Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Teodor Keko

  1. #1
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189

    Teodor Keko

    Nga Besnik Mustafaj*

    Nder te gjithe miqte e tu te shumte, mua me ra shorti i veshtire te te them lamtumiren e fundit ne emer te tyre. Ne te gjithe te kemi dashur shume. Dhe po te japim sot me vete mirenjohjen tone me te thelle, per ate qe ti ke ditur, ke mundur dhe ke dashur te na japesh nje jete te tere.Une tani perfitoj nga heshtja jote e detyrueshme dhe do te them cfare te dua. Ti s'me nderpret dot me te tallur, sic beje zakonisht.

    Do te them se ti ishe trim.

    Kjo cilesi e demoduar nga pseudomoderniteti shqiptar, shfaqej tek ti ne nje menyre shume te fisme. Ne njezet e kater vjet miqesi me ty, kurre s'te kam degjuar te shash njeri, sic nuk te kam pare kurre te mburresh.

    Lum si ti per forcen qe kishe!

    Per shume e shume vite ti pate penen e gazetarit. Per disa vite pate edhe tribunen e Parlamentit. Krejt si Shen Mateu, ti krijove ungjillin tend per te verteten, larg adhurimit skllaverues per profetet, por edhe larg percmimit poshterues per ithtaret. Ti vetem u perpoqe si nje burre i lire, pa pranga te dukshme e as te fshehta, t'u jepje liri nga liria jote, njesoj bujarisht, si profeteve ashtu edhe ithtareve. Ti s'doje te ishe as profet, e as ithtar dhe duke dhene liri, ti shumefishoje lirine tende. Nga keto trimeri dije te beje ti, dhe dole keshtu i pandotur nga ferkimi i berrylave me harbutet e lajkataret qe rruga t'i sillte mori ne te majte e ne te djathte.

    Lum si ti per gjumin e qete qe do te besh!

    Edhe ti kishe armikun tend. Na e kishe thene ti vete, por edhe ne e kemi pare sa e sa here ti ndesheshe me te. Ishte merzia qe vinte nga koha, ne te cilen u shtri jeta, por edhe nga njerezit qe i sherbyen kesaj kohe. Ti e munde merzine, me beso te pakten sot. Si rrallekush nga bashkekohesit e tu e fitove kete beteje, duke i dhene cdo njerit nga castet e jetes tende kuptimin qe ty te pelqente. Ti krijove keshtu gjuhen tende, ku vetem ankimi nuk lejohej.

    Lum si ti per lumturine qe arrite!

    Edhe ti kishe pasionin tend te madh, te pashueshem, te hershem qysh ne rinine e pare e qe nuk e le kurre te venitet, kishe shkrimin. Sado qe jetoje si poet, edhe brenda shkujdesjes dukeshe sikur ndiheshe me mire se brenda cdo rrobe tjeter, ti ne te vertete kishe vezhgimin, vullnetin dhe talentin e prozatorit te fuqishem, te paperseritshem. Ti diteve jetoje si bohem i palodhshem, jetoje per sot dhe neteve, i vetedijshem se kishe shekujt per te fjetur, shperfillje gjumin e perkohshem e hidhje ne leter novelat e tua te mrekullueshme, do apo s'do ti, ato ore jetoje per te nesermen, lije per ne, per femijet e per niperit tane te ardhshem, nje shenje qe shkon pertej kujtimit permallues, lije vepren tende, permendoren tende te vertete, ate qe do te ruante lidhjen tende te perjetshme jo vetem me familjaret e miqte e tu, por sidomos me ata qe s'arriten te te njihnin.

    E kupton ti c'i ke bere vdekjes, o budalla?

    Edhe punet e perendise i ke sjelle te behen sipas deshires tende.

    Ik tani, ik!



    *Fjala e lamtumires ne varrimin e Teodor Kekos
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 19:00

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vete nuk e kam lexuar po ma kan treguar nji shkrim ose bised te Teodor Kekos mbi jeten shqiptare se si i kemi ne maredheniet nder njerzore.

    Po e tregoj me fjalet e mija..

    Nji Pallat ne vitet e post komunizmit.
    Jane mbledhur banoret e hyrjes dhe diskutojne problemet e tyre si hyrje dhe pallat.

    Ai i katit te pare thot..
    aman mor shok se vdiqem nga plehrat..eshte bere oborri posht penxhereve te mija qelbsirllek i madh... nuk hap dot penxheret se me mbysin mizat.. Ejani e dalim nji dit si Shkalle (hyrje ) e bejme nji pastrim te oborrit si dikure..

    Ja pret ai i katit te peste..
    Une per vete skam problem me mizat se aty lart te une ajri eshte i paster.. po une more shok vazhdoj ky njeriu i lartesive..ju ftoj te paguajme te tere nga 5000 lek e te blejme nji motorpompe qe te na vije uji dhe neve ne katet e larta..

    Joo tha ai i katit te pare.. une sjam tu pagu gjo i her se te un vjen uji pa problem..

    lol.

    Me kte skic te vogel..Teodor Keko ka then shume..
    Ja kush eshte solidariteti Shqiptar...xerroo me xhufk..
    Prandaj dhe varrezat jane mbushur keto 15 vjet me njerez qe nuk u kish ardhur sahati i vdekjes natyrale..por nga krimininaliteti.


    Ishte njeri babaxhan.
    Thot populli..sa sheleg shkojne para desheve..gjynaff.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Teodor Keko

    Takim me Dorin… 20 vjet nga ikja, ‘yjet’ e skenės kujtojnė Teodor Kekon

    20 vite nga ikja e Teodor Kekos, yjet e skenės bėhen bashkė pėr tė kujtuar shkrimtarin.

    Me mbėshtetjen e Ministrisė sė Kulturės, Luiza Xhuvani, Kastior Ēaushi, Ardit Gjebrea dhe Kristian Koroveshi do tė interpretojnė mė 14 shtator nė sallėn e katedrales ortodokse, nė Tiranė.

    Aktiviteti do tė mbahet nė orėn 20:00 me titullin ‘Taki me Dorin’.

    “Mes poezish, muzikės, kujtimeve… duket sikur Dori nuk ka ikur asnjėherė. Ndaj dhe vazhdojmė ritualin e takimeve… Edhe kėtė herė, edhe pas 20 vitesh. Nė njė mbrėmje-homazh pėr Teodor Kekon, me vargje, muzikė, yje tė skenės, miq… e tė tjera, e tė tjera… jeni tė ftuar” – shkruan ministrja Elva Margariti.

    Teodor Keko ishte shkrimtar dhe publicist shqiptar. Ai lind nė Tiranė, i biri i regjisorėve tė kinematografisė Endri dhe Xhanfize Keko. Ndoqi studimet e larta nė Universitetin e Tiranės nė degėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe. Nė fillimet e tij punoi si gazetar nė gazetėn letrare “Drita”, dhe nė gazetėn e pėrditshme “Koha Jonė”, mė vonė ka punuar nė gazetėn “Aleanca” si redaktor.

    Pėr njė periudhė kohe ka qenė deputet i Parlamentit shqiptar. Teodor Keko i filloi publikimet e tij nė vitin 1980 dhe ėshtė autor i 15 volumeve nė zhanre tė ndryshme si, poezi, dramė, novelė si dhe tregimeve tė shkrutra.

    /a.r - Javanews.al

    https://javanews.al/takim-me-dorin-2...-teodor-kekon/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •