Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Kush po i Mban Frenat e Shqiperise ne Dore ?

    Dy kryeprokurore, dy presidente, nje BOY dhe asnje kryeminster.

    Kunderrevolucioni i trockistit Majko
    Nga Sokol Balla

    Pas vendimit te djeshem te Gjykates Kushtetuese pyetja se kush po e qeverise kete vend, nuk i po i shkon ne mend vetem Berishes. Gjera te cuditshme po ndodhin ne kete vend, ku prej dites se djeshme ka jo vetem dy mazhoranca, dy presidente (Meidani dhe Abdiu), por edhe dy kryeprokurore.

    Vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk mund te shihet jashte disa zhvillimeve te tjera paralele, qe te gjitha te cojne ne pyetjen se kush po i mban frenat e Shqiperise ne dore. Kjo pasi kriza e PS me ne fund eshte percjelle edhe ne institucionet e shtetit. Berisha duket se ka te drejte kur vjedh termin "trockist" dhe ja vesh situates ne vend. Nese nje gjykate hedh ne ere nje status quo te arritur me shume mund dhe shemb nje qetesi relative ne emer te ruajtjes se Kushtetutes, eshte njelloj si Trocki qe dikur i frynte ne vesh Stalinit te vriste shoket e Politbyrose ne emer te parimeve. Edhe nese e zeme se askush nuk ve ne dyshim aftesine profesionale te ketyre gjykatesve te zbardhur nga floket, per te interpretuar Kushtetuten, morali i ketij vendimi eshte i dyshimte. Dyshim qe lind qe nga frika e publikimit te ketij vendimi, qe fshihej prej ditesh, por qe ishte marre vesh nga te gjithe, fale opozites dhe kembenguljes se shtypit dhe medias. Dyshim qe forcohet dhe nga fakti se vendimi i Gjykates preku me ne fund edhe personin e fundit qe moralisht mund te konsiderohej si kandidati i vetem i sigurt per karriken e presidentit te vendit, Rexhep Meidanin.

    Por kunderrevolucioni trockist nuk ndalet ketu. Ne nje situate normale sinjali i alarmit duhet te kishte tundur zyrat e ekzekutivit, i cili e "ha" i pari nga kjo krize institucionale. Por kjo nuk ndodh. Kabineti qeveritar vazhdon i qete te miratoje ligje per naften, per tarifa, si dhe me unanimitet, STATUSIN E VETERANIT!!! Ndersa ti shkul floket dhe uleret me veten kur mendon sesa te ngarkuar pritet te jene muajt deri ne zgjedhjen e presidentit ne qershor, dhe variantet e zymta te skenareve qe e bashkeshoqerojne, shefi i ekzekutivit, njekohesisht familje deshmori, gjen kohen te merret me varrezat e gjermaneve vrare 60 vjet me pare dhe te shkaktoje incident diplomatik me Gjermanine, pikerisht ne kohen kur marreveshja e Asocimit me BE eshte me ne rrezik se kurre. Ne qarqet diplomatike te Tiranes ne darke funksionaret e larte te ambasadave i bien telefonit dhe pyesin me qesendi njeri tjetrin: "Cfare gafe ka bere sot THE BOY? (djaloshi, perkthim nga anglishtja).

    Ne kohen kur po vriten njerez me ritmin e deleve, kryeminstri gjen kohen te prese komisione veteranesh nostalgjike, qe duan te kthejne ne muze, cdo gje qe ka te beje me te kaluaren, mundesisht edhe nevojtoret ku kane dhjere gjate luftes, qe ka mbaruar 60 vjet me pare. Trockizmi tashme eshte i dukshem kudo. Dhe me shume se kudo ne kaosin e ngjarjeve qe kane perfshire kete vend, ku qe dje, ka dy kryeprokurore, dy presidente, nje BOY dhe asnje kryeminster.
    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 04/26/2002
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Pyetja eshte me vend. Situaten ne Shqiperi, qe pas dhjetor 1996 nuk e kontrollon me asnje person apo formacion politik, sado elektorat e mbeshtetje qe te kete ne rradhet e shqiptareve; sado para dhe miliona te kete vjedhur nga buxheti i shtetit te shqiptareve. E gjithe skema piramidale e 1996-1997 kish per qellim pikerrisht djegjen e Trojes me Kalin e Drujte, dhe greket ia dolen serrisht qe te nderprisnin hovin e reformave demokratike, te nderprisnin rritjen ekonomike dhe te mireqenies se shqiptare.

    Ne 1997, me ardhjen e socialisteve ne pushtet, Shqiperia humbi sovranitetin e vendit. "Lufta civile midis shqiptareve", "Vranicki i famshem", "mediat boterore mbi Shqiperine", "kerpudhat e OSBE ne cdo qytetet te Shqiperise", "Miqte e Shqiperise", kishin si qellim shkaterrimin e shtetit shqiptar me qellim qe pushteti legjitim te zevendesohej nga pushteti ilegjitim, i njerezve qe per te ardhur ne pushtet duhet te bejne revolucion, te vjedhin vota dhe te perdorin polici e deri tanke.

    Ajo qe shume shqiptare e etiketojne si "mbeshtetja perendimore per socialistet" ne fakt nuk ka kurrfare lidhje me ta. Per aq kohe sa socialistet jane ne pushtet, frenat e drejtimit jane jashte kufijve te Shqiperise. Kjo per arsyen e thjeshte se lidershipi socialist eshte nje lidership anti-shqiptar me njerez qe nuk kane asnje lloj principi, asnje lloj morali dhe asnje lloj pergjegjesie karshi shqiptareve dhe interesave te tyre. Teksa 3 milion shqiptaret ne RSH i leme ne meshiren e shtetit te injorances, Perendimoret e kane me te lehte te levizin ne rajon e ta perdorin Shqiperine per qellimet e veta. Shqiperia eshte nje han pa Zot dhe kete e di cdo shqiptar.

    Nuk po vazhdoj me tej me pyetjen se kush duhet ti dale zot Shqiperise pasi fatkeqesia me e madhe qe ka pllakosur Shqiperine ne keto 5 vjet (fitorja me e madhe socialiste ne te njejten kohe) eshte largimi i trurit nga Shqiperia duke kultivuar ne cdo instance te administrates shteterore dhe ne cdo qelize te jetes publike injorancen dhe servilizmin.

    Shqiperia mund te jete shume gjera, por shtet i pavarur jo.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Thumbs up

    Bravo Albo,
    Nuk mund ti heq as ti shtoj asnje presje asaj qe keni shkruar.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  4. #4
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Frenat i kane keta:

    "Ne cdo vend tjeter, lideret politike do te alarmoheshin nese ndonje banke e huaj do te arrinte t'i afrohej cakut te 50 perqindeshit persa i perket depozitave te klienteve vendas."

    E kujt i behet vone?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Frenat e Shqiperise i mban Kostas Simitis ne Athine.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  6. #6
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477

    Cool

    Pershendetje.
    kush i mban frenat e shqiperise, kush i mbajti per 50-vjet rjesht, ata po e mbajne edhe sot e kesaj dite, kujton se me te vertet jan ca Nana, Meta, Sali apo kushdo tjeter, qe komandon atje ha ha tallim veten, e te tjeret po te besojem ate.
    me shume respekt
    eda
    SHQIPERIA E SHQIPETARVE VDEKJE TRADHETAREVE.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    6

    Pergjigje e thjeshte...

    Pyetjes se kush i ka frenat e Shqiperise ne dore apo kembe (!), mund t'i pergjigjesha shume thjesht; Athina !
    Shikoni se sa shume kelyshe te saj kemi ne pushtet e gjithandej edhe nxirrni qarte perfundimin qe nuk eshte vetem imi...
    Si thoshte nje nga rilindasit tane "...Dite me te mira pasketaj vijne...!" Problemi eshte se kur !?
    SHQIPTAR, kudo ku me con rrota e fatit !

  8. #8
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    M'u kujtua nje takim i Nanis ne Athine para nje dy vjetesh per fushate elektorale, ku njerezit e mi vajten "te ēliruar" se me ne fund edhe shqiptaret ne Greqi do te mund te mblidheshin lirisht ne shesh pa i gjurmuar "astinomia" si zagari lepujt... Nano e kishte pergatitur "fjalimin" e tij ne greqisht... e kishte ndihmuar per perkthim edhe e dashura e tij... medet!!!

    Me falni nqs mund t'u duket se nuk kisha per te thene ndonje gje per temen ne fjale

  9. #9
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    A te kujtohet me saktesisht kur?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #10
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477

    Smile

    Pershendetje. frenat e shqiperise i mban greku... mund te thuash qe greku nuk na do, e bile jo nuk na do po na urren, do te marr cfare te mund nga tokat e shqiperis se nuk i mjaftojne ato qe ka, te zabetoje sa ka mundesi e te hedh palt mi ne. Por as per nje cast nuk i mban ia frenat e shqiperis ne dore, se do tena kishte kelltitur me nje kafshat deri tani, por jan ata te kuqet komunista qe na i bajne frenat ne dore, pse nuk vinte kemb greku apo ndoje tjeteri kur ishin ata ne fuqi, komunistat. mendon se grekun e ndalon nano apo saliu me shoke per te ardhur e per tu futur ne shqiperi, megjithese pjesen e jugut ai ka bere per vete, e ka te veten pak e shume, eshte pikerisht ata te kuqet qe nuk len njeri se kan provincen para berse shqiperin, e nuk len kollaj. ore ata ishin per 50-vjete ata krijuan ushterin e tyre, njerzite e tyre jan 88% te shqipetareve ne shqiperi, qe ju sherbejne e japin jeten per ata "nene parti" se i mori nga stani i dhenve e na u dha shkolle, i beri oficera , i hoqi nga mali enga fshati e i solli ne kryeqytet me te gjitha konditat e te mirat per te ate kohe ata ishin te paret ne shqiperi po te ishe oficer. eshte ajo force e ish partise komuniste e mafjes se kuqe qe nuk le ata ujqer te versulen, e te na han, se do te na kishin perlare me kohe, kush forece apo eshte shteti e qeveri e soteshme qe i ndalon..... me shume respekt eda

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Mehdi Bej Frashėri: "Pse ia dhashė Shėn-Naumin Serbisė"
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •