Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Une dhe besimi

    Jeremia:17:7.
    " Lum ai njeri qe beson tek Zoti, dhe besimi i te cilit eshte Zoti."
    Ne pamje te pare kjo fjali duket sikur eshte nje fjali teper e zakonshme, dhe mbase per dike nuk do te kishte ndonje dicka te vecante. Por kohet e fundit, te them te drejten, permes kesaj fjalie Perendia me ka dhene nje mesazh akoma dhe me te qarte, rreth beses sone ne Te.
    Te dashur motra e vellezer, une mendoj te ndaj me ju kete mesazh i cili ne thelb te vet ka, LUMTURINE qe sjell BESA ne Zotin Krisht.
    Profeti Jeremia na jep nje zbulese jo thjesht se cfare eshte besa ne Zotin, por se cfare SJELL BESA e Zotit, tek njeriu besimtar. Ai te gjithe kete e permbledh me fjalen "LUMTURI". Cfare kuptim ka per ne te krishteret fjala: te jesh i lumtur? Shpesh here njeriu lumturine e tij apo te qenit i lumtur, e lidh permes shume gjerave qe ate e rrethojne ne kete jete. Per dike lumturi eshte, te kesh nje makine te shtrenjte. Per dike tjeter lumturi eshte, te kete nje pasuri apo nje pune ku ka fitime te medhaja. Po keshtu dikush e quan lumturi, kur ai e shkon jeten pa kokecarje dhe telashe. Pra gjithsesi njeriu perpiqet te shohe lumturine e e vet , konkretisht ne gjerat qe ai zoteron. Jeremia thote se, te besosh ne Krisht do te thote te jesh i lumtur. Por per cfare lumturie flet profeti Jeremia? Kjo eshte dhe pyetja baze mbi te cilen do te perpiqem te shpjegoj dhe te bej sa me te qarte se, cdo te thote te jesh i lumtur permes beses ne Krishtin.
    Nese do te ndalemi tek vete jeta e apsotujve ne testamentin e ri, shohim se apostujt hoqen tmere dhe vuajte nga me cnjerzoret. E gjithe jeta e tyre ishte e mbushur me rreziqe, me vuajtje, me te pangrena dhe perndjekje. Vete Pali na jep kete deshmi per veten e tij. Ai thote:
    " .. ne cdo gje e rekumandojme veten tone si sherbetore te Perendise ne shume vuajte, ne shtrengime, ne nevoja, ne ngushtica, ne rrahje, ne kryengritje, ne mundime, ne pagjumesi, ne agjerime...."
    Me poshte Pali thote:
    " Jan ata sherbetore te Krishtit? Po flas si i pamned, une jam edhe me teper se ata; ne mundime me teper, ne goditje me teper, ne burgje me teper dhe shume here ne rrezik per vdekje.
    Tri here me rrahen me shkopinj, nje here me qelluan me gure, tri here mu mbyt anija ne det, kalova nje dite e nje nate ne humnere.
    Ne udhetime te shpeshta ne rreziqe lumenjsh, ne rreziqe kusaresh, ne rrezik prej bashkeatdhetareve, rreziqe prej johebrenjve, rreziqe ne qytet, rreziqe ne shkretetire, rreziqe ne det, rreziqe prej vellezerve te reme, ne lodhje, ne mundime, ne nete pa gjume, ne uri e ne etje, shpesh here ne agjerime, ne te ftohte dhe i xhveshur..."
    Mendoj se eshte nje liste mjaft e qarte, prej te ciles jemi ploteisht ne gjendje te kuptojme vuajtet dhe tmeret qe kane hequr apsotujt e Krishtit. Por duhet thene se, keto vuajte nuk i kane hequr vetem apsotujt. Ato i shohim pothuajse tek te gjithe ata te krishtere, te cilet i sherbyen dhe i sherbejne Krishtit me devotshmeri dhe besnikeri. Por une perseri pyes: Valle keto vuajte profeti Jeremi i quan lumturi? Le te vijme per nje moment tek biseda e Jezusit me apsotujt, ku Jezusi i pyet: Kush thoni ju se une jam? Pjetri ngrihet e thote: Ti je Krishti , Biri i Perendise se gjalle. Dhe me pas Jezusi i tha: I lumtur je ti Simon, biri i Jonas, sepse kete nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por ta zbuloi Ati im qe eshte nder Qiej.
    Jezusi ne kete deshmi , dhene Pjetrit, na zbulon se, LUMTURIA e Perendise nuk eshte si "lumturite" e botes. Jezusi e shpall te lumtur Pjetrin, jo sepse ai ishte nje njeri i zoti, apo se kishte nje pasuri, profesion apo fame. Lumturia e Perendise bazohet ne "Gjerat" e Perendise. Fillimi i kesaj LUMTURIE, fillon qysh ne castin qe zemra jone NJEH dhe PRANON Krishtin si te vetmin Zot e Shpetimitar. Pjetri dhe apsotujt, per momentin mbase nuk ishin ne gjendje te kuptonin se si ishte kjo lumturi, por me pas ata e sakrifikuan te gjithe jeten e tyre duke bere qendrese ne shtrengime te ndryshme, sepse ishin pikerisht PJESE e kesaj LUMTURIE, e cila vjen vetem prej Perendise.
    Vazhdon

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Le ti rikthehemi edhe njehere vargut 7-te, ku profeti Jeremia thote:
    " Lum ai njeri qe beson tek Zoti dhe besimi i te cilit eshte Zoti."
    Ne pjesen e dyte te ketij vargu, goja profetike na jep nje zbulese mjaft te rendesishme, persa i perket beses se vertete tek Krishti. Vereni si thote profeti ne pjesen e dyte te ketij vargu: "...besimi i te cilit eshte Zoti."
    Cfare kerkon profeti te na tregoje me keto fjale?
    Ka plot njerez, te cilet sapo bije fjala per Perendine, menjehere thone: edhe une besoj se ka Perendi. Por a tregon ky fakt nje besim te vertete, i cili te jep lumturine e Perendise? Profeti thote se, "eshte i lumtur ai njeri qe beson tek Zoti", por kjo, nese besimi i tij eshte vetem ZOTI. Pra ketu kemi te bejme me nje besim qe ne thelb ka vetem Perendine e Vertet. Mund te besosh se ka Perendi; mund te besosh qe Ai eshte Krijuesi; pra mund te besosh plot gjera te tilla rreth Perendise, por keto nuk jane te mjaftueshme dhe nuk te japin lumturine e Perendise. Kete lumturi e ke vetem nese besa jote eshte vetem tek Perendia i vertete. Prandaj dhe profeti thote, i lumtur je nese beson tek Zoti, por kjo lumturi gjendet ne ty vetem nese BESIMI yt eshte vetem Zoti.
    Por, cfare do te thote te jesh i lumtur ne lumturine e Perendise?
    Ne te gjithe ungjillin e Tij, Jezusi na tregon se, rruga e te krishterit eshte nje rruge e ngushte plot sakrifica dhe mundime. Po keshtu shembujt e apsotujve e vertetojne me se miri kete fakt, me vete jeten e tyre te mundimshme. Por cfare eshte lumturia e Perendise per besimtiarin e vertete kristjan? Le te ndalemi ne vargjet me poshte, dhe te shohim se si Zoti naj zbulon kete, permes gojes profetike. Profeti thote:
    " Ai do te jete si nje peme e mbjelle prane ujit, qe i shtrin rrenjet e tij pergjat lumit. Nuk do ta ndjeje kur vjen vapa dhe gjethet e tij do te mbeten te gjelbra; ne vitin e thatesires nuk do te kete asnje shqetesim dhe do te vazhdoje te mbaje fryte."
    Ne keto fjale te Zotit Perendi, thene me ane te gojes se profetit, shohim konkretisht besimtarin e vertet kristjan. Ai eshte si nje peme e mbjelle prane lumit, gjethet e se ciles jane te gjelbra ne cdo stine. Cfare kerkon te na tregoje Perendia permes ketij mesazhi? "Gjelberimi", tregon JETEN tone te perjetshme, dhe "lumi", UJI i te cilit e mban te gjelber gjithmone kete "peme", eshte KRishti. Kujtoni si i tha JEzusi gruas samaritane tek pusi: Une kam UJE qe BURONE ne JETE te PEREJTSHME.
    Jezusi kerkon prej nesh, qe te jemi gjithmone aktive dhe produktive ne besen tone ndaj Tij. Vini re me poshte si thote profeti: "Nuk do ta ndjeje kurre vjen vapa..." "VAPA" simbolizon nje toke te zhuritur dhe te thate, ne te cilen nuk ka asnje lloj bimesie, ku rrezet e djellit djegin pa meshire cdo gje. Bota ne te cilen ne jetojme, eshte pikerisht nje faktor i "vapes", e cila ne cdo menyre perpiqet te "thaje" besimin tone. Mjedisi ne te cilin ne jetojme, jo cdo here eshte nje mjedis i krishtere. Ne shume aspekte te jetes, veprimi i botes, eshte nje faktor qe na shkakton vetem vuajtje dhe mundime. Ju do tju mundojne dhe do tju perndjekin, ju tha JEzusi apsotujve, dhe keto do tja u bejne per shkakun tim. Por merni zmer, une e munda boten dhe ate qe eshte ne bote. Keto fjale te Jezusit, nuk jane thjesht nje inkurajim, ato jane nje deshmi e qarte e asaj cka Zoti beri per ne. Edhe sikur " VAPA" te vije, thote goja profetike, gjethet tuaj do te mbeten gjithmone te gjelbra. Perse? Sepse une , thote JEzusi, jam Uji i perjetshem dhe kushdo qe do te pije nga ky UJE, nuk do te kete me etje.
    Le te ndalemi tani tek fundi i ketij vargu, ku goja profetike thote:
    ".... dhe ne vitin e thatesires ( besimtari) nuk do te kete asnje shqetesim dhe do te vazhdoje te mbaje FRYTE."
    Cfare nenkuptojme me, " vitn e thatesires"?
    Vazhdon.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    "Viti i thatesires", simbolizon konkretisht Proven e madhe qe kalon cdo besimtar i krishtere ne kete jete, sepse Besa jone ne Krishtin do te provohet. Si do te vertetohet plotesisht se ne kemi "GJELBERIM" te perhershem? Pikerisht kjo do te vertetohet permes provs se madhe te beses sone ne Krishtin, kur "viti i thatesires" te veproje konkretisht tek ne.
    Perendia permes gojes profetike na tregon se, besa jone do te kaloje permes provash te ndryshme, te cilat permblidhen ne simbolin: "Viti i thatesires". Por cfare ka per qellim kjo prove e madhe, ne jeten tone te krishtere? Le te shohim kete fakt ne jeten e Abrahamit.
    Abrahamit ju desh te kalonte permes provash te medhaja. Atij ju desh qe te sillte per sakrifice birin e tij te vetem Isak. Por cili ishte qellimi i kesaj prove? Mos valle Zoti Perendi permes kesaj prove kerkonte te njihte Abrahamin, se sa besnik ishte ai? Jakobi dhe Pali ne letrat e tyre na deshmojne se, Abrahami doli i drejte permes veprave. Pra prova e madhe ka per qellim te na deshmoje se pari:BESEN tone ne Krisht, dhe se dyti: permes proves te kryejme vepren e Perendise nga ku dhe dalim te drejte. Ketu dua te ndalem pak. Shpesh here disa te krishtere nuk e kane mjaft te qarte se cdo te thote prove e besimit . Prova na jep mundesine qe te veprojme besimin tone, dhe keshtu vepra e ben te dukshme BESEN tone, duke treguar nese tek ne eshte nje BESE e vdekur apo e gjalle. Vereni Abrahamin. Ai nuk u BE i DREJTE permes VEPRAVE, por DOLI i DREJTE permes tyre. Te kuptuarit drejt te ketij fakti, eshte fondamental ne besen tone te krishtere. Abrahami si dhe cdo besimtar i krishtere ne kete bote, drejtesimin e tij para Perendise e mer vetem permes BESES ne Krisht, perjashto cdo veper. Pali thote se, Abrahamit BESA ju numurua DREJTESI. Qe te besh veprat e drejtesise dhe te dalesh i drejte, te cilat kalojne perems provash, duhet me se pari te jesh drejtesuar. Ky drejtesim tek ne u arrit vetem ne saje te vepres se Krishtit ne kryq, permes vdekjes dhe ringjalljes se Tij nga vdekja.
    U ndala shume shkuritmisht ne kete gje, pasi plot te krishtere e perpiqen te menjanojne vepren nga besimi. Por cdo kujt prej nesh i duhet te shohe konkretisht "Gjelberimin" e tij ne kohen e "thatesires".
    Profeti po ne kete varg me poshte thote se, ".....ne vitin e thatesires nuk do te kete asnje shqetesim dhe do te vazhdoje te mbaje fryte".
    I gjithe qellimi ketu eshte FRUTI i BESIMIT. Nje besim qe nuk ka FRUTA, nuk ka pse i vlen "gjelberimi" i tij. Pra "gjelberimi yne" eshte i lidhur ne menyre harmonike me mbajtjen e FRUTAVE te besimit. Le te shohim shkuritmisht nje histori ne dhjaten e re. Njehere Jezusi se bashku me apostujt e tij, po udhetonte drejt Jeruzalemit. Perpara se Ai te hynte ne tmepull, ndaloi para nje fiku dhe kerkoi qe te hante ndonje frut prej tij. Por edh pse fiku kishte gjethe, nuk ishte ende koha e fiqve( Mark:11;13.). Me pas JEzusi tha: Mos u lidhte me kurre fryt prej teje perjete. Dhe fiku u tha menjehere. Apostujt kur pane kete u cuditen dhe thane: si u tha fiku menjehere?"
    Cfare lidhje ka kjo histori e JEzusit me vargjet per te cilat ne po flasim? Ne kete histori shohim se, Jezusi kerkoi FRUTA prej fikut, ne nje kohe kur nuk ishte sezoni i frutave. I gjithe mesimi i Perendise ketu eshte, qe te na tregoje se, Perendia kerkon FRUTA prej nesh ne CDO KOHE. Kjo, sepse ne jemi te "GJELBER" ne cdo kohe. Vereni si thote profeti: "... dhe ne vitin e thatesires nuk do te kete asnje SHQETESIM, por do te vazhdoje te mbaje FRUTE."
    Pra edhe nese vjen "thatesira" , ajo nuk do te jete ne gjendje qe te na beje te HUMBIM FRUTAT e beses sone. Apsotujt u cuditen kur pane se si fiku u tha ne cast, por arsya se perse ky fik u tha, ishte: sepse ne te nuk u gjend asnje frut per Zotin. Mos e haroni kete per asnje cast: Perendia kerkon fruta nga ne ne cdo kohe, prandaj Ai edhe na MBOLLI pran Lumit, me qellim qe ne te jemi gjithmone te frytshem ne cdo kohe dhe moment. Po keshtu shikoni dhe shembelltyren e fikut pa frut, tek MAt:13.
    Nje njeri kishte nje fik ne vresht te tij, dhe erdhi te mare frutet e fikut te tij. Por edhe pse ai erdhi per tri vjet rresht, fruta nuk mori. Atehere i tha vreshtarit: Prije kete fik, spese ai nuk jep asnje frut. Vreshtari i tha: Zoteri me lejo qe ta punoj edhe kete vit duke e pleherosur perqark , dhe po dha frut mbaje, ne te kundert prije.
    Shume qarte ne kete shembeltyre duket rendesia fondamentale qe ze FRUTI ne besimin tone tek Krishti. Duhet thene se, shpesh here ne ngatrojme FRUTAT e besimit me VERPAT e besimit. Jakobi thote se, BESA pa VEPRA eshte e vdekur. Nese besa jone nuk ka ne thelb vepren e Perendise, atehere ai eshte nje besim i vdekur, dhe nje besim i vdekur nuk ka FRUTA.
    Rendesia e FRUTAVE dhe e VEPRAVE ne besimin tone.
    Besimi behet i dukshem permes veprave, por Fruti tregon LLOJIN e tij. Prandaj dhe JEzuis tha: te remet do ti njihni nga FUTAT, sepse nga ferrat nuk vilet rrushi.
    Vazhdon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 01-05-2005 mė 18:30

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Le te vazhdojme me poshte me vargjet:Jeremi:17:9-10.
    " Zemra ginjehet me teper se cdo gje tjeter dhe semuret ne menyre te pasherueshme; kush mund ta njohe ate?
    Une Zoti, hetoj zemren, dhe ve ne prove mendimet per ti dhene gjithsecilit simbas rrugeve te tij, simbas frytit te veprimeve te tij."
    Zemra e njeriut, eshte vendi prej ku dalin mendimet, prej te cilave percaktohen dhe rruget e jetes se njeriut. Me renien e njeriut ne mekat, e KEQJA pushtoi dhe skllaveroi zemren dhe komplet qenien e njeriut. Njeriu humbi njehere e pergjithemone paqen dhe jeten e Perjetshme me Perendine. Ky fakt beri qe njeriu te mos jete me ne gjendje qe te dalloje dhe te njohe plotesisht se, cilat jane mendimet e zemres dhe rruget e saj. Eshte e pamundur qe ndokush prej nesh, te njohe kete PISLLEK thelle ne thelb te zemres se tij, emri i te cilit eshte MEKAT. Profeti naj deshmon kete fakt kur thote: " Kush mund ta njohe ate( zemren)?"
    Por cfare deshmi na jep Zoti Krisht rreth zemres se njeriut? Tek MAteu.15. Jezusi thote se, gjerat qe dalin nga goja e njeriut, dalin pikerisht prej zemres se tij. Prej zemres se njeriut dalin MENDIMET e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurores, kurveria, vjedhjet, ginjeshtrat, blasfemite e tjera. Jezusi na deshmon se njeriu ne thelb te tij eshte i keq, dhe se zemra e tij eshte e mbushur plot me PISLLEK. Pra mendimet e keqija dhe udhet e njeriut, dalin pikerisht nga zemra e tij.
    Perendia permes gojes se profetit na deshmon dhe nje faktor tjeter, i cili eshte shume e i rendeishem persa i perket zemres se njeriut. Profeti thote se, "Zemra e njeriut ginjehet me teper se cdo gje tjeter". Pikerisht permes se keqes dhe mekatit, satani e perqendron te gjithe qellimin e tij te mbrapshte, ne zemren e njeriut. Ai e rrezon shume lehte nje zemer, e cila nuk qendron ne fjalen dhe besen e Zotit Perendi. Fakti me i qarte eshte Adami dhe Eva ne kopshtin e Edenit. Qellimi i satanit ishte, te koruptonte njeriun, krijesen me te dashur te Perendise. Dhe ai arrit te realizoje qellimin e tij dashakeqas, permes ginjeshtres, pasi ajo eshte dhe arma e tij me e sofistikuar. Ai mposhti plotesisht zemren e njeriut, duke e gynjyer ate ne nje menyre te pasherueshme. Prandaj dhe profeti thote se, "zemra e njeriut ginjehet me teper se cdo gje tjeter dhe semuret menyre te pasherushme." Tashme zemra e njeriut u nda perjeteisht nga Perendia. Ne vend te se vertetes hyri ginjeshtra; ne vend te drejtesise hyri shkelja; ne vend te drites hyri erresira; ne vend te jete hyri vdekja.
    Nese do te ndalemi tek keto fjale te profetit, shohim se, Perendia deshmon dy gjera, te cilat jane fondamentale ne jeten e njeriut. Profeti thote:
    "ZEMRA E NJERIUT GINJEHET me teper se cdo gje. Dhe se, ajo SEMURET ne menyre te pasherueshme."
    Te gjitha gjerat qe behen me zemer, nuk jane gje tjeter, vecse nje tregim i qarte i perzgjedhjes dhe vullnetit tone te lire. Pikerisht nga ky vendim i zemres, i cili shpreh ne menyre te qarte mendimin e vullnetit tone te lire, varen rruget e jetes sone. Kete fakt e shohim ne menyre te konkretizuar tek Adami dhe Eva ne kopshtin e Edenit. Satani i tha Eves: Edhe nese do ta hash ate frut qe Perendia ta ka ndaluar ta hash, ti nuk ke per te vdekur. Keto fjale te satanit zune RRENJE te thelle ne zemren e NJERIUT. Pra zemra e njeriut u GINJYE ne nje menyre te pasherueshme, dhe keshtu njeriu mori nje vendim te zemres se tij. Prej ketij vendimi varej e gjithe e ardhmja njerzore. Pra shikoni se cfare katastrofe qendron ne zemer te njeriut. Themelosja e kesaj GINJESHTRE ne zemer te njeriut, shkaktoi nje semundje te pasherueshme per te, e cila e coi ne vdekje te perejtshme. Njeriu theu urdherin e Zotit, duke e ngrene frutin e ndaluar. Thyerja e ketij urdheri, nuk ishte thjesht vetem nje thyerje ndaj fjales se Zotit, ajo ishte edhe nje NDARJE e perjetshme me Krijuesin, Zotin Perendi. Por a eshte ne gjendje njeriu te dalloje dhe te shohe kete te keqe qe banon ne themel te zemes se tij? Ja si thote profeti: Kush mund ta njohe zemren e njeriut?
    Vazhdon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 06-05-2005 mė 23:17

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Me kujtohet nje here nje miku im i cili me beri kete pyetje: " Une personalisht nuk isha ne kopshtin e Edenit, dhe nuk isha une ai qe e hengri frutin e ndaluar. Pra, perse une te vuaj fajin e Adamit dhe te Eves?
    Nje pyetje e tille, vertet qe eshte e drejte dhe normale per cdo njeri, por perpara se te jap nje pergjigje, me duhet te them se, Adami dhe Eva nuk ishin njerez, te cilet kishin lindur prej njerzve. Ky fakt ka shume rendesi dhe duhet kuptuar drejt. Jo se Adami dhe Eva ishin krijesa te ndryshme nga ne, por duhet then se, ata ishin KRIJIMI NJERI, dhe bibla na deshmon se, krijimi mori fund brenda gjashte diteve. Pra prej tyre do te ridhte e gjithe krijesa njerzore, prandaj ashtu sic ishte Adami tokesor, keshtu do te jene te gjithe tokesoret , thote Pali tek Romaket. Qe te jem sa me i qarte ne kete qe po flas, le te marim nje shembull. Nga nje peme e "EGER" natyrisht qe do te mbledhim vetem fryta te egra. Kjo, sepse natyra e saj eshte e "EGER". A mund te mendojme se nje dite, me kalimin e kohes, frutat qe do te marim nga kjo peme e eger, do te mund te behen te buta? Keshtu eshte dhe me Adamin dhe te gjithe pasardhejn e tij. Te gjithe ata qe do te rjedhin prej "pemes Adam', do te kene te njejten natyre te tij. Adami ra ne mekat, duke e thyer urdherin e Perendise, keshtu, e gjithe pasarjdhja e tij do te trashegoje detyrimisht natyren e tij mekatare.
    A mundet njeriu vete, te ndryshoje natyren tij mekatare?
    Si gjithmone do ti referohem shembullit te pemes se eger. Pema ne vetvete nuk ka aspak aftesi qe te ndryshoje natyren e saj. Pra rjedhimisht themi se, persa kohe qe pema ka natyre te eger, te njejten natyre do te kene edhe frutat e saj. Ne te njejten anallogji themi se, persa kohe qe ne mbetemi nen pasardhje te Adamit, detyrimisht qe do te trashgojme edhe natyren e tij mekatare. Pra perfudnimisht themi se, persa kohe qe ne jemi pasardhes te Adamit, detyrimisht qe prej tij do te trashegojme gjithshka, bile edhe natyren e mekatit, prandaj dhe bibla thote se cdo njeri qe vjen ne bote, lind ne erresire. Ky fakt na tregon se, njeriu e ka te pamundur te vetendryshoje natyren e tij, nga nje qenie mekatare ne nje qenie jomekatare. Ne nuk kemi asnje lloj aftesie brenda vetes sone, qe te mund te ndryshojme kete natyre mekatare. Kush mund te jete ne gjedje qe te "SHARTOJE" vetveten? Nese ndjekim llogjiken e shembullit te mesiperm me pemen, dalim ne perfundimin se, pema e ndryshon natyren e saj, vetem nese ne te shartohet nje BISK me natyre te bute. Kur ne pranojme te qenit tone mekatare, ne kemi deklaruar fondamentalisht se, brenda nesh nuk ekziaton asnje "bisk" i drejtesise. Pra me kete dua te them se, askush nuk mund te vetdrejtesohet. Drejtesimi yne behet i mundur vetem ne saje te veprimit (shartimit) te drejtperdrejte te Perendsie ne qenien tone. Mendoj se ka erdhur koha qe te jap edhe pergjigjen e pyetjes se mesiperme. Ne vertet nuk ishim pesonalisht ne Eden, dhe vertet nuk beme nje perzgjedhje individuale per ngrenien e frutit, dhe Perendia e di plotesisht kete fakt. Po keshtu Perendia e di se, ne jemi pasardhes te Adamit dhe Eves, dhe keshtu detyrimisht do te trashegojme gjithshka te tyren, bile edhe natyren e mekatit. Por a eshte kjo arsyeja qe na ben te meritojme ndeshkimin me vdekje te perjetshme? Nuk do te beja nje shpallje te drejte te ungjillit, nese do te predikoja se, ne e meritojme denimin me vdekje, vetem sepse jemi pasardhes te Adamit. Denimi yne ne vdekje te perjetshme vjen per shkak te mekatit, prandja dhe bibla thote: "paga e mekatit eshte vdekja". Nga Adami trashegojme natyren e mekatit, por pagen e meaktit ( vdekjen ) gjithsecili ne menyre personale e meriton, dhe e gjitha kjo varet nga perzgjedhja dhe vullneti i tij i lire. Te gjithve pa perjashtim Perendia ju jep mundesine ne jete, qe te perzgjedhin midis jetes se perjetshme dhe vdekejs se perejtshme. Pra cdo njeri eshte i lire te perzgjedhe, dhe nga kjo perzgjedhje varet e ardhmja e tij e perjetshme. Bibla na deshmon se, per Perendine, MEKATI qe e con njeriun ne DENIM me vdekje te perjetshme, eshte, MOSBESIMI tek KRISHTI (Gjon:16:9.)
    Cfare ndodh kur ne perzgjedhim dhe besojme te Krishti?
    Njeriu eshte i detyruar qe te shkoje drejt vdekjes se perejtshme, kjo sepse ne te eshte prezent mekati. Cdo kush eshte ne gjedje te konstatoje se brenda qenies se tij komandon e keqja. Por nese une bej keq dhe ec ne te keqen, per kete nuk mund te bej fajtor Adamin. Pra me kete dua te them se, ky fakt nuk me shfajson aspak. Nga Adami e trashegova te keqen( kjo nuk varet nga une), por jam une personalisht ai qe e veproj te keqen, prandja dhe jam vete pergjegjes per cdo pasoje te saj( kjo varet nga une).
    Por a mundem une te mposht te keqen?
    Qe te mposhtesh te keqen, duhet se pari te ndryshosh natyren, nga ajo mekatare(si pasardhes i Adamit tokesor), ne natyre jomkeatare. Por Si? Ne duhet te clirohemi fillimisht nga te qenit trashegimtar i natyres mekatare te Adamit, dhe me pas nga mekati dhe paga e mekatit, qe eshte vdekja e perjetshme.
    Krishti dhe vetem Krishti eshte clirmi yne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 10-05-2005 mė 00:03

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Krishti dhe vetem Krishti eshte clirimi yne.
    Gjithshka tek njeriu varte nga perzgjedhja dhe pranimi qe ai ben mdis Jetes se perjetshme dhe vdekjes se perjetshme. Ashtu sic thashe edhe me siper, fjala profetike e Perendise na zbulon FAKTIN me fondamental, permes se ciles ne jemi plotesisht ne gjendje qe te mund te vendosim te ardhmen tone te perjetshme, Dhe ky fakt eshte Krishti. Gjithe e ardhmja jone varet pikerisht prej perzgjedhjes sone ndaj pranimit apo mos pranimit te Tij ne vete jeten tone. Pra mos haroni se, mosbesim tek Krishti do te thote: MEKAT. Dhe besim tek Krishti do te thote: JETE e PERJETSHME. Le te shohim me konkretisht se cfare do te thote MOSBESIM tek Krishti. Mosbesim tek Krishti nuk do te thote thjesht ndjekja e nje besim tjeter qofte mysliman, budist, mormon e tjera. Po keshtu nuk do te thote: nuk besoj sepse jam afetar, pagan dhe si i tille nuk pranoj ekzistencen e Krijuesit dhe krijimin. Mosbesimi tek Krishti, mendoj se eshte, drejtpersedrejti MEKATI personal qe ka kryer cdo njeri para Perendise. Por cdo te thote te pranosh me vullnet te lire te qendrosh ne MEKAT? Tri mendoj se jane pasojat katastrofike tek njeriu.
    E para: njeriu do te vuaje pagen e MEKATIT, e cila eshte vdekja e perjetshme.
    E dyta: njeriu nuk pranon te ndryshoje ne thelb natyren e tij mekatare, duke mos e lejuar BISKUN e Drejtesise, Zotin Krisht qe te "SHARTOJE" zemren e tij.
    E treta: Perfudnimisht njeriu mbetet nje trashegimtar i Adamit dhe Eves, duke u bashkuar perjetesisht me mosbindjen e tyre ndaj urdherit te Perendise ne Eden. Pra ky fakt tregon se, jemi ne ata qe vendosim fondamentalisht per te ardhmen tone te perejtshme.
    Tek vargu 10-te, Zoti permes gojes profetike na jep nje ekspoze mjaft te qarte rreth ketij problemi per te cilen une po flas. Shikoni si thote profeti:
    " Une Zoti hetoj zemren, ve ne prove mendimet per ti dhene gjithsecilit simbas rrugeve te tij, simbas frutit te veprimve te tij".
    Perendia njeh plotesisht zemren dhe mendimet e njeriut, pra Ai njeh gjithshka tek ne, edhe ato gjera te cilet ende nuk jan shfaqur aktualisht ne jeten tone, por qe nje dite do te shfaqen. Prandaj dhe ne vargun 9-te Zoti thote: "kush mund te njohe ate( zemren)?"
    Perendia heton zemren tone, jo thjesht per te mesuar te fshehtat tona, pasi per te gjithshka eshte e zbuluar dhe lakuriq. Ai e heton zemren tone, pikerisht per te na deshmuar dhe treguar MEAKTIN dhe te keqen e perjetshme, e cila eshte e themelosur ne zemren tone. Kujtoni si i tha Perendia Kainit, perpara se ai te vriste vellane e tij Abelin. Zoti i tha:
    " Kain perse je pezmatuar dhe pse fytyra jote eshte e deshperuar? ... mekati po te ruan tek porta dhe deshirat e tij drejtohen ndaj teje, por ti duhet ta mposhtesh."
    Perendia dinte dhe njihte plotesisht se cfare kishte ne zemer te Kainit, si dhe cfare vendim do te dilte prej kesaj zemre nen mekat. Ndersa Kaini ende nuk dinte pasojen qe do te sillte kjo e keqe ne zemer te tij. Pra Perendia permes hetimit te zemres se Kainit, i tregoi atij per te keqen dhe pasojen qe vinte prej saj. Por a mundi Zoti te parandaloje vepren e te Kainit? Zoti paralajmeroi Kainin duke i then se, ti Kain duhet te mposhtesh deshirat e mekatit, te cilat jane drejtuar ndaj teje. Pikerisht ketu gjithshka tashme varej prej Kainit. Zoti i tregoi mekatin dhe i deshmoi se deshriat e mekatit duhen mposhtur prej tij, por Kaini ishte i dobet per nje veper te tille. Kaini ishte i pafte per te mposhtur kete te keqe te zmers se tij, prandaj dhe e vrau vellane e tij. Te njejten pozite qe kishte Kanini, ka cdo kush prej nesh perballe mekatit. Perballe mekatit cdo kush eshte i pafte per te luftuar drejtperdrejt me te, si dhe per te mposhtur cdo deshire te tij. Kur ne besojme tek Krishti, ne jo thjesht kemi besuar nje histori te vertet e cila ka ndodhur rreth dy mije vjet perara. Kur ne besojme te Krishti, ne e pranojme ate si te vetmin Shpetimtiar te jetes sone nga mekati dhe vdekja e perjetshme. Ne lejojme ate qe te ndeshet me mekatin, dhe ta mposhte ate, gjithmone ne favorin tone. Shikoni nje fakt ne fjalet e profeti Jeremia: "Une , thote Zoti, hetoj zemren dhe ve ne prove mendimet." Pra nese zemra jone perzgjedh Krishtin si te vetmin Zot Shpetimitar, te gjitha mendimet tona do te jene ne nje mendim me Krishtin ( 1Kor:2:16.). Por cfare vjen prej kesaj? Profeti JEremi thote se, I gjithe shperblimi yne prej Perendise, do te vije si rezulata i asaj cka ne kemi ne zemer. Nese prej zemrs sone dalin mendime te keqija, kjo tregon se pari se, ne themel te zemres sone eshte e keqja, dhe se dyti, ajo cka do te na jape Perendia eshte vecse ndeshkim ne ferrin perjetshem. Po nese ne themel te zemres son eshte Krishti? Atehere themi se, te gjitha mendimet, rruget, frutat dhe veprat tona jane simbas Krishtit, keshtu dhe shperblimi i Perendise tek ne do te jete simbas Krishtit. Perfudnimisht me kete dua te them se, Perendia i jep cdo njeriu duke u nisur nga hetimi i zemres se tij, pasi prej saj dalin mendimet dhe rruget e jetes.
    Le te marim nje shembull me popullin e Izraelit. Izraeli, perkundrejt pupujve te tjere, ishte nje komb i perzgjedhur nga vete Zoti Perendi. Perendia e formoi kete komb, jo si nje komb me superior se kombet e tjere, por per te zbatuar planin e Tij, ku ne qender te ketij plani ishte: shpetimi i njeriut nga mekati dhe vdekja. Por cfare ndodhi me kete komb? Ata kerkuan prej profeti Samuel, qe ai te caktonte nje mbret mbi ta, ashtu sic kishin te gjitha kombet mbi dhe. Samuali duke qene profet i Perendise, nuk e pelqeu kete perzgjedhje te kombit te izraelit, pasi mbreti i tyre ishte vete Zoti Perendi. Por Perendia i cili e kishte hetuar zemren e kombit te tij, e dinte plotesisht mendimin e tyre, prandaj dhe ju dha atyre nje mbret, mbretin Saul. Pra perfundim them se, Zoti dhe vetem Zoti eshte Ai i cili heton zemren tone dhe na jep plotesisht simbas mendimeve dhe rugeve tona te jetes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 15-05-2005 mė 16:16

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Perse ne e meritojme vdekjen?
    Per ata qe nuk njohin Perendine dhe Zotin tone Jezus Krisht, eshte e veshtire qe te njohin dhe te pranojne se, njeriu meriton vdekjen, e cila vjen per shkak te mekatit. Vertet ne lindim nen mekat, dhe kjo nuk varet prej nesh, por vjen per shkak te mos bindjes se Adamit dhe Eves ne kopshtin e Edenit. Por ajo qe une kam pohuar ne kete shkrim dhe qe vazhdoj te pohoj eshte fakti se, denimi yne me vdekje nuk vjen thjesht per shkak te mosbindjes se Adamit dhe Eves ne Eden, ai vjen vetem per shkak te mosbesimit tone tek Zoti Krisht. Nese ne pranojme dhe besojme plotesisht ne Krishtin, kemi bere te mundur ti shpetojme ndeshkimit te Perendsie, i cili bije mbi bijte e pabindjes, dhe pabinjda eshte karakter qenesor te cilin e trashegojme prej Adamit dhe Eves. Mbase duket sikur une perseritem ne kete ceshtje, por nuk eshte ashtu. Perkundrazi une perpiqem te theksoj bindeshem se, ndeshkimi tek njeriu vjen vetem per shkak te mos besimit tek Zoti Krisht. Atehere lind pyetja: Perse vetem Jezusi dhe besa ne te ben te mundur shpetimin tone? Se pari duhet te dime se, perse erdhi Jezusi dhe perse vetem Ai ishte i denje per te na shpetuar nga vdekja e perjetshme? Ketu qendron thelbi i besimit dhe doktrines se krishtere.
    Jeszus Krishtin nuk mund ta zvendesoje NJERIU me natyre mekatare, qofte ky edhe Muhamet, Buda apo cdo emer tjeter mbi dhe. Arsyeja eshte fare e thjeshte dhe teper e qarte. Fakti qe kemi perpara eshte se, cdo njeri qe lind prej njeriut eshte nen denim te mekatit, pasi ai eshte nje pasardhes i Adamit dhe Eves. Tek shembulli i "pemes se eger"pame se, cdo frut dhe fare e kesaj peme, ka ne thelb te vet natyre te eger. Keshtu te gjitha frutat qe do te vilen prej saj trashegojne te njejten natyre te eger. Nese "pema" e pare Adami, ishte ne thelb e "PRISHUR", dmth mekatare, atehere si do te jete pasardhja a tij? A nuk jane Muhameti dhe Buda pasardhes te Adamit? Pra, a nuk trashegojne ata te njejten natyre mekatare te Adamit dhe Eves? Perfundimisht themi se, cdo njeri qe lind permes bashkimit te Burrit dhe gruas, lind nen mekat dhe nen denim te mekatit.
    Po Jezusi si lindi?
    Ketu ndahet gjithshka, pasi ketu fillon e perendishmia dhe bije njerezorja.
    Vazhdon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 22-05-2005 mė 21:10

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Perendia perms gojes se profeti Isaia paratha: '' Dhe e Virgjera do te linde nje djale, emri i te cilit eshte : "PERENDIA ME NE" (Imanuel).."
    Pas disa qindra vjetesh profecia e Perendise u realizua, dhe engjelli Gabriel i tha Maries: Marie mos ki frike, ti ke gjetur hir para Perendise. Ti do te mbetesh shtatzane dhe do te lindesh nje djale, dhe do tja vesh emrin Perendia shpeton (Jezus). Por Maria, e cila ende nuk ishte martuar dhe ishte nje Virgjereshe, u cudit se si do te mund te linde nje e virgjer. Pasi ajo i tregoi engjellit kete pamundesi te veten, engjelli i tha: Fryma e Shenjte do te vije mbi ty dhe pushteti i Shume te Lartit do te te mbuloje me hijen e vet, prandaj i Shenjti qe do te LINDE prej teje do te quhet Brir i Perendise.
    Pyetja eshte: Perse JEzusi duhej te lindej ne kete menyre, dhe jo sipas menyres se bashkimit burre e grua? Ky fakt se pari na bind se, Jezusi nuk eshte aspak nje pasardhes i Adamit dhe Eves, ashtu sic eshte e gjithe raca njerezore. Prandja si i tille Ai nuk trashegon mekatin dhe natyren mekatare te Adamit dhe Eves, prandaj Jezusi ishte i PAMEKATSHEM. Apsotulli Pal e quan ate: Adamin qiellor. Pra Pali ben nje NDARJE midis Adamit tokesor( te perkohshem) dhe atij Qellor( te perjetshmit). Ai eshte i vetmi "BISK i DREJTESISE", dmth "BISKU i JETES" te cilin Perendia e dha per "shartimin" e njeriut mekatar. Nese i referohemi shembullit te "pemes se eger" mud te themi se, natyren e saj te eger kjo peme, mund ta ndryshojme vetem permes shartimit me nje nje bisk, i cili eshte mare prej nje peme me natyre te Bute. Nuk mund te ndryshosh natyren e pemes se eger, duke e shartuar ate me nje bisk, i cili ne vetvete eshte i eger. Pra me kete dua te them se, asnjenjeri (i cili eshte nje pasardhes i Adamit dhe Eves), nuk mund te jete nje "bisk", me ane te te cilit ne do te mund te ndryshojme (permes "shartimit") natyren tone mekatare. I vetmi "Bisk", permes te cilit ne do te mund te ndryshonim natyren tone nga ajo mekater ne ate te Drejtesise, eshte vetem Jezus Krishti. Atehere le ti japim nje pergjigje perfudnimtare pyetjes: Perse Jezusi nuk lindi prej mardhenies bashkeshortore, ashtu si e gjithe raca njerezore? E para: sepse Ai nuk duhet te trashegonte natyren mekatare. Dhe e dyta: Ai duhet te ishte "Bisku i Drejtesise" te cilin Perendia e dergoi per DREJTESIMIN e njeriut mekatar. Cdo kush qe kerkon te jete i drejte para Perendise, duhet me patjeter qe te "shartohet" ne kete " Bisk te drejtesise", pasi vetem permes Tij dhe vetem me ane teTij, ne behemi te drejte dhe te pamekatshem perpara Perendise.
    Cfare ndodh sot me njerezit?
    Dikush thote: Per mua eshte Muameti dhe jo Krishti. E dikush tjeter thote: une kam Buden dhe jo Krishtin. Sot e gjithe bota, ashtu si dikur, eshte e mbushur me nje shumellojshmeri besimesh. Por a kane fuqi keto besimi fetare dhe keta lider te tyre, te DREJTESOJNE njeriun? ME fjalen: DREJTEISM, kuptojme drejtpersedrejti, te qenit tone te pamekatshem para Perendise. Pra a kane keto lloj besimesh nje "bisk", permes te cilit mund te shartohet natyra jone mekatare, ne menyre qe ne te marim natyren e Drejtesise se Perendise? Me plot goje them: JO. Asnje lloj feje, besimi dhe individi ( pervec Krishtit) , nuk ka nje pushtet te tille. Perse? Sepse cdo pasardhes i Adamit dhe Eves ( ku permblidhet e gjithe raca njerzore se bashku me liderat fetare e shpirterore te kombeve), nuk jane gje tjeter, vecse"Bisqe"me natyre te MEKATIT. Pra asnje llogjike nuk mund te pranoje se, nga nje shartim me "bisk te eger", do te mund te marim nje peme te "bute".
    Perse e kam titulluar kete teme: Une dhe Besimi?
    Arsyeja kryesore eshte se, besimi im eshte ne te verteten, eshte ne Ate "bisk" te cilin vete Zoti Perendi e dergoi per DREJTESIMIN tim, dhe te gjithe atyre qe besojne ne Te. Pra une kam pranuar te "Shartohem" prej Perendise ( dhe jo njeriut), per te ndryshuar natyren time mekatare, ne nje natyre me Krishtin, ne Drejtesine e Tij. Jezusi ne nje shembelltyre ju thote apsotujve te tij: "Une jam Hardhija, dhe ju jeni shermendet." Cfare ka per qellim te na tregoje JEzusi ne kete shembetyre te Tij? Ai na tregon ne menyre fondamentale se, edhe Deget kane te njejten natyre, me natyren e Hardhise. Pra kush eshte ne Krishtin, eshte si Krishti , prandaj dhe Ai e quajti kishen TRUPIN e tij. Nese ne Jemi ne Krishtin, natyrisht qe e kemi "shartuar natyren tone mekatare ne te, prandaj dhe Pali thote: ne Vdiqem dhe u ringjallem se bashku me te. Vdekja dhe ringjallja se bashku me Krishtin, eshte plotesisht "shartimi" dhe te kthyerit tone ne te njejten natyre me "HARDHINE", dmth Krishtin.
    Mesefundi po ndalem edhe njehere tek Jeremi:17:10. Ku Perendia thote:
    " Une Zoti hetoj zemren, ve ne prove mendjen per ti dhen gjithsecilit simbas rrugeve te tij, sipas frutit te veprimeve te tij."
    Me dy fjale i gjithe ky pasazh do te thote: Perendia na jep gjithmone, simbas asaj qe perzgjedhim, pranojme dhe besojme. Kush prezgjedh dhe beson ne Krishtin, do te mare Krisht, por kush mohon Krishtin do te mare ndeshkimin, sepse ka mohuar SHPETIMIN e Perendise.
    Ne shkrimin tjeter do te ndalem tek vargu 11-te.
    Vazhdon

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Le te ndalemi tani tek vargu 11-te.
    Jeremia:17:11.
    "Kush fiton pasuri ne menyre te padrejte eshte si thelleza qe ngroh vezet qe nuk i ka bere vete; ne mes te diteve te tij ka per ti lene dhe ne fund do te gjendet i shushatur."
    Bibla na meson se zemra e njeriut eshte e prirur ndaj se keqes. Pra ma cdo kusht njeriu kerkon pasuri e lavdi. Goja profetike permes ketij vargu na jep nje mesim teper te qarte, duke na treguar se, cdo menyre permes se ciles njeriu kerkon te perfitoje padrejtesisht, eshte e gabuar dhe me pasoje shkatrimtare. Po keshtu ne pjesene dyte te vargut goja profetike na deshmon se, nje njeri i tille nuk eshte gje tjeter vecse nje i PAMEND (fj.grek. "afron"), i cili do te paguaje budallallekun e tij. Une do te periqem ta ndaj kete varg ne dy pjese, ne menyre qe te kem nje rrefim sa me te qarte, rreth asaj cka Perendia kerkon te na tregoje ne te krishtereve. Le te marim fillimisht pjesen e pare.
    " Kush fiton pasuri ne menyre te padrejte eshte si thelleza qe ngroh vezet qe nuk i ka bere vete..."
    Persa i perket ketij vargu, nuk duhet te fokusohemi thjesht vetem tek pasuria apo paraja, per te cilat njeriu rrend pergjate gjithe jetes se tij ne toke. Kryesisht ne kete varg, Perendia na zbulon te keqen e madhe qe vjen si rezultat i LAKMISE, e cila gjendet ne zemer te njeriut mekatar. Pali per LAKMINE thote se, LAKMIJA eshte IDHUJTARI. Pra nese qellimi yne eshte i fokusuar ne PASURITE E BOTES, atehere shkatrimi eshte afer. Le te ndalemi per nje moment tek fjalet: "Thelleza" qe ngroh "vezet" qe nuk jane te sajat..", dhe te shohim se cfare Zoti kerkon te na tregoje permes ketij simboli krahasues.
    Shembulli i krahasimit eshte mjaft domethenes per cdo te krishtere. Nese e shohim konkretisht ne kuptimin reall se cfare sjell "Ngrohja e vezeve", arijme ne perfundimin se nga ky veprim vjen nje qenie ne jete, dhe ky eshte zogu. Pra permes ketij shembulli krahasues Zoti Perendi na deshmon se, eshte jetike per nje te krishtere, qe te dije konkretisht se cfare ai eshte duke sjelle ne jeten e vet, me ane te SHERBESES se tij( "ngrohjes se vezeve"). Si ta kutpojme kete? Kjo eshte fare e thjeshte. Cdo i krishtere eshte thirur per te sherbyer ne altarin e Zotit dhe trupin e Krishtit, dmth kisha. Pra ky eshte qellimi kryesor i Perendise per ne. Por a jane te gjithe brenda ketij qellimi, dhe a permbushin ata qellimin e Perendise? Kjo eshte pyetja llogjike qe rjedh prej ketij perfundimi. Fatkeqesisht sot kemi plot te krishtere, te cilet permes veprave te tyre deshmojne me se miri se, jane duke i sherbyer ("ngrohur vezet") (e) dikujt tjeter. Kohet e fundit kemi pare se, plot prifterinj nder kisha shkojne drejt pedofilise, shkojne drejt perfitimeve te padrejta duke neperkembur drejtesine dhe duke i sherbyer lakmise per para. Ke e plot shembuj te tjere, por qellimi im nuk eshte te sjell sa me shume shembuj. Qellimi im eshte, te deshmoj rrezikun qe vjen nga "ngrohja e vezeve te tjetrit", qe shprehimish do te thote: ti sherbesh mamonit dhe jo Perendise. Por a duhet te ndalemi vetem ne keto raste flagrante, te cilat une i solla pak me siper? Jo. Ka dhe plot raste te tjera, te cilat ne i ndeshim pergjate cdo dite ne jeten tone. I ligu satana perpiqet me te gjitha mjetet dhe menyrat, qe te na mashtroje dhe te na manipuloje, duke u perpjekur qe ta na vere ne sherbim te tij ( dmth te "ngrohim vezet" e tij). Cdo kush prej nesh mund te gjendet ne pozita te tilla dhe shume lehte mund te bjerre poshte, por ketu rendesi fondamentale ka BESA e tij ne Krishtin. Le te sjell nje rast konkret nga ungjilli i Krishtit. Kur JEzusi filloi tju tregoj apsotujve te tij se, ai do te shkoje ne Jeruzalem ku do te meret prej paganeve( romakeve) dhe do te kryqezohet, Pjetri ju afrua dhe i tha: jo Zot, ti nuk do te shkosh atje. Por Jezusi i tha: shporru prej meje satan.
    Paftesia e Pejtrit per te njohur vullnetin e Perendise, beri qe ai shume lehte te manipulohej dhe te perdorej prej Satanit. Fjalet "shprou satan", nuk ishin fjale drejtuar drejtperderjt Pjetrit. Ato i dretjoheshin Satanit, i cili rinte pas Pjetrit dhe fliste ne gojen e Pjetrit. Satani kerkoi te manipuloje deri diku Pjetrin, duke e vene ate qe te "ngrohe vezet" e tij, por meqense zemra e Pjetrit ishte e dorezuar ne doren e Krishtit, Zoti nuk do te lejonte qe ai te humbiste. Krishti u lut per Pjetrin qe ai te mos rrezohej. Keta shembuj ne bibel, nuk na jane dhene thjesht te mesojme nje pjese te historise mbi jeten e apsostujve dhe Krishtit. Keta shembuj, jane nje shembellim i gjalle dhe konkret i bashkimit tone me Perendine. Psalmisti thote: Perendia eshte Bariu im, Ai ruan cdo shteg te jetes sone, Ai eshte me ne deri ne fund, edhe sikur ne te ecim ne luginen e vdekjes Ai eshte me ne. Pra ketu kemi nje GARANCI, ku Zoti ne deshmon se, asnjehere bijte e Tij, nuk do te mund te "ngrohin vezet" e te ligut, ku permes ketij veprimi te sjellin ne jete denimin e tyre. Jo se ne jemi te frote personalisht ndaj te ligut, por sepse Ai qe eshte ne jeten tone e mundi te ligun, dhe ne me ane te tij Fituam ndaj te ligut.
    Ne pame konkretisht se cdo te thote te "ngrohesh vezet" qe nuk jane te tuat. Por permes ketij mesimi ne shohim dhe dicka tjeter qe eshte po kaq e rendesihme dhe kjo eshte: te dijme te dallojme "VEZET" tona nga "vezet" e botes.
    Nese ne nuk jemi ne gjendje qe te dallojme kete fakt, atehere dhe kjo eshte po kaq e rrezikshme dhe fatale ne besen tone te krishtere. Shembujt e prifterinjve qe solla pak me lart, jane nje realtiet i qarte i ketij fakti. Por si ata ka dhe plot te tjere, te cilet mund te mos bejne te njetin veprim, por duke mos njohur sherbesen e tyre ne te cilen jane thirur, ata me teper jane nje pengese ne Trupin e Krishtit se sa nje kontribut i gjalle dhe i vritytshem ne Perendine.
    Per kete do te flas ne shkrimin tjeter.
    Deshmuesi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 05-06-2005 mė 10:14

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    " Kush fiton pasuri ne menyre te padrejte eshte si thelleza qe ngroh vezet qe nuk i ka bere vete; ne mes te diteve te tij ka per ti lene, dhe ne fund do te gjendet i shushatur."
    Permes ketij vargu Perendia na jep nje mesim teper te rendesishem, e cila ne thelb ka DREJTESINE, ne te cilen duhet te jetoje dhe te ece nje i krishtere. Apsotulli Gjon ne letren e tij thote se, ai qe ben drejtesine e Perendise, ka lindur prej Perendise. Po keshtu ne te njejtin kapitull Gjoni thote: kush nuk ben DREJTESINE e Perendise, verteton se nuk eshte nga Perendia. Dhe me siper Gjoni thote: Askush mos tju mashtroje, sepse ai qe zbaton drejtesine eshte e drejte, ashtu si dhe Perendia eshte i drejte.
    Ka dhe plot vargje te tjera, ne lidhje me DREJTESINE, ne te cilen duhet te jetoje dhe te ece nje i krishtere, por une mendoj se keto jane mjaft, per te pare dhe kuptuar ne thelb, ate cka goja profetike na sjell tek Jerem:17:11.
    Profeti thote se, "kush fiton pasuri ne menyre te padrejte, eshte si nje thelleze e cila nuk ngroh vezet e saj.."
    NE keto fjale te profetit marim nje mesim teper thelbesor, ne te cilin duhet ta vendosim jeten tone te krishtere. Ecja ne padrejtesi, eshte ecje ne te kundert te Perendise. Nese nje i krishtere nuk ben drejtesine e Perendise, ai verteton katerciperisht se, eshte ende ne mish te tij, dhe nuk ka Lindur prej se lartmi. Po keshtu verteton se, Krishti nuk banon ne jeten e tij. Njeriu mishor nuk mund te njohe Perendine si dhe nuk mund ti besoje atij. Nje i krishtere i tille, i cili duke u "mbeshtjelle" me nje kulture fetare ne siperfaqe te tij, i ngjan vareve te zbardhura nge jashte, brenda te cilave ka vetem PLEH dhe ERE te ndyre. Ky lloj i krishtere, gjithmone perpiqet te ruaje dhe te kujdeset vetem per anen siperfaqesore te qenies se tij. Por a ka ne te besim Perendie? Jo. Kjo eshte dhe pergjigja. Nje i krishtere i tille ecen ne padrejtesi, sepse ne te nuk eshte Krishti, vete DREJTESIA e Perendise ne ne. Profeti perms simbolit te "thellezes" dhe " ngrohjes se vezeve" na tregon se, e gjithe puna e ketij te krishteri eshte ne DEM te tij, dhe ne te kundert te Perendise. Ai eshte duke u kujdesur per "vezet" ( punen) e dikujt tjeter. Pra nga kjo lloj "pune"qe ai ben, se pari eshte duke punuar per tjetrin, se dyti eshte duke i sherbyer tjetrit, dhe se treti ne fund do te gjedet i shkatruar. Nese do ta marim shprehjen ose simbolin profetik: "ngrohja e vezeve" dhe ta perdorim ate ne kuptimin e vertete me te cilen profeti naj paraqet ne shkrimin e tij, drejperdrejt mesojme se, te "ngrohesh vezet e dikujt" per nje te krishtere do te thote: ti sherbesh te ligut satana. Profeti kete lloj pune e quan, ecje ne PADRETESI. Pra ketu nuk behet thjesht fjala per perfitime parash apo pasurish te ndryshme, pavaresisht se profeti e quan "pasurim ne menyre te padrejte. Goja profetike na deshmon se, ai njeri ( aq me keq nese eshte i krishtere) qe kerkon te pasurohet me ane te padrejtesise, eshte duke punuar ne te keqe te vete jetes se tij. I gjithe thelbi i vargut ka ne qellim te tij qe te na tregoje se, CDO GJE qe fitohet permes PADREJTESISE, eshte ne humbjen tone. Nese nje i krishtere ecen ne kete rruge, ai verteton se, DREJTESIA e Perendise nuk eshte ne te, pra Krishti nuk eshte ne jeten e tij. Dhe apsotulli Pal na deshmon se, CDO GJE qe behet pa BESIM, eshte MEKAT. Pra nuk ka BESIm te Perendise, nese Krishti nuk eshte Zoti i zemres tende.
    Fjalet e profetit gjithashtu na japin edhe nje mesim tjeter te rendesishem, i cili ka te beje me ate cka ne si te krishtere investojme per te ardhmen tone. Nese do te ndalemi tek pjesa e fundit e vargut, mesojme se, ai njeri qe "ngroh vezet" e dikujt tjeter, ne mes te diteve te tij ka per ti lene ato dhe ne fund do te gjendet i shushatur. Se pari ne kete varg ballafaqohemi me shperblimin qe mer i pandershmi, ne padrejtesite ne te cilat ai ecen. Dhe se dyti, fundi shkatrimtar qe e pret nje njeri te tille. Ne jeten tone te perditshme ne na bie rasti qe te njohim njerz te cilet i perngjasin ketij njeriu, qe Perendia na e paraqet permes gojes se profetit Jeremi. Ne shohim se si cdo dite, te tille njerez pasuriohen dhe lartesohen ne lavdine e tyre. Mjafton te hedhesh nje sy sot nder qeveritaret dhe drejtuesit e shtetit tone Shqipatar, dhe mjaft lehte do ta kesh te qarte kete gje. Qeveritaret dhe te gjithe politikanet ne pergjithesi, po pasurohen ne menyre te padrejte, pasi permes shfrytezimit te pushtetit dhe postit te tyre qeveritar, ata po pasurohen. Ketu nuk behet fjala thjesht vetem per para. Ata jane duke ngrohur "vezet e gjaprit" i cili neser do ti kafshoje me nje kafshim vdekjepruers. Ata mendojne se, e ardhmja e tyre eshte mjaft e sigurt, sepse kane nje pasuri te mjaftueshme per te perballuar sfidat e jetes. Por Perendia na tregon se, te tille njerez, te cilet ndjekin rruget e pandershmerise, " NE MES TE DITEVE TE TYRE, kane per ti lene keto pasuri, duke pritur fundin e tyre shkatrimtar. Mendoj te ndalem pak vetem tek fjalet: " ne mes te diteve te tij ka per ti lene ( pasurite e fituara padrejtesisht) dhe ne fund do te gjedet i shushatur."
    Cfare kerkon te na tregoje Zoti me fjalet: " ne mes te diteve te tij"? Une mendoj se "mesi i diteve " tek njeriu eshte pikerisht fundi i jetes se tij ne kete bote. Kjo quhet "mes", sepse pjesa tjeter e jetes se njeriut, i perekt perjetesise. Pra Perendia na tregon se kur ky njeri, i cili ka investuar vetem per padrejtesine duke u pasuruar me ane te saj, do ti duhet te largohet nje dite nga kjo jete, dhe AZGJE nga te gjitha ato qe ai ka fituar me padrejtesi, nuk do te jene per te nje garanci shpetimi. Por dikush mund te pyese: Po edhe ata qe kane ecur ne drejtesi, nje dite do tju duhet ti lene te gjtha gjerat ne kete bote, pra, nuk eshte e njeta gje? Duket sikur eshte e njejta gje, por ne fakt nuk eshte ashtu. Qe nje dite gjithsecilit prej nesh do ti duhet ti lere te gjitha gjerat e kesaj bote, kjo dihet dhe eshte e vertete, por pyetja eshte: Cili eshte fundi i perejtesise, dhe cfare ndikim sjellin "gjerat" qe kishe ne kete jete, persa i perket perjetesise? Fundi i vargut te profetit Jeremi, na jep nje pergjigje te qarte per kete. Shikoni si thote Perendia perems gojes profetike: Ne fund, (dmth ne diten e gjyqit) ai njeri i cili ka ecur dhe investuar vetem per padrejtesine, duke shkelur drejtesine e Perendise, "..do te gjendet i shushatur." Fjala i "shushatur" nuk ka kuptimin thjesht te nje njeriu te shastisur e tjera. Kuptimi i kesaj fjale ka te beje me nje njeri i cili eshte i pamend dhe budalla ne te gjitha mendimet dhe veprimet e tij. Pra nje njeri i tille ka investuar vetem ne dem te jetes se tij, dhe ky eshte budallalleku me i madh per njeriun, i cili i kushton atij nje perjetsi me denim ne liqenin e zjarte. Pra ne fund, thote Perendia, ky lloj njeriu do te gjendet ne nje pozite te tille te humbur, ku do te konstatoje se pergjate jetes ne toke, ka investuar vetem ne te keqe te vetejetes se tij te pejetshme. Po ai qe ka ecur ne drejtesine e Zotit? Ky njeri verteton katerciperisht se, ne jeten e tij ka qene Krishti ai qe e ka udhehequr dhe cdo investim i tij nuk ka qene per nje humbje te tij, por ka qene per nje fitore , sepse ai ka ecur dhe punuar ne DREJTESINE e Perendise, permes beses ne Krishtin.

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •