Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 46
  1. #31
    * Yllëza e forumit *
    Anëtarësuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Citim Postuar më parë nga Del Monako
    Vajze e mbare, nuk eshte puna se eshte e famshme apo dicka tjeter, puna eshte se si kengetare nga ana profesionale edhe teknike i ndajn planete, oqeane, male nga njera tjetra.

    Celine Dion kendon me ajer, me imagjinat, me teknik. Arberia kendon me fyt akoma. Mbase ti si di keto gjera por mund tia thuash Arberis si keshille, te mundohet te kaloj disa shkalle me siper fytit sepse ashtu si kendon ajo besoj se do ti shkaterohen kordat shume shpejt edhe sdo kendoj me. Apo skendon me tashi?

    Une te thash Arberia eshte vetem nje kengetare modeste per ne Shqiperi edhe asgje me shume. Tani nqs do ta mburrim kot per hatrin tend e bejm po ska qeder. Une po te them te verteten. Nqs merr vesh ti me shume me fal atehere, vazhdo fyjini njerzit me flluska sapuni per dicka qe s'jane.
    Ngadale Del Monako se me shume zjarr e more! Une thjesht nuk deshiroj qe ne ti anashkalojme kengetaret tone dhe tua japim ison vetem te huajve.Une marr ere goxha shume kah muzika se edhe vete kam kenduar dhe gjeja me e keqe qe mund ti ndodh nje artisti eshte te ndihet i lene anash nga bashkekombasit e vet.
    Respekte!
    ArsGothicë

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2006
    Postime
    42
    Me pelqen shume Arberie Hadergjonaj dhe e degjoj me endje ,sidomos kenget"Kitara"dhe "Miresia dhe e verteta"

  3. #33
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile Arberie Hadergjonaj - Pa Ty (Without You Remake)

    Arbërie Hadërgjonaj - Pa Ty

    Ajo mbrëmje e jetës time,
    do më mbetet ndër kujtime,
    ishte mbrëmje që shumë gjatë do t'a kujtoj,
    ti nuk flet, më buzëqesh dhe mendon,
    më trishton.

    Në mëngjes kur unë u zgjova, vetes time s'i besova,
    si të lashë të më braktisësh e të shkosh,
    dhe tani më mbetet vetëm të tregoj,
    oh të tregoj.

    E di,
    pa ty nuk mundem të jetoj,
    pa ty,
    si mund të duroj.

    E di,
    pa ty asgjë nuk ka kuptim,
    pa ty,
    si mund të jetoj.

    Ajo natë e jetës time,
    s'do më shlyhet nga kujtimet,
    ishte mbrëmje që shumë gjatë do t'a kujtoj,
    ti nuk flet, më buzëqesh dhe mendon,
    oh më trishton.

    E di,
    pa ty nuk mundem të jetoj,
    pa ty,
    si mund të duroj.

    E di, yeah,
    pa ty asgjë nuk ka kuptim,
    pa ty,
    nuk mund të jetoj.

    Oh e di, oh unë e di.

    Oh jo, jo jo jo jo jo.

    E di, yeah,
    pa ty asgjë nuk ka kuptim,
    pa ty,
    nuk mund të jetoj.

    Oh jo, jo jo jo jo jo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sa Kot : 28-07-2006 më 16:23
    As qe du me dit!

  4. #34
    Freedom Maska e Bianconero
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Ka kengetare TMERR, NORMAL, TE MIRE, SHUME TE MIRE. Arberia mendoj se eshte E MIRE.
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  5. #35
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Eshte shume e mire me pelqen zeri i saj.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e britneyfan
    Anëtarësuar
    28-10-2005
    Postime
    29
    Ajo eshte nje nage kengetaret me te mira te Shqiperise, me pelqen shume

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anëtarësuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    ALBERIE HADERGJONAJ
    kërkon divorcin


    Të gjithë mendojnë se tashmë ka gjetur qetësinë dhe harmoninë familjare pas plot shtatë vitesh sakrificë. Duke u bërë për një periudhë të gjatë kohe vetë nënë e vetë baba për fëmijët e saj iu përkushtua totalisht dy vajzave duke jetuar me shpresën se së shpejti do të bashkohej me bashkëshortin i cili vuante dënimin në burgun e Peqinit. Por duket se telashet nuk kanë fund. Shumë shpejt do të mësonim lajmin se marrëdhënia në çift e Albërie Hadërgjonajt me Mentorin është në krizë madje burime të sigurta për “Bluetooth” bëjnë të ditur se janë në prag të divorcit. Në dukje e pabesueshme por është e vërtetë. Familja Hadërgjonaj jeton në një nga pallatet
    e reja të ndërtuar në zonën “Komuna e Parisit” në katin e fundit. Siç mund
    ta shihni me vëmendje edhe nga fotot, duket qartë papafingo ku syrit të kujdesshëm nuk mund t’i shpëtojë edhe pjesa ndarëse me tulla të



    Kriza në çift, pak pas daljes së bashkëshortit nga burgu bardha. Nëse pyet rrotull shtëpisë së Albëries, komshinjtë janë shumë të rezervuar për të folur për të por duket qartë që diçka nuk shkon. “Kemi dëgjuar shumë thashetheme kohët e fundit për të.
    Thonë që nuk shkon mirë me te shoqin, madje që janë edhe në prag të ndarjes” – thotë një zonjë e moshuar. Ndërsa një tjetër të tregon: “Kohët e fundit po e shohim gjithmonë e më pak. Thuajse nuk është fare. E kemi parë disa herë me vajzat
    të cilat nuk i ndahen. Por me Mentorin nuk shkojnë mirë, kanë mosmarrëveshje”.
    Sipas një të njohure të saj, Albëria i ka kërkuar të shoqit ndarjen por ky i fundit nuk ka qenë dakord duke dashur t’i japë një tjetër mundësi. “Është vetë ajo që ka kërkuar
    ndarjen, madje dëshiron të jetojë veç duke marrë me vete dy vajzat. Ia ka
    kërkuar të shoqit këtë gjë por ai nuk pranon.”- shprehet ajo. Të gjithë shprehin
    habi se çfarë mund ta ketë shtyrë Albërien që vetëm tani që mendohet se rigjeti të shoqin, tashmë qe koha e orvatjeve të udhëtimit Tiranë-Peqin mbaroi, bashkë me to dhe pamundësia për të rritur e vetme dy fëmijët, të dëshirojë të ndahet nga bashkëshorti? Vetë këngëtarja nuk dëshiron të flasë për këtë, madje shpreh të kundërtën, se jeta e saj familjare shkon më së miri me ndryshimin e vetëm që tashmë thekson gjithmonë e më shumë faktin se me doemos duhet të rikuperojë
    kohën e humbur dhe të merret me veten, kryesisht muzikën. Koha që gjenden
    të bashkuar është prej 7 muajsh, që në Qershor, një të enjte kur Mentori la qelinë për t’u kthyer në gjirin familjar. Që prej asaj dite në shumë intervista Albëria është shprehur se tashmë ka rigjetur lumturinë dhe se vuajtjet për të morën fund. “Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar. Nuk është kollaj të bësh ballë vite sakrifice. Kam
    qenë nënë dhe baba në të njëjtën kohë. Për mua është një fillim i ri. Jeta më
    ka nisur nga e para dhe po përjetoj çastet më të bukura. Edhe pse jeta vazhdonte
    dhe gjërat mund të dukeshin normale kam pasur një vakum të madh që vetëm unë e di. Kur mungon njeriu i zemrës nuk mund të jesh ajo që duhet të jesh, nuk mund të
    jetosh normalisht. Mua më duhej t’i bëja ballë shumë gjërave e vetmuar por
    forcë më kanë dhënë vajzat e mia dhe Mentori nga qelia. Kam jetuar çdo ditë për të, me idenë që në një të ardhme të shpejtë do të bashkohesha në mënyrë
    që të harronim gjithçka”.- do të shprehej Albëria pak çaste pas lirimit të të shoqit.
    Pyetjes nëse kishte ndryshuar gjë në raportin e tyre në këto shtatë vite të
    gjata këngëtarja në intervistën e para disa kohëve iu përgjigj: “Nuk e di në mund
    të ketë ndryshuar gjë. Di që për atë njeri kam bërë të pamundurën. Jam e bindur
    që tani e në vazhdim do të jemi më mirë se ç’kemi qenë. Mentori tashmë
    do të shohë punën e tij, biznesin e vet që e pret ndërkohë që unë do të
    vazhdoj me karrierën time, do të vazhdoj t’i kushtohem këngës, tani me një
    dëshirë edhe më të madhe.” Dhe në fakt është e vërtetë, Albëria ka nisur t’i
    përkushtohet këngës duke realizuar disa materiale të reja dhe klipe, në përgatitje për
    albumin e saj të radhës në bashkëpunim më kompozitorë të njohur. Po kështu ajo
    do të jetë pjesëmarrëse edhe në festivalin e fundvitit në RTSH.

    Nga mertesa me Mentorin, Albëria ka dy vajza, Agnesa 16 vjeç dhe Anxhelina 14
    vjeç. Vajzat janë shumë të lidhura, si me nënën ashtu edhe me babain e tyre, i cili
    u ka munguar prej një kohe jo të pakët. Shtëpia ku banon familja
    Hadërgjonaj. (Në rreth zona ndarëse me tulla)

    EKSKLUZIVE

    teksti marr nga kavajalive

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Erlehta
    Anëtarësuar
    01-09-2005
    Postime
    31
    Mua kjo kengetare me ka pelqyer gjithmone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Erlehta : 23-10-2007 më 08:57
    *** *** ***
    Jetoj per ty,
    jeton per mua.
    Se shume me do,
    e shume te dua.

    *** *** ***

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Kanga ma e bukur e Alberies asht ajo qe ka kompozue Mond Zhulali me poezine e maposhteme timen! Ajo asht kangtare mjaft profesionale me nje vokal dhe timbrike te veçante e tejet me vlera!!!

    …………….


    Të jem një çast në krahët e tua
    Gjith jetën time do dhuroja.
    Je i imi!…Të dua!
    Enderroja…

    Të jem e jotja e fal gjith Botën!
    Ndaj them i dashur mijra fjalë…
    Je i imi!…. Të dua!
    Sa kam mallë.

    Kam dëshirë të them në sy: Të dua!
    Shpirti im.
    Të adhuroj!
    Njeri tjetrin marrëzisht e duam
    Veç për ty jetoj.


    Dashurija endet
    thell në shpirt
    Prêt nga ne të zgjohet
    Të na fal gjith Botën përjetsisht.


    Të mbaj në buzë aromën tënde
    Të ndjej në flokë një ledhatim
    Jam e jotja?!…më thuaj
    pambarim…

    Të shoh në sy buzqeshjen tënde
    Të puth në mbrëmjet e pa fund
    Falma vehten dhe endrrën
    Siç ta fala dhe unë.

  10. #40
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Eshte e vertete...kjo kenge eshte me e bukura, nuk e di se sa here mund ta kem degjuar!
    As qe du me dit!

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •