Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Cool Gjashtë bomba me telekomandë të prodhuara në Serbi kapen në Shqipëri

    Gjashtë bomba me telekomandë të prodhuara në Serbi kapen në Shqipëri

    Tiranë, 4 prill - Gjashtë bombat me telekomandë do të përdoreshin për të prishur qetësinë publike në prag të zgjedhjeve në Shqipëri. Disa prej tyre synonin të godisnin institucionet shtetërore shqiptare. Origjina dhe fabrika e ndërtimit e prodhimit është një bazë e fshehur në Beograd. Porositës të eksplozivit plastik me telekomandë janë edhe disa policë të marrë nën hetim.
    Një agjent amerikan (jo i shërbimit sekret) dhe agjentët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshem kanë arritur të fusin në kurth pesë organizatorët e trafikut të lëndëve shpërthyese me qëllime terroriste nga Mali i Zi drejt Shqipërisë.
    Në përfundim të operacionit janë ndaluar Sander Lekë Gjinaj, Mirash Lazër Dushku, Rrok Kolë Pepaj, ish-efektiv i policise, i larguar, Altian Nuro Saloviq dhe në bashkëpunim me policinë malazeze është ndaluar korrieri i eksplozivit C4, Branko Raiçeviq nga Podgorica. Të gjithë këta persona gjenden nën akuzën e trafikut të paligjshem ndërkombëtar të lëndëve plasëse me rrezikshmeri të lartë e me qëllime terroriste. Sipas burimeve policore kapja është bërë në flagrancë.
    Ky është vlerësuar një nga operacionet më të suksesshme pas kapjes së tri raketave "Strela" pak muaj më parë në autostraden Vorë-Tiranë e që vinin nga Mali i Zi.
    Ekspertët kanë zbardhur dhe origjinën e ardhjes së bombave me telekomandë, ku një e tillë vrau biznesmenin tiranas Vajdin Lamaj dhe mikun e tij, Artan Arsi. Origjina është Beogradi, ku ndodhet dhe nje fabrikë prodhimi. Pas aksionit janë sekuestruar gjashtë bombat me eksploziv plastik, deri në 400 gramë peshë, gjashte celularë "Sony Erikson", me gjashte karikues, gjashtë transformatorë, një pistoletë "Bereta", 9 detonatore, nje peshore elektronike per sasine prej 900 grame kanabis sativa te sekuestruar, dy autovetura.
    Me respekt
    rtp-ja

    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"

  2. #2
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    116

    Sekuestrimi i bombave...

    Citim Postuar më parë nga RTP

    Demokracia nënkupton edhe ekononminë e tregut!
    Ekonomi tregu do të thot: prodho gjithçka që kërkohet( porositet)në treg;armë,helme,droga,explosive,prostituta,fëmijë që vjedhin etj...dhe sipas ligjeve të demokracisë askush nuk duhet të dënohet pse prodhon gjëra të tilla...sepse i kërkon tregu!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ademur

    Krejt po m`duket se te erdhe merzi
    per kete `operacion te sukseshem`te shqiptareve!?
    Me respekt
    rtp-ja

    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"

  4. #4
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069

    Talking

    Citim Postuar më parë nga ademur
    Demokracia nënkupton edhe ekononminë e tregut!
    Ekonomi tregu do të thot: prodho gjithçka që kërkohet( porositet)në treg;armë,helme,droga,explosive,prostituta,fëmijë që vjedhin etj...dhe sipas ligjeve të demokracisë askush nuk duhet të dënohet pse prodhon gjëra të tilla...sepse i kërkon tregu!
    Lum si ne per ju te shkolluarit qe na tregoni definicione te ndryshme dhe ligjet e demokracise dhe ekonomise se tregut...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Pershendetje `diikush`

    Si foli ademuri,mue seq me erdhe zemra ne vend.
    Thash pse ore po merzitem kot?
    Shih,po kjo nuk qenka gje e keqe!Tregu i paska fajet!Po nejse.

    Ne ende nuk jemi te vetdijshem se sa i suksesshem ka qene ky operacion.Habitem si nuk u permend askund ne mediat tona(as n`Kosove,as n`Shqypni),me me rendesi ishte te flitej per termetin ne Indi se kishte bere deme...

    Interesant:
    Një agjent amerikan (jo i shërbimit sekret) dhe agjentët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshem kanë arritur të fusin në kurth pesë organizatorët e trafikut të lëndëve shpërthyese me qëllime terroriste nga Mali i Zi drejt Shqipërisë.
    Me respekt
    rtp-ja

    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Sa çudi !

    Ai thot se tregu i lire i kerkon keto gjera?

    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Shifet qe armiqet qe i kemi aty afer do e pengojn zhvillimin e vendit.
    duhet ngrihet padia ne Strasburg ndaj Drashkoviqit...

  7. #7
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Sa mire ma lozin politiken keto kodoshat socialiste...!
    Bomba te tilla kane hyre me kohe dhe askush nuk i perdori per 'qellime elektorale'
    Edhe sikur te kapin ndonji njeri te dehur , do thojne qe piu per te prish qetesine zgjedhore te organizuar nga partia ne pushtet...lol
    Ehh sa shume vihet ne pune policia ne prag te zgjedhjeve...
    ...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir e ke o AA o ..lojna jan kto..
    jan filma qe jan lujt qe ne 1945-50-ten.. kur futen arm ne kishen e fretenve ne shkoder..
    vet i futen e pastaj..i "gjeten"..dhe rrasen dynjanneper burgje..e ben pushkatime.. sa i desh qejfi..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    Radio televizioni i kosoves se ka lajmruar ket rast, a dini pse ?

    Sepse esht rtv antikombetar.
    Ma mir neser se dje

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Jo se RTK-ja duhet tregue cka po ndodhe ne Bangladesh,
    edhe ku ka shkue ne t`pamë Thaqi...vetem 30 minuta i kane te shkretit!
    Me respekt
    rtp-ja

    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •