Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913

    Femijėt, SOS

    Shtetet i njohin te drejten ēdo femije te jete i mbrojtur nga shfrytezimi ekonomik dhe te mos jete i detyruar te kryeje asnje pune qe rrezikon ose ndikon edukimin, ose shendetin e tij ose zhvillimin mendor,fizik, shpirteror, moral apo shoqeror...
    mare nga Konventa ONU per te drejtat e femijeve art.32

    Ne bote rreth 211 milione femiije, vajza dhe djem punojne.Jane nen 14 vjeē,do duhet te shkonin ne shkolle, te loznin , te kishin kohe per te pushuar por punojne: ne fusha, ne shkarkime, ne rruge, kudo eshte mundesia per te fituar diēka per te ndihmuar mbijetesen e tyre apo te familjes.Disa arrijne te gjejne kohen per te shkuar ne shkolle, por shumica e tyre s'ka shkelur ndonjehere ne nje klase mesimi,dhe ka shume mundesi qe te mos ndodhe asnjehere.Vetem nese dikush i ndihmon.

    Sipas te dhenave me te fundit femijet punetore jane kryesisht ne Azi, por eshte Afrika kontinenti ku mundesia eshte me e madhe per nje femije qe te punesohet para kohe.Megjithate bebet-punetore jane te shumta edhe ne vendet me te ardhura mesatare si ne Europen Lindore -rreth 5 milione dhe vijen ne rritje per shkak te periudhes te veshtire qe keto vende po kalojne, gjithashtu nuk mungojne as ne vendet e industrializuara ne Itali psh ka 145.000 femije ndoshta dhe me shume.

    Nuk ka zgjidhje te lehta per kete fenomen shume te komplikuar. 1 femije ne 20 eshte punetor ne industrine eksportuese.Viktimat e verteta jane ne pjeset e fshehura te ekonomise: bujqesi 70% pune shtepiake, tregti me pakice, prostitucion, aktivitete te jashteligjshme. Ne kete pjese me hije, ku varferia injoranca diskriminimi shoqerohen me mungesen e asistences sociale, nuk eshte gjithnje e lehte ti japesh nje emer shfrytezuesve, por ama eshte e sigurte qe per ēdo femije qe punon nje e drejte ligjore eshte shkelur.



    http://www.unicef.it/default.htm

  2. #2
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913

    Femijeri e shkaterruar!

    300mije ne 60 vende te botes.te detyruar te vrasin,torturojne,pijne gjakun e armiqve.viktima te ēmendurise te te medhnjve.edhe ne perendimin e zhvilluar

    kane te njejten moshe ne te cilen femijet perendimore harrojne filmat vizatimore per te kaluar ne lojerat me play station.Nderkohe femiijeria u grabitet dite per dite femijeve aziatike,afrikane, latinoamerikane. Ne 7,10,12 vjeē lufta e tyre nuk eshte nje loje, nuk eshte virtuale, por e vertete, e tmerrshme, e mbushur me urrejtje,gjak, vdekje.Femije pa kujtime, me shikime pa jete ose te ekstazuara nga droga. Jane bebet-ushtare. Nje femonem qe ka vite qe vazhdon te zgjerohet.
    Jane rreth 300mije, nje ushtri e armatosur me kallashnikove,ak47 ose pushke amerikane M16, te lehta per tu mbajtur per tu rimbushur dhe per tu levizur si pushke loder.

    Perdoren ne 60 vende, nga ushtri te rregullta, guerilas, rebele, milice.Jane te perfshire ne luftra etnike, fetare, krahinore.Femije dhe te adoleshente nen 18 vjeēe, te detyruar shpesh me force, ndonjehere me premtime te rreme, te lejne jeten normale per te mbajtur nje pushke.Ka edhe vajza ushtare, qe pergenjeshtron fjalet qe vetem meshkujt duan luften.Ne disa raste si Salvador Uganda Etiopi femrat jane nje e treta e minoreneve qe luftojne ne konflikte te armatosura.Shpesh rrembehen per tu bere "gra" te komandanteve ose per prostitucion ushtarak.Perdoren dhe si spiune gjate luftimeve.

    Shume here femiijet perdoren per te pare nese zonat jane te minuara duke i derguar para, per ti hapur rrugen ushtrise.Ashtu si u ndodhi femijeve iranian te derguar me foton e ayatollah khomeini te varur ne qafe, ne frontin e luftes Irak-Iran ne vitet '80 duke u dhene keshtu nje vend ne parajse.
    Shpesh detyrohen te kryejne veprime te pameshirshme.si ka ndodhur psh me Sierra Leone ne nje lufte per kontrollin e minierave te diamantit, Femijet e mare nga rebelet e RUF, prene kembe, vrane dhe perdhunuan.Madje sipas te dhenave te Human Rights Watch dogjen civile te gjalle.

    Per ti bere te gjenin kurajon te luftonin, komandantet i torturonin duke i vene kehstu ne neshtrim te plote.Para aksioneve te armatosura, i drogojne.Kokaine, anfetamina, barut me miell orizi perzier, leng te kallamit te sheqerit ose hashish. Stervitjet jane te tmerrshme, sepse keshtu do jene dhe misionet e tyre.Jane te detyruar ndonjehere te vrasin edhe familjaret e tyre, keshtu ndjesia e fajit eshte me e larte, dhe deshira per tu kthyer te mos ekzistoje.

    Ne Mozambik, guerrilasit kunderqeverise detyronin ndonjehre femijet te vrisnin babane mamane dhe te afermit qe te ngeleshin jetime dhe te vareshin vetem nga kreret e guerriljes.Mosha mesatare e femijeve te perdorur sakonisht nuk kalonte 16 vjeē.Ishin femije qe komandantet i shtrengonin drejt kanibalizmit.Shume rrembeheshin gjate plaēkitjeve te fshatrave, me pas sterviteshin me perdorimin e armeve dhe me dhunen.Dhe njehere eshte Afrika ajo qe kryeson ne te tilla raste.Ne Sudan prej 30 vjetesh veriu musliman lufton jugun kristian, femijet jane plaēke lufte te ushtrise se rregullte te qeverise.kur femijet nuk shiteshin si skllever ata kthehen ne muslimane, sterviten dhe dergohen ne Jug per te luftuar kunder vendeve te prejardhjes.

    La qene gruaja e Nelson Mandela , Graca Machel, ajo qe i beri te njohur botes keto fakte dhe qe gjithnje ka luftuar si e derguar e Kombeve te Bashkuara per te njohur me pas si krim lufte me nje rezolute te ONU perdorjen e femijeve si ushtare.Shume vende te botes se trete e kane firmosur kete rezolute por e shohin vetem si nje cope leter.

    Edhe ne boten perendimore ka minorene te armatosur: Kanda USA Australi Hollande Angli jane vende qe pranojne ne ushtrine e tyre adoleshente pa mbushur 18 vjeē. Rekordi eshte ne marinen e lartmadhnise se saj angleze, me kufi minimal 16 vjeē. Ushtria angleze ne luften ne kosove ne radhet e saj kishte 17 minorene.Ne 1991 dergoi 381 dhe njeri u vra.
    Ne USA mosha minimale eshte 17 vjeē dhe eshte i detyruar aprovimi i prinderve.
    me pas pas 6 vjeteve denoncimesh dhe fushatash per mbrojtjen e te drejtave te njeriut Usa pranoi Konventen per te drejtat e femijeve qe ndalon perdorimin e femijeve deri ne 18 vjeē ne ushtri.Anglia s'e ka neneshkruar.

    Femijet si ushtare perdoren edhe ne kontinente te tjera, ku konfliktet udhehiqen nga varferia. Afghanistan ka mbi 100 mije femije te perfshire ne lufte.Aty arrijne dhe femijet nga Pakistan apo te reklutuar nga shkolla fetare.Edhe talebanet qe tani jane ne pushtet stervitjen e kane filluar qe adoleshente.
    Femije ushtare dhe ne Sri Lanka rrembehen dhe sterviten nga "tigrat tamil" qe luftojne qeverine qendrore. Femijet dergohen si pako bombe ne tregjet me njerez neper qytetet e ishullit. Edhe Kamboxhia nuk bente perjashtim ne kohen e khmereve te kuq. Keto i ka deshmuar nje grua e cila tani kryen fushaten kunedr minave dhe ka shkruar nje tregim,ku rrfen sesi ajo u kthye ne nje bebe-ushtare pasi i vrane te atin.

    Pak me tutje ne nje tjeter shtet aziatik, Birmani, akoma s'ka mbaruar kjo torture.Sipas organizatave te te drejtave te njeriut ne kete vend shume femije vdesin nga torturat ose vriten gjate kohes se qendrimit ne ushtri.

    Ne kontinentin Amerikano Jugor, Nikaragua, Salvador,Peru , Meksike, femijet ushtare shpesh jane pararoja e levizjeve per ēlirim ose te ushtrive te rregullta.Adoleshente te stevitur me sadizem, jane te detyruar te therrin kafshe dhe te pijne gjakun e nxehte.Me pas luftetaret ne Peru qe detyrohen tu presin fytin te denuarve me vdekje dhe te pijne gjakun. Si tregon Marta, e mare ne ushtri ne 11 vjeē: "I rrahen te gjithe , pleq dhe te rinj. Me pas i vrane si qente.Ishin nja dhjete.Une s'vrava asnje,Edhe femijet i masakruan, me pas gjakun e mblodhen ne nje ene dhe na e dhane ta pinim..Me pas kur vrane te tjeret na dhane te hanim melcine edhe zemren e tyre".


    mendohej se me lindjen e ONU tmerri i luftes per femijet do te mbaronte.Eshte deshmia e nje femije " Hitler Killer" quhej ne Liberi, qe tregon ferrin qe keta femije ndeshin. Ai u gjet ne prapavijen e luftes nga nej shoqate humanitare ne Monrovia, kryeqytetin e shtetit.Ne nje moment komandanti i tij i kishte dhene kallashnikovin qe ai , ath ishte 11 vjeē, mund te montonte me lehtesi.Per te u be menyre per te fituar buken e gojes, respektin.Te gjitha duke vrare.Sot ka nje emer tjeter dhe perpiqet te fshije dhunen, por ne gjume endrrat e keqija s'e lene te qete, shikon fytyrat e te vdekurve qe e shtypin derisa e mbysin.Psikologu qe e kuron perpiqet ti riktheje femijerine e humbur.

  3. #3
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    .................................
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga helene : 10-04-2005 mė 21:27

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450





    Children of famine and war
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Prototype : 19-04-2005 mė 05:52

  5. #5
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913

    1 Qershori Femija i mohuar

    Te mbytur ne tonet e larta te kesaj fushate, nga thirrjet shpesh te papermbajtshme, harrojme te themi nje fjale te mire per ata, femijet. E bejme kete vetem ne pragfestash. Femijet qe enden deshperimisht perpara sheshit te pallateve ne kerkim te nje kendi lojerash, ata qe kane ngaterruar pa dashje topin e futbollit e lojerat feminore me togjet e zhavorrit e pisllekun te vegjlit

    qe ende s'kane belbezuar fjalen e pare e ne krahet e prinderve levizin dockat per te kerkuar ato qe nuk mund t'u blihen...

    Nderkohe shume femije jane bere pre e trafikut dhe prostitucionit, 1 ne 3 eshte i varfer dhe nuk dihet sa prej tyre nuk shkojne ne shkolla, dhunohen, sa jetojne e vuajne njelloj me te rriturit problemet e medha ekonomike, pamundesine per te qene barabar me shoket, me ata qe "kane leke". Kemi harruar se duhet ende shume

    per te bere nga shteti qe ata te rriten te shkujdesur e pa strese, te qete e te shendetshem, te jene te lumtur e buzeqeshja te mos u ngrije.

    Pse 1 Qershori?

    Dita Nderkombetare e Femijeve e mori emrin pas "Konferences Boterore per Mireqenien e Femijeve", ne 1925, mbajtur ne Gjeneve, Zvicer. Me pjesemarrjen e perfaqesuesve te 54 vendeve, Konferenca miratoi:

    "Deklaraten e Gjeneves per Mbrojtjen e Femijeve" qe fokusohej ne varferine, ndalimin e punes se femijeve, edukimin dhe ceshtje te tjera te lidhura me mireqenien e femijeve ne te gjithe boten. Pas Konferences, qeveri te ndryshme ne te gjithe boten caktuan nje dite si Diten e Femijeve per te inkurajuar dhe per t'u sjelle gezim femijeve si dhe per te terhequr vemendjen e shoqerise ne problemet e tyre. 1 Qershori eshte festa me popullore, ajo festohet ne me

    teper se 11 shtete. Per here te pare u festua ne Shtetet e Bashkuara ne San Francisco ne 1925.

    Zgjedhje qe demtojne femijet

    Gjysma e femijeve te botes shkaterrohen nga varferia, konflikti dhe SIDA. Raporti me i fundit i UNICEF tregon se me teper se gjysma e femijeve te botes vuajne mungesa ekstreme nga varferia, lufta dhe HIV/AIDS, kushte qe efektivisht u mohojne atyre femijerine dhe

    pengojne zhvillimin e kombeve. Bazuar ne "Situaten e Femijeve te Botes ne 2005", me teper se 1 miliard femijeve u mohohet rritja e shendetshme dhe e sigurt, sic u eshte premtuar ne Konventen mbi te Drejtat e Femijeve, Marreveshja me e madhe Boterore e adoptuar

    per te Drejtat e Njeriut. Marreveshja thekson se deshtimi i qeverive per t'iu pershtatur standardeve te Konventes u shkakton deme te vazhdueshme femijeve dhe bllokon progresin drejt te drejtave njerezore dhe zhvillimit ekonomik. Shume qeveri bejne zgjedhje qe demtojne femijet. Por varferia nuk vjen na asgjekundi, lufta nuk shfaqet nga asgjeja, SIDA nuk perhapet sipas zgjedhjes se vet. Keto jane zgjedhjet tona.

    Mungesat "baze"

    Raporti ofron nje analize te 7 mungesave baze qe ndiejne femijet dhe qe influencojne te ardhmen e tyre. UNICEF-i konkludon se me teper se gjysma e femijeve te botes se zhvilluar kane mungesa te theksuara ne nje ose me teper elemente baze te femijerise se tyre:

    -640 milione femije nuk kane strehe te mjaftueshme

    -500 milione femije nuk jetojne ne kushte higjienike

    -400 milione femije nuk pijne uje te paster

    -300 milione s'marrin asnje lloj informacioni

    -270 milione nuk kane akses ne sherbimet mjekesore

    -140 milione femije nuk kane qene kurre ne shkolle

    -90 milione femije kane mungesa te theksuara ushqimi

    Situata e Femijeve ne bote e ben te qarte se varferia nuk perjashtohet as ne vendet e zhvilluara. Ne 11 nga 15 kombe te industrializuara, perqindja e femijeve qe jetojne ne familje me te ardhura te uleta gjate dekades se fundit eshte rritur.

    Viktima konfliktesh

    Varferia ekstreme eshte nje nga efektet me shkaterruese te konflikteve te armatosura brenda vendeve, vecanerisht per femijet. Raporti shenon se 55 nga 59 konflikte ndermjet 1990 dhe 2003 perfshinin luften brenda vendeve sesa midis vendeve. Impakti mbi femijet ka qene i larte: Afersisht gjysma e 3.6 milione njerezve te vrare ne lufte qe nga 1990 kane qene femije. Dhe femijet nuk jane te imunizuar per t'u perjashtuar si objekte sulmi, sic ndodhi ne sulmin e shtatorit 2004 ne shkollen e femijeve Beslan, te

    Federates Ruse. Qindra-mijera femije te perfshire ne situata konfliktuale ne te gjithe boten ende:

    -rekrutohen ose merren me force si ushtare

    -jane viktima te minave

    -deshmitare te dhunes dhe vrasjeve

    -jetime si pasoje e violences

    -objekte te dhunes seksuale

    Konflikti ka gjithashtu nje efekt katastrofik ne kushtet e pergjithshme shendetesore. Ne nje lufte tipike 5-vjecare, perqindja e mortalitetit te femijeve nen moshen 5 vjec rritet me 13 perqind. Duke marre parasysh konfliktet qe perkeqesojne varferine

    ekzistuese, theksohet nevoja per nje vemendje me te madhe globale dhe investime ne situata paskonfliktuale per te siguruar nje tranzicion stabel dhe te qendrueshem drejt zhvillimit.

    Ne fillim, femijet

    Cilesia e jetes se nje femije varet nga vendimet qe merren cdo dite ne familje, komunitete dhe ne qeveri. Keto zgjedhje duhet te behen me mencuri dhe duke pasur ne mendje interesat me te mira te femijeve. Nese deshtojme per t'u siguruar nje femijeri sa me te

    shendetshme, atehere kjo do te thote deshtim dhe ne arritjen e qellimeve me te largeta per te drejtat e njeriut dhe zhvillimin ekonomik. Sic rriten femijet ashtu rritet dhe kombi. Eshte kaq e thjeshte!

    Irma Kurti
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga helene : 01-06-2005 mė 03:39

  6. #6
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Dhjetera mijera femije ne Nigeri vuajne nga mungesa e ushqimit.Qysh prej janarit MSF ka pranuar ne programet e saj rreth 9000 femije nga MAradi dhe Tahoua.

    Ditari i mjekeve te MSF

    Ne 6.00 te mengjesit,ekipi i mjekeve eshte duke ngrene mengjes te shpejte ,ulur rreth tavolines.Gjithkush,pavaresisht se akoma eshte fresket,perpiqet te mare sa me shume lengje,per te perballuar temperaturat qe arrijne shume shpejt ne 40°.
    Lajmi i dyte i mengjesit per "fat",eshte situata ushqimore alarmante ne kete rajon. Nje gazetar qe te djeshmen kishte vizituar kampin e MSF, pershkruan mungesen e ushqimeve dhe efektet shkaterruese qe kjo ka te femijet qe ka pare. Keshtu me se fundi mediat po flasin per gjendjen qe fatkeqesisht ne muajt ne vazhdim do te keqesohet.

    A do te degjohet alarmi i leshuar nga MSF?

    Te paret qe dalin nga shtepia jane Gonzague dhe Veronique, nje mjek i ri dhe nje infermiere.Drejtohen tek grupi i tyre i infermiereve nigeriane dhe asistenteve ushqimore , qe kane per detyre te kalojne per dy dite me nje klinike te levizshme.,duke identifikuar femijet e semure rende ne fshatrat e zones dhe te fillojne trajtimet mjekesore dhe ushqimore sipas gjendjes se tyre.Gjithashtu bejne check-up javore te atyre femijeve qe jane pranuar ne programet per gjendje te rende si pasoje e mungeses se ushqimit.Cdo femije peshohet, kontrollohet dhe i jepen kurat e nevojshme.Gjithashtu, racione ushqimi shtese shperndahen , ne menyre qe femijet te mund te rimarrin peshe.

    Rritet nr i femijeve ne qendren ushqimore te MSF

    Ne 7.30 Annick , infermiere qe punon ne qendren ushqyese te Maradi, takon grupin e saj,jane duke mbaruar punen e filluar nje dite me pare per te riorganizuar qendren.Me rritjen e nr te femijeve qe jetojne ne qender, ka lindur nevoja per me shume hapesire per pacientet e vegjel dhe nenat e tyre.Ka rreth 120 femije te shtruar, 20 nga te cilet ne kura intensive.Javen me pare 391 femije u pranuan ne programin e qendres se Maradit,gjysma e te cileve kishin nevoje per shtrim per shkak te gjendjes se tyre fizike.nr eshte 30% me i larte se nje jave me pare.

    Nderkohe qe mjeku Innocent, ben vizita ne repart, mjekja e re Vanessa, perqendrohet ne rastet me gjendje te rende ne kura intensive. Pas disa oresh takohen per te diskutuar rastet me shqetesues.Cfare mund te behet per Yasseren e vogel qe ka ndenjur ne spital per 3 muaj e semure me tuberkuloz? Mendohet qe ka mare encefalit viral.Qe nga fillimi i misionit te saj ne Maradi,Vanessa qe eshte specializuar ne Onkologji Pediatrike me Rouen France gjendet cdo here perballe nje surprize: nje femije nje vjec qe peshon me pak se 3 kile,sa nje i porsalindur, nderkohe qe duhet te ishte 6 kile.
    Efektet e dukshme te ushqimit te keq nuk perballohen kollaj: femije qe sapo kane hedhur hapat e para ,fytyrat e te cileve ngjasojne me ato te pleqve me rrudha.

    Organizimi i shperndarjes se qindra toneve ushqim

    Germain shkon ne magazine per te kontrolluar veprimet per ngarkimin e ushqimeve neper kamiona qe do cojne furnizimet ne kampin tjeter MSF ne Dakoro, 100 km larg Maradit. Kolegu i tij Christian ka shkuar ne fshat per te mare me qira dy kamiona te tjere.
    Tonelata te tera do te transportohen neper kete zone, dhe me stinen e shirave shume afer, kur rruget behen shume te veshtira, kamionat 4X4 jane te domosdoshem.
    Dounia,nje farmaciste e ardhur para pak kohesh, kontrollon rezervat me ilace dhe cakton ato qe duhen porositur.Mego mjek i sapoardhur ,drejtohet per te kamppi i MSF Maradi per tu prezantuar me mjekun e spitalit publik me te cilin do diskutoje gjendjen e 12 pacienteve te semure me tuberkuloz ne qendrat e MSF:

    Ne 11 te mengjesit Theo kthehet nga klinika e tij javore, ne Tiberi nje fshat afer Maradit, duke sjelle edhe 8 femije qe duhen te shtrohen.Me shpejtesi i kalon femijet dhe te dhenat e tyre infermiereve dhe kthehet ne Tiberi per te vazhduar kontrollet.

    Mungesa e ushqimit godet disa ,me shume se te tjere

    Nje mysafir vjen te vizitoje qendren -deputeti i Maradit Salissou Dan Daglai. Do te shikoje gjendjen e femijeve qe kane nevoje per kura, dhe premton qe do te informoje menjehere qeverine e Niamey per urgjencen e krijuar.

    Ne fakt shume pak jane te ndergjegjshem per keqesimin e situates, pasi problemi i mungeses se ushqimit s'eshte i dukshem. Thatesirat kane prishur te mbjellat dhe cmimet jane rritur,por magazinat dhe tregjet jane plot.Disa familje vuajne mungese te theksuar ushqimi,po ama ka stoqe te medha ushqimesh.
    Sherbimi ushqimor i MSF ka konstatuar se ne disa fshatra, sidomos disa grupe popullsie jane me te goditur nga mungesa e ushqimit,kurse te tjere po organizohen qe ta kalojne.
    Pasditja ishte e veshtire ne kthinen e kurave intensive te repartit.4 femije vdiqen pavaresisht nga kurat qe iu dhane.dy sapo mberriten me kushte shume te keqija.Njeri kishte dhe fruth qe keqeson gjendjen.Mamaja e tij kishte humbur dy femije per shkak te kesaj semundjeje.
    Te humbehs nje femije eshte goditje shume e rende.Kjo kompensohet vetem nga gezimi kur shikon femije qe arrijne si skelete,te rikthehen ne peshen e duhur dhe me faqet te kuqe. Kur vuajne nga semundje te tjera,shtrimi i tyre duron pak dhe brenda nje jave mund te rikthehen dhe te marrin kurat si paciente te jashtem.
    ne fund te dites Vanessa dhe Innocent informojne mjeket lokale, kolege te tyre, qe do vazhdojne punen me kurat intensive nate e dite.
    Pjesetaret e grupit takohen perseri ne shtepine e MSF per te folur per diten e tyre.familjet e femijeve te pranuar ne programin e MSF do kene rreth 5 kile miell dhe nje kile vaj ne jave per te pergatitur dreken e familjes.
    Furnizimi i femijeve me ushqime shtese, nuk esht ei thjesht kur s'ka gje tjeter per te ngrene ne shtepi.Ne fund te trajtimit familjet largohen nga qendra me ushqim per nje muaj qe kryesisht jane drithera, fasule dhe vaj.

    Statistika alarmante,ndihma te tjera jane te nevojshme

    Annick sapo ka mbaruar te beje statistikat per javen e kaluar dhe jane me te vertete shqetesuese.Grafiku i femijeve qe pranohen ne program eshte gjithnje ne rritje.Kjo perfshin vetem aktivitetet ne Maradi.Per fat te mire MSF ka hapur edhe dy qendra ne rajon dhe nje tjeter do hapet se shpejti. Po nevojiten ndihma te tjera.Akoma nuk jane te perfshira shume organizata humanitare.Meqenese eshte nje nr i madh femijesh ne gjendje te rende prej mungeses se ushqimit, femijet me gjendje me te lehte s'mund te trajtohen nga MSF,pavaresisht se edhe keta te fundit kane nevoje per trajtim.

  7. #7
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    E di qe shume pak veteve mund tu interesoje te lexojne krejtesisht ate qe me lart kam shkruar.Vetem se mendoj qe nese me nje birre me pak mund te blihet nje thes miell me shume mbase,per nje here mund edhe te devijoni

    Nuk kam qejf te zgjatem shume dhe te bej moral,sepse kush ka deshire s'ka nevoje per fjale. Nese jeni te interesuar,http://www.msf.org/msfinternational/donations/

    FLM

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-06-2005
    Postime
    10
    S'eshte e nevojshme te shkosh aq larg, ne Tirane gjen plot femije qe shfrytezohen, qe ne vend qe te shkojne ne shkolle shesin paketa rrugeve,lypin neper rruge lajne xhamat e makinave qe ndalojne neper semafore etj..

  9. #9
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Posi jo, i gjen edhe ne Itali Greqi USA ... vetem me ndryshimin qe s'vdesin per buke ama.

  10. #10
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Per te gjithe ju qe jeni ne Itali dhe keni mundesine te jepni kontributin tuaj sado te vogel , kushtojini dy min dhe minimumi nje euro inisiatives se mediaset
    La fabbrica del soriso

    http://www.fabbricadelsorriso.mediaset.it/

    Perveç llogarive bankare, mund te kontribuohet me ane te nje sms te derguar ne nr 48584 nga çdo kompani WIND TIM OMNITEL apo 3 qe kushton vetem 1 euro , krejtesisht ne interes te iniciatives. (kete e thashe per ata qe pertojne te lexojne te gjithe programin

    Te kontribuosh per te ndihmuar femijet ne veshtiresi , do te thote te investosh per nje te ardhme me me pak urrejtje.

  11. #11
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    shume mire ke bere me kete temen pasi keta femije sot do jene pjese e te ardhmes se neserme dhe duhen pare vuajtjet e tyre.

    [SOS] me vend.

    them qe varferia e madhe i shtyn disa prinder shqiptare te mos respektojne apo te mos mbrojne femijet e tyre sic duhet por i hedhin ata ne rrugen e madhe per te bere leke apo edhe i shesin apo i japin me qera.

    Prindi duhet te beje per femijen apo femija per prindin. por edhe duke dhene ca leke ndihmohet dikush

  12. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    UNICEF feston 60 vjetorin e themelimit tė saj

    Kėln, 11 dhjetor

    Me rastin e 60-vjetorit tė themelimit tė organizatės humanitare pėr fėmijė,UNICEF, pėrfaqėsuesit e saj kanė kėrkuar mė shumė mbrojtje pėr vajzat dhe gratė. Kjo organizatė e Kombeve tė Bashkuara ka deri tani rreth 7 mijė bashkėpunėtorė nė 160 vende tė botės. Qysh prej themelimit asgjė s“ka ndryshuar nė konceptin e organizatės, e megjithatė puna e saj gjatė kėtyre 60 vjetėve ėshtė zgjeruar shumė. Nė fillim ishte varfėria e fėmijėve nė Evropėn e pasluftės qė nxiti themelimin e njė organizate pėr fėmijėt, ndaj edhe sot e kėsaj ditė kjo organizatė kujdeset pėr problemet e fėmijėve.
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Njė epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Tė mėsosh aktrimin njėherėsh me abetaren
    Nga TiLoNcE nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48
  5. Femijet anemik behen agresiv!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 19:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •