Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Kush do ti fitoj zgjedhjet n Shqipri?

    KUSH DO T'I FITOJE KETO ZGJEDHJE?!

    Nga ILIR YZEIRI*

    Nga gazeta Koha Jone, E Djele, 10 Prill



    Kjo nuk eshte nje pyetje qe mund ta marre pergjigjen nga grupet e interesit te cilat kane gllaberuar lidershipin e partive kryesore ne Shqiperi, nuk mund ta marre pergjigjen as nga militantet e drobitur apo zemerzjarr, nervoze apo ballelarte te po ketyre formacioneve politike; per fat te keq, pergjigjen e kesaj pyetjeje nuk mund ta perftosh as nga opinionistet e perkushtuar apo gjaknxehte te po ketyre grupimeve politike. I veshtire, gjithashtu, eshte edhe leximi i kumteve te fshehura neper rreshta deklaratash te perfaqesuesve te ndryshem e te larte te organizmave nderkombetare, kur ato kumte mbeshtillen me fraza standarte raportesh apo deklaratash per Shqiperine. I vetmi mesazh qe lexohet qarte nga te siperpermendurat, eshte fraza: kete radhe nuk do te tolerojme zgjedhje te parregullta. Po atehere kush do t'i fitoje keto zgjedhje? Ne nje vend si ky yni, ku per 15 vjet eshte mbjelle vetem deshperim e zhgenjim, ku drobitja mendore dhe mediokriteti skandaloz bashkejetojne me kulturen analfabete te "boseve" ekonomike, qe kane ndertuar pushtetin e tyre, ne me te shumten e rasteve, me grabitje e krim, me sherbime politike e me klientelizem, shperdorime e vjedhje te fondeve publike, e, me ne fund, ne nje vend ku pjesa me e madhe e pushtetit mediatik eshte ne dore te nje grupi te vogel njerezish te cilet e mbajne ngritur kete pushtet jo me fitimet qe prodhohen nga tregu i mediave, por me norma fitimi te bizneseve te tjera qe ata i perfitojne nga flirtimet me shtetin apo nga fshehja e fitimeve ndaj shtetit, ne nje vend ku e vetmja media publike, TVSH-ja, kthehet gati me heroizem ne nje megafon te peshtire te dy njerezve dhe shnderrohet ne nje qender zeri si ato te pikave te hapjes se ushtrise se dikurshme te diktatures per t'i hapur rruge lulezimit te mediave me cilesine qe permenda me siper apo per te trukuar portretin e shformuar te politikaneve tradicionale, ne nje vend te tille, kush do t'i fitoje zgjedhjet e ardhshme, kush? Eshte pak e trishtueshme ta pohosh, por nuk eshte as cinike dhe as nuk permban ndonje nenshtrese tjeter emocionale po te thuash se ne Shqiperi ka vdekur ose me sakte nuk ka lindur akoma embrioni qe ushqen nje demokraci normale dhe qe eshte: nderrimi i pushtetit me ane te votes. Ky embrion nuk ka gjase te linde me kete strukture politike qe kemi sot, sepse Shqiperia, ndryshe nga shume vende te ish-regjimit komunist, pas renies se murit te Berlinit, pra ne keto 15 vite, eshte mberthyer nga qeverisje qe perbehen nga mbeturina komuniste dhe kapitalizem mafioz.

    ***

    Le te hapim nje paranteze. Para disa ditesh, ne nje emision te FRANCE 5, zhvillohej nje debat per te ardhmen e Bashkimit Europian. Ne studio ishin te ftuar Valery Zhiskar D'Estain dhe dy profesore te studimeve politike, ndersa ne lidhje te drejtperdrejte, nga zyra e tij ne Gjeorgji, ishte presidenti me i ri i otes Shakashvili. Pasi perfundoi argumenti "Turqia", presidenti gjeorgjian kerkonte te bindte auditorin se edhe Gjeorgjia eshte vendi qe duhet perfshire ne celjen e bisedimeve per anetaresim ne BE, sepse, sipas tij, ai vend i ploteson te gjitha kriteret dhe ai, pak a shume, tha se kur lindi ideja per BE, u percaktuan si kritere: qyteterimi greko-romak, besimi kristian dhe standartet demokratike. Ne te trija keto kritere i plotesojme. Me kete mendim, pra me zgjerimin e BE deri ne Gjeorgji, Ukrahine e Kirkiztan nuk ishte ne nje mendje Zhiskar D'Estain, por nje nga profesoret e ftuar iu kundervu dhe paraqiti nje argument qe mua me duket se ka lidhje te drejtperdrejte me ne. Ai tha se Europa i ka kushtuar pak vemendje zhvillimeve qe ndodhen pas renies se Murit te Berlinit dhe se, duke u marre me kriteret tradicionaliste, Europa ka harruar se ne shumicen e ketyre vendeve te ish-Lindjes Komuniste, pas revolucineve antidiktature, u instaluan regjimet qe karakterizohen nga mpleksja e mbeturinave komuniste me kapitalizmin mafioz. Ajo qe ndodhi ne Gjeorgji, Ukrahine, Kirkiztan eshte revolucioni i dyte qe shembi pikerisht keto regjime.Ndaj keto vende duhen inkurajuar tha profesori francez dhe duhen shmangur vendet qe kane instaluar regjimin qe ai e karakterizoi shume bukur: mbeturina te komunizmit dhe kapitalizem mafioz. Kete inkurajim vazhdoi profesori nuk e beri dot Europa tradicionaliste, por kampionet e lirise- SHBA, perfundoi profesori francez. Kuptohet lehte se Shqiperia eshte vendi kampion qe per 15 vjet sundohet nga ky tip regjimi. Po atehere kur pritet te ndodhe ky zhvillim? Natyrisht qe nuk mund te ndodhe me PD-ne, sepse PS dhe PD jane regjime qe deshmuan se kane te pleksura mbeturina te komunizmit me kapitalizmin mafioz. Nuk mund te ndodhe sepse ka edhe nje shkak tjeter dhe kjo eshte humbja e vemendjes dhe e vullnetit gjeopolitik te SHBA-se ndaj vendit tone. Te kuptohemi ne vazhdojme te jemi nder partneret me te afert te SHBA-se, por nuk jemi ne vemendjen e shkalles se pare. Transferimi i ambasadorit Xhefri ne Irak eshte vetem nje tregues i dukshem i perfundimit se SHBA nuk kane ndermend qe te nxisin dhe te inkurojajone ndryshime radikale ne politiken shqiptare, pra nuk kane deshire dhe interes qe te frymezojne nje ndryshim me ngjyre portokalli ne Shqiperi. Kjo duhet te na binde se ne, edhe per nje kohe te caktuar, do te vazhdojme te qeverisemi nga nje regjim me elemente te perziera te mbeturinave komuniste dhe te kapitalizmit mafioz. Keshtu edhe kete radhe ne zgjedhjet e veres se vitit 2005, pushteti as nuk do te nderrohet dhe as nuk do te vazhdoje si rezultat apo per shkak te votes. Votuesit shqiptare do te shkojne te votojne, por rezultati i vullnetit te tyre nuk do te merret vesh kurre. Pse? Po t'i veshtrosh me gjakftohetsi partite politike nga pikeshikimi i teorise se komunikimit do te veresh kete gje: ne, marresit e mesazheve politike, kemi ne perceptimin tone pak a shume kete konfiguracion politik qe po perpiqem ta shtjelloj me poshte. PS perceptohet nga shqiptaret si partia qe perbehet nga militantet fanatike dhe me te kaluar te begate ne regjimin komunist, nga nepunes pa fund te admistrates socialiste, nga falangat e medha te punonjesve te ish-sigurimit te shtetit, nga nje pjese e madhe e fshataresise sidomos ne jug ku perjetimi emocional i luftes partizane ndihet ende si nje dominante kyc per te ndare shqiptaret ne ne dhe ata, etj. Kete shtrese te madhe njerezish e manipulojne me vendimmarrje njerez amorfe pa bindje te qendrueshme politike, pa nje ideologji te qarte, por me nje veteije te ngulet qe eshte ajo e "homo albanicus", term ky qe perdoret ne ndonje rast per te karakterizuar tipin e shqiptarit qe njeh si kuptim te jetes fitimin, parane dhe moralin e kodoshit dhe qe perben kapitalistin mafioz. Ky tip ka krijuar bindjen se ne demokraci duhet ta mbash pushtetin me cdo kusht, se, sa kohe qe je ne pushtet, duhet te punosh per te pasuruar veten, te afermit e tu, shoket, duhet te krijosh klanin qe te beje presion mbi kedo dhe te manipuloje gjithkend se shteti dhe pushteti na perkasin neve dhe ai duhet mbajtur me cdo kusht. Sa kohe qe je ne pushtet, duhet te besh ligje qe te sigurojne jetegjatesine e pushtetit dhe jo nderrimin demokratik te tij, duhet te emerosh me forcen e kartonit njerezit e tu besnike te cilet duhet te kene bindjen se jane zgjedhur aty qe te ruajne se mos na e marrin pushtetin. Nuk ka rendesi se a vjedh apo jo, se a bashkepunon me krimin apo jo, rendesi ka qe ti duhet te jesh ne balle te barrikades qe shteti te mos bjere, qe shtetin te mos na e marrin ata.

    ***

    Ne anen tjeter ndodhet opozita, me sakte PD-ja, e cila u rrezua nga pushteti me ane te kryengritjes se armatosur dhe formalisht me ane te nje procesi elektoral qe, per nga forma apo nga permbajtja, ishte me i pergjakur edhe se procesi elektoral ne Afganistan, dhe me i shfytyruar se ai ne Irak. Opozita, PD-ja, pra, ne gjithe keta vjet u mekua me idene se pushtetin duhet ta marrim dhe se opoziten duhet ta ruajme. PD-ja perfytyrohet ose perceptohet nga shqiptaret si forca politike qe ka me se shumti njerezit antikonformiste dhe antikomuniste. Sot eshte e veshtire te hetosh me saktesi harten sociale te PD-se, por, ne pjesen me te madhe te saj, gjenden kundershtaret e djeshem te regjimit komunist, disidentet e fshehur dhe antikomunistet e perftuar per shkak te talentit te tyre njerezor dhe me ne fund strukturat e ngritura te nje partie te madhe dikur, kane krijuar tashme rreth vetes nje formacion njerezish te konsiderushem. Po ashtu, antikomunistet konstante qe shohin te Fatos Nano vazhdimin e partise Komuniste dhe qe kane si idhull Berishen me qenese projektojne ne karizmen e tij forcen e tyre dhe mllefin per ta mundur Fatos Nanon, jane te shumte, ashtu sic jane te shumte edhe antiberishjanet qe projektojne te stili i Nanos urrejtjen, mllefin dhe pathosin e tyre per ta mundur Berishen. Ndersa shtresa e madhe e te perndjekurve politike eshte e veshtire te thuhet se eshte e tera pjese e PD-se, sepse nje mase e madhe e tyre jane edhe kontigjente te forcave tradicionaliste shqiptare. Ketu duhet mbajtur ne veshtrim se PS per shkak te konsumimit te gjate ne qeverisje ka prodhuar me tepri edhe percarje ne gjirin e PS-se, ashtu sikunder edhe Berisha e PD, per shkak te qendrimit te gjate ne opozite dhe per shkak te konceptimit te opozites si nje qeveri ne mergim ka prodhuar me shume tepri percarje, zhgenjim dhe shkurajim. Po te analizosh dy anet e mesazheve qe kane mbushur komunikimin e jetes sone ne keta vjet, ndoshta arrin ne ato perfundime qe une permenda me siper, megjithese kjo eshte nje pune shume me e nderlikuar se kaq. Nga kjo pamje e pare duket se mbeten jashte sidomos dy formacione, LSI-ja dhe LZHK-ja. Keto dy formacione kane ne qender dy autoritete, Ilir Meten dhe Leka Zogun. Personalisht mendoj se keto dy forca politike kane dhe po krijojne me shpejtesi nje elektorat te qendrueshem. Ne rastin e Ilir Metes, LSI-ja ka rreth vetes nje pjese te madhe socialistesh qe nuk gjejne dothapesira ne partine e "madhe" te Fatos Nanos. Keto struktura qe Ilir Meta po i ngre me shpejtesi, kane qene te gatshme dhe rreth tyre, ne me te shumten e rasteve, po mblidhen njerez qe kane bindjen se pjesemarrja ne politike eshte nje shans i mire per t'i dhene kuptim jetes ne kete vend. Me kete shpjegohet edhe kontrasti, fjala vjen, midis te perfolurit ish-shef te SHISH-it , Fatos Klosi dhe intelektualit te respektuar Pellumb Xhufi. Ndersa Leka Zogu, pa dyshim qe ka nostalgjiket e tij te shumte dhe LZHK-ja me mbretin si figure ka nje elektorat te qendrueshem. Eshte interesante te vihet re se edhe ne PD grupi dominant qe merr vendimet, i perngjet atij qe eshte rreth Fatos Nanos. Edhe vendimmarrja e Berishes behet nga njerez amorfe qe e perceptojne opoziten si nje pushtet qe nuk duhet humbur, por qe duhet ruajtur ne menyre qe te kthehet neser ne nje shtet. Ndaj vendimmarrja e Berishes behet nga keta njerez amorfe te cilet synim kryesor kane te denoncojne armiqte e Berishes dhe te ruajne klanin e tyre ne menyre qe aty te mos infiltrohet askush. Kesaj dominanteje tani i jane shtuar edhe mjeshtrat e intriges qe pasi emigruan ne vise te majta, u kthyen dhe duke i rene ne gjunje pashait te madh i thane se ti je ylli i karvanit, por duhet te pastrohesh nga njerezit qe te rrine afer. Berisha ben sikur nuk e kupton po perkedhel dhe kendell emocionet e tij kur ata i thurrin himne apo i demaskojne ndonje tradhtar. Po te rinjte, pjesa me e madhe e pedagogeve te universiteteve, studentet, shtresa e njerezve qe merren me pune mendore, ku ndodhen? Ne me te shumten e rasteve ata punojne qe te largohen nga ky vend, kur nuk e arrijne kete ose shohin punen e tyre ose mbushin radhet e atij qe quhet populli abstenues. Ky kontigjent ne vende si Ukrahina apo Gjeorgjia ka sherbyer si formacion politik hipotetik qe eshte ngritur me shpejtesi dhe ka realizuar "revolucionin e portokallinjte". Mirepo kush do t'i fitoje zgjedhjet e ardhshme? Ne qofte se do te shtrydhnim nervat dhe do t'i besonim operacioneve politike qe po bejne PS-ja dhe PD-ja per t'i bindur shqiptaret qe te votojne a per njerin a per tjetrin, do te shihnim se shqiptaret duhet te votojne ose per nje hajdut ose per nje kriminel, sepse i vetmi mesazh qe Fatos Nano dhe klani rreth tij leshojne per shqiptaret kur i therrasin ata te votojne, eshte qe te mos votojne per kriminelin Berisha dhe i vetmi mesazh konstant qe leshon Berisha dhe te tijte kur i fton shqiptaret per te votuar, eshte qe ata te mos votojne per hajdutin Nano. Kjo eshte ana me e dukshme e mesazhit, sepse ka dhe nje nenshtrese tjeter. Nano, per te na bindur se do ta rinovoje partine e tij, na ka paraqitur tash ne fund mes shume figurave te reja edhe nje figure qe eshte drejtori i KESH-it, Andis Harasani, ndersa Berisha, per te luftuar korrupsionin, na ka paraqitur nje figure qe quhet Fatbardh Kadilli. Te parin nuk e njoh, por di shume mire qe energjia elektrike eshte shtrenjtuar, se, i leme te tjerat, por nje qytet i tere si Shkodra eshte shkaterruar edhe nga politika e mbrapshte e KESH-it, se Shqiperia lengon nga mungesa e energjise elektrike dhe se, edhe atehere kur ajo te vjen, duhet ta paguash me nje cmim skandaloz. Atehere pse Fatos Nano na paraqit kete model? Eshte pune per te dhe per filozofine e tij. Berisha na paraqit nje fare Fatbardh Kadilli si kopist qe do te hartoje platformen per te luftuar korrupsionin. Kete Kadill une e njoh, sepse kam qene dhe jam anetar i Koalicionit Kunder Korrupsionit qe ne vitin 2001 ur ky zoteri punonte ne zyrat e kompanise amerikane MSI qe organizoi ne vendin tone ACAC. Te gjithe e dine se njeriu qe shkaterroi kete Koalicion dhe qe ngaterroi deri edhe amerikanet me njeri-tjetrin, njeriu qe e quante Berishen "gogoli"(tani nuk e di si e therret), ai qe nuk linte gje pa share dhe pa thene kunder Berishes, ai qe pasdite vizitonte Berishen dhe ne darke me celular i rrefehej Mimi Kodhelit se si ia kishte futur "gogolit", ky njeri me emrin, Fatbardh Kadilli, thirret nga Berisha per te bere platformen e luftes kunder korrupsionit. Edhe kjo eshte pune e Berishes dhe e filozofise se tij. Vetem se, ne qofte se sot eshte shkaterruar Koalicioni Kunder Korrupsionit, kjo ka ndodhur per shkak te njeriut qe quhet Fatbardh Kadilli. Oborrit te Berishes i mungonte nje i tille. Tani ai e ka ate. Dhe te dyja keto forca politike perbejne ate sistem qe nga analistet e sotem quhet perzierje e mbeturinave komuniste dhe kapitalizmit mafioz.. Po atehere kush do t'i fitoje zgjedhjet ne Shqiperi? Personalisht mendoj se megjithe dollaret pafund qe do te futen ne xhepa komisioneresh, megjithe shterzimin mediatik, as PS-ja dhe as PD-ja nuk do te marrin me shumicen qe do t'u lejonte atyre qe me aleanca te dsyhimta te formonin qeverine. LSI-ja dhe LZHK-ja do te jene nje problem, por asnje nga keto kater forca nuk do t'i fitoje dot keto zgjedhje. Ky do te ishte varianti ideal, pra ai qe mund te ndodhe, kurse se cfare mund te ndodhe, kete askush nuk e di. Nje gje me jep shprese. Para disa kohesh, greva e pedagogeve te Universiteteve te Shqiperise dha modelin e nje levizjeje te delire e me shume qytetari. Aty pashe figura pedagogesh te kthjellet, te permbajtur e me vizion, aty pashe indin e nje formacioni te ardhshem politik, ashtu sic kam vene re se energjite e djemve te "Mjaft-it" do te ishin te mjaftueshme po te bashkoheshin me maturine e pedagogeve per te pasur me ne fund nje force politike qe jo vetem do t'i fitonte zgjedhjet, por do te bente te mundur qe me ne fund te fitonim qe te gjithe, te fitonte Shqiperia. Kur mund te ndodhe kjo? Ndoshta atehere kur te gjithe, shqiptaret ne fillim, por edhe komuniteti euroatlantik te bindej se ka ardhur koha qe ne Shqiperi te nxitet ajo force qe do te permbyse elementet komuniste dhe kapitalizmin mafioz. Kur do te ndodhe kjo? Dikush thote se mund te ndodhe edhe pas ketyre zgjedhjeve... Te jete e vertete?

    *Pergjegjes i seksionit te media-komunikim

    ne fakultetin e Shkencave Sociale te U."A.Xhuvani" Elbasan

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    interesante kjo puna e celularit te fatbardh pikalosh kadillit me Kodhelin e Edvinit..
    Kodheli (mimi-ja e Bashkis e sot prefekte e tirones..) po pompohet nga grupi nano edvin..
    duhen Harvardas sot me vjedh me lezet.. e Ps po i gjuan kta..

    --

    shekulli

    .


    `sht Dushku i madh ?


    Maksim Shimani*

    Koht e fundit, n politikn shqiptare po flitet gjithnj e m shum pr Dushkun e madh,
    si nj fenomen q rrezikon mbajtjen e zgjedhjeve t lira e t ndershme n Shqipri. Por `sht n t vrtet Dushku i madh? Pr ti dhn prgjigje ksaj pyetjeje jan t nevojshme disa njohuri rreth sistemeve zgjedhore n bot si dhe sistemit zgjedhor n Shqipri.
    Sistemet zgjedhore n bot
    N bot aplikohen shum sisteme zgjedhore, t cilat grupohen n tri familje t mdha:
    Sistemet maxhoritare, sistemet proporcionale dhe sistemet gjysmproporcionale.
    Sistemet maxhoritare jan ato sisteme zgjedhore me nj ose dy raunde, ku kandidatt e mbshtetur nga partit politike konkurrojn n zona nj ose shumemrore.1. Kalimi i vendit t par (first past the post), sht sistem me nj raund, ku fitues shpallen kandidatt q n zonn e tyre fitojn qoft dhe nj vot m shum se kandidatt e tjer. 2. Vota n bllok. 3. Sistemi me dy raunde etj., jan disa nga sistemet e familjes maxhoritare, q aplikohen n rreth 55% t vendeve t bots, si n Mbretrin e Bashkuar, Kanada, SHBA, Indi, Pakistan etj.
    Sistemet proporcionale jan ato sisteme me nj ose dy raunde, ku shprndarja e vendeve n Parlament bhet n proporcion me votat q partit politike fitojn n rang vendi apo n rang zone. 1. Listproporcionali, ku kandidatt fitues zgjidhen me nj raund, n rang vendi apo zone, nga listat shumemrore t partive politike 2. Proporcionali me antar t przier (mixed member proportional) 3. Vota e vetme e transferueshme etj., jan disa nga sistemet e familjes proporcionale, q aplikohen n rreth 35% e vendeve t bots, si n Gjermani, Austri, Kosov, Maqedoni etj..
    Sistemet gjysmproporcionale (t prziera) jan ato sisteme zgjedhore me nj apo dy raunde q kan element si t sistemeve maxhoritare, ashtu edhe t sistemeve proporcionale. 1. Sistemi paralel. 2. Vota limit. 3. Vota jo e transferueshme etj., jan disa nga sistemet e familjes gjysmproporcionale t zgjedhjeve, q prdoren n 10% t vendeve t bots, si n Rusi, Japoni, Koren e Jugut etj. N sistemet gjysmpropocionale m i prhapuri sht sistemi paralel, i cili prdor si zonat njemrore maxhoritare, ashtu edhe listat shumemrore proporcionale. N kt sistem, partit politike fitojn vende n Parlament edhe nprmjet listave shumemrore t partive politike (proporcionalisht me votat q ato kan fituar n rang vendi apo zone), pavarsisht vendeve q ato kan fituar n votimin maxhoritar. Duhet theksuar q t gjitha sistemet zgjedhore, si ato maxhoritare, proporcionale dhe gjysmproporcionale, nuk jan t prsosura. Ato kan avantazhet dhe disavantazhet e tyre.
    Sistemi zgjedhor n Shqipri
    Sistemi zgjedhor n Shqipri prpara vitit 1998 ka qen nj sistem zgjedhor gjysmproporcional paralel. Pas miratimit t Kushtetuts s re t Shqipris (n nntor t 1998) dhe miratimit t Kodit Zgjedhor (n maj t 2000-shit), n Shqipri aplikohet nj sistem zgjedhor proporcional me antar t przier (mixed member proportional) n t cilin 100 deputet zgjidhen me nj raund n zona njemrore me votim maxhoritar dhe 40 deputet zgjidhen nga listat shumemrore t partive politike me votim proporcional. N dallim nga sistemi gjysmproporcional paralel, n sistemin proporcional me antar t przier, partit politike q kan fituar nj numr t konsiderueshm vendesh n Parlament n pjesn maxhoritare nuk fitojn vende n Parlament nga pjesa proporcionale. Kjo gj realizohet me ann e nj formule q synon q numri i vendeve q nj partie politike fiton n Parlament t jet n raport t prafrt me numrin e votave q ajo ka fituar n rang vendi si subjekt zgjedhor. Kshtu, pr shmbull, n zgjedhjet e kaluara parlamentare t 2001-shit, Partia Socialiste nuk fitoi asnj vend n Parlament nga pjesa proporcionale (lista e saj shumemrore), megjithse n kto zgjedhje n votimin proporcional ajo fitoi 42% t votave si subjekt zgjedhor, sepse n votimin maxhoritar ajo kishte fituar 73 vende n Parlament. Ky sistem, ashtu sikurse edhe sistemet e tjera zgjedhore, ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Disa nga avantazhet e ktij sistemi zgjedhor jan: 1. Ai lejon prfaqsimin n Parlament edhe t partive t vogla dhe atyre t pakicave kombtare (minoriteteve). 2. Krijon mundsin e ndarjes s fuqis qeverisse ndrmjet partive t mdha dhe atyre m t vogla, gj q i shrben m mir stabilitetit dhe transparencs qeverisse. 3. Lejon prfshirjen n legjislativ t m shum grave etj. Disa nga disavantazhet e ktij sistemi jan:1. Mjaft zgjedhs t partive t vogla politike n votimin maxhoritar nuk ia japin votn e tyre kandidatve t partive t tyre, por kandidatve t partive m t madhe, q kan program t afrt me at t partis s tyre dhe q ka shanse t fitoj n votimin maxhoritar. 2. Partit e mdha q marrin nj numr t konsiderueshm vendesh n Parlament nprmjet votimit maxhoritar, orientojn elektoratin e tyre q votat e proporcionalit t`ia japin partive m t vogla aleate t tyre etj.
    `sht Dushku i madh ?
    N zgjedhjet e kaluara parlamentare t qershorit 2001, Partia Socialiste, duke shfrytzuar disavantazhet e sistemit zgjedhor (mixed member proportional), krkoi q t fitonte me do kusht 3/5 e vendeve n Parlament, pavarsisht elektoratit q ajo kishte. Pr t`ia arritur ktij qllimi, ajo fillimisht paraqiti disa prej kandidatve t saj, n zonat njemrore, si kandidat t pavarur, n mnyr q t prfitonte deputet edhe nga votimi proporcional. Kundrshtimi i vendosur i institucioneve ndrkombtare dhe i partive m t vogla bri q ajo t hiqte dor nga ky plan disa dit prpara mbajtjes s zgjedhjeve parlamentare t 2001-shit. Pasi dshtoi me kandidatt e pavarur, ajo urdhroi komisionert e saj n KZZ-n e zons 60 t Dushkut, t mos i zhvillonin zgjedhjet ditn e dekretuar nga presidenti i Republiks dhe pasi mori vesh rezultatin e proporcionalit, u krkoj zgjedhsve t saj n kt zon q t mos votonin pr Partin Socialiste, por pr tri parti m t vogla aleate t saj. Por, duket se kjo histori do t prsritet edhe n zgjedhjet e ardhshme parlamentare t 2005-s. Nga deklarimet e disa liderve t partive m t vogla aleate t Partis Socialiste, kuptohet se ato kan rn dakord me Partin Socialiste q n zgjedhjet e ardhshme parlamentare n disa zona zgjedhore, do t orientojn elektoratin e tyre, q n votimin maxhoritar t votojn pr kandidatt e Partis Socialiste dhe n kmbim t ktij veprimi Partia Socialiste, n disa zona zgjedhore, do t orientoj elektoratin e saj q n votimin proporcional, t mos votojn pr t, por pr partit m t vogla aleate t saj. Pra, duke shfrytzuar disavantazhet e sistemit zgjedhor (mixed member proportional) Partia Socialiste dhe aleatt e saj synojn t fitoj edhe n kto zgjedhje, m shum deputet nga sa ato kan elektorat, duke realizuar kshtu nj Dushk t madh, q pa dyshim sht nj shkelje e rnd e parimit t mbajtjes s zgjedhjeve t ndershme.
    Propozimi m i fundit i liderit demokrat
    Prpara disa ditsh lideri demokrat, Sali Berisha, n nj konferenc shtypi deklaroi q Partia Demokratike s shpejti do t paraqes n Kuvend nj amendament q synon parandalimin e fenomenit t Dushkut t madh, q konsiston n unifikimin e vots pr kandidatt me at pr partit politike. Por, a e parandalon n t vrtet fenomenin e Dushkut t madh amendamenti i propozuar?
    S pari, duhet theksuar q amendamenti i propozuar, n thelb, ndryshon sistemin zgjedhor, kur dihet q n Kodin e procedurave t mira t shtjeve zgjedhore, t Komisionit t Venecias theksohet q ndryshimet e sistemit zgjedhor duhet t bhen t paktn nj vit prpara mbajtjes s zgjedhjeve t radhs.
    S dyti, sistemi zgjedhor q propozohet nprmjet amendamentit n fjal nuk sht as sistem maxhoritar, as sistem propocional, as sistem gjysmproporcional. Duke u nisur nga fakti q Shqipria po e kalon fazn e tranzicionit, mendoj q sistemi zgjedhor q do ti prshtatej m mir asaj dhe politikanve t saj shte sistemi listproporcional me lista shumemrore n rang vendi. Sistem ky q eliminon plotsisht marrveshjet (pazaret) mes partive t mdha dhe atyre t vogla me votn e zgjedhsve.
    S treti, amendamenti i propozuar nuk i pengon partit e mdha dhe aleatt e tyre q t japin e t marrin vota, ashtu sikurse kan br edhe me sistemin aktual zgjedhor. Kshtu, pr shmbull, nprmjet zonave t lira zgjedhore, partit e vogla, n kmbim t votave t dhna n zonat e tjera zgjedhore, partive m t mdha, do t mund t prfitonin deputet t drejtprdrejt dhe njkohsisht edhe m shum vota si subjekte zgjedhore.
    Pr kohn q ka mbetur deri n mbajtjen e zgjedhjeve t ardhshme parlamentare, politikant shqiptar duhet ta kuptojn q sht domosdoshmri respektimi rregullave t lojs, n mnyr q zgjedhjet e ardhshme parlamentare t jen jo vetm t lira, por edhe t ndershme.
    * ish-antar i KQZ-s



    11/04/2005
    KATEGORIA: Analiza

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Antarsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Bra
    Shume shkruajne keta 'gazetaret',mbushin carcafet e ne fund nuk japin asnje zgjidhje e pesimiste e nuk e di njeriu ca te bej, e kjo ndoshta me qellim, se po nuk di ca ti japesh njerezve mos shkruaj fare se gjerat njerezit i dine.

    Gjerat jane te thjeshta e me dy fjale.
    Ca premtoi PS kur morri pushtetin e ca ka bere.

    1-Para 8 vjetesh--kthim parave te fajdeve--Jo vetem nuk i ktheu po Farudin Arapi dhe ishfajdisti Arben Malaj e me rradhe vodhen gjithe parate e mbetura te kreditoreve.--Sote kjo e faktuar nga prokuroria jone e nga nderkombetaret.


    2-Kualicioni per shtetin- Qeveria e pare e PS-se-jo vetem nuk u be asnje shtet po vajtem poshte e me poshte ne listen e shteteve te korruptuara.---DESHTIM

    3-2001 --Kualicioni per integrim--Integrimi komplet deshtim-- e marrveshja me BE jo vetem nuk u nenshkrua por ata kritikojne ashper kete qeveri per pune zero ne kete ndrejtim--DESHTIM--plus kritikave se MOSINTEGRIMI eshte ne interes ekonomik te klaneve te korruptuara qeveritare.

    Zerat qe per te njollosur te dy anet e harrime ne konkluzion -se asnje nuk bene-e te mos votojme-strategji e Nanos per te mbajtur -GJERAT KESHTU SIC JANE ME ATE NE KRYE.
    Dhe ne amerike e shajne Bushin me njeqinde epitete i thone dhe idjot,po ja fitoi e drejtojen,ne greqi po keshtu Karamanlisin ne Itali Berluskonin e kur qe Prodi cnuk i thoshnin dhe atij e me rradhe.

    Pra rendesi ka ROTACIONI I PARTIVE-
    Populli ti tregoj partive se ai e ka fuqine.
    Sot fiton PD-ja ne zgjedhjet e tjera PS-sa e pastaj PD-ja e duke i ndeshkuar populli politikanet do ti bej te kene pergjegjesi e jo si sote kur ti mbytesh ne dete se shteti jot nuk te siguron asgje e kryeministri pi ne buzuqe.
    Ka rendesi DEMOKRACIA-ROTACIONI -VOTA me teper te emrat e personave.

    Kjo mendoj eshte dhe gjeja qe ka ngecur ecjen e shqiperise,qe pas asaj politike TE PRODHUAR NGA VITI 1997, ku demokracia e rotacioni e zgjedhjet e lira u frenuan.
    E kjo ka bere qe politikanet ne qeveri te mos ta cajne koken se i vjedhin votat e rine ne pushtet me rruge te tjera e jo me MANDATIN E POPULLIT - e kush e can koken per popullin e per vendin pasi nuk jane te varrur nga ata e vidh e ik ne buzuqe e kazino kur shqiptaret luftojne per mbijetese.

    KERKESA E NANOS PER SHQIPTARET.

    -VOTONI PER MUA =
    PAGUANI FATURAT E MIJA TE BUZUQEVE,KAZINOVE,PUSHIMEVE PIJEVE JATEVE E ME RRADHE.
    Te kujton pake Pranvera Enver Hoxhen ne 1990, me shprehjen e saj te famshme nga lluksi i Bllokut---U ZGJUAN KAFSHET

    Bllokistat e vjeter , tani jane kthyer bllokista te ri monopoliste qe cdo para e shqiptareve te vej ne xhepin e tyre,me rradhe petritat Nano,Duka,Angjeli, Baci e me rradhe e jan bere te gjithe ti shohesh rrumbullake.
    Ndryshuar pr her t fundit nga Iliriani : 11-04-2005 m 11:52

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,066
    Postimet n Bllog
    3
    Si gjithmone, shqiptaret me "zgjuarsine" e tyre qe nuk shterron kurre, jane gjithmone 2 hapa para pjeses tjeter te botes, ne budallenjve qe nuk e kuptojme politiken shqiptare, pasi duhet ti fusesh kepucet ne llucen e Shqiperice dhe te ulesh ne tavoline me llumin e Shqiperise per ta kuptuar "politiken" qe luhet ne Shqiperi.

    Ky pyet se kush do ti fitoje zgjedhjet, une e pyes trimin:

    - A do mbahen zgjedhje te lira dhe demokratike ne Shqiperi, per te cilat gjithe bota (OSBE + BE + SHBA) po investojne kohe, njerez, vemendje dhe para?

    - Nese rezultatet e zgjedhjeve merren me mend, atehere perse duhet te mbahen fare votimet cdo 4 vjet?! (mentaliteti komunist i "komandimit nga lart". E harruat Partine dhe shokun Enver?!)

    Dhe ajo me e bukura eshte qe te gjithe marrin persiper te flasin ne emer te shqiptareve, sikur ata 2-3 milion shqiptaret nuk kane goje e mendje ne koke dhe nuk kane jetuar keto 14 vjet pluralizmin ne Shqiperi nen te dyja pushtetet e dy forcave kundershtare ne vend. Tu them edhe une budallai nje fjale pa vend per zgjedhjet qe nuk e kam mesuar neper kafenete e Tiranes?

    Keto zgjedhje jane zgjedhjet e shqiptareve ku fjalen nuk do ta thote as Nano dhe Berisha por shqiptaret. Keshtu qe te dashur analiste dhe te dashur politikane te lindur, heshtni kesaj rradhe para zgjedhjeve me parashikimet tuaja prej orakulli, se ajo qe ka per te ngjare diten e zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, ka per te shokuar te gjithe ata qe shqiptaret i shohin si njerez te leshte.

    Keshtu mendonte edhe shoqja Nexhmie dhe shoku Ramiz ne 1990, por e kuptuan ne kohe se shqiptaret nuk ishin dema te tredhur, por ata vete ishin te tille. Dhe kur 100 000 dema te shkalluar mbushin sheshin Skenderbej me Tirane, ata te shkelin me kembe dhe nuk ke se cfare u ben, vetem t'u hapesh rrugen.

    Albo
    Ndryshuar pr her t fundit nga Albo : 12-04-2005 m 14:31

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Antarsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar m par nga Albo
    Si gjithmone, shqiptaret me "zgjuarsine" e tyre qe nuk shterron kurre, jane gjithmone 2 hapa para pjeses tjeter te botes, ne budallenjve qe nuk e kuptojme politiken shqiptare, pasi duhet ti fusesh kepucet ne llucen e Shqiperice dhe te ulesh ne tavoline me llumin e Shqiperise per ta kuptuar "politiken" qe luhet ne Shqiperi.

    Ky pyet se kush do ti fitoje zgjedhjet, une e pyes trimin:

    - A do mbahen zgjedhje te lira dhe demokratike ne Shqiperi, per te cilat gjithe bota (OSBE + BE + SHBA) po investojne kohe, njerez, vemendje dhe para?

    - Nese rezultatet e zgjedhjeve merren me mend, atehere perse duhet te mbahen fare votimet cdo 4 vjet?! (mentaliteti komunist i "komandimit nga lart". E harruat Partine dhe shokun Enver?!)

    Dhe ajo me e bukura eshte qe te gjithe marrin persiper te flasin ne emer te shqiptareve, sikur ata 2-3 milion shqiptaret nuk kane goje e mendje ne koke dhe nuk kane jetuar keto 14 vjet pluralizmin ne Shqiperi nen te dyja pushtetet e dy forcave kundershtare ne vend. Tu them edhe une budallai nje fjale pa vend per zgjedhjet qe nuk e kam mesuar neper kafenete e Tiranes?

    Keto zgjedhje jane zgjedhjet e shqiptareve ku fjalen nuk do ta thote as Nano dhe Berisha por shqiptaret. Keshtu qe te dashur analiste dhe te dashur politikane te lindur, heshtni kesaj rradhe para zgjedhjeve me parashikimet tuaja prej orakulli, se ajo qe ka per te ngjare diten e zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, ka per te shokuar te gjithe ata qe shqiptaret i shohin si njerez te leshte.

    Keshtu mendonte edhe shoqja Nexhmie dhe shoku Ramiz ne 1990, por e kuptuan ne kohe se shqiptaret nuk ishin dema te tredhur, por ata vete ishin te tille. Dhe kur 100 000 dema te shkalluar mbushin sheshin Skenderbej me Tirane, ata te shkelin me kembe dhe nuk ke se cfare u ben.

    Albo
    Ke te drejte, arsyetim me vend...

    Uroj qe kesaj radhe shqiptaret ndermjet dy "te pafteve" te zgjedhin ate qe eshte me i afte....Gjithashtu shpresoj qe prania e EU dhe USA kesaj radhe te jete me e ndjeshme si dhe keto zgjedhje te jene sa me te drejta dhe te ndershme.......
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #6
    Perjashtuar
    Antarsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    http://everteta.myblogsite.com

    Hajduti Nano dhe Shakaxhiu Berisha

    (Te mjere, mos e merrni me te qeshur)

    Javen qe shkoi aktoret Nano e Berisha interpretuan nje tjeter akt ne teatrin parlamentar. Berisha na e akuzoi Nanon per hajdute, te korruptuar dhe kontrabandiste.

    Fill pas seances per te pasqyruar opinion shqipetar rreth asaj teme, gazetari i se
    “E verteta” shkoi ne nje fshat te thelle shqiptar. Atje ku shqiptaret ropaten sa per te mbajtur frymen gjalle, ai intervistoi vogelush te shkolles se vetme fillore qe egziston ne ate fshat.
    Hajduti Nano
    Pyetjes se ngritur nga gazetari i se “E verteta” per vertetesine e akuzave te ngritura ata ju pergjigjen: Qeveria Shqiptare, bazuar nga raportet e bera publike nga komuniteti dhe institucionet nderkombetare te” USA”dhe “UE”eshte nje nga me te korruptuarat dhe me hajdutet ne bote. Ajo eshte” meshirim i krimit te organizuar”. Keshtu kryetari i kesaj bande qeveritare i takon te jete kryehajduti dhe bryebanditi. Nano eshte denuar nga gjykatat shqiptare per vjedhje te ndihmave ushqimore qe na takonin neve femijeve. Tani se fundi,ai grrabiti disa toka ne jug te Shqiperise ,ne Kakome. Ne perbeje te qeverise te tij ka ministra hajdute te deklaruar dhe provuar nga vete Berisha. Keshtu, xhaxhi Berisha na ka provuar se A.Malaj eshte hajdut nepermjet vjedhjes qe ai ka bere ne firmat piramidale. Sistemi financiar funksion tamam si firmat piramidale nepermjet njerezve qe ai i ka emeruar ne pikat kyce te ketij sistemi. Ai,nepermjete ketij rrjeti, po na e rrjep lekuren e kokes me sterall, etj, etj. Te njejten gje mund te themi dhe per xhaxhi Anastas Angjelin.Ai, jo vetem qe eshte hajdut dhe kontrabandist, por eshte dhe me leshkua nga te gjithe qeveritaret shqiptare. Ndermjet te tjerave ai na vjedh nepermjet kontrabandes se naftes,bananeve, cigarreve,kafes. Edhe grabitjen e tokave ai e ka shume qejf. Ministri Duka, eshte nje tjeter hajdut dhe kontrabandist.Xhaxhi Berisha e ka cuar shume zerin se fundi. Duka, ka shume qejf kontrabanden e cigarreve. I pangopuri i radhes eshte Spartak Poci. Ai ta fut ne fushen e ndertimit, keshtu na i ka mbushur mendjen PD-ja. Me arme,droge,prostitucion, trafikim, kane qejf dhe merren te gjithe qeveritaret.

    Ne mendojme, se gjate grrabitjeve qe Nanua bente, ju shtua oreksi dhe per nje grua tjeter. Xhoi, duke qene shume e ndershme dhe me karakter te forte (Ajo vodhi Nanon nga gruaja e tij) ka nje biznes te madh fluturues. Biznesi i saj eshte shume i ndershem. Keshtu, ajo na thote dhe ne e besojme. Ajo lodhet shume, se gjithe kohen mendon per femijet shqiptare dhe sidomos per jetimet. Ajo ka eksperiencen e saj personale ne kete fushe, pasi ka bere dy jetim me mama gjelle( Femijet e Nanos me gruan e pare).

    Shakaxhiu Berisha
    Pyetjes se ngritur nga gazetari i se “E Verteta” rreth betimit te Berishes per te c’rrenjosur korrupsionin dhe futur ne burg hajdutet, vogelushet ju pergjigjen:

    “Mendojme se xhaxhi Berisha eshte shakaxhiu me i madh shqiptare. Ne qofte se dikush mendon per Koco Devolen ose Filip Cakulin, eshte cmedurisht i gabuar. Berisha eshte humoristi me i mdhe. I pari nder te paret. Ai gjithmon ben shakara dhe na i lehteson dhimbjet tona”. A ju kujtohet kur Nano doli nga burgu? Ai i tha se te futen te tute ne burg dhe jo une, se per mua ti je i ndershem. Sa per xhaxhi Berishen, Nano nuk vodhi dhe burgun e beri gabimisht. Per te qeshur e ? Po shakate qe na beri me firmat piramidale a ju kujtohen ? Tani na akuzon A.Malaj gje qe eshte e vertete. Por a nuk ishte ai president qe lejoi Malaj te na vidhte ne- permjete firmes piramidale “Cenaj” ?

    Leshkua Anastas Angjeli nuk e filloi sot vjedhjen dhe kontrabanden por nen mbreterine e Berishes. Tani na e akuzon leshkon.

    Po mashtrimet e Aleksander Meksit me ndertimet ?, shakaja tjeter e radhes. Embargon e OKB-se kush e thyejti? Kush i ndihmoi serbet ne kasapanat? Kush furnizoi naften kontrabande qe sherbente per te vene ne pune makinerine militare serbe ? Berisha president. Kur filloi kontrabanda e cigarreve , e kafes etj? Nen mberterine Berisha.

    Po Genci Rulin,e larguar nga qeveria per kondrabande dhe korrupsion ,kush na e futi ne valle per te mbaruar (kontrabandat) punet e nisura dhe te pa bitisura?- Berisha. E keshtu mund te vazhdojme pa fund, e pa fund, e pa fund. Doni me per shakaxhiun Berisha?

    Konkluzion
    Keshtu, le ta mbyllim kete bisede, vazhduan vogelushet e fshatit, se do te vemi te ndihmojme prinderit ne fushe, duke thene se, po e mori perseri Berisha, nje pale hajdutesh do te zevendesojne tjetren ashtu sic ndodhi kur Nano zevendesoi Berishen, dhe ne do te vazhdojme ti biem te njejtit legen, te Hajdutit Nano dhe Shakaxhiut Berisha.



    Nga korrespodenti i se “ E verteta” ne fshatin x.



    Ps. Emri i korrespodentit dhe fshatit nuk behen te ditur me qellimin e frikes se rraprezaljes se bandes se sotme ne pushtet dhe asaj, qe zoti mos e dhene, mund te na vije.


    --------------------------------------------------------------------------------

  7. #7
    Perjashtuar
    Antarsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    http://everteta.myblogsite.com

    [FONT=Franklin Gothic Medium]O STRATIOTIS ARBEN IMAMI



    Behet me dije se gazetari i se " Verteta" me mision ne token greke futi ne dore nje dokumente teper sekret ku thuhet se stratiotis (ushtari ,perkthimi shqip) Arben Imami do te behet anetare i Keshillit Kombetare te PD. Stratiotis (ushtar) Imami do te zevendesoj zotin Pellumb Berisha i cili do ta humbe kete poste thuhet ne dokumentin e kapur pa dhene shkaqet e humbjes se ketije posti.

    Le te presim. Koha do te tregoje saktesine e dokumentit.

    De[/FONT]


    Leave Comment | Permanent Link | Cosmos
    [IMG]http://[/IMG]
    Ndryshuar pr her t fundit nga PetritKola : 20-05-2005 m 01:47 Arsyeja: Kot

Tema t Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovs
    Nga JONI 1 n forumin Elita kombtare
    Prgjigje: 294
    Postimi i Fundit: 14-12-2016, 08:54
  2. Prgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. A ka konspiracion kundr Shqipris?
    Nga BARAT n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  4. Familja Biaku: Si jetuam me 26 hebrej n shtpin ton
    Nga Eni n forumin Toleranca fetare
    Prgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  5. Beratasit dhe ifutt
    Nga Brari n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •