Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    Vetëvritet në sy të prindërve 22-vjeçari i papunë nga Linza

    Ermal Lici ka paralajmëruar të afërmin e tij për vetëvrasjen. Policia: U vetëvra në kushtet e depresionit mendor

    Vetëvritet në sy të prindërve 22-vjeçari i papunë nga Linza


    D. Biçaku

    TIRANË - Vetëvritet në oborrin e shtëpisë, në sy të babait të tij një 22-vjeçar nga fshati Linzë i Tiranës. Ermal Lici, banues në fshatin Qesarak, rreth 3 kilometra në lindje të Tiranës, në komunën e Dajtit i ka dhënë fund jetës së tij, duke qëlluar veten me çifte në gojë. Ngjarja u pohua nga burime zyrtare të drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilët thanë se Emral Lici është gjetur i vetëvrarë nga prindërit e tij. Vetëvrasja është kryer me çiften që babai i viktimës mbante me leje, prej disa kohësh. Kjo e fundit është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy gëzhoja që mendohet se janë të dala nga kjo armë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00 të ditës së djeshme, kur Lici sapo kishte ngrënë me një kushëririn e tij, një drekë.
    Vetëvrasja
    Burime nga policia e Tiranës pohojnë se Lici kishte shprehur vendimin ekstrem që sapo kishte marrë, gjatë drekës me të afërmin e tij. Shkak për këtë vetëvrasje ishte papunësia e viktimës. Ndërkaq, pas përfundimit të shërbimit ushtarak në një repart ndërlidhjeje, Ermal Lici kishte shprehur dëshirën për të ikur jashtë vendit, por kishte hasur në kundërshtimin e të atit. Ky i fundit, për të penguar largimin e djalit në drejtim të ndonjë vendi të huaj, i kishte blerë edhe një automjet. Babai i viktimës ka mundur vetëm të pohojë që i biri ishte vrarë para syve të tij, por më pas nuk ka mundur të shprehet mbi ngjarjen. Nexhati, një kushëri i largët dhe njëkohësisht fqinj me familjen Lici ka pohuar për “Shekullin”, se që në drekën që kishte ngrënë me djalin e dajës së tij, ai kishte pohuar se kishte marrë vendim për të vrarë veten. Por kjo nuk ishte marrë seriozisht nga të afërmit, të cilëve nuk ua priste mendja se Ermali mund të vriste veten. Ngjarja:
    Mesditën e djeshme, Ermal Lici ishte ulur për drekë me një kushëri të tijin. Gjatë drekës, Ermali i kishte pohuar se ishte tepër i mërzitur me faktin që ishte prej kohësh i papunë. Sipas tij, gjendja e vështirë ekonomike ishte e padurueshme. “Do të vras veten, më ka ardhur në majë të hundës me këtë jetë pa punë dhe pa para”,-mësohet t’i ketë thënë Ermali të afërmit të tij. Sipas fqinjëve, Ermali ishte djali i fundit i Petritit Licit. Pak minuta pasi kanë mbaruar drekën, kushëriri i Ermalit është larguar, kurse ky i fundit është drejtuar për nga vendi ku ndodhej çiftja. Një e shtënë është dëgjuar në të gjithë lagjen. Një e dytë i ka dhënë fund jetës së 22-vjeçarit Ermal Lici. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, Ermali ka qëlluar njëherë në ajër, e më pas ka futur çiften në gojë dhe ka shkelur këmbëzën. Kjo vetëvrasje është hetuar nga agjentët e policisë kriminale të komisariatit numër 1, sipas së cilave ngjarja kishte ndodhur në kushtet e një depresioni nervor.




    17/04/2005
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  2. #2
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    I afërmi: Ermali u vetëvra në sy të të afërmëve

    I afërmi: Ermali u vetëvra në sy të të afërmëve


    D. Biçaku

    Petrit Lici, babai i viktimës, është ndier vërtet i tmerruar, kur i biri ka marrë çiften, ka kërcënuar me vetëvrasje dhe i ka dhënë fund jetës në sy të tij. Nexhati, i afërmi i tij tregon se e ëma, babai dhe prindërit e tij ndodheshin në shtëpinë e tyre në fshatin Qesarak, kur Ermali kishte marrë armën e gjahut teke të të atit. “Menjëherë ai kishte dalë në oborr dhe i kish thënë të atit: mos u afroni se do të vras veten”. Sipas Nexhatit, Ermali kishte dalë në oborr dhe ishte larguar rreth 30 metra nga shtëpia. “Ja atje tek ai ulliri, e vrau veten Ermali”,- thotë ai, ndërsa tregon me dorë një pjesë bari të mbuluar me dhe. “Petriti vrapoi menjëherë për ta ndaluar, por ai kishte mbaruar punë sakaq. Ndërsa e ëma filloi të qante mbi trupin e tij”,-shton kushëriri i 22-vjeçarit. Sipas Nexhatit, policia dhe ekspertët mjeko- ligjorë mbërritën aty dhe morën në pyetje disa prej familjarëve të cilët më pas kanë treguar ngjarjen. Më pas policia është larguar bashkë me trupin e të vetëvrarit, për të kryer autopsinë e tij.




    17/04/2005
    KATEGORIA: Kronike nga Tirana
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  3. #3
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    E tmerrshme! Nuk jane te paket baballaret- tutore. Me vjen keq per ate djale sepse nuk eshte vdekja alternativa e duhur per ne kushtet e tronditjes psqikike...Femija eshte i lire te beje zgjedhjen e vet qe ne kete rast me duket normale. Kerkesa me e zakonshme: Te emigrosh per nje jete me te mire. Jetojme kohe te keqija. Te gjithe te rinjte jane te tensionuar. Alternativa nuk ka! Eshte per te ardhur keq.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    Eshte per te ardhur keq vertete per djalin qe paska vuajtur nga depresioni nervor pasi nje ne terezi se ben ate pune, sepse nuk eshte ai i pari apo i fundit me gjendje te keqe ekonomike dhe te rralle jane ato qe vrasin veten. Gjynah prinderit e tij qe paskan pare hata me sy ne djalin e tyre. Kjo ngjarje me kujton djalin e Xhaxhait. Sa ishte ne Shqiperi pasi e kthyen nga Anglia, thoshte- "vdiqa s'di nga ia mbaj, nuk me shtyhet, s'ka para, s'ka pune, gjithe shoqeria ime eshte jashte shtetit, vetem dua te iki nga ky vend", beri dhe iku jashte shtetit tani thote -" mbarova ne kete vend, puno dite dhe nate pa qefe pas askend tendin, mamaja me c'mendi duke qare qe te shkoj ne Shqiperi se e ka marre malli, ketu s'po me bejne dokumentat, te shkoj si te shkoj, po shkova si te vij pa letra".
    Eh si na ka vajtur halli ne shqiptarve, rrugash neper bote, s'dime ku jemi, ku shkojme apo ku do mberrijme.
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  5. #5
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Citim Postuar më parë nga Leandra
    Eshte per te ardhur keq vertete per djalin qe paska vuajtur nga depresioni nervor pasi nje ne terezi se ben ate pune, sepse nuk eshte ai i pari apo i fundit me gjendje te keqe ekonomike dhe te rralle jane ato qe vrasin veten. Gjynah prinderit e tij qe paskan pare hata me sy ne djalin e tyre.
    Që ka arritur deri atje, ka apsur shkaqe plot Leandra.Duhet patjetër të jetë një njeri i sëmurë psiqikisht që të vetëvritet ??!!
    Edhe njeriu normal pa asnjë rrugëdalje, mund të bëjë shumë thjeshtë atë që bëri djali i Petritit (për të cilin jap ngushëllimet e mia)

  6. #6
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Vetem per "semundje psiqike" mos e akuzoni djalin. Ai eshte vetvrare në menyre te vetedijshme. Qenkerka dhurate jeta? Atehere lereni secilin t'a perdore si te doje dhuraten- e drejte e cdo individi, ne kete rast e mohuar nga prinderit.

    Fakti qe djali po hidhej drejt nje alternative më fitimprurese (emigrimit) deshmon qe ai donte te jetonte. E pra ajo skena qe kane pare prinderit eshte thjesht frut i "tutorllekut" te tyre- sic eshte shprehur edhe Mina me lart.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rebele : 23-04-2005 më 13:50

  7. #7
    vlonjate moj ti Maska e bija_e_detit
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    ne zemren tende pa te cilen sjetoj dot
    Postime
    365
    shume e dhimbshme
    ti gjithmone me thua jeta eshte e bukur ndaj te kam jete

  8. #8
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ne kete kontekst dua te theksoj dicka.
    Per prinderit: Perpiquni te shquani kufijte duke i dhene hapsiren e duhur femijes. Nuk mbahet femija peng. Femijes i duhet dhene besim qe te ece ne jete. Me femijen, sidomos ne adoleshence duhet folur si me nje shok. Atehere vertete te ka kuptuar. Personalisht femijes tim i tregoj drejtimin e duhur ne jete, i bej te ditur edhe fundin e rruges se gabuar. E le te zgjedhe vete. Femija, per shkak te sedres, do te respektoje pozicionin qe preferon prindi. Pak a shume kjo eshte zgjedhje e lire dhe jo e detyruar. Femijen e humbet kur e kundershton me force dhe pa argument!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Tema të Ngjashme

  1. Një buqetë me lule për nënën...
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 11-10-2010, 11:20
  2. Bamirësia ndaj prindërve
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-12-2008, 16:07
  3. Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni (2006)
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 325
    Postimi i Fundit: 26-04-2008, 06:13
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 15:11
  5. Mirësia Ndaj Prindërve
    Nga [xeni] në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-01-2005, 15:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •