Kjo Bote ka marre ters.
Në Spanjë, vendimi i Dhomës së Ulët të parlamentit për të ligjëruar martesat mes homoseksualëve e kanë ndarë shtypin vendas.
Në Francë shtypi trajton çështjen e referendumit, ndërsa në Gjermani gazetat raportojnë mbi hetimin parlamentar për një skandal që ka të bëjë me vizat.
Vendim i papritur
Gazeta spanjolle El Periodico e cilëson miratimin e ligjit - që lejon martesat mes homoseksualëve dhe adoptimin e fëmijëve - si një "fitore simbolike".
"Njëzetepesë vjet më parë një ligj i tillë as që mund të imagjinohej," vëren e përditshmja.
Ajo beson se ligji ka treguar mbi të gjitha "shkallën e emancipimit të shoqërisë spanjolle".
Por gazeta tjetër ABC nuk është shumë e bindur për këtë. "Qeveria u nxitua në bërjen e kësaj reforme sociale, e cila do të ketë efekte të pakthyeshme," shton ajo.
E përditshmja La Razon pajtohet me këtë argument.
"Vendosja e shoqatave të homoseksualëve në një nivel me institucionin e martesës është një çështje që ka nevojë të diskutohet më ngadalë, më hapur dhe me konsensus të gjerë social," shkruan gazeta.
Megjithë këto shqetësime El Pais pret tani që Dhoma e Lartë e parlamentit ta miratojë këtë ligj.
E përditshmja beson se ligji nuk është më i debatueshëm, sesa ishte më 1981-shin ligji për divorcin që tani pranohet gjerësisht nga shoqëria".
Rreza shprese
Gazetat franceze vazhdojnë të spekulojnë me rezultatet e referendumit për Kushtetutën Evropiane që zhvillohet më 29 maj.
Le Monde i trembet pasojave të një vote "Jo" në referendum.
Në një kryeartikull të sajin gazeta Le Nouvel Observateur shikon një rreze shprese nga kampi që pritet të votojë "Po".
Gazeta njofton se organizata e parë që në sondazhin e saj tregoi se ky kamp ishte prapa, tani deklaron se ndryshimi në votat "Jo" dhe "Po" është zvogëluar.
Kjo sipas gazetës do të inkurajojë mbështetësit e Kushtetutës Evropiane.
Demokraci e mërzitshme
Në Gjermani, dëshmia e një ish ministri para parlamentit si pjesë e hetimit për skandalin e vizave mbulohet gjerësisht nga shtypi.
Për gazetat, fakti që dëshmia e zotit Ludger Volmer u transmetua në televizion (e para herë në Gjermani) nuk përbën interes.
Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se seanca nuk i tërhoqi teleshikuesit siç mund të ishte pritur, sepse "seanca të tilla nuk reflektojnë të vërtetën e plotë".
Berliner Zeitung beson se dëshmia e ish zyrtarit nuk ishte e përshtatshme për t'u transmetuar në televizion, sepse ishte "shumë e mërzitshme".
"Demokracia është një çështje e mërzitshme. Ajo përparon shumë ngadalë," shton gazeta.
E përditshmja shkruan se dy televizione e ndaluan mbulimin e seancës përpara se zoti Volmer të përfundonte dëshminë e tij, dhe kjo nga frika se mos teleshikuesit e ndërronin kanalin.
Krijoni Kontakt