Jeremia:17:7.
" Lum ai njeri qe beson tek Zoti, dhe besimi i te cilit eshte Zoti."
Ne pamje te pare kjo fjali duket sikur eshte nje fjali teper e zakonshme, dhe mbase per dike nuk do te kishte ndonje dicka te vecante. Por kohet e fundit, te them te drejten, permes kesaj fjalie Perendia me ka dhene nje mesazh akoma dhe me te qarte, rreth beses sone ne Te.
Te dashur motra e vellezer, une mendoj te ndaj me ju kete mesazh i cili ne thelb te vet ka, LUMTURINE qe sjell BESA ne Zotin Krisht.
Profeti Jeremia na jep nje zbulese jo thjesht se cfare eshte besa ne Zotin, por se cfare SJELL BESA e Zotit, tek njeriu besimtar. Ai te gjithe kete e permbledh me fjalen "LUMTURI". Cfare kuptim ka per ne te krishteret fjala: te jesh i lumtur? Shpesh here njeriu lumturine e tij apo te qenit i lumtur, e lidh permes shume gjerave qe ate e rrethojne ne kete jete. Per dike lumturi eshte, te kesh nje makine te shtrenjte. Per dike tjeter lumturi eshte, te kete nje pasuri apo nje pune ku ka fitime te medhaja. Po keshtu dikush e quan lumturi, kur ai e shkon jeten pa kokecarje dhe telashe. Pra gjithsesi njeriu perpiqet te shohe lumturine e e vet , konkretisht ne gjerat qe ai zoteron. Jeremia thote se, te besosh ne Krisht do te thote te jesh i lumtur. Por per cfare lumturie flet profeti Jeremia? Kjo eshte dhe pyetja baze mbi te cilen do te perpiqem te shpjegoj dhe te bej sa me te qarte se, cdo te thote te jesh i lumtur permes beses ne Krishtin.
Nese do te ndalemi tek vete jeta e apsotujve ne testamentin e ri, shohim se apostujt hoqen tmere dhe vuajte nga me cnjerzoret. E gjithe jeta e tyre ishte e mbushur me rreziqe, me vuajtje, me te pangrena dhe perndjekje. Vete Pali na jep kete deshmi per veten e tij. Ai thote:
" .. ne cdo gje e rekumandojme veten tone si sherbetore te Perendise ne shume vuajte, ne shtrengime, ne nevoja, ne ngushtica, ne rrahje, ne kryengritje, ne mundime, ne pagjumesi, ne agjerime...."
Me poshte Pali thote:
" Jan ata sherbetore te Krishtit? Po flas si i pamned, une jam edhe me teper se ata; ne mundime me teper, ne goditje me teper, ne burgje me teper dhe shume here ne rrezik per vdekje.
Tri here me rrahen me shkopinj, nje here me qelluan me gure, tri here mu mbyt anija ne det, kalova nje dite e nje nate ne humnere.
Ne udhetime te shpeshta ne rreziqe lumenjsh, ne rreziqe kusaresh, ne rrezik prej bashkeatdhetareve, rreziqe prej johebrenjve, rreziqe ne qytet, rreziqe ne shkretetire, rreziqe ne det, rreziqe prej vellezerve te reme, ne lodhje, ne mundime, ne nete pa gjume, ne uri e ne etje, shpesh here ne agjerime, ne te ftohte dhe i xhveshur..."
Mendoj se eshte nje liste mjaft e qarte, prej te ciles jemi ploteisht ne gjendje te kuptojme vuajtet dhe tmeret qe kane hequr apsotujt e Krishtit. Por duhet thene se, keto vuajte nuk i kane hequr vetem apsotujt. Ato i shohim pothuajse tek te gjithe ata te krishtere, te cilet i sherbyen dhe i sherbejne Krishtit me devotshmeri dhe besnikeri. Por une perseri pyes: Valle keto vuajte profeti Jeremi i quan lumturi? Le te vijme per nje moment tek biseda e Jezusit me apsotujt, ku Jezusi i pyet: Kush thoni ju se une jam? Pjetri ngrihet e thote: Ti je Krishti , Biri i Perendise se gjalle. Dhe me pas Jezusi i tha: I lumtur je ti Simon, biri i Jonas, sepse kete nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por ta zbuloi Ati im qe eshte nder Qiej.
Jezusi ne kete deshmi , dhene Pjetrit, na zbulon se, LUMTURIA e Perendise nuk eshte si "lumturite" e botes. Jezusi e shpall te lumtur Pjetrin, jo sepse ai ishte nje njeri i zoti, apo se kishte nje pasuri, profesion apo fame. Lumturia e Perendise bazohet ne "Gjerat" e Perendise. Fillimi i kesaj LUMTURIE, fillon qysh ne castin qe zemra jone NJEH dhe PRANON Krishtin si te vetmin Zot e Shpetimitar. Pjetri dhe apsotujt, per momentin mbase nuk ishin ne gjendje te kuptonin se si ishte kjo lumturi, por me pas ata e sakrifikuan te gjithe jeten e tyre duke bere qendrese ne shtrengime te ndryshme, sepse ishin pikerisht PJESE e kesaj LUMTURIE, e cila vjen vetem prej Perendise.
Vazhdon
Krijoni Kontakt