Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 46
  1. #21
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga Ermelita
    Ju lutem nese e dini ndokush tekstin e kenges "Jeta s'eshte loder" qe fitoi vendin e pare ne vitin 1996 ne festivalin e RTSH , le ta shkruaje !!
    Dikur fëmijë lodronim ne të dyja bashkë
    Një ditë kërkove kukullën, plot dëshirë t'a dhashë
    E dija se kjo lodër ishte e shtrenjtë për ty
    Dëshirën t'a lexova n'ata sy

    Një ditë do linim lodrat, fëmijërinë
    E bashkë do jetonim moshën e rinisë
    E para do mësoje të mijat ëndërrime
    Do njihje ti kush ishte dashuria ime

    Si t'a mendoja vallë, më thuaj, si t'a mendoja unë
    Ti më rrëmbeve jetën time, atë që desha shumë
    Si lodër do t'a mbash ti, e për sa kohë s'e di
    Ndaj s'të fal kjo zemra ime
    Si t'iu falë, më thuaj vallë...

    Kudo të shkoni pas ju ndjek mallkimi im
    Ky shpirt i vrarë që nuk gjen jo, asnjë ngushëllim
    Se lodër s'është kjo jeta ime, prandaj lehtë nuk u adhuroj
    Ndonëse dhimbja po më mbyt
    Do të di unë t'a jetoj...

    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 18-04-2006 më 18:11 Arsyeja: Nuk lejohen links per te shkarkuar kenget, lexoni rregullat e ketij forumi

  2. #22
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga shigjeta
    Nuk lejohen links per te shkarkuar kenget, lexoni rregullat e ketij forumi
    Oh...OK.

  3. #23
    * Yllëza e forumit *
    Anëtarësuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Kengen "Loçka jeme" Arberia ia ka kushtuar kinse vendlindjs se saj kosoves por qe mua nuk m pelqen fare ngase gjate tere vijes melodike veshet me zhurmojne nga oqka jeme , loqka jeme",kjo kenge e ka zbehur profilin artistik te kengetares,per mendimin tim.
    P.S. Flmnd,Sa kot
    ArsGothicë

  4. #24
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Red face

    Citim Postuar më parë nga Ermelita
    Kengen "Loçka jeme" Arberia ia ka kushtuar kinse vendlindjs se saj kosoves por qe mua nuk m pelqen fare ngase gjate tere vijes melodike veshet me zhurmojne nga oqka jeme , loqka jeme",kjo kenge e ka zbehur profilin artistik te kengetares,per mendimin tim.
    P.S. Flmnd,Sa kot
    Hey!

    Edhe mua nuk me pelqen fare kenga "Locka Jeme", po ka nje tjeter ajo qe ja ka kushtuar Kosoves qe quhet "Fajtore Nga Pafajesia" dhe eshte shume e bukur, te rrenqethen mishte po t'a degjosh.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e SnoW~DroP
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Postime
    432
    Kjo eshte nga kengetaret me pak te pelqyera.
    Sidomos kenga Lozonjarja..me vjen keq po ma ka shpifur
    Kosova ka plot kengetare te mira

  6. #26
    * Yllëza e forumit *
    Anëtarësuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Citim Postuar më parë nga SnoW~DroP
    Kjo eshte nga kengetaret me pak te pelqyera.
    Sidomos kenga Lozonjarja..me vjen keq po ma ka shpifur
    Kosova ka plot kengetare te mira
    Mendimi yt ky dhe eshte fakt se Kosova ka kengetare te mrekullueshme ashtu si ka edhe Shqiperia dhe mbare viset ku flitet gjuha shqipe.Nuk do te doja te beja ndarje te kengetareve qe kultivojne muzike te mirefillte,art i cili me fle ne shpirt ne baze te vendit ku jetojne,Kosove ,Shqiperi apoi Mal i Zi,te gjithe jemi nje komb dhe duhet te mburremi per kete,me falni qe une e theva pak kete deshire timen ne kete postim.
    ArsGothicë

  7. #27
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    587
    Love zerin e saj, sidomos kengen "Miresia dhe e Verteta" eshte shume mallengjyese.

    Ka ze shume te bukur dhe kap disa nota shume te veshtira. Edhe sic thote Dj, Ka vokal te paster

  8. #28
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Eshte nje kengetare modeste.

    Ne fakt me ka bere per te qeshur kur pasi kishte fituar cmimin e pare ne festival ne nje intervist u shpreh se Celine Dion nuk ka asgje me shume se ajo. :P
    HOLLAND...

  9. #29
    * Yllëza e forumit *
    Anëtarësuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Citim Postuar më parë nga Del Monako
    Eshte nje kengetare modeste.

    Ne fakt me ka bere per te qeshur kur pasi kishte fituar cmimin e pare ne festival ne nje intervist u shpreh se Celine Dion nuk ka asgje me shume se ajo. :P
    E vertete eshte.Se tekefundit,sado e famshme dhe me ze melodioz qe te jete,edhe Celine Dion eshte njeri prej mishi dhe gjaku dhe kushdo qe deshiron te arrije ne maje te suksesit,duhet te kete vetevleresim te larte qe ta bind nderdijen dhe te punoje me zell.
    ArsGothicë

  10. #30
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar më parë nga Ermelita
    E vertete eshte.Se tekefundit,sado e famshme dhe me ze melodioz qe te jete,edhe Celine Dion eshte njeri prej mishi dhe gjaku dhe kushdo qe deshiron te arrije ne maje te suksesit,duhet te kete vetevleresim te larte qe ta bind nderdijen dhe te punoje me zell.

    Vajze e mbare, nuk eshte puna se eshte e famshme apo dicka tjeter, puna eshte se si kengetare nga ana profesionale edhe teknike i ndajn planete, oqeane, male nga njera tjetra.

    Celine Dion kendon me ajer, me imagjinat, me teknik. Arberia kendon me fyt akoma. Mbase ti si di keto gjera por mund tia thuash Arberis si keshille, te mundohet te kaloj disa shkalle me siper fytit sepse ashtu si kendon ajo besoj se do ti shkaterohen kordat shume shpejt edhe sdo kendoj me. Apo skendon me tashi?

    Une te thash Arberia eshte vetem nje kengetare modeste per ne Shqiperi edhe asgje me shume. Tani nqs do ta mburrim kot per hatrin tend e bejm po ska qeder. Une po te them te verteten. Nqs merr vesh ti me shume me fal atehere, vazhdo fyjini njerzit me flluska sapuni per dicka qe s'jane.
    HOLLAND...

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •