Joseph Ratzinger - "Gardiani" i palekundur i dogmes
- Nga Christian Spillmann -
Kardinali gjerman, Joseph Ratzinger, 78 vjec, i zgjedhur Papa i 265-te i Kishes Katolike dhe ipeshkev i Romes, eshte "gardiani" i palekundur i dogmes kunder rreziqeve te nje Kishe, qe sipas tij, eshte shnderruar ne nje "barke qe fut uje".
Ndersa konsiderohej si kandidati favorit, ai u zgjodh ne raundin e katert te votimit nga 115 kardinalet zgjedhes nen moshen 80-vjec, te cilet hyne ne konklave dje pasdite.
Ai vendosi te mbaje emrin e Benediktit XVI dhe shfaqja e tij u pershendet me entuziazem.I prekur, ai e quajti veten si "nje punetor te thjeshte dhe te perulur ne vreshtat e Zotit" ne shfaqjen e tij te pare para se te jepte bekimin "Urbi e Orbi".
Teolog i holle dhe brilant, ai drejtonte para vdekjes se Gjon Palit II kongregacionin e fuqishem per doktrinen e besimit, trashegimtare e inkuizicionit te shenjte, qe per fat te keq kujtohet per turrat e druve dhe ekzekutimet ne fund te periudhes se Mesjetes.
Perkrahesit e tij, me krenari, e kane quajtur "inkuizitori i madh" dhe pershendesin veprimin e tij per t'i bere te heshtin teologet disidente dhe per te shtypur herezite.
Dekan i kolegjit te kardinaleve, ai kritikoi dje ashper "diktaturen e relativizmit", ne nje lloj procesi ndaj atyre qe brenda Kishes, jane joshur nga "rrymat ne mode" dhe mbrojti dogmen, edhe pse "te kesh nje besim te qarte shpeshhere etiketohet si fondametalizem" ne predikimin e tij gjate meshes se mbajtur para hyrjes ne konklave.
I ngarkuar kete vit nga Gjon Pali II per te perpiluar tekstet e meditimit te rruges se kryqit per javen e shenjte, ai hartoi nje permbledhje te vertete akuzash, ku kritikonte ashper "njollosjen", "mendjemadhesine" dhe autosuficencen" ne gjirin e Kishes.
"Shpeshhere, Zot, Kisha jote na duket si nje barke gati per t'u mbytur, nje barke qe fut uje nga te gjitha anet", u shpreh ai.
Askush nuk u befasua nga toni i ketij princi te patundur te Kishes edhe pse shendetlig. Ai ka kaluar nje hemorragji cerebrale dhe eshte rrezuar nje here ne vitet '80- gjate nje vizite ne Pordenone, ne veri te Italise.
I lindur me 16 prill 1927 ne Marktl-am-Inn, ne dioqezen e Passaut, ne Bavari, Joseph Ratzinger u be prift me 29 qershor 1951, arkipeshkev i Mynihut ne mars 1977 dhe kardinal kater muaj me vone, me 27 qershor 1977, nga Papa Pali VI. Ai ka qene nje prej tre kardinaleve zgjedhes, qe nuk i detyrohej Gjon Palit II per kete titull.
Kardinalin Ratzinger nuk e duan shume katolike progresiste. Nga 1981 deri me sot, nuk numerohen me "jo"te e tij: Jo! Shugurimit te grave. Jo! Marteses se prifterinjve. Jo! Homoseksualitetit. Jo! Komunizmit. Jo! Turqise ne Evrope.
Qendrimet e tij jane te prera, si shikimi i tij blu metalik dhe buzeqeshja e tij ngrire. Shpeshhere ato kane kercenuar te shkaktonin kriza politike. Ne 2004, ai u shpreh kunder anetaresimit te Turqise myslimane ne Bashkimin Evropian, duke e cilesuar si nje "gabim shume te madh" dhe si "vendim kunder historise".
Perballe nje Kishe ne krize, ai shprehet per nje terheqje dhe per afrimin me levizjet me radikale katolike, ose "fondamentaliste".
"Levizjet e reja te krishtera, si evangjelistet, karizmatiket apo kishat e lira ne Gjermani jane ne zhvillim te plote pasi ato mbrojne me thonj e me dhembe vlerat e medha morale kunder evolucionit te mentaliteteve", theksoi ai ne 2004 per revistet italiane "Panorama".
"Keto grupe konsideroheshin para pak kohesh nga Kisha si fondamentaliste dhe ishin kundershtare te ashper te Kishes Katolike, por ata filluan te afrohen, pasi kuptuan se vetem Kisha mbron vlerat morale dhe ne e pranojme me gezim kete afrim", perfundoi ai.
(Perkthimi i ATSH)
Krijoni Kontakt