Close
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 378
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zemri
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gostivar dhe Prishtinë
    Postime
    18

    Fjalë të urta

    - Ku ka tym,ka edhe zjarr.
    - Hekuri lakohet sa është i nxehtë.
    - Gur gur behet mur.
    - Shkaut nuk i besohet as kur është i vdekur.
    - Fshati qe duket nuk do kallauz.
    - Këmbët e shpejta faqja e bardhë.
    - Moti i mirë duket që në mëngjes.
    - Kush nuk ka kokë ka këmbë.
    - I duruari i fituari.
    - Punën e sotme mos e lër për nesër.
    - Mendja e madhe e keqja e të zott.
    - Mos i shih gunën po punën.
    - Shqiptari kur jep fjalën ther djalën.
    - Pika pika mbushet pusi.
    - M'ka djeg tamli e i fryej Kosit.
    - Dita e mirë shihet në mëngjes.
    - Korbi korbit sytë s'ja nxjerr.
    - Ma mirë një zog n'grusht se njiqind n'hava.
    - Gjarprin godite në kokë.
    - Mos e nguc grajzin me krane se gjen t'zezën tande.
    - Muri ka vesh e gardhi ka sy.
    - Nata s'ka ispat (dëshmitar).
    - Lira e vogël por me vlerë.
    - Goja kapak ,trupi rahat.
    - Qeni dhe shkau nuk kan besë.
    - Qejf për njeri e tym për shpije.
    - Sa pata qura e qurana ,pata miq pata jarana.
    - Ara e zezë por buka e bardhë.
    - Bira e minit treqind grosh.
    - Pa hangër hudër nuk t'vie era.
    - Ku ka zë s'është pa as gjë.
    - Delja që ndahet prej bylyku e han ujku.
    - E din luga çka ka vekshi.
    - Ku thonë se ka dredhza shumë, merre shportën e vogël.
    - Udhës së rrehne ,e grues së krehne mos ju ndaj.
    - Mos e vet se t'kallxon vet.
    - Sërrëm me fol,e dukat me hesht.
    - Kush lufton e fiton.
    - Tri herë mendo një herë vepro.
    - Qeni që leh nuk të kafshon.
    - Kush qeshë veshë.
    - Jeto për të punuar puno për të jetuar.
    - Miku është mik e jo armik.
    - Mos ia mendo kujt të keqën se e gjen vet të zezën.
    - Mendo sot të kesh për nesër.
    - Ku prek plaku del gjaku.
    - Mos e qesh kojshin kur e ke të binë.
    - Mos fol pa të pyetur kush.
    - E drejta del ne shesh.
    - Mos ti ankohet fatit ai qe bjer rastin.
    - Peri i ngateruar nuk zgjidhet me nguti.
    - Sa ka njerez aq ka edhe rruge.
    - Mendimet e larta gjinden ne fjale te shkurtera.
    - Sa jeton aq meson.
    - Mos e kqyr doken po kqyrja koken.
    - Miku i mire shihet ne dite te veshtira.
    - Trimi nuk ik nga lufta,frikacaku ik prej një krisme.
    - Fshehtësia e bukurisë është Modestia.
    - Mos iu mbeshtet te nesermes,ku mund te dish se çka do te lind nata.
    - I menquri nuk i thote te birit mos gabo por,gabo sa me pak.
    - Ty u rrite ty u qorodite.
    - Tri gjera nuk kthehen mbrapa:fjala e thene,shigjeta e leshuar, koha e
    kaluar.
    - Vdekja eshte i vetmi vend ku nuk ka ikje.
    - Edhe muri ka vesh.
    - Guri rende peshon n'vend te vet.
    - Buke e kryp ne vatren tane.
    - Pasaniku koprac i ngjane miut qe flen ne tas te dukatit.
    - Fjala e mire i qel dyert e hekurit.
    - Mos ia bo askujt ate çka nuk don ty me ta bo.
    - Nese don qe te mos ndegjohet fjala qe do ta thuash mos e thuaj.
    - Goja e don te emblen,zemra e don te miren, mendja e don te mençuren.
    - Rrena i ka komte e shkurta.
    - Mos e ngofsh Nanen ngoe njerkën.
    - Në daç lyp, në daç lep pa punue kush s'të jep.
    - Lumi fle, armiku s'fle.
    - Për një gozhdë shkon patkoi, për patkuan shkon edhe kali.
    - Kush punon, nuk mbetet untë.
    - Nuk u lodhe sot, do të mundohesh mot.
    - Bie një gur dhe shkoq një mur.
    - Një budallë e gjuan një gur e njëqind të menqur smund ta hjekin.
    - E bën bujku arën, s'e bën ara bujkun.
    - Nuk jep vreshta me urata, por me pun e lopata {kaci}.
    - Ujët që rri në një vend kelbet.
    - Pa pasur dituri,s'quhet njeriu njeri.
    - Gjella me kripe e kripa me karar.
    - Miqesia miqesi qesja te shkoje e te vije.
    - Miku i mire ne dite te veshtire.
    - Pyet njeqind vete e bej si di vete.
    - Budallait hapi rrugen.
    - Ujku qimen e nderron por zakonin s'e harron .
    - Fërterja në zjarr e peshku në det .
    - Unë fol për lisa e ai fol për fshisa.
    - Cka s'ka në det.
    - Mos e hidhëro ate që dhet ta lutsh .
    - Ujku vetëm qimen e nderron.
    - Ai që gënjen e gënjen vetën .
    - Nuk mbahet shtëpia me/në një shtyllë.
    - Njherë të vie nafaka kah dera.
    - Kush vjen pa ftuar, e gjën pa shtruar.
    - Më mirë një në tigan, se 100 në det.
    - Po më mashtrove një herë, e ke fajin ti,po më mashtrove për herë të
    dytë,
    e kam fajin vet.
    - Shtype mizorin, mos ki dhëmbshuri,se shtypja mbi shtypjen është
    drejtësi.
    - Mos i bëj tjetrit atë që s'do të ta bëjnë ty.
    - Ai që rrie ndër dardhë han dardha.
    Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë.

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Thnx Zemri

    Lodhem nganjehere te kujtoj fjale te urta, tani fale teje kemi ketu shume prej tyre

    Faleminderit
    Kur nisi lufta isha i vogël
    dhe nepër tym diçka mbaj mend.
    Fill mbas çdo lufte, bëhej si gogël
    Atdheu im! Ja kjo më çmend!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e zemri
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gostivar dhe Prishtinë
    Postime
    18

    Fjal Të Urta

    Agait i pjell edhe kau, jo vetëm lopa

    Ai që bëhet i urtë si delja, e hanë ujqët

    Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin ta plotësojë
    dëshirën e tij

    Ai që di të vjedhë, di edhe të fshijë gjurmët

    Ai që din me kuvenë, e hijeshon nejen në atë ven

    Ai që don me u ba zengin, niset më së pari me vjedhë

    Ai që është i pasur, jep nga teprica, ai që nuk është i pasur jep nga
    zemra

    Ai që është në fuqi bëhet se din çdo gjë

    Ai që han hudër nuk e ndien erën e vet, por ia ndijnë të tjerët

    Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjen hijë gjithmonë

    Ai që ka frikë edhe kur ka të drejtë, nuk fiton

    Ai që ka, don edhe ma

    Ai që me indiferencë i shikon vuajtjet e të tjerëve është sadist

    Ai që kërcënohet, rralëherë hakmirret

    Ai që ngutet, çdoherë vonohet

    Ai që premton shumë, bën pak

    Ai që s'bindet, nuk din të komandojë

    Ai që nuk e don babanë dhe nënën, ai nuk e don askend

    Ai që s'durohet si njeri, s'durohet as si shok, as si kolegë, as si
    bashkëpunëtor e as si fqi

    Ai që nuk dëgjon miskojën, se dëgjon as tupanin

    Ai që s'punon si burrë, rrin e qan si grua

    Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet

    Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk çet

    Ai që ta ban rrafsh, ka qef me t'dalë kodër

    Ai që ta don të mirën, të flet, ai që s'ta don, vetëm të shikon

    Ai që thotë "unë jam unë", ai hup gjithkun

    Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall

    Ajo që s'arrihet, duket më e ëmbël

    Ajo që s'të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bëj të tjerëve

    Amerika të jep një thele dhe të merr një pelë

    Ata që kërkojnë gjithnjë të kenë të drejtë, gati asnjëherë nuk kanë të
    drejtë

    Ara me viça s'lavrohet

    Ariu nuk rron duke lëpirë shputat

    Armiku i vjetër kurrë stë bëhet mik i mirë

    Armiku, kur mori pendën në dorë, si deshi shkroi

    Armikut mos ia trego të vërtetën

    Armiqtë e shumicës së njerëzve janë ata që nuk u japin gjë atyre

    As hasmin mos e pafsh pa punë

    As me miq e as me anmiq, gojën mos e fëlliq

    As ujë mos pi në krua të pushtetit

    Ashtu qoftë e sherr mos qoftë

    Asnjë shtëpi nuk të kënaq si e jotja

    Atë derë që s'e çel çelësi, e çel paraja

    Atë punë që s'e bën dot vetë, mos kërko t'i gjesh të metë

    Atë që nuk e don thuaji: "Të pafsha pa punë"

    Atje ku fle uji, është më i thellë

    Atje ku thonë se ka dredhëza më shumë, merre shportën e vogël

    Babai që len djalin e mirë pas, nuk vdes

    Babanë e mirë nderojë, babanë e keq duroje

    Bajrami i vogël s'falet para t'madhit

    Barrën e kalit mos ia ngarko gomarit

    Bashkii bën fuqinë, ndasia ligështinë

    Bëj gosti, që të provosh mikun

    Bëj shyqyr të paktës, që të vijë e shumta

    Bëje si ta bësh, pa e bërë mos e lësh

    Bëji nder qenit, që ai të kafshojë këmbën

    Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë

    Bërtiti të bijës, që të dëgjojë nusja

    Bejlerët rrallë lindshin, e shpesh vdekshin

    Besnik bëhu, e besë mos zin

    Beu nuk i la bujkut as vend për në varr

    Bie guri mbi vorbë, e mjera vorbë; bie vorba mbi gurë, po e mjera vorbë

    Bie një fjalë e nxjerr një mijë të tjera

    Bylbyli njihet në këngë, njeriu në punë

    Bima e keqe rritet kudo

    Bisha më e rreptë është kur t'i sulmohen klyshtë

    Bisha tërbohet keq kur e sheh se i vjen fundi

    Bleta din si bëhet mjalta

    Borxhi i harruar, vjen në ditë të shtërnguar

    Bota është helm e mjaltë e përzier

    Brengat janë armiqtë e jetës

    Budallën mos e vet se t'kallxon vet

    Buka në bark, forca në shtat

    Buka s'ka turp

    Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën

    Bukë e kripë e zemër

    Bukë e qepë dhe shëndet

    Buka prej qielli s'vjen

    Bukuria dhe pasuria s'janë përgjithminë

    Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë

    Bukuria e gruas duket në mëngjes

    Bukuria një ditë, veprat një jetë

    Bukuria të habitë, bukuria të koritë

    Burgu është varr për së gjalli

    Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë

    Burgu për burra është

    Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta

    Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bën

    Burri lidhet për fjalet, kau për brinjtë

    Burri me dy gra, këmishën pa la

    Burri në shtëpi, si kërcu i zi

    Burri një herë ka lindur, një herë edhe do të vdesë

    Burri për gruan është si çatia për shtëpinë

    Burri s'matet me pëllëmbë por me zemër

    Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mytë as ta falë

    Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë

    Buza më gaz shëndeti pa masë
    Babai që len djalin e mirë pas, nuk vdes

    Babanë e mirë nderojë, babanë e keq duroje

    Bajrami i vogël s'falet para t'madhit

    Barrën e kalit mos ia ngarko gomarit

    Bashkii bën fuqinë, ndasia ligështinë

    Bëj gosti, që të provosh mikun

    Bëj shyqyr të paktës, që të vijë e shumta

    Bëje si ta bësh, pa e bërë mos e lësh

    Bëji nder qenit, që ai të kafshojë këmbën

    Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë

    Bërtiti të bijës, që të dëgjojë nusja

    Bejlerët rrallë lindshin, e shpesh vdekshin

    Besnik bëhu, e besë mos zin

    Beu nuk i la bujkut as vend për në varr

    Bie guri mbi vorbë, e mjera vorbë; bie vorba mbi gurë, po e mjera vorbë

    Bie një fjalë e nxjerr një mijë të tjera

    Bylbyli njihet në këngë, njeriu në punë

    Bima e keqe rritet kudo

    Bisha më e rreptë është kur t'i sulmohen klyshtë

    Bisha tërbohet keq kur e sheh se i vjen fundi

    Bleta din si bëhet mjalta

    Borxhi i harruar, vjen në ditë të shtërnguar

    Bota është helm e mjaltë e përzier

    Brengat janë armiqtë e jetës

    Budallën mos e vet se t'kallxon vet

    Buka në bark, forca në shtat

    Buka s'ka turp

    Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën

    Bukë e kripë e zemër

    Bukë e qepë dhe shëndet

    Buka prej qielli s'vjen

    Bukuria dhe pasuria s'janë përgjithminë

    Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë

    Bukuria e gruas duket në mëngjes

    Bukuria një ditë, veprat një jetë

    Bukuria të habitë, bukuria të koritë

    Burgu është varr për së gjalli

    Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë

    Burgu për burra është

    Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta

    Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bën

    Burri lidhet për fjalet, kau për brinjtë

    Burri me dy gra, këmishën pa la

    Burri në shtëpi, si kërcu i zi

    Burri një herë ka lindur, një herë edhe do të vdesë

    Burri për gruan është si çatia për shtëpinë

    Burri s'matet me pëllëmbë por me zemër

    Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mytë as ta falë

    Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë

    Buza më gaz shëndeti pa masë
    Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë.

  4. #4
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Intereante kjo teme ....
    vazhdo shkuaj edhe tjerat ok

    all the best .......
    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís;
    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Fjale te urta nga Shqiperia

    Armikut dhe eres ktheu gjoksin.

    Lumi fle , hasmi s fle.

    S mbahet shtepia me miell hua.

    Bukuria iken dituria mbetet.

    C kerkoi , gjeti , si shtroi fjet.

    Koka bene , koka peson.

    Thashethemexhiu e gjarperi nen gur jane nje.

    Ai qe nderton me djerse , mbron me gjak
    Jam martuar002

  6. #6
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Fjale te urta

    Genjeshtra i ka kembet e shkurtra.

    Fshati qe duket sdo kallauz.

    Ujku qimen e nderron por zakonin se harron.

    Koka ben koka peson.

    Trimi i mire me shoke shume.

    Gurr gurr behet kalaja.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e florjola
    Anëtarësuar
    13-07-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    51
    Fjale te Urta.

    Sa te rrosh do mesosh.

    Kur ske c'ben Luan Deren.

    Guri eshte i rend ne vendin e vete.

    Hesapi i shtepise nuk del ne pazar.

    Sa cke Jorganin do shtrish kembet.
    Dashuroni dhe mendoni se dashuri nuk del ashtu si e deshironi.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    Fjale te urta te riperpunuara:

    Kush rron me shprese vdes duke dhier.

    Gur, Gur behen dy gur.

    Ujku qe ndahet nga kopeja e perdhunon bariu.

    Tigani ne det e peshku ne zjarr.

    Me thuaj se cili je te te them se kush je ti.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e W-A-N-T-E-D
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    24

    Fjal te Urta

    Nga Sami Frasheri

    Njeriun e bejn te perhershem veprat e tij
    Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
    Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
    S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të kqinjtë.
    Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.
    Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
    Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.
    Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.
    Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.
    Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
    Njerzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të kqinjëve.
    Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
    Më i forti i njerëzve është ai që është i Zoti të përmbajë vetveten.
    Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.
    Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.
    Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.
    S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.
    Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë (diamantet) e të gjitha grave të botës.
    Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.
    Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.
    Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
    Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
    Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.
    Mos i thuaj gruas fjalën që s’mund ta thuash në rrugë.
    Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s’ka asnjë shije.
    Biseda lindi nga mendimi ; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.
    Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është zemra.
    Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë.
    Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë trathti është.
    Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.
    Durimi është më e madhja trimëri.
    Dashuria është e ëmbël, por përfundimi është shumë i hidhur.
    Njeriu i pajisur me edukatë dhe me moral të mirë, në çdo gjendje që të ndodhet, prapseprapë njeri është.
    Mësimi më i madh në këtë botë është vështërsia ; s’ka sukses ai që nuk has në vështërsi.
    Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.
    Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet shumë rrallë.
    Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.
    Thjeshtësia është stolia e atyre që janë të edukuar dhe të mësuar.
    Çdo njeri që të do nuk mund të numërohet mik i vërtet ; miq të vërtetë janë ata që - përveq dashurisë - janë të bashkuar edhe në mendim dhe princip.
    Për dashurin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.
    Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
    Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.
    Vetnia është më e mirë se shoku i keq.
    Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
    Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
    Pleqëria nuk është jetë.
    Guximi e bën njeriun të mundë luanin.
    Xhelozia është humnera e dashurisë.
    Mos iu afro atij që nuk të prêt mirë, ruaju të mos e mërzitësh atë që të nderon.
    Shumëherë njerëzit e bëjnë mik atë që u bën keq, e armik atë që u bën mirë.
    Njeriu i përsosur është ai i cili çka bën në sy të botës mund të bëjë në vetmi dhe çka bën në vetmi mund të bëjë në sy të botës.
    Mos iu gabo një të mire të atij që të ka bërë njëqind të këqija, mos iu hidhëro një të keqeje të atij që të ka bërë njëqind të mira.
    Mos kij besim në njeriun që s’ka besim në ty.
    Po dëshirove të duash një njeri, ose të dojë ai ty, shihu shpesh me atë.
    Duke mos e parë për shumë kohë atë që e do, njeriu fillon të mos e dojë, duke e parë shpesh njeriun që nuk e do, fillon ta do.
    Për çdo sy ka bukuri.
    Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund të kuptohet as për disa vjet.
    Nuk është pasuria ajo që sjell lumturi dhe fatkeqësi, kryesishtë është morali.
    Ashtu sikundër mund të ndryshojë fytyra e njeriut, mund të ndryshojë edhe mendimi i tij, por zemra s’mund të ndryshojë.
    Këmbëngulja e qëndrimi bën të mundshme të pamundshmen.
    Njeriut të drejtë shumë rrallë i plotsohen dëshirat, por gjithmonë është i sigurt dhe i qetë.
    Kush dëshiron të duhet, le të dojë.
    Në qoftë se është lumturi të duhesh, është lumturi më e madhe të duash.
    Syri është një dritare e shpirtit.
    Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i donë ata që i donë por ata që i përbuzin.
    Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.
    Grueja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën e në të majtën librin.
    Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.
    Fjal te Vlera

    Genjeshtra eshte e djalli.Genjeshtari del i turperuar.E drejta te nxjerr faqebardh.Kush e ben te ligen, i vjen me koket te ti.E mira nuk harrohet kurr .Mozdija eshte e keqe. Bej te mirat e debo te keqijat. Beji mire ati qe te ben keq e mos vetem atij qe te ben mire .

    W-A-N-T-E-D (BaLiiii)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e W-A-N-T-E-D
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    24
    1. Ai qe di me se shumti flet me se paku. ( populli)

    2. Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli)

    3.Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa. (populli)

    4. C' ke bere do te ta bejne. (populli)

    5. Dardha bie nen dardhe. (populli)

    6. Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)

    7. Dielli duket qe ne sabah(mengjes). (populli)

    8. Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere. (populli)

    9. Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)

    10. E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.á(populli)

    11. Edhe bari i njomeá digjet neper te thate. (populli)

    12. Fashati qe duket, s do kallauz.á(populli)

    13. Floke gjate mendje shkurter.á (populli)

    14. Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)

    15. Gruaja fut shejtanin ne shishe. (populli)
    Fjal te Vlera

    Genjeshtra eshte e djalli.Genjeshtari del i turperuar.E drejta te nxjerr faqebardh.Kush e ben te ligen, i vjen me koket te ti.E mira nuk harrohet kurr .Mozdija eshte e keqe. Bej te mirat e debo te keqijat. Beji mire ati qe te ben keq e mos vetem atij qe te ben mire .

    W-A-N-T-E-D (BaLiiii)

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e W-A-N-T-E-D
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    24
    16. Gjella me kripe dhe kripa me karar. (populli)

    17. Gjuha, vete ku dhemb dhembi. (populli)

    18. Gjuha kocka s' ka e kocka thyen. (populli)

    19.Gjithe gishtat dhembin njesoj. (populli)á

    20. I zoti e nxjerr gomarin nga balta. (populli)

    21. I talluri, te tall. (populli)

    22. Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone. (populli)

    23. Kali i botes te le ne udhe, (rruge). (populli)

    24. Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh... perpjete. (populli)

    25. Kur s' ke koke, ke kembe. (populli)

    26. Koka ben koka peson. (populli)

    27. Kush te do te shan. (populli)

    28. Kush mungon, bluan. (populli)

    29. Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka. (populli)

    30. Mat shtate here, e pri njehre. (populli)
    Fjal te Vlera

    Genjeshtra eshte e djalli.Genjeshtari del i turperuar.E drejta te nxjerr faqebardh.Kush e ben te ligen, i vjen me koket te ti.E mira nuk harrohet kurr .Mozdija eshte e keqe. Bej te mirat e debo te keqijat. Beji mire ati qe te ben keq e mos vetem atij qe te ben mire .

    W-A-N-T-E-D (BaLiiii)

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e W-A-N-T-E-D
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    24
    31. Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.(populli)

    32. Me thuaj c' shoke ke , te te them se cili je. (populli)

    33. Me nje lule.., s' vjen beari. (populli)

    34. Me nje nuse.., nuk behen njeqind dhendurre. (populli)

    35. Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe. (populli)

    36. Mendja e madhe.. e keqja e te zotit. (populli)

    37. Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej. (populli)

    38. Mollen e mire, e ha derri. (populli)

    39. Mos u mundo teá nxjerresh dhjame nga pleshti. (populli)

    40. Mos shiko gunen, po shiko punen. (populli)

    41. Mos hiq petullat me duart e tjeterit. (populli)

    42. Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte. (populli)

    43. Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra. (populli)

    44. Nuk ngopet ariu me miza. (populli)

    45. Nuk I bihet fyellit gjithnje ne nje vrime. (populli)
    Fjal te Vlera

    Genjeshtra eshte e djalli.Genjeshtari del i turperuar.E drejta te nxjerr faqebardh.Kush e ben te ligen, i vjen me koket te ti.E mira nuk harrohet kurr .Mozdija eshte e keqe. Bej te mirat e debo te keqijat. Beji mire ati qe te ben keq e mos vetem atij qe te ben mire .

    W-A-N-T-E-D (BaLiiii)

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e W-A-N-T-E-D
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    24
    46. Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven. (populli)

    47. Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren. (populli)

    48. Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire. (populli)

    49. Nje gur s mban mur. (populli)

    50. Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund. (populli)

    51. Peshku ne det, tigani ne zjarr. (populli)

    52. Peshku i madh e ha te voglin. (populli)

    53. Perse thirret gomari ne dasem...?!!!. (populli)

    54. Pi rakine, mos pi mente. (populli)

    55. Pune shume, e fjale pak. (populli)

    56. Punen e sotme mos e ler per neser. (populli)

    57. Qeni qe leh shume, nuk te ha. (populli)

    58. Qeifi ha dhe kumbulla te tharta.á(populli)

    59. Rrushi shih rrushin, dhe piqu. (populli)

    60. Rri shtrember e fol drejt. (populli)
    61. S' behen petullat me uje. (populli)

    62. S' bie rrufeja ne ... (lavaman). (populli)

    63. Shtri kembet, aq sa ke jorganin. (populli)

    64. S'mbahet shtepia me mjell hua. (populli)

    65. S' mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( populli)

    66. Te gjithe derrat nje fytyre kane. (populli)

    67. Te bente c do mize mjalte... haja dhe une. (populli)

    68. Ujku qimen e nderron por zakonin s' e harron.(populli)

    69.Agait i pjell edhe kau, jo vetëm lopa

    70.Ai që bëhet i urtë si delja, e hanë ujqët

    71.Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin ta plotësojë

    dëshirën e tij

    72.Ai që di të vjedhë, di edhe të fshijë gjurmët

    73.Ai që din me kuvenë, e hijeshon nejen në atë ven

    74.Ai që don me u ba zengin, niset më së pari me vjedhë

    75.Ai që është i pasur, jep nga teprica, ai që nuk është i pasur jep nga zemra
    Fjal te Vlera

    Genjeshtra eshte e djalli.Genjeshtari del i turperuar.E drejta te nxjerr faqebardh.Kush e ben te ligen, i vjen me koket te ti.E mira nuk harrohet kurr .Mozdija eshte e keqe. Bej te mirat e debo te keqijat. Beji mire ati qe te ben keq e mos vetem atij qe te ben mire .

    W-A-N-T-E-D (BaLiiii)

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e une_e_dua_detin
    Anëtarësuar
    02-07-2002
    Vendndodhja
    Ku te mundem
    Postime
    19
    I lumtur qofte ai qe nuk pret asgje sepse nuk do te zhgenjehet asnjehere.
    La vie e miserable.
    Nuk e dije? Pse se provon?

  15. #15
    Kuksjan_Forever Maska e Blerim London
    Anëtarësuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    Atje ku nuk ta pret mendja ty!.
    Postime
    836

    TE FALENDEROJ ..

    TE falenderoj shum qe ke hapure kete tem me kaq rendesi edhe ishalla shton sa me shum fjal te urta ato fjal te urta qe kisha ndermend me shtu te gjitha i lexova edhe nuke kam ca me shtu ketu po desha te them se sa here qe te kem fjal te urta per me shtu ketu do shtoj
    te uroj pun te mbare .

    qingji i bute pin dy nana (populli)
    I love you not only for who you are,but for what I am when i'm with you!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e une_e_dua_detin
    Anëtarësuar
    02-07-2002
    Vendndodhja
    Ku te mundem
    Postime
    19

    Nje thenie tjeter.

    Dashuria e vertet nuk ka njojtur asnjehere kufi.

    Cdo njeri mund te jetoje tre dite pa buke, por asnje nuk mund te jetoj as edhe nje dite pa poezi.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po shtoj dhe une ca fjale te urta.

    Punt e shpis si ujet e Detit (nuk mbarojn kurre).

    Mos i ler enet te behen mal ne lavaman.

    po hengre kumblla te mpihen dhembet.

    perseritja eshte mema e dijes po dhe babaj i merzitjes

    pija me e mire ne bote eshte uji selites.


    ujku ujku po cakalli ben namin

    grun e bukur e do gjith lagja

    burri qe eshte burre nuk e prish terezin kurre.

    Kush leu mendjen e vet pelqeu




    Afer Detit afer Mbretit.

    Po vjen deti tallaz tallaze.

    Ne gojen e ujkut hedhim valle.

    kali kuq e ka nji huq

    Qeni keq ta bjen ujkun ne vathe.

    Pula mire ben nji vez por e ben surbull

  18. #18
    Gjeti tenxherja kapakun.
    Sipas kokes, dhe festen(kapelen).
    Une me buke e ti me gurre.

  19. #19
    Kuksjan_Forever Maska e Blerim London
    Anëtarësuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    Atje ku nuk ta pret mendja ty!.
    Postime
    836

    hi

    shum te mira fjalet e urta ju lumt te gjithve

    ju pershendes
    I love you not only for who you are,but for what I am when i'm with you!

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    W-A-N-T-E-D!

    Të përgëzoj për nismën! Fjalët e urta janë thesare të verteta dhe cdo herë janë aktuale.

    Kam vetëm një vërejtje: Këto nuk e kanë vendin në këtë Topik , por në Topikun e Folklorit.

    Me respekt,

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •