Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 105
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    foto nga 3 filmat e fundit te komentuar me lart:

    Foto nga :
    -A history of violence (Cronenberg)
    -Broken flowers (J. Jarmusch)
    -Caché (Haneke)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Edhe diēka Henri,
    nese deshiron te shikosh nje film qe eshte ne konkurim ne Kanė, i vetmi qe ka filluar te shfaqet qe prej nje muaji ne Ameriken Veriore eshte "Sin city", film i Robert Rodriguez dhe Frank Miller (me nje ndihme te vogel te Tarantinos).

    Filmi eshte produkti mė ekscentrik i Festivalit te ketij viti : Nje miksazh filmi artistik me elemente filmi vizatimor ! Shfaqet ne keto momente ne Kanė, ndaj nuk mund te them me teper komente mbi cilesine e filmit.

    Ne rolet kryesore jane: Bruce Willis, Mickey Rourke, Jessica Alba.

    Faqja zyrtare e filmit eshte : http://www.sincitythemovie.com/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    je me fat Henri...

    ...qe nje pjestar i forumit qe jeton n'Evrope te jep lajme kaq cilesore mbi festivalin e filmit, qe perveē femrave te veshura me shije milionash dhe regjizoresh qe sillen si yje te pashuar, ka dhe ndonje shprese qe arti i shtate vazhdon akoma te eci perpara megjithe lengimet e pafundme te nje kinemaje qe nuk gjen hapesire dhe mbeshtetje financiare. Dhe aty, ka plot talente. Por, ato nuk jane Yje dhe nuk mund te marrin femrat qe vishen me shije te shpifura.
    Njeriu qe me te vertete dashuron kinemane duhet t'i shmanget festivaleve te tilla ku shikon vetem gjera te parregullta per krijimtarine qe 'kullot' e dlire. Siē duket shpirti i industrise USA per filmin, megjithe koken e larte te kultures Franceze, ka mberthyer edhe Canes. Trash. Estetika e banales. Ja se ēfare edukon made in USA.

    falmners autori, te kerkoj ndjese per kete nderhyrje pak te pazakonte. Neser ne arte, do shikojme UNDERGROUND te regjizorit ballkanas Kusturica. Ai ben art, por njerezit akoma nuk e kane kuptuar se politika duhet te rrije larg, dhe aq me teper urrejtja e perzier me injorance.

    'Corporation', po niset nga Londra dhe do kem mundesine t'a shoh, nuk do humb dhe emrin qe shpresoj te jete i kuptueshem.

  4. #24
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Real MADRID shfaqet me film ne Festivalin e KANES....
    Suksese ketij projekti...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Marre pa leje nga "shekulli" (falje "shekulli"-t...)


    Regjisori Fatmir Koēi nė prezantimin zyrtar nė Kanė tė pojektit te filmit ne punim “Viti i mbrapshtė”

    Atelieri i Kanės ose imazhi i botės


    E.Demo

    Prirja ndėrkombėtare e Festivalit tė Filmit nė Kanė para bėri qė para pak vitesh tė krijohen seksionet “Njė vėshtrim i sigurt” dhe “Kamera e artė” duke i vėnė vulėn interesit qė ka dhe tregon ky festival ndaj talenteve tė rinj. Qė prej vitit 1998, Cinéfondation-i ėshtė nė gjurmim tė projekteve interesante qė vijnė nga bota. Kėtė vit, pėr herė tė parė festivali nisi njė mision tretė: “Atelier du festival” (Atelieri i kinemasė), njė strukturė qė ka pėr qėllim mbėshtetjen e kineastėve tė rinj nė kėrkimin e vėshtirė pėr gjetjen e partenerėve financiarė. Shqipėria, Argjentina, Kazakistani, Palestina, Kina, Amerika etj, janė tė zgjedhurit e misionit tė tretė tė Festivalit tė Kanės, “Atelieri i Kinemasė”. Atelieri nė tė vėrtetė ėshtė imazhi i botės, duke marrė parasysh kėtė pėrzgjedhje kaq eklektike. Ish- Jugosllavia paraqitet me regjisorė Aida Begic, nga Bosnja, Vladimir Perisic, nga Serbia, Ulrike Von Ribbeck nga Gjermania, David Lambert nga Franca, Joachim Lafosse nga Belgjika, Fatmir Koēi nga Shqipėria etj. “Roli i Atelierit ėshtė ndjekja e fazave tė fundit tė produksionit dhe njėherėsh ecurinė e realizimit tė filmave”,- thotė Georges Goldenstern, drejtor i Cinéfondation-it. 18 kineastė nga bota dhe projektet e tyre janė zgjedhur mes projekteve tė vitit 2005. Nė hapėsirėn rezervuar Atelierit, e vendosur nė sheshin “Pantiero”, kineastėt janė takuar gjatė kėtyre ditėve tė festivalit, me distributorė dhe producentė.
    “Projektet iu pėrgjigjen disa kritereve”,- thotė Georges Goldenstern. “Janė marrė parasysh krijimet e deritanishme tė regjisorėve, interesi qė paraqet projekti aktual, rezultati i skenarit dhe progresi nė kėrkimin e financimit qė jep shpresė pėr njė datė tė afėrt xhirimesh. Shumica prej tyre kanė gjetur tashmė njė producent nė vendin e tyre e tė origjinės.”

    Regjisori shqiptar Fatmir Koēi ka paraqitur zyrtarisht nė “Atelierin” e edicionit tė 58-tė Kanės qė po mbahet nga 11 maji deri nė 22 maj nė Francė, projektin e filmit tė ardhshėm “Viti i mbrapshtė” qė bazohet nė njė veprat mė interesante me tė njėjtin titull tė shkrimtarit Ismail Kadare. Nė kėtė program projektit i jepen shanse tė hyjė nė njė produksion kinematografik tė sigurt para se filmi tė nisė xhirimet. “Viti i mbrapshtė” mendohet tė angazhojė producentė gjermanė, francezė, austriakė dhe belgė, njė sipėrmarrje e vėshtirė pasi bėhet fjalė pėr ekranizimin e njė kohe historike nė jetėn e shqiptarėve, nė vitin 1913 kur nuk dihej cilėt do tė ishin kufijtė e territorit e tė saj dhe mė pas do tė ndodhte copėtimi.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    LAST DAYS - filmi i fundit i Gus Van Sant

    dy tre rreshta pas shikimit te filmit :

    "Last days" eshte nje veper shume e mire filmike e Gus van Sant-it (GVS). Ashtu sikunder pretendon dhe vete autori, bashke me "Elefant" dhe "gerry", filmi perben nje trilogji interesante mbi temėn e vdekjes.

    Sikunder ka paralajmeruar dhe kritika, filmi mund ti zhgenjeje fansat e Kurt Kobain, kengetarit te "Nirvana"-s, grupit mitik rrok te viteve '90, sepse filmi nuk ka te "bėjė" aq shume me kengetarin ne fjale (ne kuptimin sociologjik te personazhit) sesa me portretizimin e dikujt qe eshte "i gjallė pa u futur nė dhé" dhe raportet qe ai krijon ne momentin e kufirit gjallź-vdekur.
    Dhe kete veēse GVS di ta tregoje me gjuhen filmike te heshtjes. Ne 90 minuta film, personazhi kryesor pothuaj nuk flet as dhe nje fjale te vetme, dhe GVS filmon mrekullueshem heshtjen ose me sakt mermeritjen e tij. Doemos, filmi eshte me shume nje veper qe i adresohet nje publiku kinefil, perndryshe rrezikon te mos kutohet dhe te kualifikohet si "film i merzitshem ku nuk ndodh asgje"...

    Gjithsesi, nuk besoj qe "Last days" te jete Palma e Arte e festivalit. Ndofta, mund te fitoje ēmimin e mizaskenės (qe eshte nje nga 7 ēmimet qe shperndan juria) dhe kete ēmim, filmi do ta meritonte (pergjate 90 minutave, nuk ndodh asgje, dhe prap se prap, "ndodh" gjithshka !)

    foto nga filmi :
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    edhe disa foto nga "Last days" :
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    PronostikĖ :

    Nje parashikim perpara ceremonise se ēmimeve neser (e shtune, 21 maj, ora 19°°, ora e Europes):

    Bazuar mbi 2 filmat e vetem qe kam mundur te shikoj (te vetmit ne ekranet e kinemase, nga 20 qe jane ne konkurim- te tjeret do te dalin gjate 2005 dhe 2006-es), bazuar tek kritika (gjithmone asaj qe i besoj ! ), bazuar qofte sadopak edhe tek gustot e jurise e sidomos te presidentit te saj Emir Kusturica, edhe pse eshte veshtire ta besh, voilą parashikimi im per sa i perket ndarjes se ēmimeve:

    Palma e Arte (Palme d'or)
    "Caché" ("Fshehur") i Michael Haneke (France)

    Cmimi i Madh i Jurise (Grand Prix du Jury)
    "L'enfant" (Fėmija) i vellezerve Dardenne (Belgjike)

    Cmimi i Aktorit me te mire (Prix d'interprétation masculine)
    Viggo Mortenssen per "History of violence" i Cronenberg (USA)
    dhe Bill Murray per "Broken Flowers" te Jim Jarmusch (USA)

    Cmimi i Aktores mė te mirė (Prix d'interprétation féminine)
    Bryce Dallas Howard per "Manderlay" i Lars Von Triers (Danimarke)

    Cmimi i mizaskenes (Prix de la mise en scčne)
    Gus Van Sant per "Last days" (USA)

    Cmimi i skenarit me te mire (Prix du scénario)
    Guillermo Arriagua per "The three burials of Melquiades Estrada", film i Tommy Lee Jones (USA)

    Cmimi Spacial i Jurise (Prix spécial du Jury)
    "Batalla en el cielo" i Carlos Reygadas (Meksike)


    Mė duken si shume te mundshem per te marre ēmim edhe filmat :
    "The best of our time" nga Hou Hsao Hsien (Chine)
    "Don't come knockin' " nga Wim Wenders (Gjermani)
    "Broken flowers" i Jim Jarmusch (USA)
    "History of violence" i Cronenberg (USA)

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Edhe une e pashe te njejen skene ne France2 kur ia nisi kosturica ti flasi Skorceze me nje anglishte te mbrapesht dhe per ēudi ai as qe e pershendeti as qe u tregua entuziast por rrinte i ftohet fare nga kustorica sikur se ia kishte drojen pere diēka ose Skorceze ishte informuar me pare nga dikush se ai ishte qe e "shiti kombesine e tije pere nje grushte dollare" apo ndoshta edhe s'ka ndegjuar kurre pere te...
    Do e shofim vazhdimin ne ndonje reviste te Kinemase me siguri...keni pasion...

    Sa per konkurimin e ketyre filmave te ketije viti mua me ka pelqyer inserti nga filmi "Lojtaret e keqinje" (kush din te perktheje ndryshe urdheroni) e qe njeri aktore do te shperblehet...ia harrova emrin por do e gjeni ...

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Rastesia e solli qe, me ne fund, ta shikoj ate sekuence bisede, pra "incidentin" ku nje regjizor i madh nuk kish degjuar ndonjehere per Emir Kusturicen.

    E pra regjizori qe takon Kusturica NUK eshte Martin Scorcese (do te ishte e pamundur !! Scocese eshte aq cinefil qe ta NJOHĖ dhe STĖRNJOHĖ nje kineast me DY Palma te Arta si Emir Kusturica), por behet fjale per Francis Ford Coppola-n.
    Ka fort mundesi qe shumkush nga ata qe e paskerkan pare biseden e famshme ne fjale te mos e kene njohur fare Coppolėn (fakti qe askush nuk po e gjente cili na ishte ky regjizor i kaq i madh qe nuk e njihka Kusturicen e konfimron fare mire kete gje). Por prap se prap, NUK ESHTE FAJI I TYRE : F. Coppola, regjizori i te famshmit "Goodfather"(1972) dhe "Apocalips now" (1979) ka plot 20 vjet qe nuk ben me filma nderkohe mosha e tij nuk eshte aq e madhe (ka lindur ne 1939, pra ka veēse 66 vjeē- by the way, Clint Eastwood vazhdon te beje filma duke pasur plot 75 vjeē! ).

    Thene ndryshe, me shume se "injorim" per Kusturicen, mosnjohja e tij nga Coppola eshte me se tepermi "turp" per kete te fundit, ose me sakt, rrjedhoje e largimit te tij nga bota e kinemase se mire europiane.
    Kaq.

    p.s. filmi "Lojtaret e keqinj" (Les mauvais joueurs) nuk eshte ne konkurim ne Kanė; eshte thjesht nje film francez i dale ne kinema keto javet e fundit).

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"
    Nga angeldust nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 03-04-2022, 12:24
  2. Fillimet e Kinematografisė Shqiptare
    Nga Fiori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 16-05-2012, 10:15
  3. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  4. Festivali Folklorik i Gjirokastrės 2004
    Nga dodoni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 06:47
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •