Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    Lushnje, vetëvaret 12-vjeçari

    Familjarët nuk kanë pranuar të flasin për rrethanat e tragjedisë. Shokët: Donaldi, djalë i dashur me të tjerët

    Lushnje, vetëvaret 12-vjeçari

    Policia: 12-vjeçari Donald Çela i ka dhënë fund jetës në rrethana misterioze. Po hetohen motivet

    Shekulli

    LUSHNJE- Gjendet i vetëvarur në rrethana enigmatike një 12-vjeçar nga rrethi i Lushnjes. Sipas hetimeve të para të policisë, rezulton se adoleshenti është vetëvarur në rrethana misterioze. Shefi i policisë së Lushnjes, Arben Skëndo, tha për gazetën se në bazë të hetimeve të para kemi të bëjmë me një vetëvrasje të pastër dhe aspak nga pakujdesia. Burimet zyrtare të policisë, thanë për gazetën se Donald Çela, lindur dhe banues në fshatin Spolat të komunës Gradisht, nxënës i klasës së gjashtë, u gjet i varur me litar në një pemë të oborrit të shtëpisë së tij njëkatëshe. Policia tha se materialet i kanë kaluar prokurorisë së Lushnjes për hetime të mëtejshme.
    Në fshatin e viktimës
    Në fshatin Spolat, rreth 13 km në të majtë të rrugës nacionale Fier- Lushnje, diskutohej vetëm për humbjen tragjike të djalit 12-vjeçar. Bashkëshortët Pëllumb dhe Flora Çela, janë prindër të pesë fëmijëve, një vajze dhe katër djemve, njëri prej të cilëve, Donaldi, gjeti vdekjen në orët e vona të dy ditëve më parë në rrethana tragjike. Bashkëfshatarët tregojnë se Donaldi ishte binjak me një motër. Sipas tyre, familja jeton në kushte normale ekonomike, me të ardhurat që siguronin nga prodhimet bujqësore. Në bisedë me disa banorë që po shkonin për ngushëllim në familjen Çela, mësojmë se12- vjeçari ishte duke luajtur në një lisharse, i vetëm në një pemë të oborrit pas shtëpisë së tij. Sipas tyre litari i është mbështjell në qafë nga pakujdesia, duke i shkaktuar vdekjen. Ndërsa disa banorë të tjerë, kur i pyet për tragjedinë e ndodhur ngrenë supet duke thënë “se nuk dimë ç’të themi për këtë ngjarje”.
    Në familjen Çela
    Në oborrin e shtëpisë së familjes Çela, në paraditen e djeshme ishin mbledhur shumë njerëz. Ishin momentet kur trupi i 12-vjeçarit po përgatitej për të dalë nga shtëpia dhe për t’u përcjellë në banesën e fundit. Në dëshpërim e sipër, asnjë prej të afërmëve nuk ka pranuar të flas për mediat. Madje disa prej tyre janë irrituar kur në oborrin e shtëpisë kanë parë kamerat. “Largohuni menjëherë. Për këtë ngjarje nuk do të thuhet asgjë. Komunikoni me policinë, pasi ata ishin dje këtu dhe kanë marrë informacionin e duhur",- u shprehën të afërmit e 12-vjeçarit. Të afërmit e 12-vjeçarit janë irrituar me gazetarët, edhe kur këta të fundit kanë takuar një grup shokësh dhe shoqesh të viktimës që me kurora në duar po i drejtoheshin varrezave të qytetit. Ata nuk donin absolutisht që vetëvarja e Donaldit të pasqyrohej në shtyp.
    Policia: Vetëvarja po hetohet
    Burime zyrtare të policisë së Lushnjes thanë për gazetën se sipas hetimeve të para, djali 12-vjeçar ka pritur sa janë larguar në arë prindërit e tij, për t’i dhënë fund jetës. Sipas hetimeve tona rezulton se ai i ka dhënë fund jetës me dëshirë, dhe aspak nuk është vetëvarur në kushtet e pakujdesisë, thanë për gazetën burime të policisë. Prokuroria po heton për të zbardhur motivet që tani për tani janë enigmatike. Shumë bashkëmoshatarë të Donaldit thanë për gazetën se ai ishte ishte një djalë i mirë dhe i dashur me të gjithë. Dhe me mësime treguan ata, ndonëse nuk shkëlqente, ishte nxënës i mirë. Fëmijët nuk dinë ç’të thonë për vdekjen e shokut të tyre. Por nga ato që kanë dëgjuar nga prindërit e tyre të thonë se “Donaldi ka gjetur vdekjen nga pakujdesia, teksa ishte duke lozur në lisharse. Mësojmë së trupi i 12-vjeçarit nuk i është nënshtruar autopsisë.

    Nga ---->Vladimir Muçaj
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  2. #2
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    (Tjeter Vrasje)..Vritet pas një zënke banale shitësi i byrekëve në Paskuqan

    Pas vrasjes së 18- vjeçarit Arben Lami, i dyshuari kryesor është dorëzuar vetë në polici, së bashku me armën

    Vritet pas një zënke banale shitësi i byrekëve në Paskuqan


    Dashamir Biçaku

    TIRANË- Vret me thikë shitësin e byrekëve, para shkollës 9- vjeçare të Paskuqanit dhe më pas vetëdorëzohet në polici. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Paskuqan, në vendin e quajtur “Kodra e Kuqe”. Arben Lami, 18 vjeç, shitës byreku pranë shkollës 8 vjeçare të Paskuqanit, mbeti i vdekur pas goditjeve me thika. Policia identifikoi si të dyshuar për krimin, Ridvan Demën, 16 vjeç, i cili banonte jo shumë larg shkollës, ku edhe ndodhi krimi. Autori i dyshuar i krimit u largua nga vendi i ngjarjes dhe është vetëdorëzuar më pas në fshatin Babrru. Ai është arrestuar nga oficerët e policisë, në kushtet e flagrancës dhe më pas është përcjellë në ambientet e izolimit të këtij komisariati në kryeqytet. Pas ndalimit të të dyshuarit Dema, policia ka bllokuar në cilësinë e provës materiale një thikë të gjakosur e cila plotësonte kushtet e armës së ftohtë. Policisë nuk i është dashur shumë që të vërtetojë paraprakisht se thika e gjakosur ishte pikërisht arma e krimit. Në të ekspertët e policisë kriminale, kanë administruar në cilësinë e provave materiale, gjurmë gishtash dhe njolla gjaku në sasi të konsiderueshme që mendohet se i përkasin pikërisht viktimës. Ndërkaq, njerëz që banonin rreth shkollës, i kanë thënë policisë se Ridvan Dema, përflitej se mbante një thikë me vete, e shpesh kërcënonte me të.
    Ngjarja
    Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 8:00, policia e komisariatit nr.3, është lajmëruar se në shkollën 9- vjeçare të komunës së Paskuqanit, kishte ndodhur një grindje që kishte përfunduar me vdekjen e një adoleshenti pasi kishte marrë disa thika. Menjëherë policia është nisur në drejtim të vendit të lajmëruar. Sipas dëshmitarëve që kishin parë ngjarjen, viktima Arben Lami kishte qenë i ulur në blloqet e betonit që ndodheshin para oborrit të shkollës, kur ka parë një kushëririn e tij të grindej me 16- vjeçarin Ridvan Dema dhe kishte hyrë për t’i ndarë ata. Ndërsa ka qenë duke ndarë, kushëririn e tij me Ridvanin, ky i fundit, ka qëlluar në drejtim të tij me thikë disa herë. Ramazani, një kushëri i të vrarit, pohon se autori e goditi fillimisht në zemër Arbenin, më pas e qëlloi në ije dhe një herë në krahun e majtë. Ndërkohë, dëshmitarë të tjerë pohojnë se Arbeni dhe Ridvani grindeshin çdo ditë me njëri- tjetrin dhe kohët e fundit edhe më tepër. “Fillimisht ai nuk ka ndier gjë për shkak të nxehtësis, por më pas u rrëzua menjëherë në tokë”, -tha dje një nga dëshmitarët okularë. Ai pohon se me një mjet të gjendur aty, një nga mësuesit e shkollës e kishte shoqëruar viktimën për në spital, por sipas tij, ai kishte vdekur sapo kishte mbërritur në Tiranë. “Në spital ai kishte mbërritur i vdekur dhe mjekët vetëm kishin kryer veprimet e tyre, por pulsi i tij kishte pushuar me kohë dhe ai kishte nisur të ftohej”,- ka vazhduar rrëfimin e tij dëshmitari. Policia ka shoqëruar në komisariat për të sqaruar ngjarjen, drejtorin e shkollës Mehmet Ahmatajn, si dhe një mësues i cili kishte shoqëruar viktimën, për në spital. Ata janë pyetur si dëshmitarë të ngjarjes
    Motivi
    Një grindje e një kushëririt të viktimës me Ridvan Demën, sipas dëshmitarëve të ngjarjes, ka qenë edhe shkaku i ngjarjes që përfundoi në një tragjedi për familjen Lami, që banonte jo shumë larg asaj të familjes së të arrestuarit për vrasjen. Ndërkaq policia pas dëshmive të marra dhe hetimeve të kryera, ka konkluduar se mes tyre më parë nuk ka pasur ndonjë sherr apo grindje që mund të kishte çuar në këtë krim. Sipas tyre, i vetmi motiv mund të ketë qenë ndërhyrja e shitësit të byrekëve për të shuar konfliktin. Ndërkaq policia ka pohuar se ka edhe një dyshim tjetër që vëllai i të arrestuarit, të kishte ardhur në shkollë për t’u hakmarrë për keqtrajtimin e të vëllait të tij, Rudolfit i cili mëson në klasën e 6 të shkollës 9- vjeçare të Paskuqanit. Xhaxhai i viktimës, Haziz Lami, ka pohuar dje për “Shekullin”, se ata në ditët në vazhdim do të merreshin me çështjen, por duke qenë se viktima është i arrestuar nga policia, ata kanë pohuar se nuk kishin qëllim të hakmerreshin. Ndërkohë, gjatë ditëve të ardhshme, pritet që të sqarohet plotësisht motivi i vrasjes së Arben Lamit.



    14/04/2005
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Duket me qene aksidente,pakujdesi,
    ..koencidenc qe lidhet me vetvarjet e femive te moshes se ti.

    Dmth ne familjen Çela nuk u gjeten broshure te Jahovait?
    Dmth as shoket nuk dinin gje per lidhjen e ti me deshmitaret e Jehovanit(nese alodujm aty)?
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #4
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    “Donaldi u vetëvar, pasi pa një telenovelë”

    Rrëfen shoqja e klasës së 12-vjeçarit: “Po ta pyesje se i biri i kujt ishte, të thoshte se kishte rënë nga qielli”

    “Donaldi u vetëvar, pasi pa një telenovelë”


    Lindita Çela

    Për të shkuar në fshatin Spolat ekziston vetëm një rrugë e cila thuajse është e pakalueshme. Megjithëse fshati ndodhet rreth 13 km në të majtë të rrugës nacionale Fier- Lushnje askush nuk ka vënë dorë për rrugën e vetme që lidh zonën me qytetet. Rreth 1000 banorët e këtij e mbajnë frymën gjallë me prodhimet bujqësore. Aty këtu mund të të shohë syri ndonjë shtëpi të ndërtuar rishtaz. Spolati është fshati ku banonte 12- vjeçari Donald Çela, që tre ditë më parë u vetëvar në rrethana enigmatike. Pas vetëvrasjes së të miturit, jeta në këtë fshat duket se ka ndalur. Pothuajse të gjithë banorët nuk kanë shkuar në arë. I gjithë fshati i është bashkuar dhimbjes së Pëllum Çelës që humbi tragjikisht njërin prej djemve të tij, Donaldin, 12 vjeç.
    ***
    Shtëpia e Pëllumb Çelës ndodhet në zemër të fshatit Spolat. Sipas zakonit, dera e tyre është e hapur, por prindërit e Donaldit kërkojnë që dhimbjen e tyre ta ndajnë vetëm me të afërmit. Ndaj dhe nuk pranojnë të rrëfejnë asgjë mbi gjëmën. Pëllumb dhe Flora Çela, janë prindër të pesë fëmijëve. Sipas gjitonit të tyre, Hysniut, kuksianit të ardhur aty prej 15 vitesh, askush nuk di të thotë një arsye se pse Donaldi, gjeti vdekjen në orët e vona të tre ditëve më parë. Hysniu thotë se Pëllumbi s’u bërtiste fëmijëve të tij. Madje familja Çela ishte shëmbull për të gjithë fshatin. “Gjithë ditën burrë e grua punojnë në arë dhe me mundim rrisin fëmijët. Edhe ditën që ndodhi tragjedia ata nuk ishin në shtëpi. Me Donaldin ndodhej vetëm e motra, që kur ka parë vëllanë të varuar shkoi tek prindërit në arë dhe nuk thërriti në lagje”,- rrëfen Hysniu. Sipas bashkëfshatarëve, familja Çela jetonte relativisht mirë dhe ata nuk dinë të thonë se çfarë e ka shtyrë djalin e tyre që të ndërmerrte një veprim të tillë. Ndërsa ka nga ata që thonë se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht dhe se vdekja e Donaldit është shkaktuar nga pakujdesia si fëmijë që ishte.
    ***
    Donaldi ishte binjak me motrën, Damelën. Për gjashtë vite të shkollës Damela ishte ulur në një bankë me vëllain e saj. Ndërsa dje Damela nuk ka mundur të qëndrojë në shkollë. Vendi i vëllait të saj binjak ishte bosh, e kështu do të jetë tash e tutje. Por dhe shokët e klasës së Donaldit e kanë patur të vështirë të fillojnë mësimin pa të. Nazllie Kadrillaj tregon se Donaldi ishte në djalë i qeshur dhe çapkën. “Ai mësonte, por herë pas here e shihnim të hutuar. Luante me ne dhe po ta pyesje se i biri i kujt ishte thoshte se kishte rënë nga qielli”,- thotë 12- vjeçarja. Nazllia rrëfen se e ka mësuar nga Damela, vdekjen e Donalidit. “Damelën e kam shoqe të ngushte. Ajo më tregoi se së bashku me Donaldin po shihnin një telenovelë, kur ai doli jashtë dhe vrau veten. Kështu më ka traguar Damela”-rrëfen Nazllie Kadrillari. Sipas vajzës, e gjithë klasa e gjashtë është trishtuar për humbjen në mënyrë tragike të Donaldit. Mësuesja Rovena Tera rrëfen se Donaldi ishte shumë i zgjuar. Madje, sipas saj, ai ndihmonte dhe motrën që në provime të merrte nota të mira. “ Nuk e kuptojmë se si ka ndodhur ko ngjarje sepse në fshatin tonë nuk vepron as dhe ndonjë shoqatë fetare siç kemi dëguar për rastet e tjera të vetëvrasjeve të fëmijëve. Donaldi ishte djalë i fortë dhe kurrsesi nuk mund ta mendoja se mund të bënte një veprim të tillë”,-thotë mësuesja Rovena.
    ***
    Ende për policinë e Lushnjes motivi i vetëvrasjes së Donaldit mbetet enigmë. Sipas hetimeve të para të policisë, rezulton se adoleshenti është vetëvarur në rrethana misterioze. Shefi i policisë së Lushnjes, Arben Skëndo, thotë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje të pastër. Megjithatë ende nuk ka një pistë të qartë hetimi për motivet që e kanë çuar 12- vjeçarin në këtë akt. Skëndo thotë se familja e viktimës nuk ka patur probleme brenda saj, të cilat mund ta kenë tronditur psikologjikisht Donaldin. Vetëflijimi i Donaldit mbetet mister jo vetëm për prindërit e tij, por dhe për grupin e hetimit. Shoqja e tij, Nazllia, tha se djali shprehej se kishte rënë nga qielli. E ndoshta për të nuk mund të kishte vend në tokën me baltë dhe fshatin e varfër të Spolatit



    15/04/2005
    Takohemi Ditën e Gjykimit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  3. Vetëvaret 13- vjeçari, “Dëshmitar i Jehovait”
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 05:20
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 15:11
  5. Qëllohet për vdekje 25 vjeçari, në Tiranë
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 19:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •