E Shtuna e Llazarit dhe e Diela e Dafinės
Java qė pason tė Dielėn e Shėn Marisė sė Egjiptit, quhet Java e Dafinės ose e Luleve. Shėrbesat e tė Martės sė kėsaj jave, pėrmendin qė miku i Jisuit, Llazari, ka vdekur dhe Zoti po shkon t'a ngjallė atė prej sė vdekurish (Joani 11). Nė ditėt qė pasojnė drejt sė Shtunės, Kisha, nė himnet dhe vargjet e saj, vazhdon ta ndjekė Jisuin drejt Betanisė, nė varrin e Llazarit. Tė Premten nė mbremje, vigjilja e kremtimit tė Ngjalljes sė Llazarit, "dyzet ditėt e mėdha shpėtimtare" tė Kreshmės sė Madhe, formalisht kanė arritur nė njė pėrflindim:
Mbasi kemi pėrfunduar dyzet ditėt pėr pėrfitim tė shpirtrave tanė, tė lutemi o Njeridashės, qė tė mundim tė shohin Javėn e Madhe tė Pėsimit Tėnd dhe nė tė, tė mundim tė Lavdėrojmė madhėshtinė Tėnde dhe planin Tėnd tė papėrshkruar pėr shpėtimin tonė... (Himn i Mbrėmėsores).
E Shtuna e Llazarit ėshtė njė kremtin paskal. Eshtė hera e vetme nė tėrė vitin kishtar, qė shėrbesa e Ngjalljes e sė Dielės kremtohet nė njė ditė tjetėr. Nė Meshėn e sė Shtunės sė Llazarit, Kisha lavdėron Krishtin si "Ngjallja dhe Jeta", i Cili me anė tė ngjalljes sė Llazarit ka konfirmuar, madje edhe pėrpara pėsimit dhe vdekjes sė tij, ngjalljen e Pėrgjithshme tė njerėzimit.
O Krisht Perėndia Ynė, kur ngjallėt Llazarin prej sė vdekurish, pėrpara Pėsimit Tėnd, tregove Ngjalljen e Pėrgjithshme. Prandaj edhe ne porsi fėmijėt qė mbanin palma e lule nė duar, shenja tė fitores dhe triumfit po tė thėrrasim: "O Mundės i Vdekjes, Hosana mė tė lartat! I bekuar ėshtė ai qė vjen nė emrin e Zotit (Pėrlėshorja e Festės).
Krishti Perėndi, gėzim i tė gjithėve dhe dritė e shkėlqim dhe ngjallje e tė gjithė njerėzve, pėrmbi dhenė u shfaq tani dhe sipas mirėsisė sė tij, na dha shėmbėllesėn e Ngjalljes sė nesėrme, mėshirėn dhe ndjesėn e mėkateve {Shkurtorja (Kondaqi).
Nė Meshėn Hyjnore tė sė Shtunės sė Llazarit, vargu pagėzimor nga Galatianėt: "Sa u pagėzuat me Krishtin, me Krishtin u veshėt" (Galatianėt 3:27), zėvėndėson Himnin Trishenjtor, duke treguar kėshtu karakterin ngjallėsor tė kremtimit dhe faktin qė e Shtuna e Llazarit ishte dikur njė ndėr pak ditėt e mėdha pagėzimore nė Vitin Kishtar tė Kishės Orthodhokse.
Pėr shkak tė ngjalljes sė Llazarit prej sė vdekurish, Krishti u pėrshėndet nga populli si Mesia i shumėpritur, Mbreti i Izraelit. Kėshtu, nė pėrmbushjen e profecive tė Dhiatės sė Vjetėr, ai hyri nė Jerusalem, Qyteti i Mbretit, hipur mbi pulishtin e njė gomari (Zaharia 9:9; Joani 12:12). Turma e pėrshėndeti atė me degė palmash nėpėr duar dhe duke britur thirrje lavdėrimi: Hosana! I bekuar ėshtė ai qė vjen nė emrin e Zotit! Biri i Davidit! Mbreti i Israelit! Pėr shkak tė kėtij lavdėrimi nga ana e popullit, priftėrinjtė dhe shkronjėsit bėnė kėshillė "ta vrisnin" (Lluka 19:47; Joani 11:53,12:10).
Festa e Hyrjes triumfale tė Krishtin nė Jeruzalem, E Diela e Dafinės, ėshtė njė nga dymbėdhjetė festat e mėdha tė Kishės. Shėrbesat e kėsaj tė Diele pasojnė direkt ato tė sė Shtunės sė Llazarit. Kisha vazhdon tė jetė e veshur me shkėlqimin ngjallėsor, e mbushur me himne qė vazhdimisht pėrsėrisin Hosana, blatuar Krishtit si Mesia-Mbret, i cili vjen nė emrin e Perėndisė Atė, pėr shpėtimin e botės.
Tropari kryesor i tė Dielės sė Dafinės ėshtė i njėjti me atė tė sė Shtunės sė Llazarit. Ai kėndohet gjatė gjithė shėrbesave dhe nė Meshėn Hyjnore ėshtė pėrdorur si antifoni i tretė, qė pason vargje psalmorė tė tjerė tė veēantė, tė cilėt kėndohen si antifone liturgjike nė vend tė atyre qė kėndohen normalisht. Tropari i dytė i festės, si edhe shkurtorja dhe himne e vargje tė tjera, vazhdojnė tė lavdėrojnė manifestimin triumfal tė Krishtit "gjashtė ditė para Pashkės", kur ai do e jepte vetveten nė Darkėn dhe nė Kryqin pėr jetėn e botės.
Hiri i Shpirtit tė Shenjtė na mblodhi sot; edhe tė gjithė e ngremė kryqin dhe themi: I bekuar ėshtė ai qė vjen nė emrin e Zotit, hosana nė mė tė lartat! (Vargu i Parė i Mbrėmėsores).
U varrosėm me pagėzimin bashkė me ty, o Krisht Perėndia ynė, u vlerėsuam pėr jetėn pa vdekje me Ngjalljen tėnde dhe tė thėrrasim me lavdi: Hosana nė mė tė lartat, i bekuar ėshtė ai qė vjen nė emrin e Zotit! (Tropari i Dytė).
Nė qiell si Mbret mbi fron, nė dhenė si rob mbi pulisht, na je shfaqur o Krisht Perėndi, prano lavdėrimin e engjėjve dhe kėngėt e fėmijve qė kėndojnė: I bekuar ėshtė ai qė vjen tė shpėtojė Adamin! (Shkurtorja).
Nė Mbrėmėsoren e festės tė sė Dielės sė Dafinės kėndohen profecitė nga Dhiata e Vjetėr rreth Mesias-Mbret dhe Ungjilli i Mėngjesit tregon hyrjen e Krishtit nė Jeruzalem. Pėrpara ose pas Meshės bėhet bekimi i degėve tė gjelbėra dhe pastaj ato i'u shpėrndahen besnikėve. Ata i mbajnė ato nė duar, si shenjė e lavdėrimit tė Jisuit si Mbret e Shpėtimtar. Kėto degė zakonisht janė palma ose dafina. Nė mungesė tė tyre mund tė pėrdoren degė tė tjera tė gjelbėra.*
Kur populli mban nėpėr duar degėt dhe i kėndon Zotit tė Dielėn e Dafinės, ata janė gjykuar sė bashku me turmėn e Jerusalemit. Sepse ishin tė njėjtėt zėra qė i thirrėn "Hosana" Krishtit dhe disa ditė mė vonė thirrėn pėr Krishtin tek Pilati "Kryqėzoje". Kėshtu, nė liturgjinė e Kishės jetėt e njerėzve vazhdojnė tė gjykohen kur ata e pėrshėndesin Krishtin me "degėt e fitores" dhe hynė me Tė nė ditėt e "pėsimit tė vullnetshėm".
* Nė vendin tonė pėrdoren degė dafine, si nė shumicėn e vendeve Europiane. Nė Palestinė palma ishte simbol i fitores, ndėrsa nė vendet mesdhetare tė Europės kjo simbolizohej nga dafina.
Ruaj Lidhjet