i vertete! Me tej, po nga parcela e tij ekonomike e socializmit: Erdhi demokracia e u botua bijshem se nje ekonomist financiar i larte, greku Gazhga nga rrethi Pashko-Nano-Angjeli-Haxhi-Brumbulli (gjykouni prejardhje, jo te rastit!), ky Gazhga, pra kish humbur mbi 100 milione dollare ne kambizem (!) dhe vete eshte arratisur ne Greqi! Si mundet, nje njeri terheq e fut ne loje private nje shume aq te madhe te popullit te varfer, e i humbet pa te keq, pastaj cduket!? Mbi c'ligje ekonomiko-shteterore ndodh kjo humbje, dhe nese eshte e ligjeshme, pse u fsheh autori!? Nese nuk eshte ne marreveshje me fije shteti lart, pase nuk ekstradohet nga Greqia, te jape spjegimet!? Si mik i vecante i N. Gejxh e i Athines, z. P te pakten mund te sqaroje, meqe ka qene dhe i brendshem i kesaj kuzhine mafjozesh te shtetit komunist! Ai vete ne keto ujra punonte e lundronte.

    Edhe me tej: Me vete Kushtetuten Socialiste, 1976, ndalohej rreptesisht si e denueshme me ligj, cdo marrje kredie nga jashte!

    Diktatori i trasheguar, R. Alia kete ligj e mbeshteste kembengulshem gjer ne fillimet e demokracise. Por befas, kur erdhi shteti "demokratik" u shpall se diktatori i ri na kish lene borxh si shtet 500 milione dolalre, marre hua! Kete e denon vete ligji i tij socialist, kurse ne Shqiperi kjo u hesht, dhe u bene gjyqe pr filxhane kafeje!

    Z. Pashko si krah i besuar ekonomisti akademik i Ramiz Alise, duhet te spajegoje pse u be kjo shkelje ligji dhe sa e ka denimin, kujt iu moren borxh nga jashte dhe ku u harxhuan ato brenda!? Eshte kerkese e demokracise universale spjegimi gjer ne fund i ketyre gjerave, nese do demkraci te vertete, nese jep siguri qe krimet e djeshme nuk do peseriten sot. Dijetari Viesental nga maja e demokracise boterore keshillon per kete: "Te kerkosh drejtesi kunder krimineleve te cdo kohe e te do ngjyre eshte nje paralajmerim per vrasesit e neserm."

    Te gjithe treguesit jane, se me afrimin e Pashkos te Dmeokracia ndillet afrimi i vrasesve te Shqiperise, te cilet do vine te mbarojne ate qe nisen me 1991, shkaterrimin e plote te vendit.

    Misionari i ri amerikan, zoti Griffith vjen te ndihmoj hipjen ne fuqi te demokracise shqiptare, dhe me Pashkon brenda. Pune e tij, dhe nuk i hyjme neper duar, po ne te njejten kohe mbetet dhe pergjegjesi e tij per ortakeri me njerez-varrmihhes te Shqiperise. Duke i kerkuar falje per keshillen qe i drejtojme, atij i takon , se pari te sqaroje shqiptaret: cili eshte shtetari mashtrues ne Vashington, qe i premtoi, pastaj e genjeu Pashkon per cekun e bardhe, premtim qe u be shkak i shkaterrimit te Shqiperise dhe permmbysjes se demokracise!? Nese nuk ia ka premtuar njeri atje, ahere nje meshtruesi te tille a duhet t'i behesh dado per t'ia ngjitur prape shqiptareve ne shpine deri deputete e titullare!?

    Zotin Grifith e falenderojme perzemersisht per mbeshtetjen te demokracise kunder mafies socialiste, mirepo sot Shqiperia eshte ne nje gjendje kur politikanet jane bere karkaleca fluturues nga nje parti ne tjetren aq sa, si thote shkrimtari Faruk Myrtaj, sot nuk dallohet kufiri midis te sotmes e te djeshmes! Kete kufi e kane shuar njerezit karkalece si Pashko, te cilet i gjunjezohen me embel traut te doganes se shtizes se Flamurit.

    Ne kete veshtrim, z. Griffith e ka parasysh dhe keshillen e statistit te madh Makiaveli: "Punet e shtetit do shkojne shume keq deri ne shkaterrim te kombit, kur vete kryetari i shtetit eshte pyke i paafte dhe i pandershem e te gjithe ministrat i zgjedh te tille - pyke te paafte dhe te pandershem si veten e tij"! Do t'i kujtonim dhe gjykimin e dijetarit amerikan Soren Kierkega[a]rd, sh, 19, te cilin ai e di sigurisht mire: "Ne jete kam pare njerez te cilet asnjehere nuk e kane zbuluar natyren e vertete te tyre; kam pare njerez qe kane luajtur symbylluraz per nje kohe te gjate, gjersa cmenduria ka futur neveritshem tek te tjeret mendimet e tyre-enigma, te cilat gjer ahere i kishin fshehur me se miri."

    Per te qene te qete se mos gabojme, biem dhe gjykimin e afert te shkrimtarit dhe historianit amerikan Fred Rid pas vitit '97: "Sali Berisha ka korrur ate qe ka mbjellur, e po ashtu as socialistet nuk jane me te mire."

    Zotin Griffith e urojme qe te kete sukses, ne frymen e Shteteve te Bashkuara aq perkrahesse dhe shpetimtare jo nje here per kombin shqiptar e qe shqiptaret e cmojen dhe e duan si askend. Sigurisht ne e urojme ate jo si nje kompjuter asnjanes qe te fitoje thjeshte nje gare, por e urojme si nje emisar amerikan qe te fitoje nje te drejte ne sherbim te shqiptareve, fytyren e vertete te demokracise. Per kete, ai e di me siguri dhe gjykimin e ish ambasadorit amerikan z. Rajerson i cili qe aq i afert per demokracine dhe i njohu aq mire kreret e saj. Ne nje Inverviste ne Illyria mes te tjerash ai gjykoi se "Sali Berisha ka bere gabime te tmerreshme, te tmerreshme...".

    Me siguri i di z. Griffith edhe ato gabime dy here "te tmerreshme", ne menyre qe, sic e kane shqiptaret, nese vendos qe dikujt t'i veshesh kostumin e dhenderit, te mos e percjellesh me pluhur e njolla te nusja. Aq me teper nje dhender per te dyten here i cili, pa nisur fushata, i mban sa gishtat ngritur per zgjedhesit, deh shalet hapur per te kolltuku i kryeministrit!

    Nuk besoj te keqkuptohem per anesine time ndaj nje ane tjeter konkuruese, aq me teper per bijte vazhdues te shtetit komunist (edhe pse kjo anesi imja nuk ka rendesi). Eshte rasti ta shpreh dhe njehere bindjen time te palekundur se e vetmja shprese qe mund ta shpetoje sot kombin shqiptar eshte Levizja per Zhvillim Kombetar. Shpresoj qe populli shqiptar kete me ne fund ta kete kuptuar sot, e jo neser i thermuar perfundimisht ne kurthin greko-sllav ku ndodhet per fajin e shetareve e partiakeve qe lozin pa shpirt mbi tragjedine e Atdheut te tyre te shtrire.

    Njerezit si Pashko prodhojne mjergull, qe ne nje Opozite te vertete demokracie te mos shihen njerez pa fund te ndershem e te sprovuar, te cilet meritojne te mbajne ne duar fatet e demokracise e te Shqiperise. Jane ditet qe te thirret qiriri i Diogjenit per te veshtruar e dalluar njeriun e vertete.

    Fund

    ps: ju kerkoj falje para kohe nese gjeni gabime ortografike per fajin tim....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 27-04-2005 mė 16:07

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mire i ka ca gjera agim Shehu..por..
    Mos eshte agim Sheh Poeti ky apo ndonje tjater?

    Kur permend fjalet e Rajersonit per Berishen.. agimi duhet ta zgjase frazen deri ne fund sepse me aq sa citon le ekuivoke tek lexuesi..

    pra ne nuk dime per c'gabime eshte fjala..

    pra dhe dajaku qe kerkon ti jape agimi saliut me kte municion nga rajersoni behet i paqarte..
    po ashtu dhe citimi i atij amerikanit tjater eshte evaziv..
    pra as mish as peshk..

    nashti dalim te pashkua..

    Ne zonat e ndryshme te Shqiperise ka fshatra bile dhe qytete qe kan emra sllav te koheve car dushane.. apo bullgaro madhe..
    psh ne vlore ka smokthine e brataj.. ka ne skrapar corovode e ne korce voskopoje e vidohove ..ka kucove ne berat e gradishte ne myzeqe e pogradec ne poradec..
    shum familje i kan per mbiemra keto fshato gerxhe qyteza leshi.. por ata jan shqiptare e nuku ka te beje mbiemri i marre nga keto qe thame me nacionalitetin e tyre..

    keshtu eshte dhe vodica.. e josifit.. birit te priftit..e babait te moz pashkos..

    veshtruse .. e kupton ti pse permend punen e borxhit 500 milionesh autori shkrimit?

    Me trego se jam kurioz te sho si i kupton ti kto shkrimet..

    agimi thot i ngrati aty lart se.. vetem LZHK do e shpetonjė shqiperine..

    mirpo na rezulton se.. kumbullat qe i shkund LZHk-ja i ha te fresketa e ca i ruan per hoshaf.. kunder diares e kapsllikut.. Moz ruco fino Nanua..i Ben malo hajduteve..

    pun dreqi kjo pune..

    megjithate i ka ca te drejta fjalet agim shehu..

    por,.. dhe nje gje..

    nuk eshte e thene se nje njeri qe ka pasur babane prokuror a gjykates.. ne nje sistem te keq sikurse ai i partise se qelbur te punes.. te mos kete te drejte te bej politike a po te cfaqet ne skenen politike diku ne nje parti apo levizje..
    cdo individ lind me te drejten te jete dikushi pamvaresisht nga se cka qene i jati.. apo gjyshi..

    parimisht flas.. por ne shumice te rasteve dardha bie nen dardhe..

    Por nuk mund te absolutizohet kjo gje qe thame..

    Pra Pashkua eshte i mire a i keq me ato cka ben ai sot jo me ato cka bere i jati me 1945-50-ten..

    ne 92 votuan shumica per Pd.. e ne ate shumice kishte plot me mijra bij ish oficeresh e nepunsash te shtetit te Enverit..

    Nejse..

    Me Pashkon duhet kapur tek ideja e tije e "startit te barabarte"..

    Kujt i tha ai start i barabarte..

    I barabarte qe me fishkellimen e arbitrit te nisej ne vrapim... Duko Koko fino bert xhan Kokdhimat.. me veture.. drejt shiritit..apo kazanit.. e dynjaja me bicikleta kineze apo ne kembe..

    ky lloj starti dihet.. vetem ne pralle ja kalon Breshka aeroplanit..

    Sot.. ky Pashko Rul.. perse vjen te Saliu.. te coj ne fund ate startin e leshit apo ka ndermend te bej Ri-Start te drejte..

    Mileti fukara e i ndershem eshte per nje RI-START..

    Po kush te le se..

    duhet nje Burre i Madh ta bej kete..

    ...

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Brari:

    Mos eshte agim Sheh Poeti ky apo ndonje tjater?
    Ma merr mendja se eshte ai shkrimtari i cili ka bere burg…besoj e njihni me mire se une..

    Kur permend fjalet e Rajersonit per Berishen.. agimi duhet ta zgjase frazen deri ne fund sepse me aq sa citon le ekuivoke tek lexuesi........
    Artikulli eshte perqendruar te Pashkua… sa per Berishen, edhe une do kisha deshire te kish folur me ne hollesi mbi te…

    Sa per:
    nuk eshte e thene se nje njeri qe ka pasur babane prokuror a gjykates.. ne nje sistem te keq sikurse ai i partise se qelbur te punes.. te mos kete te drejte te bej politike a po te cfaqet ne skenen politike diku ne nje parti apo levizje..
    cdo individ lind me te drejten te jete dikushi pamvaresisht nga se cka qene i jati.. apo gjyshi..
    A. Shehu ju pergjigjet vete, nese e lexoni me vemendje, :

    Citim Postuar mė parė nga Agim Shehu
    Mund te thuhet se i biri nuk ka faj per te atin! Kjo pranohet kur i biri qe vihet ne udheheqje, te pakten me fjale i denon krimet e prindit kunder demokracise!
    Por nuk mund te absolutizohet kjo gje qe thame..
    Asgje seshte “absolute”… megjithate une them se A. Shehu e argumenton mire mendimin qe ka krijuar mbi Pashkon…

    Lexuesit e tjere le te gjykojn si te kene deshire, une nuk kam kohe te interpretoj per lexuesin shkrimin e A. Shehut (edhe pse do te kisha deshire)…

    Sa per LZHK, Shehu shpreh mendimin e tij (mendimi i tij nuk eshte domosdoshmerisht mendimi im…) … Besoj duhet te kete shkruar artikuj te tjere ku e perkrah me mire ate mendim… ndoshta ne te ardhmen mund te lexojm ndonje nga ato artikuj ketu…

    Veshtruse .. e kupton ti pse permend punen e borxhit 500 milionesh autori shkrimit?

    Me trego se jam kurioz te sho si i kupton ti kto shkrimet..
    Une ndoshta nuk arri ti kuptoj shkrimet si duhet, por me aq pak tru sa kam, mendoj se Shehu jo vetem qe kritikon R. Alien (dhe komunistet) por kritikon edhe S. Berishen. Pra, eshte duke then perse Sala nuk i denonte kta kriminel per borxhet ku na futen (dhe krimet qe kryen) por i denonte per kafe…Me sa di une, Nexhmija ishte ajo qe ish denuar per kafe… Ketu duhet ven ne dukje se Sala nuk po i denonte te gjithe per “kafe”… (denime po beheshin (megjithse kjo eshte e debatueshme se cfare "lloj denimesh po beheshin")…’97 sikur u be qellimisht te nxirrte jashte ata qe po denonte Sala)….. nejse, mendimi im pak rendesi ka.. po e them prap, lexuesi le te gjykoj vete…

    “nashti”, ju pershendes dhe ju uroj gjithe te mirat…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 27-04-2005 mė 17:56

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe mua me ka habitur shume PD-ja kur degjova lajmin se Gramoz Pashko eshte rikthyer ne PD.

    Duke anashkaluar bemat e keqia qe kane bere paraardhesit e tij, qe gjithsesi jo vetem tek ne, por edhe ne cdo vend tjeter te botes, jo vetem qe nuk i japin pike Pashkos aspak, por zbehin shume edhe gjithe te mirat e tij, poqese ka te tilla.

    Gramoz Pashkon, e kam pare ne nje video te regjistruar ne nje aheng, kur kalohet rezoluta e pavaresise se Kosoves ne kuvendin shqiptar, me 1991 me duket, bashke me delegacionin nga Kosova, duke i kenduar e festuar ribashkimin kombetar me Kosoven.

    Pas disa vitesh, e kam pare ne seancen e degjimit per te drejtat e pakices greke ne Shqiperi, organizuar nga Kongresi Amerikan. Ky bashke me Nikolla Geixhin ishte pala e akuzes, kurse Shirly Cloyes-Dioguardi dhe ambasadori shqiptar i asaj kohe ne Amerike, ne palen mbrojtese.

    Poashtu, kam degjuar qe gjithe kohen sa ka qene ne SHBA ka qene shume i lidhur me komunitetin grek ketu (dhe jo vetem greke normale por me se shumti me shovinista primitiv si Geixh), dhe fare pak, per te mos thene hic fare, me komunitetin shqiptar. Pastaj, edhe kollegji amerikan ne Tirane, ku jep mesimi Pashko, eshte goxha i lidhur me greke te tille, me aq sa kam degjuar une. Nese eshte keshtu, une per veten time, kurren e kurres, nuk kisha studiuar ne univerzitet te tille, dhe as nuk kisha lejuar femijet e mi te studionin ne kete kollegj.


    Nese Pashko ka ndryshuar per mire dhe eshte bere prape, ai Pashko i videos nga ahengu i 1991-tes, atehere edhe mund te mos jete gabim i PD-se qe e ka pranuar rikthimin e tij ne PD. Por nese nuk eshte keshtu, dhe Pashko vazhdon te jete ai i seances se degjimit, dhe ai i Amerikes, sic e njohin shqiptaro-amerikanet ketu, qe sipas te gjitha gjasave eshte keshtu, atehere PD nuk duhej ne asnje menyre te pranonte rikthimin e tij ne parti, dhe duhet ta largoj menjehere nga partia.


    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Nuk mendoj se Agim Shehu apo kush do tjeter ka te drejte the hedhe balte mbi personalitetin e nje njeriu i mire apo i keq qofte. Ne politike shume gjera nuk jane te arsyetuara dhe te logjikshme kur is shikon pas 10 vjetesh.
    Une nuk jam nje simpatizant i Pashkos personalisht por jam simpatizant i faktit qe njeriu qe mer nje shans te dyte provon veten e tij.
    Une i uroj pune te mbare, shqiptaret ne keto zgjedhje dhe historia e kombit tone do ta gjykojne sinqeritetin e guximin e tij. Jam optimist per faktin e thjeshte se eshte shume e lehte te largohesh prej i.e (familja, miq, shoke, parti, organizate) por eshte shume me veshtire te kethehesh. Nese duam te emancipohemi mendoj se eshte nje fill i mire.
    Urimet e mia per PD.
    Faleminderit.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,400
    Postimet nė Bllog
    17
    Zakonisht, une degjoj e nuk flas kur me bie rasti te lexoj apo takoj njerez si Agim Shehu me lart, qe politiken e kuptojne si nje lakim emrash te pervecem. Keta jane njerez te vegjel qe duhet tu besh qejfin e nderosh duke i degjuar, por nuk meritojne nje pergjigje pasi keta nuk kane kapacitetin e duhur analitik ne tru per te kuptuar ate qe po ndodh ne Shqiperi dhe perse eshte imperative per liderin e opozites qe te zgjeroje rradhet e partise se tij edhe me ish-anetare te PD.

    Pėrse Berisha duhet te hapi krahet e pranojė nė partinė e tij njerėz si Pashko, Ruli e kompani qe kane bere nje emer ne politiken shqiptare duke sulmuar pozitat e Berishes dhe PD ne keto 14 vjet si ne Shqiperi edhe jashte saj?


    - Gjergj Kastriotin e tradhetuan te gjithe trimat e tij me te mire, deri edhe nipi i tij Hamza. Keta u vune ne krye te ushtrise se sulltanit dhe vrane edhe gjakun e tyre shqiptar. Gjergj Kastrioti u mundi ne fushen e betejes, i kapi edhe rob, dhe kur i sollen perpara fronit, keta iu luten Gjergjit qe te vdisnin nga shpata e tij pasi nuk mund te jetonin dot me turpin qe i kishin sjelle vetes dhe popullit te tyre. Cfare beri Gjergj Kastrioti? Gjergj Kastrioti jo vetem i fali por i vuri ne krye te ushtrise se tij pasi lidhi nje bese te re me ta.

    E dini se si perfundoi Moisi Golemi?

    Luftoi me 300 trima arbereshė kunder mijra ushtaresh turq dhe kur e kapen rob dhe u munduan qe ta benin prape per vete turqit, ai refuzoi dhe zgjodhi vdekjen. Turqit e rropen per se gjalli dhe vdekja e tij u mbajt mend jo vetem nga shqiptaret, por nga gjithe perandoria osmane si nje akt barbarizmi i papare ndonjehere.

    Pse ia tregoj kete histori shqiptare te nderuarit Agim Shehu. Pasi ky na citon burra te shquar ne Perendim, kur ne fakt duhet te shfletoje me rregullisht librat e historise shqiptare se nuk po flasim per Ameriken dhe amerikanet, por flasim per Shqiperine dhe shqiptaret.


    I ftoi Berisha Pashkot e kompani ne PD, apo erdhen vete keta me deshire?

    Sikur nuk shkon kjo menyre te menduari shoku Agim. Ti vete thua qe Pashko i ka punuar plot te zeza PD dhe Berishes, ti vete thua qe ishte Berisha ai qe e pranoi ne PD Pashkon. Je i sigurt qe Pashko dhe co. nuk iu luten Berishes qe ti pranonte ne PD duke mos i lene te mbytet ne anijen socialiste qe po fundoset?

    Dje lajmet shkruanin se u zgjodh komiteti i ri kombetar drejtues i PD dhe njeri nga keta isha, Arben Imami, nuk arriti dot te marri aq vota sa duhet per te hyre ne kete komitet drejtues. A thua Imami filloi perseri te perplasi kembet dhe te mallkoje Berishen e PD per kete fatkeqesi qe e zuri? Jo, po te lexosh sot lajmet, Imami shkruan se do te jap 100% kontributin tim per PD edhe pse nuk jam ne kryesine e partise. Cudi e madhe shoku Agim, se ne Imamin e njohim si "anti-berishian" dhe "anti-pdist"!


    Turp pėr Berishėn qe pranon kėta njerėz nė PD, apo turp per Pashkot e PD qe u duhet te lepijne ato qe kane vjelle kunder Berishės ne keto 14 vjet tani qe po ri-hyjne ne PD?

    E ke degjuar ndonjehere Dr. Berishen te nxjerri vrer ndaj isheve te tij ne keto 14 vjet? Jo, sepse nuk eshte ne praktiken e punes se liderave politike qe te flasin per "ishet" e tyre. Mirepo gjithe shqiptaret kane lexuar, pare Pashkot e kompani se si arriten deri atje sa te vihen ne krye te qeverise socialiste, vetem e vetem per te demtuar imazhin e Berishes dhe PD ne syte e shqiptareve dhe botes. Prandaj nderi shoku Agim i takon Dr. Berishes qe tregon zemren e madhe dhe jo Pashkos qe me hyrjen ne PD i duhet te perballet me njerezit e vegjel si puna tende qe me te drejte dhe pa te drejte i tregojne te vjellat e tija ne vite.


    "Bashkimi sjell fuqine" ka thene ai qe hodhi themelet e kombit shqiptar.

    Mirepo shoku Agim nuk eshte student i Gjergj Kastriotit, eshte student i Kissinger qe pergjonte edhe telefonatat e gjithe vartesve te tij ne departamentin e shtetit, bile edhe te vete presidentit Nixon. Ah po, per njerezit e vegjel, politika eshte lakim emrash te pervecem dhe jo nje seri objektivash qe duhen arritur me cdo cmim. Dhe objektivi i PD nuk eshte as "armiqesia" dhe as "pastertia e PD", por eshte ardhja ne pushtet.

    Por si mund te vish ne pushtet kur shoku Agim shkruan carcafe per nje emer te pervecem por nuk shkruan nje artikull mbi rendesine kombetare qe ka mbajtja e zgjedhjeve te lira e demokratike ne Shqiperi? Duhet vene theksi tek Pashkot, Berisha e PD, apo duhet vene theksi tek mbrojtja e nje procesi demokratik te lire dhe te ndershem ne zgjedhje, qe garanton dhe numeron voten e cdo shqiptari?!

    Berisha shikon pak me larg se shoku Agim dhe e di se e rendesishme per te dhe partine e tij nuk eshte vetem fushata elektorale, por procesi elektora qe eshte manipuluar hapur ne 2 zgjedhjet e meparshme nga socialistet. Arsyeja perse gjithe bota dhe gjithe ishet e PD jane mbledhur rreth saj dhe Berishes eshte se nese socialistet do te denjojne te manipulojne votat edhe kesaj here, ne sheshet e Shqiperise nuk do te dali vetem Berisha per te mbrojtur voten e tij, por gjithe shqiptaret, edhe Pashko, edhe Ruli, edhe Imami, dhe orteku i njerezve do ti shtypi me kembe kepushat qe ushqehen me gjakun e shqiptareve, ashtu sic u shtypen ne Gjeorgji, ashtu sic u shtypen ne Ukrahine, ashtu sic u shtypen ne Kirzikistan.

    Albo

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga dodoni

    Pas disa vitesh, e kam pare ne seancen e degjimit per te drejtat e pakices greke ne Shqiperi, organizuar nga Kongresi Amerikan. Ky bashke me Nikolla Geixhin ishte pala e akuzes, kurse Shirly Cloyes-Dioguardi dhe ambasadori shqiptar i asaj kohe ne Amerike, ne palen mbrojtese.



    Tung

    E kam pare edhe une kete! Berishes nuk kane ci duhen njerez te tille pa shtylle kurrizore per te ardhur ne pushtet, si politikan ky (Pashko) eshte me 100 flamuj, dhe si ekonomist eshte me pak se hici...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    veshtruse...

    pra e lam tek "borxhi" qe permend..gim shehu..

    sic dihet pra.. partia e punes.. deklaronte se Ndalohet me kushtetute marrja e Borxheve.. dhe dhenja e koncensioneve..
    dhe ketu me te drejte thot Gim shehu.. pse nuk i kapi juridikisht Berisha..ish udheheqjen e PPSh-se..
    Pra tu a rraste me vet ligjet e tyre..
    Pra PPSh kish marre borxhe sa i kish hanger palla dhe nga ana tjeter thoshte qe nuk merr e nuk ka borxhe e nuk i ka len popullit borxhe..

    e verteta eshte ndryshe..

    pafund jan borxhet qe i ka shteti shqiptar disa vendeve..ku kryesorja eshte KINa..
    Te gjitha keto Borxhe jan marre me urdher gojor te enver Hoxhes po qe firmen e kan hedhur bashibozuket e tije mehmet Shehet e Adilat etj..

    Me te drejte thot Agimi qe kjo ceshtje eshte dashur te behet gurgule nga Partia qe erdhi ne pushtet ne 92..

    Ketu ka nje mister qe une nuk ja di fijet..
    Por..
    Por.. Agimi qe nashti del si fyell i LZHK-se.. ja ku e ka Dash Nofllen.. shehin..aty ne LZHK..
    dhe Dash shehi ka qėnur personi qe eshte marre me financat ne koh te qeverive te para post enveriste.. pra pas nentedhjet e disė.. pra ne kohet Berisho-Mekso Rulo Pashko-jane..
    Pse nuk del vet Dash noflla ti beje prezente keto ceshtje e te sqaroje miletin.. po ve tjeter kend ti bjeri legenit..

    Pra Agimi mir ben qe i hap kto Shpella te erreta .. por me mir do kish bere tja drejtonte keto pyetje e diskutime Dash Shehut..me shoke qe i ka ne parti te vet..
    Keshtu do behej me i besueshem..

    Tjater..

    disa here kan dal zbuluar si spiune te Nanos disa nga deputetet e Zogut ne parlament..

    Si psh fejzullahu e Sadedini etj..
    Ata te gjithe nashti pijn kafen me Leken ne LZHK..
    Para se te merrej Agimi me Pashkot e Berishes.. duhej ti demaskonte spiunet e Nanos brenda ne LZHk..

    Nejse..puna e tije.. por megjithate ai ca gjera i ka mire..


    por nje gje eshte e qarte.. qe te mundej Ps-ja .. sot ..do te duheshin te bashkuar ne nje Front te gjithe.. ata qe nuk pajtohen me Dubain dhe Fotoksinen..pra gjithe njerzit me zemer njeriu..
    mirpo sic duket krimbi u ka ryrė te gjithve..

    Dhe fitorja duket qe do i buzeqeshe Nanos..

    mjeshtrat e tije kudo po punojne der me der..
    Jan mobilizuar tere Dosjet.. e vjetra e te reja..


    Mos te cuditet kush kur humbja e PD-se do jete katastrofale kte radhe..
    Bile dhe ne Shkoder do fitoj PS e Nano serafin Tinkave e stefan capalik llesh dodave..

    Po shkohet perseri me celibash.. ne 3 korrik..


    dikur dihej..po te arbitronte plarent kotherexhiu.. ndonje ndeshje te Dinamos..patjater do fitonte Dinamo..sikur dhe te mos dilnin fare ne fushe..
    Keshtu dhe me Celibash ..nAnosi e ka ne xhep Fitoren..



    Lideret e partive ne thonjza opozitare do bejn pak teater pas 3 korrikut ..do marrin ato kolltuqe volsvagena tek Papuli i Nanos si deputete e do han m.ut 4-5 vjet te tjera..

    mjer mileti.. mjer te pa shiturit..
    Lum freshistet e Nanosit.. parajsen e arriten kto 8 vite.. e ne kto vite qe vijne.. kushedi.. ne Mars do ikin turista per qejf se ne kte Ruzull su ka ngel vend pa bredhur e bere operacion mullaqe cica shalet..


    se ndok dashat e pollo tritanat do ja gjejn "qajren" kur thon Kosovaret..
    Natyrisht dhe Berisha..

    petullat nuk behen me uj o shoke..

Tema tė Ngjashme

  1. 5 vjetori i ndarjes nga jeta e Gramoz Pashko
    Nga PRI-LTN nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 204
    Postimi i Fundit: 21-07-2011, 02:06
  2. Pashko Gjeēi, perkthyesi me i madh i gjuhes shqipe
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 13:33
  3. Pashko Gjeci, Perkthyesi I Madh I Vargut
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 15:19
  4. Rikthimi i themeluesve tė PD-sė
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22
  5. Pashko Gjeci
    Nga Brari nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-06-2002, 13:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •