Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 44
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Historia ndryshe

    Historia ndryshe
    http://historia.balli-kombetar.org/

    Historia e 50 vjetėve tė fundit tė shekullit tė kaluar, ėshtė njė nga periudhat mė tė diskutuara dhe mė kontradiktore tė historisė sė Shqipėrisė. Kjo periudhė u karakterizua nga njė propagandė intensive e aparatit shtetėror komunist, e cila synonte qė t'ua paraqiste shqiptarėve si njė parajsė diktaturėn komuniste. Nga ana tjetėr pėr tė justifikuar Luftėn Civile tė viteve 1943-1944, pėr tė cilėn ishin shkaktarė tė ndėrgjegjshėm, komunisėtėt bėnė njė propagandė tė fuqishme kundėr tė gjithė kundėrshtarėve tė tyre politikė dhe nė veēanti kundėr Ballit Kombėtar, duke e paraqitur kėtė tė fundit si "tradhėtar" dhe "bashkėpunėtor tė tė huajve". Por si qėndron e vėrteta e Luftės Civile? Cilat ishin shkaqet e fillimit tė saj? Si u zhvillua dhe si pėrfundoi kjo luftė vėllavrasėse? Pėrse komunistėt e vazhduan pėr 50 vjet me radhė propagandėn kundėr Ballit Kombėtar, nė njė kohė qė e fituan luftėn dhe pushtetin qė nė vitin 1944?

    Nėse dėshironi tė mėsoni mbi kėto ngjarje qė pėrcaktuan historinė e 50 viteve tė fundit tė shekullit XX-tė, ju ftojmė tė lexoni dokumentet dhe artikujt e mėposhtėm. Qėllimi ynė ėshtė qė t'i japim lexuesit tė paanshėm mundėsinė dhe informacionet e duhura qė ta gjykojė vetė dhe jo nėpėrmjet mbeturinave tė propagandės komuniste, historinė e Luftės Civile dhe tė diktaturės komuniste.

    http://historia.balli-kombetar.org/

    PERIUDHA 1939-1944
    - Historia e Luftės Civile nė Shqipėri - Abas Ermenji
    - Procesverbali i mbledhjes parapėrgatitore tė Mukjes nė Tapizė
    - Teksti origjinal i Marrėveshjes dhe i Proklamatės sė Mukjes
    - Kush e drejtonte partinė komuniste shqiptare? - Fotodokumente
    - "Sazanė e Karaburunė i kam vatanet e mia..."
    - Lufta e Shqiptarėve tė Maqedonisė nė radhėt e Ballit Kombėtar


    PERIUDHA 1944-1990
    - Nėn terrorin komunist - Luan Myftiu
    - Njė dritare burgu - Petrit Velaj


    Pėr mė tepėr lexoni tek:
    http://historia.balli-kombetar.org/
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    djalli,mė i dashuri i Zot
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Nė Zvicerr
    Postime
    116
    Citim Postuar mė parė nga karaburuni
    Historia ndryshe
    http://historia.balli-kombetar.org/

    Historia e 50 vjetėve tė fundit tė shekullit tė kaluar, ėshtė njė nga periudhat mė tė diskutuara dhe mė kontradiktore tė historisė sė Shqipėrisė. Kjo periudhė u karakterizua nga njė propagandė intensive e aparatit shtetėror komunist, e cila synonte qė t'ua paraqiste shqiptarėve si njė parajsė diktaturėn komuniste. Nga ana tjetėr pėr tė justifikuar Luftėn Civile tė viteve 1943-1944, pėr tė cilėn ishin shkaktarė tė ndėrgjegjshėm, komunisėtėt bėnė njė propagandė tė fuqishme kundėr tė gjithė kundėrshtarėve tė tyre politikė dhe nė veēanti kundėr Ballit Kombėtar, duke e paraqitur kėtė tė fundit si "tradhėtar" dhe "bashkėpunėtor tė tė huajve". Por si qėndron e vėrteta e Luftės Civile? Cilat ishin shkaqet e fillimit tė saj? Si u zhvillua dhe si pėrfundoi kjo luftė vėllavrasėse? Pėrse komunistėt e vazhduan pėr 50 vjet me radhė propagandėn kundėr Ballit Kombėtar, nė njė kohė qė e fituan luftėn dhe pushtetin qė nė vitin 1944?

    Nėse dėshironi tė mėsoni mbi kėto ngjarje qė pėrcaktuan historinė e 50 viteve tė fundit tė shekullit XX-tė, ju ftojmė tė lexoni dokumentet dhe artikujt e mėposhtėm. Qėllimi ynė ėshtė qė t'i japim lexuesit tė paanshėm mundėsinė dhe informacionet e duhura qė ta gjykojė vetė dhe jo nėpėrmjet mbeturinave tė propagandės komuniste, historinė e Luftės Civile dhe tė diktaturės komuniste.

    http://historia.balli-kombetar.org/

    PERIUDHA 1939-1944
    - Historia e Luftės Civile nė Shqipėri - Abas Ermenji
    - Procesverbali i mbledhjes parapėrgatitore tė Mukjes nė Tapizė
    - Teksti origjinal i Marrėveshjes dhe i Proklamatės sė Mukjes
    - Kush e drejtonte partinė komuniste shqiptare? - Fotodokumente
    - "Sazanė e Karaburunė i kam vatanet e mia..."
    - Lufta e Shqiptarėve tė Maqedonisė nė radhėt e Ballit Kombėtar


    PERIUDHA 1944-1990
    - Nėn terrorin komunist - Luan Myftiu
    - Njė dritare burgu - Petrit Velaj


    Pėr mė tepėr lexoni tek:
    http://historia.balli-kombetar.org/
    Komunizmi nuk ishte sistem shqiptar por botėror!Ky nuk lindi nė shqipėri as nuk vdiq nė shqipėri!Meqenėse ishte sistem botėror,i pėrhapur nga i forti e jo nga i dobėti(sepse i dobėti asnjėherė nuk ka vlera dhe dituri pasi qė ėshtė i dobėt)ai edhe u pėrhap gjithandej ku i forti kishte pushtuar botėn!...Njėjtė si me fetė tjera krishterimin,islamizmin etj.
    Balli Kombėtar kishte parime tė drejta sa i pėrket qashtjes kombėtare por ireale pėr situatėn e interesave tė tė fortėve USA dhe BRSS!Pėrderisa Partia Komuniste e Shqipėrisė pėrpiqej qė shqipėrinė ta ruaj duke i patur parasysh (me dhunė)interesat e tė mėdhenjve,Balli donte tė njėjtėn gjė apo dhe mė mirė,por duke injoruar interesat e tė Mėdhenjve dhe forcat e tyre nė teren!Veprimi i Partisė Komuniste shqiptare ishte i vetmi i mundėshmi ndersa ai i Ballit ishte i vetmi i dėshirueshmi!Se dėshira dhe mundėsia,janė dy gjėra jo tė pėrbashkėta,kėte po e shohim edhe sot me zhvillimet nė ballkan dhe mė gjėrė!...Sidomos lufta e Kosovės e tregon shumė qartė dėshirėn dhe mundėsinė si gjėra jo tė pėrbashkėta,por edhe nganjėherė krejtėsisht tė kundėrta!

    Ky ishte edhe mendimi i tė ndjerit Halim Mula,ballist dhe ish oficer i lartė ushtarak nė qeverinė e A.Zogut!

    (Bisedova vet me te pėr kėtė qashtje nė verė tė vitit 1988 nė mėrgim!)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ademur : 21-04-2005 mė 09:47

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    karaburuni, faleminderit qe e hapet kete teme.

    Ju pershendes.

    p.s. ohhh dhe sa e sa vepra jane akoma te pabotuara qe japin nje kendveshtrim tjeter nga ai me te cilin ishte mesuar vendi yn gjate atyre 50 vjeteve... por koha do ti tregoj te gjitha...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Procesverbal i takimit nė Tapizė, 26 korrik 1943 midis Ballit dhe NacionalClirimtares

    Procesverbal i takimit midis delegacioneve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm NĒ dhe tė Ballit Kombėtar nė Tapizė, 26 korrik 1943

    Sot mė 26 korrik 1943, ora 11 p.dite, u mblodhėn nė shtėpinė e Z. Dr. Ilisan Toptani nė katundin Tapizė tė Tiranės, Delegacioni i Kėshillit tė Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar, i pėrbėrė prej Z. major Abaz Kupi. Myslim Peza, Dr. Ymer Dishnica, Kamber Qafmolla dhe Mustafa Gjinishi dhe Delegacioni i organizatės "Balli Kombėtar", i pėrbėrė prej Z. Mithat Frashėri, Hasan Dosti dhe Faik Quku. Me vendim tė pėrbashkėt u zgjodh Z. Mithat Frashėri si kryetar i mbledhjes dhe Z. Mustafa Gjinishi si sekretar. U vendos tė pranohen si dėgjues Z. Pater Lek Luli, Dr. Ihsan Toptani, Xhemal Herri, Gogo Nushi, Sali Vata dhe Abdullah Ymeri. Delegatėt e tė dyja organizatave, duke interpretuar dėshirėn dhe vullnetin e popullit shqiptar pėr me ndjekė njė luftė tė pėrbashkėt kundėr okupatorit fashist dhe atė tė dy organizatave pėrkatėse, vendosėn:

    Neni 1: Tė formohet njė komitet i pėrbashkėt lufte me emrin "Komiteti i Shpėtimit tė Shqipėrisė".
    Neni 2: Komiteti pėr shpėtimin e Shqipėrisė ka pėr qėllim realizimin e kėtij programi:
    1- Luftė imediate kundėr armikut okupator pėr ēlirimin e Shqipėrisė.
    2- Indipendencėn e plotė tė Shqipėrisė nė kufijtė e 1913-ės dhe realizimin e bashkimit me atdheun shqiptar tė viseve tė banuara prej shqiptarėsh, nė virtut tė parimit tė pėrgjithshėm tė vetėvendosjes sė popujve, tė njohur universalisht dhe garantuar prej Kartės sė Atlantikut.
    3- Njė Shqipėri tė lirė independente, demokratike tė vėrtetė.
    4- Forma e regjimit do tė caktohet prej vetė popullit me anėn e njė asambleje konstituante, tė zgjedhur me sufrazh universal.
    5- Komiteti i Shpėtimit tė Shqipėrisė pushon tė ekzistojė me formimin e njė qeverie provizore.

    Komiteti i Shpėtimit tė Shqipėrisė do tė formohet sa mė shpejt qė ta lejojnė rrethanat.

    Delegatėt e Ballit Kombėtar pėr deri nė aprovimin e organizatės sė tyre e nėnshkruajnė kėtė rezolucion "Ad referendum".

    Delegatėt

    K. i Pėrgjithshėm Nacionlaēlirimtar (5 firmat)

    Balli Kombėtar (3 firmat)

    AQSH. F. 14. dos. 21
    E drejta vonon, por nuk harron!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Proces-verbal
    Sot mė datė 1 gusht 1943 u mbajt nė katundin Mukje, mbledhja e dytė e delegacioneve tė Organizatės B.K. dhe tė Organizatės Nacional-Ēlirimtare.
    Kryesia e mbledhjes me vota unanime iu ngarkua Z. Thoma Orollogajt dhe sekretaria Z. M. Gjinishi. Bisedimet i hap Z. Dosti, delegat i B.K. i cili deklaron se pas bisedimesh qė bėri qendra e Ballit proces-verbalit tė marrėveshjes sė bėrė mė 26 korrik 1943, tė nėnshkruar ad-referendum prej delegacionit tė Ballit, e gjen tė nevojshme tė bėhet njė shqyrtim disa pikave tė akordit tė arritun.
    Bisedohet dhe vendoset qė pika 1 e nenit 2 tė ndryshohet dhe tė qėndrojė nė kėtė mėnyrė:
    Pika 1. Luftė imediate kundėr armikut okupator dhe kundėr ēdo armiku tjetėr eventual okupator
    Pika 2. Luftė pėr njė Shqipėri independente dhe pėr zbatimin e parimit tė njohur universalisht e tė garantuar nga Karta e Atlantikut tė vetėvendosjes sė popujve pėr njė Shqipėri Etnike.
    Pika 3. ndryshohet dhe pranohet nė kėtė mėnyrė:
    Njė Shqipėri tė lirė, indipendente, demokratike, popullore.
    Pika 4. ndryshohet dhe pranohet nė kėtė mėnyrė:
    Komiteti pėr Shpėtimin e Shqipėrisė bie me formimin e njė qeverije provizore.
    Pika 5. ndryshohet dhe pranohet nė kėtė mėnyrė:
    Forma e regjimit do tė caktohet prej vetė popullit me anėn e njė asambleje konstituante, tė zgjedhur me sufrazh universal direkt.

    Delegacionet:

    B.K.
    1. Hasan Dosti
    2. M. Frashėri
    3. Th. Orollogaj
    4. Sk. Muēo
    5. Hysni Lepenica
    6. Jusuf Luzaj
    7. Kadri Cakrani
    8. Major Raif Fratari
    9. Nexhat Peshkėpija
    10. Halil Mėniku
    11. Ismail Petrela
    12. Vasil Andoni



    K.P.N.Ēlirimtar

    1. N.Kolonel Jahja Ēaēi
    2. Myslim Peza
    3. Abaz Kupi
    4. Ymer Dishnica
    5. M. Gjinishi
    6. Omer Nishani
    7. Sulo Bogdo
    8. Shefqet Beja
    9. Medar Shtylla
    10. Stefan
    11. Haki Stėrmilli
    12. G. Nushi





    --------------------------------------------------------------------------------
    E drejta vonon, por nuk harron!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Proklamatė

    Popull Shqipėtar!

    Po bėhen afro 5 vjet qė Italia fashiste ka pushtue vendin tonė tė shtrenjtė dhe po mbjell kudo zi e mjerim.

    Barbarizma ka arritur kulmin. Nė kėto kohė tė fundit ka djegė e ka shkatėrrue fshatra e qytete dhe me njė etje tė tėrbueme ka vra e ka therė burra e gra, djem e vajza, pleq e tė rinj dhe fėmi tė vegjėl shqiptar qė ende thithin qumėshtin e nėnės... Komiteti pėr Shpėtimin e Shqipėrisė, shprehje e gjallė e fuqive tė kombit, paraqet kėtė program:

    1. Luftė tė pėrbashkėt dhe tė menjėhershme pėrbri aleatėve mė tė mėdhenj, Anglisė, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si dhe popujve tė shtypur kundra pushtuesit barbar.
    2. Luftė pėr njė Shqipėri tė pamvarme, luftė pėr zbatimin e parimit tė njoftun botėrisht e tė garantuar nga Karta e Atllantikut tė vetvendosjes sė popujve pėr njė Shqipėri etnike.
    3. Luftė pėr njė Shqipėri tė lirė, demokratike e popullore.

    Shqiptarė!

    Nuk keni ē'tė prisni ma. Armiku ėshtė akoma nė vatrat tona.

    Erdhi koha qė tė ēohemi tė gjithė tė vegjėl e tė mėdhenj, burra e gra, intelektualė e patriotė qytetarė dhe katundarė dhe tė rrokni armėt pėr dėbimin sa mė tė shpejtė tė pushtuesit tė huaj nga toka e shenjtė shqiptare.

    Ngrihuni tė gjithė pra, betohuni rreth flamurit tė Skėnderbeut, bashkohuni rreth Komitetit pėr Shpėtimin e Shqipėrisė dhe sulmoni nė ēdo vend e kėnd, me armė e ēdo mjet armikun pushtues, zgjidhni prangat e robėrisė qė i kini nė duar afėr 5 vjet dhe merrni gjakun e martirėve tanė qė ditėn tė vdesin nė fushėn e nderit pėr lirinė e Shqipėrisė. Dita e shpėtimit erdhi!

    Jashtė armiku zaptues!

    Rroftė Shqipėria e bashkueme nė luftė kundėr pushtuesit!

    Rrofshin aleatėt tanė tė mėdhenj, Angli, Shtetet e Bashkueme e Bashkimi Sovjetik!

    Rroftė Shqipėria e pavarme, demokratike popullore!

    Komiteti pėr shpėtimin e Shqipėrisė
    E drejta vonon, por nuk harron!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Letėr e Enver Hoxhės drejtuar Dushan Mugoshės

    Letra origjinale klikoni tek lidhja pėr ta parė.





    1. Letėr e Enver Hoxhės drejtuar Dushan Mugoshės
    Shok i dashur Dushan Mugosha ( ?)
    Tash jam mė i fortė nga atė ditė qė u ndamė po malli ėshtė kurdoherė i madh. Aliu qėnkėsh mė i fortė nga ne, sidoqė sigurisht e marr me mėnd ay e dinte se sa e preku ndarja. Jo ne por tė gjithė ishin tė prekur. Dr. Nishani zuri tė qarėt duke thėnė ?kujtoj poshtėrsitė qė ka thėnė armiku pėr Dushanė e Alinė pėr kėta dy shokė, aq tė mirė, tė vendosur, qė kanė lėnė familjet, vendin e tyre dhe erdhėn tė na ndihmojnė ne, tė luftojnė tok me ne?.

    Por tė flasim pėr punė pak. Kėtu kanė ardh gati tė gjithė Tuk, Besnik, Hodo, Dali, Beqir Balluk, Nexhip, Pullumb etj. Nakua me Shulen s'kanė ardh ¤¤¤1 . Me ta kemi fillue me ba disa konferenca. E filloi Tuku me Besnikun, konferenca publike pėr mbi aksionet e Brigadės, qėndrimin e partizanėve etj.. Do tė fillojmė dhe njė kurs tė vogėl, ne kemi konferenca me kėto tema.


    Lufta imperialiste e para, dhe e dyta, luftė e drejtė dhe e padrejtė.
    Partia nė Ushtri.
    Organizimi i pushtetit.
    Lufta Nacional-ēlirimtare.
    Do tė organizojmė edhe disa kurse ushtarake. Tuku nuk ėshtė shumė i kėnaqur nga Mehmeti (mos e merr se po tė shkruaj apostafat pėr kėtė gjė dhe me tendencė). Por Tuku na priste dhe thotė se qėkur ka ikur Sala Mehmeti s'peshon njeri, pėrpara mbledhjes sė brigadės ka nėnvleftėsuar aksionin kundėr Haki Blloshmit dhe atė tė ¤¤¤. Urdhėra tė ēuditshme dhe jo shoqėrore i ka dhėnė Tukut e mjaft gjėra tė tjera. Tė gjitha kėto, mos ki frikė se do t'i shohim me gjakftohtėsi, pa paragjykime dhe do tė veprojmė ashtu si vendosėm.

    Zgjedhjet nė Korēė po bėhen me sukses nė zonat e lira, por kemi frikė se do tė na vinė shumė pak nga zonat e okupuara. Do tė tė lajmėrojmė pėr zhvillimin e gjėrave. Dushan na shkruaj dhe ti kurdoherė.

    Tė pėrqafoj me shumė mall

    Taras
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga karaburuni : 28-04-2005 mė 09:07
    E drejta vonon, por nuk harron!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    2. Letėr e Nexhmije Hoxhės drejtuar Dushan Mugoshės

    Letra origjinale


    2. Letėr e Nexhmije Hoxhės drejtuar Dushan Mugoshės
    7/5/44

    I dashur shoku Dushan.

    Me keqardhje tė madhe mora vesht largimin tėnd nga Shqipnija. Veēanėrisht mė erdhi keq qė nuk mundėm tė takohemi para se t'iknje. Me gjithė se kemi ndenjur pak kohė bashkė e ndjej mungesėn t'ėnde nė mes t'onė ashtu si edhe shokėt mė t'afėrt.

    Sigurisht do tė kujtojsh jo vetėm shokėt qė jetove dhe bashkėpunove gjatė kėtyre dy vjetėve e mā, por sigurisht do tė marrė malli dhe pėr malet e fushat e Shqipėrisė qė i lave me djersė dhe qė u pive dhallėn. A po jo ?

    Jo vetėm ne, por gjithė populli Shqiptar do tė ketė njė mik tė dashur tė tij e sigurisht kur tė sjellė rasti tė kthehesh ndonjė herė nė vendin t'onė, do tė shohėsh se me punė do tė tė shpėrblejė atė qė ke bėrė pėr shpėtimin dhe naltėsimin e tij.

    Sigurojmė me bindje tė plotė qė do tė shtojmė gjithnjė hovin e punės qė tė forcojmė e tė naltėsojmė Partinė t'onė dhe ti sigurojmė dhe popullit t'onė pushtetin e tij. Se vetėm kėshtu do tė shpėrblejmė dhe ndihmėn t'uaj tė vlefshme.

    Dushan, thuaju shokėve tė Jugosllavisė, se shokėt Shqiptarė ndjekin me admirim hapin e tyre dhe kėrkojnė emra qė tė ndjekin dhe shembullin e tyre heroik. Thuaju qė gjithė populli Shqiptar ndjenė pėr popujt e Jugosllavisė dhe pėr luftėn e tyre njė dashuri tė madhe. Tė gjithėve tė fala shoqėrore. Mos na harro. Po tė mundėsh na kujto dhe me ndonjė cop letėr. Udhė e mbarė dhe u pjekshim pėr sė shpejti nė botėn e lirė. ?Vdekje fashizmit - Liri popullit?.

    Tė fala shoqėrore Nexhmija
    E drejta vonon, por nuk harron!

  9. #9
    djalli,mė i dashuri i Zot
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Nė Zvicerr
    Postime
    116

    Historia ndryshe...

    Thėnia Historia ndryshe ėshtė (pėr mua,ademur)e gabuar!Nėse thuhet e arthmja ndryshe,atėherė do tė e pranoja!Historinė nuk mundet t`a ndryshojė askush,por vetėm ta mėsojė si tė tillė...
    Ata qė dėshirojnė t`a shohin Historinė ndryshe nga qė ka qenė,atyre u uronj argėtim tė kėndshėm me ėndėrrat dhe iluzionet e tyre.Sa i pėrket asaj se kush ishin Komunistėt dhe kush ballistėt,kėtu ėshtė fare lehtė tė sqarohet kjo temė:
    Ata qė e quajnė Ballin Kombėtar tė mirė pėr Shqipėrinė,tė mė tregojnė se cili shtet nė botė e ka mbėshtetur Ballin Kombėtar dhe programin e tij qė nė Shqipėri tė vie nė pushtet? Nėse ka ju lutem m`a tregoni!Pėr mendimin tim pėrsonal,duhet tė ndjehemi krenarė qė partia komuniste e Shqipėrisė dhe populli shqiptar nė Ballkan nuk u gjet nė Luftėn e dytė botrore nė kampin Nazi-fashist por me Aleatėt Botror(Amerikė,Angli,Francė,Rusi etj)kundėr tij,se pėrndryshe shqiptarėt qė moti do ishin fshier edhe nga faqet e Historisė Ballkanike dhe botėrore, mendoj kėtu duke ua fshier edhe tė kaluarėn se jo mė vetėm tė arthmen e tyre!

    Kur njeriu shpėton nga zjarri vajton se i janė djegur rrobat!...

    Eshtė mirė qė Historinė nuk munden ta vlerėsojnė tė marrėt!

    E kam thėnė edhe mė parė: Balli ishte mė i dėshirueshmi,ndėrsa Partia Komuniste ishte mė e mundshmja dhe mė pak e dėmshmja pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt!Pikė!

    Drejtėsia vonon,por nuk harron...
    Kjo thėnie mė duket fare e pabazė dhe e dėmshme!Kjo si e tillė i inkurajon kriminelėt pėr tė bėrė krime,sepse secili e di se nė kėtė botė nuk ėshtė i pėrhershėm, pra formohet motoja "un po bėnj krime ndaj tė tjerėve pėr tė jetuar vet i lumtur, e pėr kėte le tė mė gjykojnė pas vdekjes"!
    Po pėrsėris: E kaluara nuk gjykohet!Drejtėsia e vonuar nuk e pėrmirėson dėmin e shkaktuar mė parė sepse secili jeton jetėn e tij e jo tė tė tjereve!

    pėrshėndetje
    ademur,

    djalli,mė i dashuri i Zotit!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    ademur,
    me vjen keq por kam frike se te kane shpetuar disa gjera nga historia e gjysme-shekullit te kaluar.
    Balli Kombetar ka qene ne anen e Aleateve te Perendimit gjate luftes. Mjafton te lexosh librat e oficereve te misioneve angleze gjate luftes ne Shqiperi si p.sh "Me mision ne Shqiperi" (Albanian Assignment) te David Smiley-t apo "Sons of the Eagle" te Julian Amery-t. Do te gjesh gjera te reja dhe te ndryshme nga historia apo me sakte propaganda zyrtare e PPSH-se nepermjet se ciles fatkeqesisht shqiptaret e njohin historine akoma edhe sot.
    Sa per mos-perkrahjen e Ballit nga te huajte po ta vrasesh pak mendjen eshte me se normale se Balli eshte nje parti NACIONALISTE: te huajte kane qejf partite internacionaliste.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  11. #11
    djalli,mė i dashuri i Zot
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Nė Zvicerr
    Postime
    116
    Citim Postuar mė parė nga karaburuni
    ademur,
    me vjen keq por kam frike se te kane shpetuar disa gjera nga historia e gjysme-shekullit te kaluar.
    Balli Kombetar ka qene ne anen e Aleateve te Perendimit gjate luftes. Mjafton te lexosh librat e oficereve te misioneve angleze gjate luftes ne Shqiperi si p.sh "Me mision ne Shqiperi" (Albanian Assignment) te David Smiley-t apo "Sons of the Eagle" te Julian Amery-t. Do te gjesh gjera te reja dhe te ndryshme nga historia apo me sakte propaganda zyrtare e PPSH-se nepermjet se ciles fatkeqesisht shqiptaret e njohin historine akoma edhe sot.
    Sa per mos-perkrahjen e Ballit nga te huajte po ta vrasesh pak mendjen eshte me se normale se Balli eshte nje parti NACIONALISTE: te huajte kane qejf partite internacionaliste.
    Tė falemnderit!Misioni Anglez nė shqipėri ka banuar katėr vite me radhė nė shtėpinė e nėnės sime.Daja im,sot 85 vjeqar,kryetar i partisė Bashkimi demokratik shqiptar me seli nė Tiranė,(zyret pėrballė PD-sė)i din mė mirė kėto gjėra!...Mė tepėr nuk do tė thellohesha kėtu!
    Tė fala ademur!

  12. #12
    djalli,mė i dashuri i Zot
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Nė Zvicerr
    Postime
    116
    Citim Postuar mė parė nga karaburuni
    ademur,
    me vjen keq por kam frike se te kane shpetuar disa gjera nga historia e gjysme-shekullit te kaluar.
    Balli Kombetar ka qene ne anen e Aleateve te Perendimit gjate luftes. Mjafton te lexosh librat e oficereve te misioneve angleze gjate luftes ne Shqiperi si p.sh "Me mision ne Shqiperi" (Albanian Assignment) te David Smiley-t apo "Sons of the Eagle" te Julian Amery-t. Do te gjesh gjera te reja dhe te ndryshme nga historia apo me sakte propaganda zyrtare e PPSH-se nepermjet se ciles fatkeqesisht shqiptaret e njohin historine akoma edhe sot.
    Sa per mos-perkrahjen e Ballit nga te huajte po ta vrasesh pak mendjen eshte me se normale se Balli eshte nje parti NACIONALISTE: te huajte kane qejf partite internacionaliste.
    Nėna ime (e ndjerė tani,qė nga korriku 03) mė tepėr se njėqind hdrė mė ka treguar se ajo dhe femrat tjera tė familjes sė saj,nė at kohė( 50 anėtarėshe) kanė thurur qorape dhe veshmbathje pėr "Inglizėt" si i quante ajo!Kryetari i familjes sė saj(nėnės sime)dy herė nė javė ngarkonte nga katėr kuaj me sambarė ushqime dhe veshmbathje pėr Xhafer Devėn dhe Demė Ali Pozharin me forcat e tyre...kėto mundem t`i argumentoj pa asnjė pengesė nė ēdo kohė ke Bashkėsia Demokratike Shqiptare nė Tiranė.Me kėto fjalė,dua vetėm tė tė siguroj se pėrveq studimit tė historisė kam dhe farefisin si nga nėna ashtu dhe babai qė kanė vepruar ne kėto kohėra tė tmerrshme!Por pėr historinė duhet gjykuar pa emocione dhe me arėsyen e kohės!

    Pėrshėndetje

    ademur!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar mė parė nga ademur
    Tė falemnderit!Misioni Anglez nė shqipėri ka banuar katėr vite me radhė nė shtėpinė e nėnės sime.Daja im,sot 85 vjeqar,kryetar i partisė Bashkimi demokratik shqiptar me seli nė Tiranė,(zyret pėrballė PD-sė)i din mė mirė kėto gjėra!...Mė tepėr nuk do tė thellohesha kėtu!
    Tė fala ademur!
    Ademur,
    me fal po ka disa pasaktesira ne radhet e mesiperme:

    1. ne Shqiperi ka patur disa misione angleze dhe jo vetem nje por disa; disa kane qendruar prane LNC-se dhe disa prane Ballit Kombetar dhe Legalitetit.
    2. misioni i pare anglez ka ardhur ne Shqiperi ne prill 1943 dhe i fundit mision ushtarak eshte larguar ne nentor 1944 (dmth 1 vit e gjysem total)
    3. misionet angleze, te cilat rrezikonin jeten po te kapeshin ngja gjermanet, nuk qendronin neper shtepia (vetem me raste) por ndertonin kampin e tyre me ēadra neper male.

    Tani nuk e di se ē'ka qene ky mision qe ka qendruar ne shtepine tuaj 4 vjet por me duket e veshtire te kete qene mision anglez.

    Ju keshilloj me te vertete te lexoni dy librat e mesiperm, do te mesoni shume gjera te reja te cilat jane te besueshme sepse jane shkruar nga ushtarake qe iu interesonte vetem lufta kunder gjermaneve dhe nuk e vrisnin shume mendjen per politiken e brendeshme shqiptare.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Duke pare temen e cila me terhoqi kerkova disa materiale dhe gjeta nje pjese nga historia e Shqiperise ku flitet per te eshte pak i gjate por i bukur .

    ---- Njė gjė qė s'e kanė kuptuar akoma Shqiptarėt ėshtė se ndjenja nacionaliste dhe komunizmi janė dy veprime tė kundėrta qė s'mund tė pajtohen kurrė me njėra-tjetrėn. Nacionalizmi ėshtė dashuria pėr kombin, pėr bashkimin dhe lartėsimin e tij. Kurse komunizmi ėshtė njė internacionalizėm, i bazuar nė tė ashtuquajturin bashkim tė t'ashtuquajturit proletariat botėror. Kėto dy veprime tė kundėrta nuk mund tė pajtohen nė njė ide tė vetme, as nė njė luftė tė pėrbashkėt. Nacionalistėt luftonin pėr tė mbrojtur kombin e tyre, kurse komunistėt luftonin pėr tė bėrė revolucionin komunist nė tėrė egėrsinė e tij. Pėr tė gėnjyer popullin, komunistėt bėnin gjoja sikur luftonin kundėr pushtimit tė huaj, por e vetmja gjė qė iu interesonte ishte revolucioni komunist, tė cilin e zbatonin me mėnyrat mė tė tmerrėshme dhe mė mizore. Deri sa tė mos ketė kuptuar kėtė ndryshim nė mes tė Ballistėve dhe tė komunistėve, populli shqiptar nuk do tė kuptojė asgjė nga historia e tij e kėtyre 50 vjetėve tė fundit.

    Kur dy agjentė jugosllavė erdhėn nė Shqipėri pėr tė krijuar partinė komuniste, nė vjeshtėn e vitit 1941, disa nga udhėheqėsit e lėvizjes kombėtare kishin vuajtur dy vjet burgim ose internim nėpėr ishujt e Italisė. Nė kėtė kohė qėndresa kundėr pushtimit fashist ishte pėrgjithsuar, dhe gjatė luftės italo-greke desh u kthye nė kryengritje. Mė ēdo kėnd tė Shqipėrisė ishte ēfaqur shpirti kombėtar me demostrata, hedhje traktesh e vepėrime tė tjera. Kjo lėvizje kombėtare u lidh nė njė organizatė tė pėrgjithshme qė u quajt Balli Kombėtar. Duke dashur tė pajtonte traditėn e vjetėr pėr njė Shqipėri Ethnike dhe krejt tė pavarur me nevojat e riorganizimit ekonomik e shoqėror tė kohės sonė, Balli Kombėtar i shpalli popullit njė program tė shprehur nė dhjetė nyja (e prandaj u quajt Dekalog ), ku parashikohej lufta pėr ēlirimin e Shqipėrisė dhe riorganizimi i jetės ekonomike e shoqėrore tė vendit mbi njė bazė krejt demokratike. Ēėshtja e regjimit politik, pas ēlirimit tė vendit, do tė zgidhej natyrisht me votėn e lirė tė popullit.

    Komunistėt shqiptarė u vunė nė lėvizje vetėm kur atdheu i tyre, domethėnė Rusia sovietike, u sulmua prej Hitler-it nė Qėrshor 1941. Po edhe atėhere nuk dinin se ē'tė bėnin as qysh tė vepronin. Ishin tė thėrrmuar nė grupthe tė vegjėl, prej tė cilėvet asnjėri s'ia lėshonte rrugėn tjetrit. M'i rėndėsishmi duket se ishte grupi i Korēės, ku bėnin pjesė Enver Hoxha dhe Koēi Xoxja. Hyrja e Rusisė nė Luftė e vuri nė lėvizje motorrin e komunizmit ndėrkombėtar, dhe dy emisarė jugosllavė, Miladin Popoviē dhe Dushan Mugosha, qė tė dy antarė tė komitetit krahinor tė partisė komuniste jugosllave pėr Kosovėn, u dėrguan nė Shqipėri prej shtabit tė Titos pėr tė formuar dhe kumanduar partinė komuniste shqiptare. Mbasi Shqiptarėt pėrgjithsisht i binden mė shumė tė huajit se sa njėri-tjetrit, dy emisarėt jugosllavė e kryen plotėsisht misionin e tyre duke i bashkuar grupthet e ndryshėm komunistė nė njė parti tė vetėme, mė 8 Nėntor 1941. Ata vetė (Miladini me Dushanin) zgjodhėn edhe antarėt e komitetit qendror me Enver Hoxhėn si sekretar tė pėrgjithshėm. Kuptohet vetvetiu se partia komuniste shqiptare ishte si njė degė e partisė komuniste jugosllave, dhe tė dėrguarėt e Titos, Miladin Popoviēi si organizator politik dhe Dushan Mugosha si organizator ushtarak, mbetėn drejtonjėsit dhe kumandarėt e vėrtetė tė partisė komuniste shqiptare deri pas Luftės. Mė vonė arritėn edhe tė tjerė emisarė jugosllavė, si Vukmanoviē Tempo-ja me shokė.

    Se nė ē'gjendje ishin komunistėt shqiptarė pėrpara ardhjes s'emisarėvet jugosllavė, e tregon raporti i Miladin Popoviēit drejtuar komitetit qendror tė partisė komuniste jugosllave, mė 21 Maj 1942: "Kemi gjetur njė kaos tė vėrtetė. Ndodhėshin grupe dhe grupthe (gjithėsejt tetė, ndėr tė cilėt dy trotskistė). Seicili prej tyre tėrhiqte nga ana e tij. Shpeshėherė bėnin edhe "bashkime" ose "marrėveshje" pėr tė paditur tek neve njėri-tjetrin".

    Raportet e emisarėvet jugosllavė vėrtetojnė gjithashtu se, ē'prej pushtimit tė Shqipėrisė prej Italisė fashiste (7 Prill 1939) gjer nė Nėntorin e vitit 1941, komunistėt shqiptarė kishin ndėjtur si tė mpitė duke u kacafytur midis tyre dhe s'kishin lozur asnjė rol nė lėvizjet e brendėshme tė popullit shqiptar gjatė asaj periudhe. (Shih, "Gjaku i Trathėtuar", libėr i bardhė i ministrisė sė Punėve tė Jashtėme jugosllave, botuar mė 1949).

    Mirėpo t'organizuar dhe tė shtytur prej emisarėvet jugosllavė, u hodhėn nė njė veprimtari t'ethėshme, sidomos nėpėr qytetet, duke rekrutuar dhe "formuar" antarė partie, veēanėrisht nėpėr tė rinjtė e papjekur e nė njerėz gjysmakė, studentė qė s'kishin kaluar kurrė provimet, nxėnės shkolle, shegerta, zejtarė, punėtorė, vajza tė pamartuara ose nga ato q'ėndėrronin tė bėhėshin heroina romanxi. Kėta elemente i fanatizuan me anėn e "literaturės" komuniste dhe tė konferencavet tė tyre, duke pėrfituar sidomos nga psikoza e nxehtė e Luftės. Me kėtė armaturė kuadrash u hodhėn pastaj nė luftė tė hapėt pėr tė marrė fuqinė. Ndonėse qėllimi i tyre ishte pregatitja e revolucionit komunist pėr marrjen e fuqisė, nė dukje paraqitėshin sikur bėnin gjoja luftėn e ēlirimit kombėtar kundėr tė huajit. Dhe Rusinė sovietike e paraqitnin si flamurtaren e luftės kundėr fashizmit pėr ēlirimin e popujvet. Iu premtonin njėkohėsisht fshatarėvet reformėn agrare, dhe gjithkujt liri e begati sa t'i donte zemra, shkurt, do tė krijonin njė parajsė qė populli se kishte parė as n'ėndėrr. Por mbasi emri komunist tingėllonte keq nė Shqipėri, megjith premtimin e parajsės, dhe nėn atė emėr nuk mund tė tėrhiqnin dot masat e gjera e ndonjė pjesė intelektualėsh "progresistė", menduan djallėzisht tė loznin komedinė e krijimit tė njė t'ashtuquajturi "Front Nacional-Ēlirimtar", ashtu siē kishin bėrė partitė e tjera komuniste tek popujt e Evropės lindore. Pėr kėtė qėllim organizuan njė mbledhje nė Pezė, mė 16 Shtator 1942, ku kishin thirrur edhe disa nacionalistė si jallan-shahitė. Ndonėse ca prej kėtyre e kuptuan dredhinė dhe nuk e nėnshkruan rezolutėn e Pezės, komunistėt e quajtėn sikur lidhja u bė, dhe luftėn e tyre e vazhduan nėn maskėn e "Frontit Nacional-Ēlirimtar" qė i fshihte partisė komuniste turirin e ariut. Kjo maskė vazhdon edhe sot me t'ashtuquajturin "Front Demokratik" tė komunistėvet nė "zgjedhjet legjislative". Megjithėqė manevra e krijimit tė "Frontit Nacional-Ēlirimtar" duket e thjeshtė si njė lodėr fėmijėsh, gėnjeu goxha intelektualė me diploma universitetesh, avoketėr, doktorė e profesorė, tė cilėt e paguan pastaj gabimin me jetėn e tyre. Por m'e keqja ish se gėnjeu shumė njerėz tė thjeshtė, tė cilėt besuan se komunistėt luftonin me tė vėrtet pėr atė program qė i shpallnin popullit. Edhe kėta e paguan shtrenjtė gabimin ose janė duke e paguar. Po n'atė mėnyrė u gėnjyen edhe si antarė partie njė pjesė e tė rinjvet, qė s'mund t'a kuptonin sesi do t'ishte komunizmi nė praktikė. U gėnjyen tė pakėnaqurit, ata qė patėn vuajtur shumė nėn regjimet e mėparshm dhe qė shkonin me mirėbesim se komunizmi do t'iu pėrmirėsonte jetesėn. Por i tėrė ai element i tėrhequr nė kėtė mėnyrė dhe qė kishte njė farė ndienje njerėzore u kosit mė vonė. Ata qė sundojnė mė nė fund dhe mbeten zotėr tė situatės nė njė parti komuniste janė nga gjakpirėsit mė mizorė, nga kriminelėt mė shtazarakė, ambiciozėt qė kanė dėshtuar nė ēdo punė tjetėr dhe qė kujtojnė se tė gjitha fajet ua kishte sistemi shoqėror ose njerėzia mbarė. Partia komuniste shqiptare zhduku jo vetėm ata qė u shoqėruan me tė nė t'ashtuquajturėn "Lėvizje Nacional-Ēlirimtare", po edhe tė gjithė komunistėt e orės sė parė, antarėt e vjetėr tė Komitetit Qendror, kumandarėt e ēetavet, t'ushtėrisė, pėrveē Enver Hoxhės dhe Mehmet Shehut, e ndonjė tė rralli si Hysni Kapua e Haxhi Lleshi. Gati tė gjithė ata qė drejtojnė aparatin dhe shtetin komunist tė sotshėm janė njerėz tė krijuar pastaj. Kėshtu, kur kėndon njeriu sot historinė e luftės sė komunistėvet tė shkruar prej historianėve tė regjimit, ka pėrshtypjen e njė vepėrimi anonim, se pėrveē emravet t'Enver Hoxhės dhe tė Mehmet Shehut rrallėhere pėrmendet ndonjė tjetėr. Disa qė kanė lozur njė rol tė dorės sė parė nė marrjen e fuqisė prej komunistėvet, nuk pėrmenden gjėkundi. Kur flitet pėr formimin e Partisė dhe tė tė parit Komitet Qendror tė saj, ngjarje qė duhet tė ketė njė rėndėsi kryesore pėr historinė e lėvizjes komuniste shqiptare, e tėrė pėrbėrja e Komitetit pėrmblidhet nė njė fjali: "Nė kėtė mbledhje u zgjodh Komiteti Qendror i pėrkohshėm me Enver Hoxhėn nė krye". Jo vetėm qė nuk zihen kurrė me gojė emrat e Miladin Popoviēit dhe tė Dushan Mugoshės, tė cilėt ishin ata qė e zgjodhėn Komitetin Qendror, qė e formuan dhe e kumanduan Partinė komuniste shqiptare, por nuk pėrmendet asnjė tjetėr prej antarėvet t'atij komiteti, sepse qė tė gjithė u qėruan me pastaj. Mehmet Shehu nuk ishte nė Shqipėri n'atė kohė e prandaj nuk pėrmendet as ky. Po ashtu kur flitet pėr mbledhjen e Pezės prej sė cilės dolli i ashtuquajturi "Front Nacional-Ēlirimtar", nga ana komuniste pėrmenden vetėm Enver Hoxha dhe Nako Spiru. A ka provė mė tė qartė nga kjo pėr tė vėrtetuar se me ēfarė mjetesh dhe mėnyrash mbahet nė kėmbė ajo parti?

    Balli Kombėtar, nė fillim, nuk i dha shumė rėndėsi lėvizjes komuniste, duke e menduar si njė punė rrugaēėsh qė nuk do tė gjenin dot pėshtetje nėpėr fshatra. Kur e kuptoi gabimin, ishte tepėr vonė. Nga ana tjetėr, edhe komunistėt patėn kujdes nė fillim t'a vinin nė gjumė Ballin Kombėtar duke folur mirė pėr disa nga krerėt e tij, qė kėshtu tė mos gjenin kundėrshtim nėpėr krahina. Balli Kombėtar i la tė lirė deri sa ata lėshuan rrėnjėt e tyre si njė ferrė e keqe.

    Sipas historisė sė shkruar prej komunistėvet, Balli Kombėtar u formua nga fundi i vitit 1942, "me nxitjen e pushtuėsve italianė", pėr tė kundėrshtuar bashkimin e forcavet atdhetare antifashiste qė u bė nė mbledhjen e Pezės nėn udhėheqjen e Partisė komuniste. Sikur t'ishte e vėrtetė kjo, Balli Kombėtar do t'a kishte shtypur fare lehtė n'atė kohė Partinė komuniste, e cila porsa kish nisur tė shtrihej jashtė qytetevet. Por historia e shkruar prej komunistėvet ėshtė, si gjithė tė tjerat, njė gėnjeshtėr e pregatitur nė zyrat e propagandės. Nuk ka rėndėsi se nė ēfarė date Balli Kombėtar u ēfaq me kėtė emėr. Puna ėshtė se ai pėrbėhej prej atdhetarėsh qė e kishin kundėrshtuar pushtimin fashist qė mė 1939, qė kishin dyndur demostratat, dhe qė disa prej tyre kishin hequr dy vjet burgim ose internim nėpėr ishujt e Italisė. E ē'kishin bėrė komunistėt gjatė asaj kohe? Asgjė deri nė vjeshtėn e vitit 1941, siē e vėrtetojnė raportet e emisarėve jugosllavė; por asgjė siē e vėrtetuan edhe ata vetė kur e kritikuan qėndrimin e tyre nė rezolutėn e sė parės mbledhje tė pėrgjithshme tė Partisė, mbajtur nė Labinot t'Elbasanit, nė Mars 1943. (Shih, "Gjaku i Trathėtuar" , ed. italisht, f. 4). Pastaj, sikur Balli Kombėtar tė kishte qėnė njė organizatė "e nxitur prej pushtuėsve italianė", si pranoi Partia komuniste tė bėnte lidhje me atė nė mbledhjen e Mukajt, nė Gusht 1943?

    Gjėja qė duhet hedhur kategorikisht poshtė nė lidhje me ngjarjet e asaj-kohe ėshtė theoria komuniste e luftės sė klasėvet, e cila s'u vėrtetua gjėkundi nė Shqipėri, as nė pėrbėrjen e asaj partie as nė shkaqet e luftės vėllavrasėse. Sepse ndarja midis atyre qė muarėn anėn e Partisė komuniste dhe tė tjerėvet qė u lidhėn me Ballin Kombėtar nuk u pėshtet n'asnjė kriter klasėsh nė kuptimin ekonomik tė fjalės. Sepse nuk mund tė thuhet qė malėsorėt e veriut, tė cilėt nuk lėvizėn fare, ishin mė tė pasur nga ata tė jugės; ose, nė jugė, Orthodoksit, qė u bėnė pėrgjithėsisht komunistė, ishin mė tė vobektė nga Myslimanėt. Korēa, qė u tregua qyteti mė komunist i Shqipėrisė, ishte njėkohėsisht edhe m'i pasuri. Ėshtė e vėrtetė qė komunistėt tėrhoqėn n'anė tė tyre, duke e magjepsur me ėndėrra, njė pjesė t'asaj kategorie shoqėrore qė s'kishte pasur bukė tė hante; por pjesa m'e madhe e saj, sidomos fshatarėsia, u rreshtua nė Ballin Kombėtar. Pati nė kėtė organizatė mjaft djem tė popullit, kurse djem e vajza tė bejlerėve e tė tregėtarėve tė mėdhenj, tė cilėvet s'iu mungonte asgjė, u bėnė komunistė.

    Shkasi i parė i ēdo lėvizjeje politike ėshtė psikologjik mė fort se sa ekonomik, ndonėse edhe interesi ekonomik hyn si njė shtytės i fuqishėm nė krijimin e gjendjevet psikologjike. Por sa popuj tė mjeruar ka qė nuk lėvizin fare, dhe sa tė tjerė tė pasur qė ndodhen nė kryengritje tė pėrhershme ! Prandaj edhe kėtu theoritė marksiste duhen mbajtur pėr tė dyshimta. Siē e pamė mė sipėr, nė Shqipėri, prirjet e kategorivet tė ndryshme shoqėrore pėr komunizmin ose pėr Ballin Kombėtar duhen kėrkuar mė shumė nė shkaqet psikollogjike se sa ekonomike, domethėnė shpjegimi i tyre do t'ishte mė fort punė e njė psikanalisti se sa e njė ekonomisti. Sepse, cilatdo qofshin arėsyet ekonomike e shoqėrore qė shtronte pėrpara njėri grup ose tjetri, shkaqet e vėrteta tė prirjevet tė tyre andej ose kėtej qėndronin pėr secilin nė fundet e errėta tė pavetėdijės. Pėrgjithėsisht me komunizmin u hodhėn ata tek tė cilėt ndjenjat kombėtare ishin mjaft tė dobėta, ose kishin qėnė dikur mjaft tė dobėta tek prindėt dhe rrethi familiar i tyre. U hodh andej ai lloj elementi qė s'beson n'asnjė vleftė kombėtare a morale, dhe qė kėrkon tė pėrmbysi ēdo gjė pėr tė dalė vetė nė krye tė shoqėrisė si klasė e re. Nuk mund tė thuhet se s'pati fare atdhetarė nė Partinė komuniste. Mund tė kishte asish qė besonin se Rusia sovietike do tė sillte ndėrmjet popujve dhe kombėsive t'Evropės njė rregullim mė tė mirė nga ē'kishte parė Shqipėria deri atėhere prej fuqivet imperialiste tė Perėndimit. Kishte edhe asish qė kujtonin se, pėrveē komunizmit ose "Frontit Nacional-Ēlirimtar", ēdo regjim tjetėr do t'ishte afėr-ngjat si ai i Zogut. Por kėta elemente nuk patėn kurrė njė rol udhėheqės dhe mė nė fund u qėruan ca nga ca (si pėr shembull, Mustafa Gjinishi, Gjergj Kokoshi etj.). Nė krye tė Partisė ndodhėshin dhe mbetėn ata qė e mendonin komunizmin jo n'interes tė kombėsisė shqiptare, por nė funksion tė proletariatit botėror ose nė shėrbim tė Rusisė sovietike. Pėr t'i lehtėsuar kėsaj peshėn e luftės kundrejt Gjermanėvet e tėrė Shqipėria duhej tė bėhej shkrumb e hi, edhe sikur tė mbetėshin gjallė vetėm 300 djem e 300 vajza, siē thoshte Mehmet Shehu. Si mund tė quhet kombėtar njė mendim e njė vepėrim i kėtillė? Tjetėr punė sepse mė vonė tė kapur nė peripetitė e konfliktit jugosllavo-sovietik, ku rrezikonin jetėn e tyre, dhe tė shtrėnguar nga ato rrethana, kėta kriminelė janė mbyllur brenda caqevet tė Shqipėrisė - mbasi Kina ndodhet shumė larg - dhe na mallėngjejnė sot me "atdhetarin" e tyre.

    Kurse me Ballin Kombėtar shkuan pėrgjithėsisht ata qė kėrkonin njė Shqipėri tė pavarur e demokratike, njė Shqipėri tė reformuar e tė pėrparuar nė shembull tė botės sė Perėndimit. Me fjalė tė tjera, ata qė pajtonin nė shpirt ndjenjėn e drejtėsisė shoqėrore me atė tė mvehtėsisė kombėtare dhe tė dashurisė s'atdheut. Natyrisht, kjo lloj ndarjeje nė dy drejtime duhet kuptuar nė vija tė pėrgjithshme dhe jo si dy rrathė tė hekurt: se pat edhe oportunistė, pėrfitonjės, njerėz mė tė mirė ose mė tė kėqij, nga njėra anė e nga tjetra.

    Me gjithė kundėrshtimin midis tyre, ēetat e Ballit Kombėtar dhe tė komunistėvet nuk erdhėn nė pėrpjekje me armė gjer nė vjeshtėn e vitit 1943. Patėn bėrė gjatė asaj kohe, veēas ose sė bashku, disa vepėrime kundėr forcavet fashiste duke i detyruar ato t'i lėshonin postkumandat e krahinavet dhe tė mblidhėshin nėpėr qytetet. Kėshtu qėndresa shqiptare u bė e dėgjuar edhe pėrjashta. Mė 10 Dhjetor 1942 Sekretari i Shtetit Amerikan, Cordell Hull, e pėrmendi qėndresėn e vazhduarshme tė popullit shqiptar kundėr forcavet tė pushtimit fashist, i premtoi ndihmė, dhe jepte sigurime pėr tė pėrkrahur nė t'ardhmen pavarėsinė kombėtare tė Shqipėrisė. Nga njė shpallje zyrtare t'atillė bėnė njėri pas tjetrit edhe ministrat e Punėve tė Jashtėme t'Anglisė dhe tė Rusisė sovietike. Por shpallja e ministrit britanik, Anthony Eden, pėr tė mos zemėruar Grekėt, shtonte se kufijtė e shtetit shqiptar pas Luftės, nė rast se nuk do tė gjenin dot njė rregullim tė drejtpėrdrejtė me fqinjėt, do tė bisedohėshin edhe njėherė nė konferencėn e paqes.

    Deri n'atė kohė, ndonėse kishte disa ēeta komuniste aty-kėtu, pothuajse e tėrė masa fshatare e malėsore e Shqipėrisė sė jugės ishte ndėn drejtimin e Ballit Kombėtar. Italianėt me qeverinė kukėll tė Mustafa Krujės, kur panė se politika e kėtij pėr afrimin e rrymavet nacionaliste dėshtoi, vendosėn tė bėnin njė operacion tė gjerė nė jugė pėr tė shtypur bėrthamat e qėndresės. Pėr kėtė qėllim dėrguan nė Vlorė dhe nė Berat, dy bazat ngaha do tė nisej operacioni, fuqi tė mėdha tė pėrbėra prej Italianėsh dhe merēenarėsh tė rekrutuar si milici fashiste nė disa malėsi tė veriut. Nga Vlora fuqitė fashiste u nisėn pėr operacion nė drejtim tė Mesaplikut. Por tek Ura e Gjormit i priste kumandanti i ēetavet tė Ballit Kombėtar t'asaj krahine, Hysni Lepenica, i cili i goditi mė 1 Jenar 1943, i shpartalloi dhe i bėri tė kėthehėshin nė Vlorė. N'atė betejė mbeti i vrarė edhe kumandari italian i operacionit, kolonel Clementis.

    Pas kėtyre ngjarjeve, qeveria e Mustafa Krujės dha dorėheqjen, nė Jenar 1943, dhe u formua njė tjetėr qeveri bejlerėsh nėn kryesinė e Eqrem Libohovės. Po edhe ky, pas njė muaji, ia lėshoi vendin Maliq Bushatit. Ishte krijuar njė gjendje e atillė qė asnjė qeveri fashiste s'mund tė qėndronte nė Tiranė.

    Gjatė vitit 1943, fuqitė e Ballit Kombėtar u pėrpoqėn shumė herė me Italianėt, nė qarkun e Beratit, sidomos nė Mallakastėr, nė qarqet e Vlorės, tė Korēės, t'Elbasanit. Po edhe Partia komuniste erdhi duke u forcuar me anė t'organizimit tė saj, tė disiplinės, tė dinamizmit tė tė rinjvet, t'enthusiazmit qė ngjallnin fitoret e ushtėrisė sovietike, dhe sidomos me anėn e tmerrit dhe tė zhdukjes rrėnjėsore tė ēdo sektarizmi nė radhėt e saja.

    Nė prendverėn e vitit 1943, arriti nė Shqipėri i pari mision ushtarak britanik nėn kumandėn e kolonelit Maclean. Mbasi misioni pat rėnė me parashutė nė Greqi, EAM-i grek e pėrcolli tek komunistėt shqiptarė. Kėta deshėn t'a mbanin tė rrethuar, duke i prerė ēdo mundėsi takimi me qendrat e Ballit Kombėtar, pėr t'a shfrytėzuar ndihmėn britanike n'interes tė Partisė sė tyre. Auktori i kėtij studimi dėrgoi njė fuqi nė mal tė Leshnjės, e cila hyri pėrmes rojevet komuniste dhe i dorėzoi kryetarit tė misionit britanik njė shkresė qė e ftonte kėtė tė merrte sa me shpejt takim me kumandėn e Ballit Kombėtar pėr tė vėrtetuar identitetin e tij. Takimi u bė pas pak ditėsh nė katundin Pėrrenjas tė Tomorricės. Ndonėse misioni britanik desh t'a siguronte Ballin Kombėtar se ai do tė tregohej i paanshėm nė ēėshtjet e brendėshme tė Shqipėrisė dhe se do tė ndihmonte vetėm luftėn kundėr pushtonjėsit fashist, u kuptua qė nė fillim se Anglia, pėr t'i ndėjtur besnike marrėveshjes me Rusinė, ndihmoi deri nė fund "Lėvizjen Nacional-Ēlirimtare", domethėnė komunistėt. Mė vonė ranė nė Shqipėri me parashuta ose erdhėn prej Greqie a prej Jugosllavie tė tjera misione ushtarake britanike, por ndihmat qė i dhanė Ballit Kombėtar qenė fare tė parėndėsishme dhe tė papėrdorshme (pak armė anti-ajrore dhe anti-tanks auktorit tė kėtij studimi). Kurse komunistėvet iu dhanė gjithėēka, armė e municione, veshmbathje e tė holla, dhe kėta ia tregonin popullit kėto ndihma si njė provė qė nuk ishin komunistė por "Nacionial-Ēlirimtarė" qyshse ndihmohėshin edhe prej Anglisė. Pastaj Radio e Londrės dhe, mė vonė, ajo e Barit i merrnin mendjen njerėzisė me propagandėn qė bėnin pėr Lėvizjen Nacional-Ēlirimtare, domethėnė pėr komunizmin.

    Komunistėt kishin filluar nga atentatet kundėr disa antarėve tė Ballit Kombėtar qysh nė prendverėn e vitit 1943. Por i shumėzuan ato mbasi e ndien vehten mė tė fortė dhe ndėrkombėtarisht tė pėrkrahur, e sidomos pas formimit tė Brigadės sė I-rė, tė cilėn Mehmet Shehu desh t'a pagėzonte me gjak Ballistėsh.

    Megjith durimin qė tregoi Balli Kombėtar, gjithkush e ndiente me tmerr nė zemėr se punėt do t'arrinin fatalisht nė tragjedinė e njė lufte civile. Kishte kundėrshti tė papajtuarshme ndėrmjet Ballit Kombėtar dhe Partisė komuniste. Kjo e fundit drejtohej prej dy emisarėve jugosllavė, qėllimin e tė cilėvet e muarėn vesh edhe komunistėt vetė pak mė vonė. Kurse Balli Kombėtar ishte ndėn kryesinė e Midhat Frashėrit, udhėheqės i provuar, qė pėrfaqėsonte traditėn e vėrtetė nacionaliste dhe aspiratat e drejta tė kombit shqiptar. Balli Kombėtar mundohej t'i tregonte popullit sesi qėndronte e vėrteta, sesi paraqitėshin problemet dhe mundėsitė e tija dhe si parashihej e ardhmja e Shqipėrisė. Kurse Partia komuniste i tregonte ėndėrra fantastike, prralla fėmijėsh, dhe e gėnjente nė mėnyrėn mė tė paturpshme duke i thėnė sė bardhės "e zezė" dhe sė zezės "e bardhė". Balli Kombėtar, qė mundohej tė ruante kasollen e bujkut dhe tė kursente deri pikėn e gjakut shqiptar - prandaj e goditte armikun nėpėr vende ku s'mund tė dėmtohėshm banesat dhe popullsia civile - ishte gjithmonė nė kundėrshtim me taktikėn e komunistėvet, tė cilėt quanin "luftė" disa pushkė qė hidhnin mbi forcat fashiste nėpėr qendrat e popullsuara, me qėllim qė armiku tė bėnte pėr hakmarrje djegie e vrasje nė masė mbi popullin rreth e qark, se ashtu mund tė shtohej numri i "proletarėvet", i t'arratisurvet qė do tė shumonin radhėt komuniste. Njė tjetėr problem qė e vinte Ballin Kombėtar nė kundėrshtim tė papajtuarshėm me Partinė komuniste ishte ēėshtja e Shqipėrisė Ethnike. Dihej se Kosova e Ēamėria kishin qėnė shkėputur nga zgjedha jugosllave e greke prej fuqivet tė Boshtit, dhe se bashkimi i tyre me Shqipėrinė nuk mund tė quhej ēėshtje e rregulluar. Balli Kombėtar ishte i pari qė e kuptonte atė punė, dhe ēlirimin e atyre krahinave nuk e lidhte me rrethanėn e njė fitoreje tė pėrkohshme tė Gjermanisė naziste, por me tė drejtėn e vetvendosjes sė popujvet qė mbahej si parimi themeltar i Kartės s'Atlantikut, shpallur prej Roosevelt-it dhe Churchill-it mė 14 Gusht 1941. Qė popullsia e Kosovės, ose edhe e Ēamėrisė, t'ishin nė gjendje pėr t'a kėrkuar dhe pėr t'a mprojtur atė tė drejtė, duhėshin organizuar dhe ndihmuar prej vėllezėrve tė tyre tė Shqipėrisė politike. Nėpėr kėtė rrugė e kuptonte Balli Kombėtar ēlirimin e atyre krahinave dhe kjo ishte lufta qė ai desh tė bėnte pėr Shqipėrinė Ethnike. Por si mund t'a pranonte njė gjė tė tillė Partia komuniste, e cila ishte organizuar dhe drejtohej prej Jugoslllavėvet? "Puna e "Shqipėrisė sė Madhe" ėshtė puna e Shqipėrisė sė vajtuarshme, ėshtė vuajtja e vėllezėrvet tanė tė Kosovės; kjo "Shqipėri e Madhe" fashiste ėshtė lodra e hidhur nė kurriz tė popullit tonė dhe t'atij tė Kosovės" - shkruante Enver Hoxha n'atė kohė. Bravo! Enver, qė e parashikove aq bukur lumtėrinė e ardhshme tė vellezėrvet tanė tė Kosovės!

    Megjithatė, pėr tė larguar fantazmėn tmerronjėse tė luftės civile, Balli Kombėtar duroi tė gjitha provokimet, shpifjet, cinizmin e komunistėvet, si edhe vrasjen e sa e sa antarėve. Kėrkoi me tė gjitha mjetet tė vinte nė njė marrėveshje me atė stuhi prej ferri.

    U duk njė ēast sikur ngjarjet ndėrkombėtare do t'i detyronin tė dy palėt t'afrohėshin. Trupat britanike dhe amerikane zbritėn nė Siqeli, mė 10 Korrik 1943. Mė 25 t'atij muaji ra nga fuqia Mussolini, i arrestuar me urdhėr tė mbretit, dhe n'Itali u formua qeveria e Mareshalit Badoglio, qė nėnshkroi armėpushimin me Aliatėt mė 3 Shtator.

    Ishte koha pėr tė marrė vendime heroike pėr shpėtimin e atdheut. Balli Kombėtar i bėri thirrje Partisė komuniste pėr bashkimin e dy organizatavet nė njė forcė tė vetėme kombėtare. Natyrisht, nuk ishte puna qė njėra prej atyre tė hynte ndėn urdhėrat e tjetrės; por tė bashkėpunonin tė dyja tok pėr shpėtimin e vendit dhe t'ia linin votės sė lirė tė popullit, zgjedhjen e mėnyrės sė qeverimit. Pas njė takimi tė parė midis pėrfaqėsonjėsve tė Ballit Kombėtar dhe tė Partisė komuniste, nė katundin Tapias, afėr Tiranės, mė 26 tė Korrikut, u caktua qė tė bėhej njė mbledhje e tė dy palėvet nė Mukaj, njė fshat afėr Krujės, mė 1 e 2 Gusht 1943. Kjo ėshtė Mbledhja e Mukajt qė gėzoi pėr njė ēast tėrė Shqipėrinė, por qė ca ditė mė vonė shpresat e saja u mbytėn nė njė pus trathėtie e gjaku.

    Nė Mukaj, tė dy pėrfaqėsitė ranė n'ujdi qė tė formonin njė Komitet tė pėrbashkėt pėr Shpėtimin e Shqipėrisė. Tė dy palėt do tė luftonin kundėr pushtonjėsit fashist dhe ēdo armiku tjetėr qė mund tė sulmonte tokėn shqiptare. Tė dy palėt do tė luftonin pėr njė Shqipėri tė pavarur dhe ethnike. Forma e regjimit do tė zgjidhej prej popullit vetė pas ēlirimit tė vendit. Komiteti i pėrbashkėt do tė shpallte pavarėsinė e Shqipėrisė dhe do tė shpėrndahej porsa qė tė formohej njė qeveri e pėrkohshme.

    Kjo marrėveshje shkaktoi, siē thamė, njė gėzim tė pėrgjithshėm dhe bota, pas njė ankthi aq tė gjatė, nisi tė merrte frymė lirisht. Por komunistėt, me shtytjen e emisarėvet jugosllavė, e prishėn marrėveshjen e Mukajt disa javė mė vonė, nė njė mbledhje qė bėnė nė Labinot t'Elbasanit, dhe filluan luftėn me armė kundėr Ballit Kombėtar duke e quajtur "organizatė fashiste dhe bashkėpunonjėse me okupatorin".

    Shkakun dhe mėnyrėn e prishjes sė marrėveshjes sė Mukajt i tregojnė mirė emisarėt jugosllavė, tė cilėt ishin ata qė e kumandonin Partinė komuniste shqiptare. "Shokėt delegatė (shqiptarė) ranė nė Mukaj nė pozitat e nacionalistėvet, plot oportunizėm, dhe u kėnaqėn vetėm me ndonjė ndėrrim tė thjeshtė fjale ose fjalie", shkruanin ata mė 13 Tetor 1943. Por le tė nxjerrim kėtu disa rreshta nga libri i bardhė jugosllav, botuar mė 1949: "Disa antarė tė Komitetit Qendror tė Partisė komuniste shqiptare, ndėr tė cilėt edhe Enver Hoxha, iu jepnin tepėr rėndėsi bisedimevet pėr marrėveshje me Ballin Kombėtar dhe nuk donin tė zbatonin vendimet mbi krijimin e njė ushtėrie nacionalēlirimtare (komuniste), pse kishin frikė se mos zgjuanin dyshime nė Ballin Kombėtar dhe dėshtonte marrėveshja... etj.

    "...Kėshtu u arrit nė kapitullimin e turpshėm t'antarėvet tė Komitetit Qendror tė Partisė komuniste shqiptare pėrpara drejtonjėsvet tė Ballit Kombėtar, nė Konferencėn e Mukajt, mė 1 dhe 2 Gusht 1943...

    "...Nė rezolutėn e nėnshkruar (ndėrmjet Partisė komuniste dhe Ballit Kombėtar), nė vend tė pėrshendetjes "Vdekje Fashizmit -Liri Popullit" u vu fjala nacionaliste "Ja vdekje -Ja Liri". Ndėr detyrat e Komitetit pėr Shpėtimin Kombėtar figuronte edhe krijimi i "Shqipėrisė sė Madhe", parrullė me tė cilėn vepronin pushtuėsit italianė, gjithė qeveritė kuislinge, Balli Kombėtar dhe trathėtarėt e tjerė... ...Nė vigjiljen e Konferencės sė Mukajt, shoku Zvetozar Vukmanoviē-Tempo kishte arritur rishtaz pranė selisė sė Komitetit Qendror tė Partisė komuniste shqiptare, qė ndodhej nė katundin Kucakė. Nė mbledhjen e Komitetit Qendror, me kėrkesėn dhe insistimin e Koēi Xoxes, ai parashtroi pikėpamjen e tij nė lidhje me qėndrimin kundrejt Ballit Kombėtar...

    ...Mbasi u vu mirė ēėshtja edhe nga ana e Koēi Xoxes dhe e shumicės sė Komitetit, u muar mė nė fund qėndrimi qė duhej: Komiteti Qendror i P.K shqiptare e dėnoi trathėtinė e turpshme tė Mukajt...

    ...Menjėherė pas Konferencės sė Mukajt u thirr nė Labinot Konferenca e dytė e Komitetit Qendror tė "Lėvizjes NacionalĒlirimtare", nė gji tė sė cilės u muar njė qėndrim i qartė e i prerė kundėr Ballit Kombėtar".

    Ky "qėndrim i qartė e i prerė" qė mori Partia komuniste kundėr Ballit Kombėtar, me shtytjen e emisarit jugosllav Vukmanoviē-Tempo, ishte prishja e marrėveshjes sė Mukajt dhe shpallja e Luftės civile.

    Nė Konferencėn e dytė tė Labinotit, e cila u mblodh mė 4 Shtator, Enver Hoxha, pėr tė larė vehten e tij pėrpara emisarėvet jugosllavė, tregohet m'i rreptė nga tė tjerėt kundėr Ballit Kombėtar, marrėveshjes sė Mukajt dhe atyre qė e nėnshkruan:

    "Ēėshtja e independencės u bisedua gjatė, po ashtu edhe ēėshtja e Kosovės. Kjo ēėshtje ka shėrbyer edhe pėr Mustafa Krujėn si mollė sherri, grindjeje e pėrēarjeje... Lufta jonė nacional-ēlirimtare ėshtė njė luftė popujsh, e pėrbashkėt, krahas me aleatėt kundėr Boshtit... Populli shqiptar, qė ka vuajtur, nuk do tė dojė tė skllavėrojė tjetrin, qė ka vuajtur si ai, e kėsisoj reciprokisht. Kjo luftė i ka bashkuar popujt... Ne kemi mprojtjen e Bashkimit Sovietik, mprojtėsin e shteteve tė vogla dhe tė gjithė popujve... Pra vetė popullsitė nė mes tė tyre, nė Kosovė, do tė merren vesh dhe do tė vendosin se nga tė shkojnė... Delegatėt tanė kanė diskutuar por nuk kanė ditur tė mbrojnė pikėpamjet e tyre dhe e nėnshkruan proēes-verbalin (e vendimevet tė Mukajt). U shtua edhe njė gjė tjetėr: "Shqipėria Etnike". Kėshtu qė pranohet teza e Ballit Kambėtar, i cili nuk bėn luftė nacional-ēlirimtare por lufton kundėr nesh..." (Shih veprėn Enver Hoxha, botuar nė Tiranė mė 1968, vėllim i I-rė, faqe 357-360).

    Porsa e prishi marrėveshjen e Mukajt, Partia komuniste ose "Lėvizja nacional-ēlirimtare", duke e paditur Ballin Kombėtar si organizatė "fashiste" e "tradhėtare" dhe duke e mbuluar me tė gjitha tė zezat, e goditi befas qė prapa krahėvet, nė njė kohė kur ky po pregatitej t'iu qėndronte trupavet gjermane, tė cilat po zbrisnin pėr tė zėnė vendin e ushtėrisė italiane tė kapitulluar. Atentatet filluan nė tė katėr anėt kundėr antarėvet tė Ballit, me njė egėrsi qė s'ishte parė kurrė ndėrmjet Shqiptarėsh. Kudo qė u kapėn njerėz tė kėsaj organizate (tė cilėt nuk e prisnin njė gjė tė kėtillė) u vranė e u therėn nė mėnyrėn mė barbare, shpeshėherė duke iu nxjerrė syt, duke iu prerė veshė e hundė ose duke iu thyer kockat nė tortura. Nė njė gropė tė madhe qė zbuloi Balli Kombėtar tek Pėrroi i Shipkės (nė qarkun e Korēės), nė Jenar 1944, gjeti 185 kufoma t'anėtarėvet tė tij, masakruar nė mėnyrėn mė ēnjerėzore, ku, midis cenevet te tjera, kishte edhe te rjepur ose tė mbathur pėr sė gjalli me gozhdė e potkonj kali. Mė 21 Tetor 1943, Mehmet Shehu zuri afėr Lushnjės 68 bujqėr, ushtarė tė thjeshtė tė Ballit, dhe i vrau qė tė gjithė mbasi i vuri tė hapnin mė parė gropėn e tyre tė pėrbashkėt. As fėmijėt nuk i shpėtonin dot thikės sė komunistėvet. Nė Gjirokastėr, pėr shembull, kur vranė barbarisht njė grup nacionalistėsh ndėr tė cilėt edhe Muzafer Shehun, nuk kursyen as tė birin e kėtij pesėmbėdhjetė vjeēar, Duron, tė cilin e therėn me thikė pėrpara syvet dhe nėpėr duart e s'ėmės. Ngado qė shkonin komunistėt digjnin me urė nė dorė shtėpitė e Ballistėvet, domethėnė shtėpitė e fshatarėvet tė Toskėrisė ndėrtuar me djersė kurbetesh. Ēdo laro qė kumandonte pesė veta, komisar politik a sido qė tė quhej, kishte tė drejtėn t'i bėnte "gjyqin e popullit" cilitdo, domethėnė t'i fuste njė plumb nė kokė duke mbajtur njė shėnim nė defter. Dhe nė njė psikozė t'atillė, merret me mend se sa tė zellshėm tregohen zuzarėt e ndyrė qė bėhen prej njė dite nė tjetrėn gjykatės sovranė mbi jetėn e njerėzvet! Kėshtu qė vrasjet e tyre mė ēdo rast e mė ēdo vend u bėnė si njė gjė e pėrditėshme, e zakonshme, sa qė arritėn, si tek Macbeth-i i Shakespeare-it, tė mos i bėnin mė pėrshtypje askujt, as gravet dhe fėmijėvet!

    Njė mizori e kėtillė nuk ishte parė nė Shqipėri as prej Grekėvet dhe Serbo-Malazezvet mė 1913-1914. Por kėtė radhė ishte shumė m'e dhėmbshme, shumė mė tragjike, kur Shqiptari ia bėnte Shqiptarit! E pėrse t'i quajmė Shqiptarė ose njerėz ata mohonjės-gjakpirės tė kombėsisė, qė s'kanė asgjė njerėzore nė vetvehte? Vepėrimet e tyre s'kanė shembuj as nė historinė e Mongolėvet tė Kohės sė Mesme dhe ngjajnė vetėm me ato tė kanibalėvet t'Afrikės.

    I vėnė pėrpara kėsaj gjendjeje, Balli Kombėtar u mundua t'i qėndronte furtunės. Mblodhi fuqitė e tija dhe iu kėtheu armėt armėvet komuniste. Pėrleshja qe e rreptė, gjakderdhėse, shkatėrronjėse. S'mbet fshat, s'mbet shtėpi pa u pėrgjakur, pa u pėrzhitur.

    Mbasi komunistėt kishin nė kėmbė disa njėsi ushtarake vazhdimisht nė lėvizje, t'organizuara me ndihmėn e misionevet britanike, i pėrdorėn ato pėr t'a tronditur Ballin me befasi. Kėshtu nė vjeshtėn e vitit 1943 u krijua njė rrėmujė e shėmtuar, e cila ndryshonte sipas rastevet dhe krahinavet: atje ku komunistėt ishin mė tė fortė, i sulmonin fuqitė e Ballit pa mėshirė, por nėpėr krahina ku ishin mė tė dobėt kėrkonin tė bėnin me Ballistėt marrėveshje lokale, tė cilėn e prishnin menjėherė porsa t'iu vinte ndonjė ndihmė, duke ua hedhur natyrisht pėrgjegjėsinė kumandavet tė Ballit. Pėrpjekjet ishin tė pėrditshme si njė sėmundje kronike, duke ndryshuar formė dhe pėrpjesėtim sipas vendit dhe rastevet. Prandaj ėshtė shumė vėshtirė tė tregohet me hollėsi njė luftė civile, sepse aty nuk ka vija ushtėrish frontale kundrejt njėra-tjetrės, por ndahen deri katundet e lagjet nė dy parti tė kundėrta, dhe deri familjet (pat qėlluar tė kishte edhe vėllėzer qė merrnin anė tė ndryshme ).

    E vėrteta ėshtė qė Balli Kombėtar, ndonėse si numėr kishte shumicėn e madhe tė fshatarėsisė dhe tė shkollarėvet, si forcė luftonjėse u pa qysh nė fillim se ishte i njė shkalle mė t'ulėt, dhe kjo pėr disa arėsye tė brendėshme (nė radhė tė parė, ajo e organizimit) dhe rrethana tė jashtėme.

    Po tregojmė mė parė arėsyet e brendėshme. Partia komuniste ishte nisur qysh nė fillim me idenė e revolucionit komunist pėr marrjen e fuqisė, duke pėrdorur teknikėn e organizimit dhe tė gjitha metodat (tė xhveshura nga ēdo ndėrgjegje morali) qė patėn qėnė provuar nė Bashkimin Sovietik. Ajo formoi mė parė kuadrat nėpėr qytetet me elemente qė mund tė disiplinohėshin dhe tė fanatizohėshin n'ideologjinė marksiste si nė njė fe tė re. Pėr tė mbajtur njėsinė e partisė, shtypi e ēfarosi pa mėshirė ēdo sektarizėm, domethėnė tė gjithė ata qė donin tė bėnin mė kokė tė tyre duke formuar grupthe tė vegjėl, siē ėshtė pėrgjithėsisht natyra e Shqiptarėvet. Dhe kėtij qėllimi mundi t'ia arrinte jo vetėm sepse mėnyra e organizimit tė saj, e pėshtetur nė terror dhe nė spiunimin e njėri-tjetrit, e bėn tė mundshėm, po edhe sepse partia kumandohej prej tė huajvet dhe paraqitej si diēka sipėrnjerėzore, e rrethuar me njė mistikė, si dikur shėnjtėria e kalifit, e patrikut ose e papės. Kėshtu qė mistika e partisė zinte nė fundin psikologjik vendin e fanatizmeve tė vjetėr dhe pranohej verbėrisht, duke i bėrė partizanėt tė hidhėshin pėrpara me bindjen e dikurshme tė Haxhi Qamilit. Puna qė "partia" kumandohej prej tė huajvet (qė s'mund tė gabojnė !), qofshin kėta Dushan Mugosha, Kominterni apo Moska, e bėnte tė patundshėm besimin dhe pajtohej fare mirė me mendėsinė e Shqiptarėvet, mėsuar prej shekujsh tė vėshtronin gjithmonė drejt qendrash tė huaja. Mbasi pregatitėn, fanatizuan dhe disiplinuan njė pjesė kuadrash nė kėtė mėnyrė, komunistėt i pėrdorėn mandej kėto pėr tė futur nėn kontrollin e tyre popullin e qytetevet dhe tė fshatravet. Atė masė popullsie qė mundėn t'a mblidhnin ndėn kumandėn e kėsaj rrjete, e pėrdornin mandej si harapi kalin duke i dhėnė vazhdimisht provėn e plumbit prapa kokės.

    Kurse Balli Kombėtar nuk kishte asgjė tė kėtillė. Ai nuk ishte njė maqinė mekanikisht e lidhur, por njė marrėveshje ndėrmjet njerėzish, qė ruanin mvehtėsinė e tyre, me tė gjitha tė metat e natyrės njerėzore ose tė mendėsisė sė veēantė tė Shqiptarit. Nė lėvizjet politike, si nė ēdo tjetėr organizimin njerėzor, kuadrat janė gjithēkaja. Masat e gjera nuk mund tė lėvizin dhe nuk mund tė ēohen n'atė ose nė kėtė drejtim veēse nėpėrmjet tė kuadravet. Dhe pikėrisht formimit tė kuadravet, qė janė sistemi nervoz i ēdo organizimi njerėzor, Balli Kombėtar s'i dha as mė tė voglėn rėndėsi. Ndėrsa komunistėt pregatitėn mė parė kuadrat e disiplinuara nė djalėrinė qytetare dhe mandej mblodhėn ndėr to fshatarėsinė, Balli Kombėtar e nisi punėn nga fshatrat pėr tė pasur numrin sa mė tė madh, dhe kuadrat e ēetavet ose tė fuqivet t'armatosura tė tija qėndruan fshatare gjer nė fund. Kėto nuk kishin as shkathtėsinė, as bindjen, as disiplinėn e kuadravet tė fanatizuara dhe djaloshare komuniste. Djalėria e Ballit Kombėtar nuk lozi as njė rol nė drejtimin e masavet fshatarė. Ajo mbeti mė fort pėr tė bėrė propagandė nėpėr qytetet. Nuk i mungonte guximi, por mėnyra e organizimit dhe e shtirjes nė punė t'energjivet tė saja. Mė vonė u formuan nja dy batalionė me djalėrinė qytetare tė Ballit. Njėri shkoi e luftoi nė Kosovė. Por roli i saj do tė kishte qėnė qė tė formonte kuadrat drejtonjėse tė fuqivet t'armatosura, siē u pėrdor djalėria komuniste. Krahas me teknikėn e organizimit, mjeti tjetėr qė pėrbėnte forcėn e Partisė komuniste ishte terrori. Kėtė nuk mund t'a pėrdorte Balli, as djalėria e tij, as kurrkush nuk ėshtė penduar sepse nuk e pėrdori. Balli besonte dhe beson nė ndėrgjegjen njerėzore, nė vleftat morale dhe kombėtare. Por do tė kishte mjaftuar njė pregatitje kuadrash, njė organizim dhe pėrdorim m'i mirė i energjivet tė djalėrisė pėr t'i dhėnė ndoshta fitoren. Natyrisht, pėrveē mungesės sė terrorit, tė cilin Balli s'mund t'a ushtronte, kishte dy anė tė ligshta nė Ballin Kombėtar, qė mė nė fund, bashkė me mungesė-n e kuadravet, prunė shkatėrrimin e tij. E para, ndėrsa te komunistėt urdhėrat i jepte "partia", e ndier si diēka sipėrnjerėzore, absolute, kundrejt sė cilės s'mund tė kishte fjalė as kundėrshtim, tek Balli Kombėtar duhej t'i jepte Hasani apo Hyseni, duke u munduar t'i mbushte mėndjen gjithkujt. Dhe mbasi komunistėt do tė krijonin "botėn e re", botėn e prrallavet, kishte tek ata njė tjetėr enthusiazėm nga sa mund tė ndjenin antarėt e Ballit Kombėtar, tė cilėt nuk prisnin asgjė tė mrekulluarshme. E dyta, nė Komitetin Qendror tė Partisė komuniste dhe te kuadrat e larta t'asaj do tė kishte njė pikėpamje, njė mendim, njė vendim. Ata qė mendonin ndryshe, qėrohėshin shpejt. Kurse Balli Kombėtar mbeti gjer nė fund njė marrėveshje ndėrmiet njerėzish, me pikėpamje e interesa tė ndryshme dhe shpeshėherė tė kundėrta. Qėndronin bashkė se s'kishin nga tė mbanin. Disa idealistė luftonin me gjithė mend pėr realizimin e Dekalogut, tė tjerė e kishin pranuar atė vetėm si njė nevojė. Gjithkush e dinte se nė Komitetin Qendror tė Ballit Kombėtar kishte dy rryma me pikėpamje e drejtime tė ndryshme. Por e vėrteta: ėshtė se qė tė gjithė e donin Shqipėrinė, dhe interesat kombėtare mundohėshin t'i mpronin. Kjo ishte e vetėmja lidhje midis tyre.

    Mėnyrat e ndryshme t'organizimit qė pėrmendėm mė sipėr, shtrihėshin natyrisht edhe n'anėn ushtarake e nė taktikėn e luftimevet. Fuqia ushtarake e komunistėvet ishte e organizuar nė njė mėnyrė qė, nė rast nevojej mund tė ndahej nė celula tė vogla, tė shpėrdahej pėrkohėsisht pa i humbur ndėrlidhjet, pėr t'u mbledhur pėrsėri nė njėsi tė mėdha nė rastin e volitshėm. Kėshtu pėr shemhull, kur Balli Kombėbar i sulmonte me fuqi tė shumėta, forcat komuniste shpėrdahėshin aty pėr aty nė njėsi tė vogla dhe fshihėshin nėpėr bazat e tyre. Pastaj me rastin mė tė parė mblidhėshin pėrnjėheresh nė njėsi tė mėdha dhe sulmonin befas atje ku gjenin pikat mė tė dobėta. Organizimi ushtarak i tyre (i studiuar e i provuar prej Bolshevikėvet) ishte i bėrė nė njė mėnyrė t'atillė qė tė pėrkulej e tė shpėrndahej nė celula tė vogla sa herė qė tė binte ngushtė, por tė mos shkatėrrohej. Kurse njėsitė e Ballit nuk e kishin atė shkathtėsi, prandaj, kur shpėrndahėshin, ishte e vėshtirė qė tė formohėshin prapė. U kuptua se fuqitė komuniste, edhe kur thyhėshin, nuk mund tė zhdukėshin pėrsa kohė qė kishin bazat se ku mund tė fshihėshin. Dhe Balli Kombėtar nuk mund t'i zhdukte bazat e tyre mbasi nuk bėnte ndjekje nė popullsinė civile. Ėshtė e tepėrt tė shtojmė kėtu se, nga ndryshimi i organizimit, komunistėt gjenin gjithmonė shtek e mėnyrė pėr tė hedhur lloj lloj parullash disfatiste, pėr tė futur lloj lloj intrigash shkatėrronjėse nė radhėt ushtarake tė Ballit Kombėtar, kurse ky s'mund tė bėnte asgjė tė tillė nė forcat komuniste.

    Ballit Kombėtar nuk i erdhi asnjė ndihmė nga t'ashtuquajturit nacionalistė tė Shqipėrisė sė Mesme dhe tė veriut. Nė dukje, kėta linin tė kuptohej, ose edhe e thoshin vetė, se e bėnin me qėllim qė Ballistė e Komunistė tė hanin kokat njėri me tjetrin, pėr t'iu mbetur mė nė fund fuqia kėtyre. Por ky ishte njė shpjegim sa pėr tė thėnė diēka. Nė tė vėrtetėn, sistemi bajraktarist kishte vdekur, dhe krerėvet tė veriut s'iu vinte pas askush veēse me rroga, sikurse patėn shkuar disa herė pas Italinėvet dhe Gjermanėvet. Por Balli Kombėtar nuk kishte rroga t'iu jepte prandaj s'mundi t'i vinte nė ndihmė askush prej atyre. Ato qė thonė sot, se gjoja Balli Kombėtar nuk desh tė bėnte bashkimin, janė prralla n'erė. Balli Kombėtar nuk la ēast e rast pa iu bėrė thirrje, duke hedhur pas shpine ēdo shkak pėrēarjeje, duke i lutur me tėrė vullnesėn e atij qė ndodhet nė tė keq. Nuk i erdhi nė ndihmė as e ashtuquajtura "Lėvizje e Legalitetit", e cila u formua nėn kryesinė e Abaz Kupit nė Nėntor 1943, pasi ishte ndezur lufta civile dhe komunistėt ndodhėshin tė kapėrthyer me Ballin Kombėtar. Abaz Kupi deri atėhere kishte qėnė antar i Kėshillit Nacional-Ēlirimtar tė komunistėvet. Vetėm kur kėta u pėrleshėn me Ballin, ai e ndieu vehten tė sigurtė dhe u shkėput prej tyre pėr tė formuar Lėvizjen e Legalitetit, qė kishte pėr qėllim kėthimin e Zogut nė "fron" tė Shqipėrisė. Komunistėt e pėrjashtuan zyrtarisht Abaz Kupin prej "Kėshillit Nacional-Ēlirimtar" nė Dhjetor 1943. Por Lėvizja e Legalitetit nuk lozi ndonjė rol nė luftėn kundėr komunistėvet as kundėr Gjermanėvet. Ajo u shkreh vetvetiu porsa u mposhtėn fuqitė e Ballit Kombėtar.

    Ndėrhyrja e ushtėrisė gjermane e koklaviti gjendjen e brendėshme mė shumė akoma. Gjermanėt patėn filluar tė zbrisnin nė Shqipėri nė Gusht 1943, kur kapitullimi i Italisė pritej prej njė dite nė tjetrėn. Balli Kombėtar u pėrpoq t'iu priste udhėn dhe i goditi nė disa pika: nė Barmash (ndėrmjet Korēės dhe Leskovikut), nė rrugėn e Qafės-sė-Thanės, si edhe n'afėrsitė e Vlorės e tė Beratit. Por pikėrisht nė kėtė kohė komunistėt i ranė Ballit qė prapa krahėvet duke hapur luftėn vėllavrasėse. Atėhere lufta kundėr Gjermanėvet u ndėrpre. Vetėm disa muaj mė vonė komunistėt filluan kundėr tyre taktikėn qė kishin ndjekur kundėr Italianėvet, domethėnė t'iu hidhnin disa pushkė mbi kokė nėpėr qendrat e popullsuara, me qėllim qė Gjermanėt, pėr hakmarrje, tė digjnin vendin rreth e rrotull dhe tė vrisnin popullsinė civile. Kėto pastaj, propaganda komuniste, me cinizmin mė tė ndyrė, ia ngarkonte Ballit Kombėtar, gjoja sikur i kishte shtytur ky Gjermanėt tė vepronin n'atė mėnyrė.

    Porsa hynė nė Tiranė, Gjermanėt, duke dashur tė shfrytėzonin lidhjet e vjetra tė kombit shqiptar me Austrinė, iu bėnė Shqiptarėvet njė shpallje nė tė cilėn iu thoshin se ata vinin si miq, vetėm pėr nevoja ushtarake, dhe jo si pushtonjės; se ata nderonin dhe pėrkrahinin pavarėsinė e Shqipėrisė Ethnike, lirinė dhe asnjanėsinė e saj. Pra iu njihnin Shqiptarėvet tė drejtėn pėr tė pasur, si shtet i lirė, regjimin dhe qeverinė e tyre.

    Kjo shpallje e Gjermanėvet tėrhoqi njė pjesė atdhetarėsh tė vjetėr, tek tė cilėt nuk ishin shlyer akoma kujtimet e lidhjevet tė dikurshme me Austrinė, si edhe disa tė rinj me kulturė gjermane ose grupi i Deutschkultur-ės, siē quhej atėhere. Prej kėtyre u formua njė i ashtuquajtur "Komitet Ekzekutiv i Pėrkohshėm", i cili pregatiti, me shtytjen e Gjermanėvet, mbledhjen e njė "parlamenti" ose "asamble kombėtare", mė 16 Tetor. Kjo "asamble" qė s'e zgjodhi askush, shpalli ndarjen e Shqipėrisė nga Italia dhe caktoi regjimin e shtetit shqiptar me njė Kėshill tė lartė tė Regjencės nėn kryesinė e Mehdi Frashėrit. Regjenca mandej emėroi njė qeveri.

    Pranimi i Mehdi Frashėrit dhe i disa tė tjerėve, qė mbahėshin si atdhetarė tė vjetėr, tė formonin njė qeveri dhe kryesi shteti gjoja tė pavarur, ndėn Gjermanėt, tėrhoqi nė fillim mjaft Shqiptarė, pėr dy arėsye: e para, Gjermanėt kishin shpallur qė e njihnin pavarėsinė e Shqipėrisė ethnike dhe se nuk kishin ardhur si pushtonjės por si miq, pėr nevojat e pėrkohėshme tė Luftės. Prandaj tė qėnėt e tyre nė Shqipėri nuk shikohej njėlloj si ai i Italianėvet, tė cilėt e patėn pushtuar e lidhur vendin me Italinė, pėr t'a bėrė si njė krahinė tė saj. E dyta, shumė Shqiptarė nuk shihnin sesi mund t'i qėndrohej ndryshe rrezikut komunist, qė po tregohej m'i tmerrshėm nga ēdo tjetėr tmerr. Pastaj e kuptonin se komunizmi po derdhte gjithė atė gjak pėr tė sjellė Rusinė sovietike ose Jugosllavinė, tė cilat nuk ishin mė tė mira nga Gjermania. E kuptonin gjithashtu se lufta qė komunistėt donin t'iu bėnin Gjermanėvet kishte pėr qėllim t'i lehtėsonte peshėn Rusisė sovietike dhe t'i shėrbente si njė mbulesė revolucionit komunist. Sepse, nė tė vėrtetėn, edhe sikur tė gjithė Shqiptarėt tė shkrihėshin nė luftėn kundėr Gjermanėvet, nuk mund t'a shpejtonin as pėr njė ditė tėrheqjen e kėtyre nga Shqipėria, deri sa kėta tė thyhėshin prej fuqivet tė mėdha qė kishin tė njėjtat armė e mjete tė motorizuara. Balli Kombėtar, qė i kuptonte mirė kėto probleme, detyrohej t'i luftonte Gjermanėt pėr t'u treguar i lidhur me demokracitė e Perėndimit dhe i rreshtuar n'anėn e popujvet liridashės, domethėnė pėr nevojė politike. Por nuk donte qė tė bėhej vendi shkrumb e hi, duke e ditur, siē thamė, se edhe sikur tė shuhėshin tė gjithė Shqiptarėt, s'mund t'a shpejtonin as pėr njė ditė largimin e Gjermanėvet.

    Regjenca dhe qeveria shqiptare, me gjindarmėrinė dhe administratėn qė krijuan, ishin sa pėr dukje, sepse nė tė vėrtetėn atje ku ndodhėshin Gjermanėt, fuqinė e kishin ata. Gestapo-ja e famėkeqe e tyre u fut kudo si njė rrjetė dhe kontrollonte gjithēka. Agjentėt shqiptarė tė saj, atje ku mundnin, u bėnė hajdutėt dhe kriminelėt mė tė fėlliqur tė vendit. Gjermanėt vunė dorė mbi vajgurin dhe minierat e tjera tė Shqipėrisė, dhe Bankės Kombėtare tė kėsaj i rrėmbyen rezervėn e arit qė ndodhej nė Romė.

    Pėr tė pasur sa mė pak goditje prej Shqiptarėvet, Gjermanėt e shtynė sa mundėn luftėn civile ndėrmjet komunistėve dhe Ballit Kombėtar. Ky i fundit, i sulmuar befas prej partisė sė tmerrit dhe duke mos mundur tė qėndronte nė tė dy krahėt, u shtrėngua t'a ndėrpriste luftėn kundėr Gjermanėvet. Kurse kėta, nga ana e tjetėr, ndonėse gjatė dimrit dhe nė prendverėn e vitit 1944 lėshuan disa trupa nė ndjekje tė komunistėvet, nuk deshėn t'a shuanin lėvizjen e tyre, pėr t'a lėnė tė kapėrthyer me Ballin Kombėtar.

    Gjermanėt, atje ku sulmohėshin prej Shqiptarėvet, vrisnin e digjnin pėr hakmarrje e terror sa shtėpi dhe burra gjenin prej popullsisė civile nė njė rreze prej disa kilometrash rreth e qark. Prandaj Balli Kombėtar i pat goditur nėpėr rrugė e vende tė pabanuara, ku ata s'kishnin se ē'tė prishnin. Kurse komunistėt, pėrkundrazi, iu hidhnin disa pushkė nėpėr vendet e popullsuara dhe mandej tėrhiqėshin, ndėrsa Gjermanėt bėnin kėrdi rreth e rrotull. "Nacional-Ēlirimtarėt" kėnaqėshin mandej duke ia ngarkuar kėto krime Ballit Kombėtar! Puna u keqėsua mė tepėr kur Gjermanėt zunė tė pėrdornin banda kriminelėsh, siē patėn bėrė Italianėt me Isa Toskėn. Kėto dhe disa trupa SS qė formoi qeveria e Tiranės nė bashkėpunim me kumandėn gjermane, propaganda komuniste ia vishte si gjithnjė Ballit Kombėtar.

    Pėrveē forcės sė brendėshme qė mundėn tė krijonin, komunistėt u ndihmuan nga tė gjitha rrethanat e jashtėme. Pikė sė pari, patėn ndihmėn e misionevet ushtarake britanike, jo vetėm n'armė e municione po edhe si propagandė. Radio e Londrės dhe mė vonė ajo e Barit, n'emisionet shqipe, nuk pėrmendnin veēse "punėt e mėdha" tė "Lėvizjes Nacional-Ēlirimtare" duke ia fshehur kėsaj karakterin komunist dhe duke e bėrė popullin tė besonte se vetėm kjo ishte dhe njihej prej Aliatevet tė Perėndimit. Anglezėt vepronin nė kėtė mėnyrė jo vetėm pėr t'i bėrė volltėn Rusisė, po edhe sepse duke e ditur qė komunistėt s'kishin asnjė ndėrgjegje kombėtare dhe asnjė qėllim tjetėr veē marrjes sė fuqisė, i shtynin me ato mjete pėr t'a hedhur popullin shqiptar pa kursim nė luftėn kundėr Gjermanėvet. Nga ana tjetėr, pas kapitullimit t'Italisė, 15.000 ushtarė e oficerė italianė tė divizionit "Firenze", nėn kumandėn e gjeneral Azzi-t, me armėt, municionet, artilerinė dhe tėrė materialin luftarak, u dorėzuan te komunistėt. Kėta krijuan me ish-pushtonjėsit fashistė njėsi ushtarake, sikurse batalionin "Antonio Gramshi", pėr tė vrarė Shqiptarėt. Mandej lėvizja komuniste pati sidomos pėrkrahjen e forcavet jugosllave tė Tito-s dhe atė t'EAM-it grek. Kuptohet vetiu se zbritja e Rusisė sovietike nė Ballkan, me enthusiazmin qė ngjalli te komunistėt dhe simpathizonjėsit e tyre, ishte njė ndihmė e pamohuarshme. Kurse Balli Kombėtar nuk pati asnjė ndihmė tė jashtėme nga asnjė anė.

    I tronditur gjer nė thellėsi tė shpirtit prej atij drami kombėtar, Balli iu bėri thirrje disa herė komunistėvet pėr t'i dhėnė fund luftės civile dhe pėr tė gjetur njė rrugė bashkėpunimi, duke i luftuar edhe Gjermanėt po pėr aq sa lejonin mundėsitė e Shqipėrisė. Mirėpo Partia komuniste kishte tė tjera qėllime: ajo nuk donte t'a ndante fuqinė me asnjė tjetėr grup Shqiptarėsh dhe, duke u treguar se gjoja luftonte kundėr ushtėrisė gjermane pėr ēlirimin kombėtar, pėrpiqej tė pregatiste forcat e nevojshme pėr tė vendosur diktaturėn e saj. Prandaj bėri ēmos pėr tė pėrhapur mendimin se, pėrveē "Lėvizjes Nacional-Ēlirimtare" (domethėnė Partisė komuniste), ēdo grup tjetėr shqiptar ishte "fashist, trathėtar, armik i popullit dhe bashkėpunėtor i Gjermanėvet". Nė njė dokument tė fshehtė tė Partisė komuniste qė zuri Balli Kombėtar nė Berat, nėnshkruar nga "Shpati" (pseudonimi i Enver Hoxhės), iu jepėshin komitetevet krahinorė tė gjitha udhėzimet sesi dhe pse duhej t'a bėnin luftėn kundėr Ballit, tregohėshin hapur tė gjitha qėllimet djallėzore dhe anti-kombėtare t'asaj partie. Kėshtu duke shfrytėzuar enthusiazmin e pastėr tė djalėrisė dhe tė njė pjese tė popullit shqiptar se gjoja bėnin luftė kombėtare pėr ēlirimin e Shqipėrisė, komunistėt pregatitėn ndėn kėtė mbulesė forcat e nevojshme pėr tė vendosur diktaturėn e tyre t'urrejtur.

    I shtrėnguar prej tyre dhe i vėnė me shpatulla nė mur, Ballit Kombėtar s'i mbetej rrugė tjetėr veēse t'iu qėndronte me anėn e armėvet. Pėrleshjet qenė tė forta dhe tė tmerrshme. Mbasi e mblodhi vehten nga tronditja e parė, Balli Kombėtar, qė kishte gjithmonė shumicėn si numėr, ēoi nė kėmbė fuqitė e veta tė qarqevet tė Beratit, t'Elbasanit e tė Korēės dhe, nga gjysma e Nėntorit 1943, u hodh nė sulmim tė pėrgjithshėm kundėr komunistėvet, nė njė vijė qė shkonte prej Mallakastre gjer nė malėsi t'Oparit. Pas njė muaji e gjysėm luftimesh tė rrepta, komunistėt u thyen nė tė gjitha pikat dhe u tėrhoqėn nė malėsi tė Pėrmetit e nė Kurvelesh. Mjerisht, n'atė krah fuqia e Ballit ishte dobėsuar me vrasjen e Hysni Lepenicės dhe 34 kumandarėve ēetash nga mė trimat, nė Grihot tė Gjirokastrės, nė njė pėrpjekje kundėr Italianėvet. Kėshtu qė nė, Kurvelesh komunistėt mundėn tė mbahėshin. Njė dobėsim solli edhe nė qarkun e Korēės zhdukja e Safet Butkės i cili, nė njė ēast dėshpėrimi, vrau vehten.

    Me gjithė humbjet e mėdha qė pėsuan, dhe thyerjen e krahėvet nė Labėri, fuqitė e Ballit i mbajtėn pozitat e tyre gjatė dimrit 1943-44, dhe u duk sikur komunizmi do tė mposhtej. Por ajo periudhė ka qėnė ndoshta njė nga mė tė zezat qė ka hequr kombi shqiptar. Rrugėt u prenė, krahinat u ndanė nga njėra tjetra, lufta vėllavrasėse vazhdonte kudo, komunistėt bėnin tmerre duke djegur e vrarė, gjaku rridhte papushim. Shumė familje "balliste" u shpėrngulėn nga krahinat e shkelura prej komunistėvet, ku s'iu kish mbetur shtėpi as katandi, dhe sillėshin nėpėr baltra me gra e fėmijė si nė kohėn e pushtimit grek mė 1914.

    N'atė rrėmujė tė pėrgjithshme, ku s'merrte vesh i pari tė dytin, ku s'mund tė jepeshin urdhėra as mund tė mbahej rregulli, dhe ku terrori komunist u bė si njė ankth i paduruarshėm, Balli Kombėtar pėsoi tronditjen mė tė madhe, njė pjesė e elementevet tė tij (ata qė ishin grumbulluar nė tė rastėsisht) nisėn tė shkėputėshin dhe tė shkonin si banda pas Gjermanėvet, ashtu siē bėnė edhe disa nga tė "nacional-ēlirimtares" komuniste. Anarkia dhe rrėmuja s'kishin se ku tė shkonin mė tutje. Por ndėrsa komunistėt e shkaktonin vetė atė gjendje me qėllim qė tė merrnin fuqinė pėrmbi gjak e gėrmadha, ata qė jetonin nė shpirt dramin mė tė tmerrshėm ishin udhėheqėsit e Ballit Kombėtar, tė cilėt u pėrpoqėn tė bėnin ēdo gjė qė njerėzisht ishte e mundur pėr tė frenuar pasionet e dobėta, pėr tė ndaluar anarkinė, pėr tė vėnė disiplinėn, rregullin, pėr tė mprojtur e shpėtuar atė qė mund tė shpėtohej.

    Nė prendverėn e vitit 1944, u duk se komunistėt po ju delnin pėrpara fuqive tė Ballit. Ndonėse brigadat e tyre ishin mė tė shumtėn shifra absrakte, kishin formuar deri atėhere nja 10 a 12, tė cilat i mbanin vazhdimisht nė lėvizje pėr tė goditur kudo forcat e Ballit Kombėtar. Mė 24 Maj 1944, komunistėt mundėn tė mblidhnin nė Pėrmet "Kongresin Antifashist Nacional Ēlirimtar", i cili krijoi njė "Komitet Antifashist Nacional Ēlirimtar" prej 13 antarėsh, i veshur me fuqitė e njė qeverie tė pėrkohėshme. Kryetar i Komitetit u emėrua Enver Hoxha, Sekretar i Pėrgjithshėm i Partisė komuniste. Shpalljet dhe thėniet e "Kongresit Antifashist" tė Pėrmetit kundėrshtonin njėra-tjetrėn: mėnjanė thuhej se asnjė grup ose parti nuk mbizotėronte nė "Lėvizjen Nacional-ēlirimtare", nga ana tjetėr i thureshin lėvdata Partisė komuniste qė e kishte udhėhequr popullin nė rrugėn e ēlirimit!

    Balli Kombėtar mblodhi rreth tij bėrthamat mė tė forta tė forcave qė i kishin mbetur, kumandėn e tė cilave e mori auktori i kėtij studimi. I vėnė midis dy zjarresh ndėrmjet komunistėvet dhe Gjermanėvet, Balli mundi tė mbahej akoma nė disa krahina tė Shqipėrisėsė jugės gjer nė Gusht 1944. Por n'atė kohė pėsoi njė tjetėr humbje, sepse njė nga shtyllat e tij tė qarkut tė Vlorės dhe antar i Komitetit Qendror, avokat Skėnder Muēua, me dy bashkėpunėrė tė vlefshėm, tė gjurmuar prej disa agjentėve shqiptarė tė gestapo-sė, u kapėn prej Gjermanėvet dhe u pushkatuan qė tė tre. Mbasi qėndresa e fuqive tė Ballit, nė jugė, u bė e pamundur, auktori i kėtij studimi me njėsitė ushtarake qė i kishin mbetur kaloi nė Shqipėrinė e Mesme ku vazhdoi t'iu bėnte disa goditje tė forta kolonavet gjermane, gjatė muajve Shtator e Tetor, duke u mprojtur njėkohėsisht kundrejt sulmeve tė komunistėvet. Komiteti Qendror i Ballit Kombėtar shpresonte akoma se mund tė bėhej njė bashkim forcash nė Shqipėrinė e veriut me "Lėvizjen e Legalitetit" dhe disa krerė bajraktarė. U provua njė farė bashkėpunimi me Abas Kupin, por ky as nuk kishte ndonjė fuqi tė vėrtetė, as donte tė vinte nė pėrpjekje me komunistėt ndonėse ata i hipėn malėsisė sė Krujės. Me thirrjen e Ballit Kombėtar, u bė njė mbledhje e disa krerėve tė Shqipėrisė sė veriut nė njė katund tė Kurbinit, nga mbarimi i Shtatorit, si njė pėrpjekje e fundit pėr bashkimin e forcavet. Nga ana e Ballit Kombėtar merrnin pjesė Midhat Frashėri dhe auktori i kėtij studimi. Pas disa bisedimesh tė kota, u kuptua se krerėvet tė veriut s'iu kishte mbetur asnjė forcė pėrveē fjalėve tė mėdha. Madje komunistėt kishin hyrė nėpėr malet e tyre dhe disave iu kishin djegur edhe shtėpitė.

    Duke mbajtur si bazė fortesėn e Prezės, fuqitė e Ballit Kombėtar i vazhduan vepėrimet kundėr ushtėrisė gjermane gjatė muajit tė Tetorit, ndėrsa komunistėt kishin hyrė nė Shqipėrinė e veriut, kishin zėnė Krujėn dhe po i pėrqėndronin brigadat e tyre nė fushėn ndėrmjet Krujės dhe Tiranės pėr t'iu dhėnė grushtin e fundit forcave tė Ballit. Nga mbarimi i Tetorit e rrethuan natėn fortesėn e Prezės dhe, nė tė zbardhur tė mėngjezit, hapėn zjarr nga tė katėr anėt. Pas njė luftimi tė rreptė prej 12 orėsh, auktori i kėtij studimi e ēau rrethimin dhe i tėrhoqi fuqitė e Ballit nė drejtim tė Ishmit e tė Bregut-tė-Matit.

    Qėndresa nė fushė tė hapėt kundėr brigadavet komuniste ishte bėrė e pamundur, sepse i tėrė vendi ndodhej pothuajse ndėn kontrollin e tyre mbasi nė Shqipėrinė e veriut nuk gjetėn asnjė kundėrshtim tė organizuar. Kėshtu qė, nė fillim tė Nėndorit, auktori i kėtij studimi u shtrėngua ti shpėrndante fuqitė e Ballit nė ēeta tė vogla, mbasi tė kėthehėshin gjer nė Shqipėrinė e jugės si njė trupė ushtarake e rregullt, ndėnė kumandėn e Muharrem Kapllanit, Maliq Dusharit, Tefik Sfirit dhe Haxhi Mirakės. Kurse ai vetė do tė qėndronte disa kohė nė Shqipėrinė e veriut pėr tė provuar nėse do tė kishte mundėsi organizimi dhe krijimi forcash tė reja me kuadra tė reja pėr tė vazhduar luftėn. Pastaj do tė zbriste nė jugė, sido qė tė zhvillohej gjėndja, i vendosur qė t'a mbante lart flamurin e lirisė kundėr komunizmit. Nuk kishte ēast mė dramatik. Ata burra qė e kishin ndjekur kumandarin e tyre me plot bindje gjatė tre vjetėve, nė shi e nė dėborė, nė ēdo rast tė gatshėm pėr t'u hedhur nė zjarr, pa asnjė shpėrblim vetėm pėr lirinė e Shqipėrisė, pėr tė cilėn kishin lėnė prindėr e motra, gra e fėmijė, ata burra e dėgjuan urdhėrin nė njė heshtje madhėshtore. Me vijat e fytyrės si tejza ēeliku, e shikuan kumandarin nė sy, pa rrahur qepallat, duke mbledhur nė atė shikim tė tėra pyetjet, tė tėrė forcėn e shpirtit. Edhe ai i shikoi nė sy me njė vėshtrim qė pėrmblidhte tė tėrė dramin e ēastit, po edhe vullnetin e atyre qė nuk thyhen prej fatkeqėsivet, qė duhet tė qėndrojnė deri nė fund si burra. Duket se u kuptuan tė dy palėt. Oficerėt, mbasi muarėn urdhėrat, drejtimet sesi duhej tė vepronin, dhe mbasi kumandari i tyre i pėrqafoi njė e nga njė, paraqitėn bashkė me trupėn pėr-nder-armėt duke thirrur: "Rroftė Shqipėria!"; dhe u vunė nė lėvizje, ballin lart, me tė njėjtin shpirt dhe me tė njėjtin ēap sikur nisėshin pėr sulm. Atė ditė mbyllej por jo pa mbresė heroizmi, njė fletė e historisė sė Ballit Kombėtar.

    Me gjithė shpifjet e paturpėshme tė komunistėvet, qė ia kthyen Ballit Kombėtar tė gjitha armėt e zjarrit e tė propagandės, sepse vetėm aty shikonin njė ide kombėtare tė organizuar e tė pajtuar me kuptimin e lirive njerėzore, Balli Kombėtar u tregua si e vetėmja lėvizje thjeshtė shqiptare pėr t'i qėndruar me armė ēdo armiku tė jashtėm e tė brendshėm qė iu turr atdheut, fashist, nazi apo komunist; u dėftye si i vetėmi vullnet kombėtar i organizuar pėr tė mprojtur lirinė dhe pavarėsinė e Shqipėrisė Ethnike. Edhe nėqoftėse njė pjesė e Ballit Kombėtar, gjithmonė ndėnė shtrėngimin e komunistėvet, u ēthur dhe, pėr tė gjetur shpėtim, u pėshtet pas Gjermanėvet, pati edhe njė pjesė tjetėr qė i qėndroi atij ferri nga tė dy anėt dhe bėri ē'ishte njerėzisht e mundur pėr t'a nxjerrė vendin nga ajo gjendje. Nė kėtė studim flitet pėr kėtė pjesė tė Ballit Kombėtar, qė s'u thye kurrė nė shpirt, qė e mbajti lart idenė e Shqipėrisė Ethnike, idenė e lirisė pėr tė gjithė Shqiptarėt dhe kuptimin e panjollė tė Flamurit tė Skėnderbeut.

    Komunistėt, me cinizėm neveritės, shfrytėzuan tė gjithė enthusiazmin e njė pjese tė djalėrisė dhe tė popullit pėr tė bėrė gjoja luftė kombėtare kundėr pushtonjėsve tė huaj, duke e ditur se vetėm pėr atė lloj lufte kishte enthusiazėm. Pastaj, ndėnė atė mbulesė, me mynyrat e tyre djallėzore e pasi i futėn ato forca nė njė disiplinė tė hekurt, i pėrdorėn pikėrisht kundėr lirisė, kundėr Ballit Kombėtar, duke e paraqitur kėtė si bashkėpunėtor tė armiqve tė jashtėm, deri sa vendosėn mė nė fund diktaturėn e tyre tė pėrgjaktė. Nė Shqipėri po rritej njė brez i shėndoshė, njė djalėri e gjallė, e shkathėt, e bukur, energjitė e sė cilės, sikur t'ishin derdhur nė njė drejtim tė vetėm- nė drejtimin kombėtar -do tė kishin bėrė ēudira, do tė kishin korrur fitore tė pa shembullta nė historinė e re tė Shqipėrisė dhe tė krahasuarshme me ngjarjet e lavdishme tė kohės sė Skėnderbeut. Pėrse i tėrė ai hov, ajo energji, ai enthusiazėm u pėrdor pėr tė djegur vendin, pėt tė nxirrė jetėn e krejt njė populli, pėr tė munduar, pėr tė shtypur Shqiptari Shqiptarin me aq helm edh' egėrsi? Ē'farė instiktesh prej qeni tė tėrbuar fshihen nė natyrėn e njė komunisti?

    Mė 22 tė Tetorit, nė njė mbledhje qė bėnė nė Berat, komunistėt e ndėrruan "Komitetin Antifashist Nacional Ēlirimtar" nė "Qeveri Demokratike tė Shqipėrisė" me kryetar gjeneral-kolonel Enver Hoxhėn. Nė mbarim tė Nėntorit, qeveria komuniste u vendos nė Tiranė, ku bėri qė nė ditėn e parė njė banjė prej gjaku duke vrarė nja 300 veta qė gjeti nėpėr hotelet, mbledhur aty prej krahinash tė ndryshme tė Shqipėrisė. Pastaj vrasjet vazhduan rregullisht, nga tetė e nga dhjetė viktima nė javėt pėr ēdo qytet.

    Njė pjesė e antarėvet tė Ballit Kombėtar, me Midhat Frashėrin nė krye, kaloi nė Itali.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  15. #15
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Te lumshin duart Era1. Vetem gjysmen arrita te lexoj deri tani (koha e kufizuar) por do ta mbaroj definitivisht me vone sepse ka mjaft vlere brenda tij.

    falemnderit.

    ps: Kush eshte autori i ketij shkrimi?

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Letėr e Tuk Jakovės drejtuar Dushan Mugoshės

    http://historia.balli-kombetar.org/?...ull&where=#tuk

    3. Letėr e Tuk Jakovės drejtuar Dushan Mugoshės
    I dashur Shok Salė !
    Nė kohėt e fundit nuk tė kam shkruar se kujtonja tė takohem, kur erdha nė bazė mora vesh se 5-6 orė pėrpara ishe nisė nė drejtim tė P.K.J. pėr tė mos u kthye ma ktu. Mė ka ardhė shumė keq qė hike nga ne e na len si jetimė nė kėto ēaste fatlume pėr Partinė t'onė qė ti e deshe aq shumė e punove aq shumė pėr tė. Nga ana tjetėr mė ardhi keq qė nuk u takuem tė paktėn ditėn e fundit qė u nise e tė ēmadheshim.

    Si do qoftė ti do tė jeshė ma i lumtur qė jep frutin e punės t'ande nė Partinė Heroike e famėmadhe Jugosllave. Tash nuk dijė ēfarė tė them tjetėr vetėm tė siguroj se do tė pėrpiqemi me tė gjitha fuqitė tė ecim nė rrugėn qė na tregove.

    U pafshim nė realizimin e qėllimeve t'ona tė shpejta.

    Tė puth me madhė

    Tuku

    V.F.L.P.

    7.4.944

    http://historia.balli-kombetar.org/?...ull&where=#tuk
    E drejta vonon, por nuk harron!

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    4. Letėr e Bedri Spahiut drejtuar Dushan Mugoshės

    http://historia.balli-kombetar.org/?...kull&where=#bs

    4. Letėr e Bedri Spahiut drejtuar Dushan Mugoshės
    I dashuri Salė
    U ndamė pa u parė. Pėr dreq mu ngatėrrue puna dhe nuk erdha dot njė ditė mė parė. Shpresoj se do tė bėē gjithėēka qė tė vish prapė mbasi ti duhet ta ēmosh nevojėn qė kemi ne dhe fundi i fundit u mėsuam o Salė me njėri tjetrin. Do tė ishte e nevojshme tė paktėn tė gjindesh kėtu deri nė mbarim tė luftės.

    Ne mėsuam nga ti o Salė atė ē'ka asht e nevojėshme dhe e domosdoshme qė tė mendojmė e tė ndjejmė vehten si komunista e prandaj unė pėr vehten e besoj tė gjithė ne, na duket sikur kemi diēka nga qėnia e jote. Jeta e jonė si komunist ėsht lidhur me ty. Kėtej rjedh boshllėku qė unė ndjeva kur nuk tė gjeta.

    E di Salė, qė edhe ty tė ka ardhė keq qė je ndarė prej nesh dhe detyra qė e ke kryer plotėsisht do tė jetė njė ngushėllim pėr ti e unė ngushėllohem duke parė ndryshimin qė kam bėrė prej ēastit tė parė qė jemi parė dhe se kam pėrfituar nga ti sa mė ka qėnė e mundur.

    Jepi pėrshėndetjet e mija shokėve trima Jugosllavė.

    Pėrqafime e u pafshim pėr sė shpejti

    Bedri

    7/5/44

    V.F.L.P.

    http://historia.balli-kombetar.org/?...kull&where=#bs
    E drejta vonon, por nuk harron!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Te me falni qe nuk e kam vendosur autorin se paskam harruar.
    Autori Abaz Ermenji dhe nje informacion me te plote mund te gjeni ne kete adrese:

    http://www.ermenji.org/
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    5. Letėr e Hysni Kapos drejtuar Dushan Mugoshės

    http://historia.balli-kombetar.org/?...kull&where=#hk

    5. Letėr e Hysni Kapos drejtuar Dushan Mugoshės
    I dashur shok Salė.
    Me gjith se Koēi mė tha se do largoheshe menduam se do tė takohemi para se tė ikje, mbritėm nė ¤¤¤ ditėn qė tinė jeshje larguar.

    Mbas pesė muajsh qė ishim ndarė bashkė nė ramicė, mendoja se do ēmalleshim pėr herėn e fundit qė tinė largohesh, do dėgjoja ndonjė kėshillė tėnden qė pėr mua kanė qėnė tė vlefshme pėr tė qėnė njė antar i Partisė, atė qė unė dėshėroja nuk u realizua. Puna, vuajtjet dhe jeta qė kemi kaluar bashk gjat kėtyre dy vjetve nuk janė jo vetėm njė kujtim yti pėr neve por dhe njė model qė e pėrfytyrojm. Dushani i cili pėr nevej quhet si notari qė ka shpėtuar shokėt nga valėt e detit.

    Sigurisht tashti qė u largove nuk ka mundėsi takimi veēse tė shpresojmė kur nevej tė ja mbrrijm qėllimit, kur tė paraqitet rasti, njė letėr jotja jo vetėm do tė jetė si shenjė kujtimi por edhe e vlefshme pėr tė shkuar nėpėr mend gjithė kėshillat dhe udhėzimet pėr tė na vėnė nė rrugėn e drejtė.

    Kur u ndava prej Brigadės shokėt mė ngarkuan tė jap tė fala juve dhe ata pandehnin se do tė ishje kėtu.

    Brigada e V ėsht duke shkuar pėrpara nga ēdo pikpamje, dita ditės po shtohet ¤¤¤ tė Brigadės sė VI. ¤¤¤ e ¤¤¤ zjarr e flakė e duan, tash brigada asht nė qarkun e Pėrmetit :

    Dėshiroj kudo qė tė shkosh tė gėzosh shėndet tė mirė me gjithė shokė.

    Me gjithė shokėt e Brigadės tė bėjnė tė fala ty dhe shokėvet tė luftės tė zonavet ku tinė do tė shkosh.

    Tė pėrqafoj me mall

    Besniku

    V.F.L.P.

    7/4/44

    http://historia.balli-kombetar.org/?...kull&where=#hk
    E drejta vonon, por nuk harron!

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    6. Letėr e Mehmet Shehut drejtuar Dushan Mugoshės

    6. Letėr e Mehmet Shehut drejtuar Dushan Mugoshės

    http://historia.balli-kombetar.org/?...ull&where=#msh
    E drejta vonon, por nuk harron!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Historia nuk ėshtė vepėr e ca “protagonistėve” pa skrupuj!
    Nga Brari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 20:25
  3. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  4. Historia e minoritetit grek ne Shqiperi (Shqiptar)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 08:36
  5. Bibla, Arkeologjia dhe Historia
    Nga Shpresmiri nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-05-2002, 19:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •