Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 166 prej 166
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e kuds
    Anėtarėsuar
    23-03-2006
    Postime
    49

    Nje Grua Si Kjo....

    --Hifa e ndershme

    Ajo ėshtė njėra, nga koha e ndershme e Pejgamberit alejhi selam. Nė Medine -Munevere ajo ka qenė grua pėr bukurin e sė cilės janė thurur tregime. Erdhi te Pejgamberi alejhi selam dhe i tha: "Mė mėso atė qė mė dėrgon nė Xhennet." Resulullahi alejhi selam i tha: "Sė pari ėshtė e nevojshme tė martohesh pėr dikėn. Me kėtė vepėr sigurisht e fiton gjysmėn e imanit."
    O i Dėrguari i Allahut pyeti ajo,"kush tė mė bėhet shok, dhėndėr? Mė ka kėrkuar dorėn time udhėheqėsi i Abisinisė, mbreti Negus, e unė e kam refuzuar. Ubejdullahi i ka dhėnė 100 deve dhe disa gjėra tjera e unė e kam refuzuar. Ti thua qė martesa do tė mė shpėtoj nė botėn tjetėr. Ndėrsa jam e kėnaqur me atė qė ma zgjedh ti o i Dėrguari i Allahut. Dhe Pejgamberi alejhi selam e kuptoi se nėse preferon njėrin nga sahabėt tjetrit nuk do ti ofrohet rasti pastaj tha: "Ai qė do tė hyjė i pari nė xhami, kjo grua do tė jetė e tij.
    Me kėtė zgjedhje tė gjithė ishin tė kėnaqur. Por Allahu xheleshanuhu u dha asi gjumi sa qė asnjė prej tyre nuk mundi tė zgjohej nė sabah. Pejgamberi alejhi selam priste se kush i pari do tė hyjė nė xhami dhe pėrnjėherė u paraqit Shuhejbi. Pa asgjė askund i varfėr, ai ka qenė njeri i cili nuk kishte pamje tė hijshme, i gjatė i dobėt ndėrsa Hifa ishte prapė grua e pasur e bukur pa masė. Resulullahi alejhi selam pas namazit e thirri Hifen dhe ia sqaroi situatėn. Hifa ishte e kėnaqur me atė qė Allahu subhana ve teala i kishte caktuar. I Dėrguari i Allahut alejhi selam filloi hutben dhe tha : "Shuhejb ngriu dhe jep diēka pėr kėtė grua "Shuhejbi u pėrgjigj : "O i Dėrguari i Allahut po ti e din se nga gjėrat e dunjas nuk kam asnjė dėrhem"

    Hifa i urdhėroi shėrbėtorėt ta sjellin qesen prej 1000 dėrhem nė argjend. Ia dha Shuhejbit pastaj ai i dha diēka nga ato. Pastaj i Dėrguari alejhi selam tha:"Shuhejb merre gruan dhe dėrgo nė shtėpi ."

    Shuhejbe u pėrgjigj :"O i Dėrguari i Allahut nė cilėn shtėpi ta dėrgoj kur ti e din se shtėpia ime ėshtė xhamia?"

    Ndėrsa u pėrgjigj Hifa dhe tha: Ta dhuroj njė shtėpi tė gatshme e cila gjendet nė kėtė vend, e tash ngrihu e mė qo atje."
    Resulullahi alejhi selam ua tha njė dua, ndėrsa sahabėt e lutnin Allahun dhe e falėnderonin. U ngritėn dhe shkuan nė shtėpi. Kur pėrfunduan me bisedė pastaj erdhi koha e gjumit Hifa tha ; "Shuhajb dije se unė jam mirėsia jote ndėrsa ti je nevoja ime. Por qė ti ta falėnderosh Allahun subhana ve teala nė kėtė mirėsi, e qė unė nė kėtė nevojė tė jem e durueshme, eja qė kėtė natė ta kalojmė nė ibadet. Ti qė ti bashkėngjitėsh sevapeve qė u jep Allahu atyre qė e falėnderojnė ndėrsa unė tė jem prej sabėrlive. Sepse Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Nė xhenet ėshtė njė ēardak e gjatė dhe nė tė do tė hyn vetėm ata qė e falėnderojnė Allahun dhe janė prej durimtarėve."

    Atė natė tė dytė qenė tė zėnė me ibadet dhe nėnshtrueshmėri Allahut subhana ve teala. Shuhejbi shkoi nė namaz tė sabahit, ndėrsa erdhi edhe xhebraili ta njoftoj pejgamberin alejhi selam se ēka ka ndodhur natėn e kaluar. U sjellke lajme tė gėzuara pėr xhenet dhe bukurit e Allahut.Resulullahi alejhi selam iu drejtua Shuhejbit : "Shuhejbe ,desha tė pyes se ēka ka ndodhur natėn e kaluar?"

    Pyet o i Dėrguari i Allahut u pėrgjigj Shuhejbe. Resulullahu alejhi selam ua sqaroi situatėn dhe atė se ēka ka ndodhur, dhe ua dha lajmin e gėzueshėm." Ju jeni prej xhennetlive dhe do ta shihni Allahun e Lartėsuar."

    Shuhejbe nga gėzimi qė do tė jetė prej atyre qė do ta sheh Allahun e Lartėsuar, e lėshoi kokėn nė sexhde dhe e luti Allahun subhana ve teala: "Allahu im, nėse mė ke falė, ma merr shpirti tim qė mos tė gaboj mė."
    Derisa ishte nė sexhde, Allahu i Lartėsuar ia pranoi duan dhe ia murr shpirtin. Pėr kėtė tė gjithė qanė. Pejgamberi alejhi selam tha: "diēka qė edhe mė shumė do tė ju habis ėshtė se edhe Hifa ia dha shpirtin Hakkut."

    Tė dyve ia falėn xhenazen. Qė tė dytė i varrosėn njėrin afėr tjetrit, dhe te kokat e tyre i vendosėn dy gurė, nė njėrin shkruante :
    "Kėtu ėshtė varri i atij i cili e falėnderoi Allahun subhana ve teala nė mirėsitė tė cilat ia kishte dhėnė "
    ndėrsa nė tjetrin : "Kėtu ėshtė varri i atij qė ka qenė i durueshėm nė nevojėn tė cilėn Allahu ia kishte caktuar"
    Ashtu ka qenė imani i fortė i sahabėve tė ndershėm tė Pejgamberit alejhi selam.

  2. #162

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Thesare te cmuara


    Ka thene Profeti (Alejhi Selam)

    - Kush fal namazin e sabahut me xhamet dhe pastaj ulet dhe perkujton Allahun derisa te linde dielli dhe pastaj fal dy rekat,ajo eshte sikur ka bere haxh dhe umre,te plote,te plote,te plote

    - Kush agjeron muajin e ramazanit me iman dhe duke shpresuar prej Allahut shperblim atehere i falen atij mekatet e kaluara.

    - Kush thote ''subhanallahi ue bihamdihi'' 100 here ne dite,i falen atij mekatet qofshin ato edhe sa shkuma e detit.

    -Kush lexon ajetin kursij ne fund te cdo namazi farz nuk e ndalon ate ndonje gje per te hyre ne xhennet vetem se vdekja.

    - Kulhuvallahu ehad permban 1/3 e kur'anit.
    - Nuk ka ndonje gje me te rende ne peshoren e besimtarit diten e gjykimit sesa morali i larte.

    - Kush agjeron nje dite ne rruge te Allahut ja largon Allahu atij fytyren 70 vjeshta (vjet) nga zjarri e xhehenemit.

    - Kush bie nje here salavat mbi mua,bie Allahu mbi te 10 here dhe i fshine 10 te keqija dhe e ngrene ate 10 grade.

    - Nuk e kthen caktimin vetem se duaja dhe nuk e shton jeten vetem se bamiresia.

  3. #163
    _____________ Maska e HamatieL
    Anėtarėsuar
    13-04-2006
    Postime
    33

    Toleranca fetare,ne qyteterimin islam.

    Nese do mernim globin dhe ta rrotullonim,pastaj te vendosnim gishtin me sy mbyllur do te shihnim qe gishti eshte vendosur ne nje vend ku derdhet gjak muslimanesh.Kur ishin muslimanet prijesit e botes ishte krejt ndryshe.
    Umer bin Hattabi caktoi Amer bin Asin si guvernator te egjiptit.Egjipti perbehej nga muslimane dhe nga te krishtere,te cilet njihen dhe me emrin Kopte.
    Ne garat e kuajve qe zhvilloheshin,ne konkurentet me te mire ishin nje i krishtere dhe djali i guvernatorit.Ne fund garen e fiton i krishteri.Djali i guvernatorit i zemeruar e godet te krishterin me kamzhik ne koke duke i thene : - Si ta fitosh garen ti,kur une jam djali i guvernatorit?
    Por i krishteri e dinte qe muslimanet ishin te drejte dhe do te vendosnin drejtesi ne kete ceshtje.I bindur per kete,merr rrugen dhe udheton nga Egjipti per ne Medine,ku takon Umer bin Hattabin udheheqesin e muslimaneve te cilit i thote : - Me goditi dhe me tha qe jam djali i guvernatorit.Kur e degjoi Umeri kete i shkroi nje leter Amrit ku e urdheronte te vinte menjehere bashke me te birin.
    Pasi Amri erdhi me te birin dhe u takuan me Umerin ky i fundit merr kamzhikun edhe ia drejton te krishterit dukei thene :- Tani bjeri djalit te guvernatorit - keshtu krishteri i bie te birit te Amrit.Umeri i thote :- Tani bjeri dhe kokes se guvernatorit. I krishteri i habitur i thote ua me goditi djali i guvernatorit dhe jo vete guvernatori.Por Umeri ia ktheu jeri dhe guvernatorit pasi djali i tij u mbeshtet mbi pushtetin e babait.Me pas i drejtohet Amrit dhe i thote:
    - Qysh kur keni filluar ti roberoni njerezit,ne nje kohe kur nenat i kane lindur te lire?


    Kur Amer bin Asi eshi te zgjeronte xhamine,e cila njihet dhe sot me emrin e tij,punimet i pengoi shtepia e nje gruaje plake te krishtere.Amri i ofroi pasuri ne kembim te tokes dhe shtepise por ajo refuzoi.Atehere Amri ia shembi shtepine dhe plotesoi zgjerimin e xhamise.Gruaja kishte degjuar per drejtesine e Umerit dhe vendosi ti shkruaje nje leter.Kur i arrin letra Umerit urdheron menjhere Amrin me ane te nje letre qe ta prishte perseri pjesen e xhamise qe ishte ndertuar mbi token e gruas se krishtere dhe ta rindertonte shtepine e saj.Kur i arrin Amrit letra e prish pjesen e xhamise qe ishte ndertuar ne vendin e te krishteres dhe ia rinderton perseri shtepine e shembur.



    Historia na tregon qe nje here Umeri teksa po ecte ne rruget e Medines shikon nje plak cifut te moshuar qe lypte.Umeri pyetii e ke hallin o xhaxha?cfare te ka detyruar te lypesh?- Lyp pasi nuk kam per te paguar xhizjen (takse qe u merrej cifuteve dhe kristianeve ne kembim te mbrojtjes) i tha plaku.
    Umeri i thote :- Per Zotin nuk jemi sjelle mire me ty ta marrim xhizjen ne rini dhe te leme te vuash ne pleqeri.Per Zotin do te te caktoj nje sasi te hollash ti marresh nga te ardhurat e shtetit.Ne Islam nuk njiheshin dallimet racore.

  4. #164
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Citim Postuar mė parė nga HamatieL
    Historia na tregon qe nje here Umeri teksa po ecte ne rruget e Medines shikon nje plak cifut te moshuar qe lypte.Umeri pyeti:-Si e ke hallin o xhaxha?cfare te ka detyruar te lypesh?- Lyp pasi nuk kam per te paguar xhizjen (takse qe u merrej cifuteve dhe kristianeve ne kembim te mbrojtjes) i tha plaku.
    Umeri i thote :- Per Zotin nuk jemi sjelle mire me ty ta marrim xhizjen ne rini dhe te leme te vuash ne pleqeri.Per Zotin do te te caktoj nje sasi te hollash ti marresh nga te ardhurat e shtetit.Ne Islam nuk njiheshin dallimet racore.
    Historia do kishte qene me kuptimplote per fene Islame sikur Umeri te mos kishte bere as dallime fetare e te kish caktuar dikend qe te hiqte taksen fetare me emrin e rende xhize, dhe jo vetem te ndihmonte nje plak qe lypte nga halli pasi nuk donte te leshonte fene e vjeter te zemres.

  5. #165
    _____________ Maska e HamatieL
    Anėtarėsuar
    13-04-2006
    Postime
    33

    Moralet ushtarake te muslimaneve.

    Me gjithe zhvillimet e fuqishme dhe thirrjet per drejtesi akoma nuk kemi dicka qe te njihet si moral lufte dhe te gjeje zbatim.
    Kurse muslimanet para 1400 vjetesh njihnin dhe respektonin ligje te tyre qe kishin te benin me moralin ne lufte.

    Ebu Bekri para se te nisej ushtria per ne lufte,i keshillonte :
    Mos mashtroni,mos vrisni foshnje,mos vrisni pleq,mos vrisni gra,mos vrisni kafshet,mos i prisni pemet,mos i shembni shtepite,mos ua digjni te mbjellat.Do te gjeni njerez,te cilet jetojne ne manastire,mos u beni keq atyre.Mos e sulmoni armikun ne mengjes heret qe te mos frikesoni grate dhe femijet.

    Kur Halid bin Velidi hyri ne Persi,gjeti dy burra ne manastir.Njerin e quanin Nafi ndersa tjetrin Sirin.Ne fillim deshi ti vriste ,por kujtoi porosine e Ebu Bekrit dhe i la.Nga te dy keta burra linden dy njerez te famshem ne historine islame.Njeri ishte Ukbe bin Nafiu qe shtiu ne dore Afriken e Veriore kurse tjetri ishte Ibnu Sirini qe ishte dijetar i shkencave te hadithit dhe fikhut.

    Kur muslimanet moren nje qytet te Sirise,u moren banoreve vendas taksen e njohur me emrin xhizje e cila jepet ne kembim te mbrojtjes.Me pas romaket e sulmuan perseri qytetin dhe i detyruan mualimanet ta braktisin ate.Para se ta linin qytetin Halid bin Velidi ua ktheu te gjitha taksat banoreve duke u thene: Ua morem taksen ne kembim te mbrojtjes ,tani qe nuk mundemi tju mbrojme po ua kthejme perseri.

    Krahasoni keto morale te muslimanve me ate qe ndodh sot.Krahasojini keto veprime me bombat atomike qe u hodhen ne Hiroshime dhe Nagasaki.

  6. #166
    _____________ Maska e HamatieL
    Anėtarėsuar
    13-04-2006
    Postime
    33

    Njerezit me te mire.

    Njerezit me te mire

    Njerezit me te mire,me te persosur,me grade me te larte,me te afert me Allahun,me te fortet me besim dhe me te udhezuarit,jane ata qe e kane roberimin ndaj Allahut me te persosur.
    Ky eshte kuptimi i Islamit,me te cilin Allahu dergoi te Derguarit dhe Librat e Tij,kuptim qe tregon nenshtrim vetem ndaj Allahut e askujt tjeter,sepse ai qe i nenshtrohet si Allahut ashtu dhe dikujt tjeter eshte idhujtar ndersa ai qe refuzon ti nenshtrohet Allahit eshte mendjemadh dhe kokeforte.

    I Derguari,alejhi selam,ka thene: "Asnje,qe ka,qofte dhe sa nje grimce mendjemadhesie ne zemren e tij,nuk do te hyje ne Xhenet.Po keshtu,asnje qe ka ,qofte edhe nje grimce besimi ne zemren e tij,nuk do te qendroje pergjithmone ne Xhehenem." Muslimi

    I Derguari,alejhi selam,mendjemadhesine e ka vendosur perballe besimit sepse ajo e hedh poshte roberimin e vertete,sic transmeton ne nje hadith te sakte Kudsij,se Allahu thote: " Krenaria eshte mbeshtjellesi Im (rida-ja pjesa e siperme e ihramit) ndersa madheshtia eshte petku Im (izar-i pjesa e poshtme e ihramit),pra kush deshiron te matet me Mua ne keto dy gjera,Une do ta hedh ne zjarr." Muslimi dhe Ebu Daudi

    Madheshtia dhe Krenaria jane karakteristika hyjnore.Krenaria eshte me e larte se Madheshtia,e cila si nje mbeshtjelles (rida) i siperm dhe Madheshtia eshte si petku i poshtem (izar)

    Per kete arsye,komanda ne namaz ,fjalet e ezanit dhe tekbiri ne dy Bajramet eshte shprehja " Allahu Ekber " Allahu eshte me i Madhi,gjithashtu eshte e pelqyer te thuhet tekbiri ne vende te larta si ne Safa dhe Merua,kur hipen ne mjetin e transportit etj.Kur thirret ezani ku dhe permendet thenia " Allahu Ekber " shejtani largohet. Allahu i Madheruar thote:

    " Me therrisni Mua: Une ju pergjigjem,por ata qe jane mendjemedhenj ne adhurim ndaj Meje do te perfundojne ne Xhehenem te poshteruar. " Gafir 60


    Te qenurit rob i All-llahut - Iben Tejmijje

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •