Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 9 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e SKAI
    Anėtarėsuar
    04-04-2004
    Postime
    53
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Persekutimi i intelektualve Shqiptare.

    Pse me me shpallen armik te popullit

    Me poshte po sjell nje shkrim te Vangjush Gambetes ku tregon vuajtjet e tije nen regjimin komunist. Pasi kam lexuar edhe gjera te tjera nga ky intelektual i persekutuar mendova se do te ishte interesante edhe per ju shkrimi i me poshtem ku nxjerr lakuriqsine e atij sistemi. Ky shkrim eshte sjelle edhe ne nje teme tjeter te ketij forumi por meqense nje antari i ketije forumi (Brari) me propozoi ta hedhe edhe te hisoria une ia plotsova deshiren.
    Shkrimi eshte pak i gjat porje vlen qe ta lexosh sepse eshte nje shkrim real dhe i jetuar nga autori.


    Pse mė shpallėn armik tė popullit”
    Rrėfimi: “Trimat i korri lufta, ndėrsa pas ēlirimit diktatura i futi njerėzve lepurin nė bark”

    Autori i Lajmit: Vangjush Gambeta
    Dola nga zyra dhe u drejtova pėr nė klinikėn dentare, ngjitur me klubin e gazetarėve. Qė kur isha nisur pėr tė vajtur nė mbledhje i thashė sime shoqeje, qė tė mė priste pikėrisht aty, jo nė klubin e gazetarėve, ku e linim shpesh takimin.
    -Jo! Nė klubin e gazetarėve jo!
    -Pse?
    -Qė nga mbledhja e parė tė gjithė i shmangen takimit me mua nė vende ku ka njerėz tė tjerė. Askush nuk i ka qejf dėshmitarėt. Dha kanė tė drejtė, se dėmtojnė veten dhe mua: “Pse e takove?”, “Ē’i the?”, “Ē’tė tha?” Fillon tė veprojė mekanizmi i vigjilencės pėr tė “zbuluar” armiqtė.
    Nė korridorin e klinikės po mė priste ime shoqe. Takimin e kishim lėnė pėr nė orėn 12. Unė mendova se mbledhja e fundit e organizatės, ku do tė merrej vendimi, nuk kish pse tė zgjatej mė tepėr se dy orė. Por ajo kishte plot njė orė qė po mė priste aty. Se edhe ajo e dinte qė mbledhjet e partisė, sidomos kur ishte fjala pėr tė “zbėrthyer” ndonjė “armik”, dihej se kur fillonin, por nuk dihej se kur mbaronin. Njė orė ecejak nėpėr korridor. U ul dhe u ngrit disa herė nė stolin buzė murit. Mirė qė nė atė turmė pacientėsh nuk i doli ndonjė i njohur. Ē’do t’i thoshte? Ē’po priste? Unė e kisha porositur: “Asnjė bisedė! Me asnjeri, po tė pyeti gjė pėr mua.” Por, nė fund tė fundit, ē’rėndėsi kishte kjo, kur ajo priste me ankth pėrfundimin e mbledhjes? Do t’i thoshte ēdo tė njohuri, po ta pyeste, se njė dhimbje e tmerrshme e dhėmballės e kishte lėnė tėrė natėn pa gjumė. Kushdo do ta besonte, kur ta shihte tė zverdhur nė fytyrė, ēehreprishur, shikimhumbur. Kushdo, me pėrjashtim tė gazetarėve qė e dinin se nė zyrėn pėrballė po e “zbėrthenin” tė shoqin me pyetjet: Kur? Ku? Me cilin shoqėrohesh? Ē’tė ka thėnė Filani? Po ti ē’i the? Dhe edhe me ndonjė thirrje tė tillė: “Folė, Vangjush, hapju Partisė, tregohu i sinqertė, Partia ėshtė zemėrgjerė, do tė tė ndihmojė, nėqoftėse edhe ti do ta ndihmosh Partinė pėr tė zbuluar mė tej veprimtarinė e kėtyre armiqve tė Partisė dhe tė popullit!” Dhe tė gjithė duhet tė diskutojnė, tė demaskojnė armikun. Pėrndryshe e fute veten nė listėn e tė dyshuarve, qė u vjen keq pėr armikun. Unė e di se shumica e diskutantėve ndjejnė dhe mendojnė ndryshe. Por kjo s’ka rėndėsi. Pėr tė gjykuar diskutimet e shokėve unė u pėrpoqa tė kujtoja se si kisha diskutuar unė vetė, kur nė mbledhjet e organizatės kemi “zbėrthyer” dhe dėnuar tė tjerė. Dhe me gjithė zemėr i fala gjyhnaqarėt e mij…
    Jeta jonė qėnka njė shfaqje teatrale pa spektatorė. Tė gjithė jemi aktorė, kemi njė rol tė caktuar nga partia. Kujdes, se mos tė tė shpėtojė ndonjė fjalė qė nuk pėrputhet me rolin e caktuar! Pėrndryshe e hėngre! S’ka mė trimėri. Trimat i korri lufta kundėr pushtuesit. Pas ēlirimit diktatura na futi lepurin nė bark.
    “Mė nė fund!”, mendoi ajo kur mė pa qė mezi po ngjitesha nė shkallė. M’u afrua.
    -E?..
    E kapa pėr krahu, a thua se doja ta mbaja mos rrėzohej kur tė dėgjonte gjėmėn, dhe i thashė me njė zė qė e dėgjuam vetėn ne tė dy:
    -Mbahu, zemėr! Qė sot e tutje ti je gruaja e njė elementi antiparti.
    Rrufe! Por njė rrufe qė nuk ishte e papritur, se kishte kohė qė ishte turbulluar moti. Me gjėmime e bubullima dhe me goditjet t rrufeve njerėzit ishin mėsuar. Shumėkush priste radhėn qė tė binte rrufeja nė shtėpinė e tij.
    Nga mendja dhe zemra e saj u fshi pėrnjėheresh ēdo mendim e ndjenjė, me pėrjashtim vetėm tė njė mendimi dhe tė njė ndjenje: “Si do t’i vejė filli shpirtit tė mamit, Artanit 13-vjeēar?” Kurrė nėna nuk mendon pėr vete, kur i kanoset rreziku fėmijės sė vet.
    -Po tani?
    -S’e di! Unė di vetėm njė gjė, qė titulli “element antiparti” ėshtė parathėnie ose e burgut, ose e internimit.
    -T’u thaftė goja! Si t’i thotė goja kėto fjalė?
    - Mė ėshtė tharrė prej kohėsh. A e di ē’ėshtė trimėria, Leti? Nuk tė kujtohet si na e ka shpjeguar Lim Keta nė Durrės? Trimėri ėshtė qė edhe nė situatėn mė tė vėshtirė tė mos e humbėsh torruan, por ta mbledhės veten! Tani tė shko nė shtėpi. Unė do tė vij pak mė vonė. Merre edhe djalin brenda. Mos e lerė nė oborr me shokė. Dhe mos folė me njeri, pėr asgjė.
    -Pėrcillmė mua. Nuk shkoj dot vetėm. Po mė dridhen kėmbėt.
    E pėrcolla deri nė hyrje tė pallatit, pa hyrė nė oborr, qė nė kėtė orė ėshtė i mbushur me fėmijė.
    -Mos u vono, nuk rri dot vetėm nė shtėpi.
    Unė kisha shumė nevojė tė isha vetėm pėr njė copė kohė, tė mendoja: ē’do tė ndodhte mė tej? Vetėkuptohet, se unė nuk mund tė punoja mė si gazetar, dhe aq mė pak nė “Zėrin e Popullit. Mė thanė tė prisja nė shtėpi njoftimin se ku do tė punoja.
    Fillova njė shėtitje, duke ecur ashtu kot, pa adresė, ku mė shpinin kėmbėt. Nuk doja tė takoja ndonjė tė njohur. Ē’t’i thosha? A mund t’ia qaja hallin tim? Po t’ia them, si do tė reagojė? Gjatė njėzet vjetėve tė punės nė gazetė unė kisha njohur shumė njerėz, edhe ėngjėllin, edhe djallin. Por ē’ka mė shumė nė kėtė botė, ėnjgjej apo djaj? Tani, me “statusin” tim si “element antiparti” do t’i kuptoj mė mirė, do tė di t’i dalloj.
    E ndjeva veten tė lodhur. Pastaj mendova: “Jo, kjo nuk ėshtė lodhje, kjo ėshtė frikė, frikė pėr tė ardhmen. E kuptova se kisha nevojė pėr njė kafé qė tė mblidhja veten. Dhe ja, nė rrugėn e Barrikadave, karshi restorantit “Peshku” ėshtė njė bufe. Hyra. I thashė bufetieres: “Mė bėj njė dopio-kafe”. Ajo mė pa e habitur. Por e bėri, madje shumė tė mirė, nė njė filxhan ēaji. Ajo, mesa duket, e kuptoj shqetėsimin tim, duke mė parė me vėmendje. Pastaj hoqi sytė mėnjanė dhe tha me zė tė ulėt: “Halle-halle kjo botė”. Pastaj mbushi njė gotė konjak dhe ma vuri nė banak, afėr filxhanit tė kafesė.
    -Mė fal, shoqe, po unė porosita vetėm kafe!
    - Konjakun e ke nga ai shoku atje, - dhe mė tregoi me dorė njė burrė qė po pinte nė fund tė banakut.
    Ishte miku i njė kolegut tim. Punonte nė NTLUS. E kisha takuar disa herė. Kur binte fjala pėr punėt e ndėrmarrjes ai shpesh e fuste si pykė frazėn “… se kėshtu na ka mėsuar Partia”. Mendonte se kėshtu duhet folur me gazetarėt e “Zėrit tė Popullit”.
    Sytė tona u ballafaquan. Ai mė pėrshėndeti me njė lėvizje tė kokės, por nuk m’u afrua, siē do tė bėnte, pa dyshim, njė ditė mė parė, kur nuk e dinte se ē’mė kishte ndodhur. E mori gotėn te banaku, e afroi te buzėt dhe, pa m’i shqitur sytė, tundi kokėn dhe dorėn e majtė, sikur donte tė mė uronte:”Shėndet dhe durim!” dhe e rrėkėlleu me fund. Pastaj bėri disa hapa, por ndali dy pėllėmbė larg meje, dhe iu drejtua banakieres pėr tė paguar. Pa i hequr sytė nga banakierja, ai tha: “I kam dėgjuar tė gjitha. Po ē’patėn me ty xhanėm? Durim, se me sa po dėgjojmė… Me kaq qoftė… se ka edhe mė keq…
    -Si? Si the? Ēfarė s’tė pėlqeu? Ē’ka mė keq? - iu hakėrrua banakierja. Ajo mendoi se ato fjalė iu drejtuan asaj dhe ia pėrplasi kusurin me inat nė banak.
    -Jo, jo! Asgjė, s’e kam me ty, fola me vete, ashtu kot! – dhe doli me nxitim nga lokali.
    -Po ky ē’pati? Kush ėshtė ky mo shok? E njeh ti? – m’u drejtua mua bufetierja.
    -Jo! Sot e njojta. – Dhe me tė vėrtet atė ditė e njojta mirė.
    Ai e lojti bukur rolin, nė mėnyrė qė dy klientėt e tjerė qė ishin nė lokal tė mos mendonin se kishte biseduar me mua. Por kėtė herė ai nuk veproi “ashtu siē na ka mėsuar partia”.
    Kjo jeta jonė qėnka njė teatėr pa spektatorė, tė gjithė janė aktorė, tė gjithė pėrdorin maska pėr tė fshehur ndjenjat dhe mendimet e tyre. Ideator, skenarist, regjizor dhe operator ėshtė i njėjti njeri, Enver Hoxha.
    Mos po e tepėroj, nga qė jam i shqetėsuar? I shqetėsuar? Jo! Mė tepėr jam i revoltuar. Qendrimi i tė njojturve ndaj meje tani e tutje do tė jetė i hapur, pa maskė, “pro” ose “kundėr”. Diskutimet nė mbledhjet e fundit mė zhgėnjyen pėr disa qė i konsideroja shokė, por mė zbuluan disa tė tjerė, qė nuk i kisha vlerėsuar mė parė. Tė parėt, pėr tė fituar pikė nė sytė e tė deleguarit tė Komitetit tė Partisė, mė shanė mbarė e prapė; tė dytėt i zgjidhnin me kujdes fjalėt pėr tė mė rėnduar sa mė pak, por nuk ua mbante tė mbronin argumentat e mia. Tani e kuptova se njeriu nuk qėnka ose ėngjėll, ose djall, ose i bardhė, ose i zi. Ndėrmjet kėtyre dy ngjyrave ka shumė nuanca.
    Pėrse mė parė mendoja se ky burrė ėshtė njė kalė karroce me targė “PPSH”? Por ndoshta shumė tė tjerė kėshtu mė kanė vlerėsuar edhe mua?
    “Ktheu nė shtėpi! – urdhėrova veten. – Ē’po bėjnė tani Violeta me Artanin?”
    Nė oborrin e pallatit djemtė po luanin me top. Mė duhej tė kaloja rreth njėzet metra pėrmes oborrit pėr tė hyrė nė apartamentin tim. Djemtė sa mė panė ndaluan lojėn dhe mė shoqėruan me shikimin e tyre fėminor, por tė heshtur.
    “Po kėta ē’kanė? Pse ngelėn si tė ngrirė?”. Por shpejt e kuptova se nė familjet e tyre emri im ato ditė ishte lakuar nė tė gjitha rasat.
    Sa i rashė ziles sė apartamentit tim, pėrnjėheresh u hap dera e apartamentit pėrballė. U hap pak, aq sa nxorri kokėn Sokrati dhe, si pa qė nė shkallė nuk kishte njeri tjetėr, mė tha:
    -Vangjush! Kur tė tė thėrrasin nė Komietin e Partisė mos thuaj asnjė fjalė mė tepėr nga ē’ke thėnė nė organizatėn bazė, se tė trullosin me aq shumė pyetje, sa tė bėjnė qė tė bindesh se ti ia ke prerė ujin fshatit. Mė kuptove? Kaq! – dhe e mbylli derėn, me kujdes, pa zhurmė.
    (Vijon)

    Thashė me vete: “Faleminderit, por kėtė unė e di vetė”.
    Nė ēast e hapi derėn Violeta.
    -Mezi qetėsova djalim, - mė tha, - po qante. – por edhe Violeta nuk m’i fshehu dot sytė e saj tė pėrlotur. – Tani ėshtė ulur pėrpara televizorit, le tė humbė mendjen me ndonjė film.
    U ulėm nė minder. Heshtje, heshtje, dhe pėrsėri heshtje.
    -Po fole njė fjalė, - mė tha Violeta.
    -Ē’tė them? As vetė s’po kuptoj gjė. As jam nė gjendje tė mendoj.
    -Ndoshta nesėr nė Komitetin e Rajonit…
    -Pėr raste tė tilla nuk vendos Komiteti i Rajonit. Vendosin mė lart. Kėtij rrebeshi nuk i shpėtojmė dot. Mblidhe veten. Bėju e fortė, qetėsou.
    -Qetėsizeza. Unė mendoj vetėm pėr djalin.
    -Kurse unė mendoj pėr ty dhe pėr djalin.
    -Bėji njė letėr ndonjė tė madhi. Ankohu.
    -Ėshtė e kotė. Nė kushte tė tilla, kur njerėzit dėnohen jo nė bazė tė fakteve, por nė bazė tė dyshimeve dhe hamendjeve, ankesa tė tilla as qė shqyrtohen. Dėnimet vendosen para se tė bėhet gjyqi. Nėqoftėse faktet mungojnė, nuk ėshtė vėshtirė qė ato tė trillohen. Kjo do tė ndodhė edhe me mua, kur tė mė “zbėrthejnė” nė Komitetin e Rajonit.
    -Po ē’tė bėjmė atėhere?
    -Ah, po. Diēka duhet tė bėjmė. E di si ėshtė puna? S’ėshtė ēudi qė tė na kontrollojnė edhe shtėpinė. Unė duhet tė shoh raftin e librave dhe sirterin tim, mos ka gjė qė duhet zhdukur. Ka gjėra qė duhen djegur. A s’mė bėn njė kafe tė fortė? Unė po kontrolloj andej.
    Kalova nė dhomėn tjetėr. U ula nė njė karrige pėrballė raftit tė librave. Vendosa bėrrylat mbi gjunjė dhe u pėrkula pak, qė koka tė mbėshetej mbi pėllėmbėt e duarve. Doja tė mendohesha: ēfarė duhet pastruar? Ndonjė libėr italisht, se mos mė akuzojnė pėr ndikime tė kulturės borgjeze, ndonjė libėr rusisht, se mos mė akuzojnė pėr nostalgji ndaj rusėve. Por nuk pėrqendrohesha dot. Mė vėrtiteshin nė kokė fraza tė palidhura njėra me tjetrėn: “Librat ekonomike janė tė zanatit, s’prishin punė”, :Po kujt i duhet kjo kasaphanė?”, “Edhe pllakat e gramafonit duhen parė, se mos ka ndonjė kėngė ruse”. Si tha ai? “Nuk e shikoni si pi pėrgjigjet: po, jo, po, jo. Nuk do t’i hapet partisė, nuk ėshtė i sinqertė”. “Unė armik i popullit?!”
    Zgjodha disa libra, disa fotografi e blloqe shėnimesh. Duhen djegur. Theva disa pllaka gramafoni. I thashė gruas: “Unė po dal t’i hedh kėto nė oborr, nė kazanin e plehrave. Ti ndize zjarrin nė sobė”. Do tė djeg libra? Do tė bėja njė krim pėr herė tė parė nė jetėn time: do tė digjja libra. M’u kujtua Biblioteka e Aleksandrisė, prandaj e quajta krim. “Ē’e do Volterin, kur ke ‘Lufta ime’ tė Hitlerit?”. “Pse vete nė bobliotekė dhe lexon libra tė huaj? S’tė mjaftojnė materialet e partisė dhe veprat e shokut Enver?”
    Hyri Violeta.
    -E, mbarove? – mė pyeti. – Kafen e ke gati. Ajde, se po mėrzitet djali vetėm.
    Kalova nė kuzhinė. U ula nė minder afėr Artanit.
    -E pe filmin? – e pyeta.
    -E pashė.
    -I bukur ishte?
    -Nuk e kuptova. S’e kishe mendjen te filmi.
    -Po ku e kishe?
    Heshtje. Heshtje e gjatė. Heshtje qė vret, kur zemra rreh e ērregullt. Heshtjen e prishi Artani.
    -Babi, pse je i inatosur ti kėto ditė? Se ē’ke njė gjė ti, qė s’ma thua mua. Por mua mė thanė shokėt…
    -Ē’tė thanė shokėt?
    -Ata s’mė thanė gjė, vetėm mė pyesnin “Ē’ka bėrė babi yt? Ē’do t’i bėjnė babit tėnd?” Ti mua s,ė ke treguar gjė. Si t’u them nesėr?
    U ngashėrreva. U kollita fort, me pahir, si shkak pėr tė dalė nė banjė, pėr tė shpėlarė sytė, qė nuk i pėrmbajtėn dot lotėt. Pas pak u ktheva i qetė. Jo, jo i qetė, por pak mė i qetė.
    -Artan, sonte kemi njė punė. Gjithė ato libra qė kemi s’kemi ku i vemė. Disa prej tyre janė kot, s’na duhen fare, ajde t’i djegim. Ti e ke qejf flakėn nė sobė. Dhe nesėr do tė bisedojmė pėr ēdo gjė.
    -Pėr ēdo gjė?
    -Po.
    Artani heshti. Rrinte si i ngrirė, Arturi qė nuk rri dot dy minuta pa folur e pa lėvizur.
    U ēova, edhe Artani pas meje. Nga dhoma tjetėr i sollėm nė kuzhinė ato sendet “armiqėsore” qė duheshin djegur.
    Violeta mė tha me gjysmė zėri:
    -Tė ndezim zjarr nė mes tė verės? Mos shohė njeri tymin dhe dritat e ndezura nė apartamentin tonė nė orėn njė tė natės…
    -Oxhaku ynė ėshtė nė mes tė taracės dhe nata ėshtė pa hėnė, asgjė nuk duket.
    Pėrpara derės sė hapur tė sobės u ulėm tė tre nė divan. Nė mes Artani. Filloi djegja. Librat shqyheshin, “zbėrtheheshin”, qė tė digjeshin mė mirė e mė shpejt.
    Heshtje, heshtje e zymtė. Tė tre shihnim flakėn nga dera e hapur e sobės, qė pėrpinte fletė tė mbushura me ngjarje, mendime, ndjenja.
    Heshtjen e prishi pėrsėri Artani:
    -Po edhe kėtė babi?
    Artani mbante nė dorė njė libėr pėrrallash italisht, qė e mbante si gjė tė shtrenjtė. “Godete fanciulli” ishte titulli i librit dhe kishte ashumė ilustrime tė bukura.
    Disa vite mė parė mund tė shihje nė Tiranė kanalet televizive italiane nėpėrmjet repertitorit tė Dajtit dhe Artani i qepej ekranit me orė tė tėra pėr tė mėsuar italishten. “Godete fanciulli” ishte libri i parė italisht qė ai kishte lexuar. “Godete fanciulli” ishte pėr tė abetarja e italishtes. Abetarja ėshtė gjithnjė e dashur.
    -Edhe kėtė babi?
    -Po ē’e do, mor bir, ti kėtė e ke lexuar njėqind herė.
    Artanit iu drodh buza e poshtme dhe i shpėtuan lotėt. Unė e kuptova se Artani ndjehu njė gėrvishtje nė zemėr.
    -Babi, po ta kishe kalin e Xhanpaolos a do ta digjje sonte?
    Kjo nuk ishte njė frazė e thėnė kot, nuk ishte njė pyetje. Kjo ishte njė shuplakė qė mė dha im bir.
    Unė i kisha treguar Artanit se kur isha i vogėl, gjashtė a shtatėvjeēar, kisha njė shok tė ngushtė, Paolon. Njė inxhinier italian, Bonfiliori e quanin, kishte ardhur me gjithė familje nė Korēė, i thirrur nga njė shoqėri, si specialist bonifikimi. Ata kishin zėnė me qira njė shtėpi, karshi shtėpisė ku banonte familja ime. Zonja e Bonfiliorit u miqėsua me t’imė, kurse unė u bėra shok me djalin e tyre, bashkėmoshatarin tim Paolo. Por aty nga viti 1937 a 1938 Bonfiliori u largua nga Shqipėria. Paolo mė la si kujtim njė pjatėzė argjendi, me emrin e tij tė ……………
    Edhe “Godete fanciulli” mė mbeti mua. Por njė vit mė parė, nė oborrin e shtėpisė sime Paolo solli kalin e tij lėkundės, qė ishte lodra jonė mė e dashur. Njė natė unė e harrova kaluēin nė oborr, dhe njė shi rrebesh, siē ndodh nganjėherė nė verė, e prishi kalin e bukur prej kartoni tė presuar. Dhe unė qava, siē qau Artani, kur flaka pėrpiu librin “Godete fanciulli”.
    -Po ta kishe sot kaluēin e Paolos…
    Kjo ishte njė shuplakė pėr mua. M’u duk sikur im bir mė tha: “Frikacak!” Artani nuk ishte frikacak, jo se ishte trim, por se nuk e njihte frikėn, ishte i vogėl, lindur dhe rritur jo nė ato mjedise, ku bashkėmoshatarėt e tij i kishin mėsuar fjalėt “burg” dhe “internim” qė kur pinin gjirin e nėnės.
    Kishin kaluar rreth dyzet vjet, qė kur ai rrebesh i mallkaur kishte prishur kaluēin e bukur. Pastaj filloi lufta. Pastaj erdhi paqja. Por ēfarė paqeje? Kush kish guxim tė pėrpiqej tė lidhej me shokune dashur tė fėmijėrisė, kur ky shok ishte i huaj?
    Tė biesh nė luftė i goditur nė kraharor ėshtė trimėri, por tė biesh kot, nėn akuzėn fantastike se “ti e edukon djalin me libra tė huaj, se ke lakra nė kokė”, ose, edhe mė keq, “U vėrtetua se i akuzuari ka qėnė agjent i SIM-it, lufta ia ndėrpreu veprimtarinė e tij kriminale dhe pas lufte ai u pėrpoq tė rivendoste lidhjet e tij tė vjetra”. Fraza tė tilla, tė pėrdorura nė sa e sa gjyqe, i kishin bėrė njerėzit mė tė menēur. Dhe unė nuk isha budalla qė tė mos kisha frikė…
    Duke menduar kėto, vura re se zjarri ishte tulatur, librat “armiqėsore” ishin djegur.
    -Po Artani ku vajti? – pyeta, kur nuk e pashė djalin pranė.
    -Nė dhomėm matanė ėshtė, mė tha Violeta.
    Nė ēast Artani hyri nė kuzhinė. Nė dorėn e majtė ai mbante pjatėzėn e argjendtė dhe nė tė djathtė njė goshdė.
    -Po kėtė, babi, ta gėrvisht, qė tė mos lexohet emri?
    Artani ishte burrėruar brenda disa ditėve. E kuptova se nuk ishte mė nevoja qė tė nesėrmen tė bisedoja me t’im bir “pėr ēdo gjė”, siē i premtova.
    -Gėrvishte bir! – i thashė, dhe ndjeva njė gėrvishtje tė thellė nė zemėr.


    FJALĖ PĖR KAUN E MENĒUR

    Ishim nė kulmin e fushatės pėr mbjelljen e misrit. Nė pesėminutshin e mėngjesit brigadieri ndau detyrat.
    - Ti Ali, - iu drejtua pendarit tė brigadės, - merr pendėn e qeve dhe mbill atė ngastrėn nėn rrugė, mbi Dodajt. E vogėl, por ėshtė njė copė e mirė ajo. Ka edhe kroin afėr.
    - Kush do tė mė hedhė farėn?
    Brigadieri hodhi sytė nga unė.
    - Merr Vangjushin, - tha, - ai s’ka mbjellė ndonjėherė misėr, por do tė mėsohet. Shpjegoja ti se si hidhet fara, s’ėshtė punė e vėshtirė.
    Ai pėrsėri e drejtoi vėshtrimin nga unė, mė pa me vėmendje pėr disa ēaste. Ai nuk mė tha gjė, por unė e ndjeva se ai donte tė mė thoshte: “Ėshtė punė e lehtė. Do tė mėsohesh. S’ke ē’i bėn”.
    Pėr Aliun dija vetėm se ėshtė njė pendar i zoti, i pafjalė dhe punėtor i madh. Por mua s’mė kishte rėnė rasti asnjėherė tė shkėmbeja dy fjalė me tė. Nė pėrgjithėsi ai ishte i heshtur. Nė mbledhjet e brigadės dhe gjatė punės ai fliste rrallė, shkurt dhe vetėm pėr punėn.
    Kur brigada filloi tė shpėrndahej, u nisa drejt magazinės sė brigadės pėr tė marrė farėnr e misrit. Mė takoi tė bėja njė copė rrugė me Ismail Qerimin qė e njihja mirė.
    - Ēfarė njeriu ėshtė ky Aliu? – e pyeta. - Mė duket tip i ftohtė, i pashoqėrueshėm. I ka fjalėt shumė tė shtrenjta.
    - Eh! Do tė punosh disa ditė me tė dhe do ta njohėsh. Ėshtė shumė burrė i mirė. Pendari mė i mirė i kooperativės. Punon shumė dhe flet pak. I ka fjalėt vėrtet tė shtrenjta, sepse pikėrisht pėr disa fjalė qė i lėshoi pa kontroll i hėngri tetė vjet burg. Parvjet doli. Por ti mos e pyet pėr tė kaluarėn, se nuk ka qejf ta kujtojė…
    U ktheva me qesen e misrit te ara e Dodajve. Ndėrkaq kishte mbėrritur edhe Aliu me pendėn e qeve. Mė shpjegoi se si duhej tė ecja prapa pendės sė qeve dhe sa kokrra misri duhej tė hidhja nė hulli e nė ē’distancė.
    Filluam. Unė dėgjoja i habitur se si komunikonte Aliu me pendėn e qeve. U bėrtiste disa fjalė qė ishin krejtėsisht tė pakuptueshme pėr mua. Ishte njė zhargon profesional, me sa duket, por qė Kuqua, kau plak, e kuptonte shumė mirė dhe i zbatonte me pėrpikmėri “urdhėrat” qė i jepte Aliu. Por nuk ndodhte kėshtu me Balon, kaun e ri, qė herė-herė pėrpiqej t’i shmangej hullisė.
    Pėrse Aliu kishte zgjedhur sot Kuqon dhe Balon, njė plak dhe njė tė ri, pėr t’i mbrehur nė tė njėjtėn pendė?
    Ia bėra kėtė pyetje Aliut. Ai u mendua disa ēaste, pastaj tha:
    - Kuqua punon mirė, por ėshtė i vjetėr, e ka lėnė forca. Po t’i mbrehėsh tė dy tė vjetėr nuk realizohet norma. Kurse ai i riu, e sheh si i shndrit lėkura? Ėshtė i fortė, por nuk di tė tėrheqė parmendėn, kėrkon tė bredhė, del nga hullija, dhe puna s’ka cilėsi. Prandaj duhet mėsuar. Dhe ai mėsohet duke u mbrehur nė njė pendė me tė vjetrin, tė mėsohet tė ecė drejt nė hulli, dhe jo tė shmanget herė majtas dhe herė djathtas.
    Kjo ishte biseda e parė qė po bėra me Aliun, kur ai urdhėroi tė bėnim njė pushim, se qetė duhet tė ēlodhen dhe tė hanė. Por edhe Aliut, edhe mua, na kishte ardhur koha pėr tė mbushur llullat.
    I shpuri qetė anės arės, afėr njė togu me jonxhė, qė e kishte sjellė vetė kur ardhi nga stalla. E ndau jonxhėn nė dy pjesė, i vuri nja dhjetė metra larg njėra-tjetrės. Nė njėrėn afroi Kuqon, nė tjetrėn Balon.
    - Pse ua ndave? – e pyeta Aliun.
    - Ai duhet mėsuar jo vetėm tė punojė, por edhe tė hajė. Vėreji. Pėr ēdo mbllaēitje tė Kuqos, Balua mbllaēitet tri herė. Ėshtė i ri, s’di masė ai, e le plakun pa ngrėnė. Kuqua sot, me Balon e ri, e ka vėshtirė, lodhet mė shumė, duhet tė jetė i ngopur. E pashė oreksin e Balos, prandaj ua ndava…Nuk duhet tė hanė nė njė sofėr. Se kau s’ka gojė qė tė flasė e tė ankohet, por ne duhet ta kuptojmė hallin e tij.
    Aliu fliste mendueshėm, me fraza tė shkurtra. Pas ēdo fraze bėnte njė pauzė. Por sytė nuk ua ndante qeve, njė herė njėrit e pastaj tjetrit.
    - Ti Ali qėnke i ēuditshėm. Ti sikur bisedon me ta…
    - Nuk bisedoj, jo! Tė thashė, kau s’ka gojė qė tė flasė, por ai kupton, ėshtė kafshė e menēur…
    - Instinkti, - doja ta korrigjoja unė.
    - Si the? Insikti? Ē’ėshtė kjo?
    - Ėshtė aftėsia e trashėguar e kafshėve pėr tė vepruar nė njė drejtim tė caktuar nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme. Kėshtu e shpjegon shkenca.
    - Jo insikti, jo, por mendja! – mė kundėrshtoi me forcė Aliu. - Se ju tė shkencės, or mik, kur nuk e kuptoni vetė njė gjė, i vini njė emėr tė pakuptueshėm, tė ngatėrruar, qė tė na ngatėrroni edhe neve. Kaut i punon syri, veshi, ai e ndjen urinė, por ka edhe frikė. Ai sheh qė e drejtojnė hulli pas hullije. Nė krye e nė fund tė ēdo hullije dėgjon “majtas!” e “djathtas!”. Njė herė, njėqind herė, njėmijė herė dhe fiton eksperiencė. E kupton se po i vure zgjedhėn, kėto duhet tė bėjė. E kupton se po tė punojė mirė do t’i japin mė hajė mė shumė. Por ka edhe frikė, se ndryshe… - dhe vuri dorėn nė sqeparin e tij, qė e mbante gjithmonė me vete, me bishtin futur nė brez. – Ai e kupton edhe kur dhe pse dėnohet. Kurse ti mė thua sitinki…I vjetri i kupton kėto gjėra mė mirė se i riu. Pse? Se ka eksperiencė. Po eksperienca si fitohet, me mend apo me sitinki?
    Zėri i Aliut ishte pak i ashpėr. Ai po mė qortonte qė unė e vija nė dyshim menēurinė e kaut. Ai nuk lejonte askėnd qė tė nėnvleftėsonte kaun. Ai kishte lidhur jetėn e tij me kėtė kafshė punėtore.
    Aliu heshti dhe filloi tė mbushė llullėn e dytė. Ai tani e kuptoi se duke mbrojtur kaun, mė foli me zė tė ashpėr, pothuajse me inat. E pėr ta zbutur kėtė pėrshtypje mė hodhi qesen e duhanit:
    - Mbushe njė nga ky i forti. Ėshtė i mirė.
    Ai e hodhi vėshtrimin nga qetė dhe po i vėshtronte ngultas, sikur tė donte tu thoshte: “E, ju mbrojta mirė? Se ne njerėzit jemė mendjemėdhenj, prandaj ju nėnvlerėsojmė”. Ai dukej si i prekur nga qė unė i quaja pa mend kėto kafshė, me tė cilat ai ėshtė lidhur aq fort. Kuqua ngriti kokėn, drejtoi sytė nga Aliu, sytė e tij tė shndritshėm, si tė lyer me vernik. E falenderonte, apo priste urdhėr?
    - Ēohemi! – urdhėroi Aliu.
    Por sapo u vuri zgjedhėn pėr tė filluar punėn, Balua, pasi ishte ngopur dhe ēlodhur, u gjallėrua dhe filloi nga ēapkėnllėqet. Nė vend qė tė ecte drejt, bėnte herė majtas e herė djathtas, nė pėrpjekje qė tė shkėputej nga Kuqua, tė ēlirohej nga zgjedha dhe tė bridhte sipas qejfit tė vet. Kuqua herė ecte drejt, herė i vinte pas qejfit Balos… apo ndoshta nuk e pėrballonte dot forcėn e tij tėrheqėse? Balua donte tė kthehej pėrsėri tek jonxha. Aliu e shau dhe iu kėrcėnua. Por Balua s’pyeste! Ai nuk kishte frikė.
    - Ndoshte edhe frikėn kau e fiton me eksperiencė? – qesha unė.
    - Mos qesh! – m’u kanos Aliu, - se the njė tė vėrtetė tė madhe. Pleqtė e njohin frikėn mė mirė se tė rinjtė!
    Aliu u nevrikos. Ndaloi, nxorri sqeparin nga brezi dhe i goditi nga dy herė brinjėve edhe Kuqon, edhe Balon. Balua uli kokėn, sa nofulla e poshtme i preku tokėn. Goditja nė brinjė i shkakėtuaka kaut dhimbje tė fortė. Edhe Kuqua uli kokėn, por sytė ia drejtoi Aliut, sytė e tij tė shndritshėm, si tė lyer me vernik. Pastaj i mbylli paksa, dhe ata dukeshin tani mė tė ndritshėm, mė tė lėngshėm, sikur vernike ende tė mos ishte tharė. A thua ata sy tė menēur po lotonin? Me atė shikim ai kėrkonte nga Aliu mėshirė dhe dukej sikur i thoshte: “Po me mua ē’pate?”
    Nuk di si mė lindi kjo pyetje, ndoshta sepse e ndjeva dhimbjen e Kuqos dhe e kuptova urtėsinė e tij. Prandaj i thashė Aliut jo pa keqardhje:
    - Po me tė ē’pate?
    - Ai ka mė shumė faj! Jo tė tėrhiqet nga Balua, por ta drejtojė atė! Tė mos ia falė asnjė ēapkėnllėk. Ndryshe Balua do tė mėsohet keq!
    - S’ka faj. Ai nuk e pėrballon dot forcėn e tij. Ai pėrpiqej, por nuk mundte. Ėshtė plak. Gjynah! Ja shėmbe kokėn. Shiko si po tė flet me sytė e tij tė urtė. Ti mė the se kau ka mend, por atėhere duhet pranuar se ka edhe ndjenjė. Po pati mend, ka tė drejtė edhe tė preket nga njė padrejtėsi.
    Aliu shtangu. Nxorii llullėn dhe urdhėroi:
    - Sillmė qesen e duhanit!
    E kuptova qė m’u drejtua mua, megjithėse sytė i kishte nga Kuqua. Por zėri i tij tani m’u duk si i trishtuar, jo si zakonisht kur mė urdhėronte “Pushim!” ose “Fillojmė!”.
    E mbushi llullėn pa ia ndarė sytė Kuqos. Me sa duket, u pendua qė e rrahu. Me sa duket, u kujtua se kjo fushatė mbjelljesh ndoshta ishte e fundit pėr Kuqon. Por ndoshta edhe pėr Aliun? Se edhe ai ishte nė prag tė pensionit. Fytyra e bronxtė e Aliut ndryshoi, ajo mori ngjyrėn e mermerit tė kuq. Atij po i vinte turp dhe inat njėkohėsisht. Inat kundėr vetes qė e rrahu, turp nga vetė Kuqua, qė me sytė e lotuar i nėnshtrohej fatit.
    - Tė njiheshe vlera e kaut nuk e therrnin, - tha Aliu me zė tė ulėt, sikur i fliste vetes. - Ai punon e robėtohet tėrė jetėn dhe, kur i shterrojnė forcat, atė e therrin. Vendin e tij do ta zerė Balua. Por edhe kėtij do t’i vijė dita…Tė dy janė tė menēur. Por asnjėri nuk bėn dot pa tjetrin. Tė dy janė tė menēur, veē nuk di a janė aq tė menēur, sa ta kuptojnė se tė dy duhet tė mbrehen nė tė njėjtėn zgjedhė…



    C I G A R J A

    Sekretarja e partisė hyri nė zyrė dhe, duke m’u drejtuar mua me zė tė lartė, qė tė dėgjointe dhe llogaritarja, tha:
    - Njoftoni tė gjithė tė administratės qė tė mblidhen nė ora
    11 te oborri i shkollės fillore se kemi njė mbledhje shumė tė rėndėsishme.
    Llogaritarja e pyeti:
    - E pėrse ėshtė kjo mbledhje?
    - Pusho ti! - iu pėrgjigj sekretarja prerė, por me buzėn nė
    gaz. - Sikur s’e di ti! Tėrė fshati pėr kėtė po flet e ti s’e paske
    marrė vesh. - Dhe pastaj duke u drejtuar pėrsėri nga unė, - Do tė mbajmė qėndrim pėr Hajriun, se nuk i ri goja rehat..
    - Po ai ē’ka qė flet?
    -Ai ėshtė njė plak pa shkollė, qė nuk di t’i fshehė mendimet. Ato qė ka nė kokė i thotė hapur. Kėta s’na prishin punė, s’janė armiq. Armiku i fsheh mendimet e veta, nuk i thotė hapur, por vesh mė vesh, tinėz, - ma preu sekretarja si me shaka, por jo dhe pa njė thumb. - Pse, edhe ti i ve faj Hajriut?
    Kaq. Dhe doli nga zyra, si gjithmonė me nxitim, se ishte
    shumė e ngarkuar me punė.
    - Si nuk bėmė njė herė njė mbledhje tė parėndėsishme! Tė gjitha mbledhjet na qėnkan shumė tė rėndėsishme… - mė tha llogaritarja duke qeshur.
    Tėrė fshati pėr kėtė po flet dhe unė nuk ditkam asgjė? – pyeta veten.
    - Si ėshtė puna, Zenepe? - pyeta llogaritaren.
    - Euuu! S’kanė me se tė merren dhe kėta! Do tė demaskojnė Hajriun. E di atė plakun qė e ka shtėpinė ngjitur me timen? E paskan raportuar se ėshtė shprehur i pakėnaqur nga pushteti. Thonė se do t’i heqin kartėn e Frontit. I shkreti Hajri!
    Hajriu, plaku i urtė qė i lutej Zotit pesė herė nė ditė tinėz tė tjerėve, madje edhe tinėz djemve tė tij, por qė tė gjithė e dinin, ishte besimtar i madh. Aq i ndershėm dhe i padjallėzuar, saqė ndonjė i ri bėnte me tė edhe ndonjė shaka tė tepėruar.
    Njė herė, njė nga djemtė e Kazdedajve, kafshar i sektorit qė shpėrndante bukėn pėr lagjet e Mersjanėve dhe tė Hoxhajve, e takoi Hajriun te dyqani i bukės, duke pritur qė tė dilte furra e parė e mėngjezit. Se ata tė Lagjes sė Keqe e kishin furrėn afėr dhe vinin vetė pėr tė marrė bukėn. Hajriu po priste nė radhė pėr tė marrė racionin e bukės sė pėrditėshme, i bindur se kėshtu kishte urdhėruar Allahu!.
    Djali i Kazdedajve i vuri krahun Hajriut, e largoi pak nga rreshti, qė tė mos dėgjonin tė tjerėt, dhe i tha:
    - Sonte tė kam parė nė ėndėrr. Ti ishte i veshur me njė xhybe tė re, me njė ēallmė tė gjelbėr nė kokė dhe, me kryhet lart nga qielli, dėgjoje zėrin e Mohamedit a.s., qė e dėgjova dhe unė. Ai tė tha: “Shaqiri po ndėrton shtėpi tė re. Bekoje shtėpinė e tij qė tė mos i rrėzohet pėr njėqind vjet!”
    Hajriu e besoi. Paska qėnė njeri i shėnjtė, pėrderisa Mohamedi a.s. po e ngarkonte me njė detyrė hyjnore! Pasdite, sa filloi tė erret, kur dy ustallarėt ishin larguar, vajti te Shaqiri, i ra shtėpisė qė po ndėrtohej rreth e qark, diēka foli me vete. Shaqiri, qė po vinte pėr nė shtėpi nga stalla e brigadės sė parė, e pa dhe mendoi se kishte ardhur pėr ta uruar me rastin e fillimit tė ndėrtimit tė shtėpisė, siē ėshtė zakon nė fshat, e mirėpriti, pinė kafen e rastit dhe u ndanė.
    E pra, ē’tė keqe mund t’i sillte ky plak pushtetit?
    - Pėrse ai paska qėnė i pakėnaqur, kur partia u kishte dhėnė tė dy djemve tė tij shkollėn e mesme, i kishte futur nė punė, njėrin mėsuės e tjetrin shitės, kur tė dy kėta me punėn e tyre tė mirė kishin fituar respektin e tėrė fshatit?
    - Nuk ėshtė aty puna, - mė ndėrpreu llogaritarja. - Vėrtet xha Hajriu e lėshon ndonjėherė ndonjė fjalė pa kontroll, por pa tė keq. Ai i tillė ka qėnė tėrė jetėn. Pėrse u kujtuan sot… Eh, ti s’e di? Tė kujtohet kur nė prag tė Vitit tė Ri erdhi nga rrethi njė autorizim pėr televizor? Sipas radhės i takonte Hajriut, se tė mėdhenjtė e kishin marrė mė parė. Dhe fshati nuk ishte kundėr. Por Filani tha se atij i takonte televizori dhe kushedi ē’ka trilluar kundėr Hajriut tė shkretė.
    - Mirė, po Hajriu e mori televizorin…
    - Kėtu ėshtė puna, se Filani u inatos qė organizata nuk ia dha atij dhe kushedi ē’ka kurdisur, pėr tė akuzuar pastaj organizatėn, qė ia dha autorizimin “armikut”.
    - A thua do t’ia heqin kartėn e Frontit?
    - Tė shohim. Unė kam dėgjuar se sekretarja e partisė do ta mbrojė…
    - Mirė, po tani dil e njoftoji punonjėsit e administratės. Nuk besoj se do tė ma lesh mua kėtė punė. Mos harro edhe furxhinjtė, mullisin, zdrukthėtarin, kuzhinieren.
    Llogaritarja doli. U kthye pas njė ēerek ore. Fill pas saj hyri nė zyrė sekretarja:
    - E bėtė njoftimin?
    - Po.
    Sekretarja dukej e shqetėsuar.
    Kur ora po afronte 11 njerėzit filluan tė mblidhen nė oborrin e shkollės. Aktivistėt e Frontit kishin njoftuar qė tė merrte pjesė nė mbledhje nga njė njeri pėr ēdo shtėpi. Ishte njė ditė e ngrohtė dhe e bukur pranverore, dielli shkėlqente. Tė moshuarit u ulėn kėmbėkryq nė tokė, duke mbėshtetur kurrizin nė murin e shkollės. U ula dhe unė. Pranė meje erdhi u ul Mehmet Qerimi, njė ish-oficer i Zogut, njė plak me pamje fisnike, i pari i njė familjeje tė madhe derjanase.
    Mehmeti dukej i lodhur. E kuptova nga frymėmarrja e tij e thellė, por e parregullt, herė-herė mė e shpeshtė. Mosha, mendova, po u afrohet tė tetėdhjetave…
    Nga dridhja e duarve, nga frymėmarrja, e kuptova se xha Mehmeti ishte shumė i shqetėsuar.
    Nga shkolla kishin nxjerrė nė oborr njė tryesė, e kishin mbuluar me njė beze, dhe kishin vendosur disa karrige karshi njerėzve qė rrinin ulur. Ja dhe tė mėdhenjtė e fshatit erdhėn. Ndėrmjet tyre binte nė sy njė burrė elegant, qė nuk qe bashkėfshatari ynė. Ishte i deleguari i rrethit.
    Dhe pikėrisht ky, burri elegant, ky instruktor i komitetit tė partisė, u ngrit e foli nė emėr tė Kėshillit tė Frontit. Fytyra e tij nuk shprehte pothuajse asgjė. Pa gjeste, me njė zė qė as e ngrinte, as e ulte, i qetė, sikur fliste pėr kohėn qė ishte e kthjellėt dhe e ngrohtė, dhe jo sikur fliste pėr fatin e njė njeriu tė moshuar, tė familjes sė tij dhe tė Derjanit, qė do t’i dilte emri si njė fshat, qė paska njė armik ende tė pazbuluar. Por sipas informacioneve tė verifikuara, tha ai, ky plak, Hajriu, paska bėrė propagandė kundėr partisė dhe pushtetit. Ai nė biseda me bashkėfshatarėt, gjithmonė ankohet pėr jetėn e varfėr, tregon me mall pėr jetėn e kaluar, ankohet se pushteti nuk i paska njohur tė drejtėn e atyre pak pronave qė kishte pasur mė parė, madje i ishin mohuar edhe borxhet qė i detyroheshin disa bashkėfshatarė pėr njė lopė a pėr njė dhi qė u paska shitur dikur. Ai nuk i qėnka mirėnjohės pushtetit dhe partisė pėr jetėn e re qė i ka krijuar, pėr shkollimin e djemve dhe punėsimin e tyre (njėrin mėsuės e tjetrin shitės), pėr jetėn e re dhe tė lumtur tė tė gjithė fshatit, me urban qė e lidh me Burrelin, me shkollė tė mesme bujqėsore, me shtėpi kulture e tė tjera, e tė tjera. Faji i tij ėshtė shumė i madh, pėrfundoi i deleguari, ai e meriton tė gjykohet si armik, por partia ėshtė zemėrgjėrė, dhe prandaj, duke marrė parasysh edhe moshėn e tij, propozon qė atij vetėm t’i hiqet karta e frontit, kurse gjithė tė tjerėt t’i venė gishtin kokės dhe tė mendohen para se tė flasin mbarė e prapė, duke nxitur punėn armiqėsore.
    Kėshtu foli i deleguari dhe u ul.
    Ai qė drejtonte mbledhjen i ftoi tė pranishmit tė diskutonin.
    Heshtje. Askush nuk po e kėrkonte fjalėn.
    I deleguari u shqetėsua. E ē’do tė raportonte ai nė komitetin e partisė, nėqoftėse nuk do tė kishte diskutime? Ai kthente kokėn herė majtas dhe herė djathtas, diēka u thoshte atyre qė kish nė krahė me zė tė ulėt. Me sa duket, kėrkonte prej tyre qė tė nxitnin diskutimet.
    Kaluan edhe dy-tri minuta.
    Heshtje!
    Fytyra e tė deleguarit nuk shprehte asgjė. Ajo ishte e ftohtė, akull. Ndoshta ai edhe vetė nuk ishte i bindur pėr ato qė kishte thėnė. Por s’ke ē’i bėn! Detyrė partie! Duhej dhėnė nė Derjan njė “goditje”, si masė preventive kundėr propagandės armiqėsore.
    Heshtje!
    Unė nxorra paketėn e cigareve, e hapa, mora njė cigare, por nuk arrita ta mbyll, kur pashė dorėn e Mehmetit qė, duke u dredhur, u zgjat drejt kutisė dhe mori njė cigare. E vuri nė buzė. U ēudita! E dija mirė se Mehmeti kishte mbi dhjetė vjet qė e kishte lėnė duhanin. I afrova shkrepsėn qė ta ndizte, por ai nxorri pėrpara dorėn, qė tani po i dridhej edhe mė shumė, dhe mė ndaloi. Nuk e ndezi. Unė u ngurosa, kur pashė se Mehmetit po i dridhej jo vetėm dora, por edhe fytyra, i gjithė trupi.
    Unė u befasova: ē’po ndodhte? Cigarja nė buzėt e Mehmetit, e pandezur, po zvogėlohej, po hynte nė gojė, dalngadalė, derisa u zhduk krejt. Mehmeti e hėngri cigaren. Nė ē’gjendje shpirtėrore duhet tė jetė njeriu, i cili, dhjetė vjet pasi e ka lėnė duhanin, ta hajė cigaren, pa e kuptuar se ē’po bėn?
    Nė kėtė ēast dikush nga presidiumi bėrtiti:
    -Mehmet Qerimi! Ti ke biseduar shpesh me Hajriun. Pa na thuaj, ē’tė ka thėnė?
    E qartė: Mehmeti ka biseduar me Hajriun. Por dikush i ka treguar, ose e paska dėgjuar vetė, ose e ka pėrgjuar, pastaj e ka “plotėsuar”, dhe mė nė fund e ka raportuar. Mbi kėtė bazė u organizua “goditja”.
    -Jemi pyetur pėr shėndetin. Mė tha se kohėt e fundit nuk po e ndjen veten mirė.
    -Jo, jo, leri kėto. Na thuaj pėrse tė ėshtė ankuar, - kėmbėngulte vigjilenti.
    -Asgjė tjetėr s’mė ka thėnė! – tha prerė Mehmeti dhe e mbylli gojėn.
    Vetėm njė frazė, por e thėnė me njė ton tė tillė, sikur tė ishte pjesė e njė raporti luftarak, qė ndoshta i kishte mbetur pa e thėnė kur ishte oficer, pjesė e njė urdhėri luftarak qė nuk lejon diskutime. Nuk iu nėnshtrua provokacionit. Kėtij unė i them “burrė”, karakter matjani.
    Dhe diskutimet u mbyllėn. Nuk di se ē’ka raportuar i deleguari nė rreth, por e vėrteta ėshtė se mbledhja dėshtoi, qėllimi nuk u arrit. Nja dy diskutime tepėr tė vakėta, as mish, as peshk, i bėnė thirrje Hajriut qė tjetėr herė tė jetė mė i kujdesshėm nė biseda me bashkėfshatarėt. Tė tilla diskutime bėnė edhe dy djemtė e tij, tė detyruar pėr tė ruajtur vendin e punės. Se partia e kishte nė dorė ēdo gjė, edhe shkollėn, edhe punėn, edhe vetė jetėn e tyre. Se partia i kishte dhėnė Derjanit edhe shollėn e mesme, edhe vatrėn e kulturės, edhe urbanin pėr tė zbritur nė Burrel. Se Partia e kishte nė dorė ēdo gjė Por derjanasit nė kėtė mbledhje nuk e hėngrėn sapunin pėr djathė. Sepse, nė fund tė fundit, pėr plakun e urtė Hajri nuk kishte asnjė rėndėsi nėse e kishte apo jo kartėn e Frontit, por vetėm djemtė tė mos ia hiqnin nga puna. A nuk jetonte pa kartėn e Frontit edhe kulaku Hysen Preni njėsoj si gjithė fshatarėt e tjerė?
    Mbledhja mbaroi. Mehmet Qerimi vazhdonte tė dridhej. Unė e pyeta:
    -Si je me shėndet xha Mehmet?
    -Mirė jam. Shumė mirė. Se po tė thuash s’jam mirė do tė mė thonė se je i pakėnaqur nga pushteti!



    VITI I RI

    Viti i Ri po afronte. Kisha gjashtė muaj qė po jetoja kėtu, nė qendėr tė kooperativės, tė njė kooperative qė nuk e kisha imagjinuar dot. Vetėm njė herė nė njė mbledhje tė redaksisė kryeredaktori tėrhoqi vėmendjen e gazetarėve qė tė shkruanin mė shumė pėr shembullin pozitiv tė kooperativave tė pėrparuara, sepse ka akoma nė vendin tonė, siē tha ai, kooperativa qė shpėrndajnė nga tridhjet lekė pėr ditėpunė, si pėr shėmbull nė Xibėr tė Matit, kur njė paketė cigare “Partizani” bėnte tetėmbėdhjetė lekė.
    Pas mbledhjes e pyeta shefin e redaksisė sė bujqėsisė, Faik Labinotin, se si mund tė jetonin fshatarėt qė merrnin tridhjet lekė pėr ditėpune. Dhe ai m’u pėrgjigj: “Kryeredaktori na tha se sa lekė pėr ditėpune shpėrndan kooperativa, por nuk na tha se sa vjedhin kooperativistėt… E kush e di se sa dhi mbajnė fshehurazi atyre shpellave?
    Isha i vetmi banor i Vanarit, qė ishte qendra e kooperativės sė Xibrit. Fjala “qendėr” ishte e pėrshtatėshme, sepse ishte vėrtet qendra e njė trikėndėshi, nė kulmet e tė cilit ishin tre fshatra, Xibėr-Hane, Xibėr-Murrizi dhe Keta, qė pėrbėnin kooperativėn a bashkuar tė Xibrit. Nė kėtė qendėr ishin zyrat e kooperativės, magazina, njė baxho e vogėl qė pėrpunonte atė pak qumėsht qė prodhonte kooperativa, posta, depoja e armatimit, njė mikroambulancė dhe njė mikromencė.
    Muaji i gjashtė i shkėputur nga bota. Gjashtė muaj qė flisja me vete. Gjashtė muaj qė askush nuk mė thoshte as “mirėmėngjes!”. Mė pėrshėndesnin me njė tė tundur tė lehtė tė kokės, pa thėnė asnjė fjalė. Zot na ruaj, se mos tė tė dėgjojė ndonjė vigjilent, dhe tė akuzon se ke zėnė miqėsi me armikun. Nė mėngjes magazinjeri, qė ishte ngarkuar tė loste pėr mua rolin e brigadierit, mė jepte njė kadhė dhe mė thoshte: “Ja, shko aty mbi zyrat dhe pastro ferrat!”. Por shpejt e mora vesh pse ishte krijuar kjo gjendje: ishte pėrhapur fjala se unė isha njė armik i rrezikshėm. E para herė, gjatė kėtyre muajve qė ndjeva njė gėzim tė brendshėm: qėnkam edhe unė dikushi, madje i rrezikshėm, prandaj mė kanė izoluar kėshtu.
    Ja si e mėsova kėtė.
    Njė pasdite dhjetori, Vanari kishte rėnė nė njė heshtje varri, kur tė ftohtėt e madh kishte mbyllur pranė sobės magazinjerin nė magazinė, rojen e depos sė armatimit nė depo, dezhurnin e postės nė zyrėn e tij, doktorin nė ambulancė. Vetėm drutė e zjarrit kėtu ishin pa racion. Kėtu nuk njiheshin latat e druve. Pylli ishte afėr, shko e pri sa tė duash, s’pyeste njeri pėr fatin e pyllit, kur luhej me fatin e njerėzve. Unė rrija shtrirė, i veshur me pallto, duke futur edhe kokėn nėn batanie. Por kohė pas kohe e ndjeja tė nevojshme tė ēohesha, tė dilja jashtė, tė bėja nja dy hapa pėr tė shndrydhur trupin e mpirė. Nuk i trembesha tė ftohtit, qė mund tė ishte rreth 15-20 gradė celsius nėn zero, pėr tė vetmen arsye se nė dhomėn time ishte po aq ftohtė sa edhe jashtė.
    Dola. Nga dritarja e zyrės njė tub nxirrte me vrull njė tym tė zi, a thua se ishte oxhaku i ndonjė anijeje tė kohės kur punonin me qymyrguri. Xhamat e tjerė tė dritares dukeshin si pllaka akulli. Unė po e shihja nga afėr kėtė pamje me zili: sa mirė tė jesh nė njė dhomė tė ngrohtė nė kėtė dimėr, qė pėr mua ishte i pamėshirėshėm! Por ē’po shoh? Dikush po pastron nga akulli njė xham tė dritares. Xhami u bė i tejpashėm dhe nė tė u duk, si nė njė ekran televizori, fytyra e kryeagronomit. Mė pa, e pashė. Fytyra e kryeagronomit u largua nga “ekrani” dhe nė ēast u hap dera. Dhe kryeagronomi mė tha:
    -Hyrė shpejt brenda, sa na ftohet dhoma, eja tė marrėsh njė avull.
    Hyra duke menduar: Ē’tė ketė kryeagronomi me mua? Ēudi! Ē’ishte kjo ftesė? Keqardhje pėr armikun e partisė dhe tė popullit? Jo! Ishte thjesht njerėzillėk, mirėsjellje. Duke jetuar midis tyre, unė po kuptoja gjithnjė e mė mirė se matjanėt kanė njė respekt tė veēantė pėr jabanxhijtė, veēanėrisht kur kėta bien nė fatkeqėsi.
    Mė afroi njė karrige afėr sobės.
    -Sot bėn shumė ftohtė, - tha kryeagronomi.
    Kur kryeagronomi mė afroi karrigen unė ndjeva ngrohtėsinė e parė, para se tė ndjeja afshin e nxehtė tė sobės. Por fillimi i bisedės rreth kohės nuk mė pėlqeu. Unė e dija se njeriu fillon tė flasė pėr kushtet e motit kur nuk ka ē’tė thotė, ose kur nuk di se nga ta fillojė bisedėn. Rasti i parė pėrjashtohej. Kryeagronomi nuk kishte punė me mua. Fakti qė unė nuk realizoja as gjysmėn e normės ishte shqetėsuese pėr mua, por jo pėr kryeagronomin. Mua fillimisht mė ngarkuan tė pastroj ferrat, sa pėr tu gjendur Kola nė punė, siē thonė shkodranėt, sa pėr tė mė dhėnė disa ditė pune pėr njė copė bukė thatė. Mbetet rasti i dytė: kryeagronomi po mendonte nga t’ia fillonte. Fytyra medituese e tij, si e ngrirė, mė trembi. Po tė qe pėr mirė, ai do ta kish mė tė lehtė, madje do tė vinte edhe buzėn nė gaz, sadopak. Qėnka pėr keq, mendova. Mos ka ndodhur gjė me njerėzit e mi nė Tiranė dhe kanė ngarkuar kryeagronomin tė ma thotė? Se nė raste tė tilla gjithmonė mendja pėr keq tė vete. Por e mblodha veten dhe ia ngjita sytė kryeagronomit, qė u ul nė njė karrige nga ana tjetėr e sobės, sikur tė doja t’i thosha: “Qite, pra, tė shkretėn, ē’mė torturon mė!”
    Kryeagronomi e kuptoi se duhej tė fliste. Ai nuk gjeti dot rrugė mė tė mirė pėr tė filluar bisedėn, prandaj hyri drejt e nė temė:
    -Dje nė Komitet Ekzekutiv dėgjova njė fjalė sikur ty duan tė tė transferojnė qė kėtej…
    -E ku tė mė dėrgojnė? – nuk m’u durua pa e pyetur.
    -U bė fjalė pėr nė Martanesh, nė ndonjė qoshe tė izoluar. Duan tė mos kesh takime me njerėz.
    -Por unė as kėtu nuk bisedoj me njeri…
    -E di, unė e hodha si shkarazi njė fjalė tė tillė nė njė bisedė, duke pirė kafe nė klub. Po kush mė beson mua? E di si m’u pėrgjigj njė kominist i fortė? “Ti duhet tė kuptosh, - mė tha, - se armiku kurrė nuk i tregon kthetrat e tij, por ta fut ujin nėn rrogoz, me njė fjalė, me njė bisedė!” Por ti mos ki frikė nga ne. Nė kėto male jetojnė burra, kurrė nuk e tradhėtojnė jabanxhiun. Por me tė tjerė, po tė ra rasti, kujdes, mos bisedo! Dhe mos u shqetėso. Martaneshasit nuk janė mė tė kėqinj, ndoshta janė mė tė mirė se ne.
    Kryeagronomi heshti dhe po shihte tubin e skuqur tė sobės, pa lėvizur kokėn, me pėllėmbėt e zgjatura nga soba. Me kėtė qendrin ai donte tė thoshte se nuk kishte gjė tjetėr pėr tė biseduar dhe se nuk donte tė vinte njeri tjetėr e tė na gjente duke biseduar. U ngrita dhe thashė vetėm: “Faleminderit!” Ai mė pėrcolli me fjalėt:
    -Mos u shqetėso. Ndoshta ėshtė thjesht njė thashetheme. Besoj se ti e di vetė qė unė nuk kam biseduar gjė me ty…
    Kur i dhashė dorėn pėr t’u larguar pashė nė fytyrėn e kryeagronomit keqardhjen e njeriut tė mirė, qė do, por nuk mund tė tė ndihmojė.
    Dola i qetėsuar, sepse mė shkoi ajo frika qė mė shkaktoi tė dridhura, se mos i ka ndodhur gjė djalit nė Tiranė. Nė Xibėr apo nė Martanesh, kjo nuk kishte asnjė rėndėsi. Edhe atje do tė mė japin njė kadhė dhe do tė mė thonė tė pastroj ferrat, tė gjakos duart duke nxjerrė rrėnjėt e tyre. Ferrat janė njėlloj, si kudo nė Shqipėri. Dhe kudo nė Shqipėri ka njerėz tė mirė. Tjetėr punė se “armiku” e ka vėshtirė tė komunikojė me ta.
    Po afronte Viti i Ri 1975. Unė mbyllesha nė dhomė dhe pėrpiqesha tė analizoja ndodhitė e muajve tė fundit. M’u kujtua biseda me hoxhėn.
    Para disa ditėsh, kur dola pėr tė vajtur nė mencė, pėr tė ngrėnė atė garuzhde fasule gjashtėlekėshe (nuk ishte vėshtirė t’i numėroje kokrrat e fasuleve) me njė pesėlekėshe bukė misri, e gjeta mencėn tė mbyllur. Nėpunėsi i postės, qė u ndodh aty para mencės, mė tha se kuzhinieri sot nuk kishte ardhur, prandaj bukėn duhej tė shkoja vetė ta blija nė furrė.
    -Po ku ėshtė furra?
    -Ja, - mė shpjegoi ai me mirėsjellje, duke mė treguar me dorė drejtimin nga duhej tė ecja, - kjo rrugė tė shpije drejt e nė furrė. Nuk ėshtė larg, njė ēerek ore.
    Rruga ishte njė shteg dhije, por mjaft e rrahur nga kalimtarėt. Vajta. E bleva bukėn. Nė kthim, nė gjysmė tė rrugės, dėgjova nga prapa njė zė:
    - Ndalu, or mik!
    Ktheva kokėn dhe… ēudi! Ē’ėshtė kjo? Njė vegim? Njė ėndėrr me sy hapur? Kurrė nuk kisha menduar se do tė shihja kėtu, nė kėtė vend qė pėr nivelin e varfėrisė mė kujtonte rubrikėn televizive “Vende dhe popuj”, njė krijesė njerėzore kaq tė hijshme, njė burrė trupvogėl, veshur me njė kostum tė zi e kėmishė tė bardhė, me njė mjekėr “ala Bulganin” dhe me syze me skelet metalik. Ai m’u afrua dhe mė zgjati dorėn.
    -Tungjatjeta, or mik!
    -Tungjatjeta, - dhe pas njė pauze, - mė falni, por me cilin po takohem? – e pyeta pėr t’i dalė pėrpara ēdo tė papriture, qė tė dija si tė flisja me kėtė njeri tė pazakonshėm pėr kėto anė.
    -Unė jam banor i kėtushėm. Kam qėnė hoxhė i kėtyre fshatrave.
    -Ah, ju qėnki… mė ka folur pėr ju magazinjeri i Qafukut.
    U pamė sy ndėr sy dhe i buzėqeshėm njėri-tjetrit.
    Filluam tė bėjmė bashkė gjysmėn tjetėr tė rrugės deri nė Vanar. Por kjo copė rrugė zgjati mė shumė se njė ēerek ore, sepse, duke dashur qė tė mos e ndėrprisnim bisedėn, detyroheshim tė ndalonim vende-vende, t’i dilnim pėrpara njėri-tjetrit, kur shtegu vinte mė i ngushtė, duke kaluar herė majtas dhe herė djathtas, pėr t’iu anashkaluar ndonjė ferre.
    -Si po e kalon kėtu? – mė pyeti hoxha.
    -Mirė.
    Pas disa hapash:
    -Tė pyeta si po e kalon kėtu, - pėrsėriti hoxha.
    -Dhe unė u pėrgjigja: mirė!
    Pas disa hapash:
    -Kot tė pyeta, se e dija qė kėshtu do tė mė pėrgjigjeshe.
    M’u kujtua magazinjeri i Qafukut qė mė kishte thėnė se hoxha kishte studiuar nė Stamboll. Pėr t’ia bėrė qejfin, i thashė:
    -Nuk e ka thėnė kot turku “sabėr – selamet”.
    -Ah, po! – tha hoxha i ngazėllyer. - Shqip i themi “I duruari – i fituari”, por kjo nuk mjafton, mor bir! Tėrė jetėn me durim, njeriu mund tė pėlcasė pėrpara se t’ia dalė mbanė. Prandaj duhet edhe harresa. Harro kush ke qėnė dhe si ke jetuar dhe do tė qetėsohesh, do t’i pėrballosh mė lehtė vėshtirėsitė, deri sa tė vijė dita qė t’ia dalėsh mbanė.
    Nuk po e kuptoja mirė se ku e kish qėllimin hoxha qė po mė jepte kėtė kėshillė. Ndoshta donte thjesht tė mė qetėsonte. Ē’pėrgjigje duhej t’i jepja? Por shpėtova nga ky telash se mbėrritėm pėrpara zyrave. Ku ishin ulur galiē disa ēuna dhe po bisedonin. Hoxha e ndėrpreu bisedėn. U ndamė me njė “Shėndet!” dhe hoxha hyri nė postė. Njėri nga ata ēunat m’u afrua dhe mė tha:
    -Po ti ku e nga e njeh hoxhėn?
    -Jo, nuk e njoh. Isha nė furrė pėr kėtė, - dhe i tregova copėn e bukės, - nė tė kthyer na takoi ta bėnim bashkė njė copė rrugė.
    Ē’ishte ky ēunak? Thjesht njė kurreshtar, apo ndonjė bir vigjilenti? Por njė shoku i tij pak mė i rritur e kapi pėr krahu dhe duke e larguar nga unė i bėrtiti: “Ē’ke me tė? Lere rehat!”.
    Fillova tė analizoj bisedėn me hoxhėn. S’mė mbetej gjė tjetėr veēse tė duroja. Por qė tė durosh, duke pėrballuar ēdo vėshtirėsi, duhet tė jesh trim. Frikacaku nuk duron dot. Nga frika ēorientohet dhe epet shpejt. Pra, unė duhej tė bėhesha mė trim. Por ē’ėshtė trimėria? Ėshtė pyetja qė jo rallė mė ka lindur nė jetė dhe qė jam pėrpjekur t’ia shpjegoj vetes.
    Njė pėrgjigje tė bukur ma ka dhėnė Myslim Keta. Ishte janari i vitit 1961. I porsamartuar, po vrisja mendjen ku t’i kaloja nja dy javė pushim me gruan. Njė shok mė tha: “Kėrko njė fletė kampi pėr nė shtėpinė e pushimit tė oficerave nė plazhin e Durrėsit. Me siguri do tė ta japin, se nė kėtė periudhė nuk ka shumė pushuės”. Dhe vėrtet aty tė vetmit “pushuės” ishin njė grup i vogėl oficerėsh tė njė reparti ushtarak tė dislokuar nė Durrės. Komandant i tyre ishte trimi Myslim Keta, me tė cilin pata fatin tė njihem. Shpesh hanim drekė bashkė nė njė tryezė. Me gjithė pėrpjekjet qė bėra pėr tė “vjelė” disa nga bėmat e tij gjatė luftės nacionalēlirimtare, nuk pata sukses. Dihet se trimat e vėrtetė kurrė nuk flasin pėr trimėritė e tyre. Atėhere mendova tė kaloj nė njė temė tė pėrgjithėshme. Dhe e pyeta: “Ē’ėshtė trimėria?” Myslimi heshti disa minuta, po mendohej. Kėmbėngulės, si ēdo gazetar, e pėrsėrita pyetjen. Dhe ai mė tha:
    -Trimėri nuk ėshtė tė kesh armė dhe ta zbrazėsh kundėr atij qė s’ka armė. Kjo ėshtė poshtėrsi.
    Pas njė pauze tė shkurtėr:
    -Trimėri nuk ėshtė tė zesh pusi dhe tė vrasėsh njė njeri qė shkon rrugės dhe qė nuk e di se nė ē’ferrė je fshehur ti. Kjo ėshtė pabesi.
    Pėrsėri njė pauzė.
    -Trimėria nuk vėrtetohet as nė duel. Kėtu shpesh lot rol rastėsia, pėr tė mos thėnė fati.
    Edhe njė pauzė.
    -E gjeta! Trimėri ėshtė gjakftohtėsia nė situata tė vėshtira. Ndodhesh ngushtė? Po ruajte gjakftohtėsinė e tė mendosh se si do tė dalėsh nga gjendja e vėshtirė, ti je trim. Po e humbe torruan, rrėmben armėn, sokėllim, bėrtet, kėrcėnon e ēirresh, ti je frikaman, nė mos qofsh i ēmendur.
    -Po a ka frikė trimi? – vazhdova ta ngacmoj bisedėn.
    -Vetėm budallai nuk ka frikė. Edhe plumbi i armikut vret, tė merr jetėn. Por frika mposhtet me gjakftohtėsi…
    Kjo bisedė m’u kujtua kur po mbushnim thasėt me grurė bashkė me njė plak simpatik nga Keta. Ishte fushata e mbjelljes sė grurit. Nga brigadat vinin kafsharėt qė merrnin farėn. Qė fshatarėt tė mos e hanin farėn, nė vend qė ta mbillnin, gruri duhej tė helmohej. Mė ngarkuan mua tė merresha me kėtė punė. Pėrpara magazinės hapej njė plastmas, nė tė derdhej thesi me grurė. Unė duhej tė shtija njė lopatė helm-pluhur, ta pėrzjeja mirė me grurin. Kjo punė ishte mė e lehtė pėr se tė shkulje ferra, por mė e dėmshme pėr shėndetin. Magazinieri kishte gjetur belanė se nuk pranonte njeri ta kryente kėtė punė. Atėhere kishte dalė njė i menēur dhe e kishte gjetur zgjidhjen: “Thirre atė tė internuarin, po t’ia mbajė, le tė refuzojė!” Mua, sigurisht, nuk “ma mbajti” dhe fillova punėn Njė ditė po furnizoja plakun simpatik nga Keta me njė kuintal farė. Pasi e pėzjeva, po prisnja me lopatė nė dorė, qė plaku tė hapte grykėn e thesit dhe unė ta mbushnja me lopatė.
    -Jo, jo me lopatė, - tha fshatari. Pastaj u ul, futi njėrėn anė tė thesit nėn grurė dhe filloi me dorė tė shtyjė grurin nė thes. Mua mė tha tė bėja tė njėjtėn gjė nga ana tjetėr.
    -Ėshtė i helmuar, - i thashė.
    -Unė e kam ngrėnė e s’mė ka gjetur gjė. E lava dy-tri herė dhe bėra bukė. Ky ėshtė grurė shumė i mirė pėr bukė. E hėngrėn cullėt thatė. Hi! HI! – qeshi plaku me gjithė shpirt. – kur tė mbarosh punė laji mirė duart para se tė hash bukė.
    Kur po mbushnim thesin e dytė plaku mė tha:
    -Atė punėn e bukės me grurė tė helmuar mos ia trego njeriu.
    -Mos ki frikė, - mė shkau goja mua.
    -Frikė? E di se kush je, prandaj s’kam pse tė kem frikė. Hi! Hi! – qeshi pėrsėri.
    Pasi e ndihmova pėr tė ngarkuar mushkėn plaku mė tha:
    -E di qė po vuan. Tė gjithė po vuajmė.
    Ndoshta ai kishte dėgjuar se ato ditė unė mbushja nė baxho bidonin me hirrė pėr tė ngrėnė bukė. Para se tė nisej, duke parė fytyrėn time t vrarė, mė pa drejt nė sy dhe me njė shprehje tė fytyrės sė tij ku lexohej keqardhja, mė tha:
    -A e di mor bir se ē’ėshtė trimėria? Trimėri ėshtė qė edhe kur tė mbetesh pa bukė tė mos mėrzitesh. Mos u mėrzit! Hi! Hi! – Kapi mushkėn pėr kapistalli dhe u nis pėr rrugė. Pėr tė mbjellė apo pėr tė bėrė bukė qė ta hanė cullėt thatė?

    * * *
    Afroi Viti i Ri. 31 dhjetor. Nė Vanar mbetėn dezhurni i depos sė armatimit, nėpunėsi i postės dhe unė. Dezhurni i depos mė tha:
    -Unė jam nė turnin e tretė. Pas pak, po tė duash, eja tek unė tė rrimė bashkė. Nuk besoj tė vijė njeri sonte.
    Por unė isha aq i mėezitur, saqė edhe soba me zjarrin bubulak qė skuqte edhe qyngjet, nuk mund tė mė ngrohte. Nxorra nga valixhja njė libėr qė tė lexoja dhe tė humbja mendjen, por nuk munda tė lexoj. Sytė m’u mbushėn me lot. Ē’kanė vallė sonte nė tryezėn e Vitit tė Ri Violeta me Artanin? Unė vetė kisha njė copė bukė dhe djathė. Ushqimi nuk sjell gėzim nė darkėn e Vitit tė Ri. Por gėzimi familjar nė kėtė darkė kėrkon qė tryeza tė jetė plot me ushqime, tė ketė edhe njė gotė raki, edhe njė gotė verė.
    Ēudi sa e ngatėrruar ėshtė jeta. Unė zakonisht e shoqėroja rakinė me qepė e udhra. Kur mendova kėtė mė shpoi hundėn kundėrmimi i fortė pikėrisht i qepės dhe hudhrės. Dhoma ime kishte qėnė gjashtė muaj mė parė magazinė ku kooperativa mbante qepėt dhe hudhrat. Muret e pasuvatuara e kishin thithur aq fort erėn e tyre, saqė ndihej edhe pas gjashtė muajve. “Pra, mezenė e kam”, thashė duke qeshur me veten, “mė mungon vetėm njė gotė.
    Ma ndėrpreu kėtė cfilitje dikush qė trokiti nė derė. U tmerrova. Kur kisha qėnė tri ditė me lejė nė Tiranė, njė shok, qė mė takoi rastėsisht nė hyrje tė hotelit, mė kishte thėnė:
    -Ti qėnke jashtė? Kėtu ėshtė hapur fjala sikur tė kanė arrestuar!
    Unė kisha dėgjuar jo njė rast qė njerėzit i arrestonin nė natėn e Vitit tė Ri dhe i vrisnin pa gjyq. Por kėto, siē mė kishin treguar, kishin ndodhur nė vitet e para tė pasluftės nuk u tmerrova nga arrestimi, sepse gjatė kėtyre gjashtė muajve isha bindur se ishte mė mirė tė ishe nė burg, sesa i internuar, i vetmuar si unė. Por ē’do tė ndodhte pas kėsaj me gruan dhe djalin?
    E trokitura nė derė u pėrsėrit, kėtė herė mė fort. “Duhet hapur”, mendova, “ndryshe do ta thyejnė”. Pėrderisa nė Tiranė ishte hapur fjala se mua mė kishin arrestuar, mendova se emri im do tė kishte hyrė nė ndonjė listė arrestimesh. Dhe unė prisja me ankth arrestimin.
    U ēova dhe e hapa. Nė dritėn e dobėt tė dhomės, nė orėn 12, nė kufirin ndėrmjet viteve 1975-1976, dallova siluetėn e dezhurnit tė postės, qė mė la nė duar diēka tė mbėshtjellė me gazetė.
    -Sonte kemi Vitin e Ri, - mė tha. – Tė solla diēka nga ato tė shtėpisė. Mė fal, se nuk rri dot. Nuk mund ta le postėn vetėm. – Dhe u largua.
    E hapa gazetėn. Ishte dhurata e Vitit tė Ri, dhurata mė e shtrenjtė, me njė vlerė tė madhe njerėzore pėr gjendjen shpirtėrore, nė tė cilėn ndodhesha: ishte njė copė e madhe mishi tė pjekur dhe njė ngastėr e mirė byreku

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    I ka vene shume lluster Vangjeli ketij tregimi.

    ---------------------------------
    As Jezu Krishti, as Muhamedi ne imagjinatat me te cmendura te fanatikeve e tyre nuk arriten dot ato qe Enver Hoxha arriti dhe realizoi ne pak kohe qe jetoi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SKAI
    Anėtarėsuar
    04-04-2004
    Postime
    53
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Prof Dr SamSung
    I ka vene shume lluster Vangjeli ketij tregimi.

    ---------------------------------
    As Jezu Krishti, as Muhamedi ne imagjinatat me te cmendura te fanatikeve e tyre nuk arriten dot ato qe Enver Hoxha arriti dhe realizoi ne pak kohe qe jetoi.
    Kure e lexova kete shkrim mu kujtua rrefimi i nje shoku tim te femijrise per peripecite qe familja e tije kishte kaluar. Kete po ta tregoj edhe ty.
    - Babai i ketij shokut kishte lindur ne nje fshat shume vjet para luftes se dyte botrore ne nje familje te mesme. Gjate luftes doli partizan dhe luftoi deri ne clirimin e Shqiperis dhe me mbrapa ne clirimin e Kosoves. Mbas mbarimit te luftes e caktojne ne Jugosllavi me detyren e kthimit te te interrnuarve ne kampet e ndryshme te perqendrimit ne Europ. Punoi deri ne 1947 dhe me mbrapa u kthye ne Shqiperi me detyre te rendesishme ne ushtri. Ketu njohu nje vajze nga fshati i tije dhe u martua. Gjithashtu kjo vajze rrithte nga nje familje patriote relativishte e pasur ku dy vllezer i kishte deshmore dhe dy te tjere plagosur ne lufte.
    Nga kjo martese linden tre femije.
    Ne 1960 babain e ketije djali e lirojne nga ushtria nen preteksi e reformave ne ushtri dhe e degojne arsimtare ne nje fshat. Ne 1968 e arrestojne me akuzen per axhitacion dhe prapagande kunder Shqiprise ne favor te BRSS. Pas nje viti hetusi duke mos mundur qe ta benin fajtore i ndrrojne akuzen dhe e akuzojne se ne nje shtepi paskish share Shqiperine dhe kishte mburrur demokracine Amerikane.
    Hetusi i ceshtjes ishte nje shuku i ngushte i babait te ketij djalit dhe gjate marrjes ne pyetje pasi sigurohej mire qe nuk e pergjonin i thoshte. Une e di qe ti nuk je fajtore por me thuaj se cfar te shkruaj ne procesverbalin e pyetjeve. Babai i ketije shokut i pergjigjej qe ti si shoku im shkruaj cfar te duash dhe une do ta firmos. Hetusi edhe pse e dinte se cfar e priste kerkoi dorheqe nga kjo ceshtje. Dhe denimi nuk vonoi shume e shkarkojne nga kryehetuse dhe e bejne operativ te thjeshte dhe nga antare partie ne kandidat.
    Pas dy vjetesh ne hetusi babai i ketije shokut doli ne gjyq ku u zhvilluan 12 seanca gjyqi. Me gjithe deshmitaret e shumte qe sigurimi kishte sjelle ky burre nga i akuzuar u kthye ne akuzuse duke i nxjerre te gjithe keta deshmitare genjeshtare dhe shpifsa.
    Gjykatsi i ceshtjes duke pare se gjyqi po kthehej ne nje komedi ne seancen e 11 vendosi qe ta nderpriste ate. Ne seancen e 12 qe u be pas disa ditesh ndryshuan akuzen nga axhitacion dhe prapagande qe ishte akuza ne ofendim te nenpunsit te shtetit. Duke sjelle si deshmitare drejtorin e shkolles ku tha se i akuzuari e paskish akuzuar sikure kishte mardhenje jashte martesore me nje mesuse te martuar dhe se rrezikonte prrishjen e familjes. Edhe pse i akuzuari e hodhi poshte kete shpifje trupi gjykuse nuk e mori parasyshe por e denoi me 2 vjet burg (koha qe kishte kaluar ne hetusi) dhe e liroi nga salla e gjyqit.
    Gjate perjudhes qe ishte ne hetusi familja e tije vuajti ne menyre cnjerezore. Ju hoqen triskat e frontit dhe te vetmit qe kishin te drejten e rracionoit te bukes ishte djali i vogel i tije. Njerzit u distancuan nga frika madje edhe ata me te afermit e takonin fsheurazi. Vajza e madhe shkonte ne pune dhe kur arrinte te vendi i punes sekretari i partise kur ndodhej atje e debonte duke i thene se skemi pune per femijet e tradhetarve. I vetmi person qe nuk u tremb ishte burri i tezes se ketije djalit qe nje here ne 15 dit ngarkonte kalin me ushqime dhe jua conte.
    Gjate kesaje perjudhe nuk llogariten provokimet e shumta qe ju bene kesaje familje ku kulmi u arrit kur nje punonjes i sigurimit i thrret ne zyre mamane e ketije shoku dhe i kerkon qe te dilte deshmitare kunder burrit dhe se ne raste se nuk do ta bente do ta interrnonin ne nje fshate te thelle te malsise dhe do ta ndanin nga femijet. Me gjithe presjonet e shumta qe ju bene kjo nuk prani.
    Mbas daljes nga burgu babai i ketij shokut takoi shokun e tije hetuse dhe e pyeti se kur nuk ishte fajtore perse u denua, dhe ai i tregoi te verteten se urdhrin per arrestimin e tije e kishte dhene sekretari i pare i partise se rrethit qe me von u be antare i byrose politike.
    Pas disa vitesh shokut tim i erdhi koha qe te shkonte ne shkolle por kur kerkoi burse i nxirrnin si preteks se babai i tije kishte qene ne burge dhe keshtu edhe pse kishte mesataren me te larte (10) nga te gjithe kandidatet nuk ju dha e drejta e nje te drejte studimi.

    Pra duke njohur kete ralitet o SamSung po te theme se gazetari me i mire per problemet ekonomike Vangjush Gambeta (dhe jo Vangjel qe po shtremberoni ju) qe kishte ZP-ja ne ate kohe jo vetem qe si ka vene lluster por ka shkruajtur fare pak per ato vuajtje qe ka kaluar ne kurriz nga "babai" tend shpirteror.
    Ne qofte se babain e ketije shokut e burgosi nje sekretare i pare, Vangjushin e goditi dhe e futi ne burg vet "babai" i kombit dora vet dhe e detiroi qe per hire te djalit te "ndahej" nga e shoqa deri ne nentedhjeten ku edhe u "ribashkuan" perseri. Theme ribashkuar sepse ata shpirterishte sishin ndare asnje minut.
    Ne andej nga anet tona kemi nje shprehje popullore qe thote:
    C`te te duroj me pare moj hudher te djegurin apo te qelburin.
    Besoj se ska nevoj per koment

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    I/E Dashur, ligji ishte bere ti te mos beje agjitacion. Cfare do ti qe shkel ligjet ne diktature? Pse ne demokraci po i respekton ligjet ti? Zor e besueshme eshte.

    ---------------------------------
    As Jezu Krishti, as Muhamedi ne imagjinatat me te cmendura te fanatikeve e tyre nuk arriten dot ato qe Enver Hoxha arriti dhe realizoi ne pak kohe qe jetoi.

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,732
    Faleminderit
    0
    19 falenderime nė 19 postime
    Po shiti tek sllavet me mijera libra, dhe na ka katandisur qe juve(ti me i llaf) te dish me teper per kulturen tone, se sa dine vet Shqiptaret.

    Hail Hoxhic.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SKAI
    Anėtarėsuar
    04-04-2004
    Postime
    53
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Prof Dr SamSung
    I/E Dashur, ligji ishte bere ti te mos beje agjitacion. Cfare do ti qe shkel ligjet ne diktature? Pse ne demokraci po i respekton ligjet ti? Zor e besueshme eshte.

    ---------------------------------
    As Jezu Krishti, as Muhamedi ne imagjinatat me te cmendura te fanatikeve e tyre nuk arriten dot ato qe Enver Hoxha arriti dhe realizoi ne pak kohe qe jetoi.
    Une nuk e di nga c`familje vjen ti por njerzit e familjes se ketije shokut kane qene nga njerzit me patriot qe ka njohur ajo zone. Sa per dijeni dy dajo te rene per clirimin e Shqiperise dy dajo te plagosur ne lufte, xhaxhai i plagosur dhe invalid lufte, babai partizan i vjeter dhe i plagosur dy here ne lufte dhe nje cope te granates e mori me vete deri sa vdiqi. Mbas gjithe ketyre sakrificave dhe gjaku te derdhur per kete vend nga njerzit e tije cfar fitoi nga ai sistem?
    Pervec perbuzjes si nje djale i nje ishe te denuari asgje tjeter.
    Une nuk e di se si i lexon ti shkrimet por po ta kishe lexuar me kujdes do te shikoje se ky person nuk kishte shkelur ligjet por partia duhej te plotsonte planin dhe tu tregonte te tjerve se "zbuloi" edhe nje armik ne gjirin e saje prandaje kini mendjen se do ta pesoni edhe ju.
    Kure e pa qe deshtoi u detyrua qe ta denonte si ordinere me kohen qe kaloi ne hetusi.
    Une kete ngjarje nuk e solla qe ta besoshe ti sepse nuk me interesojne bindjet e tua, por e solla per pjestare te tjere qe ashtu si shoku im kane provuar nga poshterimet me te pa imagjinushme ne epoken e "ndritur" te "komunizmit" alla shqiptarshe te "babait" tend shpirterore dhe te injoranteve te pa shkolle qe e rrethonin te tipit Lenka, Pali & kompani.

  7. #7
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Une vij nga familje punetore. Biles kam lindur dhe jetuar deri ne moshen 10 ne fshat keshtu nuk ke ku gjen dot klecka ne biografine time komunisti. Babai ne kooperative ndihmes-veteriner me ka punuar. Ti ne qytet haje buke te bardhe une ne fshat haja buke misri.

    E kishte te shkruar kushtetuta! Mos e shkel ligjin!

  8. #8
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,080
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    ... Dhia do ferre dhe jo tagji ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #9
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,406
    Faleminderit
    0
    22 falenderime nė 21 postime
    Citim Postuar mė parė nga Prof Dr SamSung
    I/E Dashur, ligji ishte bere ti te mos beje agjitacion. Cfare do ti qe shkel ligjet ne diktature? Pse ne demokraci po i respekton ligjet ti? Zor e besueshme eshte.

    ---------------------------------
    As Jezu Krishti, as Muhamedi ne imagjinatat me te cmendura te fanatikeve e tyre nuk arriten dot ato qe Enver Hoxha arriti dhe realizoi ne pak kohe qe jetoi.
    Me fal po ligji themelor i nje shteti eshte Kushtetuta e atij vendi....Dhe ne baze te kushtetutes se Republikes Popullore te Shqiperise te vitit 1946, por edhe ne Kushtetuten e Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise te vitit 1976 GARANTOHEJ NGA SHTETI LIRIA E FJALES! Pra ligji i agit-propit ka qene antikushtetues!
    Me fal, zoteri, te thuash se nuk ka patate e mish ne treg, quhet agjitacion e propagande? Te thoje se Blloku jetonte ne luks e populli nuk kishte buke te hante po e merrte me triska, me tollona etj, quhet agjitacion e propagande apo thenie e te vertetes?
    "Who is John Galt?"

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Shqipe nga Maqedonia
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 08:56
  3. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 21-07-2015, 13:25
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 12:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •