Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 99
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku Lexo Postimin
    perSHENDETje



    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    1-budalleku fillon 16 vjeq e zgjuarsia ne 40-
    ------------------------------------------------------------------
    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    2- askush nuk lind i zgjuar po behet me pune e pervoj,pervoja prindve si vyn gadi askujt...
    -------------------------------------------------------------------
    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    3- Ai qe arrin ta kontrolloj trunin e kontrollon edhe Boten
    --------------------------------------------------------------------------
    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    4- Vdekja fshin me vete vetem trupin, nese ke jetu per vete ke jetu nese jo ke kohê me reagu ...
    ------------------------------------------------------------
    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    5-Ndergjegja dreton jeten,po ndodhi e kunderta i ndergjegj-shmi ne ket botê ka aq pa vend sa ka kende te gjelberta ne kafene (pa duhan) ...
    ------------------------------------------------------------------------
    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    6-me kohen pervoja na ndryshon fakt bile nese behemi fillozof edhe vdekjen e shtyjm me tutje,re-arkanacioni ekziston fakt por pas ikjes se shpirtit nga trupi e ku me dit ne cilin kontinent shkon...
    -----------------------------------------------------------------------
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    7-si psh ne demokraci behen "dy pa njerz" kunder teje kjo asht e pa drejt demokaratike e drejt kur has ne nji njeri qe ka ndjenja njeriu .e drejt asht edhe Natyra qe hakmerret ndaj disa padrejtesive....Padrejtesi asht kur popujt e vorfur u nenshtrohen fuqive te medha "per uritje okupacioni" qe Zoti ju ka dhen pasuri nentoksore e toksore e klimatike e gjeostrategjike....
    ------------------------------------------------------------------------------------------
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    8- e keqja fillon kur e ke ba te miren pa vend,te keqen as mos e ben ...
    ------------------------------------------------------------------------------------
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    9- subjektivizmi mbaron kur ta perkujtojn tjeret qe sje objektiv fare!
    --------------------------------------------------------------
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    9-Po sot e njof veten dhe tjeret si shifet uji ne gotê.
    ---------------------------------------------------------------------------
    jam e ashper edhe per veti edhe per tjeret....tolerenc vetem per femij e pleq.

    falemiNDERit
    .................................................. ................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 24-11-2007 më 18:00
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    [COLOR="DarkRed"]1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?

    Kujtoj se jemi të zgjuar kur i pranojmë vlerat dhe zgjuarsinë e tjetrit, ndërkaq sado që jemi të zgjuar dhe mundohemi që budallait t' ia tregojmë me pasion zgjuarsinë tonë, atëherë ne jemi gati identik...

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?

    Nuk lindin njerëzit të zgjuar, por bëhen; megjithse si predispozitë, natyrisht, mund të merren gjenet, trashigima, por prapëseprapë gjithçka mbërrihet me dashuri, punë dhe pasion. Ta pranosh teorinë se njerëzit lindin të zgjuar dmth. të pajtohesh me pazgjuarsinë tënde.

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?

    Natyrisht, ne duhet kontrolluar trurin, por nuk jemi të zotët që përherë ta bëjmë një gjë të tillë. Ndërkaq, poashtu dihet se truri erdhe pavetëdijën tonë reagon dhe na mbron. Truri është gjithmonë zgjuar. Ndonjëherë i orjenton edhe ëndrrat tona, frymëzimin, pse jo edhe parandjenjen...

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?5)

    Vdekja nuk fshin çdo gjë, ngase asaj i mbetet KUJTESA, veprat tona...

    Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?

    Ndërgjegja drejton jetën.
    Kujtojeni materien (gurin, shkëmbin, rërën) Pa ndërgjegjie nuk ka jetë. Pra gjithçka që nuk ka ndërgjegjie nuk e ndien praninë e jetës, madje qoftë edhe kategori e përjetshme siç është KOHA.


    [
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?

    Në shoqëritë e pazhvilluara ekonomikisht dhe si civilizim E DREJTA dhe e PADREJTA janë kategori bukur të ngatërruara; ndërkaq përgjithësisht E DREJTA është në anën e të fortit, ngase njeriu është egoist.
    ... E DREJTA është dimensioni më i rëndësishëm i lirisë...

    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis të mires dhe të keqes)?

    Njeriu ende nuk e ka kuptuar mirë kufirin mes këtyre dy kategorive: E MIRA, E KEQJA. Marrëveshja e këtyre dy kategorive është se bota është dualiste
    Njeriu nuk është aq i përkryer që ta kuptojë këtë qartë dhe drejt...


    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?

    Derisa jemi narcisoid të papërmirsueshëm, natyisht që edhe jemi subjektiv. Objektivizmi nxjerr krye kur nuk na rrezikon. Edhe objektivizmi edhe subjektivizmi kanë shkallët, masën. Objektivizmi është veti e intelektit të njëmendtë, ndërkaq subjektivizmi veti e njeriut të ulët që gjithë bota e tij brenda të cilës lëvizë është e ngushtë dhe e personalizuar...


    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    Unë assesi nuk mendoj se e njoh veten mirë edhe pse jam gjurmues i palodhshëm dhe ndonjëherë zhytem në ujëra të turbullta e të panjohura të unit tim.
    Unë nuk kam arritur ta njoh veten.
    Do të dëshiroja të pija një kafe dhe të llafosesha me dikë që e njeh veten...
    Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?

    Kujtoj se jemi të zgjuar kur i pranojmë vlerat dhe zgjuarsinë e tjetrit, ndërkaq sado që jemi të zgjuar dhe mundohemi që budallait t' ia tregojmë me pasion zgjuarsinë tonë, atëherë ne jemi gati identik...

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?

    Nuk lindin njerëzit të zgjuar, por bëhen; megjithse si predispozitë, natyrisht, mund të merren gjenet, trashigima, por prapëseprapë gjithçka mbërrihet me dashuri, punë dhe pasion. Ta pranosh teorinë se njerëzit lindin të zgjuar dmth. të pajtohesh me pazgjuarsinë tënde.

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?

    Natyrisht, ne duhet kontrolluar trurin, por nuk jemi të zotët që përherë ta bëjmë një gjë të tillë. Ndërkaq, poashtu dihet se truri erdhe pavetëdijën tonë reagon dhe na mbron. Truri është gjithmonë zgjuar. Ndonjëherë i orjenton edhe ëndrrat tona, frymëzimin, pse jo edhe parandjenjen...

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?

    Vdekja nuk fshin çdo gjë, ngase asaj i mbetet KUJTESA, veprat tona...

    Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?

    Ndërgjegja drejton jetën.
    Kujtojeni materien (gurin, shkëmbin, rërën) Pa ndërgjegjie nuk ka jetë. Pra gjithçka që nuk ka ndërgjegjie nuk e ndien praninë e jetës, madje qoftë edhe kategori e përjetshme siç është KOHA.


    Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?

    Në shoqëritë e pazhvilluara ekonomikisht dhe si civilizim E DREJTA dhe e PADREJTA janë kategori bukur të ngatërruara; ndërkaq përgjithësisht E DREJTA është në anën e të fortit, ngase njeriu është egoist.
    ... E DREJTA është dimensioni më i rëndësishëm i lirisë...

    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis të mires dhe të keqes)?
    Njeriu ende nuk e ka kuptuar mirë kufirin mes këtyre dy kategorive: E MIRA, E KEQJA. Marrëveshja e këtyre dy kategorive është se bota është dualiste
    Njeriu nuk është aq i përkryer që ta kuptojë këtë qartë dhe drejt...


    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?

    Derisa jemi narcisoid të papërmirsueshëm, natyisht që edhe jemi subjektiv. Objektivizmi nxjerr krye kur nuk na rrezikon. Edhe objektivizmi edhe subjektivizmi kanë shkallët, masën. Objektivizmi është veti e intelektit të njëmendtë, ndërkaq subjektivizmi veti e njeriut të ulët që gjithë bota e tij brenda të cilës lëvizë është e ngushtë dhe e personalizuar...


    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

    Unë assesi nuk mendoj se e njoh veten mirë edhe pse jam gjurmues i palodhshëm dhe ndonjëherë zhytem në ujëra të turbullta e të panjohura të unit tim.
    Unë nuk kam arritur ta njoh veten.
    Do të dëshiroja të pija një kafe dhe të llafosesha me dikë që e njeh veten...
    Ndryshuar për herë të fundit nga trysil : 25-11-2007 më 14:24
    Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!

  4. #54
    Volter.... Maska e Goldanitus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    328
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

    1. Kur ne mendojme se kemi arritur gjithqka qe eshte e mundur.
    2. Ne behemi te zgjuar, nuk lindemi te zgjuar. Le ta marrim nje shembull te thjeshte: Nese e dergojme nje femije ne nje ishull te vetmuar dhe ai rritet dhe zhvillohet aty, atehere mos pritni qe ai te na behet Ajnshtajn. Dhe nese po te njejtin femije do t'a lejonim te rritet ne nje ambient dijetaresh atehere jane gjasat e medha qe ai te behet ndonje dite ndonje fizikant, mjek etj. Mirpo nese ai rritet ne nje mjedis te ndyre ku dominon droga dhe punet e keqija, atehere gjasat jane shume te vogla qe ai te behet i ditur.
    3. Edhe ne e kontrollojme trurin tone edhe ai na kontrollon neve. P.sh. ne e kontrollojme trurin tone: ne mund te levizim kur te deshirojme, si te deshirojme, ne mund te vendosim se me cilen kembe te te levizim se pari etj dhe ne nuk e kontrollojme trurin: ne nuk mund te ndalim qarkullimin e gjakut, ne nuk mund te ndalim punen e zemres....
    4. Une se pari nuk besoj se vdekja fshin gjithqka. Mirpo nese vdekja fshin gjithqka, kuptimi qe do t'i mbetej jetes do te ishte e kaluara, ajo qka kemi bere ne ne te kaluaren. Platoni ka vdekur, mirpo fjalet e tij ende jetojne, ashtu edhe shume e shume persona te tjere. Gjergj Kastrioti ka vdekur mirpo vepra e tij nuk ka vdekur dhe nuk do te vdese kurre. Ai per ne ende jeton.
    5. Njeriu vepron ne kohen apo koha vepron tek njeriu?
    6. Asgje nuk mund te krijohet nga asgjeja. Nese kane vdekur personalitete nga jeta e jone atehere do te duhet te lindnin personalitete te reja. Nese kane lindur personalitet te reja tek ne-pse?-Sepse kane vdekur personalitet e kaluara. A mund qe te lind nje personalitet i ri tek ne pa vdekur nje tjeter?-Jo. Thjeshte shkak-pasoja. Pa qene shkaku nuk mund te ekzistoje pasoja.
    7. Drejt=Padrejte. Po permendi thenien e Ajnshtajnit dhe po tregoj se e drejta nuk ka dallim nga e padrejta: Nje gje eshte absolute: Qdo gje eshte relative. Nuk po e zgjas me teper sepse besoj se e keni te qarte ate se qka dua te them.
    8. E mira fillon atehere kur ne nuk e konsiderojme mendimin tone absolut.
    9. Subjektizmi mbaron kur ne e subjektizmin e shenderrojme ne objektizem.
    10. Nuk e njoh veten time aq sa une mendoje se duhet t'a njoh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Goldanitus : 03-12-2007 më 08:42
    Imagjinata eshte me e rendesishme se dija sepse dija ka limit ndersa imagjinata perfshin tere boten

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119

    Cool

    Citim Postuar më parë nga Pashai_A Lexo Postimin
    1) atjeku mbaron zgjuarsia fillon budalliku dhe anasjellatas
    2)zgjuarsia eshte dhunti,cfar do qe te besh ti nuk mund ta fitosh ate nese nuk te eshte dhen!!
    3)truri kontrollon neve,por truri i ka rrenjet ne ne
    4)vdekja fshin jeten e nje personi por jo jeten e Njerzimit(humanitetit)
    5)perkufizimi i jetes & ndergjegjes jan shum subtile ,mendoj se te dyja drejtojn njera tjetren ne menur te kushtezuara nga njera tjetra
    6) njeriu ndryshon por mbi te gjiath ai evoluon
    7)drejtesi dhe padrjetesia ndahen nga nje vij e padukshme secila vlersohet nga individi
    10)eshte shum e veshtir te njohesh mir vetveten,nese ti e arrin kete ti prap nuk e njeh vetveten

    urime per temen
    Nja ca njerez duhet me te vertete te zbatojne te pakten ate qe eshte kerkuar nga hapesi i temes ,'' Vetem per ata qe kane deshire t'a vrasin pak trurin'' loooool

    Po nejse jo te gjithe e kuptojne
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  6. #56
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    Zgjuaresia mbaron atehere kur i pranon vetes dhe te tjereve qe ke arritur kulmin e diturise,qe je gjeni dhe zoteron gjithçka,qe nuk pranon opinionet e te tjereve po vetem te tuat dhe pikerisht ketu fillon budallalleku.....

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    Inteligjenca eshte edhe e trasheguar,por nuk mund te jete e persosur nqs nuk kerkojme ta bejme te tille,ajo lind,zhvillohet dhe shtohet ne çdo dite te jetes sone.

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    Do te thoja qe eshte truri ai qe na kontrollon me teper,por ne disa raste jemi dhe ne ne gjendje ta bejme.

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    Kujtimi i atyre qe na njohen....dhe ti gezohemi faktit qe e njohem jeten,ndonese ishim thjesht kalimtare.

    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    Ndergjegja na ndihmon per te kuptuar dhe korrigjuar gabimet e bera,shume njerez e keqperdorin ne jete dhe te tjere e kane per ti ndihmuar.Ndergjegja drejton njeriun jo jeten,jane njerezit ata qe e drejtojne.

    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    Me kalimin e viteve dhe ne baze te jetes se kaluar njeriu ndryshon,mund te behet me i forte ne personalitet,me i dobet.Zhgenjimet dhe gezimet e jetes i japin goditje.por mendoj qe nje njeri i mire vdes i tille dhe nje njeri i keq do te vdese po i tille!

    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    Diçka e bere me zemer te paster dhe ne perfitim te te mires quhet e drejte dhe nqs tjetri perfiton dhe abuzon atehere per mua do te ishte e padrejte.

    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)
    E mira nuk ka fund,asnjehere nuk ngopemi duke e kerkuar,kurse e keqja vjen vete,vjen pa e ftuar,ate nuk e kerkojme!

    9) Ku mbaron subjektivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    Duke filluar qe nga krijimi i njerezimit,asnjehere ideali nuk ka patur fuqine qe mund te kete fuqia mbi idealin!Ideali eshte imagjinata e asaj qe duam te jemi ose duam te kemi dhe asnjehere njeriu nuk rresht se kerkuari...ai mbaron me njeriun.

    Objektivizmi do te fillonte dhe do te mbaronte ne momentin qe do te imagjinonim qe e kishim arritur..


    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    Mendoj qe njoh veten,po nuk mund te arrij te njoh te tjeret,pasi shpeshhere bej krahasimin me veten dhe ketu qendron gabimi i secilit prej nesh!


    Te pergezoj per temen!

    respekte
    "Carpe Diem"

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2007
    Postime
    173
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    Kur zgjuarsise i hipen vetja ne qejf.

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    I zgjuar lind, i mencur behesh.

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    Trurin mund ta kontrollosh vetem duke e kultivuar.

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    Gjithckaja s'mbaron tek une, fatmiresisht.

    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    Ndergjegjja eshte bije dhe pasagjere e jetes, por jeta s'mund te rrije tere jetes ne timon... lol

    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    Po, njeriu ndryshon me kalimin e kohes, por jo fale procesit te harrimit.

    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    Kur te tjeret paguajne taksa - Kur taksat duhet t'i paguaj vet

    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    E keqja nuk dashuron... ( flas per dashuri universale, jo telenovelash. lol)

    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    Kur i thua zemres "Shut up!"
    (teksa pergjigjesha zemra rrihte... c't'i bej? lol )

    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    Jo aq sa nena ime.

    Faleminderit per shlodhjen!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lady Oscar : 14-12-2007 më 10:35

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-10-2006
    Postime
    13
    Zgjuarsia fillon të bije prej momentit kur njeriu bëhet i pa aft që gjërat t'i ndryshojë në dobi të vetes dhe interesave të tij. Ndërsa budallallëku, fillon nga momenti kur njeriu tenton të ndryshojë diçka në dobi të interesave të tij por ai has në pengesa absolute si rezultat i sjelljeve, të shprehurit dhe organizimit të situatës në favor të tij!

    Gjenetika është njeri prej faktorëve që ndikon në zhvillimin e jetës së tij psikike, por nuk është vendimtare, sepse është puna ajo që e krijon apo zhvillon njeriun gjegjësisht botën e tij mendore apo proceset njohëse psikike në rastin konkret: të menduarit, kujtesen, të mësuarit që janë të gjitha këto komponente përbërëse të botës intelektuale të njeriut.

    Truri është shkalla më e lartë superiore dhe specifike e organizimit të materies, andaj 90% të rasteve truri i njeriut vepron në dobi të njeriut respektivisht botës së tij organike dhe asaj psikike. Në këtë rast kuptojm se ne trurin e kontrollojmë vetëm 10% dhe ai na kontrollon neve 90%!

    Është e vërtetë se vdekja fshin gjithçka, por jeta si proces edhe pas shuarjes së saj lenë gjurmë të theksuara.

    Ndergjegja e drejton jeten e ndergjegjshme ndersa jeta e drejton sjelljen e jo ndergjegjshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 25-01-2008 më 10:43

  9. #59
    Perjashtuar Maska e besi84
    Anëtarësuar
    29-12-2003
    Vendndodhja
    n'toke t'Zotit!!
    Postime
    440
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku Lexo Postimin
    perSHENDETje

    Me poshte kam vendosur disa pyetje dhe do kisha deshire te shoh kendveshtrimin tuaj mbi ceshtjet qe ato kapin. Ka mundesi qe disa pyetje t'ju duken si te shtruara gabim ose si te vetkuptueshme por megjithate une vendosa t'i sjell ketu ne forumin e fillozofise/psikologjise ku "gabimi" dhe "vetkuptimi" nuk kane asnjefare rendesie! Sidoqofte pa dashur t'ju veje ne siklet do ju keshilloja te jepni mendimin tuaj mbi ndonje ceshtje nga ato qe preken pa qene e nevojshme qe t'i pergjigjeni te gjithave pyetjeve, pra e lej ne interesin tuaj. Pres me interes pergjigjet tuaja!

    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

    falemiNDERit
    1.
    a)Zgjuarsia fillon aty ku mbaron budallalliku ,
    b)Zgjuarsia mbarone aty ku fillone budallalliku
    2.
    a)Njeriu behet i zgjuar,
    edhe
    a-a))Njeriu munde te lind i zgjuar por te behet i humbur
    3.
    a) Ne e kontrollojme trurin
    b) Truri na kontrollone neve
    4.
    Llogaria
    5.
    a) Jeta e meson ndergjegjejen
    b) Ndergjegjeja drejtone jeten
    6
    Edhe, edhe
    7.
    Nje pergjegjeje per nje pytje te tille eshte veshtire te definohet, perkatesisht done shume kohe.
    8.
    Pyetje eshte e pa konkretizuar perkateishte e shtruar gabim.
    9.
    Nje pergjegjeje per nje pytje te tille eshte veshtire te definohet, perkatesisht done shume kohe.
    10.
    Une e njohe vetem time , aq sa me njeh vetja mua...

    citat:
    Per ta njohur veten , duhet ta njohesh Krijuesin (Allahun), e qe ta njohesh Krijuesin (Allahun), duhet ta njohesh veten.

    shnet ishalla
    besi

  10. #60
    spicy girl Maska e financierka
    Anëtarësuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    6
    eeee....une u befasova me pergjigjet e albos...dhe kvs....ne menyra te vecanta e shume te ndryshme..pergjigjet e tyre jane mahnitese....respekte

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  2. C'far pyetje duhet te beni!
    Nga Noerti në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 19:00
  3. Pyetje shkencore , por
    Nga Anton në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 02:22
  4. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •