
Postuar mė parė nga
Brari
Moderator.. mos e hiq kte teme sic e keni zakon qe i coni tek Gallata poshte shume shkrime interesante kinse ju ha palla per demokraci e e urreni komunizmin..
Lere temen ketu e te diskutojne njerzit me dinjitet..
Nuk cohet me zor lexuesi na halene poshte...por i lihet liri te debatoj per cdo gje aty ku eshte vendi..
Pra ceshtjet Historike do debatohen tek Historia..
qashtu..
--------
gazeta.. Shekulli
--
Ramiz Alia: Enveri, protagonist i historisė
RAMIZ ALIA
MEMUARE
Pas njė heshtjee relativisht tė gjatė Ramiz Alia rikthehet publikisht nė mbrojtje tė figurės sė Enver Hoxhės dhe Luftės Nacional-Ēlirimtare. I thur lavdėrime me rastin e 20-vjetorit tė vdekjes dhe shpreh indinjatėn e tij pėr refuzimin e dhėnies sė dėshmisė sė veteranit tė luftės ish-komandantit tė pėrgjithshėm. Mohon gjithashtu qė ish-udhėheqėsi komunist tė ketė humbur kthjelltėsinė mendore nė fund tė jetės sė tij
E kam takuar dhe kam biseduar
me Enverin edhe njė ditė para vdekjes
Ėshtė shkruar se Enveri vitet, sidomos muajt e fundit tė jetės sė tij, nuk ishte i kthjellėt nga pikėpamja mendore. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. E.Hoxha vuante nga diabeti qysh nga viti 1948, ndėrsa nga shqetėsimet kardiake qė nga viti 1972, kur pėsoi njė infarkt. Qė nga ajo kohė gjendja e tij ka ardhur duke u rėnduar, por asnjėherė nuk iu shmang punės. Nė fakt, nuk ka asnjė mbledhje tė KQ tė Partisė nė tė cilėn tė mos ketė marrė pjesė. Bile edhe mbledhjet e Byrosė Politike ose tė Sekretariatit tė KQ qė janė bėrė nė mungesė tė tij numėrohen me gishta. Unė e kam takuar dhe kam biseduar me tė edhe njė ditė pėrpara se tė vdiste.
Nuk mund tė bėhet leckė lufta
se dikujt nuk i pėlqen Enver Hoxha
Veēse duhet thėnė fort se njė epokė e tėrė historike dhe protagonisti i saj kryesor, Enver Hoxha, nuk mund tė shuhen e tė hidhen poshtė me gjykime tė njėanshme dhe tė nxitura nga motive personale. Njė periudhė e tillė e historisė sonė, lufta qė solli ēlirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj dhe pėrpjekjet e tėrė popullit shqiptar pėr tė ndėrtuar e mbrojtur lirinė e pavarėsinė e vendit nuk mund tė bėhen leckė, sepse dikujt nuk i pėlqen Enver Hoxha. Njė qėndrim i tillė nuk bėn gjė tjetėr veēse hedh baltė mbi historinė e gjithė kombit tonė.
Refuzimi i dėshmisė sė veteranit,
absurditet i mentaliteteve antihistorike
Mentalitetet antihistorike e subjektive tė ēojnė deri nė absurditete. I tillė ishte qėndrimi, kohėt e fundit, i Ministrisė sė Mbrojtjes lidhur me dhėnien E.Hoxhės tė dokumentit tė Veteranit tė Luftės NĒL. Eshtė e pakonceptueshme, por, mbi tė gjitha, pėrbėn njė ofendim tė madh ndaj tė gjithė atyre qė gjatė uftės u radhitėn nė repartet e ndryshme partizane dhe luftuan pėr ēlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj, qė komandantit tė tyre tė pėrgjithshėm ti refuzohet dėshmia e Veteranit tė Luftės NĒL.
Njėzet vjet mė parė vdiq Enver Hoxha, nėn udhėheqjen e tė cilit Shqipėria u ēlirua nga pushtuesit e huaj, fashistėt italo-gjermanė, dhe mė pas, pėr afro katėr dekada drejtoi pėrpjekjet vigane tė popullit tonė pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė pėrparuar dhe tė begatė, tė karakterizuar nga barazia dhe drejtėsia shoqėrore, mbėshtetur nė idealet e socializmit.
Ndaj figurės sė E.Hoxhės dhe veprės sė tij sot ka qėndrime tė ndryshme. Ka disa qė as duan tė dėgjojnė pėr E.Hoxhėn, qė veprimtarinė e tij si udhėheqės i luftės dhe i ndėrtimit socialist e pikturojnė me ngjyrat mė tė zeza qė mund tė imagjinohen. Nuk kam ndėrmend tė polemizoj, as me ata qė vijnė nga radhėt e Ballit apo tė Legalitetit qė, si bashkėpuntorė tė pushtuesit, u mundėn gjatė kohės sė luftės, apo me antikomunistė qė nė ditėt e sotme janė tė modės, as me ata qė gjatė regjimit tė kaluar janė persekutuar dhe burgosur, me tė drejtė ose pa tė drejtė. Secili ka motivet e veta personale, tė cilat po i shprehin sa nėpėr gazeta, aq edhe nė emisione tė ndryshme televizive.
Veēse duhet thėnė fort se njė epokė e tėrė historike dhe protagonisti i saj kryesor Enver Hoxha, nuk mund tė shuhen e tė hidhen poshtė me gjykime tė njėanshme dhe tė nxitura nga motive personale. Njė periudhė e tillė e historisė sonė, lufta qė solli ēlirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj dhe pėrpjekjet e tėrė popullit shqiptar pėr tė ndėrtuar e mbrojtur lirinė e pavarėsinė e vendit nuk mund tė bėhen leckė, sepse dikujt nuk i pėlqen Enver Hoxha. Njė qėndrim i tillė nuk bėn gjė tjetėr veēse hedh baltė mbi historinė e gjithė kombit tonė.
Mentalitetet antihistorike e subjektive tė ēojnė deri nė absurditete. I tillė ishte qėndrimi, kohėt e fundit, i Ministrisė sė Mbrojtjes lidhur me dhėnien E.Hoxhės tė dokumentit tė Veteranit tė Luftės NĒL. Eshtė e pakonceptueshme, por, mbi tė gjitha, pėrbėn njė ofendim tė madh ndaj tė gjithė atyre qė gjatė Luftės NĒL u radhitėn nė repartet e ndryshme partizane dhe luftuan pėr ēlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj, qė komandantit tė tyre tė pėrgjithshėm ti refuzohet dėshmia e Veteranit tė Luftės.
Pėr Enver Hoxhėn kam shkruar nė librat qė kam botuar, si edhe nė shtypin e pėrditshėm. Besoj se Redaksia e gazetės Shekulli do ta plotėsojė kėtė shkrim, duke riprodhuar pjesė nga libri im Duke biseduar pėr Shqipėrinė , qė ėshtė botuar si intervistė nė vitin 2001.
Pyetje: Padyshim, personi qė dominoi gjatė historisė sė re tė Shqipėrisė ishte Enver Hoxha, udhėheqės i padiskutueshėm, i adhuruar deri nė kult. Ju e keni njohur nga afėr, bashkėpunuat me tė dhe duket se gėzonit besimin e tij. Cili ėshtė sot mendimi juaj pėr Enver Hoxhėn?
Pėrgjigje: Pėr pesė dekada E.Hoxha ka qenė udhėheqėsi kryesor i Shqipėrisė, i dashur dhe i respektuar nga masat e gjera tė popullit. Ndokush thotė se ky qėndrim ishte i imponuar, se njerėzit "bėnin" sikur e donin, kurse nė realitet e kishin frikė, trembeshin prej tij. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Njerėzit e njohėn Enver Hoxhėn nė kohėt mė tė vėshtira, gjatė luftės pėr ēlirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj. Ata e njohėn jo nėpėrmjet shkrimeve, por e panė me sy nė malet e Shqipėrisė nė krye tė partizanėve, i hapėn dyert e shtėpisė dhe i dhanė tė hajė nga buka e tyre.
E.Hoxha ishte organizatori dhe udhėheqėsi i Luftės NĒL, qė u kurorėzua me ēlirimin e vendit nga nazi-fashizmi. Ai hodhi themelet e shtetit tė ri shqiptar dhe e udhėhoqi popullin nė betejat e mėdha pėr ta nxjerrė vendin nga prapambetja shekullore e pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme mė tė mirė.
E.Hoxha ishte i pajisur me njė kulturė tė gjerė. Ai i pėrkiste brezit qė lidhte periudhėn e Rilindjes sonė Kombėtare me kohėt moderne. E.Hoxha lexonte shumė dhe tepėr shpejt. Natyrisht, vendin kryesor e zinin librat historikė e politikė, kujtimet e njerėzve tė shquar nė botė, libra pėr sociologjinė e tė tjerė. Ai kishte njė kujtesė tė jashtėzakonshme; mbante mend ēdo gjė qė ndeshte me interes nė njė libėr, ashtu siē kujtonte njerėz dhe emra tė atyre qė kishte lexuar ose kishte takuar. Shpesh nė bisedat qė bėnte, qoftė edhe pėr jetėn partizane, mbante mend emrat e fshatarėve ku kishte ngrėnė, tė kuadrove qė kishte takuar. Vetėm me datat e shifrat nuk e kishte mirė, i ngatėrronte, duket se pėr ato nuk e lodhte mendjen.
Aktualisht kundėrshtarėt e tij, kur flasin pėr E.Hoxhėn, e cilėsojnė diktator, hakmarrės, qė nuk ndalej pėrpara asgjėje, nėse rrezikohej pushteti i tij. Ata pėr t'u dhėnė "vėrtetėsi" kėtyre akuzave pėrmendin veēanėrisht mungesat nė fushėn e demokracisė apo ekstremizmat qė kanė ndodhur nė zbatimin e luftės sė klasave, qėndrimet e ashpra qė janė mbajtur si ndaj kundėrshtarėve tė regjimit, ashtu edhe ndaj atyre udhėheqėsve qė nė njė mėnyrė ose tjetėr nuk kanė miratuar vijėn e E.Hoxhės.
Eshtė e qartė se gjatė periudhės pesėdhjetėvjeēare tė Shqipėrisė sė re janė bėrė edhe gabime tė ndryshme, si nė fushėn politike, ashtu edhe nė atė ekonomike. E.Hoxha si udhėheqės kryesor i partisė dhe i shtetit, natyrisht pėr kėto gabime mban edhe pėrgjegjėsinė kryesore. Po kėshtu edhe pėrsa i pėrket dėnimit ekstrem qė u ėshtė dhėnė disa kuadrove tė larta tė partisė, ose edhe pėr mbylljen e qėndrimet e ngurta nė marrėdhėniet me botėn e jashtme, ka ndikuar edhe vetė E.Hoxha, me "dyshimet" e tij dhe bindjen se Shqipėrisė rreziqet i vijnė nga tė huajt dhe komplotet e organizuara prej tyre.
Ėshtė shkruar se Enveri vitet, sidomos muajt e fundit tė jetės sė tij, nuk ishte i kthjellėt nga pikėpamja mendore. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. E.Hoxha vuante nga diabeti qysh nga viti 1948, ndėrsa nga shqetėsimet kardiake qė nga viti 1972, kur pėsoi njė infarkt. Qė nga ajo kohė gjendja e tij ka ardhur duke u rėnduar, por asnjėherė nuk iu shmang punės. Nė fakt, nuk ka asnjė mbledhje tė KQ tė Partisė nė tė cilėn tė mos ketė marrė pjesė. Bile edhe mbledhjet e Byrosė Politike ose tė Sekretariatit tė KQ-sė qė janė bėrė nė mungesė tė tij numėrohen me gishta. Unė e kam takuar dhe kam biseduar me tė edhe njė ditė pėrpara se tė vdiste.
E.Hoxha u shqua si burrė shteti e diplomat me urtėsi tė rrallė. Ai nė bazėn e politikės sė jashtme tė Shqipėrisė sė re vuri parimin e ruajtjes sė sovranitetit tė plotė kombėtar. Ai ngulte kėmbė qė Shqipėria tė kishte zėrin e vet nė botė, qė ajo t'u dilte drejtėpėrdrejt zot interesave tė saj, pa "kujdestarė", pa tė tretė. Ai qysh nė fillim ka udhėhequr luftėn diplomatike pėr t'i siguruar shtetit tė ri shqiptar njė status tė barabartė me shtetet e kombet qė morėn pjesė nė koalicionin antifashist botėror.
E.Hoxha ishte kurdoherė i mirinformuar pėr ēdo gjė qė lidhej me politikėn e jashtme. Ai lexonte mjaft libra qė kishin tė bėnin me historinė e marrėdhėnieve dhe me tė drejtėn ndėrkombėtare, si dhe me zhvillimin e ngjarjeve nė rajonet dhe "vatrat e nxehta" nė botė. .. Padyshim, vėmendjen kryesore tė tij e tėrhiqnin zhvillimet qė lidheshin mė shumė me vendin tonė, si ngjarjet nė Ballkan, nė pellgun e Mesdheut dhe nė Lindjen e Mesme. Pėr kėto ai reflektonte, diskutonte vazhdimisht, nxirrte konkluzione dhe shkruante.
Pyetje: Interesimi i tij pėr ngjarjet ndėrkombėtare duket nga pozicioni qė ai merrte shpesh lidhur me temat e politikės sė jashtme.
Pėrgjigje: E.Hoxha kishte njė intuitė tė veēantė. Ai ishte njė takticien i pėrsosur. Karakteristikė e tij dalluese ishte aftėsia pėr tė reaguar me vendosmėri dhe nė kohėn e duhur ndaj ngjarjeve tė veēanta. Ditėn kur ushtria sovjetike ndėrhyri me forcėn e armėve nė Ēekosllovaki, nė gusht tė vitit 1968, Enveri, pa as mė tė voglin hezitim, e cilėsoi kėtė akt si njė agresion tė tipit fashist, si njė veprim tė rrezikshėm qė mund tė kėrcėnonte edhe lirinė e pavarėsinė e Shqipėrisė...
-Tani, -tha ai, -ėshtė koha qė vendi ynė edhe de jure tė largohet nga ky traktat ushtarak, qė tashmė ėshtė shndėrruar nė traktat agresiv, njėsoj si NATO-ja. Eshtė e vėrtetė qė de facto nuk bėjmė pjesė prej kohėsh aty, sepse revizionistėt na kanė pėrjashtuar, por aktualisht ne, nga ana jonė, duhet ta denoncojmė botėrisht Traktatin e Varshavės dhe tė shpallim largimin prej tij pėr tė gjitha efektet.
Fusha tjetėr pėr tė cilėn E.Hoxha tregonte interes tė veēantė ishte ajo e kulturės. Ai diskutonte vazhdimisht dhe ka shkruar shumė pėr problemet qė lidhen me kėtė temė. Ēdo njeri i paanshėm e ka tė lehtė tė konstatojė se te mendimi i E.Hoxhės pėr kulturėn shkrihen pasioni i atdhetarit dhe kultura perėndimore me tė cilėn ishte formuar, me logjikėn e rreptė tė studiuesit marksist. E.Hoxha nga pikėpamja kulturore kishte orientim perėndimor, tė fituar jo vetėm sepse studimet i kishte kryer nė Francė, por sepse ndiqte pėrditė zhvillimet nė fushėn e kulturės, tė letersisė e tė artit nė Perėndim.
E.Hoxha ishte partizan i pasionuar i trashėgimisė kulturore tė sė kaluarės sonė dhe tė asaj botėrore. Ai ishte armik i kozmopolitizmit, por edhe i ksenofobisė. Ruaj nė shėnimet e mia njė bisedė, nė tė cilėn ai thekson:
-Letėrsia botėrore ėshtė njė thesar qė ėshtė krijuar gjatė rrjedhės sė epokave historike. Prandaj njė pjesė e saj nuk u pėrshtatet kėrkesave tė sotme. Por, nė kohėn e vet, ēdo vepėr ka ndikuar nė zhvillimin e shoqėrisė. ... Prandaj e kaluara nuk duhet marrė "kallėp" e tė hidhet poshtė me lehtėsi, duke thėnė se "e tėrė kjo nuk vlen". Jo, ēdo vepėr duhet analizuar me kujdes duke pasur parasysh kohėn kur ėshtė krijuar.
Kur sjell ndėrmend qė megjithė kėtė nė praktikėn tonė artistike e letrare ka pasur "ngurtėsi", ose "kufizime" apo "autocensurė", nuk mund tė mos konkludoj se ato qėndrime nė njė pjesė tė madhe kanė lidhje me paaftėsinė e disa drejtuesve tė partisė dhe tė pushtetit, si dhe me oportunizmin e disa krijuesve, tė cilėt pėr tė qenė "brenda", tregoheshin gjoja parimorė dhe impononin qėndrime sektare. Por nuk mund tė mos vė nė dukje se edhe E.Hoxha pėr kėto shfaqje ka pėrgjegjėsinė e vet. Nėn presionin e situatave tė krijuara ka ndodhur qė E.Hoxha, nė disa raste, ka qenė kontradiktor duke iu shmangur bindjeve tė tij tė brendshme.
Mendimi im ėshtė se E.Hoxha qėndron nė radhėn e personaliteteve mė tė shquara qė ka nxjerrė nga gjiri i vet populli ynė. Pavarėsisht se sot sundojnė pasionet dhe logjika e hakmarrjes antikomuniste, historia do t'i japė E.Hoxhės vendin qė i pėrket. Ashtu siē nuk mund tė mohohet Lufta NĒL e popullit tonė kundėr fashizmit, nuk mund tė errėsohet e tė shuhet emri dhe roli historik i E.Hoxhės nė krijimin e pėrparimin e Shqipėrisė sė re.
09/04/2005
-------
Ruaj Lidhjet